Home

Lajme

Kasam Shaqirvela – KONICA NË SYRIN E ATYRE SHQIPTARËVE ME TRU TË SHPËRLARË

No Comments Argëtim Letersi

Kohën e fundit shpesh po dalin tema shumë të ndijshme por të shtruara në vende jopërkatëse, këtu në internet porse interneti nuk është një tryezë shkencore edhe mendimet dhe pikëpamjet e individëve nuk mund të jenë me relevancë, aq më pak nga ata individë që i japin mendimet e tyre nga këndvështrimi i animit partiak, krahinor apo ideologjik,,.Shkenca nuk i duron ngjyrimet madje as nuancat e të tyre … sepse atëherë nuk do ishte shkencore, do të ishte tendencioze… dhe jo vetëm kaq…!?
Pra kjo temë, e nderuara mike, është e mirë për ta trajtuar në tryeza shkencore ku duhet të marrin pjesë studiues të paanshëm të letërsisë, historisë dhe gjeopolitikës, në përgjithësi dhe të tillë njohës të thellë të veprës së Konicës, asaj letrare, filozofike, politike shtetërore e atdhetare në veçanti. Për të kuptuar mes rreshtash atë që thanë njerëzit e mëdhenj të kombit shqiptar duhet të kesh minimumin e domosdoshëm në veten tënde:
1.Dijen e meritueshme dhe të thellë shencore dhe
2.Boshtin që thirret shqiptarizëm për të cilin ti mbahesh vertikal në udhëtimin tënd jetësor.
Teoritë popullore bashkë me regjimet popullore burimin e kanë në krojet lindore-sllave …akëcili që piu ujë nga këto burime nuk i solli të mirën popullit të vet e aq më pak ata të popullit shqiptar, qoftë ai që punoi në prodhimtari-ekonomi, qoftë në shkencë, qoftë në politikë; edhe atë që nga rëngu më i ulët deri tek ai më i larti që pati në hierarkinë shtetërore. Të vetmet në botë janë burimet lindore që duke menduar se shuash etjen ata të bëjnë larjen e trurit madje dhe shpërlarjen e ndjenjës kombëtare….?! Të gjithë ata figura të shquara shqiptare që manifestuan shqiptarizëm…nuk u trajtuan dhe nderuan meritueshëm nga asnjëri regjim, prej formimit të Shtetit Shqiptar(Shqipërisë Londineze) e deri më sot…Të keqen shqiptarët e kanë brenda vetes së tyre…dhe këtë domosdoshmërisht duhet ta heqim prej vetvetes ata vetë..!
Figurat që punuan për qenien e kombit shqiptar, si Konica me shokë, janë figura madhore kombëtare, janë personalitete pozitive! Ai që i sheh dhe i konsideron si figura negative, ai jo që nuk e sheh realitetin shqiptar esull por truni i tij i shpërlarë ka pësuar katarakt dhe ashtë invertuar; logjika e tij ecën me kokë përtokë e këmbë për qielli.
Të paktën a nuk e kishte thënë dhe Konica i madh qysh më atëherë se, citoj: “Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë.”
Dhe tjetra,” ”
 Kasam ShAQIRVELA

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *