Home

Lajme

Skender Lazaj – VARKA PREJ ËNDRRE

No Comments Argëtim Letersi

Natë për natë, ndërtoj varka të shpejta
me brinjët e ëndrrës që s’fle
Shpirtin e nxjerr kraharorit ja bëj vela
erërat e mallit, ta shtyjnë si rrufe.

Zgjidh kordonin e padukshëm të kërthizës
(Që nëna ime ma lidhi nën një qiell me re )
Ja hedh fatit që shfaqet si dritëz
Ndërsa për busull i vë zemrën,
më të saktën mbi dhe.

Në lumin ‘PO’ hedh varkën e ëndërrt
Rend drejt detit, para se të agojë
Përtej Adriatikut dal me një frymë
Rrjedhës së Vjosës, në t’kundërt lundroj!

Ndalem atje ku Vjosa dy Male ka prerë
Të ç’mallem me Nënën, Atin a me një gur
Si dy silueta kanë dal mbi mermer
Më presin mua, kushedi që kur…

Kordoni kërthizës më mblidhet në grykë
Dhe as një fjalëz goja s’nxjerr dot
Kthehem mbrapa andej nga erdha
Me varkën që lundron mbi t’mijtë lotë!

Skender Lazaj Trebeshina
16 Janar 2022 Bs It

Burimi/Facebook

Gjergji Hoxha – GRUPI V I.L.B KORCE – VITI 1986 – 1991

No Comments Argëtim Letersi

E kam humbur qetesine
Kujtimet si dallendyshe me vijne
Them ti hedh per grupin tim
Te kujtojme pak rinin

Eh! vitet universitare
Malli edhe nostalgjia
Ma kane mare mendjen fare
S’me harrohet shoqeria

Nga ta nis ,ku ta bitis
Ke te nis per kemb te mbar
Shkruaj e pastaj e gris
Te gjithe jane per vend te pare

Po e nis me kryetarin
Nazmi Troken kordhetarin
Rritur rreze malit Tomorr
E si dridhej ajo dore

Kishte lindur ne Berat
Me origjin ish vlonjat
Grupi jon e pati fat
Ish flori 100 karat

Gjimnazin kishte mbaruar
Pastaj ne ushtri kish shkuar
Brigadier kishte punuar
Per universitet ndaluar

Kur kish mbushur 28
Erdhi ne universitet
Kish ardhur Ramiz Alia
E nuk shihej biografia

Diten qe erdhi Nazmiu
Grupi gjith ne kembe u ngrit
Tham mos ishte petagog
Sdo ta harrojm ate dite

Nazmiu ishte yll djal
Burreror e me moral
Ne e zgjodhen kryetar
Na drejtoi si gjeneral

Dhe ne jete po ky flori
U be gjukates me emer
Te gjithe moren drejtesi
Nazmiu eshte njeri me zemer

Askush hatri mos i mbesi
Sipas moshes do i shkruaj
Keshtu ka qene brez pas brezi
I madhi duhet nderuar

Kujtim Kaca vjen me pas
Nga Librazhdi ish ky trim
Eshte noter sdua ta ngas
Se ka vul e mos ma nxin

Kujtim Kaca babaxhan
E pi rakin , edhe duhan
Ben shaka por edhe mban
I zgjuar, djal kapedan

Librat nuk i donte shume
Nga librazhdi thosh; jam une
Librat ne librazhd prodhohen
Une erdha te dashurohem

Dhe vertet u dashurua
Me patrioten e vet
Dhe me te u trashegua
Ne librazhd jeton si mbret

Pastaj vjen Myfyt Zito
Stazhjer ish ne grupin ton
Djal i urt nga Librazhdi
Ne Prrenjas tani jeton

Dashnor Beshaj kapedanin
Mallakastriot me derte
Keq e kishte me Osmanin
Sherre edhe lufte per vdekje

Ne provimin me Osmanin
S’kish si ja bente dermanin
Se do e ngelte kish frike
Ndaj nga brezi nxjer nje thike

Nje thik buke dy pellemb
M’prehte lapsin me inat
Osman ziu shume u tremb
I tha dil, ti more shtat !

Dashnor Beshaj sot jeton
N’Gorishov ne fshat te tij
Ne cakran mesues spjegon
Shkencat biologji, kimi

Muhamet Idriz syziu
Kengetari ,shakaxhiu
Me te labcen e kendonim
Nga parku ne zbor kur shkonim

Djal me gusto, simpatik
Trup te bukur i kuruar
Mbet te femrat ne konvikt
Me Sadien dashuruar

Ne greqi Meti jeton
Me Sadijen shoqen tone
Kam frik mos na tradheton
Edhe lapcen e harron

Vajzat i kishim te pakta
Qe te gjitha shume te mira
E mbanin kokem mbi libra
Skishin mend per dashurira

Tefta Gjura nga Bulqiza
Nga fshati lindjes Zerqan
Syt i leshonin xixa
Dy metra si djal azgan

Dy vjet i mbaroi ne Korce
Iku pastaj ne Tirane
Per nder na i beri borxh
Iku e me nuk u pame

Gjuria nje tjeter dibrane
Me e mira asaj ane
Kurr ajo s’foli pa mend
Fjala e saj zinte vend

Sot jeton ne Itali
E lumtur e me femi
Ne shpirt ka vec miresi
Zemren ka ne shqiperi

Lahushe moj shoqa jone
Ti mu lute moj fisnike
Shkruaj the per grupin tone
Je poet ,a kot sa hiqe ?

Ti po shkruan per te tjere
Edhe ne na ke harruar
Pena jote mos past vler
Vargu jot qoft i mallkuar

Lahushe Qytyku moj zonje
Vajze nga Librazhdi jon
Shok e shoqe ty te njon
Si kristali grupit ton

Sot jeton ne Greqi
Shefe guzhine me fame
Si grup nje dite a do vi ?
Nga duar e tua te ham

Ca te them per Selimen
Kjo esmere ,elegante
N’Elbasan si Cili zgjen
Me Rajmonda Bulkun ngjante

E kendshme ne shoqeri
Korrekte edhe fisnike
Kurr nuk te mbante meri
Kurr nuk e kishe armike

Edhe se fundmi Lindita
Korcarja e grupit tone
Lindita bente shtat drita
Ishte krenarija jone

Lindita me shume kulture
E thjesht edhe punetore
Nuk e ngrinte zerin kurre
Kishte sjellje engjellore

Nga Vithkuqi ne bregore
Fshati Leshnje ngajo zone
Profesore , nendrejtore
Ne korce ,ne qytet jeton

Pandi Gjoni djal me cika
Nuk dinte ca ishte frika
Merte flake si mer sterralli
Gjithmon lart e mbante ballin

Edhe lale edhe trim
Nuk shkon per mendimin tim
Ish i lart e i gjer boll
Por e kishte zen e holl

Me thosh lab ,hajdut me gune
Ti sje lale i thosha une
Lebrit vidhnin n’myzeqe
Paska len dhe rrace atje

Pandi Gjoni djal nga fjeri
Shok i mir me zemer dreri
Ka qene shef ne polici
Sot jeton ne Itali

Dhe Arturi ish fjerak
Me origjin kosovar
Bukurosh e trup lavrak
Serjoz edhe djal i mbar

Kokorithkat per mbi ball
Trupi bukur si zambak
Cila vajze qe te ka pare
E per ty s’vuri merak

Artur ore djal flori
30 vite pa u pare
Sot jeton ne Itali
E kurbeti na ka ndar

Aleksander more djal
Kishe emer perandori
Si njeri skishe te share
Lum Libofsha qe te nxori

Djal i qeshur ,simpatik
E student nga dore e pare
Korrekt e me shume llogjik
Ndaj e zgjodhem sekretar

Sot ne Fier jeton si mbret
Ne prefektur, agronom
Ter kohen punon ne shtet
Statusi kuader,shume i shkon

Ah ;se per pak harrova !
Si harrohet Tereziu
Dy metra si Edi Rama
Si kallam ne grup na mbiu

I that edhe shum i gjat
E me floket e lepira
Ymerin e patem fat
Ne momentet e veshtira

Sa here qe skishim mesuar
Shpetimin e kishim gjetur
Ymeri pune mbaruar
E shtynte per nje her tjeter

E ne vitet qe kaluan
Beri karier dhe fame
Por u shpall i korruptuar
E u kthye ne Elbasan

Haliti djalosh me shije
Nga Dibra fshati Selishte
E dashura e tij Rrushdije
Dhe ajo nga Dibra ishte

Djali jon flori i teri
Dhendri bukur Halit Shehu
Krushq me grupin lV na beri
Nusja ish Rrushdije Ndreu

Te lumt pushka Halit Shehu
E nderove grupin ton
Grupi katert ish i shkrehur
Jua rrembeve ,stu be von

Bac Abaz mos mu merzit
Mos thuaj me le pas dore
S’te harroj o shok pa frike
E te pershendes prej Vlore

Abaz Peca djal model
Nga Reci nga Bulqiza
Djal kolloz ,flok ndar ne mes
Ngjante si Sali Berisha

Abazi ky djal flori
Shume vite ne greqi
Sot punon ne itali
Eh te ish ne shqiperi !

Naim Hana simpatik
I shkurter por mbahej shik
Me flok te gjata mbi vesh
Djal i mir pa asnje ves

Nuk i dim nam e nishan
Le t’na thot ai qe di
Thon jeton ne Elbasan
E punon ne polici

Ymer Kasneci , Sami Balla
Bashke rrinin ,bashke flinin
Kush ti shoh tu bej te fala
Ne Librazhd a lart nga Shmili

Te dy mesuesa punojne
Lum nxensit qe i kane
Thone mesime su kerkojne
Por i dergojne per thane

E cte bejne tjeter ne fshat
Mesim s’behet ne qytet
Raki thane ,mish e mjalt
Edhe qyl nje rrog ne shtet

E veshtir te shkruaj per vete
Mua nuk me quajn Mete
Keshtu thot nje proverb i vjeter
Me mir te shkruaj nje tjeter

Une jam nga nje fshat jugor
Nga Krasi nga Tepelena
Aktualisht jetoj ne Vlore
E Korca per mua eshte Meka

Sa mall kam per k’te qytet
Ku morem dije dhe drite
Petagog edhe student
Ju bekofshin perendite

Pershendes gjithe shoket e grupit tim por edhe gjith studentet dhe petagoget qe moren e dhane dije ne Istitutin e lart bujqesor Korce .

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Burimi/Facebook

Bislim Ahmetaj – Mbaj mend…

No Comments Argëtim Letersi

E mbaj mend veten time duke ndejt me orë radhëve të gjata
Për ta marrë një bukë gruni
Një shishe tamli a kosi…
Që herë e merrja e herë jo
Dhe në të dyja rastet
Rezultati ishte i njëjtë
Ishim të uritur.

Siç e mbaj mend vetën time,
Duke ngrënë e pirë gjithfarëlloj pijesh dhe gjellësh.
Që emrin kurrë s’jua mësova
Ku herë perfundonim të dehur
E herë të gërditur.

E mbaj mend vetën time me duar të futura thellë në xhepat bosh.
Duke numëruar gishtat nga njëshi te pesa,
E pastaj nga pesa tek njëshi.
E përfund gishti i madh,
Kryengritës që çkyente xhepin dhe prekte cullakun.

Siç e mbaj mend veten time
me një kartë krediti ngjyrë floriri.
Që i dridhej bankomati kur ja lexonte kodin.
Hungërinte si kalë i egër
Kur mi dorëzonte
Kartëmonedhat.

E mbaj mend vetën time duke ecur në këmbë me orë.
Për të mbërritur te puna që kurrë
S’na e siguronte bukën e
Përditshme.

Siç e mbaj mend vetën time në makina luksoze me shofer përsonal
Në aviona ndërkontinentalë me biletë “first classe”
Duke e soditur botën
Nga lart.

E mbaj mend vetën time,
Të rritur dhe fëmi,
Në borë e në shi,
Në kalë e poshtë tij,
Dhe… përgjatë këtij gjysëm e kusur shekulli.
Jam mundue me mish e me shpirt me mbet ai, Bislimi i Ri.
Me gjasë NJERI.

Tirane me 15 Janar 2017

Burimi/Facebook

Sazan Guri – GJUHA SHQIPE – GJUHA E PARË BËLBËZUESE E NJERËZIMIT

No Comments Argëtim Letersi

Ky shkrim i marre nga hyrja e librit ‘SI T’RROKIM HELENISHTEN, LATINISHTEN, ANGLISHTEN ………………ME GEGNISHTEN’, SG 2015, i cili do ribotohet se shpejti, nuk eshte per ata qe nuk kane kellqe te lexojne, as per ata qe per vlerat e gjuhes shqipe nuk besojne …..
GJUHA SHQIPE – GJUHA E PARË BËLBËZUESE E NJERËZIMIT
E lashtë si pellazgët hyjnorë, në buzët e të cilëve lëvrinte, kur ata të parët përshkonin lirisht Evropën e virgjër, gjuha shqipe mund të pretendojë për lavdi, që ka ndikuar në formimin e fjalorit helen (Faik KONICA, Albania, 1897/1)
GEGËNISHTJA, FIDANISHTJA E GJUHËS EVROPIANE (gjysma e pare e shkrimit per lehtesi me shkurtime qe mos te trembeni nga zgjatja).
Jo pak publicistë e shkrimtarë (I. Kadare, A. Koçollari, etj.), gjuhëtarë vendas e të huaj, (E. Çabej, J. Kastrati, etj.), albanologë (G.Hahn, G.Majer, N.Jokli, H. Petersen, etj.) deri në njerëz të besimit fetar e të historisë (botimet e fundit me autor francez) ose të guximtares së re historiane, Elena Kocaqi Levante, ose të sumerologut të vetëm shqiptar inxhinieri Anastas Shuke kanë shkruar në këto dy shekuj për rolin perandorak të gjuhës shqipe, me atë të mbrojtjes dhe shpjegimit të gjuhëve evropiane. Shpesh janë dukur si beteja të humbura, jo rrallë si një sëmundje patologjike patriotësh, por kur me pak kujdes kqyr se shqipja e ruajtur në male, që historikisht kurrë nuk janë pushtuar, apo kur vëren se kjo gluhë bëri që Homeri, jo vetëm të shkruajë veprat epope parahistorike, por me mijëra vargje (16,000 të tilla), duke filluar nga ato njërrokëshe, të luhen në lahutat njëtelëshe, duke përcjellë rrjedhat historike, kodet e gjuhës, mesazhet e trimërisë deri në etydet e dashurisë për jetën, nuk mund të stepesh e të përkundruallosh gjuhën tënde me simotrat e saj evropiane. Nuk e teprojmë po të themi se ajo na paskësh qenë fidanishtja e këtyre gjuhëve. Po të doni mos guxoni ta mendoni, sepse edhe sikur të duash të mohosh faktet, ai (fakti) është brenda. Këtë fakt na e përsërit jo pak herë albanologu prof. Georg Hahni, i cili thoshte se: Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa Ilirët janë pasardhës të Pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve (Johann Georg von HAHN, Albanesiche Studien, 1854, me referencë nga Aleksandër Stipceviq, Ilirët, fq.7, v.2002)
Ka shumë të ngjarë që Zoti të ketë paracaktuar fatet e dy popujve, si atë izraelit ashtu edhe atë shqiptar, të cilëve u ra për pjesë barra për tu munduar, në mënyrë që të tjerët të përparonin, sikundër tamam i ndodh prindërve për fëmijët. Ata i ngjasin një çifti të porsamartuar, ku historia në fillimet e saj, i ngarkoi me rritjen dhe zhvillimin e popujve të tjerë, ku njëri - ati, (izraeliti) duhet të ruante begatinë, pasurinë, ndërsa tjetra – mëma (Arbënia) kujtesën e tyre, si një “mother board” kompjuteri, me anë të gjuhës. Ndaj dhe nuk janë rastësi në mijëvjeçarët e fundit këto dy karaktere të këtyre dy popujve. Po të doni, mundohuni dhe gjeni, qoftë edhe një jashtë-martesor tjetër. Historia nuk bën shaka, as nuk luan, por thjesht të dëften. Le të fillojmë. Albanalogu i famshëm Man mendonte se: gjuha shqipe ka dalë nga Jafeti, i biri i Noes dhe se krijoi gjuhën shumeriane, elamite, aziatike dhe kaukaziane Man, (sipas Referimit nga Dh. Pilika te libri “Pellazgët, gjuha jonë e mohuar”, v. 2005.) .................Shkolla historike e luftës së madhe nga Albert E. Mckinley (Albert E. MCKINLEY, A School History of the Great War, fq. 27) thotë se: Populli shqiptar rrjedh prej racës më të lashtë të siujdheses ballkanike; gjuha e tyre është e lashtë e folur në Evropë. Dihet se njeriu ka lëvizur shumë ngadalë në evolucionin e vet, aq sa pas 120 mijë vjetësh arriti të mbërthejë një shkop si penë me dy gishta, aq sa pas pothuaj një milion vjetësh arriti të formojë dhe të ruajë zjarrin (40 mijë vjet më parë), por ne do të rrekemi me periudhën qysh nga shpikja e rrotës (12 mijë vjet më parë) ose me periudhën pas ciklit të fundit akullnajor 18 mijë vjet më parë (Vail ET AL, Ciklet e Ndryshimit Global të Nivelit të Detit, fq. 25, 1989), që çuditërisht përkojnë me hirin më të madh vullkanik të njohur deri më sot, ose që përkojnë me periudhën pas-atlantide të humbur, që të mbërrijmë tek fatet e stisura, të ngarkuara, të popujve të stisur (shih Fig. 1). Kjo është edhe historia më mirë e njohur sot për mbarë njerëzimin, ku cikli i fundit akullnajor bëri që njerëzit anekënd hapësirave të akullta veriore të shtegtonin dhe të përziheshin me njerëzit e hapësirave të ngrohta. Kështu shpjegohet fakti që fiset mongole, disa prej të cilave të quajtura arian zbritën dhe u shkrinë me fiset e Mesdheut të sotëm, nga ku ne kemi kulturat, gjuhët dhe sjelljet e para, ku njeriu filloi të matej me njëri-tjetrin dhe me natyrën. Është koha kur, për tre mijë vjet, njeriu studioi sjelljet e kafshëve për të renditur sjelljet e veta dhe sjelljet e yjeve për të shpjeguar ndodhtë e mëdha si të ftohtin e klimës, hirin vullkanik, përmbytjen e lidhur me të ngrohtin e klimës, etj.). Në këtë periudhë e në vazhdim, fillon cikli ndër akullnajor: i asaj të ngrohjes, rritjes së nivelit të detit (highstand of the sea level), fillimisht ngadalë dhe sot më shpejt, gjë e cila ka kushtëzuar lëvizjet migruese të njerëzimit drejt veri-perëndimit, drejt tokave, ku dimri pasohej nga pranvera, vera e vjeshta. Një tjetër albanolog shprehet se: Në të gjithë Ballkanin, janë shqiptarët që kanë ruajtur numrin më të madh të elementëve glotologjikë aborigjenë, e thënë thjesht, janë i vetmi popull që ka ruajtur zanafillën e fjalëve të njerëzimit. (Aleksandër STIPÇEVIQ, Ilirët, Histopria, Jeta, Kultura, Simbolet e Kultit, fq.18, v.2002) Për parantezë mund të themi se cikli i plotë akullnajë-akullnajë, (lowstand to lowstand of the sea level), zgjat së paku nga 19,000 deri 21,000 vjet, ndërkohë që historia e tokës ka kaluar atë akullnajore dhe sot ndodhet në gjysmën e dytë: atë të ngrohjes, e cila fillimisht, siç e përshkruam më sipër, nis ngadalë, për shkak të pozicioneve në hapësirë të tokës, hënës dhe diellit dhe më tutje merr për më shpejt, siç po ndodh sot. Ndaj edhe njerëzimi me kulturat e gjuhët përkatëse ka lëvizur më ngadalë në mijëvjeçarët e parë, para Krishtit sesa në ato pas Krishtit. U zgjatëm këtu për të dëftyer, pse kultura proto-evropiane (pellazge) prej pesë-gjashtë mijë vjetësh lëvizi aq ngadalë drejt asaj Babilonase dhe mandej drejt asaj Egjiptiane (Rider’s DIGEST, The Last Two Million Years, fq. 35, 1973) për tu mishëruar sërish tek ajo pellazgjike (kretake, mikenase, trojane, ilire, arbane, gegënishte, shqiptare qysh 2000 – 3000 vjet para Krishtit deri më sot), ndërkohë që kjo e fundit lëvizi, jo më me mijë vjeçarë, por me shekuj drejt kulturave e gjuhëve më në veri-perëndim. Kjo ka ndodhur pikërisht, sepse;
• ngrohja ose “highstand-i” ka shtuar ritmin;
• popujt rriten, hapësirat për mbijetesë zvogëlohen;
• organizimi i kurdohershëm shoqëror formon gjithmonë njerëz të pakënaqur dhe që duan të kërkojnë e të gjejnë hapësira e organizime të reja.
Mbi këto motive u ravijëzuan popujt me bazë pellazgjike, me shtrirje për shkak të kushteve të sipërpërmendura nga Persia e at’hershme deri te keltët e Britanisë së sotme, të cilët përmblodhën dhe shpërndanë sipas një kodi të vetëm gjenetik, kulturat, gjuhët dhe zakonet e të parëve të tyre (pellazgë). Pra, pas një milion vjetësh mbijetesë të njerëzimit, pas dhjetë mijë vjetësh përpjekjesh të këtij njerëzimi për kulturë, gjuhë e dije për të zotëruar e përdorur natyrën, Zoti cakton dhe binjakëzon dy prindër (izraelitët dhe shqiptarët), që të kujdesen t`i mbrojnë, dhe si në një pergamenë t’i ruajnë. A e kanë përmbushur këtë rol këta dy prindër të njerëzimit?!
Shqiptarët apo Pellazgët e atëhershëm jetonin deri në Kaukaz, që njihet si vendi me historinë më të vjetër të njerëzimit, në afërsi të të cilëve edhe Nuhi e groposi Arkën e tij për vazhdimësi të jetës në tokë. Që atëherë e deri më sot, pas dyndjes së madhe të popujve, një pjesë e pellazgëve luajti rol kyç në formësimin, lidhjen dhe rrjedhjen e popujve të rinj, kurse ekstrakti pellazgjik, apo ADN-ja e qenies pellazgjike, për ta ruajtur origjinalitetin e vet, u tkurr në të dyja anët e tokës së tyre, të tërhequr në male për një periudhë shumë të gjatë, ku njëri vend është Albania e sotme, tjetri është në anën e kundërt të territorit të tyre, Albania kaukaziane. ADN-ja e tyre është përhapur edhe nëpër kombet e tjera të krijuara më pas nga popujt bazë, një nga të cilët ishin pellazgët.

Burimi/Facebook

Teuta Shaqiraj – Rezonance – Nje ese’ per veten time në vargje)

No Comments Argëtim Letersi

Poezi ime
vajzë e ndrojtur nga “erosi “adaptues i kohës martire.
Frymuar e veshur me ajrin e pranverës pandemike.
Së larti muza bie, si rrufe mbi letra e shkronja
urrejtje e dashuri përqafen të pagëzuar në rrjeshta.

Poesia ime
Si një pelë që pupthi me trokthe pasigurie
Me brishtësi shkel vargun e thith ajër poezie.
Në shtrëngime vetmie, shkulme emocionesh, n’drithërime
Hapa maratone ndjej të trokasin para meje, në pritje.

Poezia ime
Më rrëmben me ritmin e një tangoje që rimon brenda,
ku vargu i dashur më puth, më mbërthen pa frymë mua
Të shkruash poezi, si të bësh dashuri është thënë
ndërsa kënaqësia nuk e di nëse është e bashkëndarë .

Unë dhe poezia , të dyja tok një binom i pandarë
Herë zihemi e ndërthuremi në lëmin lëvruar më parë
Ndër lendina rendim mes pyllishtes se vjetër
Per ti gjetur një mbiemër të bukur muzës sime pa emër.

” Teuta Shaqiraj

Teuta Shaqiraj – Unë jam ti dhe…

No Comments Argëtim Letersi

Unë e ti
Dy nota e një tingull dashurie kohore pa moshë
ku mes hapesirës rrjell vargu, si shpend i lirë
Unë s’jam ti e ti sje unë, perseritim shpesh të dy
Per t’u shkrirë sërish në duetin e ëmbël, ti je unë.

E vetmja muzikë unë dhe ti, ardhur nga qielli
Dy nota harmonike që ngacmohen, si dashnorë
Do- Re maxhore përtej çdo realiteti e ëndërrimi
La- Si minore, ku zemrën mbush, i ëmbli trishtimi.

Unë e ti
Dy zëra që prekin të skajshmin univers
Një lojë sysh që tërhiqen pa ditur pse
Dy yje që fiken në pafundësine e natës
Dy trupa që digjen auto-shtërngatës.

( Dita e pare e vitit e nisa mbare me nje lirike dashurie hahahaha , numer cift 2022 dhe u sjellte fat e mbaresi beqareve qe ndjehen të rinj akoma në shpirt )

Teuta-shaqiraj

Burimi/Facebook

Vitore Stefa Leka – Ku e njoha luftetaren e lirise e sot luftetare e Paqes, Shyhrete Gosalcin

No Comments Argëtim Letersi

Kisha degjuar shume nga shoket per Shyrete Gosalcin, kete Atdhetare te devoteshme te ceshtjes Kombetare , e cila qe ne rinine e saj (ne moshen 16 vjec)ishte organizuar me levizjen Atdhetare te Kosoves , fillimishte me deshmorin- martir Afrim Zhita ne LPRK(levizja popullore per republiken e Kosoves ) me te cilin qene dhe bashkeorganizator te demostratave mbarepopullore te viteve 1988-89ne Kosove e pastaj ne 1993 , me deshmorin – martir tjeter, Bahri Fazlliu ne LKCK(levizja kombetare per clirimin e Kosoves
Shyhreti eshte luftetare e oreve te para e luftes ne Kosove dhe konkretishte bashkeluftetare e komandantit te gueriles ne Prishtine , martirit Agron Rahmani.
Kisha degjuar gjithashtu nga mikja ime , deputetja e njohur ,nje nga simbolet e sakrifices dhe te trimerise se femres shqiptare , zonja Flora Brovina , qe ne mbeshtetje te UCK-se dhe te luftes saj e kishte mbeshtetur Shyhretin vet Flora .
Shyretin per here te pare e kam njohur e takuar fizikishte ne mbledhjen e pare parakuvendore mbarkombetare , kryetar i ketij keshilli ishte Gjeneral Kudusi Lama , kurse sekretar i pergjithshem ishte Ms Gafurr Adili .Shyhreti bashke me patriotin e shquar nga Kosova Sejdi Vejseli dhe intelektualin profesor Hulusi Hakon ishtin zv kryetare te keshillit organizativ te kuvendit mbarekombetar si dhe Shyhreti ishte dhe zevendes kryeredaktore e revistes “Kuvendi” qe botohej ne Tirane Nje nga detyrat e Shyhretit ishte te sillte sa me shume intelektual nga Kosova e kryesishte nga Prishtina dhe e ka realizuar ne menyre te rrufeshme e te persosur ,kete angazhim qe mori parakuvendit mbarekombetare Ajo solli profesor te universitetit “Hasan Prishtina si Dott Profesor Hava Shala Bujupi , Prof .Dott Sabri Kadriun , prof Dott Musa Limani , Miradije Mavriqi etje
Gjate atyre dy diteve te Kuvendit rrija vazhdimishte me Shyhretin dhe u miqesova shume me te. Mesova shume prej kesaj trimereshe e Sokoleshe- Kosove dhe ja vura emrin “Amazona e Gollakut ” se e till ishte Pas ketij takimi ne jemi takuar dhe shume here te tjera neper mbledhje te ndryshme ,sa here une shkoja ne Trojet e shqiperise natyrale si dhe ne Tirane apo Prishtine kemi bashkevepruar ne FDBK dhe bashke me ne dhe e nderuara trimersha tjeter Kosvare Kristina Rasi ( zedhendese e FDBK) bashke te treja ,kemi qene dhe ne kryesine qendrore te FDBk-se
Mbas Clirimit Kosves , Shyhreti u inkuadrua ne rradhet e TMK- me graden e koloneles ne vitin 2003 e la TMK-ne dhe u rregjistrua ne fakultetin Juridiku ne Prishtine , ku u laurua dhe ne vitin 2012, mbrojti masterin me temen “Filozofia e ceshtjes Shqiptare” Kohet e fundit ka qene sekretare e pergjitheshme ne Ministrine e Diaspores ne Prishtine ” Shyreti ka shpallur kandidaturen per Deputete ne kuvendin e Republikes se Kosoves ! Uroj nga zemra, qe ne zgjedhjet e 8 qershorit 2014 te votohet e te zgjidhet si deputete, se e MERITON! ! Uroj gjithashtu qe ne prespektive , te zgjidhet dhe Presidente e Kosoves Nuk mund te shkruhen e renditen me nje shkrim te shkurter , meritat dhe kontributi i koloneles se UCK-se Shyhrete Gosalci, por apeloj te gjithe patriotet Shqiptar brenda dhe jashte Kosoves te votojne per “Amazonen e Gollakut”

http://vitorestefa.blogspot.com/

Burimi/Facebook

Riza Mucaj – SHTATDHJET E SHTAT VJET

No Comments Argëtim Letersi

           POEZI

Ke shtatdhjet e shtatë vjet
Që spo gjen rehan
Kush rri në qoshet
Mos gjetët derman

Enveri na mbylli
Brenda në kulvi
Kyçi edhe dylli
Bllokuar çdo kufi

Kush shkelte klonin
Do të bëhej fli
Në varr zdo e çonin
As në kish e xhami

Enveri na mbylli
Këta po na dëbojn
Ska derman dhe pylli
Në shtëpi të mos shkojm

Lum moj Shqipëri
Që ke nxjer këta burra
Mbjellin lesh e li
Dhe bëjn katrahura

Lum moj shqipëri
Kur të hipën shqiptari
Kthehesh në kulvi
S’të zbret më gomari

Lum moj shqipëri
Që i zgjedh këta burra
Marin me tapi
Atdhen, që po e mbyt shurra

AUTORI RIZA MUÇAJ

Burimi/Fcebook

Riza Mucaj – PËRÇARSIT

No Comments Argëtim Letersi

        Poezi

Demokrat o demokrat
Vlla me vlla ju u vrat
Nga dy burra kaq të ndjer
Që u ka marë koka erë

Që të dy vuajn për karrige
Kush tja hip kësaj Republike
Tja hip unë e tja hipësh ti
Që të dy kan bërë orgji

Njeri poturet nëpër këmb
Tjetri do ta haj me dhëmb
Njëri- tjetërit si hapin rrugë
E kan lidh popullin me zhugë

Në mes tyre Juri Kim
Ka ndar ballin me partin
Në luftën e dytë botërore
Çurçill mban titon për dore

Demokrat o demokrat
Tallet bota dhe hap krahët
Kur ju vrasin, ju coptojnë
Mbledhin supet, duart fërkojn

Mblidhni mëndjen o shqipëtar
Gjithnjë bota na ka çar e ndar
Çfarë thonë prej kësaj fytyre
Hesapet në interes të tyre

Amerika sy e faqe
Bëri luftë e po bën paqe
Ndan kosovë e sërbi
Në mes është trepça magji

Po të doj amerika
Dhe Sërbin e zë frika
Të njohin kosovën shtet
Se pengon as lum as det

Amerika ku ka dasht
E ka djeg me zjarr e kasht
Atje ku i bëhet zarar
Bën dhe gjak bën dhe varr

AUTORI RIZA MUÇAJ
8 janar 2022

Burimi/Facebk

Edlira Llukacaj – Ma fal at’ erë…

No Comments Argëtim Letersi

Më vjen nji erë sot,
Pak si era e blinit, që shpija gjyshit kishte gjithmonē
E un kujtoja se at’erë
Veç gjyshi jem mundet me e pasë

Pak si era e ftonjve,
Të rreshtuem mbi musandër,
Te dhoma e miqve,
Aromë dashnijet muhabetit me i ardhë.

Pak si era e kafes, t’pjekun n’prush t’tangarit
Që florinit e kam kujtue…
Me teraqillek,
Si zani i butë i gjyshit,
Legjendat tu mi tregue,

Pak si era drunit, t’djegun n’ votër, ngadalë
Netve t’dimnit ngricën tuj ja thye,
E tuj na ngrohë edhe fjalët;

Më vjen nji erë sot,

E dhimbshme disi, e àthët,
Po e ngrohtë valë,

Era e shamive t’ babës,
Tek më niste për rrugë të gjatë,
E lotët e mshehun i kishte fshi me ta,
Pa m’lanë me i pà,

Era e flokve t’nanës,
Teksa më ledhatonin prej s’ largut,
Kthimin tuj ma lutë,
E krrelat e saj para sysh çdo ditë,
Egërsinë e mallit ma kan zbutë;

Era e nji shtratit t’ngrohun
N’ andrra e dashni,
Ku përrallat njalleshin mureve boj qiell
E un fëmija, ngitsha me i arritë

Era e kurabijave t’ dashtuna
Në furrën e shporetit plak
Dashni e shijueme, e rrokun çdo ditë

Më vjen nji erë sot

Ndërsa rrugët kundërmojnë era dimën,
E ankthi ajrin ma nxen

E ngas përhumbshëm kujtimeve
Me mujtê me e gjetë atë vend
Që veç brenda meje ka mbetë,
E sa herë jam vetëm-
Ma fal at’ erë…

Burimi/Facebook