Home

Lajme

Banorë të Sylanit të Mitrovicës protestojnë kundër ndërtimit të xhamisë, duan shkollë dhe ambulancë

No Comments Aktualitet Lajme

Banorët e lagjes Sylani të Mitrovicës sot kanë protestuar para komunës kundër ndërtimit të një xhamie në lagjen e tyre.

Këta protestues kanë thënë se po kërkojnë revokim të menjëhershëm të lejes së ndërtimit të xhamisë në lagjen e tyre, deri në arritjen e një marrëveshjes në mes palëve.

Disa nga organizatorët e kësaj proteste u takuan me nënkryetarin e komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka dhe me pas të gjitha kërkesat e tyre i ndan me media përmes një shkrese, përcjell ksp.

Në këtë letër thuhet se banorët, nga komuna e Mitrovicës po kërkojnë që të gjejnë një zgjidhje për ndërtim të një ambulance dhe shkolle për nivelin e ulët arsimor.

Kjo protestë ka ardhur pasi që të premten banorët kanë parë që investitorët kanë filluar punimet për ndërtimin e xhamisë.

Sipas banorëve kanë ardhur disa individë dhe i kanë kërcënuar duke u thënë se askush nuk guxon tua ndërpres punimet.

Po këta banorë ndërtimin e xhamisë në lagjen Sylani e kanë kundërshtuar me peticion para dy viteve, dhe po në qershor të vitit 2017 kishin marr shkresën zyrtare nga Drejtoria e Urbanizimit në Mitrovicë se asnjë punë nuk do zhvillohet në atë zonë pa ujdi mes palëve.

Sipas banorëve aprovimin për ndërtim të kësaj xhamie e ka dhënë hoxha Gazmend Mehmeti, për të cilin kanë kërkuar që ti revokohet aprovimi nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Burimi/kultplus.com

Emisioni i femijve rikthehet ne radio Projektin 21 ne Danimarke !

No Comments Aktualitet Lajme

Diten e diele ne radio Projektin 21 ne Danimarke, patim fatin te degjojme rikthimin e emisionit te femijve “Koha per femije” . Nje emision tashme edhe per femije, per te patur edhe ata vendin e munguar prej kaq vitesh ne radio Projekt ! Emisioni i pare u realizua nga nje zonje e nderuar dhe teper humane qe jeton e punon ne Belgjike !

Kishte pak kohe qe ajo premtoi gjate nje bisede me moderatorin e diteve te premte dhe te dielave z. Luigj Shkodrani , qe po do ta risjellim emisionin e femijve patjeter ne radio ! Kjo zonje quhet Adile Berisha, qe kaq me pasion punon me femijet ne Belgjike. Ne fakt ne emisionin e programuam qe te ishte deri ne 30 minuta, por emisioni i pare shkoi me shume , por kjo nuk pengon aspak,sepse stafi eshte gjithmone ne dispozicion te kohes se mjaftueshme per femijet . Emisioni per femije do te jete cdo te diel ora 20 – 20.30 .

Ato kane kohen e tyre dhe pse jo nese do te kete kerkesa programi i tyre do te zgjatet . Gjithsesi ky ishte emisioni i pare dhe ashtu sic zonja Adile u beri ftese te gjithe prinderve te femijve qe ti bejne femijet e tyre pjese te ketij emisioni edhe stafi ka te njejten thirrje per te gjithe prinderit kudo ku ata jetojne e punojne , qe ti bejne femijet pjese te ketij programi , ku femijet e tyre kane nje mundesi te mire qe te provojne te flasin dhe gjuhen shqipe. Pra eshte nje rast i mire per femijet dhe kete rast ju a jep vetem radio Projekti 21 , nje radio me pervoje 18 – vjecare ne punen e saj, qe vazhdimisht ka patur rezultate.

Nga kjo radio jane organizuar 15 festivale per femije , ku kishte grupe nga shume vende te europes qe ju bashkangjiten ketij festivali . Por per fat te keq tek ne shqiptaret ndollin gjera nganjehere jo te mira , sepse athere kur mori permasa te medha dhe kishte kerkesa per pjesemarrja ane e mbane europes, kuptohet grupe shqiptare ne mergate, per fat te keq athere u nderpre ky festival , por dhe emisioni i femijve, ku u be e mundur te startoje perseri.

Ky eshte fillimi dhe te presim se si do te shkoje interesimi i prinderve per te marre pjese ne kete program per femije . Ndaj dhe stafi i radios i fton te gjite prinderit , bashkohuni ketij projekti, nuk ju kushton asgje , qe femijet tuaj cdo te diele te jene pjese e ketij emisioni per femije .

Stafi beson dhe shpreson se prinderit do ta kuptojne drejt kete thirrje qe ju ben drejtuesja e programit per femije, por dhe stafi i radio Projektit 21 . Mbesim me shprese se ky program do te kete jetegjatesi !
Luigj Shkodrani
Danimarke

Njoftim i radio Projektit 21 !

No Comments Aktualitet Lajme

Te nderuar Degjues !
I nderuar Xheladin !

Dje u vura ne dijeni qe kolegu yne Xheladin Hajdari , kishte bere doreheqjen nga programet e Radio Projektit 21 dhe kishte bere nje emision kunder drejtuesve te radios, Kuptohet se eshte ne deshiren e sejcilit nga ne qe te terhiqet , kur ai nuk ndjehet mire, apo e shikon se nuk i ka kryer detyrat te cilat i ka marre persiper !
Emri i Xheladin Hajdarit na eshte propozuar para disa viteve nga z. Adem Gashi , vite me pare , por qe me propozimin e mevonshem edhe te kolegut tone Luigjit, ju be e mundur qe Xheladini te filloj ne radio Projekt.
Nuk po arrijme te kuptojme nje gje tek ish kolegu i radios tone , perderisa ka patur nje kontrate 6 – mujore ! Eshte premtuar se do te kete programe mengjezi nga ora 09 – 11 dhe programe nate nga ora 22- 24 dhe diten e shtune nga ora 20 – 24 , ku sipas Xheles dhe intervistes qe ai ka dhene tek kolegu Luigji , ka deklaruar se , do te kete emisione speciale me artiste te estrades shqiptare . Vetem na vene ne dijeni se ku dhe kur u realizua nje program i tille ! Xhela ishte i interesuar per pjesemarrjen e tij ne film, asgje me shume ! Keto premtime jane te rregjistruara ne arkivin e radios , me zerin e Xheladinit.
Cdo moderator i ri qe shkon ne nje radio te mirefillte dhe te njohur , duhet te paraqese projektet e tija , ne rastin konkret, ne besum ne fjalet e Xheladinit, duke ditur se ai ka fituar ate pervoje ne disa radio te tjera qe ka punuar, por per fat te keq , nuk u paraqit asnjehere ajo cfare u premtua.
Nje radio nuk vleresohet kurre nga pershendetjet e degjusve , kjo eshte metota me mediokerr , ajo vleresohet nga emisionet e larmishme qe sjell, nga aktiviteti i asaj radioje dhe ne fund kjo vleresohet nga specialistet dhe kritiket ne fushen e medias vizive dhe te asaj te shkruar . Radioja nuk mund te vleresohet nga degjuesi , por nga ajo cfare degjuesi merr nga nje radio ne fund te nje programi te trasmetuar . Ateher i drejtohem Xheladin Hajdarit qe ti veje ne dijeni degjuesit e tij e jo te lejoje te flasin gjera qe nuk ekzistojne fare. Cdo gje eshte bere brenda rregullave. Ju Xheladin Hajdari nuk keni te drejte qe per te ngritur radion tuaj , te beni reklame te keqe ndaj asaj radio qe ti ke hanger buken e saj 6 – muaj .
Cdo radio ka nje kryesi dhe duhet qe cdo njeri pjese e asaj radio , duhet te zbatoje me rigorozitet ate cfare merr persiper te besh qe ne fillim. Ai cfare u premtua nuk u realizua konkretisht , tani ku qendron gabimi i kryesise. Pse duhet te fajsohet nje radio, kur ate cfare eshte thene nuk eshte realizuar !
Xheles i urojme suksese ne radion e re !
Respekt per te gjithe degjuesit

Projekt 21
Shpetim Xheladini Timi

E rrallë/Do ekstradohet nga SHBA për prostitucion. Kush është 82-vjeçari shqiptar që…

No Comments Aktualitet Lajme

Periudhën që e kaloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ilegalisht, 82-vjeçari Ramiz Bordoniqi nga Komuna e Gjakovës ia pa sherrin pas disa viteve. I njëjti pas një kërkese të SHBA‘së, që u përcoll nga INTERPOL-i, u arrestua në shtëpinë e tij, nën dyshimet për mundësim ose detyrim në prostitucion, blerje, posedim, shpërndarje apo shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, shkruan Gazeta Express

Dyshimet janë se Bordoniqi kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1998, duke qëndruar aty në mënyrë ilegale, që nga janari i atij viti e deri në shtator të vitit 2001.

Për këto tre vite, ai dyshohet se e ka ndihmuar vëllain e tij për të zhvilluar një ndërmarrje të prostitucionit dhe narkotikëve në Fair Banks në Alaska.

82-vjeçari u arrestua në Gjakovë ditë më parë, derisa dje, Prokuroria Themelore e Gjakovës bëri kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

“Prokurori i rastit ka konsideruar se në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Juridik dhe Ndërkombëtar në çështjet penale dhe në bazë të marrëveshjes mbi ekstradim në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe SHBA-së, janë plotësuar kushtet për ekstradim, prandaj ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 40 ditësh”, thuhet në njoftimin që ka lëshuar prokuroria përkatëse për këtë rast.

Ai ishte larguar nga Amerika pasi që dyshohet se ka kryer të gjitha këto vepra për të cilat është vënë edhe në kërkim ndërkombëtar./Express

Opozita fiton zgjedhjet në Danimarkë

No Comments Aktualitet Lajme

Kryeministri i Danimarkës Lars Lokke Rasmussen dha dorëheqhen sot (të enjten) pas fitores së fuqishme të opozitës Social Demokrate në zgjedhjet e së mërkurës. Premtimi i opozitës për rritjen e mirëqënies bindi votuesit e lodhur me masat shtrënguese ekonomike për të cilat druheshin se do të dëmtonin modelin e famshëm social të atij vendi. Mbrojta e mjedisit po ashtu ishte një çështje madhore për votuesit danez si edhe imigracioni. Siç na njeh materiali në vazhdim, të gjitha partitë kryesore premtuan masa më të rrepta për imigracionin.

Mette Frederiksen drejton të ashtuquajturin “blloku i kuq”, të përbërë nga pesë parti të qendrës së majtë. Pas hedhjes së votës të mërkurën, ajo tha se ishte gati të formonte qeverinë.

“Populli danez ka pritshmërinë se shumica e re do të sjellë politika të reja, dhe kjo është ajo që shpresoj të shoh.”

Kryeministri i dorëhequr, Lars Lokke Rasmussen i Partisë Liberale, tha se qeveria e udhëhequr nga Social Demokratët do të jetë shumë e varur nga partitë e majta.

“Do të thotë se politikat ekonomike do të jetë krejt ndryshe. Nuk do të jetë një politikë drejt begatisë dhe rritjes. Kjo do të çojë drejt një situatë ku Danimarka do të jetë më e varfër dhe jo më e pasur.”

Ndryshimet klimatike zunë një vend të rëndësishëm për votuesit, kryesisht tek të rinjtë.

“Të rinjtë dhe të gjithë kanë përgjegjësinë të votojnë për politikanët që janë të gatshëm të trajtojnë ndryshimet klimatike ashtu siç janë, një katastrofë klimatike ose një emergjencë klimatike”, thotë Oskar Charlie Dahlin që votoi për herë të parë.

Tjetër çëshjte e rendësishme ishte imigracioni. Shumë danez filluan të shohin fluksin e madh të emigratëve si një kërcënim për programet e tyre të mirëqënies sociale. Duke mbështetur një qëndrim më të ashpër ndaj imigracionit, Social Demokratët dobësuan mbështetjen për partitë e djathtat të vijës së ashpër, thotë analistin danez Kasper Moller Hanser.

“Gjatë tre viteve të fundit kanë ndryshuar më shumë se gjatë 30 viteve të mëparshme. Kemi parë që Social Demokratët janë bërë më të djathtë, më të ashpër ndaj emigracionit…dhe kjo i ndihmoi ata në marrjen e shumë votave nga të djathtët.”

Social Demokratët po ashtu tërhoqën më shumë votues me premtimet për rritjen e taksave për të pasurit dhe shpenzimeve për shërbimet publike. Trine Flensborg Madsen është profesore në Univeristetin Copenhagen.

“Kemi tre fëmijë dhe nuk mendoj se kujdesja për ta në çerdhe dhe kopështe është aq mira sa duhet. Nuk ka punonjës të mjaftueshëm. Kjo është e rendësishme për ne. Duhet të kujdesemi për fëmijët e vegjël, për të ardhmen.”

Partitë e qendrës së majtë kanë arritur fitore edhe në dy vende të tjera nordike, Finlandë dhe Suedi.

Zeri i Amerikes

PËR SHUME MOT FESTËN E FITËR BAJRAMIT

No Comments Aktualitet Lajme

E mbarë bota islame feston festën e Fitër Bajramit , ndaj dhe stafi i Radio Projektit 21 i uron gjithë dëgjuesve dhe miqve të kësaj radio, por dhe mbarë shqiptarve të besimit islam festën e Fiter Bajramit ! Paqja, harmonia, lumturia, gëzimi , mbretërofshin në familjet tuaja ! Bajrami, ditë e paqes
Përcjellim muajin e Ramazanit me shpresë te Zoti i Lavdëruar se ia kemi mbërritur mirësive që përmenden në hadithin kudsi: “Agjërimi është për Mua dhe Unë do ta shpërblej vetë agjëruesin.”
Kjo festë, që me të drejtë është “Kurora e muajit të madhëruar të Ramazanit” përcakton arritjet e besimtarit musliman në shërbim të Zotit.
Kjo festë e gëzueshme islame i kalon kufijtë dhe bëhet shumëdimensionale në jetën njerëzore, sepse besimtarët i luten Zotit dhe kujtojnë të mirat dhe dhuntitë e Tij të shumta.
Bajrami është festë e fitoreve, sepse muslimani ndien sukses në sigurimin e të drejtave e të zhvillimit shpirtëror. Ai dëshmon se dëshirat i mban në një komandë të fortë duke bërë një jetë të disiplinuar. Të gjitha këto janë fitoret e tij të mëdha.
Grumbullimi i besimtarëve për t’u falur e festuar bashkarisht në këtë ditë feste, tregon se duke u lutur për falje e fuqi besimi, Zoti u siguron sinqeritet, mëshirë e falje. Fryma e kësaj mbledhje të lartësuar e të përkushtuar e mëson muslimanin që të falë të tjerët, që edhe ata të falin dhe ky virtyt i faljes së mëshiruesve do të ushtrohet nga Zoti dhe gjerësisht shkëmbehet edhe mes besimtarëve. Kur muslimani në festën e Bajramit vendos fuqinë e zemrës së tij, duke iu nënshtruar ligjit të Zotit dhe duke bërë një jetë të disiplinuar, ai lidh paqe me Zotin dhe vetë është në paqe me të gjithë njerëzinë.
Fitër Bajrami është festë e gëzimit që përsëritet kah mot.
Me rastin e kësaj dite, le t’i lutemi Zotit të Madhëruar, që të na drejtojë e të na forcojë besimin në Të, e të na ruajë nga të ligat!
Na udhëzo o Zot në rrugën e drejtë, e shtona dashuri e vëllazëri midis nesh, për të mirën e fesë e të kombit!

GËZUAR E PËR SHUMË MOT – STAFI

“FESTOJME BAJRAMIN”

No Comments Aktualitet Lajme

Me rastin e festes se madhe te Bajramit , ne adresen :

Hjulmagerporten 1 (nen Netto)
2650 Hvidovre
Numri kontaktues- 91550745

Organizohet feste e madhe , per gra dhe vajza ,me daten 7 qershor 2019 , duke filluar nga ora 20.00 , ndaj te gjitha grate e vajzat jeni te ftuara te marrin pjese ne kete feste per gjinine femrore , ku hyrja vetem 100 korona daneze . Do te jete nje mbremje qe do ta kujtoni gjate . Ju argetojne , Korab Shaqiri, Saranda Hasani , Sherif Hasani , Beqir Shaqiri .

Mos mungoni ne kete feste , eshte festa juaj, festa te tilla organizohen rralle ndaj bashkohuni me ne , te festojme se bashku .

Grupi organizator

39 aksidente për një ditë në Kosovë

No Comments Aktualitet Lajme

Aksidentet në trafik nuk është se po shënojnë rënie, ato vazhdojnë të regjistrohen në numër të lartë dhe shqetësues.

Kështu, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë ndodhur 39 aksidente trafiku.

Prej tyre, 13 me të lënduar, kurse 26 pa lëndime në njerëz, transmeton Indeksonline.

Tutje, policia e trafikut për një ditë ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1190 tiketa për kundërvajtësit në trafik.

Po ashtu, në 24 orë policia ka arrestuar 19 persona, 11 i ka dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.

kosovarja-ks.com

Ndahet nga jeta aktori i madh i humorit, Muhamet Lika

No Comments Aktualitet Lajme

Profil- 41 vite në skenë/ Kush ishte Muhamet Lika?

Një ngjarje e rëndë ka tronditur artin shqiptar ditën e sotme.

Është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare Muhamet Lika një prej parodistëve të Vlorës, Muhamet Lika.

Por kush ishte Muhamet Lika?

Muhamet Lika lindi më 26 Qershor të vitit 1955 në qytetin e Vlorës. Daljen e parë në skenë e pati në vitin 1978 në shfaqet amatore në Vlorë, ku u bashkua së bashku me 3 parodistët e tjerë. Duke mos iu ndarë skenës për 41 vite me radhë dhe duke dhuruar humor për shqiptarët. Parodistët e Vlorës fituan zemrat e të gjithë shqiptarëve me humorin e tyre brilant të ndërthurur edhe me këngën duke i mbijetuar brezave për vite të tëra.

Pak kohë më parë për shkak të moshës u tërhoq nga grupi Mane Lumani, duke e lënë Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Likën i cili ndërroi jetë ditën e sotme dukë e lënë me vetëm dy anëtarë grupin e parodistëve të Vlorës aq shumë të dashur për shqiptarët.

CNA.al i shpreh ngushëllimet familjes së aktorit në këto ditë të vështira për to dhe për artin shqiptar./CNA.al

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=dxyYsF3vbJ4

Lamtumirë/ Ergys Alushi: Muhamet Liko kishte me vete ilaçin më të mirë në botë, humorin
Nga Gazeta Telegraf

Ergys Alushi rrëfen takimet e fundit me Muhamet Likon, vetëm 4 ditë para vdekjes

Ai dinte të të qetësonte. Kishte me vete ilaçin më të mirë në botë, humorin

Nga Ergys Alushi

Kur i tregova për shfaqjen e Estradës të të Rinjve dhe idenë time që ai të ngjitej në skenë bashkë me kolegët e tij për t’i përshëndetur aktorët e rinj të humorit, u tregua menjëherë i gatshëm.
“Jam për në Itali për një kontroll rutinë të zemrës– më tha – por, për ty e shtyj shkuarjen për një ditë, se të kam të mirë dhe dua që të kesh sukses. Atë sukses që pate dhe me librin e Vasil Rucit”. Vetëm disa ditë më parë, bashkë me Afrimin dhe Agronin, ai ishte ndër të ftuarit specialë në promovimin e librit. Bashkë të tre kënduan dhe një parodi të vjetër, që ia kishin kënduar Vasilit në vitin 1984. Foli dhe aty me batutat e tij. “O Ergys e paç hallall, ia bëre librin Vasilit sa ishte gjallë”. Ndërsa mua më kishin përfshirë emocionet e mbarëvajtjes së ceremonisë së promovimit, Meti m’u afrua me një pjatë me meze në dorë dhe më tha “Hajde te vëllai, se unë ta di hallin që ke në këto momente, merre një gotë dhe shuaji pak emocionet dhe stresin”. E ashtu, larg vëmendjes e zhurmës së të ftuarve, i kthyem nga dy gota. Ai dinte të të qetësonte. Kishte me vete ilaçin më të mirë në botë, humorin.
Të gjitha këto i kujtuam ditën që i tregova për shfaqjen dhe përgatitjet.
Meti erdhi dhe në provat gjenerale një ditë para shfaqjes. Kishte qenë dhe një ditë më parë në prova. I pëlqeu. Më uroi. Bëri dhe vërejtje. Me kujdes dhe buzën në gaz, për të mos “fyer” asnjë nga ne.
Në shfaqje erdhi bashkë me zonjën e tij dhe vajzën, Alkidën, që nuk i është ndarë skenës e babait që fare e vogël.
Kur u ngjit në skenë, kush e kishte menduar se ajo do të ishte ngjitja e fundit. I takoi aktorët e rinj dhe qëndroi në krah të “pasardhësit”, të riut Blero Çipi. Kur i erdhi radha për të folur sipas skenarit, foli ashtu si fliste vetëm ai, thjesht e me buzën në gaz. Salla qeshte me të. E adhuronte. Uroi dhe dha këshilla. E fundit fare ishte këshilla që grupi i aktorëve të rinj të mos përçahej, ashtu si ndodh rëndom me grupet në art.
Ajo natë ishte e paharruar për të gjithë ne. Edhe për Metin. “Do të vijë një ditë që do ta lë stafetën për t’u larguar gradualisht nga skena– më tha teksa po i thoshim njëri tjetrit natën e mirë – por, kur kjo fillon me një shfaqje të përgatitur nga ty, ndihem shumë herë më mirë, sepse te ty kam besim dhe të njoh mirë”. Këto fjalë më mbetën në mendje për ditët pas asaj nate, pa e menduar kurrë se pas lajmit për vdekjen tënde, do të ktheheshin në fjalët e tua amanet.

Pas shfaqjes dhe kthimit nga Italia, e kishim caktuar që do të uleshim për hollësirat e fundit të detajeve nga jeta e tij, që do të publikohen në librin që prej një dy vjetësh kam nisur për jetën e 4 parodistëve të Vlorës. Libri është nga fundi ndaj dhe me Metin e parodistët e tjerë ishim duke folur dhe për ceremoninë e promovimit, të cilën e kam menduar për ta bërë në teatër, në skenën e tyre të dashur. Bashkë me librin, ata të katër të realizonin dhe një koncert modest recital me numrat e tyre më të mirë ndër vite.
Por, Meti nuk do të jetë me ne fizikisht. Iku nga kjo jetë në mënyrën më të pamerituar. Zemra ia punoi pabesisht edhe pse vitet e fundit nuk i kishte të mira marrëdhëniet me të. E la pikërisht zemra. Ajo zemra e madhe që atë e karakterizonte. Zemra e mirë. Zemra plot humor e dhemburi. Zemra që rrahu deri në fund për artin e qytetit dhe gëzimin e qytetarëve të Vlorës.

Artin që e deshe qysh i vogël, tek u ngjite për herë të parë në skenë fare fëmijë me një çifteli, për të kënduar këngën tënde të parë. Në fëmijërinë ku ndodhte shpesh që kur babai yt i binte violinës kërkonte dhe ndihmën e Metit të vogël, të cilit ia fiksonte gishtat e njërës dorë mbi tela dhe dorën tjetër i kërkonte të mbante ritmin. Krijohej një duet me violinë e çifteli, mbrëmje që Metit i pëlqenin shumë dhe i nxisnin ëndrrat me skena të mëdha e me shumë spektatorë përpara. Dhe ëndrra do t’i realizohej shumë shpejt.
Në vitin 1969 shkoi të punonte në Uzinën e Poliçanit si marangoz. Në zdrukthuari kishte shefin e repartit, Kristo Dralo, i cili shkruante material humoristike për Metin kur bëhej festivali i estradave të repartit të uzinës. Atje punoi dy vjet dhe në vitin 1971 kthehet në Vlorë me punën në përpunim druri, aty Meti shquhej jo vetëm si punëtor i dalluar por edhe si parodist në festivalet e estradave të qendrave të punës. Më vonë Meti filloi si amator në estradën profesioniste dhe në vitin 1978 këtë imitim e interpretoi në njërën nga premierat e estradës profesioniste me titull “Me syrin tonë” me regji të Luftar Veshit, libreti Flamur Laro dhe Gafur Shameti. Parodia e parë në estradën profesioniste ishte “I gjori Demo, Zavalli Demo” me interpretim të Afrim Agalliut, ku Meti imitonte me gojë një kaba me violinë nën drejtimin e orkestrës dhe shoqëronte Afrimin. Pas kësaj ai do të bashkohej në katërshen e famshme që bëri histori në artin e Vlorës dhe atë Shqiptar, duke mbetur në histori me emrin “4 parodistët e Vlorës”



Presidenti Meta: Iku një artist i madh!

Ditën e sotme u nda papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare aktori i njohur, pjesë e parodistëve të Vlorës, Muhamet Liko.

Ngjarja e rëndë që shokoi mbarë vendin ka sjellë edhe reagimin e presidentit të Republikës Ilir Meta.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shpreh dhimbjen për këtë humbje të madhe.

Postimi i presidentit Meta:

“Me hidhërim mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej parodistëve më të dashur të Vlorës, Muhamet Liko.

Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.

Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes dhe fëmijëve, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Tij.

I paharruar do të mbetesh parodisti ynë i dashur!

Agim Çiraku

Botues i “Telegraf” dhe ZV/Kryetar i Shoqatës “Labëria”

Ndarja para kohe nga jeta e parodistit të shquar të Vlorës, Muhamet Liko, përbën një humbje të madhe për artin dhe kulturën kombëtare. Si mik i Muhametit por edhe si vlonjat i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. I paharruar qoftë kujtimi i mikut tonë të dashur!

Bujar Leskaj

Kryetar i KLSH

-Ish-Deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Vlorën

Lajmi për ndarjen nga jeta i ikonës së kulturës vlonjate ishte tepër pikëllues. Miqësia e hershme por edhe projektet që kishim planifikuar për ditët në vijim më kanë lënë pa fjalë dhe më krijuan trishtim të madh. Ngushëllime familjes! Lamtumirë miku imë i shenjtë.

Nga Gazeta Telegraf

Eurodeputetja e parë shqiptare, Arba Kokalari zgjidhet në Suedi

No Comments Aktualitet Lajme

Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë, është shqiptarja e parë që siguron një vend në Parlamentin Europian. Politikania e re është pjesë e partisë së moderuar, e cila fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë kështu 4 eurodeputetë, mes të cilëve edhe Kokalarin.

E lindur në Tiranë, 27 nëntorin e vitit 1986, ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të partisë në të cilën aderon, e ku ka qenë mjaft aktive. Ndër të parët që e përshëndetën një zhvillim të tillë ishte presidenti Ilir Meta.

“Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi, por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar”, ka qenë urimi i kreut të shtetit.

Sikurse edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari me prejardhje shqiptare ka siguruar vendin e saj në Bruksel. Historike, sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime”, ka shkruar ai në Facebook.

Pati mjaft kandidatë shqiptarë në zgjedhjet europiane këtë vit. Ata përfaqësuan Belgjikën, Greqinë, Italinë dhe Suedinë, e ishte pikërisht kjo e fundit që nxori edhe fituesen e vetme.

Arba Kokalari është e afërme e shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari, që u diplomua në “La Sapienza” të Romës në vitin 1941, por u dënua më vonë në Shqipëri prej regjimit komunist e vdiq e internuar në Rrëshen në 1983-shin.

Vet eurodeputetja e re përcolli falenderime për mbështetësit e saj përmes një mesazhi në Facebook. “Moderatorët marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Europian. Falemnderit për të gjithë ata që kanë luftuar për moderatorët dhe mua”, ka shkruar ajo.

Top Channel