Home

Lajme

Riza Muçaj – PENSIONISTI POSHTËRUAR

No Comments Argëtim Letersi

Pensionist o pensionist,
E pak kohë, je në list.
S’ju kemi më frikën,
S’ju kemi as zilinë.
E pordhët u ikën,
S’keni më fuqin.
Hilaçi, farmaku,
Po ju mbanë ju gjall,
Po ju mblidhet laku,
Hani përshesh me dhallë.
Ju keni lajthitur,
Nuk mbani mënd mirë,
Çdo ditë të rrëshqitur,
Jeni bërë hubtirë.
Jeni bërë si ujku,
Që lëngon në strofull,
Nuk luan, as këmbë,
Nuk luan dot, as nofull.
Kërkoni shtim pensioni,
Pse s’kërkoni mortje,
Ku doni të shkoni,
Pse shtoni më vuajtje.
Doni para më shumë,
Ku do t’i gjej shteti,
Varuni, a mbytuni unë lum,
Adhapet i heq mbreti.,!?

Autori Riza Muçaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *