Home

Këngëtar shqiptar

Kida

Orhidea Latifi (lindi më 21 dhjetor 1997) është këngëtare kosovare e njohur si Kida.[1] Ajo jeton në Prishtinë me prindërit e saj, ku gjithashtu kalon shumicën e kohës duke punuar.

Më datë 11 Janar 2014, Kida publikon videoklipin “Murder”. Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Soulkid (Uki Latifi), ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Kida u be fillimisht e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX dhe videoklipi i “Murder” ka skena pikërisht nga ky koncert.

Më datë 27 Prill 2014, Kida publikon videoklipin “Rikthejm Na”, në bashkëpunim me Mc Kresha. Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga BimBimma, Mc Kresha, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films. Me këtë këngë, Kida u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2014 (2014), Kosova Fest 2014 (2014), SVFM 2014 (2014).