Home

Këngëtar shqiptar

Dua Lipa

Dua Lipa (lindur më 22 gusht 1995) është një këngëtare tekstshkruese\shqiptare, që jeton dhe vepron në Londër, Angli.[2] Karriera e saj muzikore filloi në moshën 14 vjeçare, kur filloi të publikonte kenge cover nga artistë të tjerë në YouTube. Në vitin 2015, ajo u nënshkroi me Warner Music Group dhe së shpejti lancoi këngën e saj të parë. Në dhjetor të vitit 2016, një dokumentar rreth Lipës ishte autorizuar nga revista The Fader, titulluar See in Blue(nga anglishtja SHIKO NE BLU).

Në janar të vitit 2017, ajo fitoi çmimin publik të zgjedhjes EBBA.[3] Albumi i saj debutues qe mbante edhe emrin e saj Dua Lipa doli në treg më 2 qershor të 2017. Albumi u vleresua shumë mirë nga kritikët, dhe u pozicionua në vend të pestë në toplistën zyrtare të albumeve në Angli dhe gjithashtu u bë pjesë e listës së gjatë të billboard top 200 albums charts. Madje një ditë pas publikimit të albumit, ai u pozicionua në vendin e parë në iTunes në Angli.[3]