Home

Lajme

Bledi Dika – Tre Shpronësimet e Mëdha.

No Comments Lajme Opinion

The Great Reset
Duke qenë kjo një temë që mund të na prek të gjithëve, ju ftoj të lexoni deri në fund, sepse … por edhe ndoshta, po flasim për të ardhmen e afërt.
Gjithnjë e më shpesh flitet për the Great Reset (Rivendosja e Madhe), disa e kanë me të dëgjuar, disa të tjerë besojnë që është një teori konspirative, të tjerë akoma flasin për një zhvillim ekologjik. Por le të shohim cfarë është Rivendosja e Madhe, duke qenë sa më profesional dhe sa më neutral sidomos për ata që dëgjojnë për herë të parë për Rivendosjen e Madhe (The Great Reset).
Gjatë periudhës Padeike , WEF (World Economic Forum), një organizatë ndërkombëtare e cila merret me studime, analiza, assistencë Ekonomike, do të shpallte platformën The Great Reset, si recetën e zgjidhjeve të problematikave që po kalon planeti.
Për të kuptuar se sa serioz është ky forum, mjafton të përmendim faktin që prezantimin dhe një nga promovuesit e kësaj iniciative, që në takimet e 2021 në Davos, ishte pikërisht Mbreti Charles III i Britanisë së Madhe, për të mos përmendur gjithashtu përfaqësues të FMN-së (Fondi Monetar Ndërkombëtar), Bankës Botërore, CEO dhe presidentë të kompanive të mëdha si BP, MasterCard , Microsoft., etj.
Në thelb këta subjekte mbështesin eliminimin e sistemit aktual kapitalist botëror dhe promovojnë politika dhe programe socialiste si”Green New Deal”.
Pra Justifiki parësor nisej nga Flama që kapi gjith botën, sepse falë problemeve me ambjentin, flama të ardhshme mund të na prekin. Gjithashtu Bota ndodhet në një pabarazi kaq të lartë saqë sistemi ekonomik duhet rimenduar në themel.
Duke ndjekur paradigmat e Milton Friedman, që konfigurimet e reja ekonomike duhen vendosur në momente krizash të mëdha, ja që Flama na shërben pikërisht si deterrent për Rivendosjen e Madhe.
Në këse kuptim themeluesi i WEF dhe promovuesi kryesor i Rivendosjes së Madhe Klaus Schwab flet për “Revolucionin e Katërt Industrial”, i cili duhet të projektohet miqësor me abientin (Green) dhe i Qëndrueshëm (Resillience).
Cilat janë pikat kryesore të The Great Reset?
Pikat kryesore të Rivendosjes së Madhe janë: globalizimi, dekarbonizimi, dixhitalizimi (falë zbatimit të rrjeteve 5G dhe 6G), Inteligjenca Artificiale dhe automatizimi (dhe si pasojë “zëvendësimi i punës njerëzore”), monedha dixhitale, interneti i gjërave, identiteti dixhital dhe biometrik për të gjithë, robotikë e avancuar, shkëmbim ekonomik, kapitalizmi mbikëqyrës dhe në fund, transhumanizmi me përmirësimin e njeriut, hibridizimi njeri-makinë, biologjia sintetike, redaktimi gjenomik etj.
Le të shohim tani në detaj se cpo ndodh në këtë kuadër. BE në këtë drejtim ka stanciuar mbi 2 Trilion Euro. Të gjitha shtetet duhet të subvencionojnë ndryshet industriale drejt koncepteve Green. Universistetet, Shkollat gjithashtu janë orientuar drejt programeve Green. Mendoni që për vitin aktual Universiteti la Sapienza, një realitet që e njoh personalisht, ka ofruar mbi 290 bursa doktorature të dedikuara vetëm për temat Green.
Pra sic e shohim projeksioni drej Rivendosjes së Madhe është në akt e sipër, pas kalimi të një krize të madhe shëndetsore një krizë tjetër si ajo e Luftës në Ukrainë është deterrent tjetër mëse i favorshëm, sipas paradigmës së Friedmn, për ndryshime rrënjësore të Ekonomisë.
Tani pasi pamë se cfarë po ndodh, le të shohim se cilat janë pasojat e Rivendosjes së Madhe:
Pikë së pari duke goditur cdo industri apo sipërmarrje që nuk është Green, atëherë shumë sipërmarrës minimalisht do të falimentojnë. Këtu hyn edhe një nga pikat e Rivendosjes së Madhe, që nuk thuhet në mënyrë eksplicite, por vjen si rezultat deduktiv. Megjithëse tashmë ka think-tanke të lidhura me WEF që pa drojë janë duke propaganduar “Lumturinë pa Pronësi”. Prandaj duhet të keni parasush që pronësia nuk do të hiqet sot për neser, por gjithmone me teknikën e bretkosës në tenxhere, falë forcës madhore dhe pajtimit me realitetin emergjent dhe të ri.
–Shpronësimi i parë: Psh një nga transformimet në bujqësi, është ajo e përdorimit të të teknikave dhe metodologjive Green, gjithashtu në prodhimet blegtoriale. Falë kostove të larta për ndryshime të tilla teknologjike, një pjese e mirë e tyre do të falimentojnë. Pjesa që do të mbetet nuk do të mund të konkurroj në treg me multinazonalet që kanë kapitale marramendëse për të kaluar në këtë ndryshim pa dhimbje, për të mos thënë që e kanë bërë tashme, madje kanë qënë ata që e kanë kërkuar. Gjithsesi bujku me tok agrare që s’mund ta punoj atë, atëherë, sipas “ligjeve emergjente” do të shpronësohet për dy kacidhe, sepse toka bujqësore e papunuar ne kohë krizash ushqimore nuk mund të gëzohet. Dhe këtu jemi tek shpronësimi i parë.
–Shpronësimi i dytë: Gjithnjë e më shumë do të kërkohet banesat Green. Në ato banesa të vjetra, a të reja por le të themi tradicionale, do të bëhet jeta e pamundur falë taksave të larta psh. për ngrohjen. Në pamundësi për tu ngrohur falë cmimeve stratosferike, ndoshta shumë do të fillojnë të riprovojnë errësirën. Në këto kushte më mirë të banoje në një shtëpi Green që të jep shteti apo multinacionalja, se në pronën tënde që është në errësirë dhe stë ngroh. Prona mund të transformohet në Green, por kostot e një transformimi të tillë janë shumë të larta dhe pak njerëz mund ta bëjnë . Zakonisht transformimet mund te behen në prona private si psh vila., por masa nuk e ka mundesininë ta transferoj banesën ,keshtu që do të preferonte banesat Green të shtetit se vuajtjet në errësirë. Gjithnjë në këtë drejtim, rritja e normave të interesit nga Bankat qendrore duke mos ndikuar aq shumë te Inflacioni (sepse ky gjenerojet nga mugesa e ofertës), do të bëj të mundur indeksimin dhe rritjen e interesave të kredive Bankare, dhe ndoshta ndoshta pamundësinë e pagesave të kredive. Shumë Banka të niveleve të dyta mund të falimentojnë, duke ndikuar në reduktimin e kreditimit për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, e kështu falimentimin e tyre. Reaksioni zinxhir do të riprodhonte krizën e 2008, por që tashmë buron nga të gjitha anët e botës. Të vetmet industri me surplus do të ishin ato Green. Ndërkohë që njerëzit e thjeshtë mund të humbnin edhe shtëpitë ndërsa sipërmarrësit bizneset. Ja dhe shpronësimi i dytë.
–Në këto kriza të natyrës ekonomike të miksuara me ato ushtarake, pra në një kaos total, ku në thelb klasa e mesme është e ekzektuat dhe pa prona, ata që kanë rezituar jetojnë në errësirën dhe mungesën e energjisë, atëherë zgjidhja green edhe pa prona, ja që na rikthen në një lloj mirëqenie. “Prandaj flitet nuk do keni asgjë, por do të jeni të lumtu”. Sepse pikërisht njerëzit do të shohin më në fund “skeni parë gjë akoma-n” se cfarë qenka. Në këto kushte heqja dorë nga të drejtat themelore, privacy, etj., do të duken asgje ndaj komfortit. Dhe ky është shpronësimi i tretë.
Pra sic është projektuar, shpronësimet nuk do të jenë me forcë a me ligj, por kushtet do t’i cojnë njerëzit që të heqin dorë nga gjithcka për komfortin e humbur. Prandaj nuk pritet as parashikohet nga “The Great Reset”, shpronësimi koativ, ose me forcën e ligjit, projektuesit e saj nuk janë as naiv e as budallenj të ndërsejnë masat. Janë masat që do të kërkojnë të përqafojnë realitetin e ri. Një realitet që në shumë forma e në vende të ndryshme është dhe po eksperimentohet në sektorë të caktuar prej kohësh. Psh Italia, eksperimentoi të ashtëquajturin “Reditto di Cittadinaza”, Kanadaja Gjithashtu me Politikat Sociale, rri në shpi e bëj ca të them unë se për buk sdo të vdesësh se të jap unë.
Shumë persona nuk do të ishin kundra kësaj zgjidhje, madje e kërkojnë vetë atë. Globalizmi ka kohë që punon në këtë drejtim, vecse nuk ka pasur mundësi ti ushqej të gjithë. Dhe smund të jetë ndryshe, as me Revolucionin Green, normalisht logjika ta do, që do ketë nga ata që do trajtohen më mirë nga “Perëndia Jeshil”, dhe do ketë nga ata që do i jepet thjesht mbijetesa, kjo sipas Meritokracisë apo pikëve green në Skedën sociale të gjithkujt. Edhe ky fakt i fundit nuk ka pse të konsiderohet si dicka me forcë, gjithsecili mund të shkëputet nga “Perëndia Green”, por sa mund të mbijetoj ai në një shoqëri tashmë të transformuar në këtë drejtim? Prandaj të vetmit që në fund do të gëzojnë janë ata që kanë aq mundësi ekonomike, saqë të përballojnë kostot e transformimit Green, pa u shpronësuar.
Së fundmi mbetet për tu thënë që këto janë kokluzione duke e trajtuar Rivendosjen e Madhe sipas një qasje multidisiplinore, duke ndërthurur koncepte dhe paradigma nga ekonomia tek e drejta. E kështu duke kaluar tek ato të shkencave politike dhe sociologjike, panorama që eventualisht do ta përjetojmë pak e nga pak do jetë ajo e një realiteti elitist distopik.
Pra nëse goditet prona si koncept dhe në praktik, pra nëse ky është qëllimi, atëherë të gjitha sa kam më lartë përmendur janë mëse të verifikueshme.
Nëse Rivendosja e Madhe nuk ka si qëllim fare të godasë pronën, por do të gjej një mënyrë që gjithsesi ta ruaj dhe ta mbroj atë, (por këtë nuk na e ka thënë), atëherë disa nga konkluzionet nuk do të ishin kaq distopike dhe cfare eshte shkruajtur me lart eshte thjesht një ëndërr e keqe…. tamam si ajo e flamës
Bledar Dika

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *