Home

Lajme

Mentor Kikia – Si të përballojmë gjendjen e jashtëzakonshme nga dimri polar…

No Comments Aktualitet Lajme

U ngrita në mëngjes dhe, sipas porosive të qeverisë dhe cupave të motit, u vesha mirë; dy palë corape, dy palë tuta, tri bluza e dy pulovra, një shall, një kapuc… Mora thikën e madhe të mishit, një mburojë… apo jo, këto të fundit nuk i mora thjeshtë i mendova. Le të vijë i ftohti polar tani po ia mbajti. I thonë -7 në mes të natës, nuk është shaka.
T’ëmën e – kur thonë korcarët. Po unë në këtë temperaturë shkoja cdo ditë në shkollë. Atje në fshatin tim në Elbasan, kishim një përrua plot me uje(binte shi atëkohë jo si sot). Në mëngjes kur gdhiheshin, përroi ishtë tërësisht i ngrirë. Ne, ose kalonim mbi akull, ose nënat tona thyenin akullin e futnin këmbët të na kalonin ne fëmijëve matanë, që të mos lageshin. Kur shkonim në shkollë ndizmin sobën me dru, dhe ndërsa mësuesja shpjegonte mësimin ne ngriheshim më radhë për tu ngrohur pranë saj.
Pale c’bënim tek liqeni i vogël i ngrirë. Mbi akull loznim me karroca me kuzhinieta. Nga catitë vareshin kallamë akulli dhe ne i thyenim të loznim shpatash. Dhe nuk ishin dy ditë të tilla, por plot dy muaj.
Pra dimrit polar ia kishim gjetur anën edhe atë kohë, kur gjithë gjithë kishim dy triko. Thërrinim në ndihmë edhe trahananë e ngrohte në mëngjes, që të na ngrohe barkun gjatë rrugës dhe niseshim për në shkollë.
Marrja e masave nga strukturat qeverisëse është një detyrë dhe punë normale e tyre. Ndaj shpallja e një lloj paniku nga media dhe nje vendim i Ministrisë së Arsmit për mbylljen e shkollave, më duken fare pa vend. Ky duhej të ishte janari normal, por meqë klima ka ndryshuar në mënyrë drastike, ne jemi gati të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme pse do të zbresin temperaturat në Tiranë në -7.
Ndërsa ajo që nuk përballoj dot tani janë lajmet me elektricistë që do të rregullojnë telat në këtë të “ftohtë ekstrem”, mjekë që do të ecin në dëborë të shkojnë tek pacienët, policët që janë në shërbim në rrugë, kufitarët që ruajnë kufirin… apo jo, kufitarë s’ka më.

Burimi/Facebook

Shpetim Zinxhiria – Ky zv/ministër…hajde shtet hajde!

No Comments Aktualitet Lajme

A mund te jetë vartës i ketij, drejtori i sotëm i policisë shqiptare?
Largohet nga dipllomacia shqiptare për shpërdorim detyre…
Ky flautist u emërua në heshtje mediatike zv/ministër kur nuk duhej të ishte, por miqësia në të tilla raste vazhdon përtej turpit.
Por…?
Apeli për 480 fëmijët shqiptarë të zhdukur në Greqi, 20 vjet heshtje nga shteti, diplomati arrogant i asaj kohe që nuk donte dhe pengonte zbardhjen e fëmijëve të zhdukur në Greqi, sot është zv/ministër i Punëve të Brendshme. Behet fjalë ish-dipllomatin Andi Mahilaj njeriun më problematik më arrogant dhe më të korruptuar në ambasadën shqiptare në Greqi, në kohën që drejtohej nga z. Kastriot Robo.
Andi Mahilaj ishte i dhunueshëm dhe arrogantë gjë që e kam përjetuar gjatë periudhes së zhdukjeve të fëmijeve shqiptarë në Greqi. Në atë kohë ambasadori Kastriot Robo nëpërmjet autoriteve të Greqisë në shtator të vitit 2000 më krijon kushte për të shkuar dhe parë nga afër institucionin Agia Varvara në Athinë, vendin ku kishin filluar zhdukja e fëmijëve shqiptar.
Një nga dipllomat që nuk kishte qejf zbardhjen e zhdukjeve të fëmijëve ishte shqiptar ishte ky zv/ministri i sotëm Mahilaj, që në atë kohë veproi dhunshëm duke më marrë nga dora mjetin incizues. Aty ishin incizuar theniet e drejtoreshes se shtëpisë së fëmijës që bënte fjalë për këtë person qe i mbyllte telefonin. Menjëherë vihet në dijemi ambasadori i cili e qorton atë.
Ky zv/ministër është nga dipllomatët që ka punuar më gjatë se kushdo, por larguar për shpërdorim detyre, me një diplomë me korrespondencë për juridik. Këtë diplomë e ka marrë kur ishte në SHISH.
Por le të kthehemi te fenomeni i zhdukjeve
Ishte 10 dhjetor 1998 kur u zbatua programi për “mbrojtjen e të miturve lypës”. Policia vendase kapte fëmijët dhe i çonte në institucionin “Agia Varvara”, i cili deri atëherë funksiononte si një shtëpi vajzash në adoleshencë. “Nuk ishte mënyra më e mirë për t’i mbledhur ato përmes policisë, pa patur një program serioz. Në ditën e parë të programit, sipas dosjeve në dispozicion të gazetës së përditëshme “Kathimerini”, 34 fëmijë u dërguan në këtë në institucion. Një bullgar, katër irakian dhe 29 shqiptar. Nga këta, 17 u larguan në drejtim të paditur. Por nga viti 1998 deri në 2001, 661 fëmijë të semaforëve u strehuan në institucionin “Agia Varvara” në Athinë, në kuadër të programit “Mbrojtja dhe kujdesi social i fëmijëve në rrugë”. Në 2004, dy vjet pasi programi mbaroi, Avokati i Popullit zbuloi se numri i fëmijëve të zhdukur ishte 502.
Përfundimisht, nga 661 fëmijë që kaluan përmes “Agia Varvara”, 90 u dorëzuan prindërve të tyre, 47 u zhvendosën në fusha lojrash, 22 u pritën nga policia. Dhe 502 ishin të humbur! (Të dhëna nga policia greke (EL.AS) për Avokatin e Popullit Grek).
Turpi vazhdon me tej:
Në shtator te vitit 2000 pata mundësi të takoja drejtoreshen e ketij institucioni zonjen Ana Kuri e cila me tha se, për tu lidhur me Ambasadën Shqiptare duhet ndërmjetësimi i OKB-së. Kjo u vertetua edhe nga sjellja brutale e dhunshme e ish konsullit te ambasadës sonë ku anashkalonte kete problem. Më e keqja eshte sot ky njeri është zv/minister i Punëve te Brendshme te Shqipërisë. Kanë kalur dy dekada dhe nga shteti shqiptar nuk është hedhur asnjë hap për te zbardhur 480 zhdukje te femijeve shqiptar, 480 familje shqiptare edhe sot presin nje pergjigje nga dy vende se ku janë.
Sot dipllomati që ne atë kohë pengonte zbardhjen e ketij fenomeni sot eshte zv/minister Brendshëm.
Puna e sotme e ambsades nuk ka asgje te perbashket me dipllomate te tille, sot ambasada eshte atje ku duhet ne sherbim te emigranteve.
Deri më sot kam pritur prej ketij njeriu nje ndjesë apo falje , por njerëz te tillë të pushtshëm nuk I njohin këto fjalë përveç dhunës dhe arrogances.

Burimi/Facebook

Skënder Karaçica – Pakica bullgare në RMV-së hyri në Kushtetutë me kodin shtetformues…!

No Comments Lajme Opinion

Në vend të lajmit

Loja politike Shkup-Sofje,sot mori fund me rastin e marrëveshjes në mes të dy kryeministrave(Sofje),që,në përmasën e shtetit multietnik të RMV-së pakica bullgare u avancua me aktin më të lartë juridik të Kushtetutës në kodin shtetformues!
Ndërkaq,populli i dytë shumicë shqiptarët në hapësirën etnike mbetën në shkallën e ligjeve kushtetuese si pakicë kombëtare qysh nga vitet e pas Luftë së Dytë Botërore(1945)e deri më sot,kur më bekimin e Jugosllavisë u bë konstituimi i Republikës së Maqedonisë,njëra nga njësitë e saj të Kushtetutës e barabartë më popujt dhe republikat tjera dhe, si peshojë e ballancimit të çështjes shqiptare në Ballkan.
Pakica bullgare hyri në Kushtetutën e RMV-së më shenjën e ligjeve si popull shtetformues,ndërsa populli shqiptar në hapësirën etnike mbeti po në statusin e pakicës kombëtare më një të ardhme të brishtë dhe pa përspektivë,ndonëse përditë po zbrazën fshatrat shqiptare nga të rinjët për të kërkuar një jetë më të mirë në vendet e Evropës dhe në botë.
Pse po heshtë klasa politike shqiptare në RVM-së…?!
Çikago,25 janar 2022

Burimi/facebook

Agim Alickaj – JOSEPH J. DIOGUARDI, FIGURA HISTORIKE E KOMBIT SHQIPTAR

No Comments Aktualitet Lajme

Udhëheqësit e mëdhenj kombëtarë dhe figurat historike krijohen në rrethana të caktuara historike dhe momente vendimtare të një kombi. Populli ynë ka dhënë shumë djem e vajza të tilla. Një prej tyre është padyshim legjenda e gjallë e kombit shqiptar, ish kongresmeni amerikan me origjinë arbëreshe, kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi .
Më datën 30 Janar do të bëhet promovimi i librit të pare të veprës historike të Ligës me në krye Joe DioGuardi-n, të cilit më pas iu bashkua zonja Shirley Cloyes DioGuardi. Ky libër përmban një përmbledhje të dokumenteve dhe fakteve vetëm për 8 vitet fillestare (1985-1993) të punës së DioGuardit, fillimisht si kongresmen, pastaj si kryetar i AACL, përgatitur nga anëtari i Bordit Ekzekutiv, Dr. Faton Bislimi.
Jeni të mirëpritur të merrni pjesë në këtë ngjarje shumë të rëndësishme. Ju lutem shikoni detajet.
JOSEPH J. DIOGUARDI, HISTORICAL FIGURE OF THE ALBANIAN NATION
Great national leaders and historical figures are created in certain historical circumstances and crucial moments of a nation. Our people have given many such sons and daughters. One of them is undoubtedly the living legend of the Albanian nation, the former American congressman of Arbëresh origin, the President of the Albanian American Civic League, Joseph J. DioGuardi,
On January 30, at 1:30 pm, the promotion of the first book of historical work of the League led by Joe DioGuardi and joined later by Mrs. Shirley Cloyes DioGuardi will take place. This book contains a summary of documents and facts for only the initial 8 years ( 1985-1993) of DioGuardi’s great work, first as a Congressman, then as President of the AACL, prepared by the member of the Executive Board, Dr. Faton Bislimi.
You are welcome to take part in this very important event. Please see the details.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë

Burimi/Facebook

Kryeministri Kurti: Agjencinë e Akreditimit synojmë ta bëjmë tërësisht të pavarur në ekzekutimin e politikave arsimore

No Comments Lajme Opinion

Prishtinë, 25 janar 2022

Zhvillimet e sotme në nivel global na kanë ekspozuar përballë një mori sfidash, ballafaqimi me të cilat kërkon sistem arsimor të fuqishëm. Kosova si shoqëri nuk mund të jetë imune ndaj këtyre sfidave. Në shumicën e rasteve është madje edhe pasqyrim brutal i tyre, sikurse e patëm rastin me inflacionin, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në prezentimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025.

Ai tha se fatkeqësisht si qeverisje, kemi trashëguar edhe një sistem arsimor, i cili është rezultat i një politike publike, që në masë të madhe ka qenë elektorale e shumë pak ose aspak strategjike e vizionare.

Një sistem, ku interferimet politike, që nga rekrutimet e stafit në të gjitha nivelet, e deri tek ushtrimi i funksioneve të institucioneve të pavarura ekzekutive, siç ka qenë rasti me Agjencinë e Akreditimit, kanë qenë praktikë e stabilizuar, tha kryeministri Kurti. Këto interferime, siç tha ai, e kanë pamundësuar krijimin e një sistemi të qëndrueshëm arsimor, i cili do të mundësonte orientimin e qytetarëve dhe rinisë sonë drejt karrierave të qëndrueshme profesionale.

Në këtë kontekst, kur është fjala për Agjencinë e Akreditimit, ne synojmë që këtë institucion ta bëjmë tërësisht të pavarur në ekzekutimin e politikave arsimore. Interferimet politike në Agjencinë në të kaluarën, do të ngelen në të kaluarën, tha kryeministri Kurti.

Tani e tutje, kjo agjenci do të funksionojë mbi bazat e profesionalizmit dhe ekspertizës, si dhe parimeve të barazisë, etikës e integritetit, e të gjithpërfshirjes. E, për punën e saj, si referencë, do t’i ketë standardet evropiane dhe udhëzuesit për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Kryeministri Kurti rikonfirmoi mbështetjen e plotë për Agjencinë në përpjekjet e saj për t’i adresuar dhe për t’i përmbushur rekomandimet dhe shprehu synimin e patjetërsueshëm të qeverisjes sonë – rikthimin në ENQA dhe EQAR.

Kemi arritje në të bërit e arsimit të lartë më gjithëpërfshirës dhe më të qasshëm, duke hequr tarifat semestrale, por kemi ende rrugë për të bërë, që këtë nivel të arsimit ta bëjmë më atraktiv dhe më konkurrent ndërkombëtarisht, tha ai.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në prezantimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025

I nderuar drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, z. Naim Gashi,

E nderuar Kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), prof. Hasnije Ilazi, të cilën e përshëndesim nga larg, meqenëse nuk është e mundur të na bashkëngjitet edhe fizikisht për shkak se është me Covid.

Anëtarë të respektuar të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

E nderuara ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj Nagavci,

I nderuar kryetar i Komisionit Përkatës Parlamentar z. Ardian Gola,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Rektorë të Universiteteve Publike në Kosovë,

Përfaqësues të Institucioneve të Arsimit të Lartë,

Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që keni dhënë përherë mbështetje për arsimin në Kosovë,

Të nderuar të pranishëm,

E kam pranuar me kënaqësi ftesën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për të ju takuar, e për të ndarë me ju perspektivën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të paraqitur pos tjerash edhe synimet tona të cilat lidhen me arsimin e lartë.

Për ne, zhvillimi i gjithmbarshëm i Republikës nuk mund të paramendohet pa një arsim

cilësor që hap portat e tregut të punës, pa shkencën e cila është burim dhe mundësi për zhvillim ekonomik, pa një rini të mirë arsimuar e kompetente që sheh perspektivë dhe mundësi të aktivizimit të potencialit maksimal vendin tonë.

Bota, në të cilën jetojmë aktualisht, është përkufizuar në mënyra të ndryshme, ta zëmë: Ulrich Beck e cilëson si “shoqëri e rrezikut”, Zigmunt Bauman si “modernitet të lëngshëm”, Anthony Giddens si “botë në arratisje”, e “Krizologjia” e Edgar Moren-it e pahtëson krizën si shtratin e dinamikave bashkëkohore të shoqërive në nivel global, e kështu me radhë. Këto përkufizime dhe të tjerat si këto, duket që emërues të përbashkët e kanë fluiditetin (ndryshueshmërinë).

Pra, shoqëritë e sotme janë shoqëri fluide, të lëvizshme, tejet dinamike dhe, për rrjedhojë, vazhdimisht të ndryshueshme. Ndryshimi shoqëror e reflekton edhe brishtësinë e strukturës së shoqërisë. Për pasojë, shoqërive iu duhet që në mënyrë konstante ta rimendojnë veten në rrethana të reja strukturore. Pikërisht në këtë proces reflektimi, lind nevoja për një edukim dhe arsimim të qëndrueshëm. Pra, në një botë të paqëndrueshme, edukimi megjithatë duhet të jetë i qëndrueshëm.

Në fillim të herave edukimi si koncept ka mishëruar qëllimin për qytetarinë e përsosur. Më pas, objektivi është zhvendosur në drejtim të përgatitjes profesionale për të vazhduar me shpirtin kritik. Ndërsa sot, jo rastësisht, edukimi konceptualisht ka përfunduar si nevojë për kreativitet dhe inovacion. Ngase në shoqëritë ku paqëndrueshmëria është e qëndrueshme dhe ku e ardhmja është e pasigurt, vetëm duke qenë kreativë dhe inovues mund të ia dalim dhe kemi shpresë. Duke e stimuluar kreativitetin dhe inovacionin, paqëndrueshmërinë e shndërrojmë në mundësi, ndërsa të ardhmen në zhvillim. E për rrjedhojë, jemi në një transformim të vazhdueshëm. Andaj, nuk është e rastësishme se pse Raportit të Jacques Delors, Presidentit të tetë të Komisionit Evropian, i cili i identifikon katër shtylla të edukimit, e para, të mësuarit për të ditur, e dyta, të mësuarit për të bërë, e treta, të mësuarit për të jetuar së bashku dhe e katërta të mësuarit për të qenë, në vitin 2008 UNESCO sugjeroi që t’i shtohet edhe shtylla e pestë: të mësuarit për të transformuar veten dhe shoqërinë.

Të nderuar të pranishëm,

Zhvillimet e sotme në nivel global na kanë ekspozuar përballë një mori sfidash, ballafaqimi me të cilat kërkon sistem arsimor të fuqishëm. Kosova si shoqëri nuk mund të jetë imune ndaj këtyre sfidave. Në shumicën e rasteve është madje edhe pasqyrim brutal i tyre, sikurse e patëm rastin me inflacionin.

E fatkeqësisht si qeverisje, kemi trashëguar edhe një sistem arsimor, i cili është rezultat i një politike publike, që në masë të madhe ka qenë elektorale e shumë pak ose aspak strategjike e vizionare.

Asnjë sistem, ku interferimet politike, që nga rekrutimet e stafit në të gjitha nivelet, e deri tek ushtrimi i funksioneve të institucioneve të pavarura ekzekutive, siç ka qenë rasti me Agjencinë e Akreditimit, kanë qenë praktikë e stabilizuar. Këto interferime e kanë pamundësuar krijimin e një sistemi të qëndrueshëm arsimor, i cili do të mundësonte orientimin e qytetarëve dhe rinisë sonë drejt karrierave të qëndrueshme profesionale.

Në këtë kontekst, kur është fjala për Agjencinë e Akreditimit, ne synojmë që këtë institucion ta bëjmë tërësisht të pavarur në ekzekutimin e politikave arsimore.

Interferimet politike në Agjencinë në të kaluarën, do të ngelen në të kaluarën.

Tani e tutje, kjo agjenci do të funksionojë mbi bazat e profesionalizmit dhe ekspertizës, si dhe parimeve të barazisë, etikës e integritetit, e të gjithpërfshirjes. E, për punën e saj, si referencë, do t’i ketë standardet evropiane dhe udhëzuesit për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Me profesionalizmin dhe ekspertizën e saj, Agjencia e Akreditimit do t’i qëndrojë afër Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, me të cilën do t’i bashkërreshtojë veprimet, me qëllim që të arrihen sa më të mira rezultatet në fushën e sigurimit të cilësisë, të mobilitetit akademik, të transferit të dijes, si dhe të zhvillimit e progresit të gjithmbarshëm shoqëror.

Ne e kemi kuptuar, që reforma në arsim nuk është një akt i izoluar, por një proces i tërë, që duhet të përcillet nga një varg veprimesh të kujdesshme.

Jemi përballë sfidave të ndryshme përbrenda fushës së arsimit të lartë, si zhvillimi i qëndrueshëm dhe ngritja e cilësisë, të cilat kanë filluar të adresohen me programin qeverisës e atë legjislativ.

Aktualisht, arsimi i lartë në Kosovë ballafaqohet me një hulumtim shkencor modest, që rrallë e ushqen politikbërjen e edhe më rrallë e mundëson ndryshimin.

Ekziston shpërputhje e madhe ndërmjet nevojave të tregut të punës dhe programeve të studimit që ofrohen.

Andaj, avancimi i politikave dhe kornizës ligjore në fushën e arsimit, është një nga aspektet në të cilat duhet fokusuar në vijim.

Në këtë frymë është hartuar edhe Projektligji për Agjencinë Kosovare të Akreditimit, i cili presim, që në afatet optimale të kalojë edhe nëpër procedurat e Parlamentit për t’u finalizuar me miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në hartimin e këtij projektligji janë përfshirë të gjithë akterët relevantë, ekspertë nga MAShTI, Agjencia e Akreditimit, përfaqësues të komunitetit akademik, donatorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.

Natyrisht, presim që edhe deputetet të japin kontributet e tyre, të cilat do të jenë të mirëseardhura në kuptimin që të kemi një Ligj sa më cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Me këtë bazë ligjore përmbushim edhe një detyrim të marrë përsipër në kuadër të përpjekjeve për rianëtarësimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Edukim të Lartë (ENQA) dhe në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Por, ende mbetet punë për t’u finalizuar ky proces, meqenëse ekzistojnë edhe një mori kërkesash, të cilat duhet të përmbushen dhe na duhen përpjekjet e përbashkëta për të arritur atje.

Gjithashtu, më duhet të përgëzoj transparencën që ka treguar AKA në vitin që po e lëmë pas. Me bordin e ri, të gjitha vendimet dhe raportet përfundimtare të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit, janë bërë publike dhe ky është një hap i madh para, në drejtim të transparencës së plotë dhe llogaridhënies ndaj publikut. E transparenca dhe llogaridhënia e plotë, janë një nga rekomandimet e ENQA, të cilin Agjencia po e zbaton.

Prandaj, shfrytëzoj rastin të konfirmoj mbështetjen e plotë për Agjencinë në përpjekjet e saj për t’i adresuar dhe për t’i përmbushur rekomandimet, të cilat derivojnë nga standardet evropiane të arsimit të lartë.

Meqenëse synim i patjetërsueshëm i qeverisjes sonë, është rikthimi në ENQA dhe EQAR. Sa më shpejt, aq më mirë për Kosovën dhe rininë tonë. Kemi arritje në të bërit e arsimit të lartë më gjithëpërfshirës dhe më të qasshëm, duke hequr tarifat semestrale, por kemi ende rrugë për të bërë, që këtë nivel të arsimit ta bëjmë më atraktiv dhe më konkurrent ndërkombëtarisht.

Kështu sikurse rikthimi në ENQA, edhe të bërit e Kosovës pjesë të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë, si politika të qeverisjes sonë, nuk janë qëllime në vetvete. Ato më shumë janë si lokomotivë dhe referencë për të ngritur cilësinë në nivelet, të cilat do të bëjnë të mundur që shoqëria jonë të jetë konkurrente në nivel global.

Të nderuar pjesëmarrës,

Me qeverisjen tonë, politikëbërja është dhe do të mbetet gjithëpërfshirëse. Gjithëpërfshirja është gurthemel i politikave të suksesshme publike, ngase mundëson krijimin e një klime shoqërore, ku palët e interesit, ndihen si pronarë të të gjitha atyre vendimeve, që dalin nga ato politika, të cilat rregullojnë fushëveprimtaritë e tyre. Në rastin konkret, institucionet e arsimit të lartë duhet të ndihen të përfaqësuar në politikëbërje dhe pronarë të vendimeve institucionale. Ne jemi, pra, për një politikëbërje, e cila përparon vazhdueshëm drejt ngritjes së cilësisë, duke e ruajtur sigurinë ligjore dhe duke krijuar ambient të përshtatshëm për konkurrencë të shëndoshë në tregun e arsimit të lartë.

Roli, përgjegjësia e punës dhe koordinimi i të gjitha hallkave institucionale, është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Besoj fort që me kontributin e të gjithëve, rezultatet pashmangshëm do të jenë afirmative. Bashkë mund të bëjmë të mundshëm arsimin cilësor në vend, që i nevojitet gjithsecilit prej nesh.

Ju faleminderit.

Burimi/drini.us/

Pse e shkrova librin “Roma fliste shqip“?

No Comments Argëtim Histori

Shkruan Fahri Xharra

Lundrimi nëpër historinë tonë të lashtë të begaton shpirtin, të rritë krenarinë dhe të jep guxim t`i vërsulesh së ardhmes me një vetëbesim që je emër e jo numër. E kaluara e jonë herë e mohuar, herë e vjedhur e herë e heshtur krijon një huti e cila na kushton shtrenjtë.

Sikur mos të ishte Zonja e madhe Nermin Vlora Falaschi ne nuk do të kishim as më të voglen njohuri për etruskët, që sipas saj etruskishtja është gjuhë e gjallë dhe flet shqip. Pas saj Zacharie Majyani, të cilit iu është dashur 10 vjet për ta mësuar gjuhën shqipe si duhet dhe të na kthjellojë mendjen që në Gadishullin Apenin jetonin etruskët e lashtë dhe të shkruarat e tyre mund të lexohen me shqipen ( gegnishten ) e sotit.
Duke lexuar për etruskët në literaturën italiane dhe në gjuhët tjera europiane e kupton se aty jetonin edhe ilirët . dhe popujt tjerë pellazg autokton , pa tjetër të futë në rrugë të suksesit dhe të guximit të merresh me rrumbullksimin e një historie me vlerë që edhe Perandoria Romake fliste shqip. Hap i guximshëm që kërkon punë të madhe dhe përqëndrim të madh në leximin e fakteve në shkrimet e ndryshme; dhe ato të kompletohen ne 500 faqe ku bindshëm mund të shkruash diçka të madhe . e që deri më tani as që kemi guxuar të mendonim, Pra kështu lindi historia disa qindravjeçare e shkruar me titull “ Roma fliste shqip”

Etruskët ishin një popull paqësor, të dashuruar me kënaqësitë e jetës dhe jo të prirur për luftë. Ata kërcenin, shkonin për gjueti, peshkonin, adhuronin objekte të bukura. Në afreske shohim etruskët që gostitin gjysmë të shtrirë në shtretër, të mbështetur në jastëkë. Ata e vlerësonin muzikën, të cilën e dëgjonin në kohë të ndryshme të ditës; instrumenti më i përdorur ishte flauti, i luajtur edhe nga gratë. Ata e donin aktivitetin fizik: garat sportive ishin të shpeshta dhe ndër sportet më të njohura ishin boksi, garat me kuaj dhe hedhja e shtizës.

Ata adhuronin disa perëndi dhe për shërbimet fetare mblidheshin rreth priftërinjve që nëpërmjet fluturimit të zogjve, ose duke shqyrtuar të brendshmet e bishave të flijuara, përpiqeshin të identifikonin vullnetin e Qiellit. Ata demonstruan një kult të thellë të të vdekurve: i varrosën në dhoma të mëdha dhe i vunë pranë të vdekurit gjërat që kishin qenë më të dashura për të, armët, po të ishte njeri, pasqyra dhe parfume, për një zonjë dhe ushqim për udhëtimin e gjatë për në Jetën e Përtejme.
Por etruskët, kishin lidhje gjenetike me Peucetët ( popull ilir )që kanë jetuar në kohën e etruskëve Nga Peucetët e kemi një trashëgimi të madhe që quhet: “ Varri i vallёtarёve (it. Tomba delle Danzatrici), pra një varr peucetian në Ruvo di Puglia, i cili u zbulua se nekropol i madh në vitin 1833. Data e ndërtimit të kësaj varreze nuk është e sigurt por që mendohet të jetë fundi i shek. 5 dhe fillimi i shek.4. Në të vërtetë, afreskat e varrezave e paraqesin një shembull të vjetër të pikturimit figurativ në Apulia. Të shkruajmë që Peucetët e “huazuan” nga etruskët kulturën e këtij lloj arti. Vetë emri rrjedhë nga afresku ku shihen gratë piceute duke vallëzuar. Paneli me afreska është i ekspozuar në Muzeun kombëtar arkeologjik të Napolit, nr.i inventarit 9553 ( shih foton , faqe 184 “ Roma fliste shqip”)

Nuk do të bënim asgjë sikur mos të gjenim të njejtin argëtim grashë, vallet e njejta që luhet e dhe sot ( shih foton, “Roma fliste shqip” f.184)

Edhe një postim në drejtim të Romës që fliste Shqip:
VETEM TEK ARBERIT U RUAJTEN GJUHA,VESHJET DHE VALLET ILIRE , PELLAZGE DHE GREKERVE TE LASHTE . Ne foto 1 e 2 kemi një pikture mbi një varr japig (JAPIGET popull ilir ashtu si mesapet peucetet, daunet, kalabret) te shek 6-5 para Krishtit një Valle antike qe quhet Vallja e Teseo-s sepse vajzat athinase pasi shpëtuan nga labirinti ku Minotauro do ti gëlltiste, festojnë me ketë valle çlirimin nga Teseo. Por kjo skene nuk na vjen as nga ishulli i Kretes ku ishte labirinti e as nga Athina , por nga një varr japig ( japet ilire) zbuluar ne Ruvo ( Bari itali). Ne Ruvo janë gjetur edhe mbishkrime illire ku i kam shpjeguar nëpërmjet gjuhës shqipe ne post -in e parafundit.

Ne foto 3-4-5-6 janë foto te valleve arvanitase ne Greqi qe vazhdojnë te vallëzojnë si para 3000 viteve.

Sipas jush, kanë të drejt arvanitet që thonë se janë pasardhësit e drejtperdrejt te grekërve antik dhe gjuhen arvanite si gjuha e Perendive apo grekët e sotëm te cilë ve i bashkohen edhe historianët e Shqipërisë se arvanitet e parë kanëe zbritur në mesjetë?

Para qyteterimit klasik te ‘qytet shteteve” , ne Gadishullin Ilirik perfshirë Greqinë dhe jugun e gadishullit italik flitej e njejta gjuhe hidheshin te njejtat vallle dhe veshje te ngjashme. Dhe arvanitët jane të vetmit autokton në Greqia dhe pasardhes te drejtperdrejt te pellazgëve antik .(nga Achille Teti , FORUMI.SHQIPTAR.ITA )

Pra, Roma fliste shqip !

Më 25.01.2022

Burimi/drini.us/

Ira Kurti – Ku të gjej nerva çeliku?

No Comments Lajme Opinion

Një ditë çmendurie kur zgjohesh nga një telefonatë, kur akoma nuk kisha hapur sytë dhe zëri nga ana tjetër më kërkonte llogari pse akoma isha në krevat kur ora ishte 9am? Megjithëse kisha rënë me fjet 4 am, nuk i jap llogari kujt se kur zgjohem e kur flej, por mesa duket personi nga ana tjetër e linjës e mendon veten manaxhuese të rregjimit tim. Ngrihem dhe shkoj në guzhinë të bëj një çaj, por gazi i sobës kishte mbaruar dhe ana elktrike nuk punon pasi priza elektrike bën masë dhe ul siguresën nga lagështia e murit që e ka ndryshkur edhe sobën. 20 vjet nuk ja gjetëm dot dermanin kësaj lagështie që enti banesave në vend që ta ngrinte bazamentin e katit të parë pasi e ndërtoi në zonë kënetore, ka gërmuar dhe hyrja është nën nivelin e ujrave sipas specialistave të Bashkisë Tiranë. Lajmëroj me telefon një numër të ruajtur në shtëpi për shërbim gazi në shtëpi i cili megjithse ja dhashë adresën ekzakt, kishte shkuar te një pallat tjetër ne një bllok tjetër. Dal ta pres në rrugë duke e udhëzuar se si të më gjente, kur shikoj nga kati i gjashtë binte suvaja e copa tullash të cilat janë dëmtuar qysh nga termeti 2019 dhe meqë aty nuk banon njeri se familja ka emigruar nuk kanë lajmëruar Bashkinë për dëmet, ndaj lajmërimin e bëj unë. Kur dal te cepi i hyrjes shikoj që uji që derdhej nga taraca po ngrinte në rrugë. Shikoj celularin temperatura -4°C. Ndërsa djali me bombulën e gazit arrin dhe kërkon 25mij lek kuptoj që jam vjedhur herët e tjera kur ai që më solli bombulën herën e parë e herën e dytë më morën 60mij lek për të ndërruar të njëjtën bombul. Qesha me veten kur kujtova që gjatë verës gjeta një çantë burrash dhe ja dorëzova të zotit çantës të panjuhur nga unë, çanta ishte e mbushur me Euro e celular e karta bankash që harxhova mbi dy orë duke e kërkuar kudo deri sa mori në tel cel e vet!
Kurse mua më kishin vjedhur sy për sy në shtëpinë time. Shpejt e mbylla këtë çështje pasi depozita e pallatit ku unë kisha harxhuar 120 mij lek për ta rregulluar dhe i kisha kërkuar hidraulikut ta izolonte ndaj ngricave, tani po rridhte përsëri! Jetova çerek shekulli në një vend ku temperaturat arrinin edhe -40°C dhe nuk pata kurrë problem, kurse këtu me -4°C përsëri problem. Marr në telefon hidraulikun i cili m’u ankua se kishte shumë punë se unë nuk isha e vetmja me këtë problem dhe do gjente kohë të vinte pas dy ditësh.
Nisem të shkoj të marr makinën që e kisha lënë te mekaniku pasi nga mos përdorimi për kohë të gjatë kishte problem me baterinë në ndezje. Marr në telefon mekanikun a ishte gati makina? Ai më thotë – gati e ke, unë nuk jam aty, por janë çunat! Nisem në këmbë dhe vej re rrugës që hidrauliku kishte të drejtë se nga taracat e pallateve rrugës shikohej rrjedhjet e depozitava ..
Arrij te garazhdi i makinës dhe shikoj mekanikun duke mbyllur një valvul të anti-frizerit, ndaj e pyes -ça po bën aty? Ai ma kthen – i hodha pak ujë të nxehetë se mos ka ngrirë!!
Nuk u përmbajta dot dhe i thashë – WTF? A e di ti ça është anti-frizeri? Si i hidhet ujë aty? Po uji i ngrohtë në këtë temperaturë nuk ftohet e ngrin, pse kot hidhet aty anti-frizer? Ujë nuk i hidhet kurrë makinës sepse uji ka bakterie, ka kalcium, klor që e dëmtojnë tubacionin e makinës. Kjo makinë ndizet tak fak në -35°C e jo të ketë problem me këtë kohë. Anti-frizeri që kishte kjo makinë është për të përballuar temperatura deri -60°C ndërsa ti i paske hedhur gjysëm litër ujë të ngrohtë! Dua ta zbrazësh dhe ta mbushësh vetëm me antifrizer siç ishte.
Por ai e hapi ta derdhte dhe i erdhi keq ndaj e mbylli dhe nuk i ndoqi kërkesën time, pastaj i shtoj ca antifrizer tjetër duke e kaluar cakun e nivelit të mbushjes.. Edhe për këtë m’u desh t’ja mësoja që nuk mbushet mbi nivel e treguar aty!
Marr makinën dhe e çoj për ta larë pasi megjithëse sapo ja kisha ndërruar fshirëset e xhamit, njëra nga ana e shoferit e linte xhamin me vija që nën ndikimin e diellit ishte shqetësuese. Por dola nga lavazhi me xhamin në gjëndje më keq seç e kisha.
Shkoj te MegaTeg të blej solucione që ta bëj pastrimin vet, i gjej çmimet 2-fishin e çmimeve te Amerikës.


Meqë ministria na tha të kursejmë energjinë elektrike dhe ndjehem e ftohur shkova bleva një sobë me dru. Bleva dhe dru zjarri ah dhe lis sepse nuk e mbaja mend se cili ishte më i mirë. Instalova sobën dhe e ndeza. Oh sa qejf e ngrohu ambjentin menjëherë, kur pas 15 minutash fillon e mbushet shtëpia me tym. Marr një specialist oxhaku i cili shkon katë më kat duke kontrolluar oxhakun. Kati dytë është në emigracion e ka nxjerr shtëpinë në shtitje por pa sukses sepse çmimin e taksës ja kanë vënë shumë më të lartë se vlera e saj, ndaj nuk e blen njeri. Katit të tretë dhe të 4t i kishte dalë tymi si dhe mua. Interesant ishte që katit 4t tymi i dilte nga pllakat dhe jo nga oxhaku që sipas ustait ishte sepse ishte bërë çpim në oxhak kur kanë bërë punimet! Kurse kati i 5st e kishte mbyllur fare oxhakun. Kati 6sht në emigracion, ndaj soba nuk mund të ndizet më deri sa të investoj për oxhakun nga jashtë pallatit!


Vjet, kati dytë u përmbyt me ujërat e bardha pasi ishte bllokuar puseta jashtë dhe meqë tek unë kjo lidhje është mbyllur pasi edhe ne u përmbytëm vite më parë duke mos jetuar njeri këtu, çdo gjë u hodh poshtë dhe myku dëmtoj çdo plaçkë. Tani tavani im po lagej e po mykej nga ana e ballkonit nuk e gjenim dot se kush jetonte aty e se nga dilte uji edhe pasi kisha lajmëruar UKT dhe ja kishin prerë tubin hyrës. Lajmërova Bashkinë e Policinë dhe pas shumë ditësh ja gjetën të motrën që jetonte në Durrës apo ajo erdhi rastësisht nuk e di, por të paktën erdhi dhe morëm vesh ça kishte ndodhur. Të gjitha shpenzimet mbi kurrizin tim. Megjithese Bashkia nuk bën pastrimin e kontrollin periodik të pusetave, pasojat i vuajmë ne megjithese jemi taksa pagues të rregullt. Pale të presësh nga ata të lyejnë pallatin nga jashtë apo shkallët që gjithëmonë I kemi lyer me shpenzimet tona.
Të gjitha telat e telefonave, internetit, elektrike i kanë lidhur te muri im. Ato mbajnë ujin e lagështinë duke ma dëmtuar suvanë e brendshme se të jashtmen e kam të nxirë nga myku e pluhuri i kombinuar me gjithë gazrat e makinave që kalojnë aty rrugës..në një kombinim toksik përfekt. Unë regullo, ata prish. Oborri para pallatit po nuk u pastrua nga unë nuk pastrohet kurrë as nga Bashkia e as nga pastruesja e shkallëve.
Kur erdhën nga Bashkia pas raportimit në Bashki për suvanë që binte nga lart, ata vinin dy e nga dy gjithësej dhjetë veta dhe nuk bënin asgjë tjetër veçse shihnin. Pastaj sollën një punëtor me dy shefa që rrinin e shihnin atë se si hidhte suvanë me shkop nga lart poshtë. Gjithë mbeturinat i lanë aty pa prekur në mes të rrugës! Skandal! Ne paguajmë 12 burrokratë për një puntor çyryk që bën punë të pjesshme dhe sot e kësaj dite nuk e kanë riparuar akoma!
Tani na ikën dritat, ndaj po e postoj pa e mbaruar historinë..
Doja t’ju thoja që ky apartament kushton 531% më shumë se 20 vite më parë sipas ekspertes së gjykatës Tiranës. Kur e pyeta eksperten se çfarë ka ndikuar te kjo rritje mbi 5 fish të çmimit? Ajo ngriti supet… imagjino se sa do ja rrisi çmimin eksperti tjetër kur të shohi gjithë punimet e riparimet që kam bërë unë. Asnjë nga ustallarët që vijnë nuk japin fatura për punën e kryer. Të na rrojë Partia, nëna e Aliut që e rriti dhe e edukoj..
Ku ta gjejmë të drejtën? Te Kryetari i Bashkisë, që po digjet për fëmijët që duan të luajnë futboll, por nuk kanë fusha? Te Gjykatat e mbingarkuara? Te ligjet që kundërshtojnë njëra tjetrën? Meqë asnjëra nga sa më sipër nuk funksionon, kam dalë në pazar të blej “nerva çeliku”! NDIHMË!


Më mbërrin makina nga Kanadaja katër muaj para se të mbyllej kufiri nga pandemia. Unë kisha 6 muaj kohë ta mbaja me targa të huaja. Ndaj pa u bë gjashtë muaj kontaktoj policinë të më orjentoj ça të bëja me targat se afati po skadon. Më thonë officerët e policisë qē prej pandemisë ky afat është shtyrë. I falenderoj dhe largohem. Pastaj mendoj që edhe siguracionit po i vinte data skadencës dhe meqë kur I ke targat e huaja paguan 5-6 fishing e asaj që do pagueje me targa vendase them të pyes mos marr targa të përkohëshme. Shkoj të pyes për targat e përkohëshme. Njëri thotë – nuk bëhen targa të përkohëshme! Kurse tjetri thotë – jo, jo, bëheji targat e përkohëshme, por makinën mbaje në garazh mos e përdor!!
Nuk dija të qeshja me të madhe apo të qaja? Një vend që është I mbushur me administrata të super fryra, por që has inkompetencë dhe mungesë përgjegjshmërie të tejskajshme. Instutucione pa pikën e seriozitetit, që njohin burokracitë e kota dhe asnjë ligj e zbatueshmëri ligjshmërie që t’u vijë në ndihmë qytetarit. Kanë harruar fare që detyra e tyre është të na shërbejnë ne , të na thjeshtësojnë jetën, të na kursejnë kohën, të na respektojnë të drejtat…
Më dhemb vendi im, i vogël sa një qytet në Kanada apo Amerikë, por me hallet e idotësitë e keq manaxhimit të çdo aspekti të jetës . Është aq e kollajt të zgjidhet, por kanë zgjedhur të mbyten me një pikë uji… sa do doja ta drejtoja këtë vend vetëm 6 muaj deri një vit sa t’ua tregoj se si veprohet, se si punohet, se si respektohet jeta, njeriu, institucioni, prona private etj..
Ira

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Burimi/Facebook

Sali Berisha – Ne vend te votes, 60 plumba ne SMS, SKAPE dhe Tritol!

No Comments Aktualitet Lajme

Kjo nuk eshte republika moniste e Old Major-it te George Orewllit!
Por kjo eshte narkorepublika moniste e Old Major-it te George Soros-sit!
Tritoli ne deren e shtepise te Armand Dukes!
Akt i mirefillte i terrorizmit shteteror te klanit Edvin-Olsi Rama.
Te dashur miq, nje super skandal shpertheu dy ditet e fundit ne fushaten zgjedhore te Federates Shqiptare te Futbollit. Mediat njoftuan mbreme se ne deren e shtepise te Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka u vendos dhe shpertheu nje eksploziv i fuqishem, tritol.
Ky akt i mirefillte i terrorizmit shteteror ndaj zotit Duka vjen si forme kulmore terrori ndaj tij i klanit te mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, Edvin dhe Olsi Rama. Ky klan mafioz meqenese nuk sigurojne dot votat per pushtimin ne zgjedhjet e 2 marsit te FSHF, ishullit te fundit qe nuk ndodhet ne pushtetin e tyre ka vendosur pushtojne ate ‘manu militari’ qofte dhe me akte terroriste.
Vendosja e Tritolit ne shtepine e Armand Dukes nga klani i mafies me te rrezikshme shteterore te Europes Edvin dhe Olsi Rama vjen pas nje seri aktesh te tjera kriminale te ndermarra per kete qellim ndaj tij nga ky klan.
Keshtu, pas manipulimeve te hapura ne zgjedhjen e delegateve dhe ndersimit te SPAKU-t te partise nepermjet gjethes se tyre te fikut Erion Veliaj, linçimit nepermjet mediave te narkoqeverise, kercenimit me mesazhe per ‘60 plumba’ne koke’ ne rastse nuk largohet nga detyra, keta mafioze te rrezikshem urdheruan dje paradite dergimin e banditeve tatimor ne bizneset e presidentit te FSHF me qellimin e vetem per ti imponuar doreheqjen. Mbreme vone, pasi deshtoi me te gjitha keto veprime te shemtuara e primitive per ta detyruar Armand Duken te jepte doreheqjen, Kreu i Meduzes kaloi ne nje akt te mirefillte terrorist urdheroi vendosjen ne darke te tritolit ne banesen e tij.
Per vendosjen e Tritolit nga klani mafioz Edvin-Olsi Rama ( per llogari te tij) ne shtepine e Armand Dukes deshmon deklarata e te keqperdorurit te tyre Erion Veliaj, i cili fill pas lajmit per vendosjen e tritolit duket se zbuloi edhe doresin e krimit duke thene se Armand Duka ka patur probleme me bandat e Shijakut.
Kjo do te thote se detyra per vendosjen e tritolit i ishte besuar njeres prej ketyre bandave dhe sot apo ditet ne vazhdim do kemi dalezotesin, i cili publikisht do marre persiper aktin terrorist kunder Armand Dukes natyrisht jo per qellime elektorale por per sherre personale.
Keto akte kriminale me te cilat vota e lire zevendesohet me manipulim te hapur, fushate te hapur mediatike linçimi, 60 plumba ne zarf ( ne SMS) fallanga narkotaksidaresh ne biznese dhe se fundi tritol tek dera e shtepise se presidentit te FSHF te denja per republiken moniste te Old Major-it George Orwell-it por po ndodhin 72 vite pas vdekjes se autorit, ne Shqiperi, republiken e Old Majorit te George Soros-it apo narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe.
Duke denuar kete akt te shemtuar te terrorizmit shteteror te klanit Edvin dhe Olsi Rama, u bej thirrje UEFA-s dhe FIFA-s te nderhyne me urgjence per te shpetuar Federaten Shqiptare te Futbollit nga ky klan mafioz qe kerkon te shnderroje kete federate ne megalavatrice te konteinerve me euro te trafikut te kokaines qe ai kontrollon.
U bej thirrje ketyre organizatave te respektuara te kerkojne hetim nderkombetar per aktin e terrorizmit shteteror ndaj presidentit te FSHF dhe aktet e tjera te narkoqeverise shqiptare per pushtimin e FSHF dhe vendosjen e monizmit absolut ne Shqiperi. sb

Burimi/Facebook

“Bashkimi është tradhtuar”/ Ndarja nga Alvisa, konkurrentët e Për’puthen zbulojnë çfarë ndodhi mes tyre: “Ai po vuan shumë”

No Comments Argëtim Thashetheme

Bashkimi dhe Alvisa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre vetëm disa javë pasi lanë programin Për’puthen si çift. Bashkimi bëri me dije se romancës i erdhi fundi përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga Alvisa.

Në puntatën e ditës së sotme, Albi, një mik i të dyve ka treguar se gjërat janë definitive dhe ndarja erdhi prej konflikteve të vazhdueshme. Ndërsa konkurrentë të tjerë bëjnë me është tradhtuar.

Albi: Përderisa provuan dhe nuk shkoi gjëja siç donin të shkonte, është më mirë kështu. Më mirë herët se vonë. Ata kanë pasur herë pas here konflikte dhe vendosën ti japin fund. Është një shkëputje definitive e tyre. Kam qenë prezent kur i kanë ndarë gjërat. Arsyet është se nuk shohin vazhdimësi mes tyre. Bashkimi po e vuan këtë situatë. Për aq sa e kam parë dhe i kam qëndruar afër Bashkimit, nuk po e kalon lehtë.

Edi: Është tradhtuar 100%.

Ana: Doli kundra të gjithëve për Alvisën, dhe mori këtë. Të gjithë e dinë se Alvisa është me dikë tjetër.

Burimi/shqiperiaime.com.al/

Kur edhe pensionet dhurohen për Shoqatën “Papa Klementi XI Albani”, Suedi!

No Comments Aktualitet Lajme

Nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë
”Papa Klementi XI Albani”, Suedi

Valdete Kryeziu, tashmë e ndjerë, kishte lënë porosi që pensionin e saj të fundit jetësor ta dedikonte për Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Profesoreshë Valdete Kryeziu, një intelektuale nga Prizreni, ka qenë mbështetëse e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, duke vlerësuar lartë punën e anëtarëve të saj.
Në një bisedë me motrën e saj, Myvedete Kryeziu Basha, për veprimtarinë e së cilës shkruhet në numrin e 10 të librit “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi (f.64), znj. Valdete kishte insituar që pensionin e saj ta dhuronte për Shoqatën “Papa Klementi XI Albani”, Suedi. “E mbështes shumë Shoqatën e Shkrimtarëve “Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Qoftë edhe një laps nëse i dhurohet një shoqate që kontribuon për librin dhe për kulturën shqipe, ti ke kontribuar sa të rritësh një fëmijë jetim”, kishte thënë Valdete Kryeziu.
Kështu, motra e saj, Myvedetja, e ka përmbushur dëshirën e Valdetes, menjëherë pas vdekjës, duke i shtuar asaj shume edhe shumën prej dy pensioneve të saj. “Unë dua që amaneti i motrës të përmbushet ende pa i rënë dheu syve, prandaj kërkova që të bëj këtë transfer menjëherë në shoqatën tuaj, 200 euro nga motra dhe 200 euro nga unë, që sado pak të kontribuojmë për botimet e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, thoshte znj. Myvedete Basha.
Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, z. Rrahman Rrahmani, bashkë me Ymrije Beqirin dhe Hyrë Tejecin, ishin në vizitë në Prizen për të ngushëlluar familjen

Kosovalindore.com » Kur edhe pensionet dhurohen për Shoqatën “Papa Klementi  XI Albani”, Suedi!

Kryeziu. Z. Rrahman Rrahmani ndau Dekoratën “Papa Klementi” për znj. Valdete Kryeziu (postmortem) dhe znj. Myvedete Kryeziu Basha, si dy intelektuale të shquara, kontributdhënëse në të gjitha proceset për arsimin e Kosovës, iniciatore të shumë nismave për çështje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, humaniste të veçanta, si dhe si mbështetëse të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Ndërkohë, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Suedia, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, z. Hysen Ibrahimi, shprehu edhe njëherë ngushëllime për znj. Myvedete Basha, për humbjen e së motrës Valdete Kryeziu. Ai çmoi lart gatishmërinë e dy motrave për të kontribuar për shoqatën, duke thënë se vetëm personalitete dhe intelektuale që rrjedhin nga familje të ngritura dhe atdhetare, dinë të vlerësojnë dhe të çmojnë librin dhe përpjekjet për botimin e tij.
Delegacioni i Shoqatës bëri homazh edhe te varri i Valdete Kryeziut dhe la një buqetë me lule.
Znj. Valdete Kryeziu, ishte një ndër intelektualet e para të Kosovës. Ajo kishte lindur më 1953 në Prizren, e rritur në një familje atdhetare, e edukuar për arsimin shqip. Kishte qenë në radhët e studentëve të parë të Kosovës që kanë ndjekur studimet e larta të mjekësisë në kuadër të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Beograd. Ajo kishte diplomuar më 1973, si studente më e dalluara.

Kosovalindore.com » Kur edhe pensionet dhurohen për Shoqatën “Papa Klementi  XI Albani”, Suedi!

Në moshën 22 vjeçe ishte kthyer në Kosovë, duke dhënë kontribut të madh e duke ngritur shumë gjenerata në Shkollën e Mesme të Mjekësië “Luciano Motroni”, deri në pensionimin e saj.

Valdete Kryeziu ishte një atdhetare e madhe, duke i edukuar dhe frymëzuar edhe nxënësit e saj për atdhedashuri. Në këtë kuadër ajo ishte shumë parimore edhe në vlerësimin me notë, sepse vlerësonte të përgatitë dhe të nxjerrë nxënës dhe kuadro të mirë e profesionistë. “Serbia na don të dobët në të gjitha profesionet. Nuk fal asnjë notë, ndryshe nuk nxjerrim nxënës të mirë”, kujtonte fjalët e të motrës, znj. Myvedete Basha.

Kosovalindore.com » Kur edhe pensionet dhurohen për Shoqatën “Papa Klementi  XI Albani”, Suedi!

Profesoreshë Valdete Kryeziu kishte përjetuar bashkë me nxënësit periudhën e helimit në shkolla nga ana e pushtetit serb, në fillim të viteve 90-të. Ajo ishte helmuar rëndë atë kohë dhe si pasojë shqetësimet shëndetësore e kishin përcjellë deri në fund të jetës. “Por ashtu e sëmurë, nuk i linte nxënësit dhe as orët nuk i humbiste. Shkonte rregullisht në shkollë dhe në praktikën që kishin nxënësit”, kujton Myvedetja. Ajo i trajtonte nxënësit sikur fëmijët e saj, prandaj kishte sakrifikuar shumë për ta.
Pas luftës së vitit 1999, ajo ishte ftuar nga pjesëtarë të KFOR-it gjerman që të zhvillonte një program aftësimi me pjesëtarë të TMK-së. Ajo ishte e vetmja eksperte që kishte studiuar në degën “Patronazh- Kujdesi ndaj

Kosovalindore.com » Kur edhe pensionet dhurohen për Shoqatën “Papa Klementi  XI Albani”, Suedi!

Pacientit”, në Beograd, më 1973. Valdet Kryeziu kishte qenë njëra ndër femrat e para që ishte shkolluar jashtë Kosovës, duke thyer shumë tabu të
kohës.
Valdetja ishte vajza më e re e prindërve Ymer dhe Animshahe Kryeziu. Në Prizren njihet si një punëtore, intelektuale dhe humaniste e madhe. Familja e Ymer Kryeziut nga Prizreni ka dhënë shumë për kombin dhe shqiptarët. Një familje e përndjekur dhe e persekutuar në të gjitha gjeneratat, prej para
Luftës së Parë Botërore e deri në çlirimin e plotë të Kosovës. Trashëgimtarët e Ymerit e kanë ndjekur rrugën e të parëve me shumë dinjitet, duke iu bashkuar shumë iniciativave për liri dhe pavarësi. Ymeri kishte katër djemë e tri vajza, të gjithë të shkolluar dhe të edukuar për të dashur kombin dhe atdheun.
Femrat e kësaj familje kishin qenë shumë aktive, duke nisur që nga zonja Animshah (nëna e Valdetes), e cila kishte kontribuar shumë në ruajtjen e dokumenteve të rëndësishme të kohës. Ajo kishte qenë një grua vizionare dhe e kishte vlerësuar shumë shkollimin dhe edukimin e fëmijëve. Burri i kishte vdekur në moshë të re, duke e lënë atë të vetme me shtatë fëmijë.
Megjithë dhimbjen e madhe që kishte nga familja e saj, të cilës serbët ia kishte persekutuar të gjithë anëtarët e familjës, nëna Animshah, arrin t’ia dalë të punojë çdo gjë, punë fizike e punëdore, vetëm për t’i shkolluar fëmijët e saj.
Shkollimin e fëmijëve të Ymerit, e kishte ndihmuar edhe vetë intelektuali dhe atdhetari i madh, Prof. Anton Ҫeta, i cili e kishte njohur shumë mirë, Ymer Kryeziun dhe veprimtarinë e tij patriotike.
Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, do të vazhdojë të identifikojë figura që kanë kontribuar për kombin shqiptar, në të gjitha kohërat dhe të shkruaj për to, si dëshmi e gjurmë që do të mbeten për gjeneratat e ardhshme.