Home

Lajme

Myftar Gjonbalaj – * TUNDE GLOBIN – GALILE *!!

No Comments Argëtim Letersi

( Me pak satirë )

Tunde Globin – Galile !
Dhe Ti Levën – Arkimed
S’njohin paqe e nuk kanë fè !
Si përbindësha, bien mbi nè !

I gjithë Globi po “përpëlitet “!
Dhe liria, si të “shitet “!
Edhe ajrit t’i vënë “frerin”
Se përndryshe, prisni “ferrin”!

Mblidhën popujt e bëjnë “çudinë “!
Borxh ua kishim, arreatinë !?
Ca kokëkrisur e ca zuzarë !
Më të mëdhenjtë, qënkan kusarë !

Midis popujve, ra trishtimi !
Shtërngo rripin, nga kursimi !
Bien termete, përmbytje e pandemi
Më e përçudnuara, e plakura Rusi !!

Masin “brirët”e fuqitë
Sikur t’ishin vetë- Perënditë !
Paqe n’Botë, si mund të ketë ?!
Po e presin, popujt e shkretë !!

Me, 21 shtator, 2022.
Durrës Shqipëri
Myftar Gjonbalaj.

Mund të jetë një imazh i 16 persona
Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

BurimiFacebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *