Home

Lajme

Zyra Ahmetaj – BIJE E SHQIPES-ANTIGONA

No Comments Argëtim Letersi

Bije e shqipes Antigone,
bije e truallit te lashte,
Hije te ka flamuri ne dore
-luftetare-zemerzjarrte!

Me dhimbje e ndave shkollen,
librat dhe endrrat rinore.
Ne sup te njome hodhe krykhollen,
per liri t’Kosoves Arberore.

Sokoleshe qe fluturon
nga llogorja ne llogore
bije dragoi qe flake leshon
mbi armiqte-dore mizore.

Na nderon femrat shqiptare
krah per krah me vellezerit tane
Ne mbrojtje te trojeve amtare,
neper shekuj pa u ndare.

Luanesh perkrah luanesh,
perkrah trimit Ilaz Kodra,
E ndal vdekjen, mjekon plaget,
motermira Antigona!

Dhe Gradeci po qendron,
madheshtor, balllarte, krenar.
Antigona-bija jone,
nder i gjthe kombit shqiptare!

Ne Verboc, prilli u ndal
e perskuqet me gjak token,
qe te mbijne zambake te bardhe;
rat shume trima me Ilaz Kodren.

Prinderit, vellezer edhe motra,
nga dhimbja zemercoptuar
u betuan motervogla:
-Endrren tende per te vazhduar.

U perkulem ne nderim
te vepres tuaj, komb i tere,
bashke me miq leshuam kushtrim
gjersa t’çlirojme Kosoven-NENE.

Ndizet flaka e flamurit,
perskuqur, pa nda, me gjak
Dhe Shqiponja ne maje te gurit
shpalos krahet bashke me bajrak.

Dhe bajraku prin ne balle,
Antigone u bere nuse,
krushq te vijne heronjte me radhe,
Nuse lirie; o lulkuqe!

Dy pellumba, qendisur bukur
me endrrat-rreze prej vashe
U dhe frymen tende te fundit,
perjetsishte te fluturojne ne paqe.

Nuse-engjell mbi keto troje,
vigjelon prap si shqiponje.
çamerine e merr per dore;
ne bese mbani Ilirine tone.

Yje drite te pashuar,
ju Deshmoret e Lirise,
qiellin tone mbani ndriçuar;
Te perjetshem bije te Shqiperise!

Bajram Curr me 5 nentor 2014

Zyra Ahmetaj

Burimi/Facebook/Hajriz Fazliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *