Home

Lajme

Bislim Ahmetaj – Histori nga koperativat bujqesore.

No Comments Argëtim Histori

Shtepite e fshatit ishin ndertuar si rruaza mbi koder dhe poshte tij shtrihej fusha te cilen njerezia nder dekada ja kish vjedhur lumit.
Fshati qe i vogel dhe i vecuar, per pasoj kishte vetem nje brigade perimesh te cilat mbilleshin ne tokat buze lumit.
Lart pas kodres ishte nje miniere qymyri ku punonin thuajse te gjithe burrat e fshatit qe per hire te se vertetes nuk qene shume.
Burrat punonin me turne ndersa grate vetem diten, por dita fillonte ne pese te mengjesit dhe mbaronte ne pese te pasdites, sidomos gjate pranveres kur mbillej rasati i perimeve dhe deri ne vjeshten e vone kur vilej edhe kokrra e fundit e qepes apo domates.
Vetem nje burre punonte ne brigaden e faragjereve, te tjerat ishin grate, vajzat dhe nuset e fshatit. Burri kryente edhe detyren brigadierit, ai e kishte shtepine bash ne maje te kodres.
Ngrihej i pari, ndoshta qe ne oren kater te mengjesit dhe zbriste rrugeve te kalldrenta here duke trokitur neper dyert e shtepive ku jetonin grate e brigades, here duke i thirrur ne emer.
Ne nje shtepi diku nga mesi i fshatit jetonte nje plak rreth te shtatedhjetave e shoqja e tij thuajse ne moshe sa plaku, nusja e djalit nje stoli e rralle, burrin e te ciles e kishin degdisur ushtar ne kufi vetem dy dite pas dasmes si dhe vajza e shpise edhe kjo nje alamet femre.
Brigadieri i therriste gjithmone me emer nusen dhe kunaten te cilat ishin perhere gati pas deres se oborrit per t’ju bashkuar brigades qe deri tek shpia e tyre arrinte ne njezet veta.
Plaka e shpise cdo dite cohej dhe i percillte per pune nusen dhe vajzen e saj, pasi i shihte qe moren per poshte i jepte shulin deres gjithe zhurme.
Plaku here ishte ne gjume, here ne kllapi por nje dite e thirri me ze te larte plaken e tij.
-Ku vajte moj e uruar?
-Po mbyll deren- ju pergjigj ajo me gjysem zeri.
-Po pse po e mbylle ate dere moj tu mbyllte, po ato qe ishin per tu qire i moren, mua dhe ty s’na ka kush ne tefter per ate pune…
Ps. E ilustrova kete skice me foton dhe keshillat e Ballukut jo se ka lidhje dera e frigoriferit, me deren e shtepise se plakut.
Por qe znj Balluku eshte ba me e cue ne Afghanistan apo Siri per te ndare eksperiencen dhe keshillat e saj me vendasit eshte apsolute.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *