Home

Lajme

Selim Kurti – Vaksinat me mARN nuk mund ta ndryshojnë ADN-në tonë

No Comments Shendetesi

Alfredcakistet do te vazhdojne te zukatin si gjinkallat: panderprerë, dimer verë – per komplotin e madh te Iluminatit; “specialistet e mbaruar” te mjekesise alternative do vazhdojne te kendojne himnin e hudhres e te rakise; “ekspertet” e homeopatisë do ta ngrene edhe me lart kultin e qepes; mjeket popullore do te shpikin ndonje koktejl te ri barishtesh te egra qe ben mrekullira.
E megjithate, asgje dhe asnjehere – nga “profecite” e tyre – nuk do te permbushet dhe, siç eshte deshmuar çdo here tjeter, shpjegimi shkencor dhe mjekesia do ta thone fjalen e fundit.
Nderkohe qe alternativistët – te paskrupull deri ne marrezi – do te kene shpikur ndonje alibi “gjeniale” per deshtimin e tyre …
Ja shpjegimi shkencor: i qarte, i paekuivok, i studiuar e konfirmuar ne laboratoret e botes mbare, bindes.
Jane, se paku, dy arsye pse nuk mund te ndodhe modifikimi i gjenomes sone per shkak te pranise se mARNA-se virusale (injektuar nga vaksinat) ne qelize:

  1. “Vendi i punes” se mARN-se eshte citoplazma e qelizes, ndersa “mbreteresha” ADN gjendet ne fronin mbreteror brenda berthames, qe eshte e rrethuar – si keshtjellat mesjetare – me “mure” te fortifikuara, pra, prej nje membrane te dyfishte.
    mARN-ja nuk mundet te hyje ne berthame dhe ADN-ja qelizore dhe mARN-ja e vaksines nuk gjenden kurre bashke.
    Qe mARN-ja te mundej te modifikonte ADN-ne, do te duhej qe te ndodhte procesi qe quhet transkriptim (kopjim) i kundert, pra nga vargu me renditje te percaktuar i mARN-se te sintetizohej vargu perplotesues (komplementar) i ADN-se; me pas, ky varg te dyfishohej e kesisoj te lindte nje cADN, ose ADN komplementare.
    Mirepo, qe te ndodhe ky transkriptim atipik, nevojitet se s’ben nje enzime kyçe: transkriptaza reverse (e kundert). Njerezit – per fat – nuk e kane kete enzime, keshtu qe procesi thjesht nuk ndodh.
    E mbartin – fatkeqesisht – disa viruse, midis te cileve HIV-i i SIDA-s, por jo Coronaviruset ku ben pjese SARS-CoV-2.
    Viruset e familjes Coronaviridae permbajne ARN nje vargore te tipit “sens pozitive”.
    Çfare do te thote kjo?
    Kjo do te thote se mARN-ja sens pozitive e virusit SARS-CoV-2, pasi futet ne citoplazmen qelizore, fillon menjehere “zanatin” e vet: shprehjen e informacionit te saj gjenetik, pra kodifikimin e proteinave ne saje te translatimit ose perkthimit te ketij informacioni ne kahun “mARN —> proteine”.
    Ky lloj ARN-je nuk ka nevoje te transkriptohet mbrapsht, pra te kthehet ne ADN.
    mARN-ja e vaksinave ben te njejten gje: sapo mberrin ne citoplazme, fillon menjehere perkthimin ne proteinen virusale Spike (qe do te nxise imunitetin).
  2. Argumenti i dyte ka te beje me qendrueshmerine e molekules se ARN-se, pra me “jeten” e saj apo me kohezgjatjen e pranise se saj ne qelize.
    Ne rastin me te mire, nje molekule ARN-je nuk mund te mbijetoje per me shume se 10-14 dite, sepse i nenshtrohet shperberjes se pameshirshme te saj nga ana e enzimave te citoplazmes.
    Per shkak te perdorimit te acidit nukleik dhe jo te pjesezave te virusit apo proteinave te tij, vaksinat moderne qe perdorin mARN-ne, kane me pak komponente shtese, se sa vaksinat klasike.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *