Home

Lajme

Dua Lipa i fali shumë milionë dollarë Shqipërisë, shkrimi i ditës për çiken tonë

No Comments Kulture

Nga Dritan Hila / Sorrento, Kapri, ishujt grekë do ishin ende skuta të panjohura të Mesdheut nëse drejtuesit e turizmit të këtyre vendeve nuk do kishin ndjekur një strategji “smart” marketingu.

Ajo që i bën të veçantë këto zona nuk janë bukuritë natyrore por ajo çfarë përfaqësojnë. Rruga e rivierës tonë nuk ka asgjë më pak sesa riviera sorrentine. Madje të jeni të sigurtë që plazhet e jugut tonë nuk kanë të krahasuar me bregun e tyre i cili ka pak të tillë.

Ishujt grekë, ca më pak e ca më shumë janë të një bukurie që mund ta gjesh edhe në bregun jonian. Shto këtu vijën tonë ranore që fillon nga Zvërneci dhe mbaron në Velipojë, e cila pavarësisht shfrytëzimit barbar, ende në veri është e mrekullueshme.

Por grekët dhe italianët ndoqën tjetër strategji. Nuk u morën me fletëpalosje por ftuan xhirimin e filmave të Hollywood-it. Sot askush nuk do ta njihte Kaprin apo Sorrenton pa filmat e Clark Gable, Brigite Bardot, Sofia Loren, Marcello Mastroiani apo poetë si Pablo Neruda. Fati i italianëve që kishin aktorë të mëdhenj dhe po aq regjisorë të klasit botëror.

Ishujt grekë nuk do ishin ky pol turizmi pa i bërë të njohur Anthony Quinn me Zorba-n e tij apo telenovelat amerikano-latine. Këtë vit Dua Lipa, një yll i skenës botërore me 70 milionë ndjekës, vjen në Shqipëri duke i bërë një reklamë të pashoqe vendit. Jo vetëm emri i saj por edhe origjina janë një marketing i jashtëzakonshëm.

Jam i sigurt që nëse do të bjerë vala e pandemisë, vitin tjetër dy milionë turistë shtesë do t’i kemi vetëm fansa të Dua Lipës. Do ishte produktive nëse do bënin diçka të tillë edhe Bebe Rexha dhe Rita Ora.

Kurse operatorëve shqiptarë iu mbetet që të përputhin çmimin me shërbimin që ofrojnë, ndërsa intelektualët mos të mallëngjehen me vajzën që shet misra, por të bëjnë të paktën tifo për këtë eveniment që për fat është shqiptare dhe ka emrin Dua Lipa dhe pa shpenzuar asnjë cent na bën publicitet që vlen miliona e miliona dollarë./dritare.net

Burimi/preferenca-al.com/

Një legjendë e shekullit të 19’, thotë se E Vërteta dhe Gënjeshtra u takuan dikur.

No Comments Kulture

Gënjeshtra e përshëndeti Të Vërtetën dhe i tha “Ditë e bukur sot”. E Vërteta, që të sigurohej, hodhi një sy rrotull, vështroi qiellin dhe me të vërtetë dita ishte e bukur!
Ecën për pak sëbashku dhe arritën tek një pus i madh i mbushur plot me ujë. Gënjeshtra zhyti dorën në ujë dhe iu kthye të vërtetës duke i thënë: “uji qenka i pastër dhe i ngrohtë, dëshiron të notojmë sëbashku”?
Përsëri, E Vërteta ishte dyshuese.
E provoi vetë me dorë, por uji me të vërtetë ishte i ngrohtë!
U futën pra të dyja në ujë dhe notuan për një kohë të gjatë.
Kur papritmas Gënjeshtra doli nga uji, veshi rrobat e Së Vërtetës dhe u zhduk.
E Vërteta e zemëruar doli e zhveshur nga pusi dhe vraponte kudo duke kërkuar Gënjeshtrën që të merrte mbrapsht rrobat e saj.
Njerëzit që e shikonin të zhveshur, e hidhnin vështrimin diku tjetër, qoftë nga turpi, qoftë nga zemërimi. E gjora E Vërtetë, e turpëruar, u kthye te pusi dhe u zhyt aty përgjithmonë.
Që prej asaj kohe, Gënjeshtra shëtit e shkujdesur kudo, e veshur me rrobat e Së Vërtetës duke përmbushur tekat e njerëzve, të cilët në asnjë mënyre nuk duan të shikojnë Të Vërtetën ashtu si është, të zhveshur.
(Piktura me Të Vërtetën duke dalë nga pusi është e piktorit francez Jean-Léon Gérôme, 1896)
“Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Eduart Ndreu për Shqiptarët në Suedi – Albaner i Sverige “

Burimi/Facebook

Dua Lipa përkrah garuesit kosovar në lojrat e Tokyo 2020

No Comments Kulture

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po i ofron mbështetje të madhe xhudistëve kosovar.

Përmes publikimeve në Instastory ajo po tregon që është krenare për arritjet e tyre, shkruan Indeksonline.

Sot ishte ndeshja e Akilit dhe Norës, ku Akili u mposht nga azeri, Rustam Orujov.

Ndërsa, Nora ka eliminuar japonezen Tsukasa Yoshida.

Finalja do të zhvillohet në ora 11:38 sipas kohës lokale të Kosovës.

Burimi/Indeksonline/

Alumni Liceu Artistik – Masterklas- Ekland Hasa (piano). Itali

No Comments Kulture

Sot nën praninë e xhirimeve të televizionit shtetëror italian RAI UNO në Sallën e Koncerteve T. Harapi u mbajt masterklas nga Ekland Hasa me nxenësit:

  1. Nikol Tuka klasa e 12, Liszt Mephistovals. 2. Jurgen Aliaj klasa e 11, Beethoven Patetika, Rachmaninov Moment Musical nr 4. 3. Xhesika Aliaj klasa e 7, Haydn sonata re mayor, Chopin Walts do minor. 4. Erbli Zade klasa e 7, Haydn sonata do mayor, Kabalevsky Presto.
    Mirënjohje për këtë bashkëpunim!
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Burimi/Alumni Liceu Artistik

ALUMNI Liceu Artistik – Vlashent SATA – piano/ pedagog ( Paris-Francë)

No Comments Kulture

Vlashent Sata, u lind në Tiranë në 1983 në një familje muzikantësh. Ngjitet e këndon në skenë që në moshën 5 vjeçare si solist.
I inkurajuar e i drejtuar nga i ati Loro Sata, muzikolog, këngëtar lirik tenor, nis pianon në moshën 6 vjeçare. Merr pjesë në festivale të ndryshme per femije ku merr çmime për çdo prezantim.
Në moshën 15 vjeçare, pas nje seri tournesh jashte vendit si këngëtar e pianist mëson kitarën në mënyrë autodidakte dhe nis të kompozojë këngët e para.
Paralelisht përfundon studimet e pianos në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë me rezultate të larta dhe ne 2002 shkon të thellojë studimet për piano në Francë ku i përfundon shkëlqyer të gjitha ciklet e konservatorit, në fillim në Bordeaux e më pas në Paris me profesorë e solistë me meritë e njohje ndërkombetare si Denis Pascal, Romano Pallottini, andrea Corazziari etj.
Më pas, i tërhequr nga dëshira për të transmetuar dijen dhe nga dashuria për mësimdhenien, diplomohet në 2011 për pedagogji.
Që nga ky vit ai emërohet pedagog i pianos në konservatorin « Xenakis » dhe « Oliver Messiean » në Evry.
Aktualisht eshte profesor ne konservatorin « Paul Ducas » dhe « Gabriel Fauré », konservatore te qytetit te Parisit.
Në 2012 jep recitalin e tij të parë në Paris në një projekt me këngë të tijat dhe këngë të vjetra shqiptare ,të adaptuara në piano-zë dhe kitarre-zë. Ky projekt udhëton në Belgjike, Spanjë dhe Portugali.
Përveç se në muzike, ku bashkëpunon vazhdueshem me këngëtaren e njohur të jazzit Elina Duni, ai bashkëvepron edhe me artin e teatrit, kinemase, apo baletit ku luan apo kompozon muzikën, duke pasuruar kështu format e tij të shprehjes nëpërmjet këtyre ndërthurjeve artistike.
Në 2015 publikon albumin Hana që perveçse njeh një sukses në vendlindje, merr vëmëndjen e France Musique ,(Radio kombëtare më e rëndësishme në France) ku artisti ftohet disa herë të performojë përveçse disa kritikave në median e shkruar. Albumi udhëton në shume vende e deri në New York ku artisti ftohet si Ambasador i Kulturës Shqiptare në Bote nga Konsullata e Republikës së Kosovës dhe artisti Fadil Berisha në 2017.
Vit në të cilin Vlashent Sata themelon Zâ Fest, festivalin që rivlerson Kulturën Shqiptare me aks kryesor fjalen dhe muzikën. Zä Fest vazhdon të zhvillohet për të 5-stin vit rradhazi në Shkodër këtë vit.
Njihet pËr publikun si një nga kantautorët me të veçantë sa i përket ndërthurjes se muzikës krejt origjinale me tekstet kuptimplote, e për interpretimin origjinal në skenë.

Burimi/ALUMNI Liceu Artistik

ALUMNI Liceu Artistik – Erlind Zeraliu – Kanto

No Comments Kulture

Lindur nё njё familje intelektuale, babai i tij, Ylber Zeraliu (1950-2005), i diplomuar nё Fakultetin e Gjuhёve tё Huaja, ka qenё njё pёrkthyes dhe interptret i shkёlqyer i gjuhёs frёnge, ku pjesёn mё tё madhe tё punёs sё tij e ka zhvilluar pranё “Kinostudio Shqipёria e Re”, ndёrsa nёna e tij Shpresa, ka mbi supe njё karrierё tё gjatё pranё Agjensisё Telegrafike Shqiptare (ATSH). Qё nga vitet e para tё fёmijёrisё, Erlindi ka shfaqur njё talent tё veçantё pёr muzikёn dhe ka qenё pikёrisht motra e tij, Suela, qё e shtyu tё ndiqte liceun artistik “Jordan Misja” nё Tiranё (vitet 1996–2000), me drejtim belcanto. Nё vitin 2004 diplomohet pёr kanto pranё Akademisё sё Arteve tё Bukura nё Tiranё, si student i Artistit tё Popullit Gaqo Çako. Që student punon në T.K.O.B si solist me role te ndryshme solistike po ashtu paralelisht punon si solist nё korin e katedrales “Shёn Pali” nё Tiranё per 4 vite. Në T.K.O.B Erlindi është solist i mbi 50 roleve të ndryshme ku mbi 10 janë role protagonisti. Ndër to mund të përmendim: Opera “Skënderbeu” nga Prenk Jakova në rolin e Skënderbeut, “Lakuriqi i Natës” nga J.Straus në rolin e Eisenstein, “Vejusha Gazmore” e F.Lehar në rolin e Danilo,”Carmina Burana” e C.Orff ne solistin kryesor, “Borana” e A.Mula në rolin e Bash Murgjini, “Kaspar Hauser” e F.Venerucci në rolin e Kaspar, “Nje jete me stuhi” e Dhora Leka ne rolin e Petrit Kapedani, “La vita è sogno” e David Tukici ne rolin Re Basilio, “Ali Pascha Von Janina” e Albert Lortzing ne rolin e Robert e shume te tjere. Pёrveç stilit klasik, Erlindi ka eksploruar gjini tё ndryshme muzikore, si muzika e lehtё, duke marrё pjesё nё festivale tё rёndёsishme (4 herё pjesёmarrёs nё Festivalin e Kёngёs nё RTSh e 2 here ne te tjere festivale), po ashtu edhe musical-in ne role kryesore si te “Kiss me Kate” i C.Porter ne rolin e Petrucchio, “Die Dreigroshenoper” e K.Veill ne rolin e Macheath (Opera pёr tri groshё), “Moulin Rouge” ne rolin e Cristian etj. Erlindi ka dhёnё dhe jep kontributin e tij si solist e spalё kori (sektori i tenorёve) pranё Teatit Kombёtar tё Operas dhe Baletit.
Erlind Zeraliu

Burimi/ALUMNI Liceu Artistik

ALUMNI – Liceu Artistik – Keti Qosja – pedagoge-piano

No Comments Kulture

Keti Qosja (Kurmaku) 12.06.1953, Tirane. U ul per here te pare ne piano ne moshen 6-vjecare dhe vazhdoi studimet per 12 vjet ne Liceun Artistik Jordan Misja. Kreu studimet ne AAB ne vitin ‘71-‘75 Doli per here te pare ne skene ne klasen e 3-te fillore ne TOB. Ka marre pjese ne te gjitha aktivitetet e Dekadave te Majit si soliste, koncert-maestre dhe u laureuar me shume cmime dhe medalje. Ka fituar 3 here cmimin e Madh te Dekades se Majit. Ne 1973 mori cmimin e pare ne konkursin e talenteve te reja. 1982 mori cmimin e pare ne konkursin Kombetar te instrumentisteve dhe tre vjet me vone mori cmimin e dyte ne kete konkurs. Pergjate karrieres se saj artistike, luajti me Orkestren Simfonike e RTSH, Orkestren e AAB se dhe me formacione te ndryshme te Orkestrave te Harqeve. Anetare e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise qe ne vitin 1976. Anetare e Shoqates Chopin qe prej krijimit te saj. Me ndihmen e Ambasades Polake ka organizuar koncerte me repertor te Chopin ne Elbasan dhe Tirane. Koncertet jane shtrire ne pjesen me te madhe te qyteteve kryesore te Shqiperise si dhe jashte sajKairo-Opera Kombetare e Egjiptit (1996), Rome (1998), Athine (1999) dhe koncert recital me dy piano me artisten e merituar Anita Tartari ne Prishtine (1999). Nje pjese e repertorit transmetohet nga RTSH. 1995 ka dhene 7 koncerte recitale per dy piano dhe solo me orkester nder te cilat shquhen Koncerti i «Liri Kosoves» dhe «Mesazh paqeje dhe miqesie». Nga viti 1997-2005 pedagoge e jashtme ne AAB.

Burimi/ALUMNI – Liceu Artistik

Babai i vajzës feston ditëlindjen, Olta Boka e uron për herë të parë publikisht djalin e ish-deputetit

No Comments Kulture

Këngëtarja Olta Boka është gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj private. Megjithatë që kur është bërë nënë, ajo është bërë edhe më “dorëlëshuar”, duke ndarë shumë detaje në rrjetet sociale.

Sot, partneri i saj, Iv Rrokaj që njihet edhe si djali i ish-deputetit Shezai Rrokaj, feston ditëlindjen dhe Olta ka zgjedhur ta urojë për herë të parë publikisht.

Ajo si rrallëherë ka publikuar një foto me të në Instagram dhe i ka bërë një dedikim publik. Në foto ata shfaqen të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit, teksa shihen të veshur me bluza të njëjta.

“Gëzuar ditëlindjen shpirt! Ishim fëmijë dhe u bekuam me fëmijë!”, ka shkruar Olta përkrah fotos.

Burimi/a1-al.com/

Burimi/Alumni – Masterklas në kitarë – Vladimir Gapontsev – kitarist, pedagog, kompozitor ( Moskë, Rusi)

No Comments Kulture

Nxënësit Xhoni Xhavara dhe Stefani Stefani të klasës së kitarës të pedagogut Denis Bizhga gjatë zhvillimit të masterklas me Vladimir Gapontsev në kuadër të albania guitar festival me drejtor artistik Denis Bizhga.
Vladimir Gapontsev është një kitarist, interpretues i mirënjohur rus, fitues e më shumë se 25 kurseve ndërkombëtare për kitarë. Gapontsev ka luajtur në Orkestrën Simfonike Akademike të Shtetit të Federatës Ruse, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Perm.

Burimi/Alumni – Liceu Artistik

Burimi/Alumni – Masterklas: Dr. Celil Refik Kaya- kitarë ( Turqi)

No Comments Kulture

Edhe pse me pushime, nxënësit e Liceut vazhdojnë me përgatitjet artistike. Sot një tjetër masterklas me nxënës të specialitetit kitarë.
Vijon masterklas në kuadër të #albania guitar festival#.
Dr. Celili Refik Kaya, fitues i çmimeve ndërkombëtare të kitares, Sofje, Naxos Greqi, Vjenë, Stamboll, SHBA. Bashkëpunotor në Orkestra Simfonike Presidenciale Turqi. Orkestra Profesionale Buffalo, Simfonia e Virxhinias, Simfonia Shtetërore e Stambollit. Orkestra e Festivalit Brevard. Bursist i Universitetit Harvard dhe i shumë aktiviteteve të tjera. Aktualisht koordinator i Studimeve të Kitarës në Universitetin e New Jersy City.

Burimi/Alumni – Liceu Artistik