Home

Lajme

Edi dhe Ada kapen mat jashtë emisionit, konkurrentja e maskuar

No Comments Argëtim Thashetheme

Edi dhe Ada në “Përputhen” i dhanë një tjetër shans njohjes së tyre pas kërkesës për falje që konkurrenti bëri në “Përputhen Prime”.

Pas pajtimit, Edi dhe Ada duket se nuk kanë duruar dot deri në takimn e tyre të radhës në “Përputhen” dhe janë takuar jashtë.

Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një fotografi të Edit dhe një vajze që pretendohet se është Ada.

Ajo e maskuar, ka qenë shumë e kujdesshme për të mos rënë në sy që ka dalë jashtë programit me Edin.

Takimet janë të ndaluara jashtë studios prandaj pritet që të trajtohet si rast në një prej puntatave të kësaj jave

Burimi/gazetaime.net/

Publikohen pamjet! Përplasje fizike në studio, përjashtohen dy konkurrent!!!

No Comments Argëtim Thashetheme

Ditë më parë ka qenë Bora që bëri me dije se gjatë publicitetit ka ndodhur një sherr mes djemve duke mos zbuluar se për kë bëhet fjalë.

Në Prime u zbulia se përplasja ndodhi mes Hysenit dhe Brunos si dhe u publikuan pamjet e sherrit ku shihen edhe banorët tjerë që kanë ndërhyrë.

Ky sherr dërgoi deri në përjashtimin e Hysenit dhe Bajos, i cili po ashtu u përfshi në zënkë.

Hyseni tha se nuk ka kuptim pas asaj ngjarje të qëndrojë më në program por ishte Bora që tha se edhe ashtu produksioni kishte vendosur përjashtimin e tij.

Hyseni tha se Bruno ironizoi faktin që ai i dhuroi një makinë Nikut duke i thënë se e ka bërë për show dhe shtoi se kjo gjë e irritoi dhe e bëri të dalë nga vetja.

Në anë tjetër edhe Bajo ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke sqaruar situatën.

Burimi/gazetaime.net/

Ledjana si kurrë më parë në PRIVE tregon për lidhjën me Mevlanin dhe dashurinë e saj që ka për…

No Comments Argëtim Thashetheme

Mevlan Shaba dhe Ledjana Prenga ishin dyshja më e përfolur gjatë sezonit të kaluar të “Për’puthen”. Pavarësisht se dolën bashkë nga programi i dashurisë për ta vazhduar njohjen jashtë, kjo gjë nuk ndodhi.

Madje Ledjana e ka bllokuar Mevlanin në rrjete sociale dhe nuk ka komunikuar më kurrë me të. Nga ana tjetër, Mevlani ka deklaruar gjatë një interviste se nuk ka qenë kurrë i lidhur me Prengën, por ajo nuk ishte bërë shkak për prishjen e raporteve që ai kishte me Antonela Berishën.

Gjatë një interviste të dhënë për “Prive”, Ledjana u pyet nëse do të ketë një përballje mes saj dhe Shabës në “Për’puthen Prime”.

“Do jem në Stamboll. (Pas Stambollit) nuk i dihet!”, u përgjigj ish-konkurrentja.

Ajo tha se nuk ka ndërmend që t’i heqë bllokun Mevlanit në Instagram, pasi tha: “(Do ia heq) kur të mbyllen rrjetet sociale”.

Prenga tha se nuk është dashuruar kurrë deri më tani, por nuk zbuloi detaje të reja nga jeta e saj private. Kur u pyet se kur ka kryer marrëdhënie se k suale për herë të fundit, Ledjana e anashkaloi përgjigjen, duke thënë: “Duhet t’ja bëj edhe unë ‘piiip’”.

Burimi/gazetaime.net/

Siiiiii? Puthja e Borës dhe Donaldit ishte e programuar me skenar? Ja çfarë thotë Iva Tiço

No Comments Argëtim Thashetheme

Mbrëmja e së premtes në “Big Brother Vip” do të mbahet mend gjatë pasi momenti romantik mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ishte një ndër ata që rrallëherë ndodhin në televizion. Madje dita e djeshme iu dedikua vetëm dyshes në të gjithë Shqipërinë, ku “Mirëmëngjes, Mirëdita, Mirëmbrëma dhe Natën e Mirë” iu kushtuan vetëm atyre, gjë që u përhap dhe nga personazhet e njohur të ekranit.

Ndërkohë ditën e sotme në “Fun Club” u diskutua pikërisht për këtë moment edhe puthjen e shumë komentuar të tyre, çiftit që ishin ndarë prej disa muajsh.

E ftuar në studio, Desara tha se shumë mund të dyshojnë se është show, por ajo që shohin sytë nuk të zhgënjen asnjëherë.

Këtë gjë e ka mbështetur plotësisht edhe Iva Tiço, e cila tha:

“Asnjë skenar nuk mund ta bënte atë lloj shkëndie”.

Nga ana tjetër, nuk u la pa u komentuar as raporti i Borës me shoqen e saj të ngushtë, Semin.

“Do e cojë qëllimin e tij deri në fund dhe besoj që është i karikuar për mirë. Futja e Borës i ka dhënë një shtysë që të luftojë, madje edhe Semit. Është shumë e vështirë sot që të kesh një shoqe shumë të mirë dhe mendoj që Bora e tregoi se është një bashkëshorte dhe shoqe shumë e mirë”, tha Suada.

Burimi/gazetaime.net/

POEZI NGA RAMË SMAJLAJ

No Comments Argëtim Letersi

PSE IKËN

Ti ike në agun e ditës
rrugën mos e dredho
se dita ka sy
e syri im të kërkon..

Ti u bëre ikje
e natës
për tu fshehur
nën hije
yjet sjellin dritën
për një takim rinie
në pritje.

Dredhove nga mali
qubave dhe në ullishta
kot e ke
fshehjen
zemrës sime
mos i bën bishta.

Do të vie
takimi
në mes fushe
dhe tufës së qingjave
e valles së Drenushës.

Dua të të shijoj
si nëna bebën e vet
lehtë e lehtë
të të ledhatojë
mallin që më djegë.

Trupin shumë të njomë
me erë drëndefili
ta përgedhel sa lehtë
me ëmbëlësi sheqeri.

Se lumturia ime
e pa peshuar
si ujë deti plot
zoti të më ndihmojë
të bëhem yll
i dashurisë në ikje.

Ik moj sa të duash
së koka të ndjek pas
zemra ime e shkreta
për ty o moj do plasë .

Kehl,Gjermani, Rame Smajlaj

Burimi/Facebook

Shqiptari që i zmbrapsi bullgarët nga Prishtina!

No Comments Argëtim Histori

“Beteja e Lisicës (1941/42) shënon zmbrapsjen e depërtimit të mëtejmë bullgar nga Lindja në drejtim të Prishtinës dhe Rrafshit të Kosovës, ndërkohë që Bullgaria, si aleate e nazi-fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, kërkonte “hisen” e vet në trojet shqiptare.
“Luftën kundër bugarit” e kishte drejtuar me sukses të plotë Hafuz Imeri (Ymer Gërguri) i Bellaqevcit (Bardhi i Madh). Ashtu siç është përcjellë në gojëdhënat popullore në Gollak, Anamoravë dhe Rrafsh të Kosovës, Hafuzi (hafizi) kishte arritur të mobilizonte një grup të konsiderueshëm vullnetarësh shqiptarë nga fshatrat Bardh, Miradi e Lismir si dhe Prapashticë e fshatrat e tjerë të Prishtinës e Gollakut, duke formuar një çetë të konsoliduar e cila do ta vendoste fatin e qytetit të Prishtinës dhe Rrafshit të Kosovës, nëse kjo zonë do të administrohej nga Bullgaria apo nga Mbretëria Shqiptare, që asokohe ishte bërë pjesë e protektoratit perandorak të Italisë.
Duke qenë se bullgarët konsideroheshin të egjër, të dhunshëm, plaçkitës e zullumqar, që shqiptarëve u mohonin edhe të drejtat më elementare njerëzore, dhe për këtë kishte dëshmi jo shumë të largëta kohore, hafizi me çetën e tij ngarendi që t’u prente përparimin e mëtejmë forcave bullgare dhe t’i mbante ato sa më larg Prishtinës, e cila prej shumë kohësh ishte qendra kryesore tregtare e Rrafshit të Kosovës (edhe sot e kësaj dite rruga kryesore, përmes pjesës së vjetër te fshatit Bardh, mbanë emrin “Udha e Shehrit”, gjë e cila tregon rëndësinë e lidhjeve me Prishtinën).
Mësymja bullgare për të marrë Prishtinën kalonte përmes Prapashticës, gjegjësisht futjes nën kontroll të Majës së Lisicës, kodër kjo, në malin me të njëjtin emër, nga e cila do të kontrollohej dhe mbikëqyrej Prishtina.
Mirëpo, mësymja drejt Prapashticës ishte shndërruar në ferr për trupat bullgare, sepse ato hasen në çetën e Hafuz Imerit të pozicionuar mirë në Prapashticë e Lisicë. Trupat bullgare “u korren”, ashtu siç është përcjellë në traditën gojore, nga prita e hafizit, i cili kishte vënë një disiplinë strikte ndër vartësit e tij. Në një fragment të rrëfimit popullor thuhet se disa ushtarë të çetës i kishte kapluar paniku, kur kishin parë ushtarët e shumtë bullgar duke hyrë në Prapashticë, dhe për pasoj kishin filluar të zmbrapsen duke dashur të iknin dhe ta linin frontin. Mirëpo, hafizi iu kishte përgjigjur me breshëri mamzeri para këmbëve të tyre duke ju thënë se plumbat e anmikut kishin për t’i kapur nga prapa dhe se kush vdiste i qëlluar në ikje pas shpine shkonte pa dinë e pa iman. Kjo këmbëngulje e drejtuesit të çetës i kishte bërë ushtarët shqiptarë që të qëndronin në pikat e tyre dhe kështu ata e mbrojtën me sukses kodrën e Lisicës dhe Prapashticën duke e shpartalluar divizionin bullgar…
Jo vetëm kaq por, siç ka treguar Bajram Breznica, nga fshati Bardh i Madh, i cili kishte marrë pjesë në këtë betejë, për të ngritur moralin luftarak të ushtarëve hafizi sulej i pari dhe gjuante mbi armikun duke qëndruar në këmbë, pa u shtrirë. Kur në një rast ushtarët i kishin thënë se mund të qëllohej ashtu i ekspozuar, ai ua kishte kthyer se atë nuk ka plumb armiku që mund ta kapë, por edhe nëse e zinte plumbi, ai do të ishte i kënaqur se është goditur në gjoks e jo pas shpine dhe si i tillë do të binte dëshmor (shehid). Në këtë mënyrë hafizi iu dha edhe më tepër zemër luftëtarëve të tij duke i bërë edhe më të qëndrueshëm përball ushtrisë bullgare, pavarësisht se kjo e fundit ishte e armatosur rëndë dhe bombardonte pareshtur me artileri.
Sipas po këtij protagonisti, humbjet e armikut ishin aq të rënda sa që kur ishin tërhequr këmbësoria e mbetur bullgare, vija e tyre mbështetëse e artilerisë kishin lënë mbrapa 40 topa, të cilët ushtria e hafizit i shtinë në duar por që detyrohen t’ua dorëzojnë italianëve për faktin se para braktisjes ato armë të rënda ishin amortizuar nga bullgarët duke ua hequr gjilpërat ndezëse.
Luftëtarë të tjerë të dalluar të kësaj beteje, që kanë përcjellë rrëfime autentike, e që deri më tani kemi arritur t’i identifikojmë, ishin edhe Bahtir Breznica e Idriz Breznica nga fshati Miradi e Epërme, Ali Tërnava nga fshati Lismir, ?? Bytyqi nga Sllatina, si dhe Rexhep Lushaku nga Prishtina. Ajo që vë theksin më të madh tek rreptësia e kësaj beteje është se luftimet ishin zhvilluar për më tepër se një javë dhe, megjithëse fitimtare, në të ranë dëshmorë dy luftëtarë të denjë nga fshati Bardh i Madh: Ahmet Dragusha dhe Bajrush Kostanica. Sigurisht, në një luftë të tillë kishte dhe dëshmorë të tjerë. Rasti më i rëndë kishte qenë kur një gjyle topi bullgar kishte goditur në kuzhinën e improvizuar, me ç’rast kishte vrarë një numër më të madh të luftëtarëve.
Siç mund të vërehet, lufta dhe rezistenca e çetës së Hafuz Imerit e bëri të pamundur depërtimin bullgar në zonat më të thella të Kosovës, dhe Prishtina mbeti nën zonën italiane të viteve pasuese të Mbretërisë Shqiptare. Se sa e rëndësishme ishte mbrojtja e Prapashticës dhe prerja e depërtimit bullgarë në zonën e Rrafshi të Kosovës e tregon më së miri gjendja e tmerrshme e popullsisë shqiptare në pjesën veri-lindore të Shqipërisë etnike që kishte mbetur nën pushtimin bullgar. Në ato zona ishin të ndaluara të gjitha aktivitetet me karakter kombëtar, duke përfshirë përdorimin e flamurit shqiptar si dhe hapjen e shkollave shqipe; ndërkaq në zonën italiane të Mbretërisë Shqiptare, pra edhe në zonën e Prishtinës që e mbrojti me aq këmbëngulje dhe sakrificë Hafuz Imeri me çetën e tij, shkollat shqipe dhe aktivitetet e tjera kombëtare lulëzuan deri në atë shkallë sa që, në periudhën e pasluftës, regjimi jugosllavë e pat të pamundur ta kthente gjendjen mbrapa.
Në këtë mënyrë, suksesi i Betejës së Lisicës e ka bërë hafizin një komandant real, të vendosur dhe të suksesshëm në stopimin e ambicieve bullgare, ndërkaq në popullatën e Rrafshit të Kosovës emri i tij është përcjellë si një legjendë e cila nuk mund të fshihej dot nga rrëfimi. Pikërisht për këtë arsye, në vitet e pasluftës, Hafuz Imeri, nuk ishte parë kurrë me sy te mirë nga UDBa duke u konsideruar armik i mundshëm e potencial edhe kundër Serbisë e Jugosllavisë komuniste. Në vazhdën e rrënimit të autoritetit të tij, edhe pse plak, hafizi ishte përndjekur dhe burgosur duke u mbajt për ditë të tëra në bodrumin-qelinë e mbushur me ujë të stacionit të xhandarmërisë në Bellaqevc, duke e dëmtuar shëndetin e tij. Në gjendje të rënd, hafizi lirohet nga burgu nën vëzhgimin e vazhdueshëm deri në rënien e Rankoviqit.
Pas vitit 1966/67, ai më në fund dëshiron ta bëj realitet një pjesë të ëndrrës së tij jetësore – shkuarjen në haxh. Ai ishte pjesë e grupit të dytë të pelegrinëve nga Kosova kur, pas rënies së Rankoviqit, iu lejua shqiptarëve të vizitonin Qabenë. Ëndrra e tij u realizua. Meqë në luftë nuk e pati fatin të binte, ai vdiq dëshmor në vendet e shenjta…


Ymer Gërguri nuk ishte hoxhë por kishte mësuar Kuranin përmendsh dhe për këtë arsye iu dha titulli hafuz (hafiz). Përndryshe ai ishte i biri i mulla Osmanit dhe nipi i mulla Aliut. Gjithashtu Hufuz Imeri kishte të birin, Hasimin, dhe nipin, Dautin, hoxhë. Për këtë arsye, edhe pse kanë mbiemrin Gërguri, familjet e tyre, në shenjë respekti, janë quajtur Hoxholl-Hoxhaj dhe ashtu quhen edhe në ditët e sotme.
Hafuz Imeri, dhe familja e tij, veç përshkrimit të cekur si më lartë, ka një bagazh edhe më të gjerë kombëtar, fetar e emancipues.
Ai, sikurse dhe babai e i biri, ishin në krah të organizimeve patriotike e atdhetare, me para dhe vetën e tyre. Veç gatishmërisë për të luftuar në çështjet e interesit kombëtar, Hoxhajt kanë dhënë një kontribut të madh edhe financiar në të gjitha kauzat. Hafizi ishte një përkrahës i madh i Azem Jashanicës, dhe luftëtarëve të tjerë të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare – LNDSH (Dan Berishës, Ramiz Qyqallës, Sylë Berishës etj.) kundër Serbisë, si dhe kishte kontribuar në strehimin dhe fshehjen e Azemit nga përndjekja e UDBsë. Kjo ishte edhe një prej arsyeve pse ai u dërgua në qeli. Një sekuencë domethënëse lidhet dhe me gjyshin tim, Bajram Breznicën, të birin e Mulla Hajdin Breznicës, intelektualit të parë të asaj zone, që kishte diplomuar në Universitetin e Stambollit në vitet ’90 të shek. XIX.
Pas hyrjes së partizanëve, dhe në vazhdën e shtypjes së kryengritjes shqiptare kundër Jugosllavisë komuniste, Azem Jashanica – Bellaqevci detyrohet të strehohej në familjet e tjera në fshatin e vet dhe jashtë tij. Ndër ato familje që e kishin strehuar qenë edhe familja e Gërgurve, Breznicëve, Sogojevëve, Tërnavëve etj. Kur më nuk i kishte mbetur vend për strehim në rrethinën e tij, Azemi detyrohet të largohet akoma më larg. Për t’i ikur gjurmëve të UDBës, Azemi strehohet në Llap tek dajat e babës së tij Behës, njëkohësisht dhe dajat e Bajram Breznicës – Babatincët. Mirëpo, shërbimi inteligjent serb më në fund i bie në gjurmë ku gjendej dhe kush e strehonte. Prandaj një njësi udbashësh e marrin vesh se familja që kishte lidhje afërsie me Azemin, jashtë familjes “lëçitëse” Jashanica (familjet e të përndjekurve duheshin shtirë lëçitës për t’iu shpëtuar torturave të pushtetit serb), ishte familja Breznica, gjegjësisht familja e Bajramit, i cili ishte tezak (djalë tezeje) i Behës (babës së Azemit). Xhandarmeria serbe shkojnë në shtëpinë e Bajramit dhe e pyesin se ku ishte Azemi dhe kush e strehonte atë. Ai u ishte përgjigjur se e kishin ngatërruar adresën dhe se Azemi ishte nga fisi tjetër e jo na fisi i tij. Ata ia kishin bërë të qartë se dinin çdo detaj dhe se e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar “përgjegjësisë” dhe torturave që rridhnin nga “mosdija” ishte të shkonte në Podujevë dhe t’i thoshte Azemit të kthehej dhe se pushteti do ta falte nëse ai do të dorëzohej. Bajrami ishte përpjekur t’i ikte këtij detyrimi duke u thënë se nuk kishte me se të shkonte aq larg dhe se kishte një familje që e mbante i vetëm pa vëllezër. Xhandarmeria ia bëjnë me dije se pikërisht refuzimi për të shkuar tek Azemi do ta rrezikonte atë dhe familjen e tij, ndërkaq për të shkuar në Podujevë e kishin detyruar të merrte atin (kalin e shalës) e Hafuzit. Ato ditë Bajrami diskuton me hafizin dhe ai e këshillon të mos refuzonte, përkundrazi të shkonte e të qëndronte disa ditë tek dajat, në mënyrë që të humbte tragë, si dhe t’i thoshte Azemit të largohet në një strehim tjetër. Gjyshi merr atin e hafizit dhe shkon tek dajat e tij, Babatincët në Podujevë. Aty e takon Azemin dhe ia përcjellë ofertën kërcënuese të UDBës dhe njëkohësisht këshillën e hafizit. Azemi ia rikonfirmon se nuk dorëzohej për së gjalli dhe i thotë ta ndiqte këshillën e hafizit për qëndrim tre ditorë në Podujevë, ndërkaq kur të kthehej t’iu thoshte xhandarmërisë se nuk e kishte takuar dhe as parë Azemin, edhe pse disa ditë kishte qëndruar në Llap për këtë qëllim.
Pas këtij sinjali, Azemi strehohet edhe për gati dy vite të tjera gjithandej nëpër Kosovë, derisa vritet në fshatin Prapashticë duke refuzuar dorëzimin. Ndërkaq, për fajin e strehimit dhe fshehjes së gjurmëve të Azemit, por edhe për faje të tjera kundër pushtetit (kundërshtimit të pritjes së Fadil Hoxhës si dhe kundërshtimit të kooperativizmit), hafizi dënohet me vuajtje burgu në qeli, ndërkaq Bajrami, së bashku me një grup përgjegjësish të fshatit, duke marrë shkas sidomos nga kundërshtimi i hapur ndaj shtrirjes së kooperativës, dërgohen për punë të detyrueshme në maden (minierë thëngjilli) të Hadës…

Post Scriptum:
Në përpilimin e këtij shkrimi jam mbështetur në rrëfimet e familjeve: Gërguri, Jashanica, Breznica, Sogojeva, Bajçinca, Tërnava, Podvorica, Babatinca, Govori, Lushaku”.

/Adem Breznica, profesor i historisë/

Burimi/a-news24.com/

Laureta Petoshati – Poet Pagëzori

No Comments Argëtim Letersi

Poezi nga Laureta Petoshati
(Kushtuar At Gjergj Fishtës në 150- vjetorin e lindjes)

Sapo mora kungimin pëshpërita si shermend:

  • Tani, At Fishta, ne jemi gjymtyrë të Tij,
  • Jemi gjymtyrë të Tij, përnjëmend,
  • the dhe vazhdove: -forcoje besimin, oj bijë!
  • Nën gjurmët e tua po eci, o At,
    në ditët e vrazhda, në netët e trishta,
    më fal që po pyes, ndoshta dhe pa takt:
    mirë shpirtin, po ashtin e plotë, ku e preh At Fishta?!
  • S’ka rëndësi lëvozhga, a guaska, por perla, bijë,
    mendo Krishtin, Skënderbeun, emnakun tim,
    Ati ynë qiellor dhe Atleti i tij,
    ndodhen kudo në këtë rruzullim.

Pastaj flas me ty kur lexoj “Lahutën…”,
ta ndjej njëherazi mungesën dhe praninë,
kur mendoj se pjesë të ashtit tënd në thes i futën,
fort besonin se e vërteta do mbytej në Drin.

Trëndafili prej uji, madhështor në çdo petal,
si Rozafën, murosur në tejdukshmëri,
nuk mbante në gji eshtra, por një mal,
një altar të zhytur në pavdekësi.

Edhe pse u përsërit Golgota metër për metër
nga urrejtja e verbër vërshoi terrori,
lumi Drin u bë një Jordan tjetër
dhe At Gjergj Fishta si Gjon Pagëzori.

Gjaku i malësorit më i thellë se gjithë lumenjtë
në heshtje mbajti besën per fe e atdhe,
kur kalonte aty, zemra e tij si kishë e shenjtë
kumbonte: “At Gjergj Fishta, lutu për ne!”

Ashtu lutemi në liri, në këtë ditë Tetori,
dhe marrim dritë në vatër të dritës
shëron kohën me vargje poet-pagëzori,
që bëhet rruzare në gishtat e Fishtës!

Vlorë më 17 tetor 2021

Burimi/Facebook

Bari Dervishllari – Nga mali ai po vjen.

No Comments Argëtim Letersi

Po na vjen gjitoni vjeshtës,
ngadalë zbret pe bjeshkès.
Një thes me miell në kurriz,
na zbardh, nuk na bën pis.

Herë nevrik e herë i qeshur,
disa herë shpatë xheveshur.
Diellit shpesh i zë pusinë,
në paqe vë macen minë.

Në degë qan një turmëcak,
hedh shikimin rreth e qark.
Një thërrime lyp ta gjejë,
me bark bosh nuk do të flejë.

Porse dimri s’ka mëshirë,
ne na zbardh, vet surratnxirë.
Na dha një kèshillë me vlerë,
merrnit masat që nè verë.

Mbas çdo vjeshte aty pranë,
pleqërohem nga këto anë.
Më përzë veç juga e ngroht,
Kështu po më ndodh çdo mot.

Burimi/Facebook

Për këtë shkak u ndanë herën e parë? Zbulohet diferenca në moshë që ka Bora me Donaldin

No Comments Argëtim Thashetheme

Moderatorja e emisionit me të shikuar në trojet shqiptare ‘Përputhën’, Bora Zemani, shpesh herë arrin të marrë vëmendjen e publikut.

Që kur filloj të prezantoj emisionin ‘ Përputhën’, Bora ka arritur të bëhet më e njohur, duke numëruar fansa rreth vetës,

Moderatorja, para pak ditësh festojë ditëlindjen e 29-të, por a e dini se sa ka diferencë në moshë me ish të dashurin aktorin Donald Veshaj!?

6 vite është diferenca në mes çiftit, ku Bora është me e madhe, dhe 23 vjeç i bije të jetë Donaldi.

Ai ka treguar se shkaku i ndarjes nuk ka qenë mungesa e dashurisë, por shumë gjëra bashkë dhe zënka të vazhdueshme.

Burimi/Facebook

U fut ne Big Brother dhe na dhuroi shumë emocione, Bora Zemanit i ndodh surpriza e papritur pas daljes

No Comments Argëtim Thashetheme

Mbrëmjen e djeshme moderatorja Bora Zemani u shfaq në shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo tha se kishte dashur të bëhej pjesë e reality show-t për të qenë pranë Semit. Megjithatë, nuk ishte vetëm surpriza për Semin, pasi Bora takoi gjithashtu edhe Donaldin.

Të dy dhuruan emocione para audiencës, teksa i dhanë edhe një puthje njëri – tjetrit. Por, prania e Borës në Big Brother, çmendi rrjetet sociale.

Në vetëm një orë, Bora Zemanit iu rrit Instagrami me +15 mijë ndjekës.

Padyshim që emocionet që dhuruan sot Bora dhe Donaldi dhe sinqeriteti i moderatores para publikut, bëri që ajo të kishte një audiencë mjaft të madhe në Instagramin e saj, ku nuk kanë munguar as fotot dhe videot.

Burimi/Facebook