Home

Lajme

Skender Lazaj – O ZOT PSE ME VE NE PROVE

No Comments Argëtim Letersi

Ca hapa ndalin para meje
një zë dëgjoj në gjuhë të huaj
Një fëmijë kërkon t’më marr leje

  • mund të thithë nga cigarja juaj-?!

Hutimi më pushton të tërin
dhe në çast më ikin dyshimet
Shtati përkonte me zërin
ish fëmijë në të gjitha kuptimet.

O Zot pse më zgjodhe mua
kur s’mund të zgjedh, dhe k’të e dije
Unë mund të luftoj me një dragua
por jo ti jap helëm një fëmije.

Ndaj teje s’mund të bëj mëkat
të jap të thithësh prej cigares sime
Sepse SIDE- ën kam në gjak
e zemra s’m’i nxë të tilla krime .

Avitej përreth tymit – shtjellë
(dukej se përbrenda klithte)
Lëshuar shqisat nëpër erë
nikotinë mundohej të thithte.

Në lëkurën time, cigaren ta shuaj
le të digjej e shkrijë si qiriri në kishë
Se dhimbja për atë fëmijë të huaj
është më e fort se diegia në mish.

Skender Lazaj Trebeshina

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *