Home

Këngëtar shqiptar

Mc Kresha

,

MC KRESHA

Vendlindja: Mitrovicë Jeton dhe vepron në Mosha: 32 Vjeç Ditëlindja: 05 Shtator 1984 Shenja e Horoskopit: Virgjeresha Këndon kryesisht: Hip-Hop

Mc Kresha është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Kreshnik Fazliu i cili ka prejardhjen nga DRENICA i njohur me pseudonimin Mc Kresha këngëtar i njohur Kosovar me prejardhje nga qyteti i veriut të Kosovës, Mitrovica. Dy këngë të njëpasnjëshme të lansuara gjatë këtyre muajve, e kanë bërë rep-këngëtarin “Mc Kresha” një ndër më të kërkuarin në ditët e fundit. Këngët e tij “Lej Flleshat” dhe bashkëpunimi me anëtarin e grupit “TDS”, “Dr Mic” me këngën “Lyrical WarFare” janë ndër këngët më të dëgjuarat në radio dhe televizionet tona. Mc Kresha thotë se është i kënaqur me suksesin e dy këngëve. “Lej Flleshat” është një këngë që është popullarizua ma shumë sepse ka dal më herët në internet, por edhe kjo tjetra është duke ecur shumë mirë. Kënga “Lej Flleshat” është punuar në studion e Enis Preshevës ndërsa “Lyrical WarFare” në studion e Genc Prelvukajt.Por keto dy kenge nuk jane sukseset e vetme me te cilat eshte karakterizuar Mc Kresha gjate kesaj vere.”Souljah” eshte nje bashkepunim mes Mc Kreshes Lyrical Son dhe nje djaloshi te ri i quajtur Noga emri i te cilit eshte Agon Abdullahu. Bashkepunim tjeter ka pasur edhe me kengetaren Leonora Poloska me kengen “Kush o mama”. Beri bashkepunim edhe me shum artist te tjere ne kengen “Lil Samee” dhe se fundi kengen “Delicius” me kengetaren 17 vjqare qe sapo preku ne estraden tone Dafina Rexhepi. Poashtu doli ne shitje albumi i tij “Patikat e mija”.Ky album eshte i ndare ne dy pjese pjesa e pare ka dalur ne shitje gjate kesaj vere ndersa pjesa e dyte pritet te dale gjate stines se dimrit ne ket vit.MC kresha tha ne nje emisjon se tanime ka vendosu ti beje nje pushim vetes pas gjith ketyre kengeve te realizuara gjate kesaj vere…

PASAPORTA: Emri dhe mbiemri: Kreshnik Fazliu Gjatësia: 1.93cm Pesha: 104kg Ngjyra e syve: Gjelbërt Ngjyra e flokëve: Kafe Ushqimi i preferuar: Pula Muzika e preferuar: Hip-Hop Këngëtarja e prferuar: Mary J Blige Ngjyra e preferuar: E kuqe dhe e gjelbërt Sporti i preferuar: Futbolli Sportisti i preferuar: Steven Gerrard Hobi: Futbolli, muzika Stili i veshjes: Hip-Hop