Home

Lajme

Ymer Nurka – SHPATA E DEMOKLEUT

No Comments Lajme Opinion

Ka ardhur nje kohe qe nuk bejne më pune protestat, te pakten askush nuk beson se ato sjellin ndryshim. Kete “arme” popullore e nxoren jashte mode, pikerisht keta qe na luten ta perdorim sot. Ne 97-en, m’i deshperuari ishte populli, po edhe ne 2011-en, ndersa sot më të deshperuarit jane ata. Jo se populli nuk ka halle, madje eshte i lodhur dhe me plot plage sociale, por ai tashme eshte mesuar me dhimbjet dhe fatkeqesite, se mediat jane plot me kronika te zeza, se populli vret e vritet perdite, perdhunohet e shkretohet, por ai tashme u mesua te bashkejetoje me te ligen. Ky eshte kulmi i fatkeqesise per nje shoqeri.
Kur ra diktatura, s’po na pelqente, (te pakten per te respektuar te perndjekurit politike) te degjonim fjalet; revolucion, komunizem, partizanet, heronjte, kooperativa, madje per çudi, as ferme, as uzine, miniere, apo kombinat; se fjalet Marks, Engels, Lenin, Stalin, etj filozofe e shkrimtare te majte, as qe guxohej te permendeshin se ngjanin te tmerrshem; gati si blasfemi. Kujtoj vitin 1991, kur digjeshin libra dhe vepra te shkruara prej lidereve dhe shkrimtareve te sistemit komunist, madje edhe kur priteshin pemtoret dhe shkretoheshin vreshta te tera si te mbjella nga Enveri. Ishte nje kohe kur s’mund te guxoje te arsyetoje dhe te tregoje se kishe kulture, se te damkoste injoranti me ndonje nofke, aqsa nuk dihej se ç’te priste me pas. Te tilla budalleqe prej antikapatesh, zor se do te perjetojme ndonjehere.
Qeverite njera pas tjetres, ne cdo fushate premtuan dhe madje ende premtojne, se do te demshperblejne te persekutuarit. Sapo degjova ne media per nje fond te caktuar nga qeveria. 30 vjet dhe ende nuk e kemi likujduar kete shtrese te pervuajturish. Kjo histori kaq e gjate po ngjan sikur tere keto vite punojne 10% e popullit, qe te zhdemtoje 90% te tij, kur ne fakt eshte e kunderta. Qeverite tona dhe politikanet tane na konsiderojne nen nivelin intelektual te injorantit dhe perrallat, qe na tregonin njehere, vazhdojne te na i tregojne ende dhe sot. Se ata nuk besojne se pervoja ndikon ne zgjimin e popullit. Ne fund te fundit me tere poshtersite dhe imoralitetin e tyre, popullin e munden dhe nenshtruan. Por ata nuk e pandehen kurre se do tu dilte pune me veten e tyre. Ne fakt, si mundet tu shkonte ne mendje, kur edhe vete te gjoret, nuk kishin fare pervoje si politikane, si k/ministra, si ministra, si deputete, apo drejtues te rendesishem institucionesh. Se bashku me procesin e vjedhjes, krimit dhe korrupsionit, u duhej qe njekohesisht ata te kaliteshin dhe te drejtonin vendin, me ekonomi dhe drejtesi e te ndjeheshin perpara popullit dhe botes si burra shteti. Domosdo e mira ju kishte zene jo vetem deren, por edhe syte. Ata kujtonin se kishin krijuar nje shtet te pavarur dhe nuk do guxonte kush, as nga jashte e as nga brenda qe t’i prekte ne imunitetin e fituar. Madje e bene si pune e miut qe kur u majm mire e mire, ktheu dhe nje gote raki dhe i tha, jo thjesht maçokut, por luanit: “Me dil po ta mbajti!” Por ja qe vitet shkuan shpejt dhe sot, qe u ka dale dehja, po shikojme damken mbi shpine, ku papritur nje shtet i fuqishem ua vendosi si nje suprize te hidhur. Sot te poshteruar thone me vete: “ç’patem qe e kruajtem!”, por kjo s’ben me dobi. Ata kurre nuk gjykuan dhe nuk e besuan fenomenin “bumerang”, as ate, se interesat jane si punet e rratheve qe perhapen ne pellg, kur hidhet guri. Ata kurre nuk e konceptonin se nje shtet i madh, i cili i solli ne pushtet dhe i mbeshteti, po i survejonte hap pas hapi. Ata mendonin, se mundet te ishin mosmirenjohes me kedo, sic u treguan me sistemin e kaluar, qe i mori nga fshatrat e thelle, i shkolloi dhe specializoi, deri ne France dhe pastaj kur “ngordhi” e shanin me zhargonet me banale. Ne fund te fundit me te vdekurit mund te besh ç’ te duash, por me re gjallet eshte tjeter “mersele”. Po te vazhdojme te argumentojme keshtu, na merr rrjedha. Megjithate pyetja qe na del perpara dhe te cilen s’e injorojme dot, eshte; Do te dale populli ne proteste, apo jo?!
Arsyeja e justifikon qellimin, por morali qendron ne mes dhe mban peng cdo inisiative revolte dhe rebelimi dhe te gjithe ata qe kane pese pare mend e kuptojme perse? Qytetaret ndofta nuk perpiqen te argumentojme me fjale, por intuiten, se cfare rruge duhet te ndjekin e kane teper te sakte.
Nuk ka Shqiptar qe te mos jete zhgenjyer nga kjo palopolitike dhe keta palolidere, te cilet qytetaret i shikojme vetem si ushtare, ose me sakte turme per numer. Madje gjeja e pare qe behet ne cdo proteste eshte filmimi me dron nga lart, sesa protestues jane mbledhur. Me pas fillojne analizat mediatike “jo u mblodhen kaq dhe jo u mblodhen aq!” Per keta nuk ka rendesi cilesia, por numri. Se bie fjala per llogjiken e tyre, protesta e pese luaneve, nuk vlen perpara protestes se 5000 minjve.
Lideret tane kerkojne t’i ndjeke (shumica), nje ushtri e madhe nga pas. Sa me te madhe ta kerkojne ushtrine, aq me te madh e kane dhe hallin e tyre. 30 vjet beteja dhe permbysje, shkaterrime dhe mashtrime, te bera prej tyre, kujtojne se jane harruar dhe nuk jane regjistruar ne memorjen e askujt. Edhe majmuni nuk e ha dy here kamxhikun dhe jo më qytetari. Gjithçka kemi kaluar nuk na ka bere aq budallenj sa mendojne komandantet e vetegraduar gjenerale. Ne mos llogjikojme, si qytetare te koheve moderne, besoj se i kemi te zgjuara reflekset e fashitura nga propaganda demokratike. “Jo po do rrezojme Ramën dhe qeverine e te babeziturve!” Shkakun se perse duhet rrezuar Rama ne e kuptojme. Po çeshtja eshte si? dhe me cilet?? Kjo pyetje ka shume rendesi. Se keni 30 vjet qe bertisni e sokellini ne krye te katundit; “Ujkuuu, Ujkuuu”, nderkohe qe ky fundit qe paskesh bere kerdini, paskeshit qënë po vete ju. U bene vite ne ne dileme dhe nuk dime ke realisht te besojme, se cili eshte Ujku i vertete dhe cili eshte bariu. Mos valle ky Rama eshte bariu, i cili me mençuri dhe “pelivanllek”, qofte dhe per interesa te pushtetit te vet, po i fut ne vathe Ujqit?! Edhe ne s’eshte keshtu qytetari me mire e genjen veten, sesa ta genjejne perseri nga hundepinoket e politikes se vjeter.
Jo per gje, por popullit, as i ka shkuar ne mendje se nje dite do te udhehiqej nga Edi Rama. A nuk bete ç’eshte e mundur, te majte e te djathte, direkt dhe indirekt sesi ta sillnit ne pushtet. Ja me ne fund e sollet dhe ja ku e keni, sa nje mal, gati te pamposhtur.

Te deshperuar i kerkojni ndihme popullit e populli me ironi dhe sehir te plote ju thote; “Vete ju e ngritet dhe vete po mundet rrezoheni!”. Parate i keni me thase, dikur militante kishit nje armate, testoheni veten nese ata edhe per hallin tuaj do t’u ndjekin nga pas. Guxoni dhe ta sfidoni shpaten e Demokleut, qe po u rri mbi krye!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *