Home

Lajme

Krimi që tronditi Kavajën, flet gruaja: Nuk kisha lidhje me asnjë, policin e kisha shok (VIDEO)

No Comments Aktualitet Lajme

Marsida Qatja flet për herë të parë pas ngjarjes së rëndë, që tronditi Kavajën orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u vra 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos polici i burgjeve, Bledar Toçi. Ajo mohon që të ketë pasur lidhje intime me Haxhollin, ndërsa për policin Toçi, i cili i erdhi mnë ndihmë, thotë se e ka shok. Gjithçka ndodhi pas kërcënimeve nga Dritan Haxholli, thotë 30-vjeçarja, i cili sipas saj e kishtë kërcënuar atë se do ta vriste.

Në këtë moment ajo kërkon ndihmën e efektivit të policisë, i cili mbërrin menjëherë në banesën e saj. Nga ku skena më pas i ngjason një “Far West” mes dy burrave, njëri prej të cilëve, Dritan Haxholli, mbetet i vrarë, ndërsa plagoset Bledar Toçi.

“Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish-i dashuri. Personi na kërcënonte, i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, shokut tonë, meqë ishte dhe polic. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu. I thashë se jam me fëmijët dhe ai na shqetëson, sepse e bënte shpesh herë këtë gjë. Bledi tha se do më ndihmonte, se do e zgjidhte si njeri, meqë isha femër e vetme, me fëmijë. Ndërkohë, që unë isha me shokun tim Xhulion, Bledi kishte 15 minuta që kishte hyrë brenda, Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda që ta sqarosh këtë muhabet që ke.

Ai filloi të qëllonte direkt me armë. Polici që ishte dhe shoku jonë, Bledi, u vetëmbrojt normalisht, se po na vriste dhe mua me djalin e vogël. Në shtëpi kam qenë unë, djali im i vogël, Bledi dhe djali tjetër që fola, Xhulio. Me burrin kam marrëdhënie shumë të mira. Ai është në burg në Gjermani dhe shkoj njëherë në muaj për ta takuar. Jo më larg se sot burri më ka shkruajtur letër. Më vjen keq edhe për viktimën, pasi ishte shoku jonë, takoheshim në të njëjtin lokal.

Por pinte alkool dhe bënte këto gjërat. Pinte alkool dhe thoshte pse nuk më merr edhe mua për darkë, pse nuk na pranoni, pse ti del me këta. Më kërcënonte se do më vriste mua, do vriste burrin tim, më thoshte do të të vras fëmijët. Është jetë njeriu, por e kërkoi, unë nuk kam faj. Erdhi i pari dhe qëlloi”, tha Marsida Qatja.

Gruaja jetonte bashkë me tre fëmijët e saj në Kavajë, ndërsa bashkëshorti ndodhej në burg në Gjermani.

Burimi/lapsi.al

Peter Handke, shkrimtari pro serbëve të Kosovës merr çmimin Nobel

No Comments Aktualitet Lajme

Shkrimtari austriak, Peter Handke, 76 vjeç, i njohur për qëndrimet e tij kundër bombardimeve të NATO’s që sollën lirinë e Kosovës, është shpallur fitues i çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019.

Emri i tij dhe polakes Olga Tokarczuk e cila ka fituar Nobelin për vitin 2018 është shpallur nga Sekretari Permanent i Akademisë Suedeze të Nobelit Mats Malm.

Handke njihet për lidhjet e tij me serbët ndërsa ka kundërshtuar fort edhe bombardimet e NATO’s në vitin 1999 që sollën lirinë e Kosovës.

Ai madje vite më parë ka qëndruar në Kosovë ku serbëve të Hoçës së Madhe ua ka dorëzuar donacionin prej 50 mijë eurosh për ndërtimin e një pishine në fshat.

Peter Handke njihet botërisht për qëndrimet e tij proserbe që prej luftave të fillim viteve ’90 në ish Jugosllavi. Ai në vitin 2008 shkoi mes serbëve të Kosovës në Velica Hoca dhe publikoi në gjermanisht një libër me titullin “Kukuvajkat e Velika Hocas”. I konceptuar fillimisht si një reportazh i gjatë gazetaresk, ai mori më pas formën e një romani letrar.

Ai e ka treguar këtë eksperiencë edhe për gazetën Le Monde. “Unë po flas për refugjatët serbë sepse askush nuk po e bën këtë. Pse gazetat nuk bëjnë shumë raportime përata? Unë po kthehem nga Kosova. dy apo tre fshatra serbe kanë mbetur gjithsej aty edhe ato janë të rrethuara. A e dimë ne në perëndim se fëmijët po hedhin gurë në autobuzët që mbajnë mbishkrime cirilike? Përse prindërit shqiptarë i lënë fëmijët e tyre ta bëjnë këtë? Ne duhet të flasim për këtë ne duhet ti themi kto fakte” deklaroi atehere ai.

I njohur si një mbështetës i ish Jugosllavisë Titiste që e celebronte si shtet që u çlirua vetë nga nazistët, Peter Handke, ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj Francës së Mieranit dhe Gjermainësë së Kohlit, që lejuan pavarsinë e Kroacisë dhe Sllovenisë duke hapur udhën një lufte dhe duke shkatërruar një shtet të madh.

Në vitin 1996, kur e përditshmja gjermane, Süddeutsche Zeitung, publikoi reportazhin e tij të gjatë “Një udhëtim dimëror përmesmes Danubit, Savë, Moravës dhe Drinit, Peter Handke u përshkrua si një “terrorist”, “avokat pro serb”. E përditshmja spanjolle El Pais shkoi deri tek akuzat si mbështetës i masakrës së Srebenicës. “Unë kurrë nuk kam pasur një pozicion negativist,” u mbrojt Peter Handke, “pse nuk i hapin librat e mi dhe ti lexojnë në vend që të më akuzojnë. Unë shkruaja për viktimat serbe sepse askush nuk e bënte këtë. Unë nuk shkruaja për ta, edhe pse kam të njëjtën dhimbje për viktimat kroate, myslimane ”.

Kur forcat e Natos bombarduan Jugosllavinë për të çliruar Kosovën ai u largua nga kisha katolike me pretendimin se papa i kishte përkrahur bombardimet. Por kulmin e polemikave ai e ringjalli kur shkoi ti jepte lamtumirën e fundit diktatorit serb Milosheçiç në Beograd. Kur Le Monde e pyeti se përse e bëri këtë, Peter Handke u pëgjigj:”Po u përgjigjem me ato pak fjalë që thashë edhe në atë vaki: bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Slobodan Miloseviçin, e ashtuquajtura botë e di të vërtetën, kjo është arsyeja pse e ashtuquajtura botë mungon sot. Sot, jo vetëm sot, jo vetëm këtu … Ndërsa unë nuk e di të vërtetën, por shikoj, dëgjoj, ndiej, e mbaj mend, e vë në pikëpyetje. Kjo është arsyeja pse Unë jam këtu sot ”. Edhe sot, ai refuzon të përdorë termin diktator për Sllobon: “Ai u zgjodh” këmbëngul. Dhe pretendon se nuk është “për”, por gjithmonë “me” serbët, dhe “me” Serbinë, dhe mbrohet duke pretenduar se kjo nuk ka të bëjë me “fyerjen e një populli tjetër”.

Gjatë luftës në ish Jugosllavi, 1992 1995 që shkaktoi mbi 100 mijë viktima, Handke akuzoi një pjesë të madhe të mediave perendimore se mbronin sistematikisht qëndrimet anti serbe. Ai është gjithashtu anëtar i akademisë së shkencave dhe arteve të serbëve të Bosnjës.

©Lapsi.al

‘Një lajm i keq do ju shokojë’, Meri bën paralajmërimin e frikshëm për këtë shenjë horoskopi

No Comments Aktualitet Lajme

Bëhet fjalë për shenjën e Luanit. Sipas astrologes Meri Shehu kjo shenjë do të marrë një lajm që do ta shokojë nga ana psikologjike dhe shpirtërore.

Lexoni horoskopin e publikuar nga Meri Shehu:

Dashi

Sot do perjetoni nje zhgenjim ne nje bashkepunim apo ne nje martese qe e kishit idealizuar por qe tashme do nzjerr ne shehsh qe nuk ishte ajo e duhura.

Demi

Nenje ceshtje pune dhe qellimesh do kuptoni qe keni dal me humbje apo keni humbur kohen kot deri me tani duke marre nje vendim te guximshem.

Binjaket

Sot do keni nje rrethane disi sokuese ne jeten personale dhe ne karriere Keni zgjedhur punen dhe njeriun e gabuar qe tashme ju le ne balte.

Gaforrja

Ne nje ceshtje familjare apo trashegimie do ndjeheni te braktsur apo te pavleresuar Ka mundesi qe dikush qe ishte bere si i aferm me ju tju lere papritur.

Luani

Do merrni nje lajm qe do ju shokoj nga ana psikologjike e shpirterore ne lidhje me nje takim qe do ju anullohet dhe qe ju e prisnit me shume romantizem

Virgjeresha.

Nje partner ne bashkepunim do tregoj qe thjesht ju ka mashtruar apo ju ka tradhetuar per shume kohe dhe humbjet do jene te shumaneshme.

Peshorja

Ka ardhur momenti qe ju te mos bini me preh e nje pune apo demagogjie qe ju kishte futur ne mendje nje histori me perralla per jeten dhe te ardhen tuaj.

Akrepi

Kaq shume do kuptoni qe joshjet dhe lidhjet e muajve te fundit kane qene vetem nje zhgenjim ku e keni futur veten per te kaluar dite romantike por qe personat kane qene te gabuar.

Shigjetari

Mendohet se edhe sot do kaloni nje cast te veshtire ne jeten tuaj shoqerore apo errotike duke kujtuar se keni sukses dhe fame por qe nuk po vertetohet sa duhet.

Bricjapi

Sot mbeshtetsit tuaj ne lidhje me nje ceshtje pune do ju lene pa mbrojtje apo do devijojne rruges duke mos ju takuar apo duke ju shmangur detyrimeve.

Ujori

Nje ndhme qe ju vinte nga jashte apo ne rruge ligjore sot do duket e pamundur dhe shume ne veshtiresi Per ceshtje studimore do keni nje zhgenjim.

Peshqit

Duket sikur keni vendosur ti beni te gjithe te dashuruar dhe romantike dhe ne te njeten kohe te zhdukeni me gjithe romancen tuaj te genjeshtert Por nuk do jeni vetem ju te humburit.

http://lajme-javore.com

Violetë Kukajt i bëri hajër ndarja nga bashkëshorti, shfaqet “shnosh si molla”

No Comments Aktualitet Lajme

Ka disa muaj që këngëtarja Violetë Kukaj i ka dhënë fund martesës së saj me bashkëshortin Faikun.

Edhe pse asnjëherë nuk e konfirmuan zyrtarisht, u tha se këngëtarja ka marrë dhe fëmijët dhe është larguar nga shtëpia ku kanë jetuar me bashkëshortin.

E duket se tashmë ajo ka lënë pas këtë histori të jetës së saj.

Në fotografitë e publikuara së fundmi, Violetë Kukaj shfaqet në formë si asnjëherë tjetër, e madje duket sikur ka shtuar peshë.

Sa i përket muzikës, Kukaj është mjaft aktive ku agjenda e saj është e ngjeshur me koncerte të ndryshme si brenda por edhe jashtë vendit, duke mos munguar as ahengjet familjare.

http://lajme-javore.com

Del promo e re e emisioni të shumë pritur të Marina Vjollcës

No Comments Aktualitet Lajme

Shumë shpejt, producenti Turjan Hysko do të sjellë në ekran emisionin e tij të ri, i cili do të titullohet ‘Klanifornia Show’.

Emisioni do të bashkojë personazhet më të njohur të ekranit, emrat e të cilëve tashmë janë bërë të ditur për publikun.

Përveç humorit si në ‘Duplex’, në Klanifornia s’do të mungojnë as intervistat e shumta me VIP-at, kënga, argëtimi e gjithçka tjetër për një show të vërtetë.
Pak më parë, Turi ka ndarë në profilin e tij në Instagram spotin e emisionit të ri, i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Personazhet shfaqen si deputetë, të cilët intervistohen teksa futen në Parlament, ndërsa Turi shprehet para kamerave:

Tashmë gjithçka është gati dhe mbetet vetëm të presim për të mësuar datën në të cilën emisioni do të nisë transmetimin.

Burimi/gazetametro.net

Krimi makabër/ Kthehet nga puna, shqiptari gjen gruan të masakruar në dhomë

No Comments Aktualitet Lajme

Çifti jetonte në një shtëpi në Adoma, në rrethin Neudorf, afër Strasburgut, një vend ku strehohen kryesisht të huajt.

Ndërsa po kthehej nga puna, një shqiptar zbuloi gruan e tij në dhomën e tyre të shtrirë në shtrat, të martën vonë në mëngjes. Ajo ishte masakruar me thikë për vdekje.

“Trupi ishte goditur shumë herë thika dhe kishte shumë gjak, por është autopsia që do të përcaktojë nëse vdekja erdhi për shkak të goditjes me thikë…”, tha policia paraprakisht.

Viktima e moshës 56 vjeç është me origjinë kosovare. Burri do të merret në intervistë pasi të përmirësohet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa do të pyeten edhe fqinjët. Si në çdo studim të këtij lloji, kamerat e sigurisë janë duke u analizuar.

Policia gjyqësore është përgjegjëse për hetimin. Do të duhet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së kësaj gruaje, e lindur në vitin 1961. Në orët e vona të pasdites, policia kriminale ishte ende e mobilizuar në terren.

Asnjë motiv për ngjarjen nuk dihet aktualisht. Policia gjyqësore ka hapur dosjen hetimore për rastin, ndërsa po zhvillohen hetime intensive. /Panorama

Organizuan dasmën më të çuditshme që kishim parë ndonjëherë, Jonida Vokshi dhe Besniku dalin jashtë parashikimeve 24 orë pas martesës/ Shihni çfarë bënë (FOTO)

No Comments Aktualitet Lajme

Dasma madhështore e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit vazhdon të komentohet dhe çifti është në qendër të vëmendjes së mediave.

Teksa prisnim që pas dasmës, Jonida dhe Besniku të niseshin për muaj mjalti, ata na kanë habitur me veprimin e tyre.

Si nusja, edhe dhëndri 24 orë pas dasmës kanë festuar larg njëri-tjetrit. Jonida ka qenë duke festuar me mikeshat në një restorant e këtë e ka zbuluar Olta Gixhari duke postuar një video teksa vajzat trokasin gotat.

Ndërsa Besniku është nisur për udhëtim me miqtë e tij.




/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Frederik Ndoci: “28 vite jashtë atdheut” mall, kujtime, sakrifica, emocion…

No Comments Aktualitet Lajme

Në episodin e ditës së shtunë në emisionin “Diaspora” në orën 20:00 në kanalin e Youtube, i ftuar është Frederik Ndoci një ndër zërat më të bukur e më të rrallë të muzikës shqiptare.

Artisti me talentin, zërin, shpirtin e tij të fuqishëm, bindës, pasionant dhe të ndjeshëm njëkohëshisht. Zëri unik i papërsëritshëm që nuk ngjason me askënd.

Frederik Ndoci një është një multiartist i vlerësuar për të gjithë krijimtarinè që ai ka sjellë ndër vite, por që vijon edhe sot. Në vitin 1991 transferohet në Itali, dhe më pas ai emigroi drejt Amerikës.

Për Frederik Ndocin nuk ka qenë e lehtë të shprehej në periudhën e regjimit komunist, natyra e tij kontraverse, poezitë e tij, liria e te shprehurit i kanë krijuar probleme shpesh here.

Top Channel

Arrestohen babë e bir në Gjermani: Si i martonin shqiptarët me rumune dhe bullgare “për letra”

No Comments Aktualitet Lajme

Dy shqiptare, babe e bir dhe një grua rumune duhet te përgjigjen para Gjykatës së Lantdit në Frankfurt për shkelje të ligjit mbi lëvizjen e lirë dhe për falsifikim dokumentesh.

Mehmet G. 58 vjeçar dhe i biri i tij Visari (34) të dy kosovarë bashkë me një grua me emrin Nadia (42 vjeçe, rumune), kishin nisur nga fundi i vitit 2016 dhe kishin vazhduar deri në fillim të vitit 2018 të “ndihmojnë” qytetarë jashtë BE-së, në fakt, ekskluzivisht meshkuj nga Kosova, për të rregulluar qëndrimin në Gjermani, shkruan gazeta Frankfurter Rundschau.

Për këtë qëllim ata kishin përdorur secilën herë “marifetin” e njëjtë: Gra nga Rumania dhe Bullgaria, të interesuara për martesë, janë rekrutuar kryesisht nga rumunia, Nadja C, transmeton albinfo.ch. Pastaj gratë në fjalë janë martuar me burrat kosovarë, plotësisht të panjohur pë to. Këtë e kanë bërë ose në Kosovë ose në Danimarkë.

Më tek banda i ka pajisur gratë në fjalë me kontrata të falsifikuara të qirasë dhe të punës si dhe i ka shoqëruar të posamartuarit në takimet e domosdoshme të tyre me autoritetet shtetërore.

Në momentin kur burrat nga Kosova i kishin në duar letrat e nevojshme për qëndrim të paktën 5 vjeçar në Gjermani, zonjat ktheheshin në vendin e tyre, transmeton albinfo.ch. Ndërsa burrat vazhdonin të jetonin në Gjermani, ku duhet të jenë edhe tani.

Në ditën e parë të procesit është lexuar aktakuza. Në rast se të akuzuarit pranojnë veprat me të cilat janë ngarkuar, atëherë Mehmeti do të dënohet me rreth tri vite e gjysmë burg, Visari me 2 vjet e gjysmë ndërsa Nadia, mund të shpëtojë me burg me kusht.

Mehmet G. duket të ketë qenë koka e bandës dhe si i tillë, për çdo martesë të realizuar ka fituar një shumë pesëshifrore (mbi 10.000 euro). I biri i tij, Visari duket të ketë pasur probleme me drogë gjatë kohës së përmendur. Këtë e dëshmon edhe fakti se gjatë bastisjes, te Mehmeti janë konfiskuar 100 mijë euro ndërsa te i biri, Visari, vetëm 800 euro.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/