Home

Lajme

Edlira Llukacaj – Vendimi është totalisht politik

No Comments Lajme Opinion

Pa e zbërthyer aspak juridikisht vendimin për mbylljen e kolegjit M. Ersoy (i paraprirë nga vendimi për mbylljen e kopshtit Zubejde Hanim pak a shumë për të njëjtat “arsye”), pa iu futur aspak debatit a janë shkollat e gylenistëve, e as të cilësisë arsimore që kanë ofruar këto shkolla ndër dekada…
Pa hulumtuar aspak në qasjet e Ramës ndaj politikave erdoganiste,
E po ashtu pa mbajtur anë aspak (personalisht jam njëlloj e distancuar me çdo “lidership” që e merr pushtetin nga feja, qoftë ai lëvizje sociale arsimore a politike!)
Fakti që këto institucione mbyllen vetëm 2 javë pas hapjes së vitit arsimor, përveçse paaftësi në manaxhimin e sistemit arsimor, që ka në fokus nxënësin e jo licencën (që Min e Arsimit qëllimisht ia ka zvarritur këtyre institucioneve)
Ka edhe një ligësi të shtuar!
Një ligësi ndaj nxënësve e prindërve shqiptarë, që ndëshkohen 2 herë.
Meqenëse vendimi është totalisht politik
Mund të merrej më parë, a mund të shtyhej
Administrimi i shkollave mund ti kalonte përkohësisht një subjekti tjetër a ministrisë së arsimit
A mund të sigurohej një proçedurë e pêrshpejtuar për zgjidhjen e problemit.
Se para “qejfit” të Erdoganit, kishim besuar se vjen interesi ynë, i nxënësve shqiptarë e i shtetit të së drejtës!
Po proçedura e stili i saj tregon pikërisht të kundërtën!
Aq më tepër kur disa e argumentojnë “fyerjen” e Erdoganit me mos-inaugurimin e xhamisë “legjendare” të Tiranës, ndaj po e marrin “me të mirë”…
E nëse qeveria jonë është aq e etur për një xhami, sa mbyll shkolla e nxjerr në rrugë nxënës e personel shqiptar,
Faleminderit, po nuk e dua!
Nuk e dua xhaminë e mentalitetit që mbyll shkolla!
Pasi nesër, për një devijim interesi, nuk ka për ta kursyer as atë xhami… e as shumë institucione të tjera!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *