Home

Lajme

Në 40-vjetorin e lindjes, mësoni 40 gjërat që nuk i keni ditur për Bleona Qeretin

No Comments Argëtim Thashetheme

Sado të kalojnë vitet, Bleona Qereti mbetet diva!

Gjithmonë kur përmendet emri i saj, jo vetëm ka lajme, por ajo është si një tërmet për mediat. Edhe pse e shohim shpesh në ekran, ajo gjithmonë ka diçka për të thënë ndryshe nga të tjerat. Sot diva e skenës shqiptare, ajo që ka thyer shumë tabu, kur të tjerat nuk guxonin as të këndonin, feston 40-vjetorin e lindjes. Vitet për të kanë ndalur, aq sa mosha për të është thjesht në numër. Bleona mbetet e njëjta si në fillimet e karrierës së saj!

Edhe pse ju me siguri e njihni shumë mirë Bleonën, sot në këtë artikull, në ditëlindjen e saj të 40-të kemi mbledhur 40 gjërat që mbase nuk i dinit për Bleonën.

1-Është natyrë shumë besnike dhe bën çdo gjë nisur nga marrëdhëniet njerëzore, dashuria, shoqëria deri tek moda dhe restorantet. Shkon në të njëjtat restorante në LA prej 7 vitesh dhe porosit të njëjtën pjatë.

2-Bleonës rrallë i pëlqen një gjë 100%.

3-Ka 3 restorante të preferuara në LA.

4-Ka 5 firma mode të preferuara.

5-Ka 1 njeri që e do, të tjerët nuk i interesojnë.

6-Ka 1 pasion.

7-Ka një vajzë që i bën thonjt në LA. Nëse ajo vdes, ajo nuk ka më thonj.

8-Është person shumë selektiv. Nuk harxhon kohë me gjëra kot dhe njerëz kot!

9-Nëse thonjtë, flokët dhe dhëmbët e saj nuk janë PERFEKT, përgatituni për Luftën e 3-të Botërore.

10-Ka shumë pak shokë të vërtetë.

11-Nëse do të jesh armiku i saj, zgjoje nga gjumi në mëngjes.

12-Kurrë mos e gënje Bleonën, pasi në këtë mënyrë nuk do ta kesh kurrë mirë me të.

13-Nëse i vë vetes një synim, bëj çdo gjë që kam në dorë për ta arritur deri në vetësakrifikim. (Motoja e saj)

14-Nëse e do jetën mos e sulmo familjen e Bleonës, njerëzit që ajo do dhe karrierën e saj. (Thënë në intervistën për revistën Who)

15-Këngëtarja e saj e preferuar shqiptare është Irma Libohova.

16-Mbiermi i saj nuk është Qerreti, por Qereti.

17-Bleona i ka ngrirë vezët, për t’i përdorur në një çast të caktuar, kur të vendosë të bëhet mama.

19- “Ti Nuk Di As Me Ma Lyp”, është një ndër këngët që Bleona ka thyer tabu në Shqipëri në vitin 2003.

20-Bleona është shpërngulur në Amerikë në vitin 2010.

21-Ajo ka gjithsej 8 albume.

22-Bleona dëshiron të ketë 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.

23-Kënga e saj më e arrirë, sipas Bleonës është “I don’t need your love.”

24- Kjo këngë është renditur e para në top listën e këngëve ritmike në gjigantin “Billboard”.

25-Ajo do të botojë një libër autobiografik.

26-Vendi më i bukur në botë për të jetuar, sipas Bleonës është Kalifornia.

27-Tre burrat më të rëndësishëm në jetën e saj janë: Babi, vëllai dhe gjysma tjetër që nuk ka ardhur ende.

28-Ndërsa 3 gratë më të rëndësishme janë: mami, gjyshja dhe e vetja e saj.

29-Bleona nuk e pëlqen alkoolin.

30-Nuk ka konsumuar asnjëherë drogë.

31-Gjërat pa të cilat nuk udhëton dot janë: Listerine, furçë dhëmbësh, fije dhëmbësh, krem sysh dhe fytyre.

32-Punon pothuajse gjatë gjithë ditës. Nuk ka pushim për Bleonën.

33-Personat e parë që sapo takon kur vjen në Shqipëri janë: Gjyshja e saj, Vera Grabocka dhe Blendi Fevziu.

34-Bleona ka një vëlla, emri i të cilit është Bledi.

35-Bleona ka bërë operacion plastik vetëm hundën.

36-Bleona preferon të bëjë plazh nudo.

37-Bleona jeton në Los Angeles me qenin e saj Jonny. Përballë shtëpisë së saj jetojnë edhe prindërit me të cilët Bleona ka një lidhje mjaft të ngushtë.

38-Bleona nuk e pëlqen gatimin.

39-Fustani rrjetë që ajo veshi në American Music Awards 2014, vazhdon të komentohet edhe sot.

40-Bleona sot mbush 40 vjeç! Edhe 100 DIVA!/Revista Class

Pas akuzave për mashtrimin e Loredanës, Mozzik ka një mesazh për kritikët

No Comments Argëtim Thashetheme

Shoqërimi i Loredanës nga policia zvicerane bëri bujë në rrjet, teksa ajo akuzohet për mashtrim, duke i marrë një shtetaseje zvicerane shumë marramendëse që shkon në 700 mijë franga.

Menjëherë pas lajmit, Mozzik bllokoi komentet në profilin e tij, ndërsa vetëm sot ka postuar një foto.

Madje ai ka shfrytëzuar publikimin e saj për të dhënë një mesazh për të gjithë opinionin publik, teksa nuk munguan kritikat e shumta sidomos ndaj këngëtares.

“I bërë vetë dhe real deri të vdes!”, ka qenë mbishkrimi i Mozzik.

Mozzik dhe Loredana disa ditë më parë mbajtën një konferencë për medie në Kosovë, në të cilën reperja tha se paratë nga ai çift u morën me vullnetin e plotë të tyre.

tiranatoday.al

Rrëfehet deputetja: Jam besimtare e devotshme, kam agjëruar edhe shtatzënë

No Comments Argëtim Thashetheme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth përkushtimit të saj ndaj agjërimit dhe besimit islam.

Ajo tregoi se ka nisur të agjërojë që në moshën 7 vjeçare dhe prej asaj kohe ka mbajtur Ramazan çdo vit, madje edhe gjatë shtatzënisë.

“Kam qenë shtatzënë në vajzën dhe kam pasur një shtatzëni shumë normale, pa komplikim, pa kurrë gjë. Unë kam ndjerë se mund ta bëja dhe e kam bërë”, tha ndër të tjera Duda.

Gjithashtu, nëna e tre fëmijëve, tregoi se nuk ka konsumuar asnjëherë alkool për të respektuar deri në fund fenë.

Burimi/Gazeta Shqip

Çfarë do të ndodh tash me Loredanën

No Comments Argëtim Thashetheme

Prokuroria po vazhdon hetimin e rastit për Loredana Zefin pasi që ajo u akuzua për vjedhje të parave një çifti zviceran, shkruan ‘20 minuten‘ përcjell GazetaBlic.Projekti i fundit muzikor i reperes nga Ferizaji është ‘Romeo&Juliet,‘ në bashkëpunim me Mozzikun. Këngë kjo e cila u pëlqye mjaft shumë nga publiku dhe deri më tani është klikuar 27 milionë herë në ‘Spotify‘.Po përkundër suksesit të saj në muzikë, qysh se nga dje Loredana po merr tituj negativ pasi që po kritikohet si shkak i kësaj akuze për vjedhje parash nga një çift në Zvicër. Ajo ka marrë më shumë se 700.000 mijë franga.

Prokuroria e Luzernit është duke hetuar mashtrimin. Në media sociale reperja po kritikohet tejet shumë për këto akuza edhe pse ende nuk dihet se a janë të vërteta.Si shkak i këtyre akuzave shtrohet pyetja, se çka do të ndodh tashmë me karrierën e Loredanës?

‘20 minuten’, ka marrë një deklaratë nga menaxherja e muzikës Oli Rosa e cila tha: ‘Loredana tashmë ka kaluar në një ‘mjedis’ tjetër dhe i ka ndodhur diçka që nuk duhet dikujt t’i ndodh dhe nëse dënohet dhe këto akuza janë të vërteta atëherë pa dyshim se do ta dëmtojë në karrierë’.Elia Binelli, themelues i revistës ‘Lyrics’, thotë: ‘Loredana nëse dënohet atëherë ajo nuk mund të publikojë këngë dhe kështu mund edhe t’i përmbyset karriera‘.

‘Aktualisht, rasti i Loredanës është një fenomen i zakonshëm. Reperet po përballen me gjykata kohët e fundit. Ekziston rasti i motrës së reper-it gjerman, Ewa, e cila u akuzua për përdhunim. Ai gjithashtu emëron shembujt e reperit amerikan ‘6ix9ine’ ose ‘YNW Melly’. Ky i fundit përballet edhe me dënimin me vdekje për vrasjen e dy personave. “Megjithatë, muzika e tij është akoma e kërcënuar,’ thotë Binelli. Ndërsa, disa njohës të kësaj larmie sipas ‘20 minuten‘, thonë se nuk besojmë se një mashtrim financiar mund ta dëmtojë karrierën e Loredanës. Rasti bën që fansat e saj të tregojnë me shumë interes për të dhe nëse dështon, ajo përsëri mund ta rimëkëmbë karrierën pasi që ajo e ka filluar atë në ‘Instagram‘ dhe ka qenë e pavarur nga industria e muzikës dhe nuk është e varur prej tyre për sa kohë nuk bojkotohen rrjetet sociale.Në muajin Korrik, Loredana dhe ‘Mozzik‘ do të performojnë në ‘Openair Frauenfeld‘.

‘The Openair Frauenfeld‘ nuk mund të komentojë mbi rastin pa një konkludim të policisë. Në njërën anë, këto janë padyshim një proces i vazhdueshëm dhe nga ana tjetër çështje private e artistes, thuhet në një deklaratë me shkrim. Organizatorët do të ndjekin nga afër rrjedhën e mëtejshme të rastit dhe reagojnë në përputhje me rrethanat. Loredana, gjithashtu ka vende të mira në listat e ‘Spotify‘. Nëse ‘Spotify‘ reagon ndaj rastit dhe nëse reperja është më në fund e dëbuar nga programi atëherë aty do të ndodhë diçka jo e dëshirueshme për karrierën e saj.Ndërkohë, reperi gjerman Farid Bang reagon me humor ndaj rastit. Duke aluduar për Loredanen, e cila ishte paraqitur si një avokate me emrin Anna, ai thotë: ‘Siç rezulton ajo nuk është vetëm repere ka studiuar ligjin dhe u bë një avokate, pastaj ai shpërthen duke qeshur’.

Burimi/botapress.info

A ka bërë ndërhyrje në fytyrë dhe në trup Bebe Rexha? Këngëtarja flet troç për kirurgjinë plastike

No Comments Argëtim Thashetheme

Bebe Rexha është treguar shumë e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë me fansat e saj. Këngëtarja shqiptare ka folur edhe njëherë hapur për ndërhyrjet gjatë intervistës së saj të fundit të realizuar për revistën “Health”.

Këngëtarja ka treguar se si kritikohet për peshën dhe se si bën ushtrime vazhdimisht më shumë për shëndetin se për çdo gjë tjetër.

Kanë dalë zëra madje se Bebe ka bërë ndërhyrje në vithe dhe hundë, mirëpo gjatë intervistës ajo e ka mohuar një gjë të tillë madje ka thënë se i frikësohet ndërhyrjeve:

“Unë nuk i kam bërë kurrë të pasmet, dhe as hundën”.

“Ndoshta nëj ditë do të dua të bëj gjoksin, nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi”.

“Në të vërtetë, unë kam një septum të devijuar (të hundës) dhe vazhdoj të marr infeksione të sinusit, dhe kam frikë ta bëj atë. Kam frikë që t’i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike… Nëse bëj hundën do ta them patjetër. Nëse më bën të ndihem më mirë dhe seksi? Unë bëj çfarë të dua”, ka thënë ajo duke mos përjashtuar mundësinë e ndonjë ndërhyrje në të ardhmen.

Bukuroshja shqiptare tha se po bën terapi për ta dashur veten më shumë që pas kritikave që iu vërsulën që kur hyri në industrinë e muzikës.

Burimi/botapress.info

KUSH PAGUHET MË SHUMË MAJK APO GETOARI? REPERI SURPRIZON ME PËRGJIGJEN

No Comments Argëtim Thashetheme

Majk dhe Geti janë dy nga reperët më të pëlqyer të momentit.

Të gjitha bashkëpunimet e tyre janë kthyer në hite si: ‘S’jena mo’, ‘Ajo’, ‘Paris Milano’ etj.

Mirëpo kurioziteti i publikut qendron te shuma që ata marrin në koncerte.

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Xing me Ermalin’, Majk u pyet se kush paguhet më shumë prej tyre.

Ai u shpreh se nuk e ka idenë sa paguhet Geti prandaj nuk mund të bëjë një krahasim se cili merr më shumë para.

newsbomb.al

45-vjeçare, por Albërije Hadërgjonaj këtë herë mahnit me format e trupit në fustanin e ngushtë të lëkurës

No Comments Argëtim Thashetheme

Albërije Hadërgjonaj si Kim Kardashian!

Ne jemi mësuar të shohim ‘bombën’ 45-vjeçare të shfaqet çdo herë e më e kuruar në dukje.

Por Albërije Hadërgjonaj këtë herë ka befasuar të gjithë.

Ajo ka publikuar një video në të cilën shihet në një fusta të zi prej lateksi, material ky që është shumë i preferuar edhe nga Kim Kardashian, shkruan Gazeta Express.

E Albërija nuk ka zhgënjyer dhe nuk ka gabuar aspak në këtë përgjedhje, meqë materiali i tregon për mrekulli format fantastike të trupit.

Ajo po përkujdeset shumë për format e saj të trupit e gjithashtu edhe fytyrën, e para pak kohësh ka thënë se të gjitha gratë duhet të kujdesen sa munden për veten e tyre./Gazeta Express/

Infermierja në spitalin e Mitrovicës vishet me uniformën e xhandarmërisë serbe

No Comments Argëtim Thashetheme

Një qytetare e Mitrovicës së veriut ka publikuar një fotografi ku shihet e veshur me uniformë të xhandarmërisë serbe.

Në fotografi bëhet e ditur se e njëjta punon në Qendrën Klinike në Spitalin e Mitrovicës së Veriut.

Ende nuk është arritur të konfirmohet saktë se në çfarë pozite punon kjo vajzë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, por që një gjest i tillë është mjaft i pahijshëm, ku mundohej të shprehte mburrje me uniformën të cilën e mbante të veshur.

gazetaexpress.com

EDHE NJË MARTESË NGA FËMIJËT E KËNGËTARËVE TË ESTRADËS

No Comments Argëtim Thashetheme

Dasmat e familjarëve të këngëtarëve shqiptarë, duket se këtë vit ka nisur më herët se zakonisht.

Pas dasmës së Gresa Behlulit e djalit të Remzie Osmanit, radha është për një dasmë tjetër.

Djali i këngëtarit Ramadan Krasniqi-Dani, Andi Krasniqi pritet t’i jep fund beqarisë këtë të diele, shkruan Magazina.al

Andi dhe Dafina, pritet që ceremoninë e dasmës ta bëjnë këtë të diele, e sigurisht që do të ketë shumë të ftuar.

Kujtojmë se djali i Danit, nuk është edhe i panjohur për mediat, pasi ai kishte tërhequr vëmendje me jetën luksoze që bën dhe veturat e shtrenjta, ku tani posedon një Ferrari luksoz të cilën e ka dhuratë për ditëlindje nga babi i tij.

Burimi – Insajderi.com