Home

Lajme

“Si u hodha dy herë me parashutë nga CIA dhe pse nuk firmosa për vrasjen e…”/ Dëshmia e rrallë 109 vjeçarit që u shua dje në Shkodër

No Comments Argëtim Histori

Publikohet historia e rrallë dhe e panjohur e Ndue Mëlyshit me origjinë nga Mirdita, ku i ati i tij, Gjoni ishte bajraktar i Kthellës, ndërsa i vëllai, Nikolla gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut shërbeu si ushtarakë në Gardën Mbretërore, kurse djali xhaxhait të tyre, Frroku, në armën e Xhandarmërisë.

Si u ndanë rrugët në mes dy kushërinjve gjatë periudhës së pushtimit të vëndit, pasi Frroku luftoi kundër forcave partizane në Jug të Shqipërisë dhe në përfundim të Luftës, u bashkua me Gjon Marka Gjonin në qytetin e Shkodrës, duke marrë hakun për vrasjen e nënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit), nga komunistët, kurse Nikolla doli partizan, duke u inkuadruar me Brigadën e VII-të Sulmuese të komanduar nga Gjin Marku, Ramiz Alia dhe Adil Çarçani, duke luftuar deri në Vishegrad të Jugosllavisë.

Dëshmia e rrallë e Ndue Mëlyshit se si u detyrua ai të dilte në arrati në vitin 1947 së bashku me vëllanë e tij kapiten Nikoll Mëlyshin, babanë e Pal Mëlyshit, (personazhi kryesor i filmit “Operacioni Zjarri”) pasi komunistët i’u dogjën kullat e tyre dhe u internuan të gjithë familjen me gra dhe fëmijë në kampet e Krujës, Beratit, Tepelenës etj. Si qëndroi Nduja nëpër malet e Mirditës në përpjekje me Forcat e Ndjekjes deri në ’49-ën kur u detyrua të arratisej në Jugosllavi së bashku me 53 pjestarë të rezistencës antikomuniste, pas vrasjes së Bardhok Bibës, pasi i pushkatuan vëllanë Lleshin dhe djalin e xhaxhait, Frrokun, kufomën e të cilit e dogjën me vajguri për të terrorizuar popullin e asaj krahine.

Zbarkimi i Ndues me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë dhe endja nëpër malet e Mirditës e Pukës deri në 1952-in, kur u largua përfundimisht nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe SHBA-ës, ku ai jetoi deri në vitin 1992 kur u rikthye përfundimisht në atdhe pranë familjes së tij dhe jetoi në qytetin e Shkodrës deri sa ndërroi jetë më 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe u përcoll dje për në banesën e fundit.

“Bardhok Biba ka qenë i dënuar me vdekje nga organizata jonë dhe më vjen keq, që nuk kam pas mundësi me e vra me dorën time, pasi ai ka qenë këlysh i Stalinit dhe jo shqiptar”. Pas asaj përgjigjie që i dha Mark Jak Bajraktari, majori UDB-së Çarkiç, nuk e vazhdoi më procesin e pyetjeve ndaj grupit tonë të shqiptarëve dhe e mbylli fare atë. Kjo gjë bëri që pak ditë më vonë, aty nga muaji qershor, në kampin e Nishit ku ishim ne erdhi majori i UDB-së, Çedo Mihjoviç dhe thirri Ndue Pjetër Gjonmarkun, Ndue Bajraktarin, mua (Ndue Mëlyshin), Mark Dodë Lleshjan, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin. Ai pasi na thirri në zyrë, na tha se gjatë asaj periudhe që ne ndodheshin në Jugosllavi nëpër kampe dhe burgje, kishim kaluar vështirësi, pasi sipas tij, gjëndja në Jugosllavi ishte ende e turbullt, por ne nuk duhet të mërziteshim shumë, pasi kryesorja ishte fakti që ishim gjallë, sepse jo në pak raste na ishte rrezikur jeta. Pas kësaj hyrje që bëri, ai kaloi direct në temë, duke na thënë se ai personalisht kishte ndërhyrë për çështjen tonë dhe kishte biseduar me Ministrinë e Brendëshme, që të na lironte nga burgu, me kusht, që ne të formonim gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe të hynim me msione sekrete në Shqipëri”.

Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al është Ndue Mëlyshi me origjinë nga Mirdita, ish-pjestar i forcave të rezistencës antikomuniste, i arratisur nga Shqipëria në vitin 1949 dhe i hedhur me parashytë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë. I kthyer në Shqipëri në vitin 1992 pas katër dekadash emiogrimi, Ndue Mëlyshi jetoi në qytetin e Shkodrës me të bijën e tij Bardha Mëlyshi, deri sa ndërroi jetë më datën 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe dje më 1 gusht u përcoll për në banesën e fundit. Para pak kohësh, Memorie.al, arriti t’i marrë një intervistë të gjatë z. Ndue Mëlyshi, (duke e regjistruar me video) me qëllim për ta publikuar më 7 gusht, me rastin e ngjarjes së vrasjes së Bardhok Bibës, ngjarje që terrorizoi Mirditën dhe solli edhe largimin e Ndues dhe 53 pjestarëve të rezistencës antikomuniste nga Shqipëria. Duke i përcjellë famijes Mëlyshi ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre, intervistën në fjalë po e publikojmë duke filluar nga numri i sotëm.

Zoti Ndue, në fillim të kësaj interviste, para se t’iu pyesim dhe të na thoni shkurtimisht diçka për origjinën e familjes suaj, sa vjeç jeni ju?

Unë jam plot 109 vjeç, ja ku e kam dhe mund ta shihni pasaportën, datëlindja 1911, por me regjistrimet që janë gjetur në librat e Kishës ku jam regjistru, figuroj dy vjet më i madh, pra kam lindur në vitin 1909 dhe i bie të jem jam 111 vjeç.

Cila është origjina e familjes tuaj?

Ne jemi nga Thkella (Kthella) e Mirditës dhe babaj jonë, Gjon Mëlyshi, ka qenë bajraktar i Thkellës sikur i kanë pa thanë atëhere të parit të fisit, që i printe gjithë atyre fshatrave që përmblidhte bajraku.

Gjatë kohës së Monarkisë së Zogut, si kanë qenë raportet e fisit tuaj Mëlyshi me atë regjim?

Shumë të mira kanë qenë pasi ne kemi pa punën tonë pa u përzier në punët e politikës së qeverisë.

Nga familja Mëlyshi, a ka pasur me poste dhe funksione qeveritare gjatë kohës së Monarkisë?

Me poste dhe funksione nuk kemi pas, por ushtarakë të Monarkisë së Zogut ka qenë vëllai im, Nikolli, i cili ka shërby deri në Gardën Mbretërore të Zogut me gradën e togerit dhe më pas si kapiten. Po kështu edhe kushrini ynë i parë (djali axhës tonë), Frrok Mark Mëlyshi, ka qenë oficer i Monarkisë dhe të dy bashkë me Nikollin tim, kanë marrë pjesë edhë në rezistencën që i’u bë italianëve më 7 prill 1939, kur u sulmua Shqipëria nga Italia fashiste. Frroku ka qenë në Durrës me forcat vullnetare dhe ka marrë pjesë aty aq sa ç’mund t’ju bëhej rezistencë italianëve, pasi kishte gjithë atë ushtri Italia dhe Zogu me atë ushtri që kishte nuk mund të ndeshej me ta, sepse do bëhej gjakderdhje e madhe.

Gjatë periudhës së pushtimit të vëndit, 1939-‘44, çfarë qëndrimi mbajti familja Mëlyshi?

Gjatë periudhës së pushtimit, edhe Frroku edhe Nikolli kanë qenë oficera në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare që ka qenë athere dhe kanë marrë pjesë edhe në luftën italo-greke me batalionet shqiptare që shkuan në front dhe që dezertun më vonë me Spiro Moisiun, Prenk Pervizin etj. Nikolli vëllai im, doli partizan në Ushtrinë Nacionalçlirimtare të Enver Hoxhës dhe ka qenë në Brigandën e VII-të Sulmuese me komandant Gjin Marka Tomën, e ka luftu deri në Jugosllavi. Nikolli, si ish-oficer ka pas detyrë të lartë në Shtabin e Brigadës së Gjin Markut dhe me gradë kapiten. Kurse Frroku ka qenë edhe me Xhandarmërinë dhe ka luftu së bashku me major Dod Nikollën, kundra forcave partizane në Jug të Shqipërië, kurse nga fundi i Luftës është bashku me Gjon Marka Gjonin në Shkodër dhe ishte një nga ata që morrën hakun për vrasjen e neënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit) dhe major Ndrec Prengës nga komunistët e Vasil Shantos. Nikolli pasi u kthye nga Jugosllavia, ka qenë me detyrë në Shkollën e Oficerëve në Tiranë si pedagog, kurse Frroku nuk u largua nga Shqipëria, por doli në mal në arrati me forcat Mark Gjon Markut, pasi komunistët e kërkonin ta arrestonin sepse ai kishte luftu kundër tyre.

Po ju personalisht, gjatë periudhës së Monarkisë dhe atë të pushtimit të vëndit, me çfarë jeni marrë?

Duke qenë se vëllai, Nikolli, ka qenë gjithmonë me detyra ushtarake larg familjes sonë, unë kam qenë i detyruar të qëndroja në shtëpi në fshat, deri në vitin 1947 që dola në arrati në mal.

Përse dolët në arrati?

Dola në arrati sepse pas mbarimit të Luftës komunistët nuk na panë me sy të mirë, pasi nuk i’a falnin kollaj djalit të xhaxhait tonë, Frrokut, që kishte luftu kundër tyre dhe ishte në mal që nga mbarimi i luftës. Për këtë shkak në vitin 1947, edhe pse Bardhok Biba u mundu me na mbrojt për shkak se djali i Nikollit, Pal Mëlyshi ishte me komunistët, ne na i dogjën kullat, pasi ne kishim dal në mal në arrati. Me ne në arrati doli dhe vëllai Nikolli, pasi edhe atë donin ta arrestonin edhe pse ishte ushtarak drejtues në Shkollën e Oficerëve në Tiranë, por atë e njoftoi një mik besnik i tij dhe ai mundi të largohet nga Tirana fshehurazi dhe erdhi në Mirditë e u bashku me ne.

Kur dolët në mal në vitin 1947, kë latë në shtëpi dhe ç’ndodhi me familjen tuaj?

Kur kam dal në mal në shtëpi kam lënë gruan time, Marën, bijë te familja e Gjon Marka Gjonit dhe tre vajzat, ku më e madhja ishte Bardha 7 vjeç dhe dy të tjerat pas saj, Lizita dhe Agetina, nga dy vjet diferencë njena nga tjetra. Ato fillimisht i kanë marrë dhe i kanë dërgu në Shpal të Mirditës, pastaj i internuan në Lezhë dhe më pas në berat e prej aty në Tepelenë, ku kanë ndenj deri sa është mbyll ai kamp i tmerrshëm. Më pas i kanë dërgu po në internim në fshatin Bardhej të Shkodrës dhe aty janë stabilizu e janë rrit vajzat nën kujdesjen e të amës së tyre, bijë e fisit Gjonmarkaj, duke e ndihmu dhe njerzit e saj. Por kanë heq shumë keq, duke punë në punët më të vështira dhe u thoshin se jeni të bijat e diversantit.

Sa qëndruat nëpër male në arrati dhe kur u arratisët nga Shqipëria?

Unë kam qëndru nëpër male deri sa u vra Bardhok Biba në fillimin e gushtit të vitit 1949 dhe atëhere u detyrum me u arratis e me dal në Jugosllavi, pasi ndjekja e forcave komuniste ndaj nesh dihet që do ishte e fortë pas vrasjes së Bardhokut, për të cilën unë nuk kam qenë dakort dhe nuk kam pranu me firmos për vrasjen e tij.

Përse nuk ishit dakort?

Po nuk fitohej asgjë me vrasjen e Bardhokut dhe ajo gjë vetëm dëme do na sillte, pasi dihej se hakmarrja e komunistëve ndaj familjave tona do të ishte e fortë, ashtu siç ndodhi dhe në të vërtetë me familjet tona e mbarë Mirditën, ku u pushkatuan 14 burra dhe me qindra të tjerë u burgosën e internuan. Një nga ata 14 burra që u pushkatuan në shenjë hakmarrje për vrasjen e Bardhokut, ishte dhe vëllai im, Llesh Mëlyshi.

Pse vendosët të dilnit në Jugosllavi dhe jo në Greqi?

Grupi ynë e kishte të pamundur të dilte në Greqi, pasi ishte një rrugë e gjatë nga malet e Mirditës për në Jug të vëndit në kufi me Greqinë, pasi do të binim në pritat e Forcave të Ndjekjes dhe do kishim humbje të mëdha. Kështu u vendos me dal në Jugosllavi, pasi që në 1948-ën kur Jugosllavia u prish më Rusinë, këtu te ne u hap fjala se ata ishin lidh me Anglinë dhe Amerikën dhe nga Jugosllavia bëhej shumë më lehtë kalimi për në shtetet e Perëndimit. Nisur nga këto që flitshin atëhere, shumë grupe luftëtarësh të rezistencës antikomuniste mësynë drejt kufirit, pasi thuhej se aty në Jugosllavi emigrantët politik lëviznin lirshëm dhe pa asnjë problem. Kështu në atë kohë patën gjet strehim politik në Jugosllavi, edhe një grup i madh mirditas e matjanë me në krye Marka Bib Vokrrin, Ndrec Lufin, Bilal e Halit Kolën, etj.

Çfarë itinerari përshkuat për t’u arratisur për në Jugosllavi?

Pas vrasjes së Bardhok Bibës në mbrëmjen e 7 gushtit 1949 jemi mbledh të gjithë në Shqopën e Munellës dhe prej aty kemi kalu disa fshatra e katundje të Mirditës, kemi dal në Bjeshkën e Kaçinaririt e Kushnenit dhe kemi mbërrit në katundin Shkozë. Nga aty në Fushë-Arrz, Kryezi, në Bjeshkën e Kryeziut e të Dardhës, ku jemi taku me Pal e Ndoc Mirakaj e grupin e tyne që bënin rezistencë në atë zonë. Pasi kemi pushu pak aty, ata na kanë furnizu me ushqime për dy ditë dhe na dhanë edhe 11 njerëz të tyre besnik me vete, që të na udhëhiqshin rrugën me dal deri në Jugosllavi. Na ka shoqëru edhe vetë Pal Mirakaj me Mark Zogun deri sa jemi afru kufirit dhe më datën 17 gusht, plot 53 burra kemi dalë në Jugosllvi pa asnjë dam.

Pasi dolët në Jugosllavi, ku u dorzuat?

Rojet kufitare jugosllave na kanë shoqërur në komandën e tyre në Babaj të Bogës dhe aty pasi na morrën armët na kanë dhënë bukë e cigare e na regjistruan të gjithëve me në krye Ndue Pjetër Gjonmarkaj që ne u thamë se ishte kryetari i grupit tonë. Po atë natë na erdhën disa oficera të UDB-së të veshur civila dhe me dy kamiona na morrën të gjithëve dhe na dërguan në Gjakovë, ku pasi kemi pushu 24 orë, na morrën përsëri dhe na dërguan në burgun e Prizrenit ku na mbajëtn 23 ditë të izoluar, duke na marrë në pyetje të gjithëve një nga një. Të gjithë ne lëshuam nga një deklaratë se ishim emigrant politik dhe kishim dalë në Jugosllavi se na rrezikohej jeta, pasi na ndiqte regjimi komunist i Tiranës.

Po më pas ku u dërguan?

Nga aty na lidhën të gjithve dhe na dërguan në burgun e madh të Nishit, ku kishte rreth 2000 të burgosur me dënime që arrinin në 101 vjet, por sipas ligjit jugosllav të asaj kohe, ai dënim zbritej në 21 vjet.

Si u trajtuan në atë burg, çfarë kushtesh kishte?

Aty në atë burg të gjithë të dënuarit pa përjashtim ishin të detyruar të punonin nga 8 orë në ditë dhe për ata që punonin ushqimi nuk ishte i keq, kishte 600 gr. buk në ditë dhe gjella nuk ishte e keqe. Ndërsa pë rata që s’donin të punonin, ushqimi ishte më i dobët. Po kështu kishte dhe dënime disiplinore me izolim në biruca që quheshin “Bela Kuce”, për të gjitha ata që kundërshtonin rregulloren e policinë.

Sa u mbajtën aty dhe ku ju dërguan më pas?

Aty na kanë mbajtur deri aty nga muaji qershor i vitit 1950. Por fillimisht aty në Nish nga muaji prill erdhi oficeri I UDB-së Zhivko Çarkiç dhe na ka marrë në pyetje përsëri të gjithve një për një. Më shumë ai u morr me Ndue Pjetër Gjomarkajn që e kishim kryetar grupi dhe atë e ka shtërngu më shumë duke e pyet për vrasjen e Bardhok Bibës, por Nduja ka rezistu dhe nuk ka pranu asgjë. Pas Ndues, kanë marrë në pyetje Mark Jak Bajraktarin i cili u ka thënë: “Bardhok Biba ka qenë i dënuar me vdekje nga organizata jonë dhe më vjen keq, që nuk kam pas mundësi me e vra me dorën time, pasi ai ka qenë këlysh i Stalinit dhe jo shqiptar”.

Pas asaj përgjigjie që i dha Marku, çfarë ndodhi?

Pas asaj përgjigjie që i dha Mark Jak Bajraktari, majori Çarkiç nuk e vazhdoi më procesin e pyetjeve ndaj grupit tonë të shqiptarëve dhe e mbylli fare atë. Kjo gjë bëri që pak ditë më vonë, aty nga muaji qershor, në kampin e Nishit ku ishim ne erdhi majori i UDB-së, Çedo Mihjoviç dhe thirri Ndue Pjetër Gjonmarkun, Ndue Bajraktarin, mua (Ndue Mëlyshin), Mark Dodë Lleshjan, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin.

Çfarë ju tha majori i UDB-së?

Ai pasi na thirri në zyrë, na tha se gjatë asaj periudhe që ne ndodheshin në Jugosllavi nëpër kampe dhe burgje, kishim kaluar vështirësi, pasi sipas tij, gjëndja në Jugosllavi ishte ende e turbullt, por ne nuk duhet të mërziteshim shumë, pasi kryesorja ishte fakti që ishim gjallë, sepse jo në pak raste na ishte rrezikur jeta. Pas kësaj hyrje që bëri, ai kaloi në temë duke na thënë se aim personalisht kishte ndërhyrë për çështjen tonë dhe biseduar me Ministrinë e Brendëshme, që të na lironte nga burgu, me kusht që ne të formonim gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe të hynim me msione sekrete në Shqipëri./Memorie.al

E ndërtuar për të mbijetuar – kulla e Isë Boletinit

No Comments Argëtim Histori

Kompleksi i kullave të Boletinëve në fshatin Boletin të komunës së Zveçanit, i ngritur në fund të shekullit XIX nga dora e njeriut dhe në proces kronologjik i përshtatur me mjedisin, tani shërben si vendbanim i fortifikuar familjar i Boletinëve, që vizitohet nga mijëra qytetarë gjithandej trojeve shqiptare.

Aty ku prehen eshtrat e atij që sakrifikoi shumë për vendin, kullat qëndrojnë ende mbi themelet e tyre, të forta, të larta, duke ngërthyer brenda vetes shumë histori, dokumente, fotografi e objekte, të cilat flasin për një epokë në vete dhe të lavdishme të këtij heroi shqiptar.

“Ma i mirë asht për mua Boletini im me ata gurë, se sa sarajet e Stambollit”.

Kështu na mëson historia se iu pati thënë dikur heroi i kombit, Isë Boletini, krerëve të Portës së Lartë.

Ky kompleks gjatë luftërave që u zhvilluan u shkatërrua tre herë përgjatë viteve 1830 – 1832, 1892, 1895, si dhe dy herë gjatë dekadës së parë të shek. XX, përkatësisht në vitin 1908 dhe 1912.

Ana perëndimore e këtij kompleksi është e rrethuar me mure mbrojtëse, me një terren të pjerrët, ndërsa pjesa lindore pa murë mbrojtës ishte e përshtatshme për vrojtim. Oborri i kullave është i rrethuar me mur i punuar nga gurët e gdhendur, me frënxhi, si dhe me një oxhak.

Isë Boletini, i biri i Ademit dhe Ajshes, u lind gjatë sundimit të perandorisë osmane, përkatësisht më 15 janar të vitit 1864, në këto kulla pranë qytetit të Mitrovicës, të cilat u bënë simbol i traditës patriotike dhe qëndresës shekullore.

Familja e tij e përmendur atë kohë, e cila edukoi heroin për burrëri, drejtësi e trimëri, i takonte vëllazërisë Maksutaj të fisit të Shalës, që ishin zhvendosur nga Isniqi i Deçanit në Boletin.

Stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, i cili me krenari flet për origjinën e tij, gjatë një bashkëbisedimi për Telegrafin, ka rrëfyer për historinë e familjes së tij, si dhe origjinën e të parëve të Boletinëve.

“Si fshat përherë ka qenë i famshëm dhe i njohur për gurët e saj, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin. Ne vijmë nga fshati Isniq. Si familje kemi ardhur në vitin 1750 në Boletin. Vendi ka qenë i pabanuar, por i pasur. Në anën tjetër të Boletinit gjendet maja e Majdanit, ku aty stërgjyshi i Isait, Hajdari i Parë ka ardhur me dy vëllezërit Halilin dhe Ahmetin. Fshati është zhvilluar shumë duke punuar në gurë punishte”, tregoi ai për Telegrafin.

Sipas tij, Isa Boletini ka lindur në dy epoka të rëndësishme të historisë kombëtare, atë të Lidhjes së Prizrenit dhe të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Isa Boletini ka lindur në dy epoka shumë të rëndësishme të historisë tonë kombëtare. Në epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në epokën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë vend, në këtë oborr, afër kësaj shtëpie ka lindur Isa Boletini në vitin 1864 nga baba Adem dhe nëna Ajshe, e cila vjen nga fshati Zhabar i Mitrovicës. Jeta dhe vepra luftarake e tij ka filluar nga këtu. Si 17 vjeçar, me vëllun e tij Ahmetin marrin pjesë në betejën e Slivovës afër Ferizajit, më 14 prill 1881. Dhe kështu nga ajo kohë, ai 35 vjet ka bërë luftë për çlirim dhe bashkim kombëtare. Kontributi i Isës në caqet e historisë tonë kombëtare apo fillimi i kontributit të tij, i cili bëhet më i njohur fillon në vitin 1902, ku Serbia kërkon zyrtarisht që ta sjellin ambasadorin e Rusisë, që të hapet konsullata ruse dhe që serbët ta ndjejnë veten më komod në trojet e Kosovës. Isa ishte ai që me zërin e tij të fuqishëm dha lajmin në çdo cep të Mitrovicës, që ai që do ta pranoj konsullin rus ta strehoj në Mitrovicë do të ketë punë me Isa Boletinin. Qytetarët e Mitrovicës me rrethinë me plot krenari e kanë pranuar këtë lajm dhe kanë kundërshtuar ardhjen e tij në Mitrovicë”, theksoi ai, një copëz nga të bëmat e stërgjyshit të tij, Isë Boletini.

Sigurisht se për kontributin dhe jetën e Isa Boletinit ka shumë për të folur dhe treguar, por Telegrafi u fokusua që stërnipi i Isë Boletinit, si ciceron në këtë kompleks të tregonte më shumë për vendin historik të fshatit Boletin, konkretisht për kullat.

“Kompleksi i kullave të Isait, Kulla e Boletinit është restauruar në vitin 2005 me iniciativë të ministrit të Kulturës, Behxhet Brajshori. Gjatë restaurimit është ruajtur komplet origjinaliteti i kullës. Brenda kompleksit ju mund të shihni gurin e madh me vrimat e topave gjatë luftërave që janë bërë këtu në Boletin, pastaj është kulla e burrave dhe e grave. Kulla e burrave është djegur gjashtë herë dhe nga gërmadhat e saj mund të shihet se çfarë lufte është bërë këtu në Boletin. Për fat të mirë ka mbet gjallë kulla e grave e cila është ndërtuar para vitit 1912 me gurët e punishtes tonë. Brenda saj arkitektët kanë bërë disa ndryshime që patjetër janë dashur të bëhen, pasi ka qenë në gjendje shumë të rëndë para fillimit të punimeve. Kjo kullë ka shërbyer si shkollë fillore nga viti 1946 deri në vitin 1970, për arsye se familjet tonë e ka larguar regjimi komunist nga fshati. Në këtë shkollë kanë dhënë mësim Bedri Gjina, Sali Hyka nga Kavaja, Feriz Peci, Musa Deva, Veli Prokshi etj. Isa ka qenë vizionar… Në vitin 1899 ai hap një ndër shkollat e para shqipe në territorin e Mitrovicës. Më vonë i shkollon edhe fëmijët e tij, 9 djemë dhe pesë vajzat”.

Ai tha se familja e tyre i kanë ruajtur fotografitë dhe dokumentet të cilat sot shërbejnë për të treguar për jetën dhe veprën e Isë Boletinit.

“Brenda objektit për fat të mirë i kanë ruajtur disa gjëra me vlerë, si fotografit dhe shkrime. Tafil Boletini kur del në Shqipëri të jetoj në Tiranë, me 8 tetor 1963 disa nga dokumentacionet ia kishte lënë babit tim, si dhe flamurin e Isa Boletinit. Fotot tjera i kanë ruajtur gratë e shtëpisë dhe xhamadanin e Isës, të cilën e ka punuar nëna Ajshe. Familja jonë në mënyrën më të mirë i ka ruajtur fotografitë dhe dokumentet. Disa nga pasardhësit e Boletinit nga viti 1953 janë në çdo vend të botës, si në Brazil, Gjermani, Bosnje, Slloveni, etj. Misioni im është që të zbardhim sa më shumë dokumentacion dhe fotografi”, u shpreh Boletini.

Gjatë 15 viteve rrugëtim, vazhdoi rrëfimin ai, në kullat e Isë Boletinit shkuan shumë vizitorë nga të gjitha trojet shqiptare e më gjerë, për të shuar kureshtjen, si dhe për t’u njohur nga afër me historinë dhe kontributin e heroit ndër vite.

“Ky vend ofron historinë e madhe, të gjitha këto të dhëna janë të shënuara. Çdo njeri që vjen, dhe ka ardh në Boletin janë ndarë të kënaqur. Përveç historisë Boletini ka dhe bukurinë, duke se dit me çfarë fshatrash kufizohet Boletini. Jam i gatshëm për çdo kënd 24 orë, sidomos për diasporën që kur vijnë këtu ndjehen jashtëzakonisht mirë. Këtu jam që 15 vite, pjesa më e bukur është që pronari i këtij kompleksi është këtu në Boletin, e ka kompletuar këtë vend. Është tërheqje magnetike shpirtërore. Kur të vijnë këtu kanë çka me pa. Guri i shenjtë simbolizon të gjitha luftërat para Isa Boletinit, dhe këto dy vrimat e mëdha janë shenjat luftës që është zhvilluar”, sqaroi mes tjerash stërnipi i heroit kombëtar, Isë Boletini, Gazmend Boletini.

Burimi /Telegrafi/

E jashtëzakonshme: Fjalët e para të Iliadës janë shkruar në gjuhën pellazge-shqipe, me alfabet pellazg jo grek

No Comments Argëtim Histori

Luftulla Peza

Duke studiuar Iliadën dhe Odisenë kemi gjetur se ato fillojnë me fjalë të gjuhës shqipe:

Titulli origjinal i Iliadësdhe fjalët e para të këngëssë parë të Iliadës ILIAS = Ili asht, Ili mbreti dardan i Trojës, që e themeloi qytetin rreth vitit 3500 p.e.s.MENIN AE I DHE = Menin a ja dhe (the)

Edhe në poemën ODISEA titulli dhe fjalët e para të këngës së parë i përkasin gjuhës pellazge:

ODDYSSEY Titulli i poemësἌνδρα μοι ἔννεπε… fjalët e para tëkëngës së parë = Odhës, udhës, udhëtar= ANDRA MOI ENEPE = Andër moj më jep
Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët, për të shkruar gjuhët e tyre. Por më tepër fjalë shqipe në Iliadë ka gjetur studiuesi A. Boçi (2012).
Këto të dhëna të rëndësishme duhet të ishin në themel të gjuhësisë sonë, si dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës shqipe, por gjuhtarët dhe historianët tanë nuk duan ti pranojnë, duke shkelur të gjitha rregullat shkencore.

Studimet e Krispit u mbështetën nga dijetari shqiptar në Egjypt F. Adamidi (1902), i cili vërteton lidhje të gjuhës shqipe me gjuhën sanskrite, latine dhe greke, të cilat kanë huazuar shumë fjalë nga gjuha shqipe, Thomopoulo (1912), vërteton gjuhën shqipe në mjaft mbishkrime të lashta, S.Konda (1964) zbuloi shumë toponime me origjinë pellazge/shqipe në Greqi, që vërtetojnë vendbanimet pellazge, Z. Majani (1973) vërtetoi se gjuha etruske lidhet me gjuhën pellazge dhe shqipe, e cila është çelsi i zbërthimit të gjuhës etruske, N. Vlora-Falaski (1984) vërtetoi praninë e gjuhës shqipe në mjaft mbishkrime ilire nga Durrësi, Apollonia dhe Mesdheu, G. Katapano (1984) vërtetoi se Thoti, perëndia e mësimit, shkrimit, shkencës, magjisë së egjiptianëve të lashtë, ka qenë shqipfolës (pellazgo/ilir) dhe i ka ndërtuar hieroglifet egjiptiane mbi bazën e gjuhës shqipe, A. Kola (1995) sjell praninë e mjaft fjalëve të gjuhës shqipe në Iliadën e Homerit, P. Zheji (2005) sjell prova të reja të lidhjes së gjuhës së lashtë sanskrite me gjuhën shqipe, L. Peza (2006) vërteton në “shkrimin Linear B” (koha e bronzit) praninë e fjalëve të gjuhës shqipe, kështu ky shkrim i lashtë i diskutuar gjërë, i përket gjuhës pellazge/shqipe dhe jo gjuhës greke, L.Peza & L. Peza (2009) vërtetojnë se fjalët e para të Iliadës janë të gjuhës pellazge/shqipe, emërtimet e 6 kontineteve të botë dhe shumë toponime janë me origjinë pellazge dhe shpjegohen mjaft mirë nga gjuha shqipe, A. Shuke (2008, 2009) vërteton se gjuha shumere është e afërt me gjuhën shqipe, L. Peza & L. Peza (2012) vërtetojnë se shkrimet Vinka-Turdas janë në gjuhën pellazge/shqipe, L.Peza & L.Peza (2014) vërtetojnë se gjuha hitite është shumë e afërt me gjuhën shqipe dhe me prejardhje nga gjuha pellazge etj.

Këto studime me rëndësi të madhe mbi lashëtsinë e gjuhës shqipe në pjesën më të madhe nuk njihen nga gjuhtarët e institucioneve shqiptare të gjuhësisë, prej tyre nuk janë kundërshtuar, por duke shkelur disiplinën shkencore, nuk shfrytëzohen në studimet e tyre.

Kam parë me vemendje të madhe studimin e prof. Rahman Paçarizit “Gjuha Shqipe”. Ky është një studim i rëndomtë, që mund ta bëjë vetëm një nxënës i shkollës 8 vjeçare. Paçarizi aty përsërit çfar kanë thënë Çabej, Bop, Mejer etj., por asnjë të re nuk sjell.

“Trualli i formimit i gjuhës shqipe besohet të jetë afërsisht territori në të cilin ajo aktualisht shtrihet, ndoshta me një zhvendosje kah veriu”. Kujt ja shet këto ky studiues, kur të gjithë e dinë se Iliria, Dardania, Maqedonia dhe Epiri, kanë folur gjuhën shqipe dhe kanë pasur një territor shumë herë më të gjerë se sa kanë shqipfolësit sot.

Për dokument të parë të gjuhës shqipe ai pranon “Formulën e Pagëzimit të vitit 1462”. Por autori ka mospërputhje të madhe kur shkruan se “gjuha shqipe është pasardhëse e drejtpërdrejtë e ilirishtes së vjetër”, e mijëvjeçarit të fundit p.e.s., kur dokumentin e parë e ka të vitit 1462, d.m.th. të mesjetës?

Shkenca pranon vetëm dokumente, prandaj gjuha shqipe, sipas Paçarizit dhe mësuesve të tij, me dokumentin e parë “Formulën e Pagëzimit” e vitit 1462, del se është gjuhë, që ka lindur gjatë mesjetës dhe kështu nuk mund të ketë asnjë lidhje me gjuhën ilire, të kohës së bronzit.

Z.Majani ka sjell mjaft dokumente në mbishkrime të lashta, që vërtetojnë se gjuha etruske ka përputhje me gjuhën shqipe, ndërsa N. Vlora ka ecur më tej, ajo sjell majft dokumente në mbishkrime ilire nga Durrësi dhe Apollonia, që vërtetojnë se gjuha ilire përputhet me gjuhën shqipe. Asnjë nga këta studiues nuk ka lexuar Pacarizi.

Kështu e kanë katandisur gjuhën shqipe gjuhtarët e instituteve të gjuhësisë dhe të fakulteve filologjike të Prishtinës dhe Tiranës, kur e vërteta është krej ndryshme, sepse gjuha shqipe ka dokumentet e para të shkruara nga gjuha pellazge e Vinkës dhe shumë dokumente ilire, maqedone, thrake, që e çojnë lashtësinë e saj në neolit.

Kështu gjuha shqipe është zonjë e parë midis shoqeve të saj, gjuhëve të tjera të botës.

Në seminarin e sivjetëm të Prishtinës paraqita referatin “Afërsia e gjuhës shqipe me gjuhën hitite dhe prejardhja e europianëve ” (bashkautor L. & L.Peza), që nuk u pranua. Gjuha hitite sot vlerësohet si gjuha më e lashtë e familjes Indo-Hitite (Indo-Europiane), prandaj ka rëndësi të madhe teorike dhe praktike.

Shkencëtarët mendojnë se ajo dhe të gjitha gjuhët e tjera si motra të familjes e kanë origjinën nga gjuha më e vjetër, e quajturPara-Indo-Hitite. Cila është kjo gjuhë më e vjetër PIH? Për këtë shkencëtarët e ndryshëm të botës po e vrasin mjaft vite mendjen, por nuk po e gjejnë dot.

Ata e kanë studiuar gjuhën hitite, nga shkrimet e saj të vjetra kanë gjetur shumë fjalë të shkruara, por duke mos njohur gjuhën shqipe, kuptimin e tyre e kanë dhënë të ndryshëm.

Burimi/kastriotet.al/

Thanë se ishte sllave, del e vërteta: “Nëna e Skënderbeut, ishte shqiptare nga Tetova ose Gostivari”

No Comments Argëtim Histori

Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmat e Skënderbeut, nga pushteti i atëhershëm jugosllav u dnova me 4 vjet brg të rëndë të cilin b*rg e vuajta në Idrizovën famëkeqe të Shkupit. Ky studim i imi është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me pretendimet e disa historianëve greko-serbo-sllavë rreth origjinës së Skënderbeut po edhe nënës së tij Voisavës. Pas një kohe bukur të mirë të hulumtimit, deshifrimit e studimit të dokumentave në Arhivin e Stambollit, arrita që në Universitetin e Shkupit, para komisionit special i formuar vetëm nga historianë maqedonas, studjues të kohës së Skenderbeut, me fakte dhe argumente të shumta dhe në mënyrën më shkencore, ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij nga nëna po edhe nga babai. Dokumentat e reja që i zbulova në Arhivin e Stambollit, ku flitet për origjinën shqiptare të Gjergjit po edhe prindërve të tijë më ndihmuan që komisioni i formuar me atë rast, i Universitetit të Shkupit, të mbetej pa tekst dhe mos ta hapte gojën. Nëna e Kastriotit, në shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar me emërin Voisllava (sllave) dhe jo Voisava ose Veisava; e që eshtë emër i sllavizuar. Në latinishten dhe sllavishten e vjetër emri i nënës së Skënderbeut deshifrohet dhe lexohet si Voisava ose Viosava dhe nuk mundet të lexohet si Voisllava, sepse te emri origjinal në gjuhën latine po edhe në sllavishten e vjetër nuk eshtë e shenuar shkronja ,, LL,,. Se emri i nënës së Skënderbeut;Viosava-Voisava-Vjosava nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava, ( sllave ) kam marrë dhe analizuar edhe përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh. XVIII ku emri i nënës se Skënderbeut është i përkëthyer, deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava. Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Skënderbeut e që historianët e politizuar nuk duan ti marrin parasyshë. 1.Gjon Muzaka, bashkëkohas i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë shqiptare të asajë kohe, në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend nënën e Gjergj Kastriotit-Voisavën, por ai duke e ditur dhe duke qenë i sigurtë se ajo dhe babai i sajë vinin nga një trevë pastër shqiptare ,,Pollogu i Dardanisë,, dhe se ata gjithëqysh ishën me origjinë shqiptare, nuk e ka parë të arsyeshme që të flasë edhe për origjinën apo prejardhjen e tyre etnike. Muzaka shkruan se Gjon Kastrioti me Voisava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Voisava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Voisavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga prindërit Voisava dhe Gjoni, e që Voisava ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut – familja Tribalda. Muzaka,asnjëherë dhe në asnjë vënd në shkrimin e tij nuk e ve në dyshim origjinën shqiptare të Voisavës sepse ai e ka ditur dhe e ka pasur të kjartë se Pollogu në kohën e Bardhylit, Agronit e Teutës ka qenë pjesë e Dardanisë ilire, e që gjithmonë ka qenë i banuar nga iliro-arbërit, e edhe gjatë periudhës bizantine, osmane,të Car Dushanit, po edhe sot, vazhdon të jetë 99% i banuar nga shqiptarët.

-Fan S. Noli, në veprën e tij për Kastriotin thote se Gjon Muzaka eshtë autori i parë që e ka përmendur mbiemrin e nënës së Skënderbeut-Tribalda. Pra Muzaka i pari na ka informuar se mbiemri i vajzërisë së Voisavës ka qenë Tribalda e që ka qenë edhe mbiemër i babait të sajë Gërgurit, princit të principatës së Pollogut. -Kristo Frasheri , historiani jonë shumë i famshëm, thote se përkatësia etnike shqiptare e Voisavës ka qenë mirë e ditur dhe mirë e njohur, jo vetem prej Gjon Muzakës por edhe nga të gjithë bashkëkohësit e Muzakes, të trashgimetarëve të tyre, po edhe rrethit miqësorë më të gjerë që e kan rrethuar familjen e princit të Pollogut, Gërgur Tribalda. 2.Marin Barleti, 1508, eshtë autor e biograf i jetës së Skënderbeut dhe duke informuar për prindërit e Gjergjit, thotë se nëna e tij quhej Voisava, që ishte e bia e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda te Principatës së Pollogut e që ka qenë princ dhe sundimtar i kesajë krahine shqiptare deri në kohën kur i gjithë Ballkani pushtohet nga osmanët. Barleti duke e ditur dhe duke e pasur të kjartë se krahina e Pollogut i ka takuar Dardanisë ilire dhe se e gjithë Dardania ka qenë shqiptare që nga koha ilire, pastaj ka vazhduar si krahinë shqiptare edhe në kohët që i përmendëm më lartë, nuk e ka parë të arsyeshme që të merret me përkatësinë dhe origjinën e sajë kombëtare ose te bente pyetje se cilës përkatësie etnike i takonte trungu i sajë familiarë. 3.Autori bullgar, Ivan Ivanov në veprën e tij ,,Bllgarski Starini,, 1990 Sofija, thotë se pas vrasjes së princit Vukashin nga osmanët, më 1371 te Beteja e lumit Marica, me pjesën e Maqedonisë së sotme lindore (Strumica, Kavadari, Gjevgjelia, Shtipi) vazhdon të sundojë djali i tij, Krali Marko, kurse me pjesën që sot i thonë Maqedonia Perëndimore vazhdon të sundojë princi i Pollogut me emrin Gërguri, i cili bëhet sundimtar i pollogut pas shkatërrimit të perandorisë serbe dhe dobësimit të asajë Bizantine. Nga këto të dhëna del se babai i Voisavës-Gërguri udhëhiqte me principatën e Pollogut shumë më herët se sa këto troje të bienin nën sundimin Osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet pikërisht Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij në veriperëndim të Pollogut. Bashkë me princat tjerë serbë të Ballkanit, Vuk Brankoviq e Krali Marko, po edhe princat e fuqizuar shqiptarë të familjeve bujare shqiptare të asajë kohe, Thopia, Skurra, Muzaka, Arianiti, Ballsha,Kastrioti; edhe princi i Pollogut-Gërguri, pranon që përkohësisht të bëhej vasal i Sulltanit me qëllim që të mbetej sundimtar i principatës shqiptare të Pollogut. Për ta vërtetuar atë që thamë më lartë duhet të skjarojmë edhe njëherë se pas vdekjes së Car Dushanit dhe shkatërrimit të perandorisë serbe, feudalët shqiptar që i përmendëm më lartë me një shpejtësi të madhe fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre, kohë kjo kur edhe babai i Voisavës-Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me Shkupin bien nën sundimin Osman. 4.Boban Petreski, profesor i Universitetit te Shkupit, në shkrimet e tia citon të ketë hulumtuar dhe analizuar autorë si: Ivan Ivanov ,,Bëlgarski starini od Makedonija,,; Mihajlo Diniq, ,,Oblast Brankoviqa,,; Milan Shuica, ,,O Cezaru Gerguru,, ku ka gjetur dhe vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Voisavës, babait të sajë Gergurit dhe familjes së tyre më të gjerë dhe nuk ka të bëjë me fisin e Tribalëve, i cili fis asnjëherë nuk është shtrirë në Dardaninë ilire ku sot shtrihet krahina e Pollogut. Petreski, me argumentet që prezenton, ka arritur ta shkëpusë në mënyrë të sukësesëshme lidhjen e Voisavës dhe babait të sajë Gërgurit me fisin e vjetër të Tribalëve, i cili zbulim eshtë më shumë në shërbim të shqiptarëve dhe nuk i ndihmon serbët,grekët e maqedonët që ta lidhin origjinën e Voisavës e Gërgurit me sllavët. Dokumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bia e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm për ne shqiptarët sepse eksistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por emri Gërgur eshtë shqiptarë, edhe sot përdoret në Kosovë si mbiemër e emër fisi dhe asnjëherë nuk eshtë përdorur e as sot nuk përdoret nga sllavët. Në lindje të Pollogut eksiston fshati shqiptar me emrin ,,Gërgurnica,, që eshtë emri i princit shqiptar ,Gërguri…..ku ka qenë qendra apo kështjella e principatës së tij. Njohuritë e këtilla që ne i marrim nga informatat e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Voisavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut, del se ai udhëhiqte me Pollogun deri në kohën kur këtu arritën osmanët.

Nga te dhenat vërtetohet se krahina e Pollogut nuk ra nën turqit pas betejës te lumi Marica më 1371, betejës te Fusha e Savrës më 1385 në Shqipëri, e as pas betejës në Fushë Kosovë më 1389. Krahina e Pollogut, territor ky që shtrihej nga vëndi i quajtur ,,Karpallak,, afër Shkupit e Zhelinës, në veri të Pollogut e deri te maja e malit Bukoçë në mes të Kërçovës e Gostivarit, në jug. Ky territor pra, bie nën osmanët menjëherë pas marrjes së Shkupit më 1392, koha kur edhe në dokumentet osmane si zotëri i Pollogut përmendet të ketë qenë princi me emrin Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Voisava. Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Voisavën si e bia e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është edhe një letër e shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është i shkruar në sllavishten e vjetër në vitin 1366. Ky manastir vazhdon te eksistoi edhe sot me te njejtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,, të Pollogut na ka lënë një shënim për Voisavën, të binë e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një mal të madh me lisa,,. (Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd, 1982) Sado që të kërkojnë e hulumtojnë ata që shkruajnë e flasin kot për origjinën jo shqiptare të Voisava Tribalda, nuk do të mund të hasin ndonjë grek apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare, Gërguri, te Gërgurët, si që janë Krasniqe, Berisha, Thaqi, Kelmend etj. Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me dokumentat e deritashme, del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit të parë, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur babai i Skenderbeut- Gjoni e trashëgon dhe zavendëson babain e tij, dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufijtë dhe terrritorin e principatës së Kastriotëve shumë të zgjëruar. Kësajë principate i ka takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave. Pikërisht në këtë kohë, dmth. fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me Voisavën, që ka qenë fëmiu i vetëm i princit të Pollogut-Gërgurit, e që bashkë me nusen nga Pollogu, Gjoni trashigon edhe principatën e Pollogut.

Burimi/kastriotet.al/

Akili luftoi si pellazg, jo si helen

No Comments Argëtim Histori

Përkatësia etnike e Akil Pelidit dhe kontributi i akademik Apollon Baçes në zbardhjen e të vërtetave historike

Nga Kujtim Mateli

Nxitjen për këtë shkrim e mora nga intervista e akademik Apollon Baçes, dhënë gazetarit Roland Qafoku, botuar në gazetën “Fjala” të ditës së djeshme, 07/07/2020. Duke u nisur që nga vitet 1960, kur institucionet tona shkencore të asaj kohe filluan të organizojnë simpoziume e konferenca shkencore, është bërë gabimi më i madh që shqiptarët u panë vetëm si pasardhës të ilirëve duke mënjanuar popullsinë tjetër që quhej pellazge, e cila shënoi me Dodonën një pikë kulmore në historinë njerëzore. Kaluan vite që nga ajo kohë dhe historia jonë më shumë se sa shkencë ka qenë e përdorur si një dogmë, ku të njëjtët autorë vërtiteshin rreth së njëjtës ideje të fiksuar në vitet `60 të shekullit të kaluar se jemi pasardhës të ilirëve dhe pikë.

Megjithëse pellazgët ishin një popullsi e përmendur pothuaj nga të gjithë autorët e antikitetit, me një shtrirje gjeografike, një pjesë e së cilës i përket territorit të sotëm të shqiptarëve, akademikët e Shqipërisë nuk bënë asnjë përpjekje për të gjetur lidhjet burimore midis shqiptarëve dhe pellazgëve. Fatmirësisht, brenda Akademisë së Shkencave të Shqipërisë del një zë, siç është akademik Apollon Baçe, dhe që kërkon të provojë se Akili, prijësi hyjnor i Luftës së Trojës, nuk ishte helen, por i përkiste racës së shqiptarëve. Deri më sot nuk ishte dëgjuar një pohim i tillë dhe nga opinion publik dhe ai shkencor duhet një përshëndetje e madhe që i duhet bërë akademikut Apollon Baçe për guximin e tij shkencor.

Ky guxim nuk vjen nga një kokëkrisje e akademikut, por nga një bindje e thellë e tij se vërtet Akili nuk i përket fisit të helenëve, por atij të shqiptarëve, bindje që ai është munduar ta provojë me dëshmi të kohës së Luftës së Trojës.
Në të vërtetë, historia e Epirit lidhet me Akilin. Pasardhësit e Akilit duke filluar me djalin e tij Neoptolemeun, që thirrej dhe Pirro për shkak të flokëve të tij, ishin ata që u vendosën në Epir dhe pas tij u krijua një dinasti mbretërore që vazhdoi deri në kohën e pushtimit romak.
Nëqoftëse Pirroja, biri i Akilit, do të ishte helen, atëherë dhe popullsia e Epirit do të ishte helene, sepse nuk mund të ndodh që një njeri që shkon diku,të bëhet mbret i një popullsie që nuk ka lidhje me atë. Akademik Apollon Baçe pohon se Akili ishte nga Dodona e Epirit, ndaj dhe popullsia epirote i pranoi pasardhësit e tij si mbretër të kësaj bashkësie.

Nëse Akili i Dodonës ishte paraardhës i shqiptarëve, atëherë dhe Dodona që emërtohej pellazge nga popullsia e Epirit ka qenë dhe mbetet pasuri e popullit tonë. Po a e kanë pranuar deri tani institucionet tona shkencore Dodonën si pasuri të stërgjyshërve tanë? Duhet thënë se deri më sot mendimi akademik shqiptar ka qenë i njëjtësuar. Pellazgët mund të ketë qenë ajo popullsi para ilire, siç ka qenë për grekët e një popullsi para helene.

Logjika greke se helenët, kur erdhën në ato troje gjetën si popullsi autoktone pellazgët, është mbartur tek institucionet tona shkencore se kur erdhën ilirët gjetën si popullsi autoktone po pellazgët, me të cilët nuk i lidh asgjë përveç faktit se ilirët u vendosën në ato troje kur dikur banonin pellazgët.

Por nëse logjika helene funksionon se është e dokumentuar nga burimet historike, logjika e institucioneve tona shkencore nuk ka funksionuar dhe ja ku na del një akademik si Apollon Baçe që e kundërshton këtë tezë. Ai thotë se Akili ka qenë banor i Dodonës dhe është paraardhësi i shqiptarëve. Shkojmë më tej. Dodona ka qenë pellazge, rrjedhimisht dhe përkatësia e Akilit është pellazge.

Po a ka të drejtë akademik Apollon Baçe? A e ka një pasaportë Akil Pelindi që vërteton se nuk i përket etnisë helene? Akil Pelidi shkoi në Luftën e Trojës si një prijës i fisit të mirmidonëve të Thesalisë. Duke qenë në krye të ushtrisë thesale, ai nuk lufton “si mercenar” në ushtrinë akease, por si komandant i një force të armatosur ku shfaqi heroizmin e tij brenda formacionit luftarak që komandonte.

Duke qenë se Akili është një nga figurat më të rëndësishme të antikitetit, edhe dëshmitë rreth tij dhe etnisë që ai përfaqësonte janë më të shumta dhe më të qarta se heronjtë e tjerë të Luftës së Trojës. Akili ishte djali i nereidës Theti dhe i Peleut të vdekshëm, i cili ishte mbret i mirmidonëve të Thesalisë. Në pemën gjenealogjike të perëndive pellazge, Peleu është pasardhës i Pellazgut të I,kurse Thesalia emërtohej Thesalia pellazge, sepse e tillë ishte popullsia.

Vetë Homeri në “Iliada” i ka veçuar popujt pellazgë nga popujt e tjerë, duke u dhënë pellazgëve epitetin hyjnor, kurse të tjerët i emërtonte sipas emrit të fiseve. Për të patur një ide më të qartë le të shohim 7 vargjet e para të “Iliadës” Të përkthyera nga poeti Llambro Ruci:

Këndo hyjneshë, mërinë e Akil Pelidit,/
rrënimtarin, që brenga pa fund u shkaktoi akejve/
dhe në Had rrokullisi shumë shpirtra burrërorë/
heronjsh, ata i bëri pre të qenve/
dhe gjithë zogjve mishngrënës, vullneti i Zeusit po kryhej,/
qysh në fillim, kur u grinden dje u ndanë,/
Atridi, prijësi i burrave dhe Akil hyjnori.

Në këto 7 vargje shohim qartë që Akili nuk ishte pjesë e ushtrisë Akease, e pretenduar si helene. Ai kishte vrarë në betejë aq shumë njerëz duke bërë që akejtë as të mos kishin mundur t`i varrosnin, por kishin mbetur si ushqim për qentë dhe për zogjtë. Akili si pasardhës i pellazgëve, ndryshe nga heronjtë e tjerë të luftës së Trojës, mbante epitetin hyjnori, që ishte vetëm epitet i pellazgëve. Që paraardhësit e Akilit kishin zbritur në Thesali nga Epiri, është përsëri e dokumentuar me burime historike.

Madje enianët që kishin qenë në kohën e Luftës së Trojës pranë Dodonës, e kanë pretenduar Akilin, sipas Plutarkut, se rridhte nga fisi i tyre.Shkurt, Akil Pelindi, luftëtari dhe komandanti legjendar i Luftës së Trojës, ishte me origjinë nga fiset që banonin rrotull Dodonës. Kjo është arsyeja që Epiri i pranoi pasardhësit e Akilit, si mbretër të tij.

Që Akili i përkiste etnisë pellazge, kjo është fare mirë e dokumentuar, por akademik Apollon Baçe shkon më tej, na vërteton se Akil ka qenë paraardhësi i shqiptarëve. Ky është një hap për t`u përshëndetur dhe që duhet të pasohet edhe nga akademikët e tjerë të trojeve shqiptare duke sjellë punime shkencore në mbështetje të kësaj teze. Por mendoj se edhe vetëakademik Apollon Baçe, bashkë me akademikët e tjerë, duhet të kapërcejnë pengesa të tjera për të arritur në përfundime të sakta shkencore.

E para: akademik Apollon Baçe e pranon se Akili është paraardhësi më i lavdishëm i shqiptarëve, por nuk e ka pohuar në intervistë se Akili i përkiste etnisë që quhej pellazge. Përderisa Akili ishte pellazg, do të thotë se edhe pellazgët kanë qenë paraardhësit e shqiptarëve. Mirëpo teza e prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgët ka qenë aq fort e kundërshtuar nga akademikët tanë saqë edhe akademiku i nderuar e katë vështirë të gjejë mbështetje nga kolegët e tij.

E dyta: del nga intervista midis gazetarit Roland Qafoku dhe akademikut Apollon Baçe. Duke folur për Akilin si pjesëmarrës në Luftën e Trojës.
-Nga erdhi?
-Akili është nga zona e Dodonës, andej vjen ai.
-Po mund ta themi vendin fiks ku ishte?
-Dodona është diku.
-Është diku po cilit fis i përkiste?
-Dodona i përkiste fisit të Molosëve.

Nga intervista del qartë se akademiku nuk e pranon vendndodhjen e Dodonës në jugperëndim të Janinës, atje ku ajo pretendohet nga institucionet shkencore edhe të trojeve të shqiptarëve.

Përgjigja: “Dodona është diku” do të thotë se vendndodhja e saj është ende e papërcaktuar. Po pa përcaktuar vendndodhjen e Dodonës, nuk përcaktojmë dot as etninë e Akilit, nuk mund të themi dot që Akili është paraardhësi i shqiptarëve. Ndaj përcaktimi i vendndodhjes së Dodonës dhe i përkatësisë së saj etnike, është a-ja e një pune kërkimore shkencore për të përcaktuar origjinën e shqiptarëve.

Akili si pasardhës i fisit të enianëve që banonin rreth Dodonës, vendoset nga Plutarku në luginën e Përmetit, në krah të parauejve që ishin banorë të lumit Aos. Dodona ka nëntë vjet që është e përcaktuar qartë nga dy libra studimorë, viti 2011 dhe 2016, në luginën e Dëshnicës së Përmetit. Këtej duhet të fillojë sqarimi për origjinën e heronjve tanë të antiketit. Pa zgjidhur vendndodhjen reale të Dodonës, nuk mund të ketë zgjidhje të problemit të origjinës së shqiptarëve.

Duke qenë se akademiku i nderuar është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është një mundësi më shumë që ky institucion të vihet në lëvizje. Aq më tepër që tashmë në krye të kësaj Akademie është një personalitet i shquar: akademik Skënder Gjinushi, prej të cilit pritet një reformim i thellë i këtij institucioni, jo në lëvizje njerëzish, por në radhë të parë duke u hapur rrugën ideve të reja, duke i hapur rrugën kërkimit shkencor që deri tashmë ka qenë i munguar.

Burimi/fjala.al

Bajo Topulli lindi ne 9 Korrik 1872 ishte veprimtar i shquar i Rilindjes Kombetare .

No Comments Argëtim Histori

Qysh 11 vjeç Bajo niset për të studiuar në Stamboll, ku brumoset me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri, Samiut dhe Naimit, por edhe Jani Vretos. Sipas këshillave të tyre ai hidhet në Selanik, ku fillon një aktivitet të gjerë si propagandues i gjuhës shqipe, edhe pse nuk ishte e thjeshtë, duke qenë se ndodhej mes dy zjarresh, atij turk e atij grek. Më pas, në vjeshtën e vitit 1904, Bajon do ta shohim në Manastir, ku bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit e të shpërndante libra në gjuhën shqipe, edhe pse ishte gjithnjë në shënjestër. Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë”(1905), ku mblodhi rreth vetes patriotë shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot”. Disa muaj më pas do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”.


Pas aktivitetit në Jug të Shqipërisë dhe vrasjes së Dhespotit të Korçës, për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit, Bajo Topulli e pati shumë të vështirë qëndrimin në Shqipëri, ndaj dhe në fund të nëntorit, Bajo i shoqëruar nga Çerçizi dhe Zeman Haskua udhëtojnë drejt Sofjes, ku e priti një grup shqiptarësh me në krye Shahin Kolonjën. Aty gjejnë një situatë po aq të ndezur patriotike, në Sofje e Bukuresht u njohën me figura të njohura, mes të cilëve dhe Mihal Gramenon (kronikanin e betejave). Ai ndikoi në formimin dhe idetë e veprimtarit Çerçiz Topulli deri në fund. Bajo ndërmerr një udhëtim të gjatë në kryeqendra të Evropës dhe në Amerikë (ku u shoqërua nga Fan Noli), për të gjetur mbështetje për çështjen shqiptare. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, madje ai u zgjodh në komisionin e ngushtë të Alfabetit, prej 11 vetësh, ku ndër të tjerë bënin pjesë edhe At Fishta, Dom Mjeda, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci, etj. Bajo Topulli ishte përkrahës i variantit të alfabetit me gërma latine, i cili u pranua si një nga dy variantet, bashkë me alfabetin e Stambollit, që të përdoreshin mes shqiptarëve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve të gjuhës shqipe.


Të dhënat janë të pakta për aktivitetin e Bajo Topullit pas shpalljes së Pavarësisë. Mësohet se për 15 vjet jetoi e punoi në Turqi, ku pati poste të larta drejtuese në kohën e Mustafa Qemal Ataturkut. Thuhet se shërbeu si vali e prefekt. Në vitin 1925 ai kthehet në Gjirokastër. Gjirokastritët shënuan kandidaturën e tij si kryetar bashkie, edhe pse Bajo, tashmë i sëmurë nuk e dëshironte një gjë të tillë. Megjithë fushatën e shkurtër, Bajo Topulli zgjidhet kryetar Bashkie, të cilën e drejtoi për tri vjet. Gjatë kohës së drejtimit ndërmori një sërë reformash. E nisi që me pritjen e popullit në zyrat e bashkisë, pastërtia e qytetit, tregjeve, kontrolli ushqimor, ndriçimi, marrja nën kontroll e rendit publik, përkrahja e familjeve të varfëra, caktimi i ndihmave sociale, ngritja e shkollave, regjistrimi i të gjitha fëmijëve, heqja e ferexheve tek gratë, shpallja zyrtarisht e së dielës ditë pushimi, etj. Gjithashtu ai u bë nismëtar i ngritjes të së parës shoqëri aksionere tregtare në Shqipëri, e cila u quajt “Dele”, me sekretar të riun Hasan Dosti.


I sëmurë rëndë, Bajo Topulli u nda nga jeta në 24 korrik të vitit 1930, në shtëpinë e të vëllait në Sarandë. Një ceremoni lamtumire madhështore u organizua që nga Saranda deri në Gjirokastër. “Në emër të djalërisë vijnë t’i them Bajo Topullit lamtumirën e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk është ditë për zi. Ne do ta varrosim si burra. Sikundër thotë i madhi Leonardo da Vinçi: “Sikur njeriu gëzon muzgun e mbrëmjes pas një dite me punë plot, ashtu dhe vdekja është lumturi në fundin e jetës pas një jete të përdorur mirë”, ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri dhe tani, hero re dhe do flesh në këtë tokë që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”. Kështu do të shprehej për Bajo Topullin, Eqerem Çabej në fjalën e lamtumirës.

Burimi/Facebook/Frasher Racaj

Vizitë Reç, në shtëpinë e Asambleistit të Nju Jorkut z. Mark Gjonaj

No Comments Argëtim Histori

August 29, 2017
Udhëtim nëpër trojet shqiptare : Vizitë edhe në shtëpinë e Asambleistit Mark Gjonaj – Kandidat për anëtar i Këshillit Bashkisë së Nju Jorkut.
Nga Beqir SINA – Reç Ana e Malit
Mark Gjonaj, është shqiptari i parë në historinë e shqiptarve të Amerikës, që zgjidhet në një post kaq të lart, duke u bër edhe ai njeri ndër ata shqiptarët më të suksesshëm të kohës në SHBA.
Ai është një besimtar i devotshëm, veprimtar në shërbimi i komunitetit, një aktivist i dalluar i komunitetit, sfiduese dhe shpërblyes.
REÇ – ULQIN : Shtëpia e ndonjërës prej figurave më të shquara, të një kombi, ose një personaliteti të kohës, është një lloj autobiografie, një kërshëri më shumë e çdo njerit për t’a vizituar, dhe mësuar më shumë për veprën dhe historinë dhe vend origjinën e tij.
Sepse, duke vizituar vendin ku është lindur ose ku e ka origjinë një personalitet, ose figurë, që ka bër një vepër e madhe, për kombin e tij, ose ka bër të paktën një emër të madh, vizita në shtëpinë, apo vendin e tij, merr një kuptim më të thellë, jo vetëm rreth personit që e ka vendlindjen ose venddorigjinën e tij, por për vet kombin që ai i përket.
Kështu që, gjatë udhëtimit të gjatë kësaj vere, nëpër trojet shqiptare, përveçse ai ishte një nga udhëtimet më të gjata dhe më të bukura, ishte dhe një rast i bukur dhe i veçantë të vizitojë, edhe disa nga shtëpitë, e figurave që kan një vend të veçantë dhe janë nga më të shquarat të gjithë historisë tonë kombëtare.
Duke filluar, nga vizita në Shtëpin e Alfabetit, në Manastirë, shtëpin e lindjes e të Shenjtës Nena Terezë, shtëpia e saj në Shkupin e shqiptarve, apo deri tek shtëpia e Kullës së Ded Gjonlulit, në Traboin – Grudë, duke shkuar te shtëpia e Tringe Smajlja – heroina që Gruda ia fali Shqipërisë.
Ndërsa Vraninë – Tivar, ndalem pak te varrin e Oso Kukës- aty ku trimëria që sfidoi legjendat. Në Krajë vështroi me shumë ndjenjësi, “Shetgun e Vashës”, ose vendin e Gjon Buzukut, i cili ishte prift katolik për nga angazhimi religjioz, i Malësisë së Mbishkodrës, dhe mendohet të ketë qënë nga Kraja.
Buzuku, dihet tashmë se është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare, shqipëruesi i një libri kishtar, që është quajtur “Meshari” (1555),vepër kjo që cilësohet si vepra letrare më e vjetër shqipe e botuar dhe ruajtur deri sot.


Ndërsa, duke zbritur në Shqipërinë mëmëdheun tonë, ndalem pak për të vështruar edhe në fshatin Fishtë, të rrethit të Lezhës, vendin ku ndodhet shtëpia At Gjergj Fishtës, priftit katolik, eruditit më të madh shqiptar.
E mëpastaj do të ngjitem përsëri nëpër trevat shqiptare të mbetura fatkeqësisht jashtë trungut mëmë, në Palvë e Guci, për të vizituar shtëpinė e Jakup Ferrit, dhe, në Vuthaj, ndalem te Krojet e Ali Pashë Gucisë, (te Lahuta e Malcis Ali Pashë Gucia, paraqitet si hero dhe është figura kryesore e lëvizjes centriste kundra otomanve)
Por një kurreshtje të veçantë gjatë këtij udhëtimit të gjatë kësaj vere, nëpër trojet shqiptare, përveçse ishte një nga udhëtimet më të gjata dhe më të bukura, ishte dhe rasti të vizitojë, edhe shtëpinë e prinderve të Mark Gjonaj – në Reç të Anës së Malit.
Natyrishtë, që aspak më rendësinë historike, dhe në asnjë mënyrë me vendin që kanë për tu vizituar shtëpit dhe vendlindjet e atyre figurave të permendura më lartë, por edhe vend origjina e Mark Gjonaj, në se rasti të jepet të vizitosh Anën e Malit – dhe Reçin, nuk mundet të kalohet pa vizituar edhe për të parë nga afër shtëpinë ku lindën prindrit e Mark Gjonaj.
Mbasi të nxitë sadopak ajo sesi Asambleisti Mark Gjonaj – aktualisht kandidatë për një vend në Këshillin e Bashkisë së qytetit më të madh në botë, Nju Jorkut, me origjinë nga Reç – Ulqini, është lindur në Shtetet e Bashkuara, por flet shqip dhe mburret e tregohet krenar që është shqiptar.
Pa ju ndarë madje duke qenë mjaft aktivë në jetën komunitare me komunitetin shqiptar, ai e quan veten zëri i shqiptarëve në Asamblenë dhe ndoshta më 12 nëntor edhe i Këshillit Bashkiak .
“Komuniteti shqiptar, ka thënë ai, është marrë gjatë shumë viteve me nevojat dhe çështjet e mëdha që lidheshin me zhvillimet në Ballkan. Prandaj shqiptarët e këtushëm kanë mbetur prapa në çështjet e përfaqësimit lokal. “Megjithëse ata kanë biznese e shtëpi, nuk janë marrë me politikë lokale dhe kjo është e pakuptueshme. Por më mirë vonë se kurrë,” thotë asambleisti Mark Gjonaj, kandidati për një ulëse në Keshillin Bashkiak të Nju Jorkut.
Zoti Gjonaj thot se ka besim te ndihma që do t’i japë komuniteti shqiptar për t’u zgjedhur si anëtar i Këshillit të Bashkisë së shtetit Nju Jork, ku shpreson të gjithë në zonën e Bronksit, do të votojnë dhe mbështesin atë.
Më ka prekur si individ përkrahja e madhe që më kanë dhënë shqiptarët, ka thënë ai :“Ne duhet të ndihmojmë veten sepse përndryshe askush nuk do të na ndihmojë. Besoj se si komunitet ne shqiptarët në Nju Jork, do të ecim përpara,” thotë me krenari shqiptaro amerikani Mark Gjonaj.
Kol Zagreda, i cili është një veprimtar i njohur i disaporë, dhe që ka vendosur t’a ndaj jetën e tij mes Reçit dhe Nju jorkut, kur e takuam në shtëpinë e tij në Reç, tha se :” Është, fati i shqiptarëve që kan nji Mark Gjonaj, që megjithse nuk ka lindë në Reç, por flet shqip, e ndjen veten shqiptar, frymon si shqiptar.”
Simbas, Kolë Zagredës, Marku si familje bashkë me familjet e tjera, nga Reçi në Amerikë, kanë qenë vazhdimisht të angazhuar me vendorigjinën e tyre, ata kan kontribuar në ndërtimin e rrugëve, në vendlindjen e prindreve të tyre qysh në vitin 1970. Kanë ndihmuar në ndërtimin e kishës, varreve të të parve e tjera”, tha Zagreda.
Por, kush është Mark Gjonaj :
Mark Gjonaj, është shqiptari i parë në historinë e shqiptarve të Amerikës, që zgjidhet në një post kaq të lart, duke u bër edhe ai njeri ndër ata shqiptarët më të suksesshëm të kohës në SHBA.
Ai është një besimtar i devotshëm, veprimtar në shërbimi i komunitetit, një aktivist i dalluar i komunitetit, sfiduese dhe shpërblyes.
Mark, është një anëtar i komunitetit krenar që shtë shqiptarë dhe anëtarë i shumë organizatave filantropike duke përfshirë Kolegjin e Mjekësisë “Anjshtanin” Këshillin e Komunitetit Këshilldhënës, në Westchester Shkollën Speciale për Fëmijët dhe anëtarë i Kishës Katolike Shqiptare Zoja eShkodrës.
Z. Gjonaj, është 48 vjeç, i lindur nga prindër shqiptarë te cilët emigruan nga Reçi i Ulqinit – Mali i Zi u rrit në një lagje italo – shqiptarësh në lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndërtimi.
Mark Gjonaj i martuar me Robertën , ka dy fëmijë, dy djem Nicholas dhe Joseph.
Lindur dhe rritur në Bronks, Mark, aktualisht banon në komunitetin Pelham Parkway me gruan e tij Roberta, një infermiere në profesion. Dy djemtë e tij Nicholas, është një nxënës i shkollës së mesme dhe i diplomuar në një shkollë publike Bronx dhe Jozefi, i cili aktualisht është i regjistruar në një shkollë publike elementare Bronx.
Ai është djali i dy emigrantëve shqiptarë dhe i diplomuar në Universitetin e Shën Gjonit.
Gjonaj, është dalluar si veprimtar dhe aktivist i komunitetit në këtë zonë, dhe një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptaro-amerikan në këtë lagje të qytetit Bronx-it, i cili ka popullsinë më te madhe të emigrantëve shqiptarë, e dyta ose e treta për nga numri.
Mark Gjonaj – është një politikan shqiptaro-amerikan i Partisë Demokratike, aktualisht përfaqësues – Asambleist për Distrikti 80 në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, Qarkun që përfshin Morris Park, Pelham Parkway, Pelham Gardens dhe Norwood, në Bronx Nju Jork.
Si pronar dhe operator i biznesit të vogël, Mark do të sjellë qasjen e tij pragmatike, të orientuar nga qëllimi dhe përvoja në biznes në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut.
Duke kuptuar rëndësinë e shërbimit qytetar dhe filantropisë si gurthemel për një komunitet të fortë, Marku, i kushtoi kohë dhe energji të konsiderueshme një numri aktivitetesh dhe organizatash të komunitetit, duke përfshirë Klinikën e Ilirisë në Qendrën Mjekësore Jacobi, Këshillin Këshillimor të Komunitetit Einstein College of Medicine, Westchester Shkolla për Fëmijë me lindje të Veçantë dhe nje besimtar shembullor në Kishën Zoja e Shkodrës.
Duke besuar Mark filloi iniciativën “Gjonaj CARES” (Komuniteti, Përgjegjësia, Inkurajimi, Shërbimi), i cili promovon pjesëmarrjen e komunitetit për të përmirësuar jetën e tyre në lagjet e nju Jorkut.
Frymëzimet e tij vijnë nga vështirësitë që familja e tij ka kapërcyer si emigrantë dhe krediton ndonjë sukses për dashurinë, bujarinë dhe mbështetjen e familjes dhe miqve të tij.
Si një përfaqësues i zgjedhur, në Asamblenë e Nju Jorkut, Mark Gjonaj do të luante në dy mandate, një rol aktiv në Albany për të krijuar punë të mira pagueshme, strehim të përballueshëm, arsim cilësor, zgjerim të objekteve shëndetësore, mbrojtje dhe siguri të lartë ne lagjet e qytetit, rrugë të mira dhe sigurta në të gjitha lagjet dhe shkolla me një cilësi më të mirë për të gjithë, banorërt.
Asambleisti Demokrat i shtetit të New Yorkut, zoti Mark Gjonaj – i cili ka shpallur ambicjen e tij për të zënë një vend në Këshillin Bashkiak të Qytetit të New Yorkut, në zgjedhjet e ardhshme në 7 Nëntor 2017, është në garë si një kandidat potencial nga partia Demokratike, për të fituar garën brenda partiake zgjedhjet e së cilës mbahen javën e dytë të shtatorit, 12 Shtator.
Asambleisti i parë shqiptar në historinë e Nju Jorkut, ka vendosur të kthejë vëmendjen e tij në politikën e qytetit duke zhvilluar betejen për kandidaturen e re, në Këshilin e Bashkisë se qytetit të Nju Jorkut.
Assemblyman i shtetit të Nju Jorkut Mark Gjonaj, po kandidonë për të marrë përfaqësimin e një vendi në Këshillin e Bashkisë të Qytetit të Nju Jorkut, për të përfaqësuar Qarkun 13-të, në Bronx NY, duke zvendesuar daljen në “pension” të këshilltarit demokrat James Vacca.
Mark Gjonaj, i bër vitet e fundit si një nga figurat më prominente të politikës, në qytetin e Bronxit, nga partia Demokrate, është i pari shqiptarë i Amerikës, në një detyrë shtetrore kaq të lart, si Asambleist i shtetit të Nju Jorkut, e ndërsa tani kandidat i fuqishëm për t’u bër qysh më 12 shtator anëtar në Këshillin e Bashkisë të Qytetit të Nju Jorkut, për të përfaqësuar Qarkun 13-të, në Bronx NY.

Burimi/ulqini-online.com

Biografia e plotë dhe sekrete e Sali Berishës

No Comments Argëtim Histori

Në të kaluarën e herëshme familja e tij është shkëputur nga zonat e Detit Kaspik në Rusi, , të cilët kanë emigruar gjatë shekullit të 19- të. Atëherë shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Evropë, e sidomos në Serbi. Më pas shumica e tyre u zhvendosën në Francë.

Në këtë kuadër nga mbeturinat e mësipërme ngelën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, ku një prej tyre është familja Sali Berisha (mbiemri i të cilit është i huazuar dhe i marrë si më i përdorshmi në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak se mbiemri i tyre ka qenë sllav më përpara.

Mbas vendosjes në fshatin Vuçidol të Tropojës dhe sistemimit fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin Malsisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë persona të kësaj familje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht kundër interesave të kësaj zone. Sali Berisha në vitin 1962 erdhi në universitetin e Tiranës në degën e mjekësisë. Pasi e mbaroi fakultetin u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek zemre dhe më vonë kirurg. Në këtë kohë Sali Berisha filloi të përgatiste dokumentat për t’u futur në parti. Një vëlla i tij mësues me emrin Selim kishte mik kryetarin e Degës së Tropojës, Idriz Shehun. Ky i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllain për t’u pranuar në parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës për t’u pranuar në parti duhej që edhe ai të ndihmonte shtetin, prandaj duhej takuar ai dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakort. Pas këtij takimi i vëllai (sot nuk jeton ka vdekur nga zemra dhe ishte i vetmi person pozitiv në fisin e Sali Berishës) pasi mori miratimin e Sali Berishës u kthye në Tropojë.

Të dy u nisën me makinën e Degës së Brendëshme Tropojë për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën në bashkëpunim Sali Berishën me pseudonimin “Penicilina” dhe më pas iu miratua kërkesa për të hyrë në parti. Në atë kohë ishte rregull që dosja e personit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit mbahej nga drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme. Kur erdhi në pushtet jo më kot Sali Berisha e futi në burg ish drejtorin Zef Loka, një burrë i ndershëm, i cili e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën për çdo problem familjar që ka pasur.

Me këtë bazë shpjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut, Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PP-së, drejtues i PS-sës, një ditë të bukur bëhet deputet i PD-së.

Gjatë kësaj kohe Sali Berisha u bë një nga personat më të ethshëm për pushtet, duke zbatuar me përpikmëri mësimet e PP-së, deri në zgjedhjen e tij si sekretar partie. Gjatë kësaj kohe filluan t’i shfaqen shënjat e para të sëmundjes psikike, si deliri i madhështisë, hakmarrjes. Për shkak të kësaj sëmundje ai është dërguar edhe në Austri për mjekim nga PP-ja. Sëmundja kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu. Në kohën kur partia merrte nisma për të ndihmuar Veriun shkonin edhe mjekë. Në një mbledhje të zhvilluar në atë kohë, sekretari i partisë së spitalit, Ilir Gjylbegu, ndërmjet të tjerash bëri edhe një kërkesë që Ilvi Vebiu të qëndronte në Tiranë dhe të mos shkonte në veri. Pas kundërshtimit të kësaj kërkese nga antarët kërkuan shkakun. Iliri shpjegoi se ky nuk duhet të shkonte pasi nuk ka kush të mjekojë Sali Berishën në Tiranë. Kjo thënie doktor Gjylbegut i kushtoi shumë pas 25 vjetësh, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President. Ky i fundit e hoqi nga profesioni dhe u desh ndërhyrja e disa kolegëve të tij që t’i mbushej mendja Sali Berishës, i cili e lejoi të vazhdonte vetëm pas 3 vjetësh. Gjylbegu ishte specialisti më i mirë në Shqipëri. Ndërsa Ylvi Vebiu me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pa u ndjerë iku në Amerikë, sepse duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës do të bëhej kurbani i parë i tij. Para se të ikte në Amerikë u ka thënë disa shokëve të ngushtë “mjerë Shqipëria”. Sali Berisha bëri cmos për të gjetur Ylviun.

Gjatë kësaj kohe Sali Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin pas clirimit të vendit, shteti shqiptar bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan me studime në Jugosllavi në institutin e fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, ku ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, që ja vunë emrin Sllobodanka. Kur erdhën në Shqipëri ia ndërruan emrin dhe ja vunë Liri.

Në Jugosllavi vjerri i Sali Berishës u tërhoq në bashkëpunim nga UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicës, gruas së Rexhepit dhe tezes së Lirisë, ka qenë gjatë luftës oficere e OZNES (pararendëse e UDB) dhe pas clirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB dhe mbështetëse e Rankovicit dhe operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Ndërsa djali i saj gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltar ekonomik i Miloshevicit. Me këtë shpjegohet edhe fakti që krahas detyrave të ngarkuara Sali Berisha ngriti shoqërinë “Shqiponja” për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrasëse të Miloshit.

Mbas këtyre të dhënave, operacioneve të brendëshme të zhvilluara nga Sigurimi i Shtetit, është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB-së, ku dosja e tij është 1200 faqe dhe e gruas 700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH. Kur Sali Berisha erdhi në pushtet nuk mundi t’i zhdukte, por me anë të Gazidedes arriti të pakten të zhdukë dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Sali Berisha këtij personi i dha një pushtet të pakufishëm para viteve 97, për shkak se ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden, Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB-së.

Fatmirësisht të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, nga vitet 97-98 janë botuar edhe në gazetën kosovare “Koha Ditore”.

Të kthehemi në kohën që Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat që ndodhej për të arritur piksynimet e tij mësoi se e vetmja rrugë ishte puna këmëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga partia dhe bashkëpunimi me organet e sigurimit. Sa e sa herë Sali Berisha ka përgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri detyrat e ngarkuara për operacionet e brendëshme që kryente sigurimi i shtetit duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosovarëve të arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast kur një djalë kosovar që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishte vuajtur në burgjet e Goli Otokut ishte shtruar në spital, u bënë veprime për të identifikuar personalitetin e tij me anë të Sali Berishës. Ky e identifikoi atë si serb. Kur ky do t’u dorëzohej jugosllavëve në kufi, para se të shkonte në kufirin jugosllav, u hodh nga ura që ishte në terrirtorin shqiptar dhe theu këmbë e brinjë vetëm për të mos rënë në dorë të UDB-së. Kosovari nuk u dorëzua dhe kur u verifikua më vonë doli se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri. Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo kohë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB-së jugosllave. Në vitin ’91-’92 në Shqipëri u dyndën serb të Kosovës që e flisnin mirë gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që duke u hequr si kosovarë dhe në bashkëpunimm me agentët e saj në Tiranë të krynin veprime, duke ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt në një farë mase UDB ja arriti qëllimit, me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me çmime të shtrenjta, në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë Sali Berisha dhe Mehmet Elezi kanë marrë takim me disa prej tyre.

Me këto ngarkesa në biografi Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte duke punuar në mjekësi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin, që ishte doktor i Hysni Kapos, arriti ta zevendësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapo, filloi t’i thoshte djalit të tij Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si doktor të familjes. Këtë bisedë Besniku ia thotë Dines dhe pas kësaj Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit.

Gjatë kësaj kohe Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e antarëve të Byrosë Politike. Dhe më vonë me specializime nga 6-12 muaj.

Duke ditur dhe lidhjet e mësipërme në këtë kohë UDB-ja filloi përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i zbulimit jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia” (Pseudonim i cili duhet të jetë ndryshuar). Bisturia është dosja personale e Sali Berishës e ndodhur në arkivat e UDB-së, ku janë të depozituara tërë kontributet e tij në interes të UDB-së.

Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB-së. Një kanal kalon nga fshati Vuçidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog dhe një kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zvëndësdrejtori i Sigurimit të Shtetit Sulejman Abazi. Jo më kot me të marrë pushtetin Sali Berisha urdhëroi menjëherë arrestimin e tij.

Më ardhjen e demokracisë Sali Berisha filloi të shkruante dhe të botonte disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana Perëndimi duhej të zgjidhte një kandidaturë të besuar që të kishte lidhje të forta që më përpara me vendet perëndimore, të ishte nga Veriu, meqënëse emigracioni më i madh ishte po nga Veriu dhe Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia. Në këtë kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura të cilët ishin Ylli Vejsiu me lidhje familjare në SHBA, Aleksandër Meksi me lidhje në Greqi, ku gjyshi i tij prift ishte kolonel i asfalisë greke dhe Neritan Ceka me mbështetjen gjermane.

Por amerikanët me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd rekomandoi Sali Berishën për kryetar partie të PD të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udheheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi.

Sipas informatave UDB-ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD-së duke përdorur Rajersonin, për shkak se atëherë CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propagandë për të tërhequr bashkëpunëtorë per vete nga vendet e Ballkanit. UDB-ja ka rekomanduar edhe Sali Berishën.

Në garën për kryetar partie midis Meksit, Cekës, Vejsiut dhe Sali Berishës u ndërhy që të fitonte Sali Berisha. por në fakt si kryetar i PD-së u zgjodh Meksi. Është dashur këmëngulja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe duke dalë në krye Sali Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvendës të bëhej Pashko në qeverinë e stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi në takimin me Micotaqisin tha se qeveria shqiptare nuk ka pretendime për Camërinë.

Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udheheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe pas ardhjes në pushtet e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehohej fondamentalizmi islamik, ku në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroriste shumë të rrezikshëm. Për këtë ai e lejoi atë të krijonte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj, si dhe e antarësoi Shqipërinë në Konferencan Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë të çmuara për gruan që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malejzi, Ferit Hoti.

Sali Berisha ka marrë disa miliona dollarë për t’u çuar armë palestinezëve në vitin 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët u zbritën me detyrim në Çad(Afrik) dhe u ndaluan. Urgjentisht ka ardhur në aeroportin e Rinasit, Arafati në mënyrë sekrete dhe ka biseduar me Sali Berishën për gati një orë, ku është kërcënuar se në rast të mosdhënies së armëve ose dollarëve do ta likujdonte edhe fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjera. Për këtë shkak ai ndërtoi dhe strategjinë se si do t’i siguronte prap këto dollarë. Në shtator 1996 ai jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, kur disa ditë më parë FMN-ja kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit nga e cila u morën lekët dhe u shlye Arafati, të tjerat u grabitën nga brenda.

Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lekët ku pjesa më e madhe u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një sasi u grabit nga të tjerë funksionarë. Pas disa ditësh ndërhyn në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish ministër i Jashtëm dhe kryetar i RD-së, tek Meksi për ta liruar Suden, i cili i përgjigjet se nuk e kishte futur ai atë në burg.

Sali Berisha është krijuesi i firmës piramidale Gjallica me Shemsie Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë e motrës së Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadria ka qenë oficer i zbulimit, i cili ka qenë përfaqësues tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës dhe kishte të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ishte shoqe e ngushtë me Shemsie Kadrinë, e cila pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish valiun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky veprim u inicua dhe u kamuflua nga UDB-ja.

Ndaj Sali Berishës ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe me ndihmën e Sali Berishës kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga Veriu në Jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe Kombin Shqiptar. Serbët nga Veriu dhe grekët nga Jugu filluan zbatimin e planit të tyre. UDB-ja përgatiti 2 prillin 1991 dhe vranë në bashkëpunim me politikanë të PD-së (Pjetër Arbënorin, Ali Spahia , Azem Hajdari dhe Zef Perjakun) në Shkodër, Arben Brocin. Azemi këmbënguli dhe detyroi Brozin të vinte në protestë. Përpara se të niste protesta kur sheshi para komitetit të partisë ishte bosh ishin vënë aparatet e filmimit dhe të televizionit në gatishmëri çka tregonte se dicka do të ndodhte. Gjatë protestës kur Brozi është qëlluar me një pistoletë një person i quajtur Islam që ishte afër me Arben Brocin, dëgjoi këto fjalë: Zef pse ma bërë këtë? Kur ky person pa që ra në tokë Broci i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e çoi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori i sigurimit Ali Spahia. Sipas Islamit…deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit, për arsye se Spahia tha vdiq, prandaj cojeni trupin në shesh. Pra të gjitha këto fakte tregojnë për një plan të parapërgatitur në mënyrë të hollësishme. Jo më kot pas disa ditësh në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbënori dhe Azem Hajdari si përfaqësues të Sali Berishës.

Sali Berisha futi gjakmarrjen midis fiseve të cilët për dhjetra vjet UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga ky sherr janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithçka sipas synimeve të tyre aneksioniste.

Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti Veri – Jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale, u lejua fondamentalizmi islamik.

Sali Berisha, Azemi, Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në ambasadën jugosllave dhe janë takuar me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i ambasadës, por që nuk ishte serb por shqiptar. Ky person kur i ka parë në televizion këta persona ka thënë se i njoh dhe këta kanë marrë në ambasadën jugosllave 17 milion dollarë dhe janë tradhëtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin jugosllav ku Shesheli i kërkoi Millosheviçit se ku kanë shkuar 17 milion dollarët dhe ky i fundit iu përgjigj: “Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se vriten me njeri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojmë vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë”. Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi në ’97-tën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë më të hollësishme në të ardhmen.

Sali Berisha për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek, serb dhe vendeve arabe dhe ka bërë për këtë cdo lëshim. Ai i ka paguar shoqërie amerikane për t’i bërë fushatën 28 milion dollarë, ku ndërmjetës ka qenë Mero Baze. Sipas një burimi shumë të besuar shumë shpejtë lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.

Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB-së që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë së bashku me disa bashkëpunëtor të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjerndjen e tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e cështjes came dhe pronave të shqiptarëve në tërësi. /Lajme.al

BETEJËN E DARDANISË – KOSOVËS 🇦🇱️ BETEJËN E TORVIOLLIT – DIBRA E POSHTME

No Comments Argëtim Histori

Ju mbani Gjall Historin!!! Ne nuk harrosh, dhe as nuk duhet të harrojmë, brez pas brezi, por duhet të kujtojmë dhe mbrojmë e ngjarjeve historike të asaj Mesjete që serbët po mundohen ta përvetsojnë me falcifikimin e historisë!!! Zgjohu, zgjohu, e mos turpëro, Vëndin, Popullin dhe Historinë, shiko rrotull, lexoje me zemër Historinë, si Shqiptarë zemër Shqiptari: Vellezer dhe Motra Shqiptar, Miqësi të Shqipërisë e dashur, të nderuar Bashkatdhetarë, Mirmbrema!!! Me 28 Qeshor të 2020 përkujtuam 631º Vjetorin e Betejen e Kosovës, që u zhvillua në rrethinë të Prishtinës – Kosovë, në fshatin Mazgit, të vitit 1389 në mesë të Perandorisë Osmane dhe shtetit të Arbërit dhe fqinjëve të arbërit, edhe pse njëri nder Luftarët më të spikatur Arbëror, Millosh Nikoll Kopiliqi i lindur në Fshatin Kopiliq të Skënderait, vrau për vdekje në dy lufim sulltan Muratin e parë. Në këtë Betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë, më forca të bashkuara, moren pjesë u shqua personalitete të shquara Shqiptarë si Teodor Muzaka – Paraardhësi Stergjyshor im, Heroi i Familjes sonë Muzaka/Musacchio: nëna e babait tim, gjyshja ime, Silvia Musacchio – Muzaka, është një pasardhësit i Drejtpërdrejtë i Familjes Shqiptar fisnike e Princave Muzaka, të afërmit e Skënderbeut -, Gjergji II Balsha, Gjon Kastrioti, Dhimitër Jonima, Andrea Gropa, etj… Rrofte gjithe Herojte e Kombit tone qe u Sakrifikuan per Lirine e Drejtesine e Shqipëria!!! Edhe , 29 Qershor, 576º Vjetorin (1444 – 2020) e Beteja e Torviollit, Dibra e Poshtme, Veriu i Peshkopisë, është e para Betejë e Fituar, kundër perandorisë osmane. Luftëtarët Arbërorë, udhëhequr nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Madheshti e Kombit Tone, Bekuar qofte emri i tij, ishin rreth 15 mijë kundrejt 25 – 40 mijë pushtuesve osmanë. Flamuri i Kombit ngritej, gjemoin njemije trumbena, qe te mbaheshin Shqipetar, derdhnin gjakun pa peshuar, per Flamurin e Bekuar!!! Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte figura me madhe e Kombit Shqiptar, sundimtar, strateg, ushtarak, diplomat dhe mbrojtes i Arberise dhe Europes!!! Lavdi e përjetshme trimit përmbi trima, Gjigantit dhe Heroit të Popullit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, dhe Popullit që ju Bashkua Luftës Çlirimtare kundër pushtues!!! ️A jemi gati te gjithe se bashku per ri Bashkimin Kombetar!!! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të Rënët në Altarin e Lirisë!!! Rrofte gjithe Herojte e Kombit tone qe u sakrifikuan per Lirine e Drejtesine e Kombit Tone!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Në lavdinë e Kombit Tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Lavdi Deshmoreve te gjitha koherave te Kombit Shqiptar!!! ️Rroft Iliria e Shejt Rroft Dardania Sacra!!! ️ Rroft Shqipria dhe Histotia jone Pellazgo – Ilire dhe Tgjithe Deshmoret qe rane per Vatan!!! Lavdi Deshmoreve te gjitha koherave te Kombit Shqiptar!!! Kuq e Zi jan ngjyrat tona, ne Flamur jeton Shqiponja, koken lart e shum krenar, i themi botes jemi Shqiptar!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!! Së Bashku nuk do të humbasim kurrë!!! Populli i Bashkuar kurrë nuk do të mposhtet!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët!!! Shërbëtor i përulur i Zot dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot

+Aleksander I Shqipatrëve, Kryepeshkop – Bir I Shqiponjës
Rrofte Shqipëria e Bashkuar!!!

Burimi/Facebook-Alejandro Greco

Përkujtuam Betejen e Kosovës të vitit 1389

No Comments Argëtim Histori

Me 28 Qeshor të vitit 2020 përkujtuam Betejen e Kosovës të vitit 1389 që u zhvillua në mesë të Perandorisë Osmane dhe shtetit të Arbërit dhe fqinjëve të arbërit, të cilët në një farë menyre i tradhetuan Arbërorët dhe në atë betejë fitoi Perandoria Osmane edhe pse njëri nder luftarët më të spikatur arbëror vrau për vdekje në dy lufim Sulltan Muratin e parë, e ky është arbërori Millosh Nikoll Kopiliqi i lindur në Fshatin Kopiliq të Skënderait. Njëherit trupi i Millosh Kopiliqit gjindet në kodër të varrezat e vjetra në fshatin Rezall të Drenicës.
Ne organizim të këtij përkujtimi të organizuar nga Foleja Kombëtare Shqiptare në drejtimin e Elida Jorgoni, ju bashkuan edhe disa aktivist të LSHB-së.
Qëllimi i këtij përkujtimi është mbrojtja e ngjarjeve historike të asaj mesjete që serbët po mundohen ta përvetsojnë me falcifikimin e historisë.

Beteja e Kosovës u zhvillua në rrethinë të Prishtinës, Kosovë në vitin 1389 në fshatin Mazgit.

Në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptarë si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti,Dhimitër Jonima, Andrea Gropa etj. Këta, më forca të bashkuara, moren pjesë në betejën që u zhvillua në afërsi të Prishtinës, më 28 qershor 1389. Në këtë betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë që u zhvillua ndërmjet 20.000 ushtarëve osmanë dhe 20.000 luftëtarëve ballkanas u shqua luftëtari Millosh Nikolla Kopili, i cili arriti të vriste Sulltan Muratin I.

Gjon Muzaka (nga vepra e tij “GJENEALOGJI E FAMILIES MUZAKA” 1510)

… E pastaj Murati iu vërsul Serbisë e Bullgarisë, por Llazari, despoti i Serbisë, Markoja, mbreti i Bullgarisë, Teodor Muzaka, trashëgimtari i dytë i Shtëpisë sonë, e bashkë me të sundimtarë të tjerë të Shqipërisë, u ndeshën më osmanët. Aty u thyhen të krishterët e mbeti i vrarë edhe Teodori ynë, që kishte sjellë më vete një ushtri shqiptare. Po aty u zu rob Llazari i Serbisë që më vonë osmanët e vranë. Paskëtaj filluan luftërat e paprera të osmanëve në Shqipëri, në të cilat humbën jetën aq shumë bujarë e luftëtarë trima. Sipas legjendës popullore: “Miloshi ka pas lindur në Kopiliqin e Epërm, por më vonë është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm”. Pleqtë e Drenicës tregojnë se “Milosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit” (Drenicës). Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: “Car Lazari â kanë i serbëve, Milosh Kopiliqi i yni”; “Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës”. Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.

Shkruar nga Frasher Racaj

Burimi/Facebook / Frasher Racaj

Fotografia e Frasher Racaj
Fotografia e Frasher Racaj
Fotografia e Frasher Racaj
Fotografia e Frasher Racaj
Fotografia e Frasher Racaj
Fotografia e Frasher Racaj