Home

Lajme

Rexhep Rrugeja – 25 MARSI DITA E KAVAJES DHE E SHQIPERISE.

No Comments Argëtim Histori

Te nderuar qytetare te Kavajes dhe te Shqiperise.Neser eshte nje dite e madhe dhe simbolike. 25 marsi i vitit 1990 -te , na kujton demonstraten e pare ne Shqiperi ku djemte e Kavajes u perleshen balle perballe me bishen e eger komuniste qe kishte plot 45 vite mbi kthetrat e saja popullin shqiptare.Pikerisht ne kete date te shenuar djemte e Kavajes tremben friken njehere e pergjithmone me thirrjet e fuqishme :”Liri -Demokraci “, “Enver Hitler “, “Poshte komunizmi etjere fjale kunder kucedres se kuqe.Ne kete demonstrate dy vellezerit Rrugeja ishin injisjatoret e pare te kesaj levizje ku pas perleshjes trup me trup me sambistet u arrestuan e torturuan per vdekje ku i lane me gjakun e tyre shkallet e stadiumit ,fushen e blerte ,e birucat enveriste.Rexhepi vellai i tij Iliri bashke me disa shoke perplasjen e pare e bene te porta e 20 ve ku ne porte qendronin dy police :Policet Hasan Hasa dhe Ymer Xhafa.Te rinjte i kerkuan dy policeve te hapnin portat, dy policet nuk po bindeshin .Ne ato caste ne i tham: Qeverija juaj ka mare fund e shume fjale te tjera kunder komunizmit.Polici Ymer Xhafa tha :”Do merni veten ne qafe “etjer fjale.Me pas porta u hap. Pista e fushes ishte e mbushur plot me sambiste, sigurimsa, operative, police ,njerez te larte te partise te ardhur nga Durresi e Tirana.Ne stadium ishin dy kamera filmike nje kamer e tvsh e cila ishte vendosur ne tribunen qendrore dhe nje kamer e sigurimit qe ishte e vendosur perballe te 20 cet .Qe ne pjesen e pare te ndeshjes Rexhep Rrugeja shpertheu i pari me thirrjet:” Liri- dekokraci” , “Enver- Hitler ” etjer .Rexhepi u filmua nga nje kamer e sigurimit te shtetit e cila ishte ne pisten e fushes perballe 20 ceve.Shoket e ulen ne vend Rexhepin duke i thene se nuk ka ardhur momenti .Rexhepi ngrihet ne kembe disa here te hekrat rrethues dhe therret serisht Liri- demokraci.Kameranani filmonte Rexhepin.Shoket e goditen me gure kamerananin .Me pas grupi yne kendoi disa kenge si :Eja mblidhuni ketu ketu ,”se mjaft ne roberi “.Sazan Tare e thereet Rexhep Rrugejen per arrestim.Rexhepi dhe shoket nuk iu binden.Atehere ne stadium u futen sambistet per te arrestuar Rexhep Rrugejen. Ilir Rrugeja kur sambistet u futen ne stadium per te arrestuar Rexhep Rrugejen dha kushtrimin i pari me thirrjet : “Shoke o sot o kurre ” dhe goditi i pari sambistin Halit Mavrisi .Iliri u kap nga sambistet dhe u torturua ne nenyren me cnjerezore para 12000 mij shikuesve .Iliri kerkoi ndihme vellait te tij Rexhepit dhe shokeve te tij.Rexhepi u mberthye nga shoket te kembet duart dhe te fyti.I vetmi person qe u fut ne fushe per ti ardhur ne ndihme Ilirit ishte babai Ganiu i cili i tha sambisteve: “Mosni mor burra se e vdiqet ,a keni pak zemer apo jo “. Por fjalet e babait shkuan ne vesh te shurdher ,sambistet e qellonin Ilirin me shume.Pas pak grupi yne hedh ne fushe nje djal me fizik te dobet Artur Beun.Por policia nuk ra ne kurth .Polici Ymer Xhafa e nxjerr jasht stadiumit duke e lene te lire.Pas mbarimit te ndeshjes rreth 300 qytetare te Kavajes goditen me gure Sambistet dhe policet. Arrestimi i dy vellezerve Rrugeja Rexhepit dhe Ilirit te Salaudin Cares dhe Safet Becerrit bene qe qytetaret e Kavajes te demonstronin ne oren 7 te darkes te dates 26 mars me thirrjet e fuqishme :”Lironi shoket tane”” , “Rrofte Ramiz Alia ” , “poshte dinastia ” ,poshte diktatura e fjale kunder Nexhmije Hoxhes Protestuesit goditen me gure godinen e policise.Ilir Rrugeja e Safet Becerri ishin percjellur ne degen e Durresit.Rexhep Rrugeja kishte rreth 4 ore qe torturohej ne nenyren me cnjerezore nga Zevendes Ministri i Brendshem Zylyftar Rramizi,shefi i policise se Kavajes Sazan Tare dhe sigurmsa te tjere pasi degjon thirrjet e shokeve te tij qe i priste te vinin sepse para se ta arrestonte i plotfuqishmi i lagjes Shaqir Hasalliu Rexhepin naten e 25 marsit e njoftoi Arjan Kazazi duke i thene qe neser ne oren 7 te darkes do sulmojme policine.Ne cast guret e demonstrusve erdhen deri ts dhoma ku po torturohej Rexhep Rrugeja.Ne cast ne dhome futet polici Ymer Sheshi i cili i thote shefit te tij Sazan Tare:Shef na mbyten si minjte brenda .Na jep urdher te qellojme.Sazan Tare i tha:Nuk me dhimbsen keta kelysha ku…ash por nuk kam urdher nga lart .Kam urdher te qelloj verem per vetmbrojtje.Ne cast Rexhep Rrugejen e lejne ne koridorin e plicise i cili ishte i mbushur plot me police e sigurimsa.Shefi i policise Sazan Tare doli te oborri i policise .Pas 2-3 oreve prane Rexhep Rrugejes shfaqet serisht Sazan Tare i cili i tha Rexhepit :Shtat pash ne dhe do te fus.Atje ne biruce do te kalbesh bashke me vellain tend.Duke zbritur shkallet i lidhur me pranga i shoqeruar me dy police ,poshte koridorit shoh shokun tim Selaudin Caren te cilt i vune prangat menjehere.Te dy te lidhur ne pranga na fusin ne xhips .Prane nesh u futen dy police te armatosur ne u ngushtuam te dy.Perpara te shoferi ishin dy xhelatet e mije Zevendes ministri i brendshem Zylyftar Ramizi dhe sigurimsi tjeter.Ne degen e Durresit jam rrahur ne menyren me cnjerezore ku me ka rene dia here te fiket.Me 29 mars 1990 mbare populli i Kavajes protestoi i bashkuar per dy vellezerit Rrugeja.Turma e popullit fillonte nga qendra derim te familja Rrugeja.Per Ilirin flitej se kishte vdekur nga torturat cnjerezore qe kishte marre,ndersa Rexhepi mbahej nen kurimin e mjekut nga torturat cnjerezore qe kishte marre.Pas kesaj demonstrate Rexhepi therritet ne gjykim te lire nga kryetari i gjyjates se Kavajes Kristaq Andoni dhe gjyqtari Pluton Bilibashi.Rexhepi therritet dhe ne komitetin e partise te sekratari i pare Agron Tafa i cili ne prani te ndjerit Drejtorit Sali Vogli i tha Rexhepit:Mos te shoh te mi ngresh me dy gishtat perpjete se te piu e zeza Do ti pres dy gishtat.Sali Vogli i doli ne mbrojtje Rexhep Rrugejes.Pas disa ditesh ne familjen e Gani Rrugejes Agron Tafa vjen ne kete familje me stafin e tij per te zbutur gjendjen.Fabrika e qelq xhamit mbeshtjedhin disa te hodha per ti ardhur ne ndihme familjes Rrugeja.Parat i solli Kristaq Totulani i shoqeruar nga Mustafa Rrugeja .Babai nuk i pranoi por Kristaqi nguli kembe duke thene qe keto para nuk kthehem me mrapsh.Pas ktyre demonstratave populli i Kavajes demonstronte cdo dite i bashkuar duke i shkelur me kembe veprat e enverit. Populli i Kavajes protestonte nga qendra e qytetit dhe shkonte ne dy akset e rruges nacionale nga ana e veriut te fabrika e letres dhe nga ana e jugut te Popojt duke i dhene mesazhin e lirise shofereve dha pasagjereve ,me pas turma kthehej te stacioni i trenit ku bashkoheshin ty trenat duke i dhene masazhin e lirise pasagjereve .Me 10 korrik u vra nga gjakpiresit nga sambistet djali i Kavajes dhe i Shqiperise vellau yne Josif Budo deshmori i pare i demokracise shqiptare.Varrimi i tij ishte nje nga varrimet me masheshtore.Keshtu qe Kavaja deshmoi dhe njehere tjeter se ishte ajo lokomotiva e pare e demokracise Shqiptare duke i dhene Shqiperise dhe deshmorin e saj te pare Josi Buden. Ne vitin 1990 ne nuk njihnim as Sali Berishe,as Azem Hajdar ,as Parti Demokratike ,as studentet e dhjetorit.Keto jane plot 10 muaj pas popullit te Kavajes.Demokracia ne Shqiperi nuk erdhi kurre se ne krye te vendit u vendosen po njerezit e partise komuniste.U formuan shume parti te tjera qe nuk i sherbyen popullit por xhepave te tyre dhe partise.Prona nuk shkoi te i zoti ,krimet e komunizmit nuk u denuan ,dosjet e spiuneve nuk u hapen,historia e Shqiperise u deformua,emigrimi eshte bere rruge pa kthim .Ne Kavaje partite motra komuniste diktatoriale PS, PD, LSI, RP,dhe sahan kepirsat e vegjel ne vend te dates 25 mars kane vendosur si diten e Kavajes 26 marsin. Keta per tre dekada i kane sjellur popullit percarje midis njeri tjetrit vuajtje dhe lot .Falenderoj te gjith popullin e Kavajes per guximin dhe trimerine e tyre qe treguan ne ngjarjet e vitit 1990.Cdo kavajes ka hedhur nje gure dhe eshte krenare per ngjarjet e 1990 ne Kavaje.Falenderoj popullin tim per ate perkrahje te madhe qe i dha familjes sime ne ato dite te veshtira.Populli i Kavajes eshte Pishtari i Demokracise Shqiptare.

Me respekte per lexuesin Rexhep Rrugeja .

Burimi/Facebook

24 mars 2021-Bëhen 22 vjetë të Maskrës se Kotlinës Herike,, TELEGRAM

No Comments Argëtim Histori

“Në pamundësi për të marrë pjesë në Manifestimin e Epopesë së Deshmorve me date 24 marse ne Katundin heroik Kotlin’, te komunes se Kaçanikut,,,për shkak të shendetit tim ,,Mendoj se dhe nepermes keti telegrami do ze vendin e saj,,,ndaj ju te pranishim në këte veniment shumë të rëndesishëm,,Më lejoni që në emrin timë personal te ju dertohem me këte telegram ngushellimi. dhe telegram krenarise,,se Kotlina dhe banoret e saj do mbesin përgjithmon në memorjen tone dhe në kujtimet tona,Un jame veq nje luftetar i vogel para jushe dhe deshmoreve,,,,ju shpreh nderimet dhe respektin më të lartë njerzor,,,te gjithve familjeve të dëshmorve të Katundit heroik Kotlin’,,dhe familjeve të tjera që mbi jetuan maskatart e një popull të pafashjesh,,,,
Më duhet te them se përkushtimi i heronjve dhe atdhedashuria, mbesin udhërrëfim për ne, janë bazament i shtetësisë kombetare dhe pavarësisë , i lirisë që gëzojmë sot.
“Ne në punën tonë duhet ta kemi inspirimin dhe forcën për të ecë përpara dhe për t’i kapërcyer të gjitha vështirësitë, e marrim nga këta heronj, te këta bijë dhe bija më të shtrenjta të Dardaise)(Kosovës). Vepra e Dëshmorëve është udhërrëfim i përjetshëm i gjithë nenave”,
Ndaj të dsahur të pranishem luftetar dhe epror,,udheheqës të strukturave udhëheqëse shtetrore,,Ne si luftëtar i vockel..themi se Atdheu mbi te Gjitha..Bashkim e jo përcarje….Veprim e jo fjalë…Trimëri e jo frige
ë…!!!
“Në robëri,puna jonë është lufta””Në paqe,lufta jonë është puna, dhe angazhimi ynë i secilit duhet të jetë më delikat,më preciz dhe i drejtë për komb dhe atdhe,,
Jan Dëshmorët ata që u ngriten lartë në qyell dhe na ndriquan çlirimin dhe lirin e tokës arbërore,,,,
Ata mbushën me gjak çdo pëllëmb toke nga gjitha viset e Shqiptarise..që nuk kursyen asgje nga veteja e tyre ne ditet me te veshtira na dolen Zot bijt dhe bijat me te devotshem të këtij populli,,,,,
Ngase kur dridhej istikami e kur tundej toka,,këta ishin pararojat që thirrnin kushtrim…
Lavdi ju qoftë Nenave heroina që i lindin trima dhe trimeresha,,Që me gjakun e tyre ne po i gëzojm këta te drejta si asnjëher më parë,,,,,Që për shumë kend ka qen iluzion,,,, i tretur diku si në fund të detit.. Tani jeta ka filluar ta shfritesojme te nderojme,te unifikohemi një për Një,E një për gjithë,kështu e do atdheu yne,,Ti lem egot personale,Politikat vin dhe shkojne,kombi vellazëria kombi gjith atdheu mbi gjitha ashte për ne dhe mbi ne,,,,
Lavdia është mbi ata qe u ngriten ne altarin e liris..dhe ata biurra qe dhe sot janë të gjall,
LAVDI……..
Me shum respect per banoret e Katundit Heroik Kotlin,,ne lartesi mbi 1000 ne malsin e sharrit,,nga une “,Ismail SELMANI”,..APO Mala Jazhince Tetova,,23.O3,2021 Ferizaj Daradni,,,

Burimi/Facebook/Mala Jazhincë Tetova

Prill 1990 – Dhurata Sokolin e qëlluan me 5 plumba dhe e lanë të vdiste në shi, mallkimi që ndoqi komandantin e postës kufitare

No Comments Argëtim Histori

Sikur të kishin pritur dhe disa muaj, ndoshta sot do të ishin gjyshër me nipër e mbesa, por Dhurata Sokoli dhe Elez Kraja, donin të iknin sa më parë që të ndërtonin jetën e tyre larg Shqipërisë komuniste, pa e ditur se do të mbeteshin në kufi. Diktatura komuniste ishte po aq e egër edhe në muajt e fundit të saj, ku janë vrarë në përpjekje për t’u arratisur mijëra shqiptarë të pafajshëm.

Ky ishte dhe fati i vajzës së re shkodrane, që bashkë me të fejuarin e saj, mbetën pa varr deri në vitin 1993, kur trupat e tyre u gjendën bashkë.

Elezi me një plumb në kokë, ndërsa Dhurata me disa plumba në anën e djathtë të trupit, e lënë në mes të shiut e plagosur, deri sa vdiq.

Historinë e tregon motra e saj Afërdita Sokoli, e cila ishte 14 vjeçe kur mori lajmin e kobshëm, në një intervistë të dhënë para disa vitesh për Gilmana Bushatin, Gazeta Shqiptare.

E takuat motrën tuaj para se të nisej dhe a ju tha ndonjë fjalë?

E mbaj mend si sot, që Lata më tha që po shkoj te daja në Tiranë dhe më tha ta përcillja deri poshtë, por mama nuk pranoi, i tha që do e përcillte ajo vetë. Më mori vetëm xhaketën që kisha, në fakt i ndërruam, ajo mori timen që ishte blu dhe më dha të vetën, që ishte e kuqe. Pasi e mora vesh historinë, mendoj se ajo e ka marrë xhaketën time se ishte e errët dhe nuk donte që të dallohej. Nuk më tha asnjë fjalë, di që më dha vetëm vathët e saj në formë zemre dhe asgjë tjetër.

Kur e morët vesh që kishte ndodhur tragjedia?

Vetëm pas tre ditësh. Vrasja ka ndodhur më 20 prill të 1990, e morëm vesh më 23 prill. Dikush i kishte thënë babit, fjalët erdhën shumë shpejt. Isha në ditëlindjen e një shoqeje, po festonim, atje erdhi e më mori mama, më solli një fustan të errët dhe më tha ta vishja. Shumë orë më vonë, më thanë se për çfarë bëhej fjalë. Ndoshta njerëzit e dinin edhe më herët, pasi vetëm pasi mora vesh lajmin e vdekjes, atëherë e kuptova se pse më shihnin me habi.

Pse e ndërmorën atë hap ata të dy pikërisht në atë kohë?

Kjo është një histori e gjatë, duhet të dish dhe të kuptosh mentalitetin e asaj kohe, që të shpjegosh me hollësi ngjarjen. Dhurata dhe Elezi u mërzitën nga pengesat që kishin për t’u martuar me njëri-tjetrin, u mërzitën me ambientin, me paragjykimet dhe me gjithçka dhe vendosën të ndërtonin të ardhmen e tyre së bashku diku larg gjithçkaje, larg asaj shoqërie që vetëm të mbyste. Ata duheshin dhe nuk kishin mundësi të realizonin ëndrrën e tyre, kështu që menduan se do të ishte me mirë të iknin. Ja kjo është me pak fjalë historia e tyre, histori që e dinte i gjithë qyteti jonë. Donin të iknin me not nga Drini. Elezi e kishte bërë ushtrinë në postën kufitare në Sukaj të Dajçit, pikërisht aty ku donte të kalonte kufirin. Ishte prill dhe mund të kalohej kollaj, distanca nuk ishte shumë e largët.

Më vonë, çfarë u bë me trupat e tyre, a ua dha shteti?

Pjesën tjetër të historisë e di vetëm nga mama e babai, që ma thonin ndërsa gjendesha jashtë Shqipërie. Unë ika më 1992, trupat e tyre nuk ishin gjetur ende. Po, trupat e tyre nuk u dhanë menjëherë, vetëm me insistimin e prindërve, këmbënguljen e mamës, që për tre vjet me radhë bënte shpesh rrugën Shkodër-Tiranë dhe Tiranë-Shkodër. Ka trokitur në të gjitha institucionet e mundshme, pasi donte të dinte për trupin e së bijës, për trupin e motrës sime. Për tre vjet me radhë dhe aq dëshpërimisht e ka kërkuar motrën mama, sa njëherë ka shkuar te vila e Ramiz Alisë. Atje e ka ndaluar ushtari, të cilit i ka thënë “më vrit edhe mua këtu, dua trupin e vajzës dhe asgjë tjetër”. Po mama me Ramizin janë kushërij të tretë, ajo e ka djalin e vajzës së tezes. Dhe kur ka dalë Ramizi, i ka thënë mamës “Ajo vajza jote na nxori shumë punë, kur të vijë demokracia t’ua gjejë ajo”. Në atë kohë ai ishte president i Republikës.

Dhe në çfarë viti u gjendën trupat?

Vetëm në 1993. Unë s’kam qenë këtu kur i kanë gjetur, di që kanë qenë varrosur në lulishten e antenave të “Radio Shkodrës” në fshatin Kuç. Kufomat që të dyja kanë qenë të zhveshura, të dy njëri mbi tjetrin dhe së bashku me ta, dhe rrobat që kanë pasur të veshur atë ditë. Kufoma e Elezit ka pasur një plumb në tëmth, ia kishin çarë kafkën, ndërsa ajo e motrës sime ka pasur pesë plumba në krahun e djathtë, që nga gjoksi deri te këmba. Që të dy kufomat kanë qenë të paprishura në momentin që ka hapur babai varrin ku ishin futur nga njerëzit e shërbimit të postës kufitare. Pasi kanë bërë rivarrimin, baba e mama kanë larë rrobat e motrës dhe kanë parë që ata nuk kanë pasur asnjë shenjë plumbi në to. Ato kanë qenë të paprishura, e kjo do të thotë se atë e kanë zhveshur para se ta vrisnin, e kanë vrarë të zhveshur.

Në komunikatën operative thuhet që Dhurata ka deponuar në postën e kufirit, pasi thuhet që ajo ka qenë e plagosur. Jeni në dijeni të këtij fakti?

Sipas asaj që kemi mësuar deri më tani, është se pasi i kanë zënë, kanë vrarë në vend Elezin me një plumb në kokë, më pas janë marrë me Dhuratën. Ajo është plagosur në orën tre të mëngjesit, e deri në orën 11:00 të paradites e kanë lënë jashtë në shi, duke humbur gjak, pas asnjë ndihmë tjetër. Më vonë, janë kujtuar dhe e kanë futur në ambulancë për ta çuar në spital, po ajo ka vdekur rrugës. Këtë ia ka thënë babit shoferi i autoambulancës. Edhe në ambulancë e kanë futur të zhveshur. Për mendimin tim, ata që kanë qenë në shërbim atë natë apo atë ditë, në postën kufitare, e kanë përdhunuar para se ajo të vdiste. Ata katër apo pesë ushtarë që ishin, të rinj ishin, me gjak të nxehtë dhe mendoj se mund ta kenë përdhunuar me radhë dhe pastaj e kanë vrarë. Por se si një shtet bën një krim kaq makabër ndaj një shtetasi të vet, unë s’e kam kuptuar dhe as e kam imagjinuar asnjëherë. Unë i kam mallkuar dhe vazhdoj t’i mallkoj ata njerëz, së bashku me mamën time, deri në fund të jetës. Unë, që kam qenë e re atëherë, për pothuajse një vit, e kam parë në ëndërr, një ëndërr që ndërtonte momentet e fundit të Dhuratës, atje në postën kufitare. Nëse unë vuajta dhe vazhdoj e vuaj nga kjo dhimbje e madhe, si mendoni se mund të ndjehet mama ime, tashmë e sëmurë, si mendoni se mund të ndjehet babai im, si mendoni se i konsiderojnë ato, ato farë dëshmpërblimesh që u jep shteti? Dhe që kur kam ikur, nuk kam dashur asnjëherë të kthehem në këtë vend që shkon deri aty sa të shfrytëzojë më të dobëtin, apo më të pambështeturin për përfitimet e momentit. Nuk dua ta shoh këtë vend, s’kam asnjë lidhje. Atje në hyrje të Shkodrës, dua të shënoj në një pllakatë të madhe “Larg”. Se përveçse ndodhi krimi, askush nuk mori përsipër të tregojë të vërtetën e tij, të gjithë historinë e kemi ndërtuar mbi të dhëna, sa atje këtu. Njëherë, një punëtor që po punonte në shtëpinë tonë, Hamdi Joka, na tha që kishte qenë në shërbim atë natë, në postën kufitare. Na tha që kishte si detyrë të hidhte prozhektorin mbi ata që kalonin kufirin, po ai nuk e paska bërë këtë dhe na tha që ishin vrarë pas shpine. Po kjo nuk është e vërtetë, breshëritë e plumbave motrën e kanë kapur përgjatë anës së djathtë të trupit.

A pati ndonjë të dënuar për këtë vrasje?

Prindërit e këtyre që u vranë në kufi, se nuk u vra vetëm Lata, po u vranë dhe të tjerë, dy të rinj që u sollën të zhveshur në mes të Shkodrës, ndërsa makina i tërhiqte zvarrë nëpër gjithë qytetin për të tmerruar qytetarët. Pra prindërit e këtyre, së bashku me të mitë, paditën Ëngjëll Tomën, komandati i asaj poste kufitare ku është vrarë dhe motra. Ai nuk ka thënë shumë në gjyq, sipas asaj që thonë mama e baba, një ushtar i asaj poste ka thënë që Toma e kishte urdhëruar të qëllonte, po ai s’kishte qëlluar, kështu që kishte marrë vetëm pushkën për të vrarë të rinjtë. Por nuk na u tha se si ka ndodhur vrasja e motrës. Askush nuk pati guximin të na e thotë këtë, të paktën për të pastruar shpirtin e tyre. Sepse atë natë nuk ka qenë vetëm ky Toma në shërbim, kanë qenë edhe të tjerë dhe patjetër ata do ta dinë se si është e vërteta, që në fakt na ka munduar gjatë gjithë këtyre viteve. Nuk doli asnjëri. Toma u dënua më duket me 10 vjet burg, doli prej andej nga trazirat e 1997 dhe sipas fjalëve, e vranë. Duket ndonjë familjar i viktimave të kufirit. Por besoj se kanë mbetur dëshmitarë që dinë, por nuk flasin, ndoshta nga frika se mund të përfundojnë si komandat Toma.

A keni marrë ndonjë dëmshpërblim ndonjëherë?

Është diçka qesharake kjo gjë. Po në 1992, qeveria u caktoi se duhej të merrnin një dëmshpërblim, arritën të merrnin vetëm 2 milionë lekë të vjetra, por më pas, asgjë. Ndërsa në fillim të këtij viti, babai ka bërë sërish letrat dhe dokumentet për të përfituar dëmshpërblim, por edhe pse dosja është në rregull, nuk kanë marrë asnjë konfirmim. Siç e besoj dhe unë, e besoni edhe ju, se këto lekë nuk do ua sjellin vajzën e tyre, por mund të jenë një ndihmë për ta, tani që janë të moshuar dhe të rrëzuar nga ajo çfarë kanë provuar që pas 1990.

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme

Dega e Përgjithshme

Tiranë më 21.4.1990

Sekret

…Komunikatë operative NR.94

Shkodra

Më datën 20.4.1990, në zonën kufitare Dajç Rushbull dy elementë armiq janë afruar në pengesën elektrosinjalizuese dhe në sektorin 900 në krahun e djathtë janë mundur të bëjnë izolimin me tela të veshura të tij. U konstatuan nga njësiti i kufirit i cili u bëri thirrje për ndalje në orën 03:20, por ata u drejtuan për në thellësi të tokës tonë. Për këtë njësiti hapi zjarr dhe u asgjësuan. Këta ishin
Elez Kraja
, vjeç 26, punëtor në fabrikën e vajit, kurse u plagos Dhurata Hasan Sokoli, vjeç 25, punëtore në fabrikën e këpucëve, banues në Shkodër. Sipas deponimeve të Dhuratës ata donin të arratiseshin jashtë shtetit.

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Hetusia e Përgjithshme

Hetuesia e Rrethit

Shkodër, më 18.3.1993

Vërtetim

Hetuesia e rrethit Shkodër me datë 21.4.1990 ka filluar çështjen penale për krimin e tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit në ngarkim të Dhurata Sokolit, etj, e cila është vrarë nga forcat e kufirit në tentativë për t’u arratisur në Jugosllavi. Pasi janë kryer hetimet çështja penale është pushuar në bazë të nenit 98/1 i K.Pr.Penale.

Kryetari i Hetuesisë së Rrethit

Kosta Karanxha d.v.

Burimi/voal.ch

Donika Gërvalla – Ai që nuk e di se nga vjen, ai nuk e di as se për ku është nisur.

No Comments Argëtim Histori

Mbi 40 vjet kanë kaluar nga dhjetori i vitit 1979 kur Babi detyrohet të largohet nga Kosova e robëruar për të mos u kthyer më asnjëherë. Eshtrat e tij sot prehen në Kosovën e lirë, në Dubovik, pranë Bacit Bardhosh, Nanës Ajshe, Babës Bardh dhe të gjithë paraardhësve të tyre.
Mbi 40 vjet histori të një familjeje shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj, pasqyrë e vuajtjeve dhe sfidave të kaq shumë familjeve shiptare gjatë shumë dekadave.
Sot për mua u përmbyll një biografi mbi 40-vjeçare.
Vajza e atëhershme, e cila në moshën 8-vjeçare u detyrua të largohej nga vendlindja, në moshën 10-vjeçare përjetoi atentatin ndaj babait dhe axhës, u rrit në një prej diktaturave më të egra komuniste në Evropë, përjetoi shembjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, përjetoi rëndë diskriminimin dhe shtypjen e bashkëqytetarëve të saj në Kosovë gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta dhe më në fund në vitin 1999 e përjetoi lirinë dhe në qershor 1999 për herë të parë pas 19 vitesh mundi të kthehet në Kosovë, pra po ajo vajzë, të cilën përvoja e saj jetësore e mësoi që liria dhe demokracia e mirëfilltë është ajo, për të cilën asnjëherë nuk duhet ndalur së luftuari, sot ka marrë besimin të jetë përfaqësuese e Republikës në politikën e saj të jashtme.
Mirënjohja ime për besimin ndaj meje është e thellë sa nuk thuhet.
Aq më i madh detyrimi për ta përmbushur këtë detyrë me nder, punë të mira për Kosovën dhe hapjen e shtigjeve të reja për vendin dhe të gjithë qytetarët e tij.
Besimi i dhënë dhe punët që i kemi përpara janë kolosale. Mbetet që në asnjë ditë të punës sonë gjatë 4 viteve të ardhshme mos ta harrojmë besimin e dhënë dhe shpresën e qytetarit, që fatin dhe të ardhmen e tij dhe të vendit ta kemi udhërrëfyesin kryesor gjatë punës sonë.

Burimi/Facebook

Sazan Guri – Fillesat e bektashizmit

No Comments Argëtim Histori

(Ne foto – Duke i dhuruar Baba Mondit dy libra per gjuhen shqipe sit ne diten e shenuar per Te dhe per ne.)
Fillesat e bektashizmit janë në fund të shekullit të XIII dhe në fillim të shekullit të XIV dhe përfundon në fillim të shekullit të XVIII. Periudha e dytë fillon njëkohësisht me pashallëqet shqiptare, veçanërisht me kohën e ekzistencës së Pashallëkut të Janinës, kohë gjatë së cilës edhe u konsolidua. Periudha e tretë fillon në vitet njëzet të shkullit të XX dhe vazhdon edhe sot, pas një ndërprerje në vitet 1967 – 1990. Historia e rilindjes kombëtare shqiptare dëshmon gjerësisht se:
Bektashinjtë shqiptarë mbështetën shpesh luftën për liri dhe për gjuhë, për shkollën për shkronjat dhe për arsimin shqip.
Bektashizmi nuk ishte një fe zyrtare në Perandorinë Osmane, madje ai pas ngjarjeve të vitit 1826 doli hapur si një besim opozitar ndaj perandorisë. Bektashizmi thekson se “PA ATDHE NUK KA FE. Shqipëtarët me natyrën jo puthadore dhe me ndjenjën e theksuar të lirisë, i përshtateshin parimeve të besimit bektashian, ndaj dhe pas masakrës kundër jeniçerëve dhe përndjekjeve të klerikëve bektashian të lidhur me ta, Shqipëria u bë atdheu i dytë i bektashizmit. Sikurse dihet, bektashizmi është një prej katër komuniteteve kryesore të vendit tonë të njohura me ligj. Ky komunitet ka dëshmuar se është i pisur me parimin e lartë të tolerancës. Teqet bektashiane shpesh herë luanin rolin e vatrave të lëvizjes për çlirim kombëtar. Gjatë shek. XIX, XX, në teqet bektashiane u zhvilluan një varg kuvendesh patriotike. Ndër to shquhet Kuvendi ndërkrahinor që u mblodh në maj 1878 në Teqen e Frashërit nën kryesinë e Abdyl Frashërit. Kuvende të tilla me karakter patriotik e politik kombëtar u mblodhën edhe më vonë në Teqet e Melçanit, Melanit, Turanit, Qatromit, Fushë-Krujës, Tetovës, etj. Në veprën “Kryengritja Shqiptare”, patrioti i madh dhe rilindasi i shquar Mihal Gramend shkruan se gjatë vitit 1907, bashkë me çetën e Çerçiz Topullit, i rastisë të qëndrojë për 10 ditë në Teqen e Frashërit. Aty vijon ai: “Na priti baba Abedini që na dha uratat dhe na bekoi për rrugën e nisur”. Në Teqet e atjeshme mblidheshin të rinjt, dhe nga dervishët mësonin shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Atje lexonin gazetën ‘Drita’, si dhe libra në gjuhën shqipe. Në shkurt të vitit 1906 u formua e para çetë luftëtarësh nën kryesinë e Bajo Topullit. Kjo çetë pati përkrahjen e gjithë Teqeve të jugut, veçanërisht të Teqes së Melçanit në Korçë dhe të Zallit në Gjirokastër.
Teqeja në majë të Tomorrit
Në majë të Tomorit, në lartësinë 2396m, ngrihet një Teqe, ku ndodhet varri i Abas Aliut, për të cilin tregohet legjenda që vijon: Dy vëllezër jetonin një herë e një kohë në Arabi. Ata arritën në Shqipëri më 25 gusht. Më i riu u bë i shenjti mbrojtës i Beratit. Tjetri, duke kalëruar mbi një kal të madh, gjurmët e të cilit ende duken në mal luftoi barbarët e atyre zonave. Pasi i mundi armiqtë, Aliu ndenji pesë ditë në majë të Tomorrit, pastaj shkoi në malin Olimp të Greqisë ku jeton edhe sot dhe por çdo vit kthehet në Tomorr. Aty qëndron pesë ditë për të marrë nderimet dhe adhurimet e popullit shqiptar. Më 25 gusht bëhet një pelegrinazh i rëndësishëm, jo vetëm nga myslimanët, por edhe nga të krishterët. Tomori, në një farë mënyre, mali i shenjtë i shqiptarëve. Duhen gjashtë apo shtatë orë me kalë nga Berati në Kapinovë dhe tre orë në këmbë nga Kapinova tek Teqeja e Abas Aliut.

Burimi/Facebook

Bardhyl Mahmuti – Në kujtim të dhimbjes së nënave shqiptare.

No Comments Argëtim Histori

Shpirti i tyre qëndroi mbi prush!
Në bisedën që patëm me Bilall Sherifin lidhur me vdekjen e Nurije Hoxhës, nënës së dy kolosëve të çështjes sonë kombëtare, Xhavit e Edmond Hoxha, djemve të vetëm që kishte pasur, Bilalli evokoi një kujtim shumë domethënës për shumë nëna shqiptare.
Në një vizitë që i kishte bërë tezes së tij, Sofije Sylejmani, nënës së dy dëshmorëve të kombit Gursel dhe Bajram Sylejmanit, e kishte pyetur, siç është adet te ne, nëse mund të bënte gajret për vrasjen e dy djemve të vetëm që kishte pasur.
Sofije Sylajmani i përgjigjet: “Çka me t’thanë bre nip! Edhe pse kam nipa e mbesa që m’i kanë lënë djemtë, nëse bash dëshiron ta dish se si e përjeton shpirti im, atëherë mundohu ta paramendosh veten të ulur mbi prush. Bile edhe dhimbjen që ta jep prushi është e vogël në krahasim me dhimbjen time: shpirti im është përherë mbi prush!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Nënën Nurije, për Nënën Sofije dhe për shumë nëna të luftëtarëve që ranë në altarin e lirisë. Lavdi!

MË VËSHTIRË KA QENË TË JESH SHQIPTARË NË SANXHAK SE SA NË TOPLICË E JABLLANICË!

No Comments Argëtim Histori

Ismet Azizi: Ri okupimi i Sanxhakut dhe Kosovës në vitin 1945, kësaj radhe nga sllavo-komunistët e në radhët e tyre edhe çetnikët e rehabilituar, për shqiptarët ishte tmerr i vërtetë.

Këtë e dëshmojnë të dhënat e regjistrimit të popullsisë së viti 1948 e këtej. Të dhënat flasin se më e lehtë ka qenë të deklarohesh shqiptarë në Kurshumli, Leskovc, Smederevë, Nish e Beograd se sa në Pazar të Ri, Sjenicë e Tutin.

ISMET AZIZI

Sipas regjistrimi të popullsisë së vitit 1948:

Novi Pazari si vendbanim ka pasur 11.992 banor, Prej tyre 10678 serb, dhe 1000 të pa përcaktuar–mysliman.

Në vendbanimet fshatare 32 000, Pra gjithsejtë 44. 020 banor.

Në vitin 1948, Srezi i Novi Pazarit ka pas 40 banor shqiptar, Shtavicës (Tutin) asnjë të deklaruar shqiptar, për derisa në Shabac kanë jetuar 13.

Novi Pazari sipas regjistrimit të vitit 1948 të pa përcaktuar-mysliman ka pasur 185 banorë. Sipas statistikave te viti 1948 Tutini si vendbanim ka pasur 600 banorë, ndërsa fshatrat 24 000 banorë. Srezi i Shtavicës (Tutini) 250 banorë të pa përcaktuar-mysliman, të tjerët serb.

Sjenica me 34693 banor serb, vetëm 82 të pa përcaktuar- mysliman. Në Sjenicë në vitin 1948 nuk ka jetuar asnjë shqiptarë, së paku të deklaruar, përderisa në Smederevë kanë jetuar 46 shqiptarë.

Në Jugosllavi sipas regjistrimit të popullsisë të pa përcaktuar- mysliman gjithsejtë janë deklaruar: 808 921 banorë.

Në Serbi 17315 banorë

Në Serbi pa Krahinën e Kosovës dhe Vojvodinën 6586.

Srezi i Shtavicës (Tutini) kishte vetë 250 banorë të pa përcaktuar-mysliman, nga 24 662 banorë sa kishte gjithsej. Nga ta 24 383 serb, 18 malazezë 2 kroat, 1 slloven dhe 1 bullgar.

Srezi i Dezhevës ( fshatrat e Novi Pazarit):

32150 gjithsej, prej tyre 31094 serb, 7 malazezë, 998 të pa përcaktuar-mysliman.

Serezi i Sjenicës 34 805 banorë gjithsej, prej tyre 34 693 serb, 11 malazezë dhe 82 të pa përcaktuar-mysliman,

Novi Pazar, qyteti: 11992 banorë, 10 678 serb, 92 malazezë, 1085 të pa përcaktuar-mysliman.

Në këtë kohë në Leskovc ishin të pa përcaktuar-mysliman 58, në Bujanoc 314, Beograd 1218, Priboj 1013, dhe Toplicë 70 banorë që është shumë e besueshme të jenë shqiptar, sikurse ata të Leskovcit, Bujanocit. Për këtë na dëshmojnë të dhënat e më vonshme ku përafërsisht këto shifra përputhen me numri e deklaruar të shqiptarëve në këto vende.[1]

Sanxhaku 1948

Sipas regjistrimi të viti 1971 kemi këto të dhëna:

Komuna Novi Pazar ka gjithësejt 64 326. Prej tyre Mysliman (tash komb) 37 140; serb 25 000, shqiptarë 307, prej tyre ne qytet 271 banorë shqiptarë

Komuna e Sjenicës gjithsej 36 622 banorë. Prej tyre Mysliman 19538, serb 13 772, dhe shqiptar 11o7 banorë. Ndërsa në në fshatin Doliq 127, Buxhevë 11, Zhabran 6, Rasno 10, Rashkavicë 26, Tuzinje 100, Ugëll 726, Cetanovice 92

Komuna e Tutinit gjithsej 29444 banorë, prej tyre Mysliman 24440, serb 3600, shqiptar 244. Ndërsa në fshatar Baçica 13 nga 775 gjithsej sa kishte, Boroshtica 33 nga 321, Leskova 35 nga 506 dhe Tutuni 50 shqiptar nga 3525sa kishte gjithsej.

Në këtë kohë në Qupri 23 banorë ishin shqiptarë, Trstenik 15, Topollë 8, Titovo Uzhicë 42, Soko Banjë 91, Smedervska Pallankë 67, Smederevë 505, Rashkë 20, Prokuple 38, Arbanashkë 39, Prijepole 69, Priboj 57, Pozhegë 30, Pozharevac 286, Paraqin 59, Nish 191, Leskovc, 124 Kurshumli 7, Krushevc 74, Kralevë 39,Kragujevc 402, Knjazhevc 59, Despotovc 96, Vranjë 164 Valevë 41.

Beograd i kishte 3874 banorë shqiptarë, Palillulla 1586, Obrenovci 29, Novi Beogradi 1270, Zemuni 1539, Zvezdara 1395, Vraçari 355, Grocka 33, Vozhdovci 482,

Serbia në vitin 1971, pa krahinat autonome kishte 65 507 shqiptarë, Rep e Serbisë me dy krahinat 984 761, Jugosllavia kishte 1 305 523 banorë shqiptarë. Në Bosnjë dhe Hercegovinë në këtë kohë jetonin 3764 shqiptarë[2]

Regjistrimi i 1981 sipas komunave në Serbi

Komuna e Aleksincit kishte 89 banorë shqiptarë, Arangjellovci 21, Bolevci 25, Bori 313 Bujanovac 25848, Çaçaku 36, Çukarica 700, Çupria 32 Despotovci 65, G Millanovci 71, Grocka 82, Ivanjica 16, Knjazhevci 56, Kragujevac 232, Kraleva 60, Krushevci 64, Llazarevci 38, Leskovaci 182, Loznica 68, Negotini 38, Medvegja ] 5509, Mlladenovci 82, Negotini 87, Nishi 198, Novi Beeograd 1106 nga 111 000, N Pazar 233, ] Obrenovci 67, Palillulla 1161, Paraqini 41, Petrovac 43, Piroti 36, Pozharevac 242, Presheva 28961, Priboj 31, Prijepole 44, Prokuple 24, ] Rakovica 642, ]Rashka 18, ] Savski Venac 206, Sjenica 317, Smederova 305, Smederevska Pallanka 69, Soko Banja 69, Stari Grad 415, Surdulica 5, Svetozareva 53, Titovo Uzhica 21, Topolla 27, Trsteniku 24, Tutini 37, Valeva 57.

Në Vojvodinë jetonin 3814 shqiptar, 4930 Musliman 3400 Slloven 18 Maqedon 169 000 Kroat 385000 Hungarez.[3] [1] http://pod2.stat.gov.rs/ObjavljenePublikacije/G1948/Pdf/G19484001.pdf

[2] http://pod2.stat.gov.rs/ObjavljenePublikacije/G1948/Pdf/G19484001.pdf

[3] http://pod2.stat.gov.rs/ObjavljenePublikacije/G1948/Pdf/G19484001.pdf

Burimi/dardaniapress.net/

Nga Keze Kozeta -ZyloMësonjëtorja e parë e Korçës është pasuri kombëtare dhe jo lokale

No Comments Argëtim Histori

Gazeta “Illyria”, New York
Me shqetësim dhe dhimbje gjer në eshtër e mora lajmin e ndryshimit të emërtimit nga “Mësonjëtore e Parë Shqipe” në Korçë në “Muzeumin e Arsimit” në Korçë. Padyshim si mësuese me një pervojë të jashtëzakonshme midis dy kontinenteve kam ndjesinë dhe më duhet ta mbrojë me kanun emrin e shenjtë gati si Zoti: “Mësonjëtore”. Fjala aq e dashur “Mësonjëtore” në shpirtin tim dhe të gjithë nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” për gati 14 vjet që iu kemi mësuar këtë datë historike, përmbledh 36 gërmat e zjarrta të Alfabetit Shqip, fjalë që na identifikon dashurinë e pakufishme për Gjuhën dhe luftën që bënë Rilindasit tanë kundër armiqve barbarë të Gjuhës Shqipe.
7 Marsi është Dita Kombëtare e Mësuesit dhe është në nderim të Mësonjëtores së Parë të Korcës dhe jo të emërtimit tinëzisht nga qeveritarët të pagëzuar nga otomanët turq, duke e kthyer ne një Muze krejt të thjeshtë të Korçës lule të Naim Frashërit.
Emërtimi “Mësonjëtore e parë shqipe” të pranuar aq paqësisht dhe me krenari nga
10 000 000 shqiptarë tashmë të ndryshuar nga pushtetarët e paskrupullt është një fyerje e rëndë që i bëhet mbarë atdhetarëve si brenda dy shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, po aq dhe nëpër vende të ndryshme të botës, atje ku na hodhën fatet të larguar si rezultat i dhunuesve të tokës arbërore ku na ra koka për herë të parë.
Jam e sigurtë se Martirët e Arsimit Kombëtar si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Gjerasim Qiriazi, Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, Koto Hoxhi, Papa Kristo Negovani, Ilia Dilo Sheperi, Shtjefen Gjeçovi, Sami Mezhgorani etj që derdhën djersën dhe gjakun lumë, të helmuar nga kuçedra serbe, patrikana greke dhe e Turqisë do jenë rrotulluar tek varri për këtë dhunim të emrit më të bukur dhe më të shenjtë të Gjuhës Shqipe: MËSONJËTORE!
Të guxosh dhe të ndryshosh këtë emër mbarë kombëtar dhe ta lokalizosh vetëm me një Muze ne qytetin e Korçës, duke e quajtur: Muzeu i Arsimit në Korçë”, do të thotë as më pak dhe as më shumë se je një varrmihës i historisë duke i bërë gropën historisë së Arsimit në mes të sheshit, krejt pa frikë.
I bëj pyetje vehtes se si është e mundur të arrijë politika gjer në dhunim të vlerave kombëtare? Si nuk mbahet asnjë qëndrim, por të lejohet kaq paqësisht nga populli aq arsimdashës, ndonëse mjerisht këto 30 vjet analfabetet po notojnë në pellgjet e ndenjura dhe të ndotura të politikes rrënuese?
Gjuha Shqipe është ndër gjuhët më të vjetra në botë, por dhe më e dhunuara barbarisht dhe egërsisht.
Kur u hap Shkolla e parë Shqipe në Korçë gjatë sundimit më gjakatar dhe më anadollak turk, në vitin 1887 shifrat sipas historianëve të tmerrojne se në Shqipëri kishte 1200 shkolla publike turke të ndërtuara forcërisht nga perandoria turke, 1200 shkolla private greke, 300 shkolla serbe, bullgare dhe vllahe. Me një fjalë egzistonte vetëm ajo Mësonjëtore e parë Shqipe që ka historinë e gjaktë të popullit shqiptar, ka historinë e ndritur të Rilindasve që shkruajtën me pendën e artë ABC-në. Edhe simbolin e shkronjave të ABC-së e paskan deformuar dhe shkruar në formë tjetër, se ç’pata një ndjesi që kishin formë turke, serbe dhe greke… C’patën me ABC-në e famshme të motrave Qiriazi, të Rilindasve të shquar, të dishepujve, të gjyshërve tanë që e shkruanin tekstualisht siç ishte në atë forme simbol në Korçë, ku sa herë shkonim pranë këtij qyteti të serenatave dhe po aq atdhetar e pamundur mos të bënim foto dhe të preknim pendën e artë të Rilindasve tanë.
Mos të harrojme se të gjitha këto shkolla greke, bullgare, turke, serbe, vazhduan dhe qëndruan pa u prekur, ndërsa shkolla shqipe me drejtor Pandeli Sotirin u dhunua, u vra barbarisht…
Pse u ndryshua emri Mësonjëtore e parë Shqipe që i përket gjithë Kombit dhe u vu Muzeu i Arsimit në Korçë duke e minimizuar dhe sfumuar historinë kaq pabesisht? Otomanët e politikës që luajnë vallen ne “mejdan” me çitjanet e turkut dhe palikarin e greqisë, duhet t’i vënë gishtin kokës dhe të vendosin sa me parë nderin në vend të emrit “Mësonjëtore”. Ndryshimi me dhunë i emrit Mësonjëtore duhet të mbrohet nga të gjithë shqiptarët atdhetarë, sepse aty është historia jonë e ndritur, që tinëzisht duan ta fshehin me ndryshim emri. Mësonjëtorja duhet të mbrohet, ashtu siç u mbrojtën shkronjat e arta të Alfabetit shqip shkruar nga motrat Qiriazi si: Sot është dita shqipëtare/ Të përpiqmi/ Alfabetin tonë ta mbrojmë/ Shpejt o burrani/ Shkronjat tona janë të arta/ Këto duamë…
Unë nuk jam anëtare e asnjë partie, ngase partia ime është GJUHA SHQIPE. Historinë e vërtetë dhe Gjuhën Shqipe do ta mbroj gjer në frymën e fundit të jetës edhe pse të shtohen armiqtë, ngase e vërteta kur thonë amerikanët dhëmb, kurse heshtja vret. “The truth hurts, but silence kills”…
Unë zgjodha mosheshtjen ndaj së vërtetës se Mësonjëtorja e parë e Korçës është pasuri kombëtare dhe jo lokale.
17 Mars, 2021
New York

BurimiFacebook

Shteti evropian që kishte dënim me vdekje për puthjen në publik

No Comments Argëtim Histori

Më 9 mars të vitit 1562 në Napoli të Italisë, puthja në publik u ndalua me ligj dhe u bë e dënueshme me vdekje. Nëse autoritetet shihnin ndonjë çift duke u puthur, atëherë pasonte dënimi me vdekje.

Institucionet ishin të shqetësuara për moralin dhe shëndetin publik, përcjell KosovaPress. Mirëpo, ky veprim ndikoi shumë pak në përhapjen e murtajës në Evropë.

Ky duket të ishte vetëm fillimi i historisë së ndalimit të puthjeve në publik. Në vitin 1910 Franca ndaloi puthjet në stacione sepse konsideronin që puthjet po vononin mjetet e transportit.

Përgjatë historisë kontrollimi i marrëdhënieve seksuale ka qenë shpesh pjesë e censurave. Në Britani të Madhe në vitin 1439, Mbreti Henry VI ndaloi puthjen në përpjekje për të ndaluar përhapjen e një sëmundjeje në mbretërinë e tij.

Burimi/thealbanianprofile.com/

Mali i Krujës, kalaja madhështore natyrore përballë Adriatikut

No Comments Argëtim Histori

Mali i Krujës, ngrihet si një kala madhështore natyrore përballë detit Adriatik, me pamje të gjerë vizuale nga të gjitha drejtimet dhe me peizazhe natyrore mahnitëse,sidomos kur ndodhesh në lartësinë më të madhe të tij në Sarisalltëk (1176 m.)

Pjerrësi shumë të madhe mbi 50 gradë të shpateve e greminave shkëmbore, me çarje e varje interesante me këndrejtime të ndryshme, kanë krijuar kushte për një mokroklimë e shoqërime bimore të larmishme ,me alternime të shumta të llojeve bimore. Mjafton të përmendim se duke nisur nga Ullishtja në qytetin e Krujës për një orë udhëtimi kalon në zonën e Ahut. Rrafshnalta me sipërfaqe e këtij 300 ha e këtij mali përfshin në brendësitë e saj 36 kratere (gropa),20-50 m diametër ,që pasurojnë akoma më tej peizazhin në këtë zonë.

Po në këtë pllajë malore me lartësi 1100-1150m ndodhet Sarisalltëku,vendi i shenjtë pelegrinazhi që frekuentohet nga shumë vizitorë jo vetëm të besimit bektashian, por edhe të besimeve të tjera.

Duhet rikujtuar se peizazhit të Malit të Krujës , i bashkëngjitet në kufirin verior Gryka e Vajës dhe në jug Gryka e Lumit Zezë që shquhen jo vetëm për bukuritë natyrore të rralla ,me kanionet e tyre shkëmbore të larta 500-600 m, por edhe me historinë në të kaluarën.

*në foton ilustruese paraqitet një vizatim i Malit të Krujës Edward Lear, shtator 1848.

MHK