Home

Lajme

Bari Dervishllari – Moshatarët e mi.

No Comments Argëtim Letersi

Ne u rritëm nëpër ara,
Se njohëm fjalën ashash.
Dhe me opinga të çara,
mbollën misër bëmë llaç.

Ne u rritëm në aksione,
lulëzuamë vëndin tonë.
S’njohëm fjalën shezlone,
Thjeshtësinë kishim pronë.

Qemë si motra e vëllezër,
të qeshur me dorë në qafë.
Po tani më çan në zemër,
kur dëgjoj kallashët paf.

Në mbrëmje të vallëzimit,
argëtuamë me kulturë.
Diskotekën e tërbimmit
se kishim dëgjuar kurrë.

Respektonin prindrit tanë,
veshur me norma njeriu.
S’turpëruamë nënën babanë
faqe bardhë, pa lesh ariu.

Do më shani nostalgjik,
veç po them një realitet.
Lakuriqët kam shumë frik,
larg fshatit ,as në qytet.

Kemi qënë katër milionë,
avulloi e gjithë rinia.
Ç’po bëhet me vëndin tonë,
a do ekzistojë Shqipëria?

Më vonë erdhën ca zuzarë,
dogjën gjithë Shqipërinë.
U djegëshin me fis e farë,
Që na mbuallën varfërinë.

B.Xh.D.Dushar Korçë.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *