Home

Lajme

Edith Harxhi – Foltorja më e bukur e Shqipërisë me të rinjtë e Shqipërisë

No Comments Aktualitet Lajme

Duke parë Foltoren më të bukur të Shqipërisë me të rinjtë e Shqipërisë mu kujtua Lëvizja Studentore e vitin 1990 kur u ngritëm fuqishëm për të rrëzuar rregjimin më të egër diktatorial në Europë.
Kjo ngjarje sot më ka mbushur me shpresë dhe energji pozitive sepse çfardo që të bëjë Edi Rama për ti larguar këta të rinj nga Shqipëria, ata përsëri e gjejnë shpresën tek e djathta shqiptare që do të rimëkëmbet me shpejtësi. Kjo duhet të jetë ditë e rëndë sot për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.
Unë jam këta të rinj sot! Këta janë shpresa jonë e munguar gjithë këto vite.
Ta bëjmë PD shpresëdhënëse përsëri!

Burimi/Facebook

Edith Harxhi – Lulzim Basha vazhdon çdo ditë e më tepër të dhunojë statutin e Partisë Demokratike.

No Comments Aktualitet Lajme

Shpallja mbrëmë e zgjedhjeve për Forumin Rinor të PD-së është shkelje e rëndë dhe mbi të gjitha hakmarrje e sëmurë. Ai ka shkelur statutin edhe më parë gjatë hartimit të listave klienteliste për deputet, kur nuk përfshiu sipas statutit 7% nga Forumi Rinor në listat fituese. Do ti largojë edhe këta të rinj e të reja që shpresën për të jetuar në këtë vend e shohin tek e djathta shqiptare. Ai qëllimshëm vazhdon çdo ditë rrënimin e Partisë. Ka të njëjtin instruktor dhe padron si Rama, Vucic dhe Zaev.
Partia Demokratike është aset kombëtar dhe si e tillë, parim kryesor për të duhet te jetë çështja kombëtare.
Si mund të ndodhë që ka një javë që Ballkani zien për aventurën e fundit të Edi Ramës në Beograd dhe të ashtuquajturën Open Balkans dhe ajo cfar ka mbetur nga PD-ja në selinë qëndrore nuk del me një qëndrim. Këta janë kaq të korruptuar sa që edhe çështja kombëtare nuk ka më vlerë, shesin e blejnë gjithëçka.
Si mundet të votohet për borxhin e ri, Eurobondin 770 milionë dhe si mund ti bëjnë votat bashkë këta njerez paskrupuj moral, kur e dinë që ky borxh shkon në dëm të qytetarëve shqiptarë. Edhe kjo është pjesë e çështjes kombëtare sepse cënon drejtpërdrejtë liritë dhe varfëron qytetarët e Shqipërisë.
Duhet ti ndalim sa më parë këta shkatërrues të vazhdueshëm të jetës sonë. Të ngrihemi të protestojmë si popull i kulturuar dhe ti vejmë fre kësaj tragji-komedie. Një Parti e pastër Konservatore me qëllimin e kthimit të shpresës së shqiptarëve dhe hapjes drejt rinisë është zgjidhja.

Burimi/Facebook

Adil Mustafa – Reagim nga IGFM ne Maqedoni Veriut

No Comments Aktualitet Lajme

Dr.Adil Mustafa /Kryetar
Tetove 5/11/2021
Per Blerim Ahmedin qe organizon protesta per barazi te shqiptare ,pergjegjesi per djegjen e spitalit modular ne Tetov dhe hetim nderkombtar te rasteve te montuara politike per shqiptaret prokurorja shqiptare L.K Apeloi kunder vendimit te gjykates dhe duhet analizuar se a vepron me urdhra te bdis per ta neutralizuar duke i montuar burg efektiv ku parashtron disa pyetje .

  1. Pse prokurorja ka bere ankese kundrejt vendimit te shkalles se pare kunder Blerim Ahmedit.
  2. Pse mendon se dënimet e shqiptuara janë te ulëta dhe pse mendon se kundër te akuzuarve duhet te shqiptohet vendim efektiv me burg
  3. Gjatë procedurës hetimore prokurori gjate analizës dhe shqyrtimit te provave ekzistuese a ka mare për baze ligjin për protesta dhe sipas ligjit për protesta a e ka analizuar faktin se ministria e punëve te brendshme ne baze te informimit te protestueseve për mbajtjen e protestës, ministria e punëve te brendshme a ka pas te drejte te bej kordon dhe ne vendin e caktuar ti ndaloj protestuesit qe ti vazhdoj protesta a e ka bere analizën qe ky vendim I polices a ka qene ne kundërshtim me ligjin për proteza dhe me ligjini për punët policore.
  4. Ne kuptimin e analizës se shkak pasojës rastin konkret a është
    analizuar nga prokuroria kush është shkaktar për shkaktimin e pasojës dhe a ndikoj kjo ne shqiptimin e lartësisë se dëminit për shkak te pasojës se krijuar tek te akuzuarit dhe gjithë kjo analize a është bere nga ana e prokurores si përfaqësuese e akuzës.
  5. Duke vëzhguar ngjarjen dhe procesin juridik penal ne si forum konstato që nga moment i fillimit qe kemi te bëjmë me një hetim sipërfaqësore qe me shumë i ngjan një procesi te montuar mbështetur me presion ndaj te dyshuarve për te pranuar fajësinë dhe te mbyllet kjo qeshje sa me shpejt ne dem të të dyshuarve me qellim te vetëm qe te shuhet ideja e protestës publike dhe ne te ardhmen askujt mos ti shkoj ndërmend qe ta shfaq mendimin e lire ne përputhje me ligjin për protesta, kemi informacione qe pranimi i fajsisë ka qene nen presion dhe ne mungese te provave andej kërkojmë qe ky proces gjyqësor te rikthehet dhe te akuzuarve tu ofrohet një gjykim i drejtë ku do te jene prezent përveç gazetave OSBES,Komitetit te Helcingut ,advokatit te popullit ,Ambasades Amerikane dhe forumi ndërkombëtare për te drejtat e njeriut
    Analizoni protestat e shqiptareve se si nderpriten ne mes rruge me kordone policie duke provoku protestusit dhe duke i sulmu dhe burgos dhe protestat e Zaevi dhhe Mickofskit dhe te bindeni se ne M.V nuk ka barrazi per shqiptare ku ka drejtesi dhe prokurori selektive.
    Protestat duhet te vazhdojn per barazi te shqiptareve qe te njihemi si kommb autokton shtetformues me gjuh shqipe zyrtare e jo si pakic me gjuh shqipe 20 perqindshe dhe te ket hetim nderkombtar per te gjith rastet e montuara politike.

Burimi/Facebook

Pasaportë vaksinimi për të hyrë në lokale? Çfarë deklaroi ministrja Manastirliu në Parlament

No Comments Aktualitet Lajme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka paralajmëruar se me lokalet dhe restorantet në vend mund të veprohet njësoj si me universitetet përsa i përket pasaportës së Covid.

Nga foltorja e Parlamentit, ministrja Manastirliu shtroi në formë pyetje drejtuar deputetëve të opozitës nëse duhet aplikuar edhe në Shqipëri e njëjta formulë si në vendet e Bashkimit Europian, ku për të hyrë në lokale, restorante dhe institucione duhet që qytetarët të jenë të pajisur me Green Pass (pasaporta e vaksinës Covid).

“Mos harrojmë që kur krahasohemi me Europën dhe dalim këtu dhe flasim për klasifikime, duhet të përmendim kontekstin. Si hyhet në një lokal, në një bar, në një restorant në Europë? A hyhet me Green Pass? Do ta vëmë Green Pass-in? Si shkohet në strukturat e tjera të shërbimit? Do ta vëmë Green Pass-in. E vendosëm në universitete”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Një praktikë e tillë tashmë aplikohet në Universitetet shqiptare, ku studentët për të hyrë në auditore duhet të jenë të pajisur me pasaportë Covid. Por a do të vendoset ky urdhër edhe për të hyrë në lokale, restorante dhe strukturat e shërbimit?

Burimi/tvklan.al

Dy profesor serb i shkruajnë letër ShBA-së – “Nxirreni Vuçiqin para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës”

No Comments Aktualitet Lajme

Dy profesorë të Universitetit të Beogradit, Aleksandër Fatic dhe Vojin Rakiç, i kanë dërguar një letër të hapur të dërguarit special të administratës amerikane për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në letrën e tyre ata shkruanë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç “duhet të paditet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë për një sërë krimesh të rënda, politike dhe ligjore”.

“Ne besojmë se është thelbësore që rregullisht të përditësohet lista e personave që i nënshtrohen sanksioneve të ShBA-së, si dhe të mbahet ajo listë mjaftueshëm e thellë në establishmentin e korruptuar në Serbi”, shkruan në letrën e hapur.

“Siç e dini, ekziston një listë e bërë nga lëvizjet demokratike në Serbi e cila regjistron shkelësit më drastikë të të drejtave të njeriut dhe të shtetit ligjor mes anëtarëve të gjyqësorit të kontrolluar nga qeveria dhe nëpunësve civilë në nivele të ndryshme të qeverisjes. Janë këta njerëz që, nëpërmjet praktikave të tyre korruptive, bëjnë të mundur mbijetesën e një regjimi jodemokratik”.

“Për të arritur një qëllim të tillë”, shkruajnë Rakiç dhe Fatiç “mbështetja e Shteteve të Bashkuara është e nevojshme”.

Kundër Vuçiçit, shkruanë ata, “duhet të ngritet aktakuzë”.

“Vuçiç e di se një person kompetent dhe i vendosur në krye të politikës së Departamentit të Shtetit ndaj Ballkanit Perëndimor është kërcënimi më i madh për sundimin dhe ambicien e tij. Prandaj, në fillim të mandatit tuaj, ai do të jetë veçanërisht i ndjeshëm ndaj veprimeve vendimtare dhe të qarta”, kanë thënë Rakiq dhe Fatic.

Duke folur për ndërhyrjen e SHBA-së, Fatiç dhe Rakiç theksojnë se është e nevojshme, për shkak se “institucionet e ndryshme të BE-së dhe regjimi serb janë në një aleancë të korruptuar”.

Dhe kjo, sipas tyre, mishërohet në pasivitetin aktual të Këshillit të Evropës në raport me gjyqësorin serb, i cili është në gjendje korrupsioni të thellë.

Fatiç dhe Rakiç besojnë se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kontribuonte në forcimin e regjimit demokratik në Serbi, gjë që do të rezultonte me largimin e politikanëve të korruptuar që pengojnë procesin demokratik në shtetin fqinj.

Burimi/lajmishqip.net/

Albin Kurti – 3 nëntor 2020 ishte një ditë historike jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për të gjithë botën

No Comments Aktualitet Lajme

Amerikanët votuan për ndryshim. Qytetarët e ShBA-së, aleati më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës, zgjodhën Joe Biden si presidentin e tyre të 46-të. Sigurisht, z. Biden, edhe atëherë, nuk ka qenë i panjohur për ne: për dekada me radhë, si senator e pastaj si zëvendëspresident, Joe Biden ka qenë ndër avokuesit më të zëshëm dhe më të zellshëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, e sidomos të shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Millosheviqit. Është fat i mirë i Republikës së Kosovës, pra, që, si president i aleatit më të rëndësishëm të shtetit tonë, është zgjedhur miku ynë i provuar për vite me radhë.
Megjithatë, për vendin tonë, rëndësia dhe domethënia e zgjedhjes së presidentit Biden, s’ka qenë vetëm për shkak të avokimit të tij për të drejtat tona në të kaluarën, por edhe për atë që ka premtuar dhe simbolizuar fitorja e tij për të ardhmen. Përkatësisht, fitorja e presidentit Biden i dëshmoi të gjithë botës se demokracia më e vjetër në botë vazhdonte t’u qëndronte besnike disa prej zakoneve më të rëndësishme të çdo shoqërie demokratike: sundimi i ligjit kundër politikanëve me synime diktatoriale, luftimi i krimit dhe korrupsionit në të gjitha format e tyre dhe, mbi të gjitha, respektimi i vullnetit të qytetarëve, të shprehur përmes zgjedhjeve të lira e të drejta. Me fitoren e presidentit Biden, këto vlera i janë rikthyer jo vetëm vetë ShBA-së, por edhe politikës së jashtme të saj, duke përfshirë në veçanti marrëdhëniet me Republikën e Kosovës.
Fitorja historike e presidentit Biden më 3 nëntor 2020, i ka paraprirë edhe fitores historike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! më 14 shkurt 2021, me një program të bazuar në parimet e drejtësisë, barazisë dhe zhvillimit, një program jo shumë larg atij mbi të cilin kandidati Joe Biden ka kërkuar dhe fituar besimin e një shumice të madhe të votuesve amerikanë. Në këtë mënyrë, dy palë zgjedhjet, ato më 3 nëntor dhe ato më 14 shkurt, dëshmuan se ajo çka i lidh më thellësisht republikat tona, nuk janë interesa të ngushta gjeopolitike, por parime dhe vlera demokratike.
Me rastin e përvjetorit të zgjedhjes së tij, i uroj sërish presidentit Biden suksese e punë të mbarë.

Burimi/Facebook

Themelohet Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër

No Comments Aktualitet Lajme

Ditën e djeshme në qytetin e Zyrihut, u zhvillua takimi mes shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, ku u themelua Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ).

“Këto shoqata të Luginës së Preshevës që veprojnë në Zvicër u bashkuan në një Lidhje të vetme me qëllim bashkërendimin e veprimtarive të tyre në funksion të forcimit të lidhjeve me vendlindjen, kontributin ndaj origjinës dhe promovimin për ruajtjen e gjuhës, traditave, kulturës e historisë shqiptare në Zvicër”, thuhet në njftimin zyrtar.

Në kryesinë e kësaj shoqate u zgjodhën nga dy përfaqesues të shoqatave nga secila komunë e Luginës, ndërsa për kryetar në mandatin një vjeçar, (me rotacion), nga kryesia e re u zgjodh, z.Fadil Selmani nga Medvegja.

Themelimi i Lidhjes vjen pas nënshkrimit të Memorandumit te Mirëkuptimit mes shoqatave të Luginës në Zvicër më datë 29 maj 2021, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.

Në themelimin e LSHPMBZ, ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Gjoni i cili e vlerësoi dhe përshëndeti shpalljen e kësaj Lidhje, uroi zgjedhjen e kryesis”ë së re si dhe nënvizoi mbështetjen pa rezerva nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.

Burimi/diasporashqiptare.al/

Albin Kurti – E korrigjuam një dëm të para shtatë vjetëve: ia rikthyem Trepçës terminalin doganor.

No Comments Aktualitet Lajme

Sot ishte një ditë e rëndësishme për të gjithë ne. E korrigjuam një dëm të para shtatë vjetëve: ia rikthyem Trepçës terminalin doganor.
Me këtë veprim janë ndihmuar të gjithë: shteti i Kosovës e Trepça, Doganat e Kosovës e Qeveria e Kosovës, qytetarët, por në veçanti bizneset dhe të bërit biznes.
Nga viti 2003 deri në vitin 2014 terminali doganor ka qenë në hapësirën e Trepçës. Padrejtësisht e çuditërisht ky terminal doganor i është dhënë një privati jashtë zonës së Trepçës, me ç’rast çmimi është shtrenjtuar në 40 euro për maune.
Kësisoj kanë humbur bizneset, por ka humbur edhe Trepça. 24 punëtorë që punonin në terminal patën ngelur pa punë, ndërsa Trepça mbeti pa qindra mijëra euro të hyra vjetore.
Në qeverisjen e kaluar patëm ndarë mbi shtatë milionë euro për Trepçën – mbi 3.5 milionë për rimëkëmbje, në njërën anë, dhe po aq për paga e investime kapitale.
Me projektin tonë për Fondin Sovran, “Trepçën” e kemi vendosur në qendër të zhvillimit të ardhshëm ekonomik. Për ndërmarrjet publike, përfshirë edhe Trepçën, në buxhetin e vitit 2022 kemi ndarë 40 milionë euro.
Rikthimi i terminalit doganor në Trepçë është hapi i parë i përmbushjes së zotimit tonë që deri në mesin e vitit të ardhshëm, terminalet doganore shtetërore të shtrihen në gjithë vendin.

Burimi/Facebook

Një thirrje publike dhe krejt miqësore z. Aleksander Vuçiq

No Comments Aktualitet Lajme

Lëri këshillat e z. Rama i cili ty bashkë më vehtën më ,,Open Ballkan”-in po manipulon.
Nuk dua të perfitojm në fatkeqsinë e tjetrit në Ballkan ngase edhe ashtu të gjithve po na kushton.Jam i sigurt dhe 100% më dhimbje e them se Serbia, shumë shpejt nga diplomaci të mëdha do ta goditët aq keq sa për shumë vite nuk do mund të ngritët në këtë pozitë ku para tyre aktualisht qendron.
Do të ndodh kjo rrufe diplomatike, jo pse faktori i progresit nderkombëtar Serbinë nuk e do, por pse Serbia për here e më keq mbi tolerancën e tyre po e tepron dhe kështu progresi në këtë rejon po deshton.
As SHBA e as Bashkimi Europian, kuptohet ata të cilët paqën në këtë rajon realisht e dojn, nuk janë kunder Ballkanit të hapur drejtë perendimit por jo më modalitetin Rus më projektin ,,OPEN Ballkan” projekt ky për mes të cilit, në mos ta pengojn Bashkimin Europian të paktën don ta kushtëzon më një paketë të quajtur,,OPEN BALLKAN”
Vet paketa e ,,OPEN Ballkan” ku nuk do shkojm si shtete por si paketë, ne do ta kishim një pronar i cili më SHBA dhe Bashkimin Europian do të negocon !!! pra as SHB e as BE nuk jan të marr, që pa nevojë Rusinë pronar të kësajë marrveshje ta bëjnë dhe nga këtu procesi më kushtëzime të vetneglizhon.
Pyetjët e para, kryesore dhe vendimtare të cilat faktori i progresit nderkombëtar Serbisë shpejt do ti bënë janë :
1-A nuk ju mjaftuan kaq vite të barazimit të viktimës më Xhelatin në bisedime të cilat nuk po rezultojn drejt paqës ?
2- A mendoni se vertetë gjithë ne që e pranuam Kosovën Shtet dhe më kerkesën tuaj e shqyrtuam në GJND për ta bërë punë të kryer edhe juridikisht, tan vetëm pse ju Serbi e mentalitetit vjeter nuk e pranoni u dashka që edhe ne Kosovën Shtet ta shkatrrojm ?
Ne Shqiptarët mjereisht e kemi paguar keq, do doja që Serbia ta thërret mendjën e mos paguan edhe haraqin e shekullit të ri ku nuk dihët a do ti mbetet emir Serbi.
Nuk do isha hakmarrës nese Serbia hap syt për të pare ku shkon dhe çfarë bënë në këtë shekullin e ri I cili nuk do fal njeri mbi krimet në ish Jugosllavi.
Paralajmërimet e mia krejt njerëzore për kujdesë që duhet pas i keni edhe në arkivat tuaja në Beograd të gjitha në protocol shkresazh gjatë viteve 1981-89-pra ishin paralajmërime për ta kuptuar se ku po e qoni fatin e rejanit tone.
Lere z. Edi Rama dhe Shqiperinë, më mirë merru më Serbinë i nderuar z Vuçiq.
Lexo nga u shtyra ta bëjë këtë thirrje sa nuk është bërë shumë vonë :
Lidhja :
http://www.gazetaexpress.com/doreheqja-e-zaevit-ngre-pikepyetje-mbi-open-balkan-vuciqi-kerkon-zgjidhje-nga-rama/

Luzern 01.11.2021

Xun Çetta

Burimi/info-cetta.com/

Çka parasheh Kushtetuta kur kryeministri jep dorëheqje?

No Comments Aktualitet Lajme

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rregullorja e Kuvendit e rregullojnë procedurën në rastin me dorëheqjen e kryetarit të Qeverisë.

Në nenin 93 të Kushtetutës është theksuar se “Dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja e tij ose pengesa e përhershme që ta kryejë funksionin, tërheqin dorëheqje të Qeverisë. Qeverisë i ndërpritet mandati kur Kuvendi shpërbëhet. Qeveria të cilës i është votuar mosbesimi, e cila ka dhënë dorëheqje ose së cilës i është ndërprerë mandati për shkak të shpërbërjes së Kuvendit, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”.

Në nenin 219 të Rregullores së Kuvendit, qëndron se “Qeveria, kryetari i Qeverisë ose anëtar i Qeverisë mund të japin dorëheqje. Dorëheqja e Qeverisë ose e kryetarit të Qeverisë, parashtrohet te kryetari i Kuvendit në formë të shkruar dhe mund të shpjegohet… Dorëheqjen e Qeverisë ose kryetarit të Qeverisë, kryetari i Kuvendit menjëherë e dorëzon te deputetët dhe te presidenti i Republikës”.

Në nenin 220 më tutje thuhet se “Kuvendi në mbledhjen e parë të ardhshme, pa debatuar, konstaton se kryetarit të Qeverisë, Qeverisë dhe anëtarit të Qeverisë, mandati iu ndërpritet në ditën e mbajtjes së mbledhjes”.

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetar i LSDM-së në pushtet mbrëmë pas humbjes të cilën e pësoi partia në zgjedhjet lokale në konferencën përfundimtare për media pas mbylljes së vendvotimeve deklaroi se jep dorëheqje nga të dyja funksionet.

“E marr përgjegjësinë për rezultatet e këqija nga këto zgjedhje”, theksoi Zaevi, duke i uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhje.

Zaevi në konferencë për media në selinë e partisë nuk paralajmëroi se çka më tutje, kush do ta ndërmerr timonin në parti, e as kush do ta merrte pozitën e kreut të Qeverisë.

Ai është kryetar i LSDM-së që nga viti 2013. Partia ka edhe zëvendëskryetar, Sanja Llukarvska dhe katër nënkryetarë Milla Carovska, Venko Filipçe, Fatmir Bytyqi dhe Oliver Spasovski.

Në funksionin e kryeministrit është nga 31 maji i vitit 2017, ndërsa mandatin e dytë të kryeministrit e fitoi në zgjedhjet e 15 korrikut të vitit të kaluar.

Zaevi mbrëmë, megjithatë, theksoi se mbetet në qëndrimin se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse, siç tha, i kanë edhe dy vite e gjysmë të shkëlqyera dhe të papërsëritshme për shtetin prej të cilave do të ketë përfitim i gjithë populli dhe shteti.

“Do të mbetem këtë periudhë derisa duhet, që të ndihmoj, të riogarnizohet qeveria e re me shumicë progresive të cilën e ka dhe ekziston, ndërsa mund të rritet edhe më shumë”, tha Zaevi.

Burimi/gazetaexpress.com/