Home

Lajme

Agim Aliçkaj – NJË DITË E MBARË PËR KOMBIN E MBARË SHQIPTAR!

No Comments Aktualitet Lajme

     Dy ngjarje të rëndësishme:
  1. Takimi me Senatorin e fuqishëm Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për marëdhënje me jashtë të senatit amerikan, dhe
  2. Festimi i ditëlindjes së 82të të legjendës së lobizmit në Washington për çështjen kombëtare shqiptare, ish-kongresmenit me origjinë arbëreshe, Joe DioGuardi.
  • Me anëtarë të Bordit Ekzekutiv dhe përkrahës të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
  • Në New Jersey, mikpritje e jashtëzakonshme nga vëllazërit Adi dhe Eddie Veseli në restoranin Mezza Luna Bistro.
    Senatori Menendez, njohës i mirë i problemeve botërore, në fjalën e vet, i kushtoi rëndësi të veçant çështjes së Republikës së Kosovës.
    Në pyetjen e Këshilltares për çështje Ballkanike të Ligës, Shirley Cloyes DioGuardi për organizimin e një Dëgjimi për Kosovën dhe problemet ballkanike të krijuara nga shteti racist serb, tha se kjo do të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve të Nëntorit.
    Unë e luta të angazhohet që në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të inkuadrohet në mënyrë direkte përfaqësuesi i Amerikës dhe të bëhen ndryshime në qasjen deritash të gabueshme e të dështuar të përkëdheljes së Serbisë nga Evropa. Pa udhëheqjen amerikane dialogu nuk do të ketë sukses.
    Në fund ja dhashë librin e xhepit për gjenocidin serb mbi shqiptarët të autorëve Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj dhe ai më premtoi se do ta lexojë.
    Në vazhdim kaluam çaste të këndshme festive me Joe, Shirley dhe kolegët, duke i uruar Joe’s jetë të gjatë, shëndet dhe forcë për ta vazhduar veprimtarinë kombëtare.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të brendshme

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *