Home

Lajme

“Kanuni i Lekë dreqit duhet të digjet”: Hoxha nga Mitrovica befason me deklaratën e tij

No Comments Argëtim Thashetheme

Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifaj, ka deklaruar se Kanuni i Lekë Dukagjinit është kanuni i “Lekë dreqit” dhe si i tillë ai duhet të digjet, pasi që ka instalu gjakmarrjen midis shqiptarëve.

Hoxha Fatmir Latifaj ka dhënë një deklaratë që po kritikohet nga njerëzit në lidhje me Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Ai thotë se ky kanun është kanuni i Lekë dreqit dhe duhet të digjet.

“Ky është kanuni i Lekë dreqit i cili është i porositur për ta prishur shqiptarinë. Atë duhet me djeg, prej koke, prej zemre edhe prej biblioteke. Nuk bën me ekzikstu ai”, ka thënë hoxha Latifaj.

Tutje ai ka thënë se po bën thirrje publike që ky kanun të largohet nga toka dhe rafti i shqiptarëve.

Ndryshe Kanuni i Lekë Dukagjinit është grup ligjesh tradicionale shqiptare. Kanuni ishte kryesisht gojor dhe u botua me shkrim vetëm në shekullin e 20’të.

Më poshtë keni deklaratën e hoxhës nga Mitrovica.

Gjergj Fishta – GJUHA SHQYPE

No Comments Argëtim Letersi

Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik’ mâ para,
n’agim t’jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s’pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t’drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n’za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!

  • poezi nga Gjergj Fishta

Prof. dr. Eshref Ymeri – Çmimi i mosmirënjohjes

No Comments Argëtim Letersi

Në gjuhën shqipe ka shumë shprehje për mosmirënjohjen. Meqenëse kam gati një gjysmë shekulli (që prej vitit 1972) që merrem me pasurinë frazeologjike të gjuhës shqipe, në ballafaqim me anglishten, frëngjishten, italishten dhe rusishten (bashkë me një koleg, në vitin 2007 kemi botuar Fjalorin frazeologjik italisht-shqip, me mbi 15 mijë shprehje frazeologjike, në vitet 2015 dhe 2019 kam botuar, respektivisht, Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip, me më shumë se 25 mijë shprehje frazeologjike, dhe Fjalorin frazeologjik anglisht-shqip, po me mbi 25 mijë shprehje frazeologjike), kam vënë re se në gjuhë shqipe hasen kaq shumë shprehje frazeologjike, në të cilat fshikullohet paq mosmirënjohja, çka nuk vihet re në gjuhët e mësipërme për nga sasia e tyre. Nuk jam në gjendje ta shpjegoj një dukuri të tillë. Prandaj i kam pasë shtruar vetes dy pyetjet në vijim:

Shprehje të tilla kanë lindur në gjuhën shqipe, meqenëse ne, si popull, kemi mbajtur qëndrim të prerë kundër mosmirënjohjes, apo dukuria e mosmirënjohjes ka pasë qenë kaq e pranishme në jetën tonë gjatë shekujve, saqë ka lënë mjaft truall për krijimin e tyre?

Mos vallë si truall i përshtatshëm për krijimin e shumë shprehjeve për mosmirënjohjen ka shërbyer përçarja tragjikje ndëshqiptare, për shkak të së cilës trojet tona etnike në mbarë Gadishullin Ilirik na u katandisën si kokoshi një thelë?

Në vijim po rendis disa shprehje për mosmirënjohjen:

bëri mirë e gjeti keq

është bukëshkalë

ha bukën e përmbys kupën

hedh hallin dhe thotë ku të kam parë

hedh lumin dhe të pështyn kalin

këtej të pi verën, andej të shan derën

këtej të puth këmbët, andej të nxjerr dhëmbët

mbaron punë dhe të kthen kurrizin

shkel bukën me këmbë

të ha shalqirin e të rreh me lëkurë

të ha (të pret) në besë

Në një letërkëmbim që kam pasur kohët e fundit me mikeshën time nga Tirana, zonjushën Miranda Kapllani, administratore biznesi, patëm shkëmbyer mendime edhe për mosmirënjohjen. Në njërin nga ato letërkëmbime, ajo më shkruan:

“Pena Juaj më kujtoi gjyshin tim, Hilmi Belul Beluli (Salillari), i përndjekur politik. Kam qënë shumë e vogël, por mbaj mend që thoshte: “Këtij vendi e keqja do t’i vijë nga vetja dhe nga serbi. Shqipëria vend i bekuar dhe popull i mallkuar”.

Pasi gjyshi ndërroi jetë dhe unë u rrita pak më shumë, pyes gjyshen se çfarë donte të thoshte gjyshi im me këto fjalë? Dhe gjyshja ime, e mënçur dhe e mirë, më pa dhe më tha:

Dëgjo, e mira ime. Ishte dikur në rrëzë të një mali një shtëpizë, ku jetonte një grua e moshuar që e thërrisnin Fatma. Ajo ishte shëronjëse, por gjindja e thërrisnin magjistare. Të gjithë shkonin dhe kërkonin ndihmë te Fatma, dhe Fatma ju falte shërim. Një ditë, në një prej shtëpive të një fshati, sëmuret i vogli i familjes dhe e ëma i thotë burrit të saj, babait të fëmijës, të shkonte te Fatma, por ai i thotë “jo”, se ajo ishte shtrigë. I vogli po përkeqësohej dhe ishte në grahmat e fundit të jetës, dhe babai vendosi të shkonte te Fatma. Sapo mbërriti te dera e shtëpisë së saj, i del përpara Fatma dhe i thotë të kthehej në shtëpi, pasi e priste i biri për të luajtur. I çuditur, babai i fëmijës, pasi mërmëriti disa sharje për këtë shtrigë, kthehet nga kishte ardhur dhe shtanget në vend kur sheh të birin të vraponte drejt tij dhe se donte të luante.

Në atë periudhë, Sulltani, në marrëveshje me qeverinë franceze të asaj kohe, kishte dërguar njerëzit e tij të gjenin shtrigën me emrin Fatma. Kudo që pyesnin, merrnin të njëjtën përgjigje: s’e njihte asnjë. Të gjithë e mbronin dhe e ruanin Fatmën. Një ditë, njerëzit e Sulltanit mbërrijnë në shtëpinë e vogëlushit që i shpëtoi vdekjes, pyesin mamanë e tij dhe marrin të njëjtën përgjigje.

Ndërkohë, vjen nga ara babai, e pyetën dhe atë, dhe ai, pa iu dridhur qerpiku, tha se e njihte dhe i shoqëroi për te shtëpia e Fatmës. Fatma e dinte ç’e priste dhe qëndronte e qetë në kasollen e saj. Dhe Fatma përfundoi në Francë, ku u gjykua si shtrigë dhe magjistare dhe u dënua me djegie në turrën e druve. Përpara se t’i vinin zjarrin turrës së druve, i thanë nëse kishte ndonjë dëshirë të fundit. Fatma kërkoi të dinte se kush e tradhtoi. Pasi xhelati artikuloi emrin e babait të vogëlushit të rikthyer në jetë, Fatma tha dëshirën e saj të fundit:

“Shqipëria (Iliria, Arbëria) do të ishte një vend me një tokë, klimë, pasuri të bekuar, por populli i saj për 5 shekuj do të ishte i mallkuar”.

E pash e çuditur gjyshen time, s’kuptova asgjë nga ç’dëgjova. Më pas, kur u rrita dhe gjyshja ime s’ishte më me mua, kuptova domethënien e tregimit të saj. Gjyshja ime quhej Fatma. Dhe ne jemi akoma nën ndikimin e mallkimit të Fatmës”.

Shkrimtari francez La Roshfuko ( François VI, duc de La Rochefoucauld – 1613-1680), autor veprash të karakterit filozofiko-moralizues, ka thënë:

“Nuk është ndonjë e keqe e madhe t’i bësh nder një mosmirënjohësi, por është fatkeqësi e madhe të pranosh të të bëjë nder një njeri i padenjë”.

FAMILJA E REXHEP RRUGEJES KA BOTUAR PLOT 15 LIBRA .

No Comments Argëtim Letersi

FAMILJA E REXHEP RRUGEJES KA BOTUAR PLOT 15 LIBRA .POR AJO QE BIE NE SY NE KETO LIBRA ESHTE KONTRIBUTI I SHQUAR I DY VAJZAVE TE REXHEPIT ANXHELES DHE GRESILDES TE CILAT POEZITE E TYRE IA KANE KUSHTUAR VENDLINDJES SE TYRE KAVAJES ,KOSOVES ,CAMERISE ,ATDHEUT ,KENGETARES SE MIRENJOHUR PARASHQEVI SIMAKU ,NENES ,DIKTATURES,LEVIZJES DEMOKRATIKE NE QYTETIN E KAVAJES NE VITIN 1990 -TE,FIGURAVE TE SHQUARA SHQIPTARE ,STINEVE TE VITIT ,NATYRES SE BUKUR ,POLITIKES DIKTATORIALE ,FAMILJES ,FEMIJEVE ,FEMIJEVE JETIME ,DITLINDJEVE ,POPULLIT , ETJERE POEZI TE NDRYSHME .POR AJO QE BIE SHUME NE SY NE TE GJITH KETO LIBRA ESHTE SE TE DY MOTRAT RRUGEJA TE GJITHE KETO LIBRA I KANE BOTUAR NE NJE MOSHE FARE TE VOGEL DUKE FILLUAR QE NGA MOSHA 11 VJECARE E DERIM NE MOSHEN 17 VJECARE.PO KUSH JANE MOTRAT RRUGEJA .

Anxhela Rrugeja lindi me 14 .01 . 1995 nga nje familje e thjeshte.Qyteti ku lindi dhe u rrit eshte Kavaja .Babai Rexhepi ka mbaruar shkollen e mesme .Ai ka punuar ne shume ndermarrje te ndryshme te Kavajes dhe eshte nismetare i pare i levizjeve demokratike ne Kavaje dhe Shqiperi .Per ato merita ai gezon titullin e larte “Mirenjohje” e qytetit te Kavajes .Ai eshte themelues kryesore i shoqates Mbarekombetare 25 marsi 1990- te ,Revolta e Pare Kunder Sistemit Diktatorial Kavaje dhe eshte kryetare i saj .Ai eshte autore i kater librave historik qe i perkasin levizjes demokratike qe zhvilloi populli i Kavajes ne vitin 1990 te ne Kavaje si dhe mundes i Beses se Kavajes ne mundjen klasike dhe mundjen e lire per vitet 1980-1991.Mamaja Blerta ka mbaruar shkollen e larte per degen Gjuhe -Letersi dhe jep mesim ne kete dege .Ajo eshte redaktore dhe korektore e disa librave dhe eshte sekretare e femijeve jetime ne qytetin e Kavajes ,si dhe Drejtore Ekzekutive e shoqates Mbarekombetare 25 marsi 1990 -te ,Revolta e Pare Kunder Sistemit Diktatorial Kavaje . Anxhela arsimin 9 vjecare e kreu ne shkollen Mehmet Babamusta me rezultate te larta ne mesime.Shkollen e mesme e kreu ne shkollen Dituria serisht me rezultate te larta ne mesime .Me pas vazhdoi shkollen e larte per degen Gjuhe -Letersi dhe Anglisht ,te cilen e nderpreu ne mes per arsye familjare .Anxhela ka mbaruar kursin e Anglishtes me rezultate te larta .Anxhela ka qene pjesmarrese e Shoqates Mbarekombetare 25 Marsi 1990 -te ,Revolta e Pare Kunder Sistemit Diktatorial Kavaje.Ajo jeton ne shtetin e Italise ne qytetin e Mantoves ,eshte e martuar dhe ka dy femije te mrekullueshem, nje vajze dhe nje djale. Veprimtaria e saj poetike ka filluar qe ne vitin 2008 .Vjershat e para i ka botuar ne vitin 2009 -te,ne librin :Stadiumi Besa dhe ngjarjet e vitit 1990 -te ,ne Kavaje .Ne shtatore te vitit 2011 nxorri ne treg librin e saj te pare me titull “Enderra ime “.Ne kete liber Anxhela ka shkruajtur perralla ,tregime ,vjersha e poezi .Ne shtatore te vitit 2012 -te ,botoi librin me poezi “Pasion “.Ne shtatore te vitit 2014 -te ,botoi librin me poezi te titulluar “Heroizem “.Ne maj te vitit 2016 -te ,botoi librin me poezi te titulluar :”Ne boten tende”.Ne shtatore te vitir 2016-te , shkruajti disa poezi ne librin me titull “Drejt Gjermanise “,te autores Gresilda Rrugeja .Ne nentore te vitit 2016 -te, i dhuron lexuesit nje liber te vecante ne poezi e vjersha kushtuar nenes me titull “Dashuri Nene”.Ne qershore te vitit 2017- te,se bashku me motren e saj Gresilden i dhurojne lexuesit nje liber me poezi e vjersha kushtuar Kavajes dhe figurave te shquara te saj .Ne qershore te vitit 2018 -te ,se bashku me motren e saj Gresilden i
dhurojne lexuesit nje liber me poezi dhe vjersha kushtuar Kosoves dhe figurave te shquara te saj me titull :”Per ty Kosove “.

Gresilda Rrugeja lindi me 03,06,2002 ,nga nje familje e thjeshte .Qyteti ku lindi dhe u rrit eshte Kavaja .Babai Rexhepi ka mbaruar shkollen e mesme .Ai ka punuar ne shume ndermarrje te ndryshme te qytetit te Kavajes dhe eshte nismetare i pare i levizjeve demokratike ne Kavaje dhe Shqiperi .Per keto merita ai gezon titullin e larte “Mirenjohja “e qytetit te Kavajes.Ai eshte themelues kryesore i shoqates Mbarekombetare 25 marsi 1990 -te,Revolta e Pare Kunder Sistemit Diktatorial Kavaje dhe eshte kryetare i kesaj shoqate .Ai eshte dhe autore i kater librave historik qe i perkasin levizjeve demokratike qe zhvilloi populli i Kavajes ne vitin 1990 -te ,ne Kavaje ,si dhe sportist i Bese se Kavajes ne mundjen klasike dhe asaj te lire ne vitet 1980 -1991 .Mamaja ,Blerta ,ka mbaruar shkollen e larte per degen Gjuhe-Letersi dhe jep mesim ne kete dege.Ajo eshte redaktore dhe korektore e disa librave ,sekretare e femijeve jetime si dhe Drejtore Ekzekutive e shoqates Mbarekombetare 25 Marsi 1990 -te ,Revolta e Pare Kunder Sistemit Diktatorial Kavaje .Gresilda dy vitet e para te shkolles fillore i kreu ne shkollen Mehmet Babamusta me rezultate te larta ne mesime .Klasen e trete nuk e mbaroi te gjithen aty per arsye familjare ajo u shperngul ne shkollen Luzi i Madh Kavaje ku jep mesim nena e saj Blerta.Edhe ne kete shkolle Gresilda shkelqeu ne te gjitha lendet .Ajo ishte organizatore ne te gjitha veprimtarite qe zhvilloheshin ne kete shkolle .Ne aktivitetin e femijeve ne lagje te zhvilluar nga komuniteti Mysliman Kavaje ,Gresilda doli fituese duke u vlersuar me nje dhurate simbolike.Gresilda ka mare pjese ne shume aktivitete te femijeve Jetime.Gresilda ka mbaruar gjimnazin Aleksander Moisiu me rezultate te larte ne mesime .Ne gjimnazin Aleksander Moisiu ne Kavaje ,Gresilda ishte organizatore e shume aktiviteteve qe zhvilloheshin ne raste festash ku po permendim disa nga aktivitetet e saja :Ka shkelqyer ne grupin e vallzimit ,depat i hapur ne librin me titull :”Ne oren e hartimit “,Ka ditur te luaj shume mire rolin e gazetares ku ka intrvestuar disa personazhe te fushave te ndryshme historike.Gresilda ka luajtur role te ndryshme si :Vajza fshatare ,dhuna mbi gruan etj.Gjate ketyre tre viteve te gjimnazit Gresilda ka qene zv/senatore e klases ,senatore e klases ne vitin e trete ,zv/Presidente e gjimnazit ne vitin e trete.Gresilda ka protestuar kunder politikes diktatoriale 30 vjecare shqiptare perballe Parlamentit Shqiptare per lirite dhe te drejjtat e njeriut ku dha mesazhin e saj nepermjet fjales se lire.Gresilda eshte pjesmarrese e shume aktiviteteve qe ka zhvilluar Shoqata Mbarekombetare 25 marsi 1990 Revolta e Pare Kunder Sistemit Diktatorial Kavaje .Ajo ka mbaruar me rezultate te larta kursin e Anglishtes.Veprimtaria e saj poetike ka filluar ne vitin 2013 -te .Vjershen e pare e ka hedhur ne librin Kavaja Shkendija e Pare e Demokracise Shqiptare ,veper e cila eshte botuar ne vitin 2015 -te, me autore Rexhep Rrugejen .Ne maj te vitit 2016 -te ,ne librin :Ne boten tende ,te autores Anxhela Rrugeja ,Gresilda hodhi ne kete liber plot 13 vjersha .Ne qershore te vitit 2015 -te ,Gresilda emigroi ne Gjermani bashke babain dhe me vellain e saj Horgiton ,ku jetuan ne Vetzlar te Gjermanise rreth kater muaj e gjysem.Ne fund te terorit te vitit 2015 -te ,u kthye serisht ne atdhe .Ne shtatore te vitit 2016 -te ,nxorri ne treg librin e saj te pare me titull :Drejt Gjernanise .Ne qershore te vitit 2017 -te,se bashku me motren e saj Anxhelen i dhuruan lexuesit nje liber me vjersha ,poezi me titull : Poema dhe poezi kushtuar Kavajes dhe figurave te shquara te saj .Ne qershore te vitit 2018 -te ,serisht me motren e saj Anxhelen i dhurojne lexuesit nje liber me vjersha e poezi kushtuar Kosoves dhe figurave te shquara te saj me titull :Per ty Kosove .Ne mars te vitit 2019 -te ,i dhuron lexuesit librin me poezi me titull:Vale te nxehta ne Shqiperi.Ne nentore te vitit 2019 -te ,i dhuron lexuesit nje liber me poezi me titull :Parashqevi Simaku Perla e Muzikes Popullore.Ne Shtatore te vitit 2020 i dhuron lexuesit nje liber me poezi per Camerine ,me titull :Cameria eshte Shqiperi .Gresilda ne nendore te 2020 do vazhdoj sdudimet ne universitetin e Drejtesise ne Tirane.
I uroj suksese te metejshme dy motrave Rrugeja ne rrugen e bukur te krijimtarise se tyre .Jam e bindur se pena e dy motrave Rrugeja do ti sjelle lexuesit vlera te reja artistike ne rrugen e bukur te artit te fjales.Blerta Rrugeja.

Burimi/Facebook

Elena Kocaqi – DOKUMENTI MË I VJETËR I SHQIPES SË SHKRUAR

No Comments Argëtim Letersi

Kam nderin qe të publikoj sot në Shqip, Anglisht dhe Italisht, Dokumentin me te vjetër te gjuhës Shqipe së shkruar, të njohur deri me sot, me titull Perikopi Evangjelik( Përmbledhje Ungjillore). Ky shkrim është shkruar ne gjuhën Shqipe me germat e quajtura Greke dhe i përket fillimit te shekullit te XIV, pasi është gjetur në disa dorëshkrime te shkruara ne Koine Greke të kësaj kohe, apo fillimit te viteve 1300 por mund të jetë edhe i viteve 1200. Ky është dokumenti me i vjetër i Shqipes se shkruar të njohur deri me sot, është me i vjetër se Formula e Pagëzimit e 1462 dhe me i vjetër se Meshari i Gjon Buzukut i 1555. Dokumenti ka karakter fetar, pasi është një përmbledhje Ungjillore por rëndësia e tij qëndron tek shkrimi i gjuhës Shqipe, jo te përmbajtja e tij. Ky dokument ka dy shkrime në Shqip, Ευαγγελιον αρβανειτικοv, (ungjilli në Arbërisht ose Shqip), το Χριστός ανεστη αρβανειτικοv (Krishti u Ngjall në Arbërisht ose Shqip). Ashtu si pjesa Katolike Shqiptare që shkruante me shkronja Latine pjesë nga Bibla, ashtu edhe Ortodoksit Shqiptar kane shkruar Shqipen me shkronja Greke dhe kjo pjesë ka qenë e panjohur, madje e injoruar deri me sot.
Rëndësia e dokumentit është e jashtëzakonshme, pasi e çon Shqipen e shkruar të njohur ne një epoke me te hershme, megjithëse unë mendoj se duhet te këtë shkrime Shqipe me te vjetra sesa ky shkrim, pasi Shqipja del ne këtë forme qe është sot qe në fjalorin e Homerit.
Dokumenti ka rendësi sepse hap një horizont te ri. Duke qene se pjesa me e madhe Shqipërisë ka qene lidhur me Bizantin, atëherë duhet te këtë edhe shkrime te tjetra në Shqip me germa Greke por edhe germa Latine në gjuhën Shqipe që ne nuk i njohim ende. Kështu Kodikët muzikor Bizantin ne shekujt III deri VI apo VII, kane qenë shkruar edhe ne gjuhët e popujve jo vetëm në gjuhen e fesë. Kryhej një perikop apo përmbledhje e Ungjillit dhe ajo këndohej në gjuhen e popullit ne raste festash, ashtu si dhe në gjuhën Shqipe, ndaj duhet kërkuar tek këto shkrime edhe për gjuhën Shqipe. Kjo tradite rifillon serish ne shekujt XI, XII dhe ka vazhduar deri me sot si ne Kishën Bizantine por edhe në atë te Romes. Kështu qe ne këtë drejtim mund te gjenden edhe te tjera dokumente ne gjuhen Iliro- Shqipe, te shekujve III-VI si dhe nga shekujt XI, XII e këtej.
Nuk ka rendësi fare alfabeti as përmbajtja e tekstit, rendësi ka qe ai është shkruar në gjuhën Shqipe. Shkrimet Shqipe duhen kërkuar me germa Latine, Greke por edhe Cirilike apo çdo lloj alfabeti tjetër. Edhe Iliret kane shkruar me disa alfabete, madje kane perdorur edhe keto germa tek monedhat e tyre.

Ky dokument është zbuluar nga Arbëreshet e Italisë ne vitin 1912, ne Bibliotekën Ambrozia te Milanos kur ka qenë drejtor i saj Papa Piu XI dhe mban edhe firmën e tij. Përmendja e parë e dokumentit i detyrohet Sofronio Gassis, ndërsa është rigjetur dhe botuar nga Nilo Borgia ne Itali ne 1930. Është njoftuar shkenca shqiptare nga vet Nilo Borgia, sa ishte ai gjallë por ky dokument nuk njihet deri me sot dhe arsyea nuk dihet se përse eshte mbajtur fshehur. Ky dokument është cituar para 80 vjetësh nga historiani i madh Nikola Iorga por nga shkenca shqiptare, apo nga ajo e huaj nuk njihet pothuajse fare. Falënderoj z. Mark Palnikaj qe shkon herë pas here dhe sheh dokumentet ne Itali, qe me dha informacionin për dokumentin dhe me pas e gjeta edhe një kopje tjetër qe është botuar ne gjuhen Italiane tek ky libër, krahas asaj Shqipe.
Ky libër është ne tre gjuhe në Shqip- Anglisht dhe origjinali në Italisht. Brenda ka pjesë Greqisht dhe Latinisht gjithashtu. Përkthimin nga Italishtja, Greqishtja dhe te termave Latin ne gjuhën Shqipe i kam kryer vet po ashtu edhe përkthimin nga Italishtja dhe pjesët Greqisht dhe Latinisht ne gjuhën Angleze e kam kryer po unë me besnikërinë më të madhe të mundshme, megjithatë duke pasur të botuar dhe dokumentin origjinal, çdo kush mund te shoh edhe atë. Kam shkruar hyrjen, konkluzionet si dhe kam shkruar edhe një lexim te shkrimit Shqip, bazuar tek varianti me shkronja Greke. Pjesa qe ka shkruar Nilo Borgia është lenë ashtu. Borgia ka treguar një historik te liturgjisë fetare ortodokse dhe gjuhëve qe janë përdorur si zyrtare dhe jo zyrtare dhe me pas është marr me transkriptimin dhe shpjegimin e tekstit ne shqip. Ai ka një merite te madhe për këtë shkrim pasi e rikërkoj dhe e gjeti atë dhe e botoj ne gjuhen Italiane para 90 vjetësh.
Ky dokument ndryshon historinë e Shqipes se shkruar, pasi ajo merr një pozitë me te vjetër, sesa kjo qe ne njohim deri me sot. Asnjëherë nuk kam ndier emocione me te forta, sesa botimi i këtij libri, pasi rëndësia e tij për historinë e Shqiptarëve është e jashtëzakonshme. Kam hequr nga vetja me botimin e tij një ngarkese te madhe, pasi ishte vërtet një detyrim dhe nje përgjegjësi e madhe, botimi i tij për historinë e Shqiptarëve.

Libri ne Shqip do jete ne librarit kryesore ne Shqiperi dhe Dardani brenda kesaj jave. Aktualisht gjendet tek Libraria Adrioni.

Burimi/Facebook/ Elena Kocaqi

Prof.dr. Eshref Ymeri – Një përvjetor i shënuar i një shkrimtareje të shquar !

No Comments Argëtim Letersi

Prof.dr. Eshref Ymeri

Në nderim të 60-vjetorit të lindjes së Mjeshtres së Fjalës Artistike Mira Meksi !

Ditëlindja! Ditë gëzimi, apo edhe ditë e përjetimit të një ndjenje trishtimi të lehtë, se u moshuam edhe një vit? Ka mendime të ndryshme. Sepse secili ka këndvështrimin e vet. E kuptueshme. Jeta prandaj edhe është interesante se ka larmitë e veta.

Me kalimin e moshës, disa kanë ndjesinë se pak ditë para festimit të ditëlindjes, atyre sikur u prishet humori dhe shenjat tregojnë se janë duke përjetuar një rënie shpirtërore. Vitet ikin dhe njeriu i ndryshon përfytyrimet e veta pë jetën. Ai ka qejf të kthehet drejt rrënjëve, sepse në jetë vjen e merr një rëndësi të madhe cilësia, jo sasia. Dhe vjen një ditë kur ai mendon seriozisht për njerëzit që e rrethojnë, i heq syzet, përmes së cilave bota i është dukur si fushë me lule, Kësisoj, ai, në mesin e jetës, fillon të vërejë gjëra, të cilat më herët nuk i kishin rënë në sy. Një sërë syresh vazhdojnë të repektojnë disa shprehi që kanë zënë vend me kohë në jetën e tyre dhe mundohen t’u përmbahen atyre, çka, me kalimin e kohës, bëhet burim i një tensioni të brendshëm.

Në mënyrë që në jetën e njeriut të vijë diçka e re, ai duhet të lirojë vend brenda vetvetes ose duhet ta zgjerojë hapësirën e vet për të tjerët. Sepse këtu mund ta ketë burimin njëra nga arsyet e rënies së lehtë shpirtërore para festimit të ditëlindjes, paçka se njeriu mund të mos jetë i vetëdijshëm për një gjë të tillë.

Festimi i ditëlindjes nuk mund të sjellë gëzim për një ditë, aq më tepër kur edhe shumë urime që vijnë, mund të tingëllojnë formale.

Është e kuptueshme që janë të shumë ata, që, me afrimin e ditëlindjes, rrinë e vrasin mendjen se çfarë kanë mundur të arrijnë dhe çfarë nuk kanë mundur ta arrijnë në jetë. Dhe nëse rezultatet e jetës nuk u kanë sjellë gëzim,

është e kuptueshme që kjo do të reflektohet në gjendjen shpirtërore.

Një tjetër arsye e fortë e një gjendjeje të tillë shpirtërore, është sjellja në kujtesë e ditëlindjeve në moshën e fëmijërisë. Në moshë të re, ngjarjet dhe rrjedha e jetës rendin me një shpejtësi marramendëse dhe njeriu nuk arrin të vërë veshin dhe të dëgjojë vetveten. Kurse kur piqet, ai ka më shumë kohë për përsiatje dhe për të hyrë në kontakt me botën e tij të brendshme.

Ndodh edhe shpeshherë kur gëzimi është paksa i venitur gjatë festimit të ditëlindjes, për arsye se disa kërkesa që fshihen brendas shpirtit, nuk ka qenë e mundur të përmbushen. Se gëzimi është i lidhur me shpirtin. Sa më shumë njeriu e ka të zhvilluar logjikën dhe mendimin racional, aq më shumë ai largohet nga shpirti i vet.

Njeriu e ka të organizuar jetën në atë mënyrë, që ndjenjat dhe logjika, si dy pole të një gjysmësfere, nuk mund të jenë në harmoni me njëra-tjetrën. Sa më shumë synon të eci në jetë ashtu siç e mëson mendja, aq më shumë ai e humbet ca lidhjen me shpirtin e, për pasojë, edhe gëzimin nga pak.

Gëzimi është cilësi dhe tipar i shpirtit. Është burim i brendshëm në thellësinë e zemrës së njeriut.

Personaliteti politik, njeriu i shquar i letrave, diplomati i njohur dhe njëri nga udhëheqësit e luftës për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Banjamin Franklin (1706-1790), ka lënë një porosi të vyer për brezat pasardhës:

“Mundohu ta gjesh gëzimin në jetë. Kjo është mënyra më e mirë për ta tërhequr drejt vetes lumturinë”.

E kam njohur Mirën në vitin 1984, kur ajo u emërua përkthyese në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 Nëntori”. Ishte një redaksi e madhe, me një personel prej 48 përkthyesish dhe disa daktilografiste, në të cilën përballohej një punë mjaft e vëllimshme për përkthimin e letërsisë politike në 8 gjuhë të huaja. Asokohe isha përgjegjës i Redaksisë. Mira i kishte përfunduar studimet universitare për frankofoni dhe midis pedagogëve që i kishin dhënë mësim në fakultet, kanë qenë edhe pedagogë francezë dhe Profesor Vedat Kokona, një personalitet i shquar i kulturës sonë mbarëkombtare dhe njohës i shklqyer i kulturës franceze dhe asaj botërore.

Si studente e talentuar, që gjatë viteve të studimit në fakultet, ajo kishte studiuar gjuhën spanjolle dhe gjuhën italiane. Për gjuhën spanjolle kishte pasur një pasion të veçantë, prandaj edhe u punësua si përkthyese pikërisht në sektorin e spanjishtes të asaj redaksie. Talenti i saj si përkthyese, kishte shpërthyer që në moshën e pararinisë. që gjatë viteve të gjimnazit, në moshën 16-vjeçare, kur kishte arritur të përkthente nga frëngjishtja novelën-përrallë alegorike“Princi i vogël” (Le petit prince) të shkrimtarit dhe poetit francez Ekzyperi (Antoine de Saint-Exupéry – 1900-1944), si edhe në vitet studentore, kur ajo pati kuturisur të përkthente me sukses poezi të Vedat Kokonës në frëngjisht.

Mira nuk qëndroi deri në fund në sektorin e spanjishtes. Aty nga fundi i viteve ’80, ajo u transferua në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, ku e priste “varka e saj e parapëlqyer” drejt hapësirave “kaltërore” të përkthimit artistik, i cili edhe më shumë ushtroi mbi të një ndikim hyjnor për t’u bërë një shkrimtare me emër në botën e letrave shqipe.

Ja si e kujton Mira kohën kur punoi në Redaksinë e gjuhëve të huaja:

“Ishte vera e vitit 1984, kur, e porsadalë nga studimet universitare, iu bashkëngjita punëtorëve të përkthimit politik në gjuhë të huaj, në sektorin e spanjishtes… E mësuar me përjetimin e një lloj klime liberale karshi dogmave të kohës gjatë viteve të studimeve të mia të larta për filologji frënge, – ku pedagogët francezë kishin luajtur një rol të madh jo vetëm me profesionalizmin, qytetarinë dhe shpirtin e tyre të lirë, por edhe me librat e ndaluar që më jepnin fshehurazi, ashtu siç kishte luajtur rol të jashtëzakonshëm miqësia me profesorin tim të paharruar Vedat Kokonën dhe të vëllain e tij Nedim Kokonën, një tjetër intelektual par excelence, – me shumë drojë dhe frikë në zemër kapërceva derën e hekurt të sektorit të gjuhëve të huaja të “8 Nëntorit”, e cila, kohërave kur unë punova në Redaksi, nuk e kishte më rojen e mistershme të dikurshme pas saj. Ishte koha kur s’kisha shumë që e kisha kaluar pragun e të qenit vetëm një lexuese e thellë, serioze dhe e përkushtuar ndaj letërsisë së madhe të botës, dhe po hyja ngadalë, por sigurshëm, në udhën e përkthimit dhe të krijimit të mirëfilltë letrar… Kishte pasur raste që ishin përkthyer edhe 50 faqe në ditë nga një përkthyes i vetëm, ndonëse norma ishte katër faqe në ditë… Ishte “parajsa intelektuale dhe profesionale”, ku u rrita dhe u formësova, ku, pasi futa duart në magjen ku gatuhej brumi i përkthimit politik, gjeta volinë për t’iu dhënë përkthimit letrar, dhe kjo, për tërë jetën, ishte, ndoshta, i vetmi vend në Shqipërinë tonë të izoluar ku mund të thithej një grimë ajri me parfumin e lirisë dhe të botës së madhe”.

Zëvendësimi i sistemit u shoqërua në mbarë vendin me shpërbërjen e gjithçkaje, në të gjitha sferat e jetës, që nga objektet “e panevojshme” industriale, deri te shtëpitë botuese. Populli shqiptar “nuk kishte më nevojë” për “asnjërin” nga ato objekte dhe aq “më pak” për shtëpitë botuese. Sikur kasta politike në pushtet të kishte pasur fuqi hyjnore, me siguri që do ta kishte nxjerrë në ankand edhe ajrin, për t’ua kaluar në pronësi oligarkëve, në mënyrë që popullit t’ia shisnin me çmim të vendosur sipas tekave të veta. Kjo do të kishte qenë një “mrekulli e vërtetë”.

Viti 1990 Mirën e gjeti një intelektuale tashmë të pjekur. Pas vitit 1990, Mira, ashtu si edhe të gjithë përkthyesit e tjerë të Redaksisë, si edhe krejt punonjësit e të dyja shtëpive botuese, u gjendën me jetën ballë për ballë. Redaksia u kishte shërbyer përkthyesve si një universitet tjetër, si një kudhër e vërtetë për të përballuar “tërmetin” që po afrohej. Ata e gjetën veten shumë shpejt, duke u sistemuar në punë të ndryshme, madje edhe në fushën e diplomacisë, meqenëse përveç gjuhës së përkthimit në Redaksi, ata, që të gjithë, zotëronin edhe gjuhë të tjera.

Mira, si një intelektuale e formuar dhe me një vizion të gjerë për jetën, u orientua shpejt në situatën e krijuar. Mjaft e talentuar, e zgjuar nga natyra dhe me një shpirt praktikë, në vitet ’80-90 dhe në vijim, përveç sukseseve që shënoi në përkthimin e letërsisë artistike, kur, përmes penës së saj, erdhën në gjuhën nshqipe vepra të më shumë se 20 autorëve të huaj, ajo ra në sy për tri gjëra me peshë.

Së pari, në vitin 1994 ajo bashkëthemeloi dhe punoi si Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”. Pikërisht me nismën e saj, siç e thekson ajo në një intervistë të paradokohshme që i ka marrë Leonard Veizi për gazetën “Fjala” të datës 19 shtator, “u krijuan,çmimet e para private letrare, të cilat u dhanë për 8 vjet me radhë, dhe mendoj dhanë kontribut në ndërtimin e sistemit të vlerave në letërsi”.

Duhet përmendur Çmimi Kadare që ju dha shkrimtarit argjentinas, të njohur në mbarë botën, Ernesto Sabato (1911-2011), i cili, kur e mori atë Çmim, pati deklaruar: “Ky ishte më i madh se Çmimi Nobel”.

Së dyti, në vitin 1996, Mira themeloi dhe drejtoi revistën letrare “Mehr Licht” (Më shumë dritë – sipas shprehjes së famshme të Gëtes), anëtare e rrjetit evropian letrar “Eurozine”. Ajo revistë ka pasë qenë një faqe e ndritur në historinë e kulturës letrare mbarëkombëtare. Ajo pati shërbyer për adhuruesit e letërsisë si një dritare e shkëlqyer me vlera të jashtëzakonshme enciklopedike për prurjet e pamata nga krijimtaria më e mirë letrare mbarëkombëtare dhe botërore. Revista, me më shumë se 400 faqe, vazhdoi të botohej për 16 vjet me radhë dhe ka hyrë në fondin e artë të letërsisë sonë. Por paskëtaj ajo u “largua për në pasjetë”, u fik, u shua, mbaroi. Në kujtesën e lexuesve ajo “avulloi”, u ngrit drejt hapësirës, u shndërrua në një “meteor” që qarkullon nëpër humnerat qiellore dhe vazhdon të mbajë në sipëfaqen e vet emrin e skalitur me merak “Mira Meksi”.

Së treti, gjatë viteve 2002-2010, Mira ka qenë Drejtore e Përgjithshme e “TV ALSAT”. Drejtimi i këtij kanali televiziv me shikueshmëri të lartë, ka pasë qenë një kontribut i ndjeshëm i drejtpërdrejtë i saj në fushën e mjeteve informative pamore.

Të shumta janë veprat artiske që Mira ka krijuar në disa gjini letrare, si romani, novela, tregimi, eseistika dhe letërsia për fëmijë. Ajo ka kontribuar, gjithashtu, në lëmin e publicistikës, me botimet e saj në shtypin shqiptar, si edhe në shtypin francez.

Të shumta janë edhe vlerësimet që i janë bërë Mirës për përkthimet artistike dhe për veprat artistike origjinale. Ajo është nderuar më shtatë Çmime, me një Titull nderi dhe me Urdhrin “Comendadora” i Meritës Civile, i akorduar nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.

Jam më se i bindur se Mira nuk rend absolutisht pas Çmimeve. Megjithatë, kur atë e ka vlerësuar aq lart mbreti i Spanjës, do të kishte qenë shumë mirë, sikur parapavijat e Presidencës në Tiranë të ishin kujtuar me kohë dhe t’i kishin çuar Presidentit propozimin për t’i akorduar një Çmim të lartë.

Një meritë të veçantë ka Mira për përkthimin e veprave të veta artistike në frëngjisht, madje edhe të rikrijuara në këtë gjuhë. Kjo është një dukuri shumë e rrallë në kulturën tonë kombëtare. Ky është një talent i jashtëzakonshëm që haset rrallë edhe në kulturën botërore. Me këtë rast, ja çfarë i ka deklaruar ajo Leonard Veizit në intervistën e lartpërmendur:

“Të gjitha romanet e mia, përveç romanit “Porfida-Ballo në Versailles”, i cili është i përkthyer, i kam rishkruar në frëngjishte. Por edhe ky roman do të ribotohet në Francë më 2021, i rikrijuar në frëngjishte nga unë… Është një punë shumë e vështirë, e cila më merr vërtet shumë kohë. Është pothuaj sikur i shkruaj nga dy herë librat e mi. Sepse bëhet fjalë për një rikrijim në frëngjishte, është e pamundur që shkrimtari ta përkthejë veprën e tij, njëlloj siç mund të bënte me veprën e një shkrimtari tjetër… Si shkrimtare frankofone, kam më shumë shanse për t’u botuar. Ishte në të vërtetë propozimi i botuesit të Editions Persee, kur lexoi një përmbledhje në frëngjishte të romanit “E kuqja e demave”, që të më botonte si shkrimtare frankofone. Një ndërmarrje që rezultoi pozitive dhe që vazhdoi me romanet e tjera”.

Merreni me mend, të nderuar lexues, se sa lart e vlerëson botuesi francez veprën e Mirës në frengjisht, saqë i ngjallë një interesim të veçantë jo vetëm si përmbajtje, por edhe si nivel artistik i përkthimit apo i rikrijimit në këtë gjuhë.

Në veprën artistike të Mirës, lexuesi zbulon për shijet e veta jo vetëm atë që eshtë e nevojshme, e dobishme, por edhe atë që është e bukur. Aty ai vëren thellësinë e qiellit kaltëror, vezullimin e yjeve në hapësirat e tij të pamata, perëndimin e ndezur të diellit flakërues, paqyrimin e tij në morinë e pafundme të pikave të vesës mëngjesore, shpërthimin e fuqishëm të ndjenjave të dashurisë dhe dhembjen dridhëruese që ajo mbart në shpirtërat njerëzorë. Ai ndjek me endje dhe herë-herë edhe me një kërshëri të pazakontë rrëfimet artistike të Mirës dhe, tek ecën nëpër hapësirat e atdheut amë, tek ndjek lodrimin embëlor të valëve lozonjare të detit hijerëndë pranë brigjeve amtare dhe fëshfërimën solemne të gjethnajës së pyllit aty pranë, edhe ai mundohet ta kuptojë të bukurën sa më mirë. Madje edhe vetë të dijë si ta krijojë dhe si ta mbrojë atë. Dhe në zemrën e tij nisin të shpërthejnë filizat e fisnikërisë së shpirtit njerëzor. Pikërisht ky është ai ndikim i fuqishëm që ushtron proza artistike e Mirës mbi edukimin e lexuesit.

Tri gjëra më kanë lënë mbresa të thella në krijimtarinë artistike të Mirës.

Së pari, erudicioni i saj i jashtëzakonshëm. Në këndvështrimin tin, erudicioni i shkrimtarit shërben si uji i freskët, pa të cilin nuk mund ta përballosh dot zhegun e verës. Erudicioni atij i shërben si një përtejanë (sfond) e sigurt për shtjellimin mjeshtëror të ngjarjeve në veprën e vet artistike, për rikrijimin sa më të natyrshëm të skenave nga më të ndryshme për ngjarjet që pasqyron, për shndërrimin me një elegancë mahnitëse të të vërtetave jetësore në të vërteta artistike. Është pikërisht erudiconi i jashtëzakonshëm i Mirës që ka bërë të mundur krijimin e krejt korpusit të veprave të saj, çka bie në sy veçanërisht në romanin “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” dhe te novela “Hakmarrja e Kazanovës”.

Së dyti, mjeshtëria e saj e rrallë. madje e jashtëzakonshme, për skalitjen e ndjenjave të dashurisë. Mira e përshkruan pasionin e të dashuruarve me tone të ndezura, me një ndërkëmbim ngjyrash ëmbëlake, të shoqëruar me vellon e një drite poetike. Në krejt krijimtarinë artistike, Mira zbulon filozofinë e vet për dashurinë, çka të kujton krijimtarinë e disa autorëve francezë, të tillë, si Prosper Krebijoni (Prosper Jolyot de Crébillon – 1674-1762), Zhan Marmonteli (Jean-François Marmontel – 1723-1799) dhe Sebastian Shamfori (Sébastien-Roch Nicolas de Chamfort – 1741-1794).

Së treti, pasuria gjuhësore e krijimtarisë artistike. Leksiku i Mirës është një thesar i çmuar për gjuhën shqipe. Proza e saj është një “arkeologji gjuhësore”. Shumë fjalë ajo i ka nxjerrë nga harresa pikërisht me merakun dhe me pasionin e një arkeologu për kulturën dhe jetën e periudhave të lashtësisë. Ajo, me një guxim të kuturisur, krijon fjalë të reja dhe kompozita fantastike me brumin e shqipes në gatimoren e saj të pasur.

Mira e meritonte plotësisht ta priste dhe ta festonte 60-vjetorin e lindjes me një ngazëllim të jashtëzakonshëm, pikërisht për sukseset e arritura në krijimtarinë artistike, për jetën publike që përmenda më lartë, për vlerësimet e larta që i janë bërë. Por… Jeta ka të papritura. Dhe ndodhi ajo që thotë aktorja, shkrimtarja dhe komediania e njohur amerikane Fenni Fleg (Fannie Flagg – 1944):

“Mund të rastis që të torturohesh për një kohë të gjatë dhe mandej, kur për diçka nuk të ka shkuar mendja fare, fati, pa pritur e pa kujtuar, bën një piruetë befasuese”.

Më shumë se një muaj para festimit të 60-vjetorit më 27 shtator, Mirës i ndodhi një fatkeqësi e rëndë: Nëna e saj e dashur, Mami Nora e shtrenjtë, ndërroi jetë më 18 gusht. Kjo ngjarje e papritur ia ka rënduar së tepërmi gjendjen shpirtërore. Sepse Mami Nora ka qenë Kryezonja e edukimit të saj me tipare të shkëlqyera karakteri, ajo ka shërbyer për të si një Bibël e vërtetë. Ishte pikërisht Mami Nora ajo që Mirës i futi në gjak dashurinë për Gjuhën Shqipe, Gjuhën e Perëndive, siç e ka quajtur Naimi i Madh dhe Aristidhi i Madh. Falë edukimit të Mami Norës, tash sa vite, para lexuesit del një Mirë e çiltër si vetë thjeshtësia, e hijshme si vetë bukuria, me takt si vetë fisnikëria, dinjitoze si vetë krenaria, e prerë si vetë drejtësia, e zgjuar si vetë mençuria, zemërbardhë si vetë shenjtëria.

Unë dhe bashkëshortja ime e çmuar, Havaja, Mirën e urojmë nga zemra për 60-vjetorin e lindjes. Jemi të bindur se ajo do ta përballojë këtë gjendje të rënduar shpirtërore dhe do të gjejë forca për ta vazhduar po me kaq suksese krijimtarinë e vet artistike, sepse krijues të formatit intelektual të Mirës janë pasuri kombëtare.

Prof. Dr. Eshref Ymeri: Një përgjigje cinike e kryeministrit Rama | Gazeta  Telegraf

Santa Barbara, Kaliforni

23 shtator 2020

Gresilda Rrugeja – BURGU I ZI

No Comments Argëtim Letersi

KJO POEZI I KUSHTOHET PISHTAREVE TE LIRISE TE PERNDJEKURVE POLITIK QE VUAJTEN DENIMIN NE BURGJET E TMERRSHME TE DIKTATURES KOMUNISTE .

POEZI .BURGU I ZI .

Ate cast njoha te verteten
Dhe vuajtjet e tuaja i ndjeva prane
Vitet iken dhe u treten
Por plage ne zemer ata na lane

Sa here poezia ime
Sa here ka vajtuar
Mbi vuajtje e mbi dhimbje
Historite i ka deshmuar

Ne terrin e qelise
Mes hekurave vdekjen e shikonin
Vitet e rinise
Mes rebesheve po i kalonin

Mes telave me gjemba rrethuar
Lirine e prisnin me padurim
Se liria per ta ishte shume e cmuar
Ishte si rrezja e diellit qe del ne agim

Ne ate burg te zi
Ku enderrat i rrethonin
Enderrat per liri
Kurre s’ja ndalonin

Vuajtjet e tyre s’kishin t’mbaruar
Vuajten , vuajten si mos me keq
Me lot te kripur terur , tretur
Shpirti i tyre sa shume ka heq

Jetuan mes perbindshave plot 45 vjet
Me shprese se perbindshat s’do kishin pushtet
Jetuan mes ferrit qe s’mund ta pershkruaj njeri
Por serisht i mungoj e shtrenjta liri

Me shpirtin e tyre te vrare
Largohen nga atdheu per te gjetur liri
Ndoshta larg , atje ku s’ka barbare
Do te gjejne prehje e qetesi .

Gresilda Rrugeja 06 . 09 . 2019 .

Burimi/facebook – Rexhep Rrugeja

Skënder Sadri KAPITI – Krenar të jesh kosovar

No Comments Argëtim Letersi

Nga Skënder Sadri KAPITI

Frymëzimi gjithmonë nxitet nga kujtesa e mos-harresa e sakrificave të kombit, e së shkuarës heroiko-historike të tij dhe të traditave e të trashëgimive të mira e të vyera kombëtare që i shërbejnë të tashmes dhe të ardhmes.

Historinë dhe të shkuarën duhet ta kuptosh në kushtet e rrethanat e reja kur ftohet dhe nevojitet ndryshimi e përmirësimi.

Përmirësimin e këkojnë Ligji, e Drejta dhe e Vërteta, të cilat vijnë nga Zoti; përsosjen e kërkon rrugëtimi kombëtar drejt më të mirës dhe drejt të resë së dobishme.

Përmirësimin drejt përsosmërisë së përhershme e të pandërprerë e pengojnë egoizmi, injoranca, tradhtia dhe liria e lakmisë për pushtetin, për paranë dhe pasurinë me hajni e korrupsion , me zullum dhe haram që janë impulse negative e verbërie.

Këto vargje për krenarinë kosovare vijnë si kujtesë historike kundër një realiteti zhgënjyes dhe papëgjegjshmërie të klasës aktuale politike shqiptare si në Shqipëri por edhe në Kosovë pasi: krimi, korrupsioni, hajnija, mashtrimi dhe tradhtia janë armiqt më të mëdhenj të perspektivës drejt përsosmërisë kombëtare,sepse ato formojnë boshllëk shoqëror, moral, emocional, patriotik dhe kombëtar që vetëm sa pengojnë dhe bllokojnë ecjen përpara drejt më të mirës së nevojshme kombëtare që pashmangshmërisht imponon koha.

Është mëkat i madh mospranimi dhe moskorigjimi i gabueshmërive tona si dhe mosndëshkimi i pushtetit të lig, korrupsionit, tradhtisë dhe të politikës së keqe, mëkate këto, prej të cilave nuk i shpëtojnë ndëshkimit jo vetëm ata të cilët i shkaktojnë ato, por bëhen dhe vijnë si

ndëshkim i ashpër dhe si meritë edhe për ata të shumtët që i durojnë ato.

Prandaj kombi që të shkojë drejt përmirësimit dhe më të mirës duhet të jetë vigjilent dhe të ndëshkojë e të ndahet nga të këqijat dhe nga të këqijtë e politikës së keqe duke i ndëshkuar ata dhe tradhtinë e tyre.

Ne krenohemi me Kosovën, me veprën kombëtare të jashtëzakonshme të saj, e cila sfidoi dhe nuk lejoi asimilimin dhe as asgjësimin e substancës shqiptare prej krimeve, barbarive dhe gonocidit serbo-sllav në një betejë për mbijetesë, liri, mëvetësi e shtetësi shqiptare për më shumë se 1000 vitesh.

Krenar të jesh kosovar

Është krenari,

Të jesh shqiptar kosove

Që për mikun ka bujarinë,

Për atdheun trimërinë,

Për nder besën e burrërinë

Që jep jetën për shqiptarinë

Krenar të jesh dardan e kosovar,

Dhe të kesh e ndjehesh me shpirt shqiptar.

Gjithmonë Kosova ime,

I qëndrove çdo stuhie

Mu në mes të Ballkanit

Nuk të mundën kurrë barbarët e sllavit.

Për shekuj e shekuj, Kosova ime,

Me sakifica mbinjerzore,

Qëndrove dhe sfidove

Kohrat e errëta e të tmerrshme,

Pushtuesit e barbarët,

egërsitë e barbarisë,

Që të penguan rrugën dhe rrjedhën

E lirisë, të historisë e kombëtarisë

Jam krenar me ty, Kosova ime,

Se burra kombi, dëshmorë

Dhe heronj legjendar linde e rrite.

Me gjakun e tyre tokën vadite.

Kosovën e tokën,

Drejtësinë e lirinë e shqiptarit,

Zemrën dhe shpirtin e kosovarit

Kurrë nuk i mposhti

hordhia e serbit e as e sllavit.

Kosova ime:

Edhe pse të rrënuan anëembanë,

Edhe pse të dogjën e të vranë,

Ti, Kosova kreshnike

Mbete e qëndrove,

gjithmonë zemër shqiptare

Edhe pse gjithë Europën

E pate kundër

Kosovë, kombi ynë shqiptar hero,

Qëndrove dhe fitove

Si atdhe, shtet dhe si komb shqiptar.

Kosovë, je zemra e shqiptarëve.

Djepi i lirisë

Je krenaria, burrëria,

Trimëria, fjala,

Je besa e nderi i shqiptarit,

Këto janë amanete që Ti Kosovë,

I ruan e trashëgon prej të parëve,

Prej Ilirit, Dardanit,

Arbrit dhe Shqiptarit

Autori, Skënder Sadri KAPITI. Durrës, Shtator 2020

Feja e shqiptarit âsht shqiptarija …!!!

No Comments Argëtim Letersi

Pritje n’radhë n’pikën kufitare n’Merdarë për t’hy n’truellin shqiptar t’Kosovës.
Rastësisht qëndroja n’varg mbas 4 veturave me targa austriake, drejtuesit e t’cilëve ishin t’gjithë shqiptarë t’Kosovës (që siç dukej, kishin udhëtue s’bashku), që po tymosnin n’grup n’pritje t’rradhës.

  • A dini gja, a egziston përsëri ajo taksa 30 euro që paguhet si sigurim n’Kosovë?, … i pyeta duke i folun ngadalë e shkoqun, mbasi shpesh kolegët kosovarë n’Vjenë kanë vështirësi me kuptue gegnishten time. Burrat kthyen t’bezdisun kokën, tuj m’veshtrue me mosperfillje nga kambët te kryet ndërsa njeni, instinktivisht, i kthej pergjigje pyetjes sime.
    Natyrshëm, atë ditë, kisha n’qafë gjyslykët e leximit, varësen me shqiponjë dhe nji rruzare, t’cilën ma pat dhurue Nanë Tereza n’vizitën e parë n’Shqipni, që m’shoqënon n’çdo udhëtim t’largët.
  • Qenka “asisojit” ky, – foli njeni prej burrave, tuj i jashtëqitë fjalët nën za, që t’mos vinin deri tek unë, ndërsa bani me tallje shenjën e kryqit.
    U shtanga, i pasigurtë nëse ndigjova mirë çka u tha, ndërsa kosovarët u futën rrëmbyeshëm ndër veturat e tyne luksoze me targa perendimore.
    Sa e largët m’duket dita e bashkimit kombëtar, mendova, tuj shtërngue me dhimbje n’grusht rruzaren dhe shqiponjën që vareshin n’qafën time.
    Pjeter Logoreci
    Shtator 2020

Burimi/Facebook

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Trungu i lashtë i jetës time…

No Comments Argëtim Letersi

Një esse faktike dhe artistike e strukturuar në formë monologu, që vetëm aktori i madh Vangjel Toçe me zërin e tij hyjnor mund t’a sjellë në jetë dhe rilindë. Unë kam patur fatin si në kohën e miturisë, por dhe sot të mbaj kontakte të afërta falë face bookut me këtë kollos të artit dramatik që për arsye banale politike ja këputën zinxhirin e ëndërrave. Por, kjo vërtetë i solli një etapë të re që dot se mposht kurrë askush. Zëri i tij është zëri i të vërtetës, i tragjikes, i komedisë, zëri i baballarëve tanë që nuk na harrojnë kurrë. Vangjo Toçe siç i thonë, jam e sigurt që do të na sjellë surpriza të bukura artistike dhe, pa dyshim që edhe zonja e nderuar Diana Ziu me fëmijët e tyre, por dhe ne do të na e kish ënda të shohim bukuri të formuara artistike nga ky artist gjigand… Artistit Vangjo Toçe i urojmë një jetë të bukur, të shëndetshme dhe të suksesshme. Me shumë respekt Ardiana Dhimiter Mitrushi

Trungu i lashtë i jetës time…

Në trungun e lashtë të historisë time formoheshin lënduar fjalët e qiririt. Ato fjalë që nuk u shuan kurrë nga lotët, por burim kishin uraganët patetik shpirtëror. Në pasqyrën e shpirtit ndiqja hijen e dikurshme të djalërisë time, që si një kaproll vraponte duke kapërcyer retë pafund. Mu duk vetja si një maratonomak me petka gladiatorësh veshur dhe shtrënguar, por që është gati për triumf. Në duar shpesh mbaja krismat e pa dëgjuara që si shkrepëtima villnin vrerin e kohërave që do të vinin. Lëndinat e mia si magjistrica pëshpëritnin fatin tim si një llavë vullkanike. Unë i zbutur nga tërbimi kryeneç, fillova ekzekutimin zanor dhe shpirtëror në arenat teatrale. Këmbët si kërthinj të njomë mbanin sytë e botës që zhbirilonin qelizat tokësore nji e nga nji. Me hiret e mia Migjeni gjeti vetveten edhe në netët pa dritë, me shpirtin tim zgjoi ditët si trokitje tronditëse të mjerimit. Me vajin e kandilit mbaja zgjuar shpresën e lënduar nga ajo farë e keqe njerëzore dhe politikanësh të pa shpirt. Nga trungu im i përvëluar mbinë filizat e bukurisë, që e bukura ime e netëve të pa fjetura lotonte buzëqeshjen melodike. Si kujdestare zgjodhëm Dean e bukur dhe, Artemisen si perendeshë që me zërin e natës të këndonte ninanullat që perëndesha e jetës time qëndiste në pentagramet melodikë. Dashuria ime kish marrë si detaj bojërat shumë ngjyrëshe dhe qiellin e kaltër që çdo ditë sillte shpresën si një dëshirë e vonuar, por unë përsëri e prisja. Në faqet e mia shfletoja netët që më vidhte alkoli endacak duke më shtypur ndjesinë që unë t’a kam lënduar. Sa herë netëve qaja në gjumë duke kërkuar faljet e pafund, por dikush nën jastëk m’i fshihte dhe i mbyste përsëri.
Skenat harruar qanin me zërin tim gënjeshtarët e pafytyrë, frikamanët e pa zotë që si langonj puthnin bythët e zbuluara.
Më fal o Zot… të lutem më fal edhe nëse jam tunduar, më fal… në trupin e mishtë botës time bukurinë ja kam mohuar. Sa herë dëgjoja zërin tënd dhe fjalët të dua, zëri im lotonte si një shkrepëtimë oqeanike.
Tek vitet iknin unë isha përsëri këtu, po , po këtu, të pres ty e shtrenjta ime. Të pres tani, të pres mes qortimesh që meritoj. Sot më duhet dhe, e pranoj sa shumë të dua, por ne nuk jemi vetëm dy, jemi ne edhe ne. Filizat tona janë burimi i llavës së dashurisë dhe, me krenarinë tuaj rrah gjoksin tim… shhhhh!… të mplakur, por që thërret si në rini. Ju jeni jeta ime, ju jeni fillesa e një historie që bukur hedh ngjyrat sociale. Në këtë botë dua të zgjoj me natë skenat e drobitura dhe bërë tapë nga pluhuri politik. Sot, dua të shkund petalet e luleve që nuk harruan të qeshin kur trupin ja këputën me forcë dhe jetën ja mbanin me shpresë në vazot e kristalta pa jetë.
Shpesh marr fletë të shkruara me fjalë që zjejnë, që thërrasin, që lëndojnë, që duan të dashurojnë. Ato fjalë zenë më puthin pa mbarim tërë qenien time dhe më tërheqin zvarrë në skenën botërore dhe, me forcë më përplasin buzët duke shfryrë helmin e kohës për lehtësimin e ditës së re në vijim.
Qetësisht po numëroja përsëri rrudhat e historisë time, shkoja deri diku dhe, shtangesha nga dyshimi i vetvetes. Unë nuk jam i mplakur, por i rrudhur nga shenjat e kohës së shkuar, që e kam hedhur në sëndukun e mbuluar nga pluhuri i zënkave të falura dhe të harruara përfundimisht.
Zura qeshja ashtu si një çilimi sinqerisht, dhe thashë me vete; Skenën mundët t’ ma merrnit, por talentin tim, jo de jo, nuk jua lejoj kursesi. Unë dhe talenti mbetemi beskinë të vetvetes, kohës dhe ditëve që do të vijnë.
Ardiana Mitrushi 09/20/2020…

Burimi/Facebook