Home

Lajme

Rudina Muharremi Beja – Dehje

No Comments Argëtim Letersi

Vështrimi saj i dehur, si të kishte pirë gota pa fund me verë e merrte përdore si një Beatriçe dhe e shëtiste asaj rrjedhe që i bashkangjitej trazimit të gjakut në vena.
Nuk i dha kohë të fliste, sepse çdo fjalë e thënë do të ishte kohë e humbur, por mbështeti kokën në gjoksin e tij dhe mori frymë thellë për ta puthur më pas mbi qepalla.
Ai ndiqte me vëmendje brishtësinë e veprimeve të saj, dhe tërësisht i etur prej atij vezullimi i pëshpëriti:
-Të kujtohen kohët, kur sa herë të bëja pyetje nën atë çati gjysëm të shembur, ti më përgjigjeshe me një puthje?
-Si jo – kyçi qerpikët e llastuar ajo.

  • Unë të dua shumë, e di?
    Ndjeu ëmbësinë dhe intensitetin e fjalëve t’i rrjedhë nëpër gjak, dhe përkëdhelej më shumë pas tij.
    I mbërtheu dorën e unazës pa mundur të mbante një lot gëzimi që iu ndal buzës së kuqe ndërsa shikimin e përhumbi në një endje hutuese që shembte hënën dhe trajta qiesh mbi të magjepsshmen dashuri!

Burimi/Facebook/Autorj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *