Home

Lajme

Safet Sadiku – Vazhdon greva e mësimdhënsve në Kosovë!

No Comments Aktualitet Lajme

Zgjatja e grevës po bëhet shumë e çuditshme, dhe konfirmon se është politike dhe nuk ka arsyeshmërinë e mbështetjes financiare, pas paketave ligjore për rritje page që afrohet nga qeveria. Mbyllja e shkollave është një përgjegjësi edhe ligjore jo vetëm një turp publik! Opozita kërkon të futet brenda administratës në sektorët përgjegjës të „Qeverisë Kurti II“. Pra, ta marrë „kalanë nga brenda“, pasi edhe ashtu rreth 70% e punonjësve në administratën shtetërore janë të punësuar nga ish partitë politike, që patën pushtet mbi 20 vjetë, tani në opozitë. Kjo llogaritje e opozitës aktuale mendoj se është shumë e gabuar. Bllokimi dhe sabotimi i institucioneve, në këtë rast i procesit të arsimit po na shkakton një neveri, që në kushte normale nuk do t’ja lejonte vetës asnjë qytetar shqiptar dhe asnjë institucion normal i Republikës së Kosovës! Vetëm me këtë sjellje të sindikatës dhe me këtë grevë të padrejtë ose qartësisht të dyshimtë, për në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pushtetit aktual i dhurohet përsëri një fitore bindëse! Do të isha i pajtimit që Kosova në të ardhmen të ecën përpara me një opozitë të fortë, jo si kjo e tanishmja, pasi edhe dy partitë aktuale në opozitë rrezikojnë ta kalojnë pragun prej 5%.
Mësimëdhënës ftoni nxënësit tuaj dhe mos prit. Filloje punën në shkollë që nesër! Thirrjet uroj të shtohen vazhdimisht!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *