Home

Lajme

Fadil Lushi – “SHOKU YNË” PREJ FËMIJËRIE, ME “FIQIR BUÇUK!”

No Comments Lajme Opinion

ME SEBEP!

Shpeshherë “bën vaki”, që një kryefamiljar kokëkrisur, ta kthej a ta vë përmbys shtëpinë. “Bën vaki”, që kalamajtë, në mungesë të prindërve të bëjnë “gjurulldinë”. “Bën vaki”, që në të pamë a në mort ta “thesh heshtjen prej varri”. “Bën vaki”, që gëzimin e jetimit ta shndërrosh në hidhërim!.., por ama, në kërthizë të ‘mexhlisit’, të bësh pordh*n, dhe muhabetin ta bësh ‘buçuk’, kjo nuk “bën vaki!”
Mua, sot e gjithë ditën e Perëndisë, “nuk më vjen inat”, pse “shoku im nga fëmijëria”, ngeli përgjithmonë me fiqirin “eksiq”. “Nuk më vjen inat” pse “shoku im nga fëmijëria”, dikur bënte “tarafllëkun” politik, për një tas me fasule a pilafi! “Nuk më vjen inat, ama hiç nuk më ha palla”, pse “shoku nga fëmijëria”, ka pensionin sa trefishi i timit. “Nuk më vjen inat”, pse dikur çunat dhe gocat e tij lazdrake, makinën e “dovletit” e shfrytëzonin për punë private, e tjerë “inate!”
Ama “hiç fare nuk më vjen inat”, pse “shoku ynë” prej ish-ministri, deputeti, diplomati, prej drejtori e nuk di çka tjetër prej..,!, dikur moti nuk na i kthente “selamet”, “nuk më vjen inat”, pse ky trutrashë dhe “taze” (pseudo)patriot, kishte “merakun të mbathte këpucët allafrënga” Ama “hiç nuk më ha palla” pse këpucët prej Stanbolli, nuk i dallonte me opingat e gjyshit të tij! “Nuk më vjen inat”, pse “shoku ynë nga fëmijëria”, dikur moti, për një gradë prej tetari, i ulej gjunjas kryetarit të partisë. Ne, habitemi që kur ky “shoku ynë”, u emërua “ministër fuqiplotë”, ku e gjeti guximin, “toptan” ta përmbyste miqësinë e vjetër mes fisesh, mes mëhallash, mes vëllezërve prej shqiptarësh, mes intelektualësh, mes shokësh prej fëmijërie! “Më vjen inat”, pse pikërisht ky “shoku ynë” prej provincialisti, prej kokëkrisuri dhe prej mendjemadhi, filloi të “pshurret mënjanë!” “Më vjen inat”, pse pikërisht ky “shoku ynë nga fëmijëria e jonë”, nuk vinte te ne për ngushëllime, për gëzime apo edhe për të qarë hallet tona! Dhe një ditë, kur ‘shefi’ a kryetari i tij, ia “kishte diktuar me tamam çifte surratin” e tij prej kleptomani dhe “dallaverexhiu”, ia kishte futur gishtin dhe shkelmat në bythë, duke e “sikterisur” njëherë e përgjithmonë nga partia!.., dhe “shoku ynë nga fëmijëria”, që kur mbeti duarthatë dhe pa post zyrtar, filloi që “n’sabah e n’aksham”, në çajtoret e shehërit tonë, ta shajë kryetarin e partisë, pushtetin dhe shtetin! Sa i keq ky njeri bukëshkalë!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *