Home

Lajme

Edith Harxhi – Shteti ka rënë!

No Comments Lajme Opinion

Të paktën prej disa muajsh, po përjetojmë një sulm terrorist të vërtetë nga aktorë të huaj të cilët kanë gjetur një terren të dobët dhe të pasigurt në Shqipëri dhe Ballkan dhe kanë dhunuar sigurinë kombëtare të vendit tonë.
Për këtë dhunim të sigurisë sonë kombëtare, qeveria është drejtpërdrejtë përgjegjëse dhe duhet të dorëhiqet menjëherë!
Të dhënat tona kanë qenë për një kohë të gjatë në duar të dyshimta por tani janë “rrugëve të botës” dhe shiten e blihen në tregje për monedha virtuale.
Iranianët, rusët, kinezët, afganët, sirianët, bangladeshasit dhe kushedi se sa të tjerë e kanë bërë Shqipërinë han me dy porta dhe qeveria vazhdon dhe propagandon fatin që ne jemi në NATO dhe po e shqyen Shqipërinë me të huaj e po përzë popullin e vet.
Ne tani po bëhemi rrezik edhe për NATO-n!
Sot kanë dalë në shesh të dhëna tepër të ndjeshme për opinionin publik shqiptar por jo vetëm. Kjo do të thotë që shteti Shqiptar tashmë është në ankand dhe krejtësisht i zhveshur. Jemi jo vetëm anëtarë të NATO-s por edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Në kushte të tilla do të duhej dorëheqja urgjente e Kryeministrit dhe më pas mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit. Por, ky Këshill drejtohet nga Presidenti i cili është vendosur një anshëm nga po i njëjti Kryeministër, Kryetaren e Parlamentit e ka vënë po ky Kryeministër, Ministrat i ka vënë po ky Kryeministër, Prokurori po ashtu, Shefi i Shtabit po ashtu, Drejtori i Policisë po ashtu, Shefi i SHISH po ashtu, madje edhe “kreun” e opozitës, atë që do Kryeministri dhe i ka lënë ende vulën, megjithëse ky i fundit u zbulua botërisht para disa ditësh nga vendet aleate.
Vetëm popullin nuk e ka vënë Kryeministri! Prandaj populli duhet të reagojë! Nëse ai nuk dorëhiqet duhet shkarkuar pa palajmërim nga populli.
Duhet të reagojmë siç reaguam në ‘90 kur na i kishin uzurpuar gjithë liritë. Shteti shqiptar nuk ka qenë kurrë më keq. Këto skandale nuk mund të na shuajnë interesin kombëtar dhe ndërgjegjen.
Po tregojmë veten me gisht!
I bëj thirrje çdo shqiptari të reagojë!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *