Home

Lajme

Ku janë Albin Kurti e Vjosa Osmani me premtimet e tyre?!

No Comments Lajme Opinion

Ashtu si gjithë opinion publik edhe unë Skënder Sadri KAPITI duke vëzhguar atë se cfarë kishin keqpunuar paraardhësit e z. Kurti dhe znj. Osmani, bëra edhe unë detyrën e kontributin tim: atë të përkrahjes dhe të mbështetjes për të fituar zgjedhjet dhe për të ardhur në pushtet LVV e GUXO.

Mirëpo duke pritur realizimin e ndryshimeve dhe premtimeve tw bwra nga Kurti dhe Osmani rezulton se ato janë shumë larg pritjeve dhe besimit qytetar nw realizimin e tyre.

Dikush mund të thotë se është kohë e shkurtër për ndryshimet e pritura nga Kurti e Osmani, dhe fajin t’ua lëmë të shkuarës dhe të të shkuarve, të paraardhesve të tyre që punuan keq dhe ia lanë Kurtit e Osmanit një barrë të rëndë keqqeverisjeje.

Mirëpo fatkeqësisht te shqiptarët vërehet vetëm krahasimi mes vetes dhe me të shkuarën , gjë e cila nuk mund të justifikojë mosmbajtjen e premtimeve as të LVV e të “GUXO” dhe as shkarkimin e as justifikimin e mosrealizimit tw premtimeve tw tyre.

Kurti si flamurtari i patriotizmit dhe i Bashkimit Kombëtar me të ardhur në pushtet i “harroi” ato dhe po respekton himnin dhe simbolet e Shtetit të Kosovës, pasi u bë kryeministër i saj.

Vjosa dhe Albini premtuan njohje të reja për Kosovën por kanë mbetur me to po aty, me aq njohje sa i gjetën.

Ata premtonin punësim dhe moslargimin e qytetarëve kosovarë për në perendim,por papunësia dhe eksodi vazhdojnë akoma me po ato ritme.

KURTI dhe OSMANI premtuan liberalizimin e vizave por nuk ndodhi gjë as kjo punë akoma.

Madje mund ta quajmë edhe dështim të KURTIT dhe OSMANIT në rrafshin diplomatik, sepse pavarësisht se situata ndërkombëtare pas pushtimit rus të Ukrainës është shumë në favor të Kosovës për antarësim në NATO, KiE dhe për integrim në struktura ndërkombëtare dhe për liberalizimn e vizave , përsëri asgjë

ne këto aspekte, dhe Albini e Vjosa kanë mbetur në stadin e retorikave demokratike e patriotike dhe me luk, dukje e ecejake emocionale vetëm propogandistike.

Asgjë akoma as me premtimin e miratimit të Vetting-ut dhe të ndëshkimit të korrupsioonit e krimit të lartë shtetëror, edhe me këto vazhdohet akoma me stadin e retorikës së premtimeve.

Po kështu opinioni në Kosovë është zhgënjyer edhe me atë të mbushjes së administratës shtetërore me indivdë të paaftë , me militantw dhe me asish me lidhje nepotiko-fisnore, pra ashtu sikurse edhe paraardhësit e tyre. Si “sukses” të KURTI-OSMANIT mund të përmendim kundërshimin e “Open Ballkan”-it, kundër të cilit janë opinioni dhe pothuajse gjithë politika kosovare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *