Home

Lajme

Evokim në histori

No Comments Argëtim Histori

Qeveria
Më 6.3.1930 u formua qeveria e Pandeli Evangjelit. Në foto, nga e majta në të djathtë, pas ceremonisë së betimit para Mbretit Zog, janë:
Vasil Avrami – ministër i Drejtësisë
Pandeli Evangjeli – kryeministër
Hilë Mosi – ministër i Arsimit dhe zëvendësisht ministër i Punëve Botore
Rauf Fico – ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendësisht ministër i Punëve të Brendshme
Kolë Thaçi – ministër i Financave
Mehdi Frashëri – ministër i Ekonomisë Kombëtare
Kabinetit më 3.11.1930 iu shtuan edhe Musa Juka-ministër i Punëve të Brendshme dhe Izet Dibra – ministër i Punëve Botore dhe pas largimit të Rauf Ficos po këtë datë, kryeministri ushtroi zëvendësisht edhe detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme. Ky kabinet qëndroi deri më 11.4.1931.
Nga
Kastriot Dervishi

Burimi/Facebook/Gegnisht/Denata Rroji

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *