Home

Lajme

THIRRJE PUBLIKE:

No Comments Aktualitet Lajme

Vizioni i intelektualëve shqiptarë në gjithë botën apelon për:
KËNDELLJE TË TRURIT DHE PËR NJË VETËDIJE MË TË AVANCUAR NË FUNKSION TË ZGJEDHJES SË çËSHTJES SHQIPTARE!

A. Jemi në mbështetje të plotë të “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR“.

  1. Edhe ne rreshtohemi në rrugëtimin e ndërtimit të demokracisë në të gjitha hapsirat shqiptare përmes proceseve demokratike me logjikën shkencore dhe administraive për modelin politik të „Demokracisë Direkte“ të finalizuar juridikisht me konfirmimin e nënshkrimeve dhe më pas edhe të votës së qytetarëve dhe pjesëmarrjes së tyre në referendumet gjithëshqiptare. Me këtë proces të veçantë politik synojmë të bëjmë ndryshime rrënjsore, në sistemet tona politike sepse ky model mundëson pjesëmarrjen aktive të të gjithë qytetarëve dhe njëkohësisht i defunksionalizon sistemet e deritashme moniste ku kanë vendosur pakica për shumicën. Prandaj, si rezultat i kësaj logjike ose i këtij sistemi politik, edhe në kohën e trazicionit, kemi një gjendje të rëndë politike, kulturore dhe ekonomike në gjithë hapsirat shqiptare.
    2). O shqiptar! Dil! Duku! Çaje atë mbulesë që na e kanë vënë pushtuesit në bashkëpunim me servilët shqipfolës kush do qofshin ata ose ato! Bashkohuni me qindëra mijëra intelekualë atëdhetarë. Koha thërret për bashkimin e energjive në rrathitjen e fakteve historike; nga erdhëm deri këtu dhe nga jemi nisur për të shkuar për të ardhmen tonë, cila është rruga e zhvillimit ekonomik dhe kush duhet t’na përfaqësojë në këtë rrugtim?
  2. Të nderuar miq, motra dhe vellëzër, të nderuar simpatizantë, përkrahës e mbeshtetës të IDEALIT PËR ZHVILLIMIN E SHQIPËRISË, ku do që gjendeni brenda dhe jashtë atdheut, të nderuar mergimtarë shqiptarë në gjithë globin, jemi të vetëdijshëm se të gjithë bashkëarisht bëjmë përsiatjen e mendjes se si të jemi pjesë e pozitivitetit kombëtar në zhvillimet aktuale të proceseve politike në Gadishullin Ilirik, pasi shpeshëherë nuk mjafton vetëm dëshira e mirë, ta duam atdheun, ta duam Shqipërinë, dhe punët e mira të presim të na bëjnë të tjerët, të presim nga të tjerët. Jo, për punët e mira duhet të jemi vetë direkt të kyçur në këtë proces politik, dhe duhet të japim shumë më shumë se sa sot që po japim për Shqiprinë? Për këtë logjikë kur flasim individualisht të gjithë jemi në dakord dhe pajtohemi me këto orientime të qarta. Ata që vetëm marrin dhe po vazhdojnë të marrin nga Shqipëria, janë pushtetarët e regjimit të tranzicionit (mbi tridhjetëvjeçarë), të cilët e kanë kadandisur atdheun tonë në gjendje të mjerueshme socialo-ekonomike. Shqipërinë e kanë sakatuar, e kanë bërë shtet jofunksional sepse asnjë projekt nuk ka studim, e kanë rrënuar natyrën e dhuruar nga zoti, duke betonizuar dhe asnjë projekt nuk e kanë mbaruar deri në fund!
  3. Sot në rrugën e futjes në BE ne flasim për Shqipërinë, por ne nuk flasim për Kosovën Lindore! Sot, nuk flasim për shqiptarët në Iliridë që janë shumicë, pasi atyre u kërkohet nënshtrim i verbër nën administratën sllavo-maqedone. Sot ne nuk flasim për gjithë shqiptarët, pra edhe për çdo komunë shqiptare, për çdo fshat, për çdo lagje shqiptare në gjithë Gadishullin Ilirik se nën cilin flamur, nën cilën administratë do të jetojnë në një të ardhme të afërt në familjen e BE-së! Por, kush duhet të flas, kush duhet të afrojë argumente duke filluar nga ato historike e deri te këto ekonomike dhe këto të përditshmet jetësore?
    B). Konkretisht çfarë duhet të kërkojmë për zgjedhjen e gjithë kompleksitetit të çështjes shqiptare në Gadishullin Ilirik?
  4. Askush në atdheun tonë nuk ka informacion të saktë se sa borxhe ka sot Shqipëria, dhe cila është lartësia e investimeve në zhvillimin e projekteve ekonomike brenda një viti kalendarik. Me cilin vend mund të krasojmë vendin tonë. Për këtë në çdo fushëveprimtari argumentet janë të shumta, përfshirë edhe ato historike, që lidhen me mentalitetin e grabitjes, sjellje këto që kanë mbetur në vendbanimet shqiptare si „dhuratë e regjimeve të kaluara; komuniste, titoiste“ etj.
  5. Mbase historia e jonë e hidhur na beri një imponim ndër shekuj vetëm duke përjetuar dhunë dhe barbarizma të paparë në historinë e njerëzimit, por edhe administrativisht e zbatuar në coptimin dhe ndarjen tonë kombëtare; njërzore, teritoriale, gjeografike etj. Të gjitha këto ndarje, të cilat na bënë edhe tjetërsime tjera të llojllojshme me ndikime kulturore, gjuhësore, të tjetërsimit të traditave tona kombëtare, shfrytëzimin dhe eksploatimin e resurseve dhe pasurive tona kombëtare, minerare, etj., përmes faktorëve intelegjentë dhe fizikë njerëzorë, pasi vazhdimisht është rritur thellimi i krizave në shoqëri përmes përqarjes ndërvëllazërore, dhe të përsëritjes së krimeve të llojeve të ndryshme.
  6. Invesimet e pakontrolluara kanë prodhuar atmosferë pasigurie dhe kriminaliteti nga ai i nivelit ordiner, deri tek ai i krimit të organizuar, i cili është shumë i komplikuar dhe i organizuar për futjen e urrejtjes ndërvellazërore lokaliste dhe regjionale, urrejtjen dhe ndasitë në baza të KULTURAVE FETARE, ndasitë në një luftë të pakompromis në baza materialiste dhe korruptive dhe në thellimin e ndarjes së shtresave në shoqërinë shqiptare. Të gjitha këto, janë vënë në funksion tash e sa decenie, dhe shekuj me radhë, me qellim të aplikimit të një lufte speciale vetëshkatërruese brenda institucioneve të të gjitha forcave rezistuese dhe përparimtare me karakter të avancuar mbarëkombëtar shqiptar, që në të shumtën e rasteve, armiqtë tanë korren dhe vazhdojnë të korrin suksese edhe përkundër rrezistencës heroike të poullit tonë.
  7. Po paraqesim disa ide të popozuara që përmes referendumeve të fillojmë të zgjedhim gjithë ato probleme të grumbulluara ose të mendojmë njëherë edhe ne si vendet e zhvilluara të Perendimit e më gjërë. Por, jo vetëm të mendojmë, por edhe të fillojmë të punojmë. Me këtë rast po shkëpusim disa pjesë të programit nga „Platforma për Referendum Kombëtar“, edhe për linjat e bashkëpunimit dhe integrimit të mërgimtarëve me atdheun e tyre.
  8. Të gjithë kemi të drejtë të pyesim pse klasa politike shqiptare në republikat tona; në Shqipëri, por edhe në Kosovë ende nuk pranojnë investime nga fondet e thesarit të SHBA-së për projekte strategjike me qëllim zhvillimit ekonomik?
    C). Përmes votimit të Referendumit;

a). Konkretisht çfarë nënkupton „Referendumi“ për gjithë shqiptarët?

  1. Shqiptarët e kanë shansin historik që në kushte të reja demokratike përmes „Referendumit“ të vendosin të ardhmen e tyre për t’u bashkuar institucionalisht dhe për t’i intergruar brenda vetëvetës së tyre të gjitha vlerat kombëtare, kulturore, historike, ekonomike, shkencore etj., përmes një administrate të mirëfilltë ashtu si të modelit të vendeve të BE-së .
  2. Me „Referendum“ vendos shumica e popullësisë, për ligjet, për mënyrën e qeverisjes dhe për shumë projekte ekonomike, historike, turistike etj. Qeveria e Shqipërisë (dhe qeveritë e republkave shqiptare) është zbatuese praktike e ligjit, e projektit që ka votuar shumica! Përmes Referendumit kemi një pjesëmarrje direkte të të gjithë qytetarëve për të vendosur të ardhmen, për standardin, mënyrën e pagesave të tatimit, dhe përgjegjësitë e tjera administrative shtetërore!.
  3. E drejta për REFERENDUM është e drejtë normale e një populli me të gjitha konventat ndërkombëtare!…
  4. Heqja e kufijve dhe integrimi i administratës së brendshme shqiptaro-shqiptare do të praktikohet sipas modelit të BE-së, dhe
  5. Sistemi juridik i shtetit mund të ndërtohet i afërt me sistemin politik të Zvicrës. Disa shembuj krahasues;
  6. Në Zvicër kantonet kanë pavarësinë e plotë institucionale shtetërore, dhe ndërtimi i hierarkisë politike institucionale përfaqësohet në tri shkallë; qeveritë dhe parlamentet komunale, ato të nivleve kantonale, dhe e nivelit qëndror në kryeqendrën e shtetit në Bern.
  7. Po njejtë edhe në zonat e banuara me shumicë shqiptare kudo është prezent shteti, i cili përfaqësohet përmes fjalës, “Republikë”, për dallim nga fjala “Kanton”! Poashtu shumë normal do të mund të funksiononte pushteti i njëjtë si në Zvicër me hierarkinë prej tri shkallëve; qeveritë dhe parlamentet komunale(ose bashkiake), qeveritë dhe kuvendet e REPUBLIKAVE; e Shqipërisë, e Kosovës, e Iliridës, e Kosovës Lindore, e Plavës dhe Gucisë(me Sanxhakun) dhe Republika e çamërisë , si dhe qeveria dhe parlamenti i nivelit qendror në kryeqendrën e Shqipërisë në Tiranë!
  8. Edhe sistemi i drejtësisë ka po këto tri nivele, por shtrirjet komunale janë të ndryshme në varësi të numrit të banorëve, të komunave në kantone, etj. Pastaj, gjygjësori kantonal është kudo në çdo kanton(po e njëjta gjë është edhe gjygjësori në nivel republike), dhe ai suprem vetëm në një qendër të caktuar(p.sh në Zvicër është në Lozanë, në Shqipëri do të mund të ishte në Prizren)!.
  9. Hapësirat shqiptare kanë nevojë urgjente që të veprojnë të bashkuara politikisht në kuadër të “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”, e cila sot, përfaqëson vullnetin e shumicës së shqiptarëve në gjithë globin, kudo ku jetojnë ata, sepse kjo “Platformë”, qartësisht artikulon qëndrimin në fundamentin bazë për ndërtimin e “Shtetit të Mëvetësishëm Shqiptar” në Gadishullin Ilirik, GJITHËMONË SIPAS MODELIT TË DEMOKRACIVE PERËNDIMORE.
  10. Qëllimi i aktivizimit të “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR” në të gjitha hapësirat shqiptaro-shqiptare është që të bëhet organizimi i REFERENDUMIT PËR BASHKIM TË REPUBLIKAVE SHQIPTARE!.
  11. “Platforma për Referendum Kombëtar” kërkon “mobilizim historik” të të gjithë shqiptarëve që të rreshtohen në mbështetje të REFERENDUMIT, dhe njëkohësisht ofron shërbim dhe trajtim në çdo fushëveprimtari: ekonomike, juridike, kulturore, sociale, ekologjike të projekteve të ndryshme që lidhen me mbrojtjen e resurseve natyrore, për projekte të ndryshme zhvillimore, njëlloj në të gjitha hapësirat shqiptaro-shqiptare.
  12. “Platforma për Referendum Kombëtar” planifikon të zhvillojë veprimtarinë e saj në ATDHE si: “Nismë për REFERENDUM” me seli në Tiranë-(Shqipëri) dhe në Prishtinë-(Kosovë) dhe në kryeqendra të tjera shqiptare të Gadishullit Ilirik. Kjo veprimtari e “Platformës për Referendum Kombëtar” do të zgjerohet duke u përfaqësuar me kandidatë të mirëfilltë në çdo komunë të banuar me shumicë shqiptare kudo në Gadishullin Ilirik!.

Ç). Tri fushëveprimtaritë kryesore:

a). Veprimtaria shkencore;
b). Përfaqësimi politik dhe
c). Veprimtaria administrative;

  1. Veprimtaria shkencore, pothuaj në gjithë hapsirat shqiptare në kohën e tranzicionit në çdo fushë pothuaj është inegzistente. Në asnjë fushë të zhvillimit ekonomik nuk ka studime dhe planifikim të mirëfilltë afatgjatë, e cila kjo çështje direkt mundëson edhe investimet e huaja.
    b). Situata është e njejtë si në Shqipëri, Kosovë, në Iliridë, në Kosovën Lindore, dhe në Plavë e Guci, Sanxhak etj.
  2. Përfaqësimi politik duhet të jetë më i denjë në mbrojtje të programve kombëtare në gjithë veprimtarinë e jetës publike. Partitë politike dhe kandidatët që përfaqësojnë ato, para se të bëjnë politikë në sektor të caktuar, më parë duhet të betohen dhe konfirmohen se nuk dëmtojnë dhe nuk cenojnë në asnjë rast vlerat historike, kulturore, ekonomike dhe teritoriale shqiptare!
  3. Veprimtaria administrative, do të paraqitet me logjistikë të teknologjisë së fundit digitale në çdo sektor të jetës shtetërore, ku do të arrihet në nivel të theksuar shkalla maksimale e sigurisë. Sistemi i kontrollit do të ndryshojë në 360 shkallë. Do të arrihet ajo çfarë deri tani nuk ka ndodhur në vendin tonë.
    Për të realizuar këtë veprimtari të mirëfilltë paraprakisht kandidatët që marrin përfaqësim dhe përgjegjësi institucionale do të duhej të kalonin nëpër kalim të testit (ose siç po e quajnë një lloj vetigu të brendshëm), sipas disa kritereve dhe duke u vlerësuar veprimtaria e tyre në të kaluarën;
    a). Institucionet dhe postet e rëndësishme, kudo edhe në partitë politike, mund t’i udhëheqin ata kandiodatë që kanë ADN kombëtare.
    b). Dhe ata që nuk kanë ADN kombëtare, do të cilsohen se janë të papranueshëm për poste të larta shtetërore dhe institucionale etj.
    c). Dhe grupi i rrezikshëm që kanë punuar deri tani për shtetin okupator Serbinë! Me këtë grup të korruptuar kërkohet program i veçantë pune dhe në bazë të fakteve institucionet përgjegjëse do të duhej t’i trajtojnë individualisht!?…

I. PJESA E PARË HISTORIKE KARAKTERIZOHET;

A). Të mos e harrojmë të kaluarën;

  1. Me rrethanat historike-gjenocidet sllave në 100-200 vjetshin e fundit mbi popullsinë dhe tereritoret shqiptare.
  2. Gjenocidi i Serbisë mbi kishat katolike shqiptare në Kosovë dhe
  3. Gjenocidi i Serbisë mbi trashigiminë e lashtë historike kulturore shqiptare!
  4. Gjenocidi i Serbisë në luftën e fundit të Kosovës-mbi popullsinë, ekonominë dhe resurset tokësore…

B). Disa nga temat për hulumtim dhe trajtim shkencor institucional bazuar në fakte historike, juridike, ekologjike etj.

  1. Grabitja e dhunshme e teritoreve shqiptare nga shtetet fqinje; Serbia, Greqia, Mail i Zi etj.
  2. Aspekti historik-shkatrrimet në periudha të ndryshme kohore.
  3. Aspekti juridik- marveshjet juridike të fshehta pa shqiptarë.
  4. Aspekti ekologjik- dëmtimet e natyrës shqiptare në gjurmët ilire.
  5. Krimet e planifikuar të Serbisë në atdhetarët politikë shqiptarë dhe në popullsinë shqiptare.
  6. Shpërngulja e mbi njëmilonë shqiptarëve nga Kosova në Turqi nga vitet 1950-1970 në kohën e regjimit të Rankoviqit.
  7. Shpërngulja e mbi një milionë shqiptarëve nga Kosova në Evropë dhe vende tjera të botës nga vit 1981-1997 në kohën e regjimit të Milosheviqit.
  8. Shpërngulja e gati një milionë shqiptarëve në vitet 1997-199 gjatë luftës së fundit në Kosovë.
  9. Krimet e vetëdijshme të Serbisë në sytë e KFORIT në Mitrovicën e Kosovës(pjesa përtej „Urës së Ibrit“) pas lufte në vitin 2000 -2001.
  10. Dhuna e Serbisë dhe e Kishës Ortodokse të Serbisë mbi kishat tona katolike shqiptare në Kosovë, në 200 vjetshin e fundit!
    Kjo veprimtari do të jetësohet në paketën ligjore kushtuar „GJENOCIDIT MBI TERITORET DHE POPULLSINË SHQIPTARE“, që do të aprovohet nga Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës në të ardhmen.

II. PJESA për zhvillimin ekonomik në republikat shqiptaro-shqiptare!

A). Investimi në vetëdijen kombëtare, një pagesë-tatimi i domosdoshëm për zhvillim të mirëfilltë të të gjithë shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, brenda integrimeve të brendshme të vendbanimeve shqiptare në Gadishullin Ilirik, por edhe në mërgatë…

  1. Nëse një popull, një vned, harron historinë e tij nuk do të ketë zhvillim ekonomik dhe as avancim politik stabil dhe funksionalitet të drejtë të pushteteve; Shqipëri, Kosovë!
  2. Pa aprovim të ligjit „Garanti Sovrane“ (për pranim të fondeve nga SHBA-të)nuk ka zhvillim ekonomik!
    a). Ligji garanton investimet e huaja dhe
    b). Ligji garanton ndërtimin e projektit në afat të paraparë.
  3. Pa planifikim afatgjatë për zhvillim ekonomik nuk ka rritje standardi në atdhe!
    Pa e ditur rrugën nga kemi ardhur nuk mund ta gjejmë rrugën e së ardhmes se nga po shkojmë si komb, si shtete shqiptare, si popull shqiptar në përgjithësi, pra si kulturë shqiptare? Cili është orientimi ynë?!

B). Objektivat dhe detyrat praktike;

a).Të mbrohet me ligj për gjithë shqiptarët, që jetojnë në tokën e tyre;

  1. Gjuha Amëtare;
  2. Flamuri Kombëtar;
  3. Himni Kombëtar;
  4. Republika/t e Shqipërisë;
  5. Regjistrimi i popullësisë;
  6. Kartë anëtarësie-letërnjoftimi+ Pasaporti!
  7. Njohja e shtetësisë nga Shqipëria!
  8. Harmonizimi dhe integrimi i administratës së brendshme shqiptaro-shqiptare.
  9. Plotësimi i aktit juridik të kushtetutave Shqipëri-Kosovë! etj.
  10. Projektet e përbashkëta të brendshme ekonomike.

III. DOKUMENTI JURIDIK;

A). NË REFERENDUMIN E PARË SHQIPTARO-SHQIPTAR SHQIPËRI-KOSOVË DO TË VOTOHET;

  1. Qeveria dhe parlamenti i përbshkët i republikave shqiptare!
  2. Harmonizimi i terminologjisë së brendshme të institucioneve;
  3. Hierarkia e funksionimit dhe mënyra e zgjedhjes së përfaqësuesve politikë!
  4. Harmonizimi i kushtetutave dhe gjithë administratës, të republikave; Shqipëri-Kosovë! etj.
  5. Projektet e brendshme të përbashkëta ekonomike;
  6. Hekurudha…
  7. Hierarkia e institucioneve!

B). DO TË VOTOHEN KËTO DOKUMENTE JURIDIKE, TË CILAT JANË NDËRKOMBËTARISHT TË PRANUESHME:
1). Votohet njohja universale e identitetit të çdo qytetari shqiptar, nga Republika e Shqipërisë.
a). Pavarësisht se vendlindja e tyre në cilën pjesë të „republikave” tjera të hapësirës shqiptare të Gadishullit Ilirik ndodhet.
b). Identiteti përfaqësohet me leternjoftim dhe pasaportë.
2). Poashtu këtu përfshihen edhe simbolet kombëtare, përdorimi i „Flamurit Kombëtar” dhe i „Hymnit Kombëtar” për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Mbrohet me ligj përdorimi i tyre, (poashtu edhe GJUHA AMTARE SHQIPE dhe të gjitha simbolet e tjera), kudo në zonat shqiptare!

C). VOTOHET NDRYSHIMI DHE INTEGRIMI I HARMONIZUAR JURIDIK I DY KUSHTETUTAVE TË DY REPUBLIKAVE; TË SHQIPËRISË DHE TË KOSOVËS!

a). Votohet harmonizimi i terminologjisë politike, kulturore, institucionale etj.
b). Votohet pra hierarkia e funksionimit të shtetit; qeverisë, kuvendit, në të gjitha nivelet institucionale etj.
4). Votohet „Dokumenti i arsyetuar” për heqjen e „Kufijve administrativë” të deritashëm në mes Shqipërisë dhe Kosovës!
5). Votohet dokumenti për „Doganat”-mënyra e funksionimit të tyre, sipas logjikës administrative të BE-së.
6). Votohet forma e përfaqësimit të „republikave” në gara sportive në arenën ndërkombëtare?!?
7). Votohet edhe për disa projekte ekonomike, si p.sh;
a). Për hekurudhat si plan afatgjatë!
b). (P.Sh). Për autostradën e Dukagjinit: Istog- Pejë- Gjakovë -Tropojë?!
c). Për autostradën: Manastir-Kërçovë-Peshkopi”!
8). Votohen edhe kandidatët e „Kuvendeve të Kosovës dhe të Shqipërisë”, për dy nivelet; të „qendrës” dhe të „dy republikave në fjalë” !

IV. Buxheti i Shqipërisë në 10-12 vjetët e ardhshme do të kalojë shumën mbi 20 miliardë euro!

  1. Investime në turizëm; veror dhe dimror;
    a). Në veror, turizëm masiv?dhe,
    b). Në turizëm dimror, edhe në lojra dhe gara sportive; si fusha në akull, skijimi etj.
    c). Në turizmin e vlerave dhe monomenteve historike;
  2. Investime në industrinë farmaceutike dhe në bimët mjekësore!
  3. Në indurstrinë ushqimore! etj., etj.

V. SHTRIRJA E VEPRIMTARISË sonë përmes projekteve shkencore dhe administrative;

  1. Shtrirja do të bëhet në çdo komunë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të komunave të tjera shqiptare, si në Iliridë, Kosovën Lindore, në Plavë e Guci!,etj.,etj.

A. Veprimtaria shkencore;

  1. Ky organizim ka paraparë në programin themelues funksionimin e disa departamenteve, të cilat do të udhëheqen nga bordet drejtuese.

a). Stafi shkencor i një fushëveprimtarie, do të ketë ekspertët e vet në gjithë teritorin e vendit, me vendpunësim nëpër bashki(komuna).
b). Përfaqësuesit e stafi shkencor do të kenë vendpune edhe nëpër të gjitha ministrinë shtetërore dhe në ndërmarrje të ndryshme pubike!
c). Këta përfaqsues do të jenë persona publik, dhe do të jenë me kontrtatë pune.

B. Veprimtaria administrative;

  1. Poashtu edhe kjo veprimtari me përfaqsuesit e vet do të përfaqsohet në çdo institucion shtetëror të nivelit më të lartë shtetror deri në nivele lokale.
    a). Afrohen shërbime administrative:
  • në sektorin e sigurisë;
  • në sektorin e financave;
  • në sektorin e vendimmarrjes;
  • në sektorin e kontrollit;
    b). Afrohet „saktësi e konfirmuar studimore“ për projekte ekonomike me prioritet në zonën e caktuar banimi, ose për resurese natyrore në një komunë ose republikë shqiptare.
    c). Afrohet „planifikim i prioriteteve“ të programeve zhvillimore ekonomike.

C. Veprimtaria politike;

  1. Një përfaqsues politik do të verifikohet para se të kandidojë në një fushatë zgjedhore;
  2. Kriteret janë bazuar në vlerat normative juridike, të cilat vlera duhet t’i plotësojë çdo kandidat.
  3. Nëse kandidati e kalon verifikimin(vetingun), mbrojtja e tij fuqizohet automatikisht, dhe për të njejtat çështje nuk lejohet të përfolet. Në raste të tilla çdo shtrmbërim, propagandë etj., do të quhet vepër penale dhe do ndiqet peanlisht.

VI. BUXHETI FINANCIAR

Buxheti financiar për të ardhurat (rrogat) e këtyre ekspertëve të kualifikuar të fushave të ndryshme do të vijnë nga vetë institucionet përkatëse.

  1. Pra kjo administratë do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Ky buxhet do t’i kaloi institucionit (të pavarur) për çdo vit kalendarik.
  2. Buxheti financiar i një njësie bashkiake, i një bashkie, i një republike dhe buxheti qendror i republikave shqiptare;
    a). Do të paraqiten disa modele studimi nga të ardhurat e brendshme;
    b). Do të avancohen studime për disa qindëra projkete, (të vogëla dhe të mesme), të cilat do të investohen me kontribute të anëtarësisë nga mërgata shqiptare, dhe jo vetëm nga ajo…!?
    c). Do të paraqiten disa studime për investitorët shqiptarë dhe ,
    d). Modele studimi edhe për investitorët e huaj;

A). Pse shqiptarët kanë sukses në çdo vend të botës, por jo edhe në vendin e tyre!?

  1. Sepse në vendet e ndryshme të zhvilluara shteti funksionon, para së gjithash funksionon ligji, administrata, pra ka sistem funksional demokratik. Dhe individi pastaj, e ka shumë më lehtë për të dëshmuar cilësitë, pasi aty ku ka kritere, ka edhe zhvillim, i afti, punëtori, i integruari e gjenë vetën. Këtë proces suksesi e kanë dëshmuar mijëra shqiptarë.
  2. Për dallim se në vendin tonë, kriter vazhdon të jetë jo cilësia në punë, por familjarizmi. Pranaj, sukseset e idividëve janë minimale.

B). Mërgata shqiptare dhe projektet e tyre ekonomike në atdhe.

  1. Përmes antarësisë; të rregulltë, humanitare, dhe anëtarësisë aktive!
  2. Pëmes shumave të planifikura në grupe për ekonomi të vogla (p.sh nga 2000-20.000 Euro 10-100 persona investitorë).
  3. Përmes kompanive të mëdha, për projekte të caktuara.
  4. Përmes „Fondeve Financiare“.

C). Studimi i ujërave shqiptare nga Banka Botërore!
Sa shfrytësohet aktualisht pasuria ujore për projekte ekonomike në vend?

VI. APROVIMI I KËTYRE LIGJEVE është shumë urgjent!

  1. Ligji për „Njohjen Ndërkombëtare të Gjenocidit mbi Trojet dhe Popullsinë Shqiptare“-mbrojtja juridike e fakteve historike mbi dëmet e pësuara në teritoret dhe popullsinë shqiptare!.
  2. Ligji për „Ndërprerjen e shërbimit të intelegjencës së Serbisë brenda institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë“. Pra, ndërprerjen e çdo lloj bashkëpunimi të bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së, të cilët jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, dhe paguhen nga Beogradi!
  3. Aprovimi i ligjit për „Garanti Sovrane“, i cili siguron zhvillim ekonomik!
    Ky ligj automoatikisht mundëson planifikim afatgjatë të projekteve të mëdha shtetërore në gjithë infrastrukurën e vendit.
  4. Aprovimi i ligjit „Kundër ndarjeve etnike në republikat shqiptaro-shqiptare“!
    Pra jemi kundër ndarjeve etnike, fshatrave etnike të minoriteteve brenda një teritori të caktuar në republikat shqiptare! Në çdo vendbanim gjithë qytetarët dueht të jetojnë të integruar brenda komunitetit në një ambient normal dhe infrastrukurë të barabartë.

VII. Ligjeratat në universitete tona dhe në publik, (edhe në mërgim).

  1. Përgatitja dhe mobilizimi i qytetarëve.
  2. Rëndësia e sigurisë së brendshme, etj.
  3. Fillimi i punës për përgatitjen e Referendumit përmes „Dokumentit Juridik“ dhe „një tryeze diplomatike shkencore“ për harmonizimin e administratës së brendshme shqiptaro-shqiptare Shqipëri-Kosovë dhe e hapsirave tjera shqiptare.
  4. Krijohen grupe pune në disa fusha, të cilat janë të përcaktuar në program.
  5. Përgatitja e dokumentit për njohjen e shtetësisë për çdo shqiptar nga Shqipëria.(Pra, njohja dhe mbrojtja e identitetit me ligj bashkë me simbolet kombëtare, gjuhën, flamurin, himnin etj.).
  6. Përgatitja e kartës prezantuese për anëtarët dhe anëtarësinë e gjërë.
  7. Fillimi i regjistrimit të popullësisë shqiptare.

Ju mund të regjistroheni menjëherë. Kjo nënkupton se po kontriboni për grumbillimin e nënshkrimeve për „REFERENDUMIN E PARË SHQIPËRI-KOSOV˨. Nënshkimi juaj mundësohet në:

www.platformakombetare.com

Mbështetësit:
Frederik Ruço, Shqipëri
Zenel Zymeri, SHBA
Safet Sadiku, Zvicërr (Lista vazhdon…)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *