Home

Lajme

Teona Bushati – Paste nje jete plot ngjyra si muralet e saj !

No Comments Kulture

I du shume njerezit qe kane shume dimensione , qe duan dhe realizojne pasionet e tyre dhe jashte profesionit te vet por e bejne ama me shume profesionalizem!
Nermin Shurdha, Artistja qe nuk ka studjuar per arte e qe qendron pas muraleve te Qytetit te Shkodres, eshte ne profesion nje Ekonomiste me karriere 17 vjecare ne kete profesion .
Nermin vjen nga nje familje e vjeter shkodrane, dhe eshte rritur ne nje mjedis artistesh! Pelqen hiking , ka zvillu per shume vite artin e pikturimit te tatuazheve me kena e tani eshte fokusuar te muralet.
Ka zgjedhur muralet se deshiron qe arti i saj te kete sa me shume audience e jo te kufizohet ne ekspozita, brenda muresh. Ajo muralet e quan Ekspozita ne Ajer te Paster!
Arti per Nerminin eshte si nje rruge qe i duhet cdo personi per me dale nga realiteti i tij sado i bukur qe te jete ai, pasi monotonia e realitetit vjen nje moment e te mbyt !
Nermin nepermjet muraleve pervecse realizon nje veper artistike, estetikisht te bukur qe i jep ngjyra dhe jete qytetit, mundohet te jape dhe nje mesazh per kalimtaret e vecanarisht per rinine, i cili mund te themi se eshte edhe missioni i saj me fisnik.

I urojme Nerminit shume shume sukses ne punen qe ka zgjedhur te bejme me shume dashuri e pozitivitet! Paste nje jete plot ngjyra si muralet e saj !

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Burimi/Facebook

Ne diten e lindjes per Ferid Balen

No Comments Kulture

Nga Pjeter Logoreci
Vlerësimi i personave me kontribute të shquara në fusha të ndryshme, mos lenia e tyre në harresë, respekti ndaj tyre, vendosja në piedestal apo stimulimi në mëndyra të ndryshme për cfarë ato dhanë e bënë për vendin, është detyrë e shtetit por edhe e cdo njërit nga ne. “Shfrytëzimi” i PERLAVE, njerzve të shquar, të cilët pamvarsisht nga mosha apo gjendja ekonomike, vazhdojnë të jenë aktiv dhe të japin pa u kursyer eksperiencën e tyre të vyer për brezin e ri, duke e shkruar nder libra atë cka dijnë e cka jeta i ka mësuar, duhet të terheqë vemendjen e institucioneve dhe organeve të ndryshëm.
Një nga këto perla të cmuara që kemi, është Profesori i kantos dhe muzikologu Ferid Bala.
Prof. Feridin e njoha personalisht nga afër në auditorin e universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodres, me rastin e prezantimit të librit të tij – Kënga dhe Këngëtarët Shkodranë -. Atë ditë salla universitare ishte e mbushur plot me qytetarë, këngëtare dhe muzikantë të njohur, disa nga të cilët ishin nxënësit e tij apo zbulimet e tij. U fol shumë për Ferid Balen, aktivitetin e tij, librat e tij, ndihmesën e dhënë në formimin e talenteve të reja, por shkaku që më ngacmoi për të shkruar këto rreshta është vendosmëria e tij (edhe pse në pension) për të punuar dhe për të ndihmuar sa mundet në fushën dhe specialitetin e tij.
Shpesh herë, statusi i pensionistit, e pengon Feridin për të bërë realitet daljen në dritë të librave që shkruan dhe që i mbesin gjatë në dorëshkrim. Këmbëngulja dhe përpjekja e panderprerë për të kontaktuar persona që i “japin një dorë” për të cuar në fund projektet e botimit të dorëshkrimeve, kontaktet, takimet në kafe apo telefonatat për këtë punë janë të shumta. Një ditë pata fatin edhe unë të jem “i ftuar” i Feridit, por që e shfrytëzova edhe për të nxjerrë në dritë këtë shkrim.
Kush është Prof. Ferid Bala?
Feridi lindi në një familje qytetare shkodrane me 12 prill 1934. Nëna e tij Naxhija ishte e bija e Ahmet Boricit, bir nga familja e përmendur e Daut Boricit. Ajo pat 6 femijë, tri vajza dhe tre djem. Babai i saj Ahmeti ishte drejtor i doganave shqiptare në Tiranë deri sa në mospajtim me politikën e Zogut, u dorëhoq nga detyra.
Babai i Feridit, Nuhi njihej si pronar i madh tokash në Shkodër. Fisi i tij, si origjinë, vinte nga Pecajt në malësinë e Dukagjinit. Nga familja dhe fisi i Feridit ka pasur shumë arsimtarë të njohur për ndihmesën e tyre në arsim si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Ndër vellezërit e Feridit, Vehbiu, ishte profesor i gjuhës shqipe dhe njihet si themeluesi i degës për gjuhë e letërsi në universitetin e Shkodres (atë kohë instituti i lartë padagogjik). Ai ishte mesues i popullit, deputet si dhe i lauruar me cmimin republikës së klasit të parë. Ndërsa Nazmiu është i njohur si administrator dhe krijuesi i idesë së parqeve të mallrave në zonën e veriut.
Shkollën fillore Feridi e bëri në Shkodër në mësonjëtoren 24 Maji ku mësues muzike pat kompozitorin Prenk Jakova. Që në atë kohë Prenka e klasifikoi Feridin, së bashku me Enver Dibren, si një nga zërat më të mirë të shkollës dhe e aktivizoj nëpërmjet Shtëpisë së Pionierit, në melodramen Dasma Shkodrane. Aty djaloshi shkodran bie në kontakt me këngëtarët e njohur File Gjeloshi, Bik Ndoja, Leo Prela (Bariton). Për shkak të zërit të bukur e të vecantë ai zgjidhet së bashku me Klotilde Shantojen, Florinda e Ndrek Gjergjin, nga specialistët rus të muzikës për tu dërguar në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Bukuresht. Ky aktivitet, ku morën pjesë 100 koriste nga Shqipëria, të gjithë të veshur me kostumet e bukura shqiptare, pat si drejtues artistik muzikantin e njohur Gaqo Avrazi dhe u vlerësua me cmimin e 3-të.
Duke parë dëshirën dhe talentin e Feridit, piktori Foto Stamo nguli këmbë që ai të futet në Liceun Artistik të Tiranës ku në vitin 1953 filloj të studiojë për kanto nën kujdesin e vazhdueshëm të këngëtares Marie Kraja. Në fillim punon me tenorin Maliq Herri e më vonë me sopranon Jorgjie Truja. Një ndër mësueset që pat ndikim të madh tek Feridi ishte pedagogia bullgare Vasilika Bakerxhieva e cila atë kohë ishte edhe mësuesja e këngëtares Vace Zela. Me mbarimin e liceut në 1957-tën, së bashku me Cesk Zadejen e Gaqo Cakon janë ndër të parët që themelojnë dhe punësohen në Ansamblin e Këngëve e Valleve në Tiranë, ku Feridi ndejti vetëm tre muaj pasi u thirr në shërbimin ushtarak.
Ministria e mbrojtjes e përzgjedh atë, jashtë dëshirës së tij, për ta dërguar me studime si ingjinier në sherbim të flotës ushtarake shqiptare, në Bashkimin Sovjetik (Leningrad, sot Petërsburg). Nga këmbëngulja e tij për të qëndruar në Shqipëri, ai lejohet të jetë pjesë e Ansamblit të Ushtrisë. Pas periudhës ushtarake, emrohet si shef muzike në Klubin e Rinisë – Herojt e Vigut – ku ishte bashkëpunetor me kompozitorin Zef Leka, i cili e mbështeti shumë në punën e tij. Në janarin e vitit 1962 fillon studimet e larta në konservatorin e sapo krijuar të Tiranës në degën e kantos. Ishte bashkëstudent me këngëtarët e njohur Gaqo Cako, Luisa Cako, Irena Gjergo, Kirstaq Paspali. Me mbarimin e studimeve univetsitare u emrua si këngëtar në TOB ku pat disa koncerte vokale si dhe disa role në opera të ndryshme(1). Nën veshtrimin e ndikimin e luftës së klasave u transferua në Shkoder në Klubin e Rinisë si shefi i muzikës ku qëndroj deri në 1970-tën.
Në vitin 1971, fillon punën në degën e sapo krijuar të kantos në shkollën e muzikës Prenk Jakova në Shkoder, ku nxori maturantët e parë apo zbuloj talente si: Valdete Hoxha, Agim Hushi, Violeta Gashi, Enriketa Kuqani, Valentina Hasani, Sabahet Vishnja, Myfarete Laze, Frano Lufi. Në shkollë merret me krijimin e programeve mësimore si dhe jep eksperiencën e tij metodike në hapjen e shumë shkollave analoge në të gjithë vendin. Si pedagog dhe specialist i muzikës, Feridi merret me punime shkencore, shkruan artikuj të ndryshëm problemor të mësimdhënies në kanto në shtypin shqiptar apo merr pjesë në emisione televizive. Në këtë vit dekorohet me Urdhërin Naim Frashëri të Klasit të III-të. Që nga viti 1886-të, Feridi mban titullin – Mësues i Dalluar -. Cmimin Naim Frashëri të Klasit të II për arritje të larta në procesin mësimor, e merr në vitin 1990 dhe në 2011-tën nderohet nga Bashkia e Shkodres me titullin “Prenk Jakova”.
Ferid Bala ka një veprimtari të gjërë didaktike dhe është autor i disa librave për shkollat e mesme të muzikës, si “Ushtrime Vokale”, “Përmbledhje me Arie e Romanca”, etj. Së bashku me shokë të tjerë muzikantë themelon në Shkoder shoqaten Artistike “Dashamirët e Këngës Shkodrane” duke organizuar aktivitete të ndryshme koncertore dhe shkencore. Si cdo shqiptar, mbas daljes në pension në vitet 1990-të, provon emigracionin në SHBA dhe në Kanada nga ku kthehet rreth vitit 2000. Po këtë vit boton librin kritik “Në lulishten e këngës dhe të këngëtarve popullore shkodranë”, në vitin 2009 boton librin “Fjalor muzikor i komentuar”, në vitin 2011 (me rastin e 50 vjetorit të shkollës së muzikës Prenk Jakova), boton librin “50 vjet Art e Kulturë” dhe librin “Këshilla për këngëtarët”. Në vitin 2012 nxjerr në treg një libër “Përmbledhje pjesësh popullore” që është bashkëpunim i autorit me shumë kompozitor dhe krijues shqiptarë. Së fundit në vitin 2014 nxjerr monografinë “Kënga dhe Këngëtarët shkodranë, pjesa e parë” e në 2015 pjesën e dytë të këtij libri.
Si këngëtar lirik dhe si solist i Ansamblit Amator të Shtëpisë së Kulturës Shkodër, Feridi, u shqua për interpretimet e tija me nivel të lartë në aktivitete e konkurse të ndryshme kombëtare, ku u vlerësua me cmime, diploma dhe medalje të ndryshme.
Gjatë takimit për të intervistuar Prof. Balen, më bëri përshtypje të madhe energjia e tij pozitive dhe dëshira për të nxjerr në dritë krijimin e tij të ri, një libër mbi historikun e muzikës klasike shqiptare, të cilën ai sapo e kishte formatuar në kompjuter. Dëshiroj tu bëj të ditur lexuesve të këtij shkrimi si dhe dashamirësve të muzikës, që të kontribuojnë në botimin e këtij libri të përmasave mbarë kombëtare, që vendosë një gurë me shumë në themelin e kulturës shqiptare. Prof. Ferid Bala me ndihmesen dhe profesionalizmin e tij në fushën e muzikës është dhe do të mbetet një nga PERLAT e cmuara në gjerdanin e intelektualve e atdhetarve shqiptarë.

Burimi/Facebook/Gegnisht/Teona Bushati

Gaqo Avrazi, gur themeli i muzikës profesioniste shqiptare!

No Comments Kulture

Vasil Sofokli Tole

☞ Muzika dhe muziktarët shqiptare të pas Luftës së II-të Botërore i janë mirënjohës artistit dhe dirigjentit kolonel Gaqo Avrazi, për gjithshka Ai bëri për themelimin e muzikës shqiptare si institucion, deri në fund të jetës së Tij.
Personalisht nuk e kam takuar “Artistin e Popullit” Gaqo Avrazi, por emri dhe kontributi i Tij i gjithanshëm në muzikën shqiptare është i njohur dhe i gjithëpranuar edhe si mbështetësh talentesh muzikore, dirigjent, kompozitor, pedagog e muzikolog etj.
Gaqo Avrazi, gur themeli i muzikës profesioniste shqiptare! ♬🔔
Gëzuar ditën e lindjes kolonel Avrazi!📯
Lindi: 16 mars 1915, Korçë
U nda nga jeta: 18 shkurt 1985,
▪ AVRAZI Gaqo (1915–1985).
Pjesëmarrës në Luftën ANÇ, ushtarak (kolonel), kompozitor dhe dirigjent, Artist i Popullit. Lindi në Korçë në një familje artdashëse. Qysh herët mori pjesë në veprimtaritë artistike që organizoheshin nga shoqatat kulturore në Korçë, si “Rinia Korçare”, “Agroni” etj. Në vitin 1932 filloi të studionte sistematikisht nën drejtimin e kompozitorëve Kristo Kono dhe Zisi Morcka. Mori pjesë në demonstratat antifashiste dhe u lidh me Lëvizjen ANÇ.
Themeloi grupin e parë artistik partizan të Qarkut të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë, me anën e të cilit përhapi këngët mëmëdhetare, partizane dhe revolucionare të traditës dhe këngët e kompozitores Dhora Leka. Ai drejtoi korin e UNÇSh që u krijua më 25 korrik 1944, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Pas vitit 1945, mbi bazën e këtij kori, u krijua Ansambli Artistik i Ushtrisë, të cilin e drejtoi për shumë vjet me mjeshtëri. G.A. krijoi shumë poema, kantata, muzikë dhome, këngë, marshe, tablo muzikore. Ishte drejtues artistik i talentuar e me kulturë të gjerë profesionale. Është dekoruar me urdhra e medalje të luftës dhe të veprimtarisë artistike.

Burimi/Facebook

Lutfi Dervishi – Për policinë e “fshehtë” të policisë së shtetit…

No Comments Kulture Lajme

Pamjet e civilëve me kapuçonë, që në prani të kolegëve me uniformë, ndalojnë protestues paqësorë dhe ushtrojnë dhunë ndaj tyre janë më shumë se revoltuese.
Janë “civilët” e operacioneve speciale. Me ligj kanë vetëm detyra vëzhgimi dhe infiltrimi. Quhen “të fshehtë” dhe vlerën e kanë si të tillë. Detyra e tyre në protesta është të identifikojnë dhe jo të identifikojnë kush nuk u pëlqen, por vetëm personat e dhunshëm. Dhe persona të dhunshëm në këto protesta nuk ka parë njeri. Nuk ia jep ligji policëve të fshetë të drejtën për të ndaluar protestuesit. Këtë të drejtë ligji ja njeh vetëm policit me uniformë që duhet të jetë i identifikuar.
Nëse këta policë të fshehtë të policisë shtetit dekonspirohen atëherë “digjen” si punonjës policie.
Me veprimet e kundërligjshme dhe me identifikimin e mundshëm do të humbasin vendin e punës.
Po pse ushtrojnë dhunë? Eshtë dhunë që ushqehet nga kultura që është ende prezente në policinë e shtetit: protestën e barazojnë me rrëzimin e qeverisë dhe rrëzimin e qeverisë me ndryshime në polici. Ndryshimet në polici i barazojnë me humbjen e vendit punës. Ushtrojnë dhunë duke menduar se po ruajnë vendin e punës, ndërkohë që çdo hetim i brendshëm i policisë, i Avokatit të Popullit apo prokurorisë mund t’i nxjerrë menjëherë në rrugë bashkë me ata sot po i dhunojnë.

Burimi/Facebook

Haris Dukagjini – LUANI TJETËR, TË CILIN NUK E NJOHTËT

No Comments Kulture

Disa prej jush mund ta kenë njohur Luan Hajrën si këngëtar darsmash. Por, ai nuk ishte njeri as këngëtar i darsmave. Luani ishte njeri i sfidave. Në darsma e futi jeta, dhe nevoja për të mbijetuar. Luan Hajra nuk e filloi as mbaroi jetën në darsma. Ai e filloi karierën me një muzikë të vertetë, të cilën në akoma nuk e njihnim mirë në vitet e 60-ta. Mund të quhet shansonjer i parë shqiptar i Ballkanit. E solli edhe muzikën spanjole e meksikane, në Kosovë.
Në vitet e 60-ta një fëmi 10-vjeç i quajtur Hoselito (Joselito), u bë yll i filmit dhe muzikës spanjole në tërë botën. Luan Hajra na i solli e këndoi këngët tij, dhe u bë një Hoselito- shqiptar. Disa vite më vonë, shansonjeri francez Enriko Masias pushtoi Europën. Luan Hajra i solli këngët e tij të kënduar në gjuhën shqipe, nga të cilat posacërisht njihet “Solenzara”.
Në Festivalin “Akordet e Kosovës”, Luani lansoi tri këngë emblemaike. Në kohën kur mbrëmjet e maturës i kishim modeste e të thjeshta, kompozitori dibran Musa Piperku komponoi, e Luan Hajra e këndoi – hymnin e parë shqiptar për mbrëmjët e maturës. Kurr më parë nuk i kishim kënduar maturës, sepse nuk kishim këngë për te. Më këngën”Mbremja e maturës” Luani maturoi mija herë. Në kohën kur nuk kishim ushtri, Musa Piperku e komponoi e Luan Hajra e lansoi ” Këngën e ushtarit”. Ishte kjo kënga e parë më ritem të lehtë ushatarak për ushtrinë të cilën nuk e kishim. Gjatë Luftë së Kosovës, ushtarët e UÇK adaptuan e kënduan këngë të huaja ushtarake. Çuditemi, si nuk i shkoi ndermend askujt për ta përpunuar “Këngën e ushtarit”të kënduar aq bukur nga Luan Hajra në vitin 1973 ?
Luani u ngritë edhe më lartë më këngën “Arabella” e cila fitoi 5 çmime në Festivalin “Akordët e Kosovës 74”. Kënga u komponua nga, tani i ndjeri, Gjergj Kaçinari. Një këngë më ritem valsi, e bazuar në melosin shqiptar. Duket sikur autori u inspirua edhe nga k;nga e njohur “Baresha”. Severin Kajtazi, Musa Piperku dhe Gjergj Kaçinari ishin të parët që eksperimentuan suksesshem më muzikën e lehtë, duke e stolisur më ngjyra shqiptare.
Edhepse Luan Hajra jetoi në Kosovë, ai bëri një jetë sekrete edhe në Shqipëri. Emocionalisht ai kishte një lidhje që e mbante midis Kosovës e Shqipërisë. I ati i tij, kishte qenë ballist, të cilin e ndoqi regjimi jugosllav, ndaj heret emigroi në Shqipëri. Luani me vëllëzërit, u rritën pa babain. Familja e Luanit u nda më murin i cili i ndante ashpër shqiptarët. Për këtë arësye Luani percjellej e mbikqyrej në Kosovë, kurse i ati në Shqipëri. Babë e bir, të dytë, të dyshuar nga dy sisteme të ndryshme. I ati, e dëgjonte zërin e të birit në Shqipëri, nga valet e Radio Prishtinës, kurse Luani i fliste babait, vetem më këngë. Në vitin 1974 filloi hapja e kufirit, dhe Luanit ju mundsua një udhëtim në Shqipëri, mirëpo në vend të gëzimit, perjetoi një zhgenjim. Takimi më të atin zgjati vetem disa minuta pasi ishte i kufizuar e kontrolluar nga Sigurimi. Disa vite më vonë Luani shkoi serish në Shqipëri, tani më një grup artistësh dhe Ansamblin Muzikor të Radio Prishtinës, për turne të parë në këtë vend. Me vehte solli në Shqipëri një televizor për të atin. Gëzimi zgjati vetem një ditë, pasi të nesermën, Sigurimi ia konfiskoi televizorin babait. Por, nuk arrijtën të ia konfiksojnë Luanit, zërin as këngën.
Koncertët e Radio Prishtinës u pritën kudo me emocione, por ai në Berat, u shëndrua në koncert pikllimi, për shkak të takimit të Luan Hajrës më të atin, i cili ishte ulur në rreshtin e parë të sallës. Luani këndoi këngën “Lulzoi fusha” dhe i emocionoi të gjithë…
“Ah lulzoi fusha, ah lulzoi mali,
bukuri na i ra dunjasë,
ku je biro se m’ ka marr malli
e sytë e mijë në lot janë tha…”
Pas këtyre vargjeve, Luani dhe Orkestra shpërthyen… Lot në skenë e lot në audiencë. Qau i ati, e u perlotë gjysma e sallës. Shfaqja e artistëve kosovar u shëndërrua në koncert vajtimi, jo vetem për Luanin, por edhe për fatin e kombit të ndarë. Ishte ky vetem një nga shumë episoda të dhëmbjve të Luan Hajrës. Djaloshi modest, të cilit gjithnjë i qeshte fytyra, e i këndonte goja, kishte një jetë të dytë të vuajtur brenda vetës, por askujt nuk ia zbulonte. Jetën ja bëri edhe më të hidhur vdekja e hershme e bashkëshortës. Pastaj atij ju shfaqë sëmurja e veshkëve, dhe shok të fundit e bëri mjekun e vetminë…
Megjithëse bëri jetë me vrragë, Luani, më këngë e krijoi një jetë tjetër, për ne. Në fillim të karierës na solli hitet e huaja botërore, kënduar – shqip, kurse më vonë u bë mbledhës i pasionuar i këngëve të rralla qytetare shqiptare. Këndoi këtu, e deri në Amerikë e Australi. E shpërndau këngën tonë edhe atje ku nuk ishte dëgjuar kurr më parë. Më stilin e tij të t’ këndurit, na e kujtonte pakëz Rudolf Stambollën e famshem. Këndoi muzikë të lehtë, shansona, balada, kancona, dhe vonë hyri në muzikën popullore.
Ne nuk do ta mbajmë në mend si këngëtar darsmash, por si shansonjerin e parë të Kosovës, pranë të famshmit Muharrem Qena, i cili, ashtu si edhe Luani ishte nga Mitrovica. Luani ishte edhe i pari këngëtar i Kosovës që bëri turne me koncerte solistike. Sot, kjo nuk duket gjë e madhe. Mirëpo, në vitet e 70-ta asnjë këngëtar shqiptar nuk kishte mundësi për turne solo. Sepse, nuk mund të përballonin shpenzimet. Mungonte edhe publiku, pasi që muzika e lehtë akoma ishte në burim. Megjithëkëtë, Luani, sëbashku më grupin muzikor “Modestët” të prirë nga Tomorr Berisha, bënë tuneun e parë të muzikës zbavitëse nëpër Kosovë. Në atë kohë, turne të tilla solo, nuk bëheshin as në Shqipëri, pos në grupe. Kudo u prit si yll.
Nën vershimin e muzikës “tallava”, Luani në vitët e fundit u harrua nga shteti e nga rrethi. “Komisarët” kulturor të shtetit të ri, menduan që bota filloi prej tyre. Sikur më heret të mos kishte egzistuar asgjë në kulturën tonë.. Jeta e Luan Hajrës nuk ishte darsëm, por sfidë. Mirëpo, Luani dhëmbjen e mbante brenda, kurse neve na dha këngën, humorin, sharmin e optimizmin në një kohë të zymë, kur këto na mungonin. Sot ai takohet në qiell, me kompozitorët e tij Gjergj Kaçinarin, Musa Piperkun, Krist Lekajn e të tjerët. Një koncert në Parajsë.
Haris Dukagjini
Foto djathtas nga Nysret Metarapi
Në foton majtas: Krist Lekaj, Vaçe Zela, Luan Hajra

Burimi/Facebook /Albumi Akordet e Kosoves

Jetmir Troshani – Ndjesitë e Përvoja e Wild Europe “Snap in Africa”

No Comments Broadcasting Kulture

Tani që ekspedita e fotografisë “Snap in Africa” në Kenia përfundoi me sukses, jam gati të ndaj disa fjalë në lidhje me udhëtimin e mrekullueshëm që patëm.
Udhëtimi ynë fotografik për jetën e egër filloi më 19 shkurt 2022. 12 prej nesh kishim planifikuar të takoheshim në Nairobi, Kenia. Megjithatë, jo të gjitha kujtimet ishin të mrekullueshme, për fat të keq dy miq tanë nga Kosova nuk mundën të vinin për shkak të një vize të vonuar. Kjo nuk u prit aspak mirë nga ne. Sidoqoftë, me një ndjenjë të hidhur dhe disa vonesa në avion, pjesa tjetër e bandës përfundimisht u takua dhe udhëtimi filloi në Rezervën Kombëtare Masai Mara. Kaluam tre ditë atje dhe çdo moment ishte vërtet mahnitës, duke parë dhe fotografuar kafshë të egra në habitatin e tyre natyror. Një gjë që na bëri përshtypje si unike ishte harmonia që dëshmuam midis njerëzve Maasai Mara, të cilët I takuam dhe kafshëve të egra që ishin të pranishme kudo rreth tyre. Një fakt interesant: njerëzit e Maasai Mara ishin kryesisht blegtori dhe pushteti në fis matej në bazë të numrit të lopëve që kishte një person. Ditën e parë kur mbërritëm në Maasai Mara, një moment i paharrueshëm fotografik ishte kur kapëm një gatopard femër duke gjuajtur një gazelë. Gjuetia e gatopardit ishte e pasuksesshme këtë herë, por emocionet tona u rritën shumë pasi mundëm të bënim disa fotografi të bukura të ndjekjes. Pjesa tjetër e ditëve ishin po aq mbresëlënëse. Ne fotografuam luanët, gatopardët e tjerë, një leopard, elefantët, buallet, gjirafat dhe lista bëhet e gjatë. Të gjitha këtyre krijesave të bukura iu afruam shumë afër dhe sigurisht me shumë kujdes në mënyrë të tillë që të mos i shqetësonim. Pas një kohe kaq të mrekullueshme, Liqeni Elementaita ishte destinacioni ynë i radhës. Na u deshën gati shtatë orë për të udhëtuar nga Maasai Mara në Elementaita. Drita e fundit na gjeti duke fotografuar dallendyshe, lejlekët, kaloresit, dhe zogjtë e vegjël të bregut. Një pjesë e pamjes së sfondit ishte e përbërë nga male që ngjanin me një ushtar të rënë, si një kujtim i kohëve të vështira të kaluara. Ishte një peisazh që të linte pa frymë me liqenin paqësor që arrinte në kembet e vendqendrimeve tona. Nata përfundoi me një darkë të mrekullueshme, duke pushuar dhe me një gjumë të rehatshëm. Të nesërmen në mëngjes, ndërsa udhëtuam me makinë nga Liqeni Elementaita për në aventurën tjetër, unë reflektova dhe kuptova se pothuajse arrita të mbush gjithë listën time të dëshirave që në Maasai Mara të pesë të mëdhenjve, përveç rinocerontit që së shpejti do të realizohej në Parkun Kombëtar të Liqenit Nakuru ku ne po drejtoheshim. Ky vend tjetër ishte gjithashtu i mrekullueshëm. Fotografuam rinos, drerët, flamingot, pelikanë, një luan shumë të lezetshëm që pozoi për ne në mënyrë madhështore dhe shumë specie të tjera shpendësh buzë liqenit. Liqeni Nakuru na la pa fjalë dhe ndalesa jonë pasuese ishte Liqeni Naivasha, ku prisnim të fotografonim shqiponjën afrikane peshkngrenese. Mes shumë zogjve të diellit, çafkave, karabullakeve dhe mbreti peshkatar, ne përfundimisht arritëm të fotografonim shqiponjën madhështore. Destinacioni ynë përfundimtar ishte Parku Kombëtar i Nairobit. U futëm pak vonë, dielli ishte lart dhe drita shumë e fortë. Sidoqoftë, kjo ishte një tjetër ditë me ndikim fotografik. Ne fotografuam shumë shpend grabitqar, shqiponja kytes, ëildebeest lloj antilope, rrahjet e zemrës dhe shumë lloje të tjera zogjsh, duke përfshirë kingfisher me shirita dhe një hardhucë unike. Ka shumë detaje të tjera për të ndarë, por në thelb ne mundëm të shtrydhnim 8 ditë magjepsëse fotografimi në pesë vende të ndryshme të pabesueshme në këtë udhëtim. Nga fillimi deri në fund, kjo ishte një ekspeditë fotografike fantastike. Edhe pse ishte shumë e lodhshme, sepse ne ishim në makinë shumicën e kohës. Por adrenalina ishte mjaft e lartë dhe shpirti ynë u përball me mrekullitë magjepsëse të Kenias, duke e bërë këtë aventurë vërtet të veçantë. Më duhet të përmend mentorin tonë Lorenzo dhe udhërrëfyesit dhe drejtuesit Jack dhe Onesmos, të cilët ishin gjithashtu shumë profesionistë, gjithmonë në kohë, të etur për të asistuar, të lumtur dhe shumë të ditur, gjë që padyshim bëri diferencën. Faleminderit djema! Si përfundim, pasioni ynë për fotografinë e kafshëve të egra u kanalizua në atë mënyrë ku të gjitha pritshmerite u arriten, mbi të gjitha takuam miq të rinj, forconim kufijtë tanë, pasuruam qëllimet tona, mësuam nga njëri-tjetri, shihnim krijesa të mrekullueshme dhe në një farë mënyre të vogël ia kthyem komunitetit. Besoj se Fotografia e Kafshëve të Egra nuk duhet të jetë një udhëtim i vetmuar, por duhet të ndahet dhe vlerësohet me të tjerët. Dhe kështu ky pasion i yni mund të arrijë kënaqësinë më të lartë, duke pasuruar jetën tonë duke tejkaluar gjurmët pozitive te të tjerët. Në fund pyeta veten nëse do të kthehesha përsëri dhe përgjigja ishte po pa hezitim. Por këtë herën tjetër ndoshta për t’u fokusuar në fotografimin e më shumë zogjve. Kenia numëron mbi 1300 lloje zogjsh. Një gjë super e mahnitshme.

Burimi/Derguar nga z.Jetmir Troshani

Ndue Shabaku – Personazh

No Comments Kulture

Seksioni për Barazinë Gjinore pranë Komunës Brescia ka organizuar një sërë aktivitetesh, për të promovuar e stimuluar rolin e femrës në shoqërinë moderne. Në një prej këtyre aktiviteteve, pata fatin të kem ftesë të personalizuar, përmes së cilës isha i ftuar të merrja pjesë në veprimtrinë online që u organizuar të hënën më 28 shkurt 2022. Veprimtaria promovuese titullohet “Femra nga Bota”.

  • Grazie a tutti! (Faleminderit të gjithëve!) – nisi rrëfimin e saj regjizorja e talentuar Valbona Xibri, kur iu dha fjala, pasi gjithë mbrëmja ishte rezervuar vetëm për veprimtarisë e asaj. Tematika e zgjedhur titullohej “Il mio teatro parala tante lingue” (Teatri im flet shumë gjuhë).
    Së pari shprehu detyrimin të falënderonte Shefen Seksionit të Barazisë Gjinore, zonjën Roberta Morelli, për ideimin dhe realizimin e ciklit të veprimtarive, për të evidencuar vlerat e femrave nga shumë vende të botës. Pastaj drejtpërdrejt hyri në temë dhe u shpreh që preferoj teatrin të flasë në shumë gjuhë, mundësisht, të gjitha. Kjo jo për të krijuar pështjellim, por që të shijohet bukuria dhe të ndihet toni i çdo gjuhe. Kështu teatri krijon atmosferë më interesante dhe përcjell tek spektatori ngarkesë emocionale e bëhet faktor poetik. Me pak fjalë përshkroi jetën e shqiptarëve në kohën e sistemit komunist. Biles theksoi se lindi pikërisht në vitin kur sanksionua mohimi i fesë. Përmendi me shumë keqardhje faktin që censura ishte e rreptë e shumë artistë u dënuan me burgim. Preokupues ishte edhe fakti që Shqipëria ishte një vend ku sundonte patriarkalizmi në jetën shoqërore.
    Me interes ishte përshkrimi i fëmijërisë, i kujtimeve me prindërit, me qytetin e lindjes, Tiranën. Ajo na tha se ka qenë shumë e lidhur me shkollën dhe si shprehu idetë për të ardhmen e saj. Por duke u rritur, haste në ushtimën e patriarkalizmit. Kur u shprehu prindërve dëshirën të bëhej balerinë, ndonëse jo hapur, ata i lanë të kuptonte se nuk preferonin të bëhej balerinë, pasi ato kishin reputacion jo të mirë. Edhe fakti që regjizorët ishin të gjithë meshkuj, ishte preokupues. Megjithatë, vajza mori guxim të zgjedhë të studiojë në Akademinë e Arteve në degën e regjizurës.
    Mbarimi i Universitetit koincidoi për të me erën e ndryshimeve epokale për shoqërinë tonë. Shteti i vitit 90 ishte e nuk ishte. Institucionet ku punonin artistët profesionistë në vitet e para pas ’90-s gati pushuan së ekzistuari. Gjithë ëndrrat dhe dëshirat për të vënë në jetë kredon profesionale, përplaseshin me një realitet që nuk i favorizonte artistët. Kështu që në vitin 1994, për regjizoren Valbona Xibri, nisi një tjetër jetë. Jeta e vështirë e mërgimit. Lidhur me profesionin e saj si artiste, si fillim, punoi si asistente, më pas si aktore. Fakti që vinte nga Shqipëria ishte rëndues. Ndërkohë, ka punuar si ndërmjetëse kulturale.
    Me interes u prit nga të pranishmet prezantimi e komentimi i tre fotove. Në një foto regjizorja kishte dalë me pedagogen e saj, Artisten e Merituar dhe Nderi i Kombit, Drita Pelingu, tashmë e ndritur më 02 tetor 2013. Moment prekës ishte kur prezantoi foton e një aktorje që kishte njohur. Në plan të parë ishte portreti i aktores nga Ukrahina, Maria Ivoshenko, dhe për sfond kishte dy sytë e saj. Këtu bëri edhe relacionet me situtën ndërkombëtare e skenarin e luftës së këtyre ditëve Rusi-Ukrahinë.
    Një ngjarje e shënuar në jetën e regjizores Valbona ishte viti 1999, sepse atë vit lindi vajza. Veç gëzimit, ishte edhe vuajtja nga vetmia dhe qendrimi larg teatrit. Pas disa vitesh vuri në skenë dramën “Burrnesha”. Ajo i shpjegoi auditorit fatin e femrës që merrte hiret e një burri, kur shuheshin meshkujt në familje. Por kjo nuk ishte pa vuajtje të brendshme, dhe këtu mori skat vepra krejt e saj. Këtu shtoj se teatri “Burrnesha” është shfaqur në shumë shtete të europës dhe në Amerikë.
    Oratorja foli për vështirësite që hasen. Edhe pse ngriti më këmbë një vepër teatrale, jo gjithmonë është në kontakt me aktorët protagonistë. Po ashtu, edhe problemi se është jashtë aktivitetit komercial. Megjithatë, të mbetesh i/e vogël, ndihmon, sepse je gjithmonë i/e lirë. Ajo tha se teatri ndihmon të dalim nga racizmi e nga melankonia, të gjejmë pikëlidhjet me shoqërinë. Të flasim me gjuhën tonë, jemi akoma më të hapur e del plotësisht natyra njerëzore, t’u referohemi më shumë atyre elementeve që na bashkojnë se sa atyre që na ndajnë …
    Më në fund regjizorja shqiptare Valbona Xibli foli për angazhimet me studentët, me kurset e aktrimit të nxënësve, si dhe angazhimet me organizimet shoqërore të artistëve të skenës.
    Vërtet Regjizorja jonë vjen nga një shtet i vogël. Rasti i saj na mëson se edhe prej shteteve të tillë ka njerëz me dinjitet, që lindin e rriten artistë të mëdhenj …

Burimi/Facebook

Spiro Urumi ( 1928 – 1997 )

No Comments Kulture

Spiro Urumi u lind në Durrës me 28 shkurt të vitit 1928. Mbaron shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe emërohet në teatrin “A. Moisiu” derisa doli në pension.
🎭 Në galerinë prej 90 rolesh në teatër veçojmë: Selimin te “Familja e peshkatarit” (1955) , Koçkariovi te “Martesa” (1955), Ivanovi te “Çështja Ivanov” (1959), Arnolfi te “Shkolla e grave” (1957), Shmidi te “Ndalesa e fundit” (1962), Njeriu me mantel te “Dashuri e tillë” (1963) etj.
🎬 Spiro Urumi ka realizuar disa role dhe në kinematografi ku përmendim, Kuestori te “Oshëtimë në bregdet” (1966), Markalleshi te “Njësiti Guerril” (1969), Babai i Artës te “Ndërgjegja” (1972), Dago te “Mysafiri” (1979), Xhaferr Bej Kadena te “Nëntori i Dytë” (1982), Ligur Bashi te “Balada e Kurbinit” (1989) etj.
Në vitin 1992 dekorohet me titullin “Artist i Merituar”
Një pasion tjetër i madh i Pipit, siç e thirrnin bashkëmoshatarët, ka qenë sporti. Ai ka nisur të merret me sport në moshë shumë të re, që në vitin 1945 kur ai u aktivizua në ekipet e volejbollit dhe basketbollit në Durrës, duke fituar titullin e kampionit për të rinj në vitet 1946-1947. Në moshën 18-vjeçare, Urumi përfshihet në ekipin kombëtar të notit, duke përfaqësuar Shqipërinë në Ballkaniadën e notit dhe vaterpolit në Split e më vonë edhe në Hungari. Së bashku me shokët e tij Goga, Berberolli, Vokopola, Njala, etj. për afro 15 vite ai bëhet një nga shtyllat e skuadrave të Durrësit dhe Partizanit në sportet e notit, vaterpolit, volejbollit, basketbollit, hendbollit, futbollit, atletikës, etj. Spiro Urumi u largua nga fushat e stërvitjes në vitin 1962, duke u nderuar me titullin “Mjeshtër sporti”.
Ndërron jetë në dhjetor të vitit 1997 🕯
“Në jetën time më shumë kam notuar se sa kam vrapuar”. Këto fjalë janë shkëputur nga fletët e fundit të ditarit të Spiro Urumit, njeriut të cilin bashkëqytetarët e tij vazhdojnë ta kujtojnë edhe sot për pasionin e pafund për detin e notin.
*𝘔𝘢𝘵𝘦𝘳𝘪𝘢𝘭𝘪 𝘮𝘢𝘳𝘳𝘦̈ 𝘮𝘦 𝘳𝘦𝘥𝘢𝘬𝘵𝘪𝘮𝘦 𝘯𝘨𝘢 𝘉.𝘘𝘦𝘴𝘫𝘢 & 𝘎.𝘒𝘢𝘣𝘢𝘴𝘩𝘪.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe mjekër
Mund të jetë një imazh i 2 persona

Burimi/Facebook/Teatri Aleksander Moisiu Durres

Robert Martiko – TRADITA

No Comments Kulture

Tradita duket si një gjë pa rëndësi, por përcakton gjithë mënyrën e jetës së njeriut, përcakton vetë qytetërimin e tij. Është pikërisht ajo që përsëritet çdo ditë dhe mendja nuk shkon kurrë se diçka tjetër, më ndryshe, mund të ekzistojë matanë horizontit që njeriu ka parasysh. Nëse koha e traditës është e ngurtësuar, shoqëria vijon të jetojë e ngurtësuar brenda saj, pa e kuptuar, në shekuj. Tradita bëhet fuqi zhvillimi vetëm kur ofron forma të gjalla jete. Në këtë rast, merr rëndësi të dorës së parë një e tashme energjike, dinamike, e aftë të projektojë gjërat me krijimtari, duke përgatitur me inteligjencën e duhur të ardhshmen. Krejt ndryshe, tradita e bazuar në të kaluarën, me mburrje të kota, pa vlerë, me një të tashme përherë në gjendje të vdekur, është tmerrësisht problematike. Lavdëroje Skënderbeun njëmijë herë në ditë po të duash, por kur nuk ndryshon vetë, në drejtim të zhvillimit e qytetërimit, nuk ka asnjë vlerë. Në ditët e sotshme kur teknologjia ka zvogëluar hapësirën, njeriu i traditës së pafiltruar duhet të mendojë lidhjen e tij me kohën dhe hapësirën moderne, përndryshe ngurtësimi i shpirtrave do të jetë akoma më i madh. Koha në këto raste kthehet akoma më pas e vijuar nga kaosi, përçarja, armiqësia, me probleme shoqërore të pazgjidhura kurrë. Historia botërore ka treguar se perandori të tëra gjigante, madje edhe mijëvjeçare, ka ardhur çasti që janë rrëzuar fare papritur, si kështjella prej rëre. Ndërsa qytetërime të tëra, me shpirtra popujsh ngrirë, të fosilizuar nga tradita e ngurtë, janë zhdukur pa nam e nishan. PRANDAJ DUHET RILINDJA SHPIRTËRORE E NJERIUT, QË DMTH KORRIGJIM I VETVETES.

Burimi/Facebook

Fitoi edicionin e parë të BBV, Iliri rrëfen emocionet e para të fitores!

No Comments Kulture

Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother Albania Vip. Ai ishte i fundit që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas aventurës 136 ditore.

Ai u prit plot entuziazëm në studio nga publiku dhe nga ish-banorët e BBV. Iliri rrëfeu emocionet e tij, ku u shpreh se këtu s’ka ardhur për të fituar por për t’i treguar njerëzve se kush është ai në të vërtetë.

“Unë kam ardhur këtu pas shumë kohësh që t’i tregoj popullit tim që sidoqoftë shkonte kjo gjë unë i dua njerëzit e mi dhe njerëzit e mi janë populli im dhe rrugë tjetër vetëm ta duash.

Unë nuk kam ardhur këtu për të fituar. Unë doja t’i tregoja se kush është Iliri si njeri dhe jo vetëm një kërcimtar. Faleminderit Shqipëri!”- u shpreh Iliri.

Burimi/Top Channel