Home

Lajme

Safet Sadiku – NUK HARROHET HISTORIA E DEMË AHMETIT!

No Comments Argëtim Letersi

Sqarim sa i përket kësaj ngjarje historike;

Këto fjalë poetike janë radhitur sipas rrëfimit të ngjarjes nga z. Milaim Selimi, i cili është njëri nga pasardhsit e familjes së Demë Ahmetit, dhe është gjeneratë (ose brezi) i katërt. Milaim Selimi ka qenë një nga të betuarit në bashkangjitjen e celulave të para në formacionin ushtarak në Tiranë nën organizimin e mr. Halil Alidemës.

Në fshatin e bukur në Mavriq
Demë Ahmeti na mbjellë kujtime
Një porosi një amanet
E përjetshme te ne ka mbetë
Në fshat e në familjen tonë
Është përcjellur ndër breza gjithmonë
Mos besoni në serbët e n’Serbi!
Shqiptartë i duan vetëm me i përbi!

Në Mavriq n’kufi me Serbi
Është e njohur një histori
Familja e Demë Ahmetit
Si ranë n’ pritë e në pabesi

Brez pas brezi e katërta gjeneratë
Kemi trashguar një uratë
Vëllau-vëllaun duhet me i besuar
Si dora e djathtë m’u ndihmuar
Serbia as sot asgjë s’ka ndërruar
Nuk munden shqiptartë m’u pajtuar
Të gjitha krimet serbe me i harruar!

Tërë familja ngjarjen kurrë
Se kemi harruar për çdoherë
E kemi kujtuar…
Edhe unë permendoren
E Demë Ahmetit sa herë
E kam vizituar me krenari
Shumë ngjarje më ka kujtuar!

Shumë momente historike
Që edhe sot janë shumë publike
Është aktuale lufta për kufi
Ende nuk po gjejmë rahati
Kurrë me armikun Serbi
Po na pengon tonën demokraci
Kërkon t’na marrë tërë atë pasuri!

Unë shumë mirë këtë gjë e di
Nuk merremi vesh lehtë me Serbi!
Nuk është ky zakon i ri
Është i njohur në histori
Si po na shtyp e masakron
Ujku çimen e ndërron
Por zanatin nuk e ndryshon
Njëlloj edhe Serbia vepron
Secilin shqiptar kërkon ta nënshtron!

Mjerë ata që bëhen shërbëtorë
Pranojnë thundrën te ky okupator
Okupator i djallzuar e dinak
Ndryshe flet e ndryshe vepron
Demë Ahmetin gjithmonë ma kujton

Gjithë ju familje shqiptare
Që e mbani vetën se jeni atdhetare
Mos u dorzoni në politikë as në diplomaci
Vetëm kur mbahemi fort të bashkuar
Nga lufta jonë për liri e demokraci
Me shumë nder e krenari
Do t’na vijë era shtet Dardani!

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *