Home

Lajme

Nador Bakalli – Votrën ngrohe sa të thom’ unë, jo sa ta do shpirti!

No Comments Aktualitet Lajme

Edhe temperaturën e dhomave shqiptare tashmë e cakton rilindja. Edhe kur duhet fikur televizori apo hapur dera e frigoriferit e cakton rilindja.
21 gradë Celsius në dimër dhe 27 në verë nuk është nje temperaturë që ofron komoditet. Është epitomë e sikletit të trupit që nuk gjen rehat nga ethet ose nga vapa. Vende të zhvilluara e kanë “21 gradshin” me ligj si temperaturë minimale, e theksoj minimale në periudhën e dimrit. Kurrësesi nuk guxon kush të të thotë se temperatura maksimale që mund t’i lejosh vetes për ngrohje duhet të jetë 21 gradë.
Kur gjyshi dremitet para televizorit dhe të lutet të mos e fikësh, sepse ashtu ia gjen shpirti momentin e vet të qetësisë, partia na mëson se nipi apo mbesa duhet të rrokë telekomandën dhe t’ia fikë me zor.
A u ka ngelur një grimcë respekti për shpirtin e njeriut? A ka qeveri jo-diktatoriale në botë që kërkon të tilla gjëra nga njerëzia e saj?
Ky eshte nje sulm i ashpër ndaj dinjitetit te njeriut.
Komandimi i jetës brenda mureve të shtëpisë është thjeshtë paternalizëm diktatorial!
Photo Credit: Panorama

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *