Home

Lajme

Po shkonte te i fejuari në Angli, kush është 24-vjeçarja që humbi jetën në gomone

No Comments Aktualitet Lajme

Një grua e re e cila vdiq në kufirin mes Anglisë dhe Francës i dërgoi një mesazh në Snapchat të fejuarit të saj duke i thënë se varka e tyre po shfryhej dhe po mbushej me ujë. Maryam Nuri Mohamed Amin, 24 vjeç, ishte viktima e parë e konfirmuar pasi 27 emigrantë vdiqën në brigjet e Francës të mërkurën.

Sipas raporteve, Maryam, kishte lënë studimet e saj në Irak për t’u përpjekur të ishte me Mohammedin, një emigrant kurd, në Mbretërinë e Bashkuar. Partneri i saj, Mohammed Karzan, ka treguar se si ishte në kontakt me gruan e tij të ardhshme, ndërsa tragjedia ndodhi.

Ai ishte në kontakt me të në Snapchat, duke ndjekur lokacionin e saj me një sinjal GPS dhe kur ajo u zhduk dhe ai kuptoi që kishte humbur partneren.

Karzan tregoi se si ajo i dërgoi mesazh për të thënë se varka po mbushej me ujë, por i tha të mos shqetësohej pasi ata do të shpëtoheshin. Por ndihma erdhi shumë vonë, dhe ajo dhe 17 burra, gjashtë gra të tjera njëra prej të cilave ishte shtatzënë dhe tre fëmijë vdiqën, ndërsa vetëm dy persona mbijetuan.

Kisha kontakte të vazhdueshme me gruan time dhe po e gjurmoja me GPS të drejtpërdrejtë. Pas 4 orësh e 18 minutash nga momenti kur ajo hyri në atë varkë, mendoj se ishin në mes të detit, pastaj e humba.

Burimi/vip-magazine.al/

Mbresa të fuqishme nga një ekspozitë befasuese

No Comments Lajme Opinion

Prof.dr. Eshref Ymeri

Mbresa të fuqishme

nga një ekspozitë befasuese

Para pak ditësh, në rrethojën e Presidencës së Republikës së Shqipërisë qe hapur një ekspozitë origjinale në llojin e vet. Në atë rrethojë qenë vendosur fotografi, harta dhe piktura, në të cilat pasqyrohet historia jonë kombëtare që nga periudha e lashtësisë dhe sidomos historia e Çamërisë. Punën e gjatë përgatitore për organizimin e asaj ekspozite madhështore e ka përballuar Akademia “Rrënjët tona”, me kryetar Prof.dr. Stefan Pinguli, Drejtor organizativ Prof.dr. av. Sazan Guri, Sekretar organizativ Fred Balaj. Komitetin shkencor të kësaj Akademie e drejton Zonja Luljeta Dano.

Gjithë materiali i pasur faktik, i pasqyruar në ato fotografi, harta dhe piktura, është vjelë me shumë durim dhe vendosmëri nga Enciklopedi të vendeve perëndimore dhe botime të tjera akademike, përfshirë edhe Enciklopedinë greke.

Për ekspozimin e atyre fotografive, hartave dhe pikturave në rrethojën e Presidencës, drejtuesit e Akademisë “Rrënjët tona” patën marrë paraprakisht miratimin e Presidentit Ilir Meta.

Do të kishte qenë ngjarje e shënuar, e gdhendur me shkronja të arta në analet e historisë sonë kombëtare, sikur atë ekspozitë ta kishte përgatitur Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Por, fatkeqësisht, kjo është e pamundur. Sepse Akademia në fjalë është shërbëtore besnike e politikës zyrtare antikombëtare që ndjek me vendosmëri kasta sunduese e partisë neokomuniste në pushtet, me në krye shegertin e serbosllavizmit Rama. Me një qëllim të paracaktuar, Rama vendosi në krye të asaj Akademie Skënder Gjinushin, njeriun që nuk njihet absolutisht për ndofarë veprash të botuara, por që njihet shumë mirë si komunist i thekur, i cili, ditën e përmbylljes së rebelimit neokomunist me zgjedhjet e 29 qershorit 1997 e krahasoi me ditën e çlirimit më 29 nëntor 1944. Gjinushi është matematicien. Shqipëria nuk ka çfarë t’i thotë botës akademike perëndimore me gjuhën e matematicienit. Por Shqipëria ka shumë së çfarë t’i rrëfejë asaj bote vetëm me autoritetin e historianit, e gjuhëtarit, e albanologut, e arkeologut. Kurse Skënder Gjinushi merr vesh nga historia, nga gjuhësia, nga albanologjia dhe nga arkeologjia aq sa merr vesh dhia nga tagjia.

Jam plotësisht i bindur se drejtuesit e nderuar të Akademisë “Rrënjët tona” kanë përballuar një punë mjaft të mundimshme për përgatitjen e asaj ekspozite, e cila ka kërkuar shpenzimin e mjeteve të fuqishme financiare. Unë, si qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë, u shpreh mirënjohjen më të thellë dretuesve të asaj Akademie, me në krye Profesorin e nderuar Stefan

Pinguli dhe kam bindjen e patundur se atyre u janë thellësisht mirënjohës të gjithë bashkëkombasit tanë me vetëdije të lartë kombëtare, kudo që ndodhen, në mbarë trojet etnike apo në diasporë.

Me këtë rast, dëshiroj t’u përcjell dy propozime drejtuesve të nderuar të Akademisë “Rrënjët tona”.

Së pari, t’i drejtohen Presidentit të Republikës me një kërkesë, në të cilën të theksohet që Ekspozita në rrethojën e Presidencës të vazhdojë të mbetet aty me një afat të pacaktuar, derisa drejtuesit e Akademisë të kenë siguruar një mjedis të mbyllur dhe të përshtatshëm për ta mbajtur atë ekspozitë të hapur përgjithmonë.

Kjo për arsye se ajo ekspozitë shërben dhe do të shërbejë si shkollë e hapur e përhershme me vlera të jashtëzakonshme edukuese për brezin e tanishëm dhe të brezave pasardhës, për të njohur nga afër të vërtetat historike për Shqipërinë Etnike dhe për shqiptarët, sepse qytetarët e thjeshtë nuk dinë se çfarë është shkruar në enciklopeditë e huaja dhe në botime të tjera akademike perëndimore për historinë e kombit shqiptar që nga lashtësia.

Së dyti, është me rëndësi të jashtëzakonshme jetësore për kombin tonë që kjo Ekspozitë të prezantohet në kryeqendrat kryesore të Evropës, si në Berlin, në Bruksel – para parlamentit evropian -, në Londër, në Romë, në Paris dhe në Vjenë. Ajo, gjithashtu, duhet të prezantohet domosdoshmërisht në Vashington, si edhe në Kongresin dhe në Senatin amerikan.

Për organizimin e prezantimit të Ekspozitës në kryeqendrat e lartpërmendura, sigurisht që duhet siguruar leja në vendet përkatëse, për çka kërkohet një shumë mjaft e konsiderueshme mjetesh financiare. Këto mjete financiare do të mund të sigurohen vetëm në rast se Akdemia “Rrënjët tona” do të gëzojë mbështetjen e atyre milionerëve shqiptarë që kanë vetëdije të lartë kombëtare dhe që për ta është shumë e shtrenjtë Çështja Kombëtare Shqiptare. Le të shpresojmë që milionerë të tillë, me brumosje shembullore atdhetarizmi duhet të ketë në Shqipëri.

Kombi ynë do të ishtë shumë fatum sikur Shqipëria të ishte vend me zot, duke pasur në krye të qeverisë një kryeministër me karakter të fortë, të guximshëm, me vetëdije të lartë kombëtare dhe të dalluar për vendosmërinë e tij karakteristike, në mënyrë që këtë Ekspozitë ta prezantonte në Parlamentin Evropian në Bruksel, ku të deklaronte pa iu dridhur qerpiku:

“Zotërinj të nderuar:

Paraardhësit tuaj, në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Londrës, patën kryer një krim të përbindshëm kundër kombit shqiptar, duke i copëtuar në mënyrën më mizore trojet e tij etnike, me të cilat trefishuan sipërfaqen e Greqisë dhe të Serbisë. Ka kaluar më shumë se një shekull që kur u krye ai copëtim kriminal dhe që asokohe Evropa i ka një borxh të madh mbarë kombit shqiptar, të cilin duhet t’ia shlyejë me domosdo. Sepse tingëllon paradoksale që Republika e

Shqipërisë, si askund në botë, të rrethohet nga troje etnike shqiptare. Vetë kjo Ekspozitë, përmes botimeve të botës suaj akademike, dëshmon më së miri me dokumente faktike se cili është kombi shqiptar dhe cilat janë trojet e tij etnike. Prandaj, si përfaqësues i kombit shqiptar, kërkoj me këmbëngulje, që ju, si pasardhës të gjyshërve tuaj, të cilët patën kryer një krim të rëndë kundër trojeve tona etnike, të vini në vend drejtësinë, në mënyrë që ato troje t’i ribashkohen atdheut amë, Republikës së Shqipërisë, për të pasur një komb, një shtet, me një stemë dhe me një flamur”.

Sigurisht që ky fjalim i shkurtër është një përfytyrim imi që tingëllon si një ëndërr në diell, se Shqipëria, fatkeqësisht, nuk e ka fatin për të pasur një klasë politike me një kryeministër të formatit të tillë, burrëror, sypatrembur, që të ngrinte padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe të Konferencës së Londrës, vendime që u shoqëruan me masakrime të përbindshme të shqiptarëve nga ana e shovinizmit kriminal serbogrek, të ngrinte padi kundër Greqisë dhe kundër Serbisë për masakrimin e kryer kundër Çamërisë dhe për masakrën e Tivarit dhe të kërkonte dëmshpërblimin përkatës. Ato masakra ishin krime kundër njerëzimit dhe nuk parashkruhen asnjëherë. Por ne s’e kemi fatin të kemi një klasë politike dhe një kryeministër të shquar për të ndërmarrë hapa të tillë. Sepse shqiptarët, për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, pas epokës së Skënderbeut, i

kanë humbur krejtësisht aftësitë vetorganizuese për të nxjerrë nga radhët e veta udhëheqës me dinjitet të lartë kombëtar.

Njëri nga mjetet e informimit masiv pamor (Fox news) transmetoi para ca ditësh nje intervistë me Profesor Sazan Gurin, i cili u ndal shkurtimisht në çdo objekt të asaj Ekspozite. Profesor Sazani shoqërohej nga inxhinieri i njohur Frederik Ruço, anëtar i Akademisë “Rrënjët tona”. Sapo e mbaroi fjalën Profesor Sazani, e mori fjalën inxhinier Frederiku, i cili u ndal te Greqia dhe Serbia, si dy shtete fetare, të cilat, veç politikës tradicionale armiqësore që kanë ndjekur kundër kombit tonë, kanë vënë në shërbim edhe institucionet e tyre fetare. Çuditërisht, fjalën e inxhinierit Frederik Ruço, televizioni Fox news e kishte censuruar, nuk e transmetoi, çka dëshmon se ky kanal televiziv është nën ndikimin e Ramës për fshehjen e të vërtetave rreth qëndrimit shovinist serbogrek ndaj kombit shqiptar.

Përmes mjeteve të informimit masiv, u njoha me reagimin e paturpshëm të ambasadës greke në Tiranë kundër Presidentit Ilir Meta, për prezantimin e Ekspozitës në rrethojën e Presidencës, kur dihet shumë mirë që në objektet e asaj ekspozite flitet vetëm me gjuhën e së vërtetës. Ambasada greke dhe mbarë politika zyrtare greke le të lexojnë Enciklopedinë e tyre për ta çliruar sadopak trurin nga myku i gënjeshtrave dhe i mashtrimeve shumëshekullore. Në atë Enciklopedi thuhet:

“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë” (Citohet sipas: “Enciklopedia e Madhe Greke”. vëll. 19, f. 873).

Ambasada greke dhe mbarë politika zyrtare greke, në qëndrimin ndaj Çështjes sonë Kombtare të Çamërisë, le të mundohen, qoftë edhe një herë të vetme në jetën e tyre, të dalin nga tuneli i errët i mendësisë mesjetare që i mundon jetë e mot dhe ta shikojnë të vërtetën në sy. Por Greqia e mendësive mesjetare në shek. XXI i trembet së vërtetës si djalli vetëtimës. Se Greqia, në jetë të jetëve, e ka përkundur veten në detin e gënjeshtrës, e hipokrizisë, e mashtrimit, e mitologjisë dhe të pabesisë. Prandaj të vërtetën ajo e konsideron si armikun e saj më të betuar. Greqia, megjithëse është pjellë e djallëzisë, nuk kupton një gjë fare elementare që e vërteta është si puna e luleve pranverore: sa më shumë të mundohesh ta ndalosh çeljen e tyre, ato aq më shumë shpërthejnë me furi.

Dostojevski ka thënë:

“Kushdo që ka kërkuar të vërtetën, ai tashmë është tmerrësisht i fuqishëm”.

Shteti grek do të bënte mirë të kryente analizën e ADN-së, për të verifikuar se sa përqind të popullsisë përbëjnë grekët dhe sa përqind përbëjnë shqiptarët. Nuk e besoj se përfundimet e asaj analize do të jenë ngushëlluese për grekët, se ka mundësi të vimë te pyetja e

Prof.dr. Elena Kocaqit: “Ku ka grekë?”. Një analizë e ADN-së në Serbi nxori këto përfundime.

“Shqiptarët shumicë në Serbi. Shqiptarët e besimit ortodoks dhe shqiptarët e besimit katolik përbëjnë 35% të popullatës në Serbi. Shqiptarët e besimit musliman 5%, gjithsej 40% shqiptarë me prejardhje ilire” (Citohet sipas: Prof. Fahri Mahalla. “Sipas ADN-së, serbët përbëjnë vetëm 25 për qind të popullsisë në Serbi”. Faqja e internetit “Lajm.co”. 31 gusht 2020).

Sado të mundohet shovinizmi i rreckosur grek për t’i vënë një kapak të ndryshkur të vërtetës çame, aq më shumë ky kapak ka për t’iu përplasur në fytyrë.

E kam thënë edhe herë të tjera në faqet e internetit dhe po e them përsëri e përsëri: Athina trumykur po bëhet vetë sebep për zgjidhjen e çështjes çame dhe Zoti ia shtoftë inatin!

Kaliforni, 26 nëntor 2021

Musa Krasniqi – POEZI KUSHTUAR FESTËS TONË MË T’MADHE KOMBËTARE DITËS SË FLAMURIT 28 NENTORIT

No Comments Argëtim Letersi

Është shkruar për sot,
kjo poezi jo me kot,
për këtë ditë t’bekuar,
për t’cilën është luftuar,
në çdo shtepi e prag,
është derdhur lot e gjak

Njëzetetetë nëntori.
I yni pervjetori.
Dita e pamvarësisë
e gjithë Shqiptarisë;
Kosovës, Shqipërisë,
Maqedonisë, Malësisë,
Sanxhakut e Çamerisë.
Ditë kombetare jetike
e Shqipërisë Etnike.
Në këtë t’madhe ditë,
flamuri është ngritë,
atëdheun me pamvarsuar,
trojët tona për t’shpetuar
nga Nishi deri n’Janinë
e Shkupi deri n’Malësinë

Festa jonë e flamurit
është ushqim i trurit,
ngrohje zemrash,
mirënjohje emrash,
respekt i trimërisë,
perkujtim i historisë,
kremtim i fitorëve,
nderim i dëshmorëve,
mbajtje e amanetëve,
adhurim i t’vërtetëve.
E veçantë përgjegjësi
me krejt shpirtë e fuqi,
traditë, gjuhë e flamur,
mos t’harrojmë kurrë !

I lashtë flamuri jonë.
Lartëson kombin tonë.
I fituar e mbrojtur me gjak
pa i hyrë askujt n’hak.
T’bukur kemi flamurin,
si populli ynë nurin,
ka vlerën e artë,
na mban moralin lartë.
Zemrat i bashkon.
Festat i zbukuron.
Neve na “thërret”
të veshët na “bërtet”;
shqipen n’maje t’gjuhës,
vullnetin drejt punës,
ndjenjat afer zemres,
dien afer mendjes,
syrin drejt shkencës
që ti ikim ngecjës

Flamuri me krenari valon,
sjellje t’kqija nuk duron.
Na mbanë krenarë.
Ai është legjendar.
Kurrë mos t’njolloset,
kështu të ngjyroset,
i paster me dy ngjyra
që t’na ndritë fytyra

Shqiponja me dy koka,
ruan t’tonat toka.
Shqiponja me dy krah,
don t’fluturon gjithëkah
n’trojet tona kreshnike
n’Shqipërinë Etnike.

Ska asgjë më t’shtrënjët
se sa t’kombit rrënjët.
Kurrë mos u mashtroni !
Përherë këto fjalë kujtoni !
Gjuha dhe flamuri
më t’forta se guri

Edhe Mërgata feston,
gjuhë e flamur nderon,
i mbanë n’zemër e mendje,
do i percjellë me endje
si permbushje t’kontrates,
gjeneratë pas gjeneratës

Mërgimtarë, festoni,
gëzoni e vallëzoni
por me një kusht,
edhe nese ziheni ngusht,
e kah do që t’shkoni,
amanetët mos harroni;
shqipen mbani n’mend,
femijeve me ua permend,
qysh nga ninullat e para
që të ruhët e jona fara !
Ndryshe ska kuptim.
Premtimi është premtim,
duhet t’jet edhe betim !

P.S.
Sonte me 27.11.2021, Shoqata “Kosova” në Aalborg, Danimarkë feston 28 nëntorin.
Unë jam i ftuar për fjalim rasti para disa qindra mërgimtarësh. Fjalimin tim do ta shprehi me keto vargje. Ndihem shumë i nderuar.
Urime t’gjithë shqiptarëve festa më e madhe kombëtare, dita e flamurit, 28 nëntori !
Musa Krasniqi

Burimi/Facebook

Rudi Berisha – KUR VDEKJA I LE VEND DHIMBJES

No Comments Aktualitet Lajme

-Tre të vdekur dhe një i plagosur në sulmin qe u qëllua autobusi mbrëmjen e ikur në Gllogjan te Deçanit nga një kriminel fashist. Vrasja e të rinjve është vrasje e trungut dhe bazës së të ardhmes tonë. Në Kosovë duhet të ngritën dënimet, të rritet siguria dhe organet e rëndit të jenë me vigjilent dhe më të përkushtuar në mbrojte të qytetarëve.
-Familjareve të të vdekurve ju shprehim ngushëllime, ndajmë këtë dhimbje të madhe me ta. Sot e gjithë Kosova duhet që flamurin të ketë në gjysmë-shtizë.
-Zoti i mëshiroftë të vdekurit, lutemi qe familjarëve Zoti të ju çoj durimin qe t’i përballojnë këto dhimbje të mëdha në këto ditë Nëntori !
@rudi

Burimi/Facebook

Rama si hije e Vuçiçit

No Comments Argëtim Histori

Dritan Goxhaj

24 nentor 2021 ·

Më 1999 gjatë luftës në Kosovë qeveria e Sërbisë angazhoi në luftë kundër UҪK-së dhe në pastrimin etnik ndaj shqiptarëve në këtë trevë autoktone të tyre 165.000 forca ushtarake, paraushtarake, policore, mercenare e civilë të armatosur. Gjatë kësaj lufte Sërbia vrau 11.840 shqiptarë të pafajshëm, prej të cilëve 1688 ishin fëmij të moshës nga 0 deri në 16 vjec.

Të gjithë këta shqiptarë u vran e u groposën në 530 varreza massive.

Focat serbe dhunuan 20.400 femra, dogjën dhe shkatërruan 100.589 shtëpi, banesa e objekte të ngjashme;

Dogjen e shkatërruan 358 shkolla, 71 zyra institucionesh;

Dogjën 30 shtëpi kulture, 93 biblioteka publike, 123 objekte shëndetësore;

Dogjën 215 objekte fetare të besimit mysliman ( xhami, teqe, tyrbe);

Dogjën gjith arkivin e Bashkësis Islame të Kosovës i cili mbante dokumenta që nga shekulli XV;

Dogjën edhe 5 objekte fetare të besimit katolik (kisha);

Dogjën edhe 88.101 objekte ekonimike shtetërore e private ndihmëse;

Në raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, i hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore, Dr.Mark Skinner, thuhet se gjatë luftës në Kosovë janë gjetur 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi dhe espertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër. Më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës. Këtyre viktimave u janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë.

Gjatë kohës që në kosovë kryheshin këto kryevepra të terrorit shtetëror serb mbi shqiptarët në Kosovë, Aleksandër Vuçiç president i Sërbisë tashti dhe mik i tanishëm dhe vëllai prej feje e ideali i Kryeministrit ton Ed(vin) Ramës, ishte ministër i informacionit në qeverin genocidiale të sërbisë së Millosheviçit.

Dhe në atë kohë jo vetëm që mundohej ta mohonte e mbulonte këtë genocid, por edhe deklaronte : Për çdo serb të vrarë ne do vrasim 100 shqiptarë të Kosovës.

Ndërsa sot Rama, ky njeri shterp i historisë sonë deklaronte para parlamentit sërb në një lidhje me internet nga zyra e tij në kryeministri se: “Unë kurrë nuk e kam dëgjuar Vuçiçin të flasi keq për Kosovën”.

Me injorancën e tij karakteristike, arrogancën prej idioti dhe anti shqiptarinë prej zemre, sot ai u bë hija dhe alterego e Vuçiçit duke dashur ta shfajësojë atë dhe jo vetëm atë por edhe gjith sërbinë e Millosheviçit dhe të Vuçiçit për të gjitha krimet e lartpërmendura.

Dhe me djallëzinë e një mashtruesi ordiner u mundua që të banalizojë konfliktit shekullor midis shqiptarëve dhe sërbisë sikur ky ka ndodhur për shkak se dikush gjoja paskësh folur keq kundër Kosovës, e tashti ky Esat Pasha ynë modern na del garant që nuk është kështu.

Nuk çuditem që edhe të jetë e vërtet që Rama mos ta ket dëgjuar Vuçiçin në 1999 t’i ket thënë ato fjalë, pasi atëher Rama ja kish mbathur në Paris e ishte i zënë me tregti ikonash e nuk kish kohë të interesohej ose dëgjonte se çfar ju ndodhte shqiptarëve, e në veçanërisht atyre në Kosovë.

Ajo që më çudit janë shqiptarët që i bëjnë temena, patronazhistin, votuesin e avokatin këtij me nder njeriu.

Por si thoshte Fishta tek tregimi itij “ Skëndërbeu dhe djalli”, kur Skëndërbeu e pyet djallin : Si janë Shqiptarët?

Djalli i përgjigjet: Ashtu si i dun armiqt.

Ishalla çohet Avniu nga varri e mbaron punë sërish me Esatin se ne të gjallëve na ka vdekur shpirti me koh e nuk duam ta prishim rehatin.

Gazetari: A janë të rastësishme tragjeditë shqiptare në Kroaci, Tetovë dhe Bullgari?

No Comments Aktualitet Lajme

Pas tragjedisë shqiptare të ndodhur në Bullgari ku ndërruan jetë 45 persona që ndodheshin një autobus që po kthehej nga Turqia, gazetari Enver Robelli duke marrë shkas edhe nga ajo që ndodhi pak muaj më parë në Kroaci dhe më pas në spitalin COVID të Tetovës shprehet se këto ngjarje nuk janë të rastësishme.

“Këto tragjedi nuk janë të rastësishme. Rreth 50 të vdekur në një aksident autobusi në Bullgari, me gjasë shumica shqiptarë. Dhe shtrohet pyetja: a është rastësi edhe kjo fatkeqësi? A ishte rastësi aksidenti në Kroaci gjatë verës, ku vdiqën 10 shqiptarë? A ishte rastësi djegia e spitalit të Covid-19 në Tetovë?” shkruan Robelli.

Burimi/ Abcnews.al

POEZIA E POETIT REMZI BASHA KOINCIDON ME ARSYETIME FAKTIKE SE KULTURA SHQIPTARE ËSHTË KULTURË EVROPIANE

No Comments Argëtim Letersi

Nga Hysen Ibrahimi

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Förslöv-Suedi, 25.11.2021

POEZIA E POETIT REMZI BASHA KOINCIDON ME ARSYETIME FAKTIKE SE KULTURA SHQIPTARE ËSHTË KULTURË EVROPIANE

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Për të ilustruar 52 veprat e poetit tonë të shkëlqyer Remza Basha do orientohem në energjinë enorme të tij, për idealin e tij kombëtar, pastaj aftësinë për të krijuar, botuar e përuruar dhe për të lënë gjurmë atdhetarie në mërgim. Në vargun poetik të poetit Remzi Basha, përveç tjerash e gjejmë idealin e tij për prestigjin e shqipes, duke bërë përpjekje maksimale që përmes veprave të tij poetike, të thellon sa më shumë në shpirtin e pastër të shqiptarit, me një atdhedashuri, poezi këto që janë të ndërtuara edhe me elemente evropiane, por gjithëmonë në të drejtën e njeriut dhe të shqiptarëve për bashkimin kombëtar sikurse popujt e tërë Evropës

. Poeti Basha, lufton për shqipen, ai kryekëput është i lidhur ngusht me preokupimin e poezisë që kanë origjinë Pellazgo-Ilire, e që sot ai e shkruan me ëndje në gjuhën letrare shqipe.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Derisa poeti ka një strukturë të veçantë të ndertimit të poezisë, ai me ëndje e përjeton vargun e Gjergj Fishtës, që çdo herë bënë apel duke u shprehur për tokat arbërore, për kthimin e tyre në trungun e Shqipërisë etnike që janë okupuar padrejtësisht nga popujt sllav të ardhur nga Rusia. Poeti Basha, jo vetëm që i shkruan, por edhe i deklamon me të drejtë dhe shumë shpirtërisht para publikut kudo që ndodhet. Nga ky aspekt, vërejm se poeti Besha dhe poezia e tij e ndërtuar, është e motivuar kryekreje nga Rilindasit tonë shkrimtarë, që shumë herë ata në poezinë e tyre kanë bërë thirrje kushtrimi për mbrojtjen e tokave arbërore me armë në dorë. Përshembull, poezia e

Pashko Vasës, Naim e Sami Frashërit, Ndre Mjedës, Aleks Stavre Drenova (Asdreni), Zef Serembes, Naum Veqilharxhit, Petro Nini Luarasit, e deri te Noli. Të gjithë këta poetë, shkrimtarë e atdhetarë ishin të lidhur ngusht me udhëqjen tonë të Rilindjes kombëtare siç ishin: Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Iliaz Pashe Dibra, Dom Nikolle Kaçorri, Ismail Qemal Vlora, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Haxhi Vehbi Dibra, Haxhi Zek Byberi, At Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Hasan Prishtina, Ded Gjo Luli, Mehmet Pashe Vrioni, Mehmet Pashe Deralla, Sylejman Vokshi, Kostandin Kristoforidhi, Gavril Dara (i riu), Hasan Tahsini, Bajram Curri e shumë të tjerë.

Nga kjo mund të nxjerrim se poeti Remzi Basha, ka nxjerr një mësim të sigurt të rilindasve tonë, për ndërtimin e poezisë që ka gjuhën, thelbin e saj

që e përbëjnë në radhë të parë apelin për të ruajtur trojet tona, për të ruajtur gjuhën, traditat tona kombëtare, për të punuar dhe luftuar për atdheun kudo që ndodhemi pa dallim feje sepse jemi të një gjaku të një gjuhe jemi SHQIPTAR mbi të gjitha, pavarësiht se okupatori sllav e ka detyruar popullin shqiptar të shpërngulet me dhunë nga trojet e tij autoktone. Duke u nisur nga kjo, mund të themi se krijimtaria e poetit Remzi Basha, kanë gjetur shkas për të krijuar dhe shofim se 52 veprat e tij poetike janë vepra tejet me vlerë letrare poetike.

Tani kur po nxjerrim një përfundim më të përgjithësuar për poezinë e poetit Basha, me afro 5000 poezi, në 52 veprat e tijë, si e kanë thënë edhe krijues dhe studiues të tjerë për poetin Basha, na del me shumë të drejtë se është njëri ndër poetët më më të mëdhenj në Evropë të këtij shekulli. I ngjanë kohës së Rilindjes sonë kombëtare, si një intelektual i rrallë, që poezia e Remzi Basha, koincidon me arsyetime faktike se kultura shqiptare është kulturë evropiane.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Shoqata Shkrimtareve, Artistêve dhe Krijuesve Shqiptare Suedi apa Klementi Albani ME RASTIN EKREMTIMIT TỂ DHJETEVJETORIT TẾ SHOQATES SẼ SHKRIMTAREVE DHE ARTISTÊVE SHQIPTARE "PAPA KLEMENTI XI ALBANI" SUEDI DEKORATA "Papa Klementi XI Albani" ljepet Z.Remzi Basha Nënkryetar ÛSH-s "Papa Klementi XI Albani". Suedi Motivacioni: Intelektual, krijues, humanist dhe veprimtar shquar per Lirinë Kosovës, bashkimin kombètar, kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare nẽ botë. Ãngelholm, 20.11.2021 Në emèr SHSHASHS Hysen Ibrahimi, Kryetar."

Poezia letrare e poetit Remzi Basha, ka hapësirë të mjaftueshme që të studiohet, që të ndriçohet më në thellësi dhe të mos lehet nën hijen e tij patriotike, sepse vërtet ai ka punuar për çështjen kombëtare, duke e ngritur zërin për pavarësinë e DARDANISË. Ndaj, sot Remzi Basha, njihet edhe si atdhetar, por edhe si poet, ku më së miri flasin 52 veprat e tij të botuara dhe të promovuara. Ai, me të drejtë sot është Nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi dhe kryetar i shumë jurive për vlerësimin e poezisë shqiptare gjatë orëve letrare që mbahen në kudër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”. Për tërë punën e tij, ai është shpërblyer me dhjetra MIRËNJOHJE, DEKORATA E FALËNDERIME, për punën e tij ta palodhshme. Është shumë i dashur, dhe tipik poet që ngjanë me urtësinë e tij me RILINDASIT TONË.

Familja që humbi 10 anetarë , në tragjedi !

No Comments Aktualitet Lajme

Dhimbja ska fund. Fotoja e fundit e familjes 10 anëtarshe Jahiu në Stamboll nga fshati Moranë i Shkupit. Jeta e tyre përfundoi kobshëm në Bullgari. Zoti i mëshiroftë. Më poshtë po paraqesim foton e 10 anëtarve te familjes që humben jetën në tragjidi, në Bullgari në oën 02 , duke gdhirë dita e re .

Ishte një tragjedi që nuk ishte parë në Bullgari e përmasave të tilla- tha kryeministri bullgar . I shprehim ngushllimet të gjithë familjarëve që humben njerzit e tyre në këtë tragjedi !

Prokurori Emëror Kasaj ka fshehur borxhin 50 mijë Euro, rrezikon deri në 7 vite burg

No Comments Aktualitet Lajme

Në Shqipëri ka një ligj të posaçëm që detyron çdo zyrtar të drejtësisë dhe disa kategori të nëpunësve civilë, të deklarojnë pasuritë pranë ILDKPI-së.

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka siguruar një informacion që provon se prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj në deklaratat e tij të pasurisë që nga viti 2000 deri në vitin 2020 nuk ka deklaruar një lëvizje financiare, gjë që e ngarkon atë me përgjegjësi penale, që parashikon 3-7 vite burg.

Por emisioni “Stop” ka siguruar dy të dhëna zyrtare, që vërtetojnë 50 mijë Euro të padeklaruara nga prokurori Emëror Kasaj.

Stop ka mësuar se në Gjykatën e Tiranës ka një çështje civile të hapur nga vetë prokurori i Gjirokastrës ndaj një qytetari me iniciale L.SH.

Në këtë padi, prokurori Kasaj thotë se i ka dhënë borxh qytetarit me iniciale L.Sh. një shumë prej 50 mijë Eurosh, por pa deklaratë noteriale. Prokurori tani kërkon kthimin e 50 mijë Eurove nga ky qytetar. Kujtojmë se këtë shumë të konsiderueshme parash që prokurori ia ka dhënë borxh qytetarit, nuk e ka deklaruar asnjëherë në formularin e pasurisë sikundër e parashikon ligji.

“Unë dhe shtetasi L.Sh. kishin njohje të ngushta pasi ishim ortakë në blerjen e një trualli dhe një objekt në Tiranë. Duke qenë se kishim muaj që njiheshim dhe ishim ortakë, ky i fundit në Dhjetor 2010 më ka qarë hallin për një problem financiar të ngutshëm, ku i duheshin urgjentisht 50 mijë Euro vetëm për një javë pasi kishte në dorë një shit/blerje prone. Duke u nisur nga fakti që kishte shumë pasuri të paluajtshme në pronësi të tij, i kam marrë një mikut tim të ngushtë shumën prej 50 mijë Euro dhe ia kam dhënë të paditurit në mirëbesim pa deklaratë noteriale sepse do m’i kthente për 1 javë. Që nga ajo ditë deri më tani me gjithë përpjekjet e mia të vazhdueshme për të më kthyer borxhin, kjo shumë nuk më është kthyer. Sa më sipër, i kërkoj Gjykatës Penale të Rrethit Gjyqësor Tiranë të marrë në shqyrtim këtë kërkesë padi dhe të vendosë sipas objektit të saj”, thuhet ndër të tjera në kërkesë padinë që prokurori Emëror Kasaj ka bërë në Gjykatën e Tiranës për shumë prej 50 mijë Euro.

Në të gjithë deklarimet e pasurisë ndër vite të prokurorit Emëror Kasaj nuk përmendet asnjëherë një shumë e tillë prej 50 mijë Eurosh, të cilën e ka patur vetë apo e ka marrë borxh te një miku i tij siç thotë, edhe pse në çdo rast duhet të deklarojë çdo lëvizje financiare sipas ligjit për shkak të detyrës që ka.

Avokati Genci Gjokutaj na sqaron anën ligjore dhe përgjegjësitë që kanë prokurorët për deklaratën e pasurisë. Mosdeklarimi apo fshehja e të ardhurave, sipas Gjokutajt, përbën vepër penale.

“Ky është një rast i pastër i fshehjes së pasurisë. Pavarësisht se si ka ndodhur ngjarja, kjo pasuri që është disponuar nga ky subjekt që ju thoni dhe që i është dhënë dikujt dhe që po kërkohet sot me një padi në gjykatë, kjo domosdoshmërisht duhet të deklarohet pranë ILDKPKI. Ndryshe je subjekt i veprës penale i fshehjes së pasurisë. Çdo lloj veprimi kalimi paraje i marrë, i dhënë, i investuar dhe të gjitha format e zhvendosjes së kësaj paraje, investimi diku duhet të deklarohet në ILDKPKI. Sepse lidhet drejtpërdrejt me pasurinë e këtij subjekti dhe ka detyrimin që ta deklarojë në formën që ka ndodhur.

Neni bazë nga Kodi Penal është pastrimi i produkteve të veprën penale e cila bëhet nëpërmjet fshehjes së saj apo nëpërmjet veprimeve të caktuara, copëtimit, investimit, dhënies borxh, kërkimit, të gjitha këto lloj formash i keni te dispozita e nenit 287 të Kodit Penal. Kjo ka qenë edhe për parandalimin e pastrimit të parave dhe krijimit të agjencive ligjzbatuese deri tek formulari i ILDKPKI që është bërë pikërisht se është një netëork ligjor, i cili detyron këto subjekte që të ndjekin këtë rrugë. Në momentin kur vërtetohet një shumë e cila nuk është deklaruar, automatikisht aktivizohet mekanizmi ligjor dhe kjo është vepër penale për të cilën sigurisht që duhet hetuar, por që duhet hetuar nga organi kompetent, prokuroria”, u shpreh avokati Genc Gjokutaj.

Burimi/tvklan.al

3 studenta shqiptarë në Washington nisin një fushat për të mbledhur ndhma për familjet e viktimave në aksidenitin që ndodhi Bullgari

No Comments Aktualitet Lajme

Nga Beqir SINA – New York
Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur sot në Bullgari ku kanë humbur jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut, teksa po udhëtonin me një autobus drejt Turqisë.
Autobusi me udhëtarë është aksidentuar rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje. Njoftohet për dhjetëra të vdekur me origjinë kryesisht nga Maqedonia e Veriut. Dyshohet se shumë prej tyre janë shqiptarë.
3 studenta shqiptarë në Georgetown University – Washington (Bergitë, Dea dhe Besarti), me inisiativën tyre, thonë se kanë filluar një fushat për të mbledhur ndhma (para), për të ndimuar familjet e viktimave që humbën familjarët e tyre në aksidenitin që ndodhi sot.
Fushata është e hapur nën moton se edhe 1 dollarë është ndihmë për Viktimat Shqiptare të Aksidenteve të Autobusit – Fondi për Familjet, shkruajnë këta student duke iu drejtuar gazeteës tonë.
Ky fondacion është hapur përmes platformës ‘GoFundMe‘, përmes së cilës njerëzit nëpër botë mund të dhurojnë shumca të ndryshme parash, sipas mundësive.
Dea Dodi është duke organizuar këtë mbledhje fondesh, nëpërmjet platformës GoFundMe. :
(https://www.gofundme.com/…/supporting-families-of-45…)
Ky fondacion GoFundMe thonë studentët e Georgetown University – Washington (Bergitë, Dea dhe Besarti), do të ndihmojë në mbështetjen e familjeve të të paktën 45 viktimave shqiptare që vdiqën tragjikisht në aksidentin me autobus në Bullgari.
Udhëtarët ishin turistë shqiptarë etnikë që ktheheshin në Maqedoninë e Veriut
Ata thonë se :”Kjo fushatë drejtohet nga studentë master në Universitetin Georgetown në Uashington, D.C. të palidhur me një grup apo organizatë private. Të gjitha donacionet do t’u ofrohen drejtpërdrejt familjeve të viktimave”.
Ju lutemi dhuroni atë që mundeni. Çdo donacion bën një ndryshim.
Informacion mbi ngjarjen:
“Autobusi që transportonte turistë nga Maqedonia e Veriut përplaset nga flakët në Bullgari, duke vrarë 45” thuhet përmes axhensisë së lajmeve shtetrore bullgare BTA
Sipas një raporti të agjencisë zyrtare bullgare të lajmeve BTA, të paktën 46 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë autobusi në Bullgari. Aksidenti ka ndodhur të martën pak pas mesnate në autostradën Struma rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje, njofton BTA, duke cituar Ministrinë e Brendshme. Mes viktimave ka edhe fëmijë. Disa të plagosur u dërguan në një spital në Sofje

Burimi/Facebook