Home

Lajme

Popullsia e Shqipërisë

No Comments Argëtim Kuriozitet

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019, rezulton 2.862.427 banorë duke pësuar një rënie me 0,3 %, krahasuar me 1 Janar 2018.
Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë) është -15.030 banorë, duke shënuar një rënie prej 0,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2018 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2017, nga 26,0 % në 25,4 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka pësuar rritje nga 19,4 % në 20,1 % gjatë të njëjtës periudhë.

Raporti gjinor në lindje ka pësuar rënie, duke shënuar vlerën 108 në vitin 2018 nga 110,6 që ishte në vitin 2017.

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar rënie në krahasim me 2017 nga 101,3 në 100,1 meshkuj për 100 femra.

Në vitin 2018, mosha medianë e popullsisë rezulton 35,4 vjeç.

Gjatë vitit 2018, lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2018 është 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2018, numri i emigrantëve është 38.703 persona, duke pësuar një rënie prej 3,0 %, krahasuar me një vit më parë.

Numri i imigrantëve në 2018 është 23.673 persona, duke pësuar një rënie prej 5,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Popullsia e Shqipërisë Shkurt 2019

Tirana, Fieri dhe Durrësi kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Në 1 Janar 2019, Tirana zë rreth 31,3 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Fieri (10,3 %) dhe Durrësi (10,1 %).

Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.

Në 1 Janar 2019, popullsia u rrit në tre qarqe të vendit
Përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2019 treguan se vetëm tre qarqe të vendit shënuan një rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa nëntë prej tyre shënuan një rënie të saj. Rritja më e madhe u shënua në Tiranë (+12,6 për 1000 banorë), pasuar nga Durrësi (+1,7 për 1000 banorë) dhe Vlora (+0,2 për 1000 banorë).

Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në Gjirokastër (-24,3 për 1000), Berat (-17,8 për 1000 banorë) dhe Dibër (-16,8 për 1000 banorë).

Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kuksi (30,4 %), ndësa qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë është Gjirokastra (21,3 %).

INSTAT

93-vjeçari ndahet nga bashkëshortja: Kam një tjetër, dua të rindërtoj jetën time

No Comments Argëtim Kuriozitet

Ai është 93 vjeç dhe ajo 86 vjeçe. Por pavarësisht moshës nuk është asnjëherë vonë për të filluar nga e para.
Kështu duhet të ketë menduar një pensionist nga Arezzo i Italisë, i cili vendosi që të ndahej nga bashkëshortja e tij, 7 vite më e re se ai.

Sikur ndodh në shumë martesa, edhe në këtë rast ka hyrë në skenë një person i tretë, një zonjë pak a shumë e moshës së çiftit. Sipas mediave italiane, 93-vjeçari e ka njohur atë në një klub nate dhe është dashuruar marrëzisht me të.

Ndërkohë bashkëshortja e tij nuk e ka marrë aspak mirë. Në fillim 86-vjeçarja nuk ka pranuar që të ndahet nga i shoqi në mënyrë konsensuale. Por më pas i është nënshtruar presionit të ish-partnerit dhe ka pranuar të divorcohet.

Të enjten e kaluar, në gjykatën civile Aretine, u mor vendimi i përbashkët që t’i jepnin fund martesës së tyre të gjatë.

Që në fillim 93-vjeçari ka qenë i vendosur për ndarjen nga ish-gruaja e tij. “Dua lirinë time, dua të rindërtoj jetën time”, i ka thënë pensionisti avokatit, Marco Acquisti, kur ka shkuar në studionin e tij për të nisur procedurat për divorc.

Madje edhe tentativat e fëmijëve të tyre kanë qenë të kota, pasi i moshuari ka qenë shumë i sigurt për ndarjen nga 86-vjeçarja.

Ai donte me çdo kusht që të ishte i lirë për të jetuar historinë e re të dashurisë me një grua tjetër.

Mediat italiane shkruajnë se ata janë njohur disa muaj para se Italia të mbyllej për shkak të pandemisë së koronavirusit. E mes një kërcimi dhe një loje me letra, ata të dy janë dashuruar marrëzisht, aq sa të vendosnin që të jetonin bashkë.

Burimi/kosovaime.tv/

Në Egjipt zbulohet një fabrikë e birrave e vjetër mbi 5000 vjet

No Comments Argëtim Kuriozitet

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar atë që mund të jetë fabrika më e vjetër e birrave, që daton rreth 5000 vjet, raporton BBC.

Një ekip i përbashkët egjiptiano-amerikan, ka zbuluar birrarinë në Abydos, në një shkretëtirë.

Zbuluan një njësi prej 40 poçeve të përdorura për të ngrohur një kombinim prej drithërave dhe ujit për të bërë birrën.

Birraria me gjasë daton nga koha e Mbretit Narmer, sipas Këshillit Suprem të Antikitetit.

Besohet se është “fabrika më e vjetër e birrave në botë”.

Mbreti Narmer ka udhëhequr Egjiptin për më tepër se 5000 vjet. Ai e themeloi Dinastinë e Parë dhe konsiderohet se ka unifikuar Egjiptin.

Burimi/botasot.info/

Një restorant në Shqipëri i befason klientët nga Kosova kur këta kërkojnë faturën

No Comments Argëtim Kuriozitet

Një restorant në Shqipëri i ka befasuar sot klientët nga Kosova. Në vend të faturës, ata kanë marrë nga lokali një tjetër letër.

Në letër, ata janë uruar për përvjetorin e shpaljes së pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express. Restoranti i falenderon shqiptarët nga Kosova që e kanë mbajtur gjallë turizmin e Shqipërisë edhe në këto kohë të vështira të pandemisë.

“I nderuar mik, turizmi Shqiptar në kta kohë të vështira, u mbajt gjallë edhe falë Shqiptarëve të Kosovës. Meqë është ditë e veçantë, sot ti s’ke me pagu. Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkruhet në letër.

Burimi/fanpage.al/

Voton 107-vjeçarja në Kosovë: Pres ndryshim për të rinjtë

No Comments Argëtim Kuriozitet

Një 107-vjeçarë në Kosovë ka votuar në fshatin Dardani të Ferizajt.

Xhyzide Aliu ka thënë se po voton pasi ka marrë pjesë gjithmonë në zgjedhje, dhe kësaj radhe pret ndryshim për të rinjtë.

“Prej që e mbaj në mend se ka filluar votimi, unë kam votuar. Të rinjtë shpresoj që marrin rrugë të drejtë. Pres ndryshim për të rinjtë, të rriten, gëzohen e të përparojnë. Të rinjtë të dalin në dritë dhe kryetari i ri t’i kënaqë të gjithë. Nuk kam lënë asnjëherë pa votuar”, u shpreh 107-vjeçarja.

/portali DurresLajm/

Burimi/portali DurresLajm/

Në prag të festimeve për Pavarësinë e Kosovës, Arbnora Fejza-Idrizi nga Skenderaj, është duke tentuar të thyej rekordin e tretë në Librin e rekordeve (Guinness), kësaj radhe me një punim shumë të veçantë.

No Comments Argëtim Kuriozitet

Me teknikën origami, ajo ka realizuar flamurin e Kosovës të madh mbi 1,200 metra katrorë. Arbnora Fejza-Idrizi ka treguar për mënyrën e realizimit të këtij punimi.

Ajo ka bërë të ditur se për t’i përgatitur letrat me të cilat është realizuar ky punim i ka marrë kohë katër muaj.

“Për katër muaj, unë së bashku me një nxënëse Edonën, kemi punuar nga katër orë në ditë për t’i bërë gati 127 mijë e 400 copa letre dhe flamurin e kemi realizuar 1200 metra katrorë”, u shpreh ajo.

Fejza-Idrizi ka bërë të ditur se e gjithë kjo po bëhet për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Duke shikuar listimet e rekordit se çfarë rekorde po bëhen në botë pash se një shkollë në Mongoli mbante rekordin për një flamur gjigand dhe mendova që për nder të festës së pavarësisë t’ia bëj dhuratë shtetit tim. Që me flamurin gjigand ta paraqes Kosovën në botë. Kam dashur që t’i tregoj botës se edhe pse jemi vend i vogël mund të realizojmë vepra të mëdha”, u shpreh Fejza-Idrizi, për Telegrafin.

Ajo ka treguar se të shtunën kanë arritur ta finalizojnë tërë punimin e këtij flamuri brenda dite, së bashku me një ekip prej 25 vetave ku kanë qenë nxënës dhe studentë.

“Ka qenë e vështirë sepse radhitja është dashur të vëzhgohet kohë pas kohe dhe në çoftë se tejkalohen rendet atëherë kemi pasur mundësi me pas vështirësi tjera sepse atëherë devijon puna”, u shpreh Fejza-Idrizi.

Copat e letrës të cilat janë vendosur për të realizuar këtë flamur gjigand, Arbnora Fejza-Idrizi thotë se i kanë vendosur pa përdorur ngjitës.

Burimi/korca-today.al/

“Me këndue pula thohet se ka me pas dëm shpija, asht mirë me e mbyt pulen për mik.” Besëtytnitë shqiptare, për miqtë dhe miqësitë

No Comments Argëtim Kuriozitet

Në librin “Doke e Zakone shqiptare”, mbledhur nga Atë Donat Kurti dhe botuar pas vdekjës së tij nga françeskanët shqiptarë, në fund të çdo kapitulli vendosen besëtytnitë që lidhen me çdo krahinë e zakon. Kështu, në fund të kapitullit “Miqsija në Dukagjin”, në pikën e katërt shkruhet:

“Besëtytni në lidhni me mik.

– Kur gatojca (gruaja që po gatuan), tuj ngjeshë brumin e bukës, len pa dashtë në gisht nji quk (pak) brumë, thohet se vjen nji mik (Dukagjin).

– Kur, tuj u ndezë krandet (drunj të hollë e të thatë që përdoren për të ndezur zjarrin) në zjarm, çohet nji krande piripuq përpjetë e jep flakë të shpejtë, thohet se vjen nji mik (Dukagjin e Malsi e Madhe).

– Kur grueja bjen në sofër nji lugë ma tepër, thohet se vjen nji mik (Malsi e Madhe).

– Kur, tuj u çue enët prej sofret, bjen gabimisht nji lugë për tokë, thohet se miku asht çue pa u ngi (Malsi e Madhe).

– Kur, tuj hanger në sofër, harron ndonjeni nji kafshatë bukë në njenen anë, thohet se do të vijë nji mik në atë mbramje, në kjoftë mjesditë, do të vijë nesër (Shkodër).

– Kur grizhla gërzhatë (bërtet) n’oborr të shpisë, sidomos nade, thohet se me siguri do të vijë ose nji mik, ose nji lajm (Shkodër e Malsi e Madhe).

– Kur në darkë, ndërsa gjindja e shpisë janë tuj hangër bukë, këndon gjeli nji herë, thohet se mrenda pak ditëve des nji mik; në kjoftë se këndon dy herë, thohet se desin dy (Mirditë e Dibër).

– Po u rrxue pula prej vendit ku asht tuj pushue, thohet se humbet nji mik (Malsi e Madhe).

– Me këndue pula thohet se ka me pas dëm shpija, asht mirë me e mbyt pulen për mik (Malsi e Madhe).

– Me hungrue qeni thohet se des nji rob ose nji mik (Shkodër)”.

Burimi/shkoder.info/

Muajt më të mirë dhe të lumtur për dashurinë në vitin 2021

No Comments Argëtim Kuriozitet

Muajt ​​më me fat për dashurinë në vitin 2021 janë shkurt, qershor, shtator dhe dhjetor.

Shkurti është muaji i dashurisë, dhe këtu janë 3 shenjat e zodiakut që janë të lumtur në këtë muaj:

Dashi

Personat e lindur në këtë shenjë do të kenë shumë surpriza në dashuri. Nëse në janar ata u përballën me disa momente të tensionuara në jetën në çift, shkurti u sjell atyre atë që po kërkonin.

Virgjëresha

Personat e lindur në shenjën e Virgjëreshës do të shijojnë shumë momente të bukura në dashuri. Virgjëreshat janë shumë të komplikuara kur bëhet fjalë për marrëdhëniet, por në shkurt , ata do të gjejnë personin e duhur, atë person që do t’i bëjë ata të ndihen mirë.

Binjakët

Binjakët do të shijojnë një muaj të jashtëzakonshëm. Në shkurt, ata do të kuptojnë se çfarë u nevojitet vërtet për të shëruar zemrat e tyre.

Muaji Qershor

Në këtë muaj do të keë fat në dashuri këto 3 shenja: Demi, Akrepi dhe Peshqit.

Demi

Njerëzit e kësaj shenje do të keni një muaj të shkëlqyer. Do të mund të takojnë njerëz interesantë dhe nuk do të kenë probleme të zhvillojnë njohje të reja.

Akrepi

Akrepët janë të lumtur në dashuri. Nëse ata janë përfshirë tashmë në një marrëdhënie serioze, ata do të kenë një muaj të qetë.

Peshqit

Gjatë këtij muaji, ata mund të takojnë dikë tërheqës në një prej arratisjeve ose udhëtimeve të tyre. Peshqit do të luajnë rreth më shumë se zakonisht, dhe ata mund të bien në dashuri.

Shtatori do të jetë një muaj me fat në dashuri për shenjat si: Peshorja, Demi, Virgjëresha.

Peshorja

Do të jetë koha që të lini në të shkuarën një histori dashurie dhe të orientohen në një drejtim tjetër.

Demi

Ata që janë në një lidhje toksike do të mund të dalin jashtë saj. Presin lajme të mira gjatë muajit.

Virgjëresha

Në përgjithësi, megjithatë, sektori sentimental përfaqësohet shkëlqyeshëm në muajin e përvjetorit tuaj, dhe tensionet janë të parëndësishme në krahasim me ndryshimin pozitiv emocional.

Shenjat më me fat në muajin Dhjetor janë Gaforrja, Shigjetari dhe Ujori

Gaforrja

Nëse marrëdhënia me partnerin e jetës është afatgjatë, ju me siguri do të dëshironi që ai të tregojë qëllimin e tij për të kaluar në fazën tjetër të jetës tuaj.

Shigjetari

Dhuratat dhe koha e kaluar me të dashurit tuaj, dhe veprimet tuaja bamirëse rreth Krishtlindjeve mbushin zemrën tuaj me lumturi dhe trupin tuaj me energji.

Ujori

Nëse dëshironi që i dashuri juaj të jetë në këmbët tuaja, duhet të tregoni më shumë mirëkuptim dhe pranueshmëri !! Mos i kërkoni partnerit tuaj të ndryshojë nëse mundeni, bëjeni!/

Burimi/ CNA.al

”.. Kur lind në Malci një djalë, atëherë ia lajmërojnë këtë të tërë fisit me zbrazje pushkësh dhe fqinjët dhe farefisi përgjigjen me pushkë..”

No Comments Argëtim Kuriozitet

Kështu përshkruhet riti i lindjes së fëmijes ndër shqiptarë në Malsinë e veriut të Shqipërisë nga etnologu hungarez Baron Franc von Nopça. /InforCulture.info

.. Kur lind në Malci një djalë, atëherë ia lajmërojnë këtë të tërë fisit me zbrazje pushkësh dhe fqinjët dhe farefisi përgjigjen me pushkë. Lindja e një vajze nuk gëzon njeri. Në Hercegovinë, si edhe në Gjermani dhe në disa vise të Rumanisë (kuçovllahët) besojnë se do të ishte shenjë e mirë sikur fëmija të lindte me këmishë (cipa e vesë)…

Foshnja porsa lind, e lajnë me ujë të vakët dhe e mbështjellin me pelena prej leshi, e vënë në djepin e vogël, i japin të thithi një brumë, që e bëjnë me gjalpë, sheqer e me ujë të ftohtë të mbështjellë me pëlhurë; pastaj e mbulojnë me një pallto, që të mos bëhet llafazan. Nuk kam dëgjuar gjë nëse përdorin magji në ujin e banjës. Foshnjën, që mezi i hap sytë, e forcojnë, duke i fërkuar kokën me të verdhin e vesë; pastaj ia lidhin kokën me një copë pëlhurë. Edhe në Rumani i mjekojnë fëmijët e dobët me të verdhën e vezës.

Si në Bullgari e në Rumani, ashtu edhe në Shqipëri, besojnë se shtrigat mund t’iu bëjnë keq lehtas fëmijëve të porsalindur. Pra, i mbrojnë ata me hajmali dhe me hudhra.

Burimi/InforCulture.info

Zhanri krahasimor të ngjarjeve që kanë lëvizur

No Comments Argëtim Kuriozitet

Nga Sazan Guri

Për ta mbyllur këtë tip zhanri krahasimor të ngjarjeve që kanë lëvizur, aq shpejt se vetë drita, kur njeriut i është dashur:

  1. milion vjet të shpikë zjarrin….
  2. qindra mijë vjet të shpikë rrotën….
  3. dhjetra mijë vjet të shpikë gjuhën…
  4. mijra vjet të shpikë alfabetet,…
  5. qindra vjet të shpikë armët….
  6. dhjetra vjet të shpikë kompjuterat…..
  7. disa vjet (2010-2020) të shpikë virusin….,
  8. disa muaj të shpikë vaksinën…,
  9. disa ditë të zvogëlojë njerëzimin…..
  10. njeriu dhe njerëzia fiton prap, del më i fortë, sepse ka të drejtën natyrore më vete………life goes on….

Burimi/Facebook