Home

Lajme

Ymer Nurka – KËNGA E GJYMIT

No Comments Argëtim Letersi

Ja dhe oxhaku, bërë sterrë nga tymi!
Pa shih kush më pret në çengel!
Me barkun plot ujë, i varur rri gjymi,
Një jetë të tërë dhe shpirti s’i del.

Zjarrin ia ndeza përsëri bubulak,
Nga prushi e flaka, ç’u nxeh!
E urat ia shtyva pak e nga pak,
U shtriva e ndënja më nge.

Me kupë, po hiqja rakinë me naze
E zbrita ndër kohra, si kova në pus.
Gjymi, si xhind më shoqëronte me saze,
Ndë këmbë të oxhakut, si murg me namuz.

Përnjëmend moj botë, të harrova për fare,
Kësaj nate, të zbehtë nga drita e Hënës!
Me sytë të tretur, atje në kamare,
Me shpresën të shihja dhe duart e nënës.

Me shpresën, të shihja kurorët me qepë,
Dhe vargjet me misër të varur në tra!
E gjymi me këngë, ndër mote më tret,
I vetëm, se iso nuk ka.

Dhe mbeta i tretur, ja shkova i mekur,
Si xixë e vetmuar pas tymit!
Në doni të dini përse jam i vdekur!
Dëgjoheni këngën e gjymit!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *