Home

Lajme

Abdi Përgjegja – Shtatë vjet pa të madhin Tonin Tërshana

No Comments Argëtim Letersi

Nganjëherë
dëshirën me shkru,
duhet thellë në shpirt
me e nry.
N”gjalje
s’ta kushtuam nji varg,
e Ti veç këndove
e qeshje me sy.

Ndoshta
ma parë duhet me dekë,
për me t’kujtu se tanë jetën bane art,
e vetëm pak pa dhanë shpirt
t’dhanë një shpi.
Me ta pagu fëmijtë
për pesëdhjetë vjetë…!

Nesër
n’funeralin tan
kanë me ardh shumë vetë,
e plot s’kanë me mujt me ardhë,
ndoshta ata që të deshën aq fort n’jetë,
e n’dashni patën ra
me zanin tand.

Nganjëherë,
dëshirën me shkru
duhet me e nry !
Ma mirë një kangë Tanën,
edhe keq me këndu.
Muzikën si me kenë
vetëm me vërshlly.

 @ Miku Artit 

Shkodër.23.09.’15.

Brimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *