Home

Lajme

Do conte Andin tek gjyshi, por Tea publikon foto me Beartin tek familja e saj

No Comments Argëtim Thashetheme

Bukuroshja Tea Trifoni është kthyer në një ndër personazhet më të komentuara në median rozë.

Kjo për shkak të pjesmarrjes së saj në Për’puthen dhe skandalit të lidhjes me Beartin, dhe jo me Andin.

Pas shumë ditësh zhdukje nga vëmendja, Tea është rikthyer me pamje të re dhe përgjigje për ndjekësit e saj.

Për herë të parë Tea ka publikuar pamje të saj në krah të gjyshërve ku pyetet se cfarë mendon gjyshi saj për Beartin.

Bukuroshja e cila tashmë është një kokëkuqe, shprehet se gjyshi e ka pëlqyer shumë djalin nga Kosova i cili i rrëmbeu zemrën në Për’puthen.

Ndër pyetjet nga komentuesit ajo ka zbuluar se ku do ta kalojë me Beartin “Shën Valentinin”, dhe si duket cifti i ri ka zgjedhur të udhëtojë drejt Vlorë.

Burimi/maska.al/

Përputhen/ Ish-konkurenti publikon audio-inçizimin e autores së emisionit

No Comments Argëtim Thashetheme

Para disa ditësh, Erjon Geca, ish-konkurrent në “Për’puthen” paralajmëroi Olsa Muhametin se do të publikonte një bisedë telefonike që ajo ishte në dijeni për konkurrentët.

Ai u shpreh se Olsa e ka ditur prej kohësh gjithçka që ndodhte dhe se i ka mbajtur brenda konkurrentët për klikime.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme ai publikoi disa pjesë të audio-incizimit të autores së emisionit e cila fliste për elim inimin e Erjonit dhe për konkurrentet të cilët bëjnë lojëra jashtë, shkruan Express.

“Do të shikosh nesër në program do të jetë një paralajmërim, e lëmë të jetë dikush nga Tea, Andi ose dikush nga ana që ka ndikim, kushdo cofte të përjashtoj nga programi se unë ‘Për’puthen’ nuk e shkatërroi për njerëzit që bëjnë lojëra jashtë”, dëgjohet duke thënë Olsa.

Ndërsa ai i thotë se të gjithë konkurrentët i ke që bëjnë lojëra jashtë, ajo vazhdon duke thënë:

“Kjo që po ndodh, i kam thënë edhe atyre brenda se përçarja se do të ndodhë do të jetë kaq e fuqishme sa do ti themi të gjithëve shumë keq, dhe i pari që do të flasi do kaloj në proces gjyqësor me TopChannel, dhe unë e kam ndarë dhe i kam thënë”, tha Olsa.

Pas këtyre audio incizimeve, Erjoni ka postuar edhe një foto duke treguar se aty dëgjohet mirë sesi i shkelin rregullat nga vetë ata që i kanë vendosur.

“Ktu dëgjohet mire sesi shkelen rregullat nga vete ata qe i kane vendosur nuk bën elim inimet e duhura por vazhdoni dhe i mban edhe me ane te PRESIONIT konkurrentet per tua shfrytëzuar imazhin qe te marrin klikime sa me shume duke mash truar publikun si diçka reale per arsye përfitimi”, ka shkruar ai.

“Ndërsa ata që nuk pranojnë elim inohen edhe pa arsye thjeshte me justifikim nëse ne vazhdim nuk respektohen rregullat që janë bërë publike dhe nuk pastrohet ai vend që të dali diçka reale dhe e bukur sic i ka hije dashurisë atëherë do të jetë publiku që do e bëjë kte gjë pasi do dalin shumë e shumë gjera tjera”, shtoi ai.

Gjithashtu ai ka cekur se padrejtësitë ndaj tij që janë bërë nuk do t’i fal dhe do të reagojë në rast se nuk ndodh pastrimi i konkurrentëve.

“Presim pastrim dhe diçka reale shpresojmë të ndodh, nëse nuk ndodh drejtësi reagimi im do të jetë i menjëhershëm, padrejtësitë ndaj meje nuk i fal keni gabuar”, përfundoi ai.

Të gjitha këto skandale kanë dalur në shesh pasi dyshja Andi – Tea dolën çift nga emisioni, por që kjo e fundit kishte një lidhje jashtë me ish-konkurrentin Beartin.

Burimi/Shkodra.info

“Kanuni i Lekë dreqit duhet të digjet”: Hoxha nga Mitrovica befason me deklaratën e tij

No Comments Argëtim Thashetheme

Imami i xhamisë së Shipolit në Mitrovicë, Fatmir Latifaj, ka deklaruar se Kanuni i Lekë Dukagjinit është kanuni i “Lekë dreqit” dhe si i tillë ai duhet të digjet, pasi që ka instalu gjakmarrjen midis shqiptarëve.

Hoxha Fatmir Latifaj ka dhënë një deklaratë që po kritikohet nga njerëzit në lidhje me Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Ai thotë se ky kanun është kanuni i Lekë dreqit dhe duhet të digjet.

“Ky është kanuni i Lekë dreqit i cili është i porositur për ta prishur shqiptarinë. Atë duhet me djeg, prej koke, prej zemre edhe prej biblioteke. Nuk bën me ekzikstu ai”, ka thënë hoxha Latifaj.

Tutje ai ka thënë se po bën thirrje publike që ky kanun të largohet nga toka dhe rafti i shqiptarëve.

Ndryshe Kanuni i Lekë Dukagjinit është grup ligjesh tradicionale shqiptare. Kanuni ishte kryesisht gojor dhe u botua me shkrim vetëm në shekullin e 20’të.

Më poshtë keni deklaratën e hoxhës nga Mitrovica.

“S’dua të humbas nusen ideale”, e ëma e Stresit bën çmos për të bashkuar çiftin

No Comments Argëtim Thashetheme

Nëna e reperit Arkimed Lushaj, Shpresa Lushaj ka bërë çmos që djali i saj të kthehej sërish në krahët e bashkëhsortes së tij, Kejsit, pas disa muajve pauzë. Burime pranë çiftit bëjnë me dije për Panoramaplus, se mamaja e reperit e ka parë gjithmonë Kejsin si nuse ideale dhe nuk e ka humbur asnjëherë durimin për të negociuar me dy të rinjtë.

Dashuria e familjes së Stresit për Kejsin është parë edhe pas ndarjes së çiftit. Nusja që jeton në Kanada, shkëbente komente dhe mesazhe në rrjete sociale me Shpresa Lushajn, ku nuk mungojnë fjalët e zemrës. Mesa duket kjo marrëdhënie e ngrohtë, ka arritur që të ribashkojë çiftin.

Dyshja u ndanë pasi reperi doli nga b.urgu dhe arsyeja u mësua të ishte .tradhëtia nga ana e këngëtarit. Pavarësisht distancës, Kejsi dhe Stresi kanë komunikuar përmes mesazheve të koduara në rrjetet sociale.

Burimi/ouralbania.com

Elvana Gjata përfaqëson një tjetër shtet në Eurosong? Ja çfarë ‘bluhet’ në rrjetet sociale

No Comments Argëtim Thashetheme

Ndonëse nuk mundi të fitonte Festivalin e 58 në RTSH, një lajm qarkullon në rrjetet sociale për Elvana Gjatën. Publiku vijoi të mos fshihte zhgënjimin pasi Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, ndërsa zhurma në rrjetet sociale, duket se po na zbulon një plan të ri.

Gjata

Dikush nga fanatikët e Eurovizion-it, ka ngritur tezën se Elvana Gjata do të përfaqësojë San Marino-n në maj, në Rotterdam.

Elvana Gjata Me Tana 1 770x433 (1)

Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion, dhe këtë vit në Twitter po lakohet shumë emri i Elvana Gjatës. Nuk dihet nëse ka një ftesë zyrtare për Elvanën, apo është gjithçka një thashethem e rrjeteve sociale.
(BalkanWeb)

Shkrimi i portalit të Alketës për “jetën si sheike” të Vjollcave, nxeh keq Getoarin! Ja çfarë bëri reperi!

No Comments Argëtim Thashetheme

Shkrimi për Marina dhe Luana Vjollcën në Instagramin e Revistës Class të Alketa Vejsiut, që fliste për “jetën e sheikëve që u pëlqen vajzave shqiptare”, ka nervozuar keq Getoar Selimin.

Burime të sigurta për “Anabel.al” bëjnë me dije se Getoari, i nxehur nga shkrimi ironizues i Revistës Class për jetën në Dubai të vajzave të showbiz-it shqiptar, është përpjekur të kontaktojë me Alketën.

Po i njëjti burim thekson se Vejsiu nuk iu përgjigj telefonatës së reperit dhe pas mesazheve të vazhdueshme të Getoarit për të komunikuar me Alketën, Revista Class ndryshoi tekstin në Instagram, nga një shkrim i gjatë ironizues, në një fjali përshkruese: “Motrat Vjollca në Dubai”.

Shkrimi i fshirë pak orë më parë, që thuhet se është bërë nga vajza që menaxhon Instagramin e portalit të Alketës, ishte mjaft me kunja, si më poshtë:

“Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! #sheikeshat #sheiket e showbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai!

Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit!

Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez!

Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre!

Për grimin e tyre!

Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa!

Për jetën e tyre luksoze!

Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të!

Po juve a ju duket interesant Dubai?

Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore?

Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara?

Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari!

Përdorëm foton në fjalë, se motrat Vjollca na duken imazhi më i mirë i Dubait në këtë fillim viti! Votoni ne story! Cilin model pëlqeni më shumë?”.

Ky shkrim i çuditi të gjithë duke pasur parasysh që ka qenë Alketa Vejsiu ajo që organizoi dasmën buzë detit të Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës. Megjithatë, pasi Marina bëri humor me faktin që Alketa ndërroi shumë fustane gjatë “Festivalit të Këngës”, në emisionin e saj “Klanifornia”, (ku skenarin nuk e shkruan ajo vetë), ndoshta e kuptoni nga erdhi reagimi i Revistës Class.

FOTO/ Rudina Dembacaj zyrtarizon lidhjen me Mark Frrokun: E di që e donit të gjithë! E dua si partner në jetë…

No Comments Argëtim Thashetheme

Moderatorja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka zyrtarizuar lidhjen me ish-deputetin, Mark Frroku. Pas shumë aludimeve në media, çifti ka zgjedhur më në fund të pranojë në publik lidhjen me anë të një ‘kartoline’ ku urojnë vitin e ri 2020.

Dembacaj ka postuar disa foto ku pozon krah partnerit të saj, të cilin e shoqëron me një përshkrim ironizues për titujt e mediave.

“E di qe e donit te gjithe,por e kam per vete…exluziven. Per te gjithe ju dashamires dhe jo,e dua si partner ne jete dhe ne biznes… Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi”, shkruan Dembacaj.

Pak ditë më parë aktorja festoi ditelindjen e vajzes saj Victoria, me ish-bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilin është ndarë prej kohësh, duke i ofruar të bijës një portret të lumtur familjar në këtë ditë të veçantë për të.

Shqiptarja.com

Dafina Zeqiri topless në Maldive

No Comments Argëtim Thashetheme

Këngëtarja Dafina Zeqiri ndodhet këto ditë në ishujt Maldive, së bashku me mamanë dhe motrën e saj.

Me postimet e shumta në Instagram, ajo na e ka bërë zili të gjithëve teksa na tregon se sa shumë po i shijon këto ditë relaksi.

Madje, sot këngëtarja e ka ndezur rrjetin me dy foto topless, teksa ka pozuar e fshehur pas disa luleve dhe gjetheve.

Dafina shfaqet e gjitha natyrale, me flokët e shkurtër dhe pa makeup, ndërsa në pozat e saj kanë vërshuar komentet e shumta të ndjekësve, që me të drejtë i thonë se i ndezi Maldivet!

Image

Burimi/publiktv.live/

Tenori i njohur shqiptar Kastriot Tusha i pakënaqur me Ardit Gjebrean

No Comments Argëtim Thashetheme

Ardit Gjebrea ishte organizatori i performancës fantastike në ceremoninë hapëse të stadiumit të ri kombëtar, para fillimit të ndeshjes me Francën të dielën.

Në mesin e artistëve që performuan ishte Juliana Pasha, e cila këndoi me mjaft emocion himnin kombëtar.

Por një artist shqiptar tepër i njohur, ka shprehur dëshirën e madhe që të ishte në vend të Julianës dhe ai është Kastriot Tusha.

Ky i fundit, është shprehur sot në “Procesin Sportiv” se e priste një ftesë nga Ardit Gjebrea dhe se performancën e himnit e priste ndryshe:

“E prita një ftesë nga Ardit Gjebrea, për të kënduar himnin kombëtar në stadium sepse mora vesh që ai ishte organizatori. Po mesa duket ai nuk e pa të arsyeshme. Gjithsesi edhe Juliana Pasha bëri një performancë të shkëlqyer. Por duhet thënë se himni është diçka emocionuese. Duhet të të motivojë. Kur këndoja himnin më parë, ktheja kokën nga futbollistët. Ndoshta s’dinin të gjitha fjalët, por ama nxirrnin disa zanore.Unë e kisha imagjinuar ndryshe. Me 10 tenorë”, u shpreh tenori shqiptar i cili këndoi live himnin shqiptar më hapjen e emisionit të “Procesit Sportiv”.

Manushi e “qetësoi” disi Kastriotin duke i thënë se do të ketë shumë mundësi të tjera për të kënduar himnin, megjithatë Ilda Bejleri nuk ishte e këtij mendimi:

“Kastrioti e ka kënduar gjithnjë himnin dhe mos ta këndojë në përurimin e stadiumit të ri, ka mëse të drejtë”, u shpreh moderatorja.

© SYRI.net

Albërije Hadërgjonaj preket nga fjalimi i grimierit shqiptar të Kim Kardashian, që deklaroi se është gay

No Comments Argëtim Thashetheme

Albërije Hadërgjonaj ka disa fjalë për Mario Dedivanoviç pas veprimit të guximshëm.

Mario Dedivanoviç me lot në sy ka deklaruar publikisht se është gej në fjalimin e mbajtur pasi mori çmimin “American Influencer Award”, i shoqëruar nga Kim Kardashian.

Me këtë rast, Albërije Hadërgjonaj është ndër të parat e cila e ka përkrahur grimerin shqiptar me anë të një postimi në Instagram, shkruan Express.

“Për herë të parë në jetën time, mund të them se zëri yt i engjëllit është mesazhi më i mirë në botë! Zoti na bëri neve të përsosur. Ai kurrë nuk gabon! Ai të bëri ty qenien më të mirë ndonjëherë. Faleminderit shumë për fjalimin tënd të mrekullueshëm! Ti je një ikonë Mario. Shumë krenare me ty“, ka shkruan Hadërgjonaj.

Image

Ndërsa Mario në fjalimin e tij ka thënë: “Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin. Faleminderit të gjithëve“.

Image

© SYRI.net