Home

Lajme

Vullnet Mato – NËNË, NUK JEMI ATY KU NA LE!

No Comments Argëtim Letersi

Nënë, ti ishe një degë e bukur shege,
që lëshove me dhjetëra lastarë të ri,
pas gjashtë bijve dhe bijës së vetme,
disa nipër e mbesa, çelën në vijimësi.

Tani ne ikëm nga shtëpia, ku na le,
portës së madhe i vumë llozin me dry.
Ikëm drejt perëndimit, si një tufë re,
era e emigrimit na shtyu, vetëm aty.

Miellin e hëngrëm, bashkë me krundet,
lamë vetëm një thes koçanka misri, pas.
Ikëm pasi dhe ullinjtë filluan të shkunden
nga kusarët e natës me shkopinj të gjatë.

Ikëm nga sytë këmbët, në të fatit në lojë,
pa ditur mirë, ku hedhim gjurmët rënda,
mjafton, për krahët tanë, të kenë nevojë,
të mbrehemi si qetë, nëpër parmenda…

Parmendën tonë, do ta punojnë arabët,
sirianët dhe afganët, për një copë bukë.
Ne s’nxorëm dot gjë, për gjithë lastarët,
Aty ku vemi, mbase del dhe diçka për lugë.

Ti nënë, nga qielli mund të na ndjekësh,
duke na dhënë uratën, për këtë fat të ri.
Besojmë ke qiellin, xham të videotekës,
të na mbrosh gjithmonë nga çdo fatkeqësi.

Po të lajmërojmë ta dish, se ne nuk jemi,
në atë copë truall të shenjtë, ku ti na le.
tani shumica e atdhetarëve të këtij vendi.
shkojnë jashtë kufijve, jetojnë pa atdhe.

Valixhet i mbushëm, me rrobat e trupit
dhe me pak biskota, pa peshë të rëndë,
morëm gjithçka mbajnë muskujt e supit,
kemi lënë në vendlindje, vetëm varrin tënd…

Burimi/Facebook

Kastriot Dervishi – “E dogji kosovari”

No Comments Argëtim Histori

Nuk ka test më të mirë për të provuar karakterin antikombëtar të regjimit të E.Hoxhës, sesa keqtrajtimi që u bëri shqiptarëve nga trevat shqiptare në Jugosllave, të cilin vinin në Shqipëri dhe çamëve. Në gjuhën e regjimit, të parët quheshin “emigrantë jugosllavë”, ndërsa në të folurën e popullit si kosovarë, pavarësisht se nga çfarë visesh vinin ata. Një fat të keq pati edhe i riu Shuaip Isa Hoxha (Hoxhiq), nga një fshat afër Tivarit, i cili u burgos në moshën 24 vjeçare në vitin 1954 dhe u lirua në vitin 1991 kur ishte 61 vjeç. Pasi doli në vitin 1973 nga burgimi i parë, e dërguan për të punuar në fermën e Tepelenës. Këtu nuk ndenji më shumë se dy vjet sepse e arrestuan duke e akuzuar për diversion, e më pas shtuan për agjitacion e propagandë. Gjithë ngjarja ishte se barin e pastruar e dogji, por era përhapi flakët. Kjo ngjarje aksidentale, pa asnjë qëllim, me mallkimin “e dogji kosovari”, i dha një dënim të dytë me 20 vjet heqje lirie. Shuaipi nuk pranoi asnjë nga akuzat që iu bënë, duke i quajtur falsifikime. Ardhjen në Shqipëri e pagoi me tre dënime duke vuajtur plot 34 vjet, 7 muaj, 2 ditë.
(Foto e kohës kur hyri për herë të parë në burg)

Burimi/Facebook

Miho Gjini – DRITAT E PËRTEJË DETIT

No Comments Argëtim Letersi

Kujtime:
Fëmijëria jonë qe e zhytur në errësirë! Njihnim vetëm kandilin me vaj dh llampat me vajguri. Dhe gëzimi ynë ndriste sa herë vinte mbrëmja dhe shihnim se si llamburisnin dritat përteja detit. Aty ndodhej ishulli GREK i Korfuzit, i mbuluar edhe nga “misteri i mrekullive”,që nuk mud të thuhej me “zë të lartë”. Se qe gati edhe syrgjynosja nëpër burgje. E ndaluar, e rezikëshme dhe po kaq e mistershme. Ama dritat prej andej vinin shumë të qarta. Bile ne fëmijët, hypur mbi ndonjë ulli, mbi ndonjë shkëmb breg-anëdeti, vështronim edhe dritat e makinave, kur mbrëmja qe e qëruar nga retë. E dukeshin si të pikturuara në të bardhë a lyer me gëlqere të freskët dhe murret e shtëpive, poshtë çative të kuqe-flakë, që ndrisnin edhe ato, nën rezatimet e përhershme të dritave. Bile edhe kur kishte hënë të qëruar a gjysmë hënë, në trajtën e drapërit…
Mësuesit e shkollës na kishin folur se , që nga limani i Bunecit detarët tanë venin e vinin nga Korfuzi, tok me piqerasiotët,-burra, gra e fëmijë,-për të bërë pazarin e javës, të muajit a të vitit. Sejcili me varkën tij, të vogël a të madhe, sipas takateve që kishin në atë kohë. Që ne të vegjëlit i quanim “felluka”.Po kjo gjë i përkiste të kaluarës “së hidhur”,-sikundër thuhej , sepse, pas “çlirimit”, ky ishull kaq pranë nesh u shpall “i ndaluar” dhe se i përkiste “një vëndi armik, që na kishte si”halë në sy”. Dhe qe një periudhë, kur ne fëmijëve nuk na linin të laheshin as në det e Buneci ynë u shpall si “zonë kufitare” dhe aty u vendos dhe posta ushtarake. Megjithatë, ne fëmijët “e pabindur”, zbrisnim nga fshati në det që të laheshim fshehurazi, nëpërmjet monopateve e ferrave që na gjakosnin këmbët, gjerisa na zunë ushtarët e ashtu lakuriq si ishim , me bile përjashta, na rrahën e na shpune në postën kufitare, ku na hodhën në kokë nga një gotë alumini me vajguri, aqsa Koçi i Meme, vuri ulërimën, prej vajgurit që i vajti në sy… Pastajë na dhanë nga një shkelm bythëve, për të mos shkelur më anës detit, që tani rruhej edhe me patrulla ushtarake ditën e natën. Qyshkuri disa djem sarandiot, notar të zot kishin ikur me not gjer përteja, në ato brigje të ndaluara.
Mirëpo, edhe pse ana e detit u mbush edhe me bunkerë, sa një shtëpi një katëshe, ku futeshin edhe topa të kalibrit të rëndë, ne do të zbrisnim deri këtu, përsëri fshehtazi, duke lënë roje, mbajë ndonjë shkëmbi a ulliri që të vëzhgonte nga ana e postës kufitare. Dhe kështu, do të rriteshim pak e nga pak, me trimëri e frikë bashkë, derisa dy ngjarje të mëvonshme do të na stepnin e do na tmerronin. E para, do të qenë arrdhjet e Golit e Prifte nga Korfuzi, disa herë, që mori së fundi , edhe familjen e tij, gjatë viteve 50 të shekullit të kaluar, -një akt që na dukej “i madhërishëm” për trimëri e guxim, por që na mësoi edhe fjalën “diversant”, prej mësuesit të shkollës, që nuk e kishim dëgjuar më parë! Ngjarja e dytë, ishte ajo e grupit të piqerasiotëve që donin të aratiseshin në vitet 70 e i zunë në mes të detit , duke lebetitur të madh e të vogël, në gjithë bregdetin, sidomos kur i xarrisën nëpër sheshet e fshatrave, për të rrëfyer se “kështu do ta pësonim që të gjithë ne , po të guxonim të venim me notë përteja detit”!
I njihja prej vitesh fëmijët e edukuar të Manolit e të Vitos e Laske, qysh kur ata jetonin në Tiranë e vazhdonin shkollën e mesme, që nga më i madhi: Tasua, Nora, Romeua dhe Andoni që vinte më i vogëli. Po edhe kur Manoli, shoferi i antarit të Byrosë Politike Hysni Kapo, doli në pension, ma kishte ënda ta dëgjoja fjalën e tij të mënçur e të shtruar, dimrave, në odën poshtme pranë oxhakut, tek Vitoja na hidhte raki e shtynte drutë e zjarrit, ndërkohë që jetesa qe varfëruar e biseda sikur shterrte, nga një “dimër tepër i gjatë” në këtë fermë bujqësore, pa një bagëti pranë, kur gjithçka e kishte shteti e Vitos i duhej që të delte vetë edhe për shkarpa, që të kishte edhe ndonjë dru t’i hidhte zjarrit. E dëgjoja këtë njeri që fliste me shumë humor edhe për gjëra të mëdha të asaj kohe, mu në “koqe të syrit”,-si e thonim në atë kohë të mjeruar…Ndërsa tani, ndodhem në odën e sipërme me pamje nga deti, që Andoni i ka dhënë një tjetër pamje , në vitet e pasme të demokracisë, kur nuk i arritën këtyre ditëve as Manoli e as Viktoria që mblidhte shkarpa në dimër në vënd që të mblidhte ullinjtë e saj, po të paktën i mbeti emrri i saj mbi derën kryesore të tavernës. Gjë e bukur, që fliste aq shumë, pa folur fare! Rasti e solli që të veja e ta gjeja Andonin edhe në një tavernë greke, në Lutraq-Korintho të Greqisë, ku punonte si kuzhinjer,-i vetmi profesion që mësoi kur qe në Tiranë. Dhe tani jam duke pirë një kafe i qetë, në “Tavernën Viktorja” të bashkëfshatarit tonë Andon Laska e vështrojë herë Andonin,-njerin nga ata që i zunë në mes të detit e i torturruan dhe, herë Korfuzin, ku kam mundur të shkoje tre herë tani, pas 50 vjetësh. E vështroj Andonin, tanimë të mplakur thuajse e që rastisi të veja e të vija edhe unë nga ishulli grek, pikërisht nga ai ishull që ëndërronte të shkonte dikur, ky njeri, me një sajesë primitive. Dhe që tani kishte shkuar me tragetin më të shpejtë,-si qytetar i lirë,-për të blerë harxhet e tavernës së tij, ku mund të gjeshë , edhe “qumësht dallandysheje” po të duash, edhe pse krizat e pandemitë edhe andejë kanë bërë punën e tyre.Eshtë pikërist ky njeri i guximshëm që atëhere u nisë me një gomone të improvizuar, bashkë me tre të tjerë, duke patur për busull dritën e hënës e dritat përball, në bregun e përtejmë. Gjithkush i habitur, se si mundej ta bënte këtë “proçkë” edhe djali i shofrit të Hysni Kapos, Manol Laska, një komunist i vjetër!? Po i biri kishte thënë botërisht, i bindur tanimë se “shqipëria nuk bëhej më” dhe e kishte marrë me sy rezikun, burgun e gjithë jetën e tij të re! Po ama, ja tek ishte, në një realitet krejt tjetër, si kishte bërë edhe burgun, tashmë pronar i një taverne që mba emrrin e nënës së tij, Viktorja. Veçse ngjarja e hidhur nuk i hiqet nga mëndja! Me enigmen ende të pa zbuluar , se kush i spiunoi, nga doli fjala që ata do t’i zinin në mesin e detit, kur ëndra drejtë lirisë qe gjysmë e krryer?! Disa vite më vonë, do të mësonin se ,edhe “informatori” qe vrarë në një tentativë arratisjeje nga ana tokësore me Greqinë, shpresëhumbur edhe ai, ndofta edhe i penduar për “veprën” që bëri!
Si në një film rrënqethës, që i ngjan aventurës më të bukur në botë që nuk mundi dot të realizohej….Mezi i kishin siguruar ato kamardare kamjonësh, i kishin lidhur me listela dërrasash në “përroin e Katunishtës” e, pasi sajuan njëfarë trapi primitiv, me katër kupi, u varën poshtë “përroit e Hoxhe”, dolën në “Mirofshat” në orën 11 të mbrëmjes dhe, paspak do të niseshin drejte atyre dritave të përtejme, me dritën e hënës mbi krrye dhe me zëmrat që u rrihnin me forcë,,,Dhe nuk kishin bërë as 5 milje udhë detare në ato dy orë shprese e ëndrrash të mëdha, u dukën kërcënuese dritat e një projektori verbonjës, të anijes patrulluese që po afrohej përball tyre . A thua se nga malet e Vetëtimave, shrepën rrufetë qiellore, rranë mbi katër “Lisat e Bregut”, i verbuan dhe u’a çanë përgysmë zëmrat!I zunë e u hodhën hekurat, duke i lidhur me një zinxhirë që të katërt, mbi valët e qeta të detit të mesnatës, nën hënën kërre e pëball atyre dritave të lakmuara përkarshi tyre, që ishin afruar e ndrisnin edhe më shumë.Paskëtaj, do të niste, “udha e skëterrës”, me rrahje barbare, gjersa i shpunë në Sarandë , ku torturat do të vazhhdonin përsëri, për t’i rikthyer të lidhur me hekura e zinxhira në të gjitha fshatrat e Bregut, ku qenë përgatitur spektaklet e demaskimit publik, ku nuk do të mungonin as inskenimt e përballjeve me “armiqtë”, për të thënë, me zë të lartë se: “Kështu do ta pësoni të gjithë ju, po guxuat, or të mjerë, të hidhni edhe sytë nga DRITAT E PËRTEJME!”
E ndjera nëna ime, që e donte aq shumë Viton e Laske, nuk do ta besontë kurrë se i biri, vet i katërt do të kapej e do të hiqte “të zitë e ullirit”, midis bregut tënë e bregut të përtejmë, ku,-sipas legjendës së Shën Spiridhonit,Ai i shpëtonte të gjithë notarët e lodhur, po dhe varkat e vjetëra që u hynte uji brënda dhe kishin probleme mbytjeje në këtë ngushticë.Po kjo nuk do të ndodhte në rastin e këtyre djemëve trima që morrën parasysh edhe fundin e tyre tragjik për të parë dritat e këtij qyteti, ku e kishte kishën, bile edhe kasën e vdekjes Shënjtori në fjalë.
Dhe ,sa i’a rrëfeva këtë histori gazetarit Dilaver Baxhaku, që ishte disa ditë mysafiri im vitin e kaluar, shfaqi dëshirën të ftonte mua me Arëzën, për një darkë, në tavernën e këtij njeriu, i cili kishte ngritur jo shumë largë meje biznesin familjar më të mirë të Bregdetit, si Master Scef që ishte, bashkë me të shoqen nikoqire, Margaritën e Gjine dhe të birin. Që po e frekuentonin me shumë kënaqësi edhe turistët e huaj, që sa vente e shtoheshin ngaherë në fshatin tonë, pa dyshim edhe me drita si ata përball nesh!Gazetari veteran , që e njeh mirë guzhinën italiane e atë greke, e pa të udhës se as që duhej përmëndur fare, tek ky artist i kulinarisë e Zotëri nga pamja, se ç’farë i kishte ndodhur në këtë “ngushticë të mallkuar”, ku ,-në të kundërtën e thënjeve të atij shënjtori,-janë mbytur edhe me dhjetra anije e varka me njerëz të pafajshëm,bile edhe notarë të zotë sarandiotë,- shumë vite më përpara tragjedisë së Otrantos,- të “verbuar” gjithmonë edhe nga “dritat e përtejme”!
Athinë, më 6 korrik 2022

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i lule dhe natyra
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Burimi/Facebook/Autori

Qemal Zylo – Modeli i shembullit te qendreses dhe durimit per te gjithe qeniet njerezore.

No Comments Argëtim Histori

Sigurisht ky në foto është nder personat më të shquar të historisë amerikane e boterore dhe emri i tij është i njohur, por jo shumë e dinë perse. Me poshte pi shellim disa fakte:
Ai ka lindur në vitin 1809.
Në vitin 1816, në moshën 7-vjeçare, u detyrua të punonte sepse familja e tij ishte dëbuar.
Në 1818, ai humbi nënën.
Në 1828, ai humbi motrën.
Në 1831, ai hapi biznesin e tij të parë dhe falimentoi.
Në 1832, ai ishte kandidat në zgjedhjet legjislative dhe humbi.
Në 1833, ai mori para hua për të hapur një biznes tjetër dhe falimentoi përsëri.
Në 1835, ai takoi një grua të mrekullueshme. Bie në dashuri me të, ata fejohen dhe ajo vdes.
Në 1836, ai ka në një periudhë të errët të jetës së tij: bie në depresion të thellë.
Lëngon i shtrirë në shtrat për 6 muaj rresht. Por ai ngrihet. Ai ngrihet dhe në të njëjtin vit të 1836 ai kandidon në zgjedhjet legjislative dhe humbet përsëri.
Më 1840 u paraqit si elektor; ai humbi.
Në vitin 1842, ai takoi gruan me të cilën do ta ndante vetëm vdekja. Ata dashurohen, fejohen, martohen dhe bëjnë 4 fëmijë dhe humbasin 3 (tre).
Më 1843, ai ishte kandidat për në Kongres dhe humbi.
Në 1845, ai u shfaq përsëri në Kongres dhe humbi përsëri.
Në 1850, i vdes djali.
Në 1854, ai kandidoi për Senat dhe humbi.
Në 1856 kandidoi për zëvendëspresident, nuk mori as 100 vota.
Në ’58, ai kandidoi përsëri për Senat dhe humbi përsëri.
Dy vjet më pas në vitin 1860 ABRAHAM LINCOLN u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai u zgjodh për dy mandate (u vra në fillim të mandatit të dytë.) Ai ishte një nga Presidentët më të respektuar dhe me me ndikim në historinë e Shteteve të Bashkuara.


Pas heronjve gjithmonë duhen parë prapaskenat e mundimeve. Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i motos Kurrë, Kurrë Mos u Dorëzo!

Burimi/Facebook

“Ata sy të akullt prej krimineli nuk kam për t’ i harruar kurrë”, u dënua me vdekje në 1990- ën, shkodrani denoncon Qemal Lamen

No Comments Lajme Opinion

Unë jam Sokol Drrasati. Më 23 dhjetor 1990 jam akuzuar për veprimtari armiqësore, organizim të protestave të dhunshme me qëllim rrëzimin e pushteti popullor me dhunë dhe diversion ideollogjik. Dhe jam dënuar me vdekje.

Drejtues i grupit hetimor në atë kohë ka qenë Qemal Lame. Torturat që më janë bërë mua dhe shokëve të mi Paulin Gjompali, Hysen Kullolli, Zamir Faja, Ardian Rragami, Paulin Ndosha, Sokol Ndoja, Zef Colombi, Roland Prela, vëllezërit Haxhi, Artur Meshi, Gjovalin Paplekaj etj., etj., e mbi 400 të rinj shkodranë që u arrestuan ato ditë, variojnë nga torturat më çnjerëzore,

1-Fikja e cigareve në pjese të ndryshme të trupit.
2-Rrahja me bishta lopatash brinjëve gjersa thyheshin.
3-Goditja e gjymtyrëve të poshtme me shkopinj gome.
4-Futja në rreth dhe goditje në seri nga grupi i sampistëve.
5-Dhuna psikologjike duke filluar me dënimin me vdekje si dhe internim të familjes.

Mbi trupat dhe mendjet tona janë edhe sot shenjat e dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga grupi hetimor ku kryesues ishte Qemal Lame. Shkodra e njeh mirë Qemal Lamen. Ai erdhi në Shkoder në janarin e 1990- ës duke hetuar këdo që arrestohej apo thjesht ndalohej në atë periudhë për shkaqe politike.

Emrin e tij e kam dëgjuar për herë të parë me 17 janar 1990, për ta ridëgjuar me 16 qershor në varrimin e Pëllumb Pëllumbit i cili u vra duke kaluar kufirin. Ndërsa fytyrën e tij e kam parë për herë të parë në dhjetorin e 1990- ës. Ai emër dhe ajo fytyrë nuk harrohet dot. Ata sy të akullt prej krimineli nuk kam për t’ i harruar kurrë.

Jam liruar nga burgu më 4 korrik 1991 falë ndërhyrjes së drejtëpërdrejtë të Sekretarit Amerikan të Shtetit James Becker. i cili i kërkoi Ramiz Alisë lirimin e të gjithë të dënuarve politikë që vuanin dënimin në burgun e Spaçit. Po të mos ishte për këtë ndërhyrje, ju sot do të më njihnit si i riu 19 vjeçar që u pushkatua se rrëzoi në Shkodër bustin e Enver Hoxhës dhe Qemal Lamen si njeriu që thjeshtë po bënte detyrën… Ne po duam t’ ju falim por ju nuk jeni penduar për asgjë! /Publikuar në Facebook nga Sokol DRRASATI/

Burimi/shkodraweb.com/

MINISTRI I MBROJTJES PËRBALLË SË VËRTETËS

No Comments Lajme Opinion

Dritan Goxhaj, 3 korrik 2022

Këtë të hënë që shkoi, më datë 27 Qershor 2022, Ministri i Mbrojtjes i kopesë “Rilindja” të çobanit Rama në qeverinë e Shqipërisë, doli para komisionit të sigurisë të Parlamentit Shqiptar për të raportuar lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Ministri ynë i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, në përgjigje të pyetjes së bërë nga deputetët për kapacitetet e Ministrisë së Mbrojtjes për shuarjen e zjarreve në vend, u tha se:

“Jemi vend i vogël, s’ia vlen të investojmë për të pasur një avion që kushton 50 mln euro. Nëse i kemi nuk jemi në atë fazë që të investojmë 50 mln euro për ta përdorur një muaj, duke i shtuar pastaj kostot e mirëmbajtjes që janë shumë të madha. Ne mirëmbajmë flotën tonë ajrore me kontraktim jashtë vendit, kostot tona janë edhe më të mëdha sa një shteti tjetër si Italia, pasi duhet ta çojmë mjetin jashtë për problemet e mirëmbajtje. Të investojmë qindra miliona euro për të pasur një flotë avionësh është ekonomikisht e pamundur”.

Nisur nga kjo deklaratë e tij u bëra kurioz që të mësuar sesi e kanë zgjidhur çështjen problematike për shuarjen e zjarreve dy vendet fqinjë me ne: Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, si dhe sa kushton dhe sa shkon kostoja e këtij investimi të domosdoshëm për sigurinë e vendit.

A është e vërtet aq sa thotë ministri ynë, 50 milionë Euro?

Maqedonia dhe Mali i Zi, të dyja këta shtete kanë investuar për blerjen e avionëve për fikjen e zjarreve. Aktualisht Maqedonia disponon 3 avjonë për fikjen e zjarreve. Ndërsa Mali i Zi disponon 4 avjonë.

Të dy këto shtete kanë blerë avjonë të tipit Air Tractor AT-802A.

Maqedonia e ka kompletuar flotën e saj në fund të vitit 2010, ndërsa Mali i Zi në mes të vitit 2019.

Maqedonia ka një territor prej 25,713 km2, (gati sa Shqipëria), ndërsa Mali i Zi një territor prej 13,812 km2, sa gjysma e Shqipërisë.

Lind pyetja: Sa do t’i kushtonte Shqipërisë investimi për blerjen e një avjoni të tillë, duke përfshirë këtu edhe kostot për përgatitjen e pilotëve, teknikëve, inxhinierëve dhe pjesët rezervë për mirëmbajtjen?

Të shohim se sa u ka kushtuar Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Maqedonia, për këta 3 (tre) avjonë, ku përfshihen të gjitha kostot e përgatitjes së pilotëve nga zero, përfshi dhe kostot për përgatitjen e personelit inxhinjero-teknik si dhe për pjesët rezervë për avionët, rezulton se ai shtet ka paguar një shumë totale prej 9.6 milionë Euro.

Ndërsa Mali i Zi, për një kontratë të njëjtë, por për 4 (katër) avjonë, ka paguar 12.8 milionë Euro.

Sipas këtyre shifrave të mësipërme, i bie që, kostoja e një avjoni AT-802A , së bashku me përgatitjen e personelit fluturues dhe atij mirëmbajtës, përfshi dhe pjesët rezervë për mirëmbajtje, kushton 3.2 milionë Euro.

Nëse hyjmë në faqen zyrtare të Kompanisë, e cila prodhon këta lloj avionë, e cila është kompani amerikane, konstatojmë se një avjon i tillë AT-802A, i ri, i porsa dalë nga fabrika, me zero orë fluturime, kushton 1.5 milionë Euro.

Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë arithmetike, na rezulton, se pasi blihet avjoni na mbeten edhe 1.7 milionë Euro për të përgatitur personelin fluturues, i cili përbëhet prej:

4 pilotë, personelini inxhinjero-teknik si dhe pjesët rezervë.

Përfundimisht, na rezulton se një avjon AT-802A nuk kushtoka 50 milionë Euro, sikundër ka deklaruara ministri Peleshi, por 3.2 milionë Euro, përfshi edhe gjithë përgatitjen e personelit që theksuam më lartë.

Deri këtu besoj se jemi të qartë.

Tashti le të shohim se, sa do na kushtonte në kosto operacionale mbajtja e këtyre avjonëve.

Një avion i tillë, AT – 802A, cili mund të ulet edhe në ujë, për një orë fluturimi na kushton 450 Euro.

Ndërsa një Helicopter AS 350, nga ata që posedon aktualisht Ministria e Mbrojtjes dhe që po i përdor edhe për të shuar zjarret, kur ata janë në gjëndje gadishmërie, për një orë fluturimi na kushtojn 885 Euro.

Çfarë kuptojmë nga kjo?

Kjo do të thotë se një helikopter harzhon gati dyfishin e një avjoni të posaçëm për fikjen e zjarreve AT-802A!

Kapaciteti i ujit që mund të hedhin avjonët AT-802A në një inkursion mbi vatrën e zjarrit është 3.300 Litra; ndërsa kova e ujit që përdorin helikopterët e ushtrisë është 2.500 Litra, që do të thotë 1.000 Litra ujë më pak.

Në rast se të dy këto mjete do të bënin 4 inkursione për shuarje zjarresh brenda një ore në të njëjtën vatër zjarri, atëher do të kishim:

AT-802A do hidhte 13.200 Litra ujë;

Helikpteri i ushtrisë AS350 do hidhte 10.000 Litra ujë

Për avjonin AT-802A kjo do i kushtonte 1.800 Euro.

Për Helikpterin e Ushtrisë AS350 kostua do të jetë 3.540 Euro. Që do të thotë se një helicopter i Ushtrisë harxhon dyfishin financiar të avjonit AT-802A, brenda një inkursioni prej një ore, duke hedhur 70% te sasise së ujit që hedh AT-802A!

Ndërsa, realisht, në një angazhim prej një orë për shuarje zjarres, avjoni AT-802A mund të bëjë 6 hedhje, (vajtje-hedhje uji-kthim-mbushje-ngritje dhe hedhje uji).

Ndërsa helikopteri i Ushtrisë AS350 mund të bëjë vetëm 2 inkursione të tilla brenda një ore.

Duhet të kemi parasysh që avjonët AT-802A nuk përdoren vetëm për shuarje zjarresh, por edhe për spërkatje të ndryshme në bujqësi apo dizinfektime rajonesh, por edhe për monitorime të ndryshme. Me të cilën duam të themi, se përdorimi i tyre nuk do të ishte vetëm një muaj në vit, sikundër pretendon ministri Peleshi në deklaratën e tij.

Gjithashtu, duhet të dimë, se të gjitha Forcat e Emergjencave jo vetëm në Amerikë, por edhe në rajonin tonë Ballkanik si dhe në Evropë, po pajisen me avjonë të këtij tipi, AT-802A, për shkak të kapacitetit të tyre si dhe të kostove të ulëta të harxhimit e mirëmbajtjes.

Nga çfardo lloj aspekti që ta shohim, delet në përfundimin se Ministri i Mbrojtjes, z.Niko Peleshi, me anë të kësaj deklarate para Komisjonit Parlamentar, të na falni, por na rezulton se: ose ka gënjyer me ndërgjegje; ose e ka nga injoranca e tij; ose ka një kabinet prej injorantësh; ose ka gënjyer qëllimisht për shkaqe të tjera që e kalojnë injorancën, por që shkojnë drejt qëllimeve antishtetërore.

Lind pyetja, në 10 vjet që kopeja “Rilindje” ka Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, nuk mund të gjendeshin 3.2 milion €, për të blerë të paktën një avjon AT-802A?

Duke parë që z.Niko Peleshi nuk është shquar për ndonjë kapacitet intelektual në këto 10 vite që kopeja ku ai bën pjesë vijon të ketë pushtetin, e ku vetë z.Niko ka shëtitur nëpër disa karrige të ndryshme gjatë kësaj qeversjeje, bindesh plotësisht se z.Niko Peleshi i përshtatet plotësisht përcaktimit të dikurshëm prej Fan Nolit për kabinetin e Zogut, që e konsideronte si “Kabineti i Pykave”.

Ndaj edhe Nikua prej ditës që doli para këtij Komisioni, për mua nuk është më Niko Peleshi, por Niko Pyka.

Ps: Këtu poshtë keni të listuara të gjitha faqet e internetit, për të parë vetë kosotot e këtyre avionëve që theksuam më lartë, për të cilat z.Niko përrallisi para Komisionit parlamentar. https://air.one/aircraft-shoëroom/air-tractor-at-802a https://aerialfiremag.com/…/air-tractor-at-802a-fire…/ https://aerialfiremag.com/…/montenegro-ministry-of…/ https://www.dnr.wa.gov/…/rp_fire_aviation_fireboss…

DNR.ËA.GOV

www.dnr.ëa.gov

KOMENTE Fatmir Duraj

Këta harxhojnë taksat tona aty ku ju del fitimi.Fikja e zjarreve është angari.Këta porositën 3 helikoterë në francë sa frengu pulën e si përfundim një nuk erdhi fare,një ra në bunë,një është prishur.ata ushtarak që ishin në tendërin e helikopterëve u bën prefekt…. Demce Vasili

Avionët për ne duhet të jenë edhe më të shtrenjta nga ça thot ministrja se besoj i kanë porositur bashk me ekuipazhin. Naim Allaraj

Plotësisht dakort, pyjet te ne janê shkatërruar si nga zjarret dhe nga prerjet e paligjshme dhe asnjë kriter , rrezikojmë të ngelemi Ira Kurti

I lumtë pena Dritanit, se mëndjen e ka të ndritur dhe zemrën Atdhetare! Ka kujt t’i ngjaj. Babin stoik e me mënd nuk kishte si të ishte ndryshe! Koco Vasili

Analize e holle. Shahin Muhaj

Respekt për shkrimin tuaj ku argumentoni me profesionalizëm e përgjekgjësi për masat që duhen marrë për parandalimin e zjarreve në vend. Jul Gorce

Po ti ke qene pilot vete dhe e njeh me kompetenc kete problem. Ashtu sikurse e di mire qe ne ate ministri e ushtri nuk ka me profesionalizem….gjithe injoranca ne sherbim te rilindjes.

Te pershendes per shkrimin! Xhemil Zeqirihttp://www.diplomacia.dk/ministri-i-mbrojtjes-perballe…/DIPLOMACIA.DK MINISTRI I MBROJTJES PËRBALLË SË VËRTETËS Vladimir Qilimi

Ç’është politika, o DILO ? Dëgjuar e kam : kurvë!!!

Po ministrat, me që i vë politika, e gjen dot…ç’janë? Spiro Goga

Te gjithe ministrat e qeverise Rama 3 jane injorante. Dhe ate 50 milion euro qe tha ministri e ka mesuar nga tenderat e rrugeve ose projekteve tjera qe behen deri ne 10 fish me shume se projekti. Nuk eshte çudi qe neItali, France etj me reren bituminoze tonen dhe bitumin tone nje km rruge me 6 korsi nuk shkon me shume se 2 milion euro ndersa tek ne behen me 20 milion euro. Jane mesuar ti hiperbolizojne kostot per keto probleme dhe kujtojne se njerezit jane budallenje e nuk dine nga bota. Respekte mik Perlat Shehu

Respekte Kremenar Mallakastriot

Tani u zgjove zotrote ku ishe me pare kush i shkatrroj avjonet pyjet fabrikat uzinat kombinatet kanalet kulluese hekurudhat e shume te tjera prej 32 vitesh ,qe u ndertuan me djersen e popullit Dilaver Goxhaj Kremenar Mallakastriot ngaqe ne pushtetKastriot Teta Dilaver Goxhaj Revolten e ka te ligjeshme adresen te gabuar

dhe ne ushtri prej 1992 e derim sot jane kategoria e juaj. Qarte? E more pergjigjen? Kastriot Teta

Cuditerisht edhe pse ne pjesen me te madhe te pyjeve ku bien zjarre te perviteshme ose nuk ka aktivitet njerzor ose ky aktivitet eshte minimal Nqs do te punesonin nje numer minimal vrojtuesish deri sa te aktiviziheshin satelitet humbjet nga djegia e pyjeve do te zvogelohesh ne mase jo te vogel Mjafton nje paisje e thjeshte optike Por ne sa duket ose nuk ka ose bejne pune tjeter duke mos kryer detyren Ka pas zjerre para1990 por jo kaq te shpeshte dhe jo kaq demprures Fatmir Bazaj

“Rilindja” eshte e interesuar te digjet Shqiperia,te zbrazet dhe te lulezoje vetem Plehra antishqiptaresh si Prejleshi me shoke, Sino Sinaj

Po këtu është opozita injorante e para

E dyta edhe ministri njeri i pa kënduar është

E treta nuk besoj për 3 milon të mos i blin Rama Rama nuk pyet për çëmime fare po do që çdo gjë ta bëjë si në Europë Ai bollë të mos i kundërshtojnë dhe mendon se i di vetë të gjitha

Po gazetarët nuk e kapën këtë pra jemi totalisht “Për çtë dalë”

Përfitojnë se nuk ka tjetër dhe rrin më tena ..Po qytetari diçital nuk bëri gjë jemi në gjëndje të mjeruar si asnjë herë tjetër . Këtu jemi siç tha ajo nusja. Në këtë shtëpi janë 3 veta për tu bërë atë punë nga mbrapa . I pari vjerri. Zjarri në oxhak ai thot më ndiz cingaren e dyta vjerra djali në mulli ajo thot vdiq për ujë .itreti burri im unë në krevat a thot do ma japësh njënherë………. Të vëshë ulërimat me këtë shtet dhe opozitë…….

Z.Dilo ,respekte ! Dashmir Korkuti

Mos u mer me ate pune se problemin e zjareve se kane zgjidhur dot as vendet me te zhvilluar se ne ,por me mire ti parandalosh se sa ti luftosh. Dilaver Goxhaj Dashmir Korkuti Pse, ende nuk e dini ju qe marrja e masave per sigurimin e mjeteve dhe materialeve te nevojshme per shuarjen e zjarreve quhet PARANDALIM?! Eshte mire ta dini se sigurimi i Avjonave per shuarjen e zjarreve dhe i makinave zjarrfikse jane masa per parandalimin e zjarreve, dhe nuk blihen kur bie zjarri, zoteri. Keto do beni mire t’ia sqaronit edhe partise se Dashmir Korkuti Dilaver Goxhaj Rilindja apo P D nuk me kercet fare ti qe i je futur asaj pune çoje deri ne fund. Dilaver Goxhaj Dashmir Korkuti po pse, atehere, te vjen keq qe kritikohet Ministri dhe Ministria e mbrojtjes aktuale qe mashtrojne parlamentin dhe popullin per mos marrje masash parandaluese per shuarjen e zjarreve? A e ke aftesine ta kuptosh vete se cfare ke shkruar e shkruan, duke rene ne kontradite me veteveten? Fatmir Bazaj

Nje shkrim brilant,analitik I kuptueshem per te gjithe,pervec kryeplehrave qe kemi mbi krye. Filip Prendi

Te pa aftit nuk e kuptojne parandalimin kundra zjarrit . Fatkeqesi kure udheheq i pa afti . Mehmet Gjata

E po sipas mbiemrit që ka Zoti minister, e ka thënë tamam se ska çtë thote tjetër Petrit Thomaraj

Ore ti mir i ke nxjerrur te gjitha dhe me shifra konkrete, po keta ku do abuzojne pastaj.

Se keta e kane me mire ti marin nga Greqija apo Maqedonija dhe te paguajne dy fishin qe te kene mundesi abuzive.

E sa per Leshin Peleshin, edhe kur e kishte mbas vetes ne kryeministri nuk beri gje te hajrit vetem amin di te bej.

Sa per genjeshtren se kan per gje te ter Rilindasit, e kan program rritje rroge genjeshtren.

Pezjet miljonin e ka te veshtir ai e ka me mir qe te digjen ter malet e te kemi reljevin e Saharas ne shqiperi.

Boll qe keta mos te harxhojne leke se ju duhen per vehte.

Vijne brek grisur ne politik dhe ikijne me vila e pasuri marramendese duke i kaluar ne kompani ofshore qe te mos ju a gjej njeri. Luan Rukaj

NIKO PELESHI TRADHËTAR NË SHËRBIM TË INTERESAVE GREKE .

NUK ËSHTË E VËSHTIRË PËR TË KUPTUAR VEPRIMTARINË ANTIKOMBËTARE NË QARKUN E KORÇËS DHE TË GJITHË SHQIPËRISË TË PRESIDENTI I TRADHËTARËVE TË SHQIPËRISË EDI RAMA I REKUMANDUAR NGA GREKU

EMËROI KRYETAR BASHKIE PRESIDENTIN E AGJENTURËS GREKE NË QARKUN E KORÇËS NIKO PELESHI PASI KISHTE DHËNË PROVA PËR ANTISHQIPTARIZËM. NIKO PELESHI PASI PUNOI PLOTËSOI URDHËRAT DHE OREKSET SIPAS INTERESAVE TË GREQISË EMËROHET ZËVËNDËSKRYEMINISTËR. NË QEVERINË RAMA 2 E EMËRON MINISTËR BUJQËSIE ME QËLLIM PËR TË SJELLË USHQIME KANCEROGJENE ME QËLLIM PËR TË HELUMUAR POPULLSINË SHQIPTARE NDËRSA NË KABINETIN RAMA TRE EDI RAMA ME REKUMNADIM NGA GREKU NIKO PELESHIN E BËRI MINISTËR TË MBROJTJES .

IKU SALI BERISHA NUMUR NJË DHE ERDHI SALI BERISHA NUMUR DY QË ËSHTË EDI RAMA krahu i djathtë i sali berishës ortak antishqiptar ku në marrëveshje me njëri tjetrin tradhëtojnë interesat e shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe favorizojnë Luan Rukaj

  1. Cilat kushte plotësonte Presidenti i Agjenturës greke në qarkun e Korçës Niko Peleshi që Presidenti i Agjenturës greke në Shqipëri Edi Rama e emëroi Zëvëndës kryeministër të Republikës së Shqipërisë në qeverinë Rama 1?
  2. Cilat interesa e kërkonin që ish Kryetari i Bashkisë së qytetit të Korçës Niko Peleshi që është dhe President i Agjenturës greke në Qarkun e Korçës është krahu i djathtë i antishqiptarit anastas janullatos me rekumandimin e Greqisë ka hequr emrin e Rrugës :Kryengritje e Qershorit të Fan Nolit në qëndër të qytetit të Korçës dhe është zëvëndësuar me emrin e kryeshovinistit grek Kryepeshkopi Anastas Janullatos ?
  3. Si është e mundur që kryekrimineli çifuti Niko Peleshi Pelesh, nxori masakroi e shkatërroi gjithë industrinë fabrika e uzina të qytetit të Korçës e nuk i hyri një gjëmb në këmbë por vetëm u gradua në pozitë gjer në numurin numur dy i qeverisë ?
  4. Ku e gjen forcën , kush e përkrah këtë antishqiptar të betuar Kryetarin e Bashkisë së Korçës Niko Peleshi që nuk ndalet para asgjëje që vetëm për të prapa di të punojë zhvendosi monumentin e “Luftëtari Kombëtar” skulpturën e vitit 1932, më e mira në historinë e artit shqiptar?
  5. Cilat interesa e kërkonin që ish Kryetari i Bashkisë së qytetit të Korçës Niko Peleshi me rekumandimin e Greqisë lejoi ndërtimin e kishës ortodokse në qytetin e Korçës me arkitetkturën greke jo shqiptare? Çfarë simbolizon kisha ortodokse me arkitekturë të stilit grekë tokë shqiptare apo teritorin grek? Luan Rukaj
  6. Cilat interesa e kërkonin që ish Kryetari i Bashkisë së qytetit të Korçës Niko Peleshi me rekumandimin e Greqisë lejoi shkollën greke që mban emrin e poetit grek Omiros dhe valvitet flamuri grek në këtë shkollë?Cila është e ardhmja e këtyre fëmijve që mësojnë gjuhën greke në teritorin Shqiptar?
  7. Cilat interesa e kërkonin që ish Kryetari i Bashkisë së qytetit të Korçës Niko Peleshi me rekumandimin e Greqisë lejoi varezat e ushtarëve grekë në qytetin e Korçës ?Ç’farë simbolizon varezat e ushtarëve pushtuesve grekë tokë shqiptare apo piramidat greke në teritorin Shqiptar?
  8. Si nuk u bë një herë i gjallë ish Kryetari i Bashkisë së qytetit të Korçës Niko Peleshi të kundërshtojë të dënojë veprimin e ish konsullit grek Ikonomu ku në tryezë në prezencë

të tijë deklaron : “Korça është Greqi, qytetarët e saj janë çliruar nga ushtarët grekë 70 vjet më parë” ndërsa tradhëtari agjenti i grekut Niko Peleshi duartroket .Për cilat interesa punon Niko Peleshi për interesat e Shqipërisë apo për INTERESAT E GREQISË?

  1. Cilat interesa e kërkonin që ish Kryetari i Bashkisë së qytetit të Korçës Niko Peleshi që për vepra të shumta …..antishqiptare në favor të Greqisë ndërsa Edi Rama me rekumandimin e Greqisë e emëron zëvënëdës kryeministër midis shumë shërbimeve greke me urdhërin tradhëtarit Niko Peleshi në mëngjesin e 11 gushtit 2012 shkatroi Godinën që u ngrit Flamuri në Korçë bashkë me Monumentin muze të patriotit të madh Themistokli Gërmenji?
  2. Ç’farë e shtyu Niko Peleshin që në një nga vendimet e Këshillit të Ministrave që mori nën drejtimin e zv.kryeministrit të Republikës së Shqipërisë që qeveria shqiptare vendosi të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në New York dhe funksionin e saj do ta kryejë një zyrë konsullore pranë misionit tonë në OKB? Luan Rukaj
  3. Si mund ti besohet posti i zëvëndëskryeministrit Niko Peleshit që mashtron hapur publikun shqiptar për diplomën e shkollës së lartë, duke fshehur edhe faktin se diploma e tij është e paligjshme? Sipas Peleshit, ai ka mbaruar studimet për elektronikë, por e fsheh me qëllim se shkollën e lartë e filloi dhe e mbaroi pas 11 vjetësh. Fillimi është viti 1989 dhe përfundimi 2001. Me ligjin e Arsimit të Lartë, shkolla duhet të përfundohej në një afat kohor jo më shumë së dyfishi i viteve të studimit. Pra, diploma e tij është thjesht e paligjshme.
  4. Cili nen apo ligj të jep të drejtën si kryetar Bashkie i qytetit të Korçës të jep të drejtën të përvetsosh pronën publike UIK? Ku e gjen të drejtën e përfitimit pa respektuar më parë pronarët e trojeve të uzinës 22.000 metra katrorë duke sajuar se kjo uzinë paska qenë e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, ( QKR), si shoqëri aksionere “Korça 2008”, me aktivitet prodhues, përpunues etj, me punonjës, me sigurimet shoqërore?
  5. Si është e mundur që ZRPP lëshon çertifikatë pronësie edhe në emër të Bashkisë Korçë?Nëse do sundonte ligji a do ti shkonte ndërmëndje Niko Peleshit të bënte këto krime mashtrime manipulime si përfituesi direkt në aferat koruptive?
  6. Kush mund ta besojë se është rastësi dhe jo e qëllimshme vendosja e flamurit Kombëtar kokë poshtë në hyrje të ministrisës së Bujqsisë?
  7. Deklarata antishqiptare e radhës e tradhëtarit niko peleshi është deklaratë antishqiptare ndaj Kosovës dhe Kombit Shqiptar: Zëvendëskryeministri shqiptar Niko Peleleshi, i pyetur nga gazetarët më 24-10-2015 pas mbledhjes së Grupit parlamentar të Partisë Socialiste mbi situatën në Kosovë është shprehur :“Për ne Kosova nuk është një shtet si çdo shtet tjetër, por nga ana tjetër respektojmë dhe vendimmarrjen e Kosovës si shtet” . Luan Rukaj
  8. Cilat interesa e kërkonin që KRYETRADHËTAR I EDI RAMA i bëri presion prokurorisë të mbyllte dosjen e krimit të krimielit niko peleshi që skandali ishte evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzoi ish-ministrin e Bujqësisë

niko peleshi me fakte se ka shkelur ligjin në lidhje me kimikatin Silicon Mix që ishte bllokuar nga AKU por me një udhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe u lejua shpërndarja duke krijuar probleme në bujqësi?

  1. Në 2018 tradhëtari edi rama në bazë të marëveshjes tradhëtare të radhës lejon dhe hap TV në gjuhën greke në Korçë,që synojnë aneksimin e Shqipërisë së jugut.Përse duhet gjuha greke në Korçë kur nuk ka minoritet grekë atje? Cilat janë pasojat integrimi apo asimilimi?
  2. Çfarë ju shtyn ju që keni ndërmarë një këtë veprimtari antikombëtare për të funizuar me ushqime kancerogjene dhe për të helmuar popullin shqiptar ? Mos vallë ky është misioni që keni ndërmarë nga Greqia ?Ju kanë dalë rrënjët në sipërfaqe për veprimtari antikombëtare.
  3. Rrugën e antishqiptarit Niko Peleshit e ndjek me vendosmëri antishqiptari tradhëtari kryetari i Bashkisë të Korçës Sotiraq Filo duke hequr Flamurin Kombëtar nga qëndra e qytetit të Korçës.A

ka tradhëti më të madhe se të heqësh flamurin Kombëtar ? Kush mund ta quajë se është rastësi dhe jo e qëllimtë?

  1. E KËRKOJNË INTERESAT E SHQIPËRISË të hiqet emri i rrugës kryeshovinistit grek :Kryepeshkopi Anastas Janullatos që është vendosur në qëndër të qytetit të Korçës nga Presidenti i Agjenturës Greke në qarkun e Korçës Niko Peleshi me rekumandim nga greku dhe të vendoset emri që ka patur : Kryengritje e Qershorit të Fan Nolit, dhe për gjithë këto vepra antishqiptare në seri antishqiptari tradhëtari Niko Peleshi dhe pasuesit të tijë Sotiraq Filo më e pakta është të varet në sheshin Skënderbej. Është mëse llogjike se këto janë vetëm maja e ajzbergut të tradhëtarit Niko Peleshi . Luan Rukaj

GREKU NUK LEJON TË FUTET ABETARE SHQIP NË GREQI ku sipas grekut transportim i abetareve shqip në Greqi përbën materiale propagandistike dhe cënim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërsa sipas grekut hapja e shkollave greke në Shqipëri pas 1990,hapja e Universitetit grek Polis në Tiranë,hapja e TV Grek në Korçë, instalimin e 4 TV toksorë grekë,ins

talimi i kryepeshkopit grek në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare, lejimi i 12.000 varrezave të ushtarëve grekë pushtues në 5 qytete ,falje mbi 1.000 km katrorë hapsirë detare grekut,zhdukjen e emrit Çamëri nga tekstet shkollore shqiptare , kisha ortodokse me arkitekturë greke, shkrimi i historisë së Shqipërisë sipas orekseve të grekut , instalimi i mbi 550 firma greke në Shqipëri ku të gjitha këto dhe shumë si këto por në favor të grekut dhe sipas interesave të grekut i shërben forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Greku pasi ka marë kalanë nga brënda për të realizuar planet e tijë djallëzore në Shqipëri zbaton teorinë e shovinizmit : Bëni si thom unë por mos bënë si bëj unë. Luan Rukaj

KU ËSHTË NDRYSHIMI MIDIS MARRËVESHJES SË TRADHËTARIT AHMET ZOGU ME MARRËVESHJET TRADHËTARE NË SERI TË QEVERISË SHQIPTARE

ME QEVERINË GREKE ku që janë të gjitha marëveshjet janë në dëm të interesave Shqiptare dhe në favor të grekut dhe që kanë firmosur ministrat dhe kryeministrat e Shqipërisë më këto 32vjet?

Me këto favorizime që kryeministrat tradhëtarë të Shqipërisë për 32vjet i bëjnë grekut si do quhet qyteti i Korçës qytet Shqiptar apo qytet i asimiluar në grek?

Kisha me arkitekturë greke ,shkolla Greke omiros ku valvitet flamuri grek,varreza greke , konsullit grek Ikonomu ku në prezencë të kryetarit të bashkisë të Korçës deklaron :Korça shtë Greqi, TV në gjuhën greke ,hiqet flamuri Shqiptar në qëndrën e qytetit ………

Kush mund të thotë se ku është ndryshimi

midis një qyteti grek në Greqi nga qyteti i Korçës në Shqipëri ?

A nuk është pushtim ky i heshtur ndaj kombit shqiptar ?Ky pushtim është më i keq e më i zi se pushtimi ushtarak , sepse ky pushtim të asimilon , të gjunjëzon ,të poshtëron dhe të bën të jesh vasal tërë jetën , dhe pa krenari e dinjitet kombëtar.

Ky pushtim është më i zi , më i tmerrshëm , sepse armikun nuk e ke përballë , por armiku të është futur në të gjitha qelizat e trupit dhe në një moment të caktuar, të asilimon , të zbeh ndjenjën kombetare dhe në një ditë, e kupton veten se nuk je më ai popull , për të cilën ke qenë ndër shekuj .

A mund t realizonte këto plane djallzore greku pa marë më parë kalanë nga brenda? Pra armiku më i madh i shqiptarëve dihet që janë Liderët tradhëtarë të PD ,PS dhe LSi të cilët më marëveshje me njëti tjetrin kanë tradhëtuar qindra herë interesat e shqiptarëve kanë kryer qindra herë veprimtari antikombëtare .

Neve nuk na falet të lejojmë këta tradhëtarë që kanë dhënë prova duke tradhëtuar qindra herë interesat e shqiptarëve dhe Shqipërisë kanë kryer qindra herë veprimtari antikombëtare dhe kanë fuqi vendimarëse që kanë të ardhme të zezë për ne shqiptarët . Është për tu theksuar se brezave të ardhshëm do tu lëmë një barrë shumë të rrëndë.

Në çdo shtet të botës TRADHËTARËT E SHQIPËRISË SALI BERISHA EDI RAMA NIKO PELESHI SOTIRAQ FILO do ishte prangosur dhe dënuar pas hekurave me mijra herë me burgim të përjetshëm për këto dhe shumë shumë si këto veprimtari antikombëtare.

Një fjalë e urtë popullore thotë: ,, O balo, t

ë hëngërt tënja të keqen e ke brënda,,!

LITARI NË SHESHIN SKËNDERBEJ ËSHTË MË E PAKTA PËR TRADHËTARËT E SHQIPËRISË SALI BERISHA EDI RAMA NIKO PELESHI SOTIRAQ FILO. Ilmi Mancaj

Kush e llogarit ministrin Peleshi, ai merr vetem rrogen, realisht minister mbrojtje eshte z. Rama!

Kujt ja shet keto shifra z.Niko?(agronomnga profesioni). Mendon ai se qytetaret shqiptare jane nivelin e deputeteve te kuvendit?

Jo kurre, ne mes te qytetareve sot ka kapacitete qe te japin uje me bisht te luges.

Analiza juaj sa llogjike dhe e sakte, me shifrat “koke forta” duhet t’i dergohet kuvendit dhe qeverise dhe per dizinformim te publikut ministri Peleshi duhet, te pakten te jape doreheqjen! Ndryshe nje dite, kur s’do ta kete karriken, mund te dale edhe para drejtesise. Mufit Çeli

Sikur në një djepë janë tundur.

-Ç’dreq mikrobi keni marrë
S’ka ilaç për tu shëruar
Pse u bëtë kaq mëkatarë
Ç’do ditë më të djallëzuar.

Kur mendojmë se ndonjëherë
Këtu ka për të ndryshuar
Dalin plotë “çakej” të tjerë
Akoma më të tërbuar.

Pse bëhen kaq të uritur
Me të hipur në karrike
Pushtetar të babëzitur
Vila dhe në vëndet mike.

Këtu besimi ka humbur
Gëzimi ynë largë u tretë
Sikur në një djepë janë tundur
Të gjithë që vijnë në pushtet.

Vetëm brryla, poshtërsira
Miqë, armiqë me njeri ,tjetrin
Si përbindësha,egërsira
Si lugat që përpijnë detin.

Rrokullisen ditët, netët
Vitet e lodhur nga jeta
Grenxat,brumbujt,mbysin bletët
Jo në mjaltë,nuk ka pjesë bleta.

Dhe të rinjtë si të vjetrit
Kush më shumë për të ngrënë
Kërkojnë dhe pjesën e tjetrit
Harrojnë, të tyre do lënë

Po është firma peshë e vulës
Keni forcën e pushtetit
Shumica i bie culës
Të tjerë rrugëve të kurbetit.

Vidhni ,zhvatni pushtetar
Të pa ngopur ujqër, derra
E dini vetë “ustallarë”
Për qoka e për afera.

Ustallarë të ligësisë
Ku do shkoni kaq ngarkuar?
Do ketë orë të drejtësisë
Nuk keni për ti gëzuar.

Nga pasuria sytë veshur
Konkuroni njeri ,tjetrin
Vjen pashai i ri i qeshur
Kërkon të sfidojë të vjetrin.

Ngjyra,ngjyra dritat ndezët
Nëpër disko ,kabarera
Si gjarpër që gëlltit vezët
Me pisllëqe me afera.

Ju që kurë shtuat bollëkun
S’deshët Zotë e Perëndi
Ju filluat dhe pushtllëkun
E rendisni si lavdi .

Lërni ndjenjën e mallkuar
Hiqni dorë nga mëndësitë
Mos merrni me të dy duar
Ka dhe natë, s’ka vetëm ditë.

Zhvatëni,merrni sa më shumë
Ngrini vilat,gradaçelat
Kuajt do lahen në lumë
Në vaskë do hëngëllijnë pelat

Mos na ecni duke tundur
Hundëllinjë se keni fisë
Ju themi jeni të mundur
Ai kalë do t’ju gremisë

Pashallarë të rinjë,të vjetër
Ju që bëni dallavere
Për ju i hodha në letër
Ndaj lexoni herë pas here.

Mufit Çeli
04.07.2022
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqipëtarët !!!

Protesta e Foltores me 7 Korrik e motivuar si ajo e 8 Janarit 2022

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në Shqipëri problemi më i madh sot është tradhtia dhe korrupsioni i pushtetit të qeverisë Rama, problem i cili zgjidhet vetëm duke e larguar këtë qeverisje nga pushteti, sepse i tërë pushteti është i kapur nga korrupsioni dhe si i tillë nuk ka shanse që ky pushtet të vetëdekorruptohet.Një mision të tillë nuk mund ta kryejnë as ato segmente politike te opozites së vjetër që edhe ajo është e zhytur dhe e infektuar rëndë nga korrupsioni, pra është mashtrim pasi nuk e largon Ramën nga pushteti as foltorja e drejtuar nga një individ i sanksionuar dhe i shpallur “non grata” për korrupsion dhe për avokati ndaj korrupsionit.

Protesta e dhunshme e 8 Janarit 2022 ishte protestë kundër Partisë Demokratike dhe kundër Bashës ,por në prapavijë ishte më shumë edhe si protestë anti-SHBA pse ato e shpallën Berishën person “non grata”, dhe pse Basha e përjashtoi atë nga grupi parlamentar i PD. Po për të njëjtat “kauza” do zhvillohet edhe protesta e 7 Korrikut 2022 , por si alibi do të përdoret fasada e zhurma antiRama, pushteti i të cilit bëri batërdinë në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, madje edhe në aleancë të pashpallur me të gjithë elitën e vjetër politike, pra, edhe me kryeaktorët e organizatorët e foltores dhe me partizat e Patozit, Topallit e Hajdarit që dolën nga PD në prag të atyre zgjedhjeve.

Foltorja me “non gratën” Berisha në krye kanë thirrur një protestë me 7 Korrik 2022 , duke pretenduar për një protestë kundër qeverisë Rama. Por arësyeja e vërtetë e kësaj proteste dhe qëllimi i saj është për një protestë kundër Partisë Demokratike zyrtare dhe kundër Bashës për t’i dhënë foltorja vetes së saj autencitetin dhe imazhin publik sikur ajo është Partia Demokratike.

Protesta bëhet edhe për ta vënë nën presion gjykatën dhe gjyqtarët për ta njohur Berishën , kryetarin e foltores , për ta njohur atë si kryetar të Partisë Demokratike.

Kjo protestë është si ajo e 8 Janarit 2022 ku foltorja sulmoi dhunshëm Selinë e Partisë Demokratike për ta uzurpuar e pushtuar atë, gjë që përbën njollën më të errët në historinë e Partisë Demoratike dhe të demokracisë shqiptare që ka si autor Berishën, atë që e mban veten si kryetar historik i PD-së.

Nisur nga përgjegjshmëria,toleranca,modestia dhe nga maturia e pjekuria qytetare, intelektuale e politike, këto virtyte, e shtynë Bashën për të dhënë dorëheqjen si kryetar me qëllim që t’i hapet rruga bashkimit të Partisë Demokratike, pasi këtë e kërkuan edhe disa deputetë të PD-së të cilët e shfrytëzuan rastin e humbjes së zgjedhjeve të pjessshme vendore të 6 Marsit 2022 ku aleanca e Trekendëshit të Bermudës Rama-Berisha-Meta u bënë bashkë kundër PD dhe Lulzim Bashës.

Foltoristët e shfrytëzuan këtë fakt si edhe një vendim gjyqësor të Shkallës së Parë për ta uzurpuar Selinë e PD-së. Dhe “Foltorja” u vetëshpall si Parti Demokratike e rithemeluar nga Berisha dhe nga përfituesit dhe elita korruptive e vjetër dhe e dështuar e saj.

Kryefoltorexhiu dhe foltoristët gjatë gjithë kësaj kohe të parapërgatitjeve për këtë protestë ashtu si më parë ,por që vazhdojnë edhe tani që të jenë te përkushtuar kundër grupit “armiqësor” dhe sidomos kundër Lulzim Bashës me intriga, shpifje, trillime e akuza coroditëse helmuese e djallëzore, se sa që po merren me qeverinë e Edi Ramës. Berisha dhe foltoristër si kauzë reale por të pashpallur të protestës së tyre kanë antiamerikanizmin si dhe janë thellësisht antiBashë sepse ndjehen inferior karshi tij , si edhe se e shohin Bashën si kërcënim dhe superior politik i cili pavarësisht se është i dorëhequr atë u duan antarësia e PD-së, strukturat e saj si dhe është politikani më i besuar dhe që ka mbështetjen amerikane.

Foltoristëve dhe Berishës u interson kapja dhe pronësimi i Partisë Demokratike për ta shfrytëzuar e përdorur atë si “opozitë” dhe si mjet e material njerëzor kundër SHBA-ve; për ta përdorur PD-në si mjet dhe si avokati politike për të mbrojtur interesat personale, pandëshkueshmërinë dhe korrupsionin e tyre kundër drejtësisë.

Si protestë antiqeveritare synohet që të paraqitet e të reklamohet si e tillë sa për fasadë e për mashtrim publik e ndërkombëtar më synim për të tërhequar sa më shumë njerëz në këtë protestë e për ta paraqitur kështu veten si opozita e madhe e serioze që ka antarë, simpatizanë dhe mbështetje popullore.

Vetë organizatorët e kësaj proteste e dinë shumë mire, dhe e dinë më mirë se kushdo tjetër se me ta nuk ka të ardhme opozita politike, pasi ata nuk janë as opozita zyrtare e ligjore si PD-së,por edhe se janë krejtësisht të panjohur, të papranuar dhe as që me ta as nuk pranojnë e as nuk takohet e as bisedon askush nga ndërkombëtarët.

Pra foltorja është një si lëvizje e cila mund të shkojë drejt një partie politike e organizuar nga dështakët ,të pakënaqurit dhe të atyre të cilëve u kanë humbur shanset dhe besimin te publiku e ndërkombëtarët, pasi janë të lodhur, raskapitur e të konsumuar nga korrupsioni dhe dështimi.

Skender Lazaj – VAJTO ALI POETIN TEND

No Comments Argëtim Letersi

( elegji për poetin brilant Petrit Ruka )

Hipi kalit të legjendës
paçka se me kokë të prerë
një poet prej Tepelenës
me baladë ta ka mbështjellë!

Dyqind vjet e s’gjeje prehje
u desh të lindte poeti
ndaj vraponte nëpër vdekje
sa në fund, Ali të gjeti!

Në k’të prushë Korriku
Poqi baladën e fundit
një ikje pëvete shpiku
dhe na la plagët e plumbit!

Iku Vjosës tej në kthina
të puth dashurinë e parë
ti mbyll zemrës ato ‘vrima’
na tha por se patëm besuar!

Qajë Ali, pasha i sertë
për poetin që sot u nder
do t’dëgjosh dhe për dyqind vjet
“vërtitu moj kokë e prerë”

Skënder Lazaj

Burimi/Facebook/LSHASHI – LIDHJA E SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE SHQIPTARE NE ITALI

Elona Caslli – Po sikur Fevziu?!

No Comments Lajme Opinion

Po sikur Fevziu në vend të dy orave që mban në duar të kishe dy pranga dhe disa brinjë të thyera në një dhomë të errët ku një hetues me kafkë të sheshtë të rrihte për të pranuar gjëra që nuk i ke bërë?!

Po sikur Fevziu pas disa netësh birucë të të mbushnin gojën me kripë dhe mos të të sillnin ujë për ditë të tëra?!

Po sikur Fevziu të lindje në një kamp internimi dhe roja e kampit të të rrihte shpeshherë në të gdhirë të ditës?!

Po sikur Fevziu të jetoje gjithë jetën me sy që të përçmojnë dhe gojë që të fyejnë vetëm se yt atë kish kryer krimin e rëndë që ish shkolluar në Evropë dhe që ish rikthyer në Shqipëri?!

Po sikur Fevziu të digjnin cigare mbi trupin tënd dhe sytë e tu t’i përdornin si hirtore?!

Po sikur Fevziu të shihje nënën e varur me kokë poshtë dhe çizmen e policit mbi fytyrën tënde teksa përpiqeshe dëshpërimisht ta shpëtoje?!

Po sikur Fevziu mos të dije varrin e babës, motrës, nënës?! Mos të dije ku t’i qaje. Mos të dije ku t’i kujtoje.

Po sikur Fevziu të ishe për një çast jashtë ekranit dhe të shihje një Fevzi tjetër që me vullnet dhe me vetëdije të plotë i hedh një grusht kripe plagës sate që ende kullon?!

Që ta respektosh dhimbjen e tjetrit, nuk duhet medoemos ta kesh provuar. Nuk duhet të kesh qenë medoemos i persekutuar, për të respektuar dhe për t’ u përulur para dhimbjes të një persekutuari. Quhet empati Fevziu dhe i shërben çdo njeriu fillimisht për të qenë njeri e mandej një profesionist në fushë të caktuar.

Kujt i shërbeu ajo intervistë?! Ç’mesazh dha?!

Post Scriptum-Nuk mund të fyhen jetët e shkrumbuara për gjysmë shekulli sikundër nuk mund të rehabilitohet figura e një krimineli.

Elona Caslli

Burimi/Facebook

Nga mbret i skenës, në hekurkthyes në Fier/ Kush e solli Spahivoglin në Tiranë?! Nexhmije Hoxha: Kryeqytetin ta mbajmë të pastër nga këta armiq

No Comments Uncategorized

AFRIM IMAJ/ “Në heshtje në Tiranë u demonstrua sot një ditë zie, e pashpallur zyrtarisht dhe pa u miratuar nga autoritetet shtetërore”

Në 8 korrik 1987, komiteti i Partisë së Tiranës informonte Komitetin Qendror të Partisë se të gjitha institucionet artistike të kryeqytetit kishin anuluar shfaqjet e paralajmëruara në shenjë solidariteti për vdekjen e parakohshme të dramaturgut të dënuar Kujtim Spahivogli. Në fakt, nuk kishte ndodhur kurrë më parë të mbyllte dyert Teatri Popullor, Estrada e Tiranës, Cirku Kombëtar dhe institucionet e tjera artistike pa shpalljen zyrtaren “Ditë zie”.

Rasti i Kujtim Spahivoglit kishte thyer kështu tabunë zyrtare, sikundër vetë ai kishte tejkaluar dikur barrierat e skematizmin në artin e dramës dhe jo vetëm, për të cilat ishte ndëshkuar. Në dokumentacionin e kohës ka mbetur e arkivuar letra me shqetësimin e partiakëve lokalë të Tiranës, ndërkohë që nuk ka gjurmë për mënyrën si ka reaguar udhëheqja e lartë që drejtohej nga Ramiz Alia për ngjarjen e pazakontë në përcjelljen e dramaturgut të njohur.

Sidoqoftë, ajo sjellje atipike për kohën përveç tronditjes së aparaçikëve, ishte një gjest solidar i jashtëzakonshëm i artistëve dhe popullit të kryeqytetit që e kishte përjetuar me dhimbje jo vetëm ikjen në amshim të Kujtim Spahivoglit, por tërë kalvarin e vuajtjeve të tij, si i përjashtuar dhunshëm nga vëmendja publike dhe i degdisur punëtor llaçi.

LICEISTI I PARË, STUDENTI I SHKËLQYER I INSTITUTIT TË ARTEVE NË MOSKË

Kujtim Spahivogli njihet ndryshe si liceisti i parë, nxënësi që është ulur i pari në bankat e Liceut Artistik “Jordan Misja” në vitin 1946. Djali i një familje të njohur për kontribute të spikatura në lëvizjen antifashiste nacionalçlirimtare, sa mori vesh çeljen e shkollës së parë artistike në Tiranë, ndërpreu studimet që kishte nisur në teknikumin e mesëm dhe u paraqit menjëherë në shkollën e re, hapur rishtas pas luftës.

I dashuruar me artin që fëmijë dhe i përkushtuar fort pas programit mësimor, Spahivogli është regjistruar sakaq liceisti i parë i “Jordan Misjas” i diplomuar “Shkëlqyeshëm”. Në breza të tërë liceistësh, pas kaq vitesh që atëherë, pakkush e di që liceisti i parë me vlerësimin shkëlqyeshëm ka qenë Kujtim Spahivogli.

Me të njëjtin vlerësim do diplomohej ai në Institutin e Lartë të Arteve në ish-Bashkimin Sovjetik. “Shqiptari brilant që meriton respekt e nderim për rezultate të shkëlqyera në Institutin e Arteve”, shkroi ato ditë gazeta më e madhe për kulturën në Moskë.

I rikthyer në Tiranë në fundin e viteve ‘50, plot ëndrra e energji, për të ringritur teatrin dhe dramën shqiptare, i diplomuari i korifenjve të artistëve të kohës, do shkruante një tjetër histori që vinte fill pas vlerësimeve shkëlqyeshëm në Liceun e Tiranës dhe akademinë e Moskës, po këtë herë me një trajektore jo të qëndrueshme, me ulje-ngritje të shumta, deri dramatike…

“HAMLETI” SHQIPTAR I VITEVE ‘60

“Kam kënduar gjithmonë, por në një rast i madhi Kujtim Spahivogli më kërkoi të bëja dhe aktoren. Çuditërisht, e bëra mirë”.

Gjigantja Vaçe Zela shprehej kështu para disa kohësh në një intervistë për gazetën “Panorama”, duke kujtuar bashkëpunimin e parë me profesorin e teatrit. Në fakt, pakkush e di që në dramën “Një shok i klasës sonë”, shfaqur në fillimin e viteve ‘60 ka aktruar edhe princesha e këngës shqiptare.

“Nuk mundem, i thashë Kujtimit kur më ofroi rolin e dramës, unë di vetëm të këndoj”, kujton Vaçe Zela.

“Ngaqë këndon mrekullisht, mund të aktrosh bukur”, ma ktheu ai i bindur. Se aktrimi në vetvete është një këngë e veçantë, që buron nga shpirti, shtoi ai dhe direkt në skenë. Kjo ishte kredoja e Kujtim Spahivoglit. Kënga e shpirtit ishte vetë krijimtaria për të. Andaj edhe u shfaq rrufeshëm në ato vite të vështira.

Në pak kohë, në Teatrin Popullor vuri në skenë plot 25 pjesë, pa përmendur shfaqjet me studentët, realizuar në teatrin e Rinisë të krijuar nga ai. Më shumë se sasia, tërhiqte vëmendjen cilësia dhe risitë si në aktrim dhe në zgjidhjen regjisoriale.

Vetëm në vitet ‘60-‘70, mjeshtri Spahivogli vuri në skenë 20 shfaqje, në pjesën më të madhe të të cilave aktronte dhe vetë. Shkurt, në një kohë të shkurtër ai bëri emër si rrallëkush në fushën e artistit në atë kohë dhe i dha një shtysë të fuqishme dramaturgjisë shqiptare. E nisur me rolin e Xherxhinskit tek “Orët e kremlinit”, për të vijuar me personazhet e tjerë te drama “Majlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, karriera artistike e Spahivoglit do të njihte vetëm kreshendo për të kulmuar te “Hamleti”.

Shfaqja e “Hamletit” ishte një shpërthim i vërtetë, që la gjurmë te gjithkush, por që u veçua sidomos nga komuniteti i artistëve si një vepër madhështore. Pikërisht për këtë, Kujtim Spahivogli është kujtuar prej tyre si Hamleti shqiptar i viteve ‘60. Gjetje e risi të tjera do përthyheshin në krijimtarinë e tij, fill pas suksesit të Hamletit. Tashmë regjisor në Teatrin Popullor dhe pedagog në Institutin e Arteve, por gjithnjë prodhues e novator.

Me vlerësimet më të mira janë pritur nga artdashësit dramat e realizuara në këtë periudhë si “I Çuditshmi”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Në tufan”, “Banja”, “Shtëpia në bulevard”, “Drita”, “Karnavalet e Korçës”, “Qielli i kuq” etj.

NExhmije Hoxha

KTHESA E ERRËT, DRAMA E TRISHTË E DRAMATURGUT TË SHQUAR

Furtuna e nisur menjëherë pas Festivalit të 11- të të Këngës në RTSH dhe e kulmuar me plenumin e katërt të KQ të Partisë në qershor të vitit 1973, do të sillte kthesën e errët e të papritur në jetën e profesorit të dramaturgjisë.

Një ditë krejt pa kujtuar një tabor kalemxhinjsh e aparaçikësh duke kaluar në filtër gjithë krijimtarinë e Kujtim Spahivoglit, do ta kryqëzonin për modernizëm dhe shfaqje liberale. Akoma më të rëndë do ta bënte situatën e tij, fakti që kishte vënë në skenë një nga dramat e Fadil Paçramit, pas dënimit të tij. Goditja fillimisht do të vinte me pushkatimin politik. E para ishte organizata bazë e Partisë e Institutit, që do të vendoste për ta kaluar nga anëtar në kandidat partie. Pastaj menjëherë komiteti i partisë i rajonit numër 2 do të vendoste unanimisht për ta përjashtuar nga partia e për ta larguar nga Tirana.

Që këtej artisti i madh u gjend në kantierin e ndërtimit në Mbrostar të Fierit, ku shkëmbeu profesionin e dramaturgut me atë të hekurkthyesit. Disa vite aty për t’u rikthyer në Tiranë, po pa të drejtën e ushtrimit të profesionit në fillimin e viteve ’80.

Nexhmije Hoxha: Kush e solli Spahivoglin në Tiranë

I shfaqur në Tiranë pas përfundimit të “riedukimit në gjirin e klasës punëtore” në fillimin e viteve ‘80, dramaturgu i shquar Kujtim Spahivogli tërhiqte vëmendjen me praninë e tij mbrëmjeve në bulevardin e Tiranës për dashamirësit e artit dhe jo vetëm.

I harruar për pesë vjet kantiereve të ndërtimit në periferi të qytetit të Fierit, besonte se më në fund kishte ardhur momenti i shumëpritur të rikthehej pranë strehës së tij të dashur, por edhe në skenën e munguar aq gjatë. Mirëpo Tirana e atyre ditëve përjetonte një dramë shumë më të rëndë nga ajo që kishte kaluar dramaturgu i internuar.

Vetëvrasja e Kryeministrit historik në kushte të dyshimta dhe stuhia që kishte shpërthyer pas kësaj me të famshmen “Tablonë sinoptike të veprimtarisë armiqësore të Mehmet Shehut”, e artikuluar fuqishëm nga Enver Hoxhës, jo vetëm e shtynte në kohë rehabilitimin e Spahivoglit, por shfaqja e tij e shkujdesur mbrëmjeve në bulevardin e kryeqytetit ngjallte dyshime te autoritetet e Partisë.

Ishte koha kur kërkoheshin dhe në “vrimë të miut” bashkëpunëtorët e Kryeministrit tradhtar. Pjesën më të madhe të tyre, siç flitej atëherë, e kishte zbuluar Fiqrete Shehu, bashkëshortja e Kryeministrit të vetëvrarë, tashmë e prangosur në hetuesi. Të tjerët i shtoheshin dita-ditës grupit të tyre, falë “vigjilencës” të besnikëve të Partisë dhe aparatçikëve syzgjuar.

Në grackën e këtyre të fundit, kishte rënë më në fund pa e ditur dramaturgu i dënuar i rikthyer rishtas, të cilin më shumë se xhirot mbrëmjeve në bulevard, e bënte kontingjent të dyshuar shoqëria me Mihallaq e Edi Luarasin, të porsaardhur dhe ata në Tiranë pas dënimit të gjatë për veprimtari armiqësore.

Kujtim Spahivogli1

Ndryshe nga herët e tjera që denoncime të tilla i bënte armata e sigurimit të shtetit, këtë radhë sinjalin e parë e transmetoi grupi i bashkëpunëtorëve të afërt të Nexhmije Hoxhës, asokohe drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Shtatë ndër ta: Harrilla, Raqi, Shyqyriu, Nexhmedini, Bajrami, Abdyli dhe Vasillaqi, të shtatë zyrtarë të rëndësishëm në Istitut, i kanë shkruar shefes së tyre një letër konfidenciale, ku e vënë në dijeni se Kujtim Spahivogli me disa artistë të tjerë, në mbarim të dënimit për krime politike, shfaqen në bulevardin e Tiranës në pritje për të rifilluar punë.

Sakaq, aparaçikët e KQ e çojnë më tej qasjen e tyre, duke tërhequr vëmendjen e Nexhmije Hoxhës për shtimin e vigjilencës për një kryeqytet të pastër nga këta elementë armiq. Nuk dihet si e ka pritur këtë të dhënë kjo e fundit, por në fund të letrës ka shënuar vetëm një fjali “Kush e solli Spahivoglin në Tiranë?”.

Letërshkruesit po aty shtojnë se ka dhe elementë të tjerë armiq që pasi kanë kryer dënimin po kthehen në Tiranë pa të keq, duke përmendur rastin e shoqëruesve të Mehmet Shehut dhe të dy drejtuesve të lartë të hetuesisë të dënuar, të cilët figurojnë me shtëpi në Tiranë. Po çfarë shkruajnë tjetër zyrtarët e KQ…

LETRA

nexhmije faksimile

Shoqja Nexhmije, Pasi dëgjuam fjalimin e shokut Enver për “Tablonë sinoptike të veprimtarisë armiqësore të Mehmet Shehut”, për krimet e pohuara nga armikja e popullit Fiqret Shehu dhe gjithë gjarpërinjtë e tjerë të familjeve të tyre si dhe pas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për asgjësimin e bandës kriminale të dërguar nga jashtë, në disa shokë të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, Harrilla, Raqi, Shyqyriu, Nexhmedini, Bajrami, Abdyli dhe Vasillaqi, menduam t’u informojmë për disa çështje që bisedohen në popull: 1-Pas kryerjes së dënimit, bile edhe para kohe, disa njerëz të dënuar nga Partia, kanë filluar të dalin prapë në bulevardin e Tiranës.

Konkretisht Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, ish-kryeregjisor i televizionit, Lluk Kaçi, i dënuar për veprimtari armiqësore, Edi Luarasi dhe Mito Vako. Si këta edhe të tjerë, që pasi dalin nga burgu ose mbarojnë afatin e internimit për krime politike, rifillojnë punë në Tiranë. Mbase kjo çështje duhet parë nën dritën e porosive të Partisë për të rritur vigjilencën dhe për të mbajtur të pastër kryeqytetin nga këta elementë armiq.

Mundet që ky rregull është vendosur edhe nën ndikimin e synimeve që kanë pasur armiqtë. 2=Flitet që oficerët që kanë qenë pas armikut Mehmet Shehu, një pjesë e mirë vazhdojnë t’i mbajnë familjet në Tiranë, si ajo e Ali Çenos dhe ajo e Jonuzit që rri nga prindërit e gruas së tij. Vetë Aliu thonë se ka kaluar tani oficerë në Ministrinë e Mbrojtjes.. 3-Elham Gjika, ish-drejtor i hetuesisë i Ministrisë së Brendshme që është arrestuar, e ka gruan mësuese në shkollën tetëvjeçare “7 Marsi”.

Po kështu, Kristofor Mërtiro edhe ish-punonjës të tjerë të hetuesisë që janë arrestuar, familjet i kanë me punë dhe banim në qytetin e Tiranës. Ka ndodhur kjo në rastin e Kujtim Spahivoglit, të dënuar për veprime e qëndrime liberale pas Plenumit IV të KQ të Partisë, kur ai nuk ka as lejen e banimit në Tiranë, e hequr kjo menjëherë pas dëbimit me internim në Fier.

Burimi/Panorama