Home

Lajme

Gjergj Dedaj – Leter nga Keshilli i Europes !

No Comments Aktualitet Lajme

Strasburg, 23 Maj 2022

Sekretariati i Pergjitheshem i Keshillit te Bashkimit Europian, i cili mbeshtet Keshillin e Europes dhe Keshillin e Bashkimit Europian, me derguan nje leter per te me vene ne dijeni per narrjen e letres sime te dates 12 maj 2022, derguar z.Charles Michel, President i Keshillit te Europes, permes se ciles kam falenderuar institucionet e Bashkimit Europian dhe Keshillin e Europes, per mbeshtetjen kruciale per perspektiven europiane te Kosoves dhe vendeve te Ballkanit Perendimor.
Njeherit kam kerkuar nga Presidenti i Keshillit te Europes, Charles Michel, te marrin ne konsiderate aplikimin e Kosoves per antaresim ne KE, per ti dhene Kosoves pergjegjesi shtese per respektimin e te dejtave te njeriut, te drejtave etnike, racore,te gjinive dhe te barazise fetare, ne favor te paqes, dialogut,bashkepunimit dhe stabilitetit ne Kosove dhe ne kete pjese te Europes!
Gjergj Dedaj, Ambasador
President Nderi i PLK-se

Burimi/Facebook

Hamdi Skeja – Festë në Dibër!

No Comments Aktualitet Lajme

Nëse do më zgjedhnin për spotin “reklamën” e datave 27-28-29 Maj që bëhet një festë në Dibër do shprehesha:
Shqipëtarët duhet të nisen për në Dibër. Rruga nga Burreli e deri në Peshkopi është doktor që të heq gurët në veshka, pa operime! Po ju mos ndaloni, duhet të shkoni për të shijuar ushqimet më të mira që bëhen aty.
Ndaluni një moment në Bulqizën plotë ar, dhe shihni mjerimin që është krijuar aty mullarë.
Ju thashë për rrugën e vjetër, se ajo e Arbërit nuk është askund. Edhe pse grupi i Qehneverisë ja ka prerë shiritin mbi 3 herë deri tani.
Rrugës kur futesh nga Maqellara e deri në hyrje të qytetit do shihni plotë shitës anës rrugëve (në dy krahët e saj) që shesin perime, fruta, çaj mali etj. Merrni, ju lutem merrni diçka se shitësit me ato dy qindarka mbajnë familjen, përveç kësaj, janë shumë të shijshme.
Ah, po! Edhe diçka tjetër: mbyllni sytë kur të shihni mbeturina anës rrugëve, nuk i prishim dot “krenarinë” qehneverisë.
Shkoni në Dibër, sapo të hyni në hyrje të pazarit, videot duhet ti modifikoni që mos lexohet mjerimi i atij qyteti. Bëni me lule, me forma, kështu e do qehneveria.
Ju siguroj; ushqimet që do reklamohen janë bio, të freskëta, janë ushqime plotë shije. Edhe pse ato nuk shiten, nuk i mbështet askush, nuk ka asnjë shtet, as qehneveri, as Bashki, as dreq, as djall, as ëngjëll.
Hotelet dhe restorantet duhet ti zgjedhni, në përgjithësi gatuajnë dhe kanë një mikpritje të rrallë.
Vetem se, kujdesuni kur të shkelni në bulevardin historik, “Elez Isufi” duhet të jeni të kujdesshëm, se coptoheni në pllakat e shpifura!
Në këto data, hapet sezoni turistik, edhe këtë e ka marr bashkia. Do të ketë plotë këngëtarë dhe këngetare të njohur, personalitete, do ketë ushqime të shijshme, do të ketë gjallëri.
Në memorjen tuaj do të mbetën të paharruara ato 3 ditë. 3 ditë ka festë Dibra, pastaj banorët fisnikë të Dibrës do të mbetën aty, mes përbuzjes, mes arrogancës, mes harresës, mes mjerimit, mes varfërimit të shtetit!

Hamdi Skeja!

Burimi/Facebook/Autori

Kajtazi: Ajo çfarë ka ndodhur në Amerikë është hajgare, Kurti duhet të jap dorëheqje

No Comments Aktualitet Lajme

Vizita e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas gazetarit Vehbi Kajtazi, ishte thatë dhe pa peshë, pasi atë nuk e ka pritur askush nga figurat kryesore të Shtëpisë së Bardhë, andaj sipas tij, Kurti duhet të jap dorëheqje

Nga Bekim Ibishi

Gazetari hulumtuës Vehbi Kajtazi ka thënë se, ajo që ka ndodhur në Amerikë është hajgere pasi për 15 ditë Kurti në Amerikë nuk e ka takuar askënd nga personazhet kryesore për veç këshilltarit të presidentit Joe Biden në shkallë të banesës.

Sipas Kajtazit, Marko Gjuriqi të cilin e kishte ngrehur zvarrë Policia e Kosovës, nga veriu për në Prishtinë, tani ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, e ka takuar presidentin Joe Biden, ndërsa kryeministri Albin Kurti nuk e ka takuar.

Ai i ka numëruar personat e rëndësishëm të cilët nuk i ka takuar Albin Kurti duke thënë se “as Presidentin Joe Biden, as Sekretarin Antony Blinken, as Nënkryetaren Kamala Harris, nuk i ka takuar përveç një këshilltari edhe atë më gjasë në hyrje të banesës e ka takuar” ka thënë ai duke ironizuar.

“Kurtin nuk e ka pritur askush në takimi”, ka thënë Kajtazi.

Tutje Kajtazi duke e komentuar vizitën e Kurtit është shprehur se “kjo është e tmerrshme me ta pritur kryeministrin në shkallë të hyrjes dhe mos me fut brenda. Nuk ka më poshtërsi. Nuk ka ku të biemë më poshtë se sa kështu”.

“Kur pritet si duhet, e ki një stemë në zyrë nga mbrapa por takimi më i larët për Kurtin ka qenë te shkallët”, ka thënë Kajtazi.

Burimi/portalid.com/

Avokati i Veselit: Nazim Bllaca ka vdekur

No Comments Aktualitet Lajme

Ben Emmerson, avokat i Veselit, gjatë fjalës së tij ka thënë se Gjykata Speciale ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete serbe. Po ashtu ai ka deklaruar se Nazim Bllaca ka vdekur

Nga Lulzim Gajtani

Avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, gjatë konferencës së 12-të të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), e ka përmendur edhe Nazim Bllacën

Ben Emmerson, avokat i Veselit, gjatë fjalës së tij ka thënë se Gjykata Speciale ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete serbe, të cilët sipas tij, kanë korruptuar dëshmitarë të ndryshëm. Emmerson më tej tha se Nazim Bllaca i cili ishte përmendur për rastin e Kadri Veselit, tashmë ka vdekur.

Dhe prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar në rastin e incidenteve që kanë të bëjnë me rastin e Veselit që është Nazim Bllaca që ka vdekur. Ka informacione që ai ishte një aset serb, një mjet i shërbimeve sekrete serbe”, ka deklaruar Emmerson.

Nazim Bllaca publikisht kishte dalë në skenë në vitin 2009, dhe kishte deklaruar për vete se kishte qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), dhe se në emër të kësaj organizate kishte kryer krime të ndryshme.

Tutje, avokati i Veselit, ka deklaruar se shërbimet sekrete serbe kanë provuar të korruptojnë dëshmitarët, dhe se sipas tij, për këtë gjë ka prova.

“Ne do të theksojmë që ekzistojnë prova nga procesverbalet e Hagës, që shërbimet e Serbisë kanë kërkuar ta korruptojnë dëshminë e cila është paraqitur para gjykatës një dëshmitar e ka pranuar një gjë të tillë që ai ishte dërguar si dëshmitar nga shërbimet sekrete serbe dhe ajo ishte e rreme”, ka thënë ai.

Burimi/portalid.com/

“Ky do me na bë budallenj me zor”, gazetarja nuk e di që është LIVE në lajme dhe tall Ramën (video)

No Comments Aktualitet Lajme

Pak ditë më parë në Konferencën Ndërkombëtare “ Drejt të Ardhmes: Qyteti im, shtëpia ime ”, në Vlorë, ku u diskutua për një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes.

Kryeministri Rama e cilësoi rritjen e çmimeve në sektorin e turizmit në këtë qytet si një shenjë të rritjes ekonomike në tërësi.

Teksa lexon këtë lajm, moderatorja e Zjarr Tv nuk përmbahet. Pasi lexon tekstin, pa e ditur që regjistrimi vazhdon, ajo psherëtin kundër Ramës. “Vështirë se do të na bëjë budallenj, Zoti na ruajt ”, thotë gazetarja.

Ndërkoëhë në faqen zyrtare të televizionit në fjalë, pronari i tij, i mirënjohur Ismet Drishti pyet ndjekësit: Ta heq nga puna apo t’i shtoj rrogën?

Dhe të gjithë komentet ishin për t’i shtuar rrogën, sepse pavarësisht rolit të saj si spikere lajmesh, ky ishte një reagim tejet i sinqertë i dalë nga shpirti.

Zjarr Televizion është një media e vogël me një numër të vogël punojësish, që njihet për qëndrimet ironizuese dhe thumbuese ndaj qeverisë.

https://video-cph2-1.xx.fbcdn.net/v/t42.1790-2/282549928_409840107455243_312088688640288128_n.mp4?_nc_cat=109&ccb=1-7&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjMwMCwicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=_aN0dkQFz8EAX-unJIs&rl=300&vabr=154&_nc_ht=video-cph2-1.xx&oh=00_AT_wUI7f3tkII52WGFH9PurhKgmM1SV1NgwpiC_a1oa-QQ&oe=628CB0F5

Burimi/shkoder.info/

“Shkolla Shqipe” në Zvicër mori dhuratë disa libra nga biblioteka e QBD-së

No Comments Aktualitet Lajme

Faleminderit Qendrës së Botimeve për Diasporën!
«Shkolla Shqipe» në Zvicër, ditëve të fundit mori dhuratë disa libra, të cilat do tiu shpërndahen nxënësve fitues në Konkursin e Diturisë të shkollave shqipe “Zvicër 2022” Në rrugëtimin e Shkollës shqipe në Zvicër, në përhapjen e dritës së diturisë në gjuhën amtare në Zvicër kemi fituar jo vetëm besim e qindra dhe qindra prindërve shqiptarë, të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre në orët mësimore të mësojnë gjuhën e nënës, por e kemi fituar edhe admirimin e shoqatave, grupeve të ndryshme të mërgimtarëve si dhe përkrahjen e shtëpive botuese në Tiranë, Prishtinë dhe më gjerë. Javën që kaloi “Shkolla Shqipe” në Zvicër mori dhuratë disa libra nga biblioteka e QBD-së për tiu dhuruar nxënësve shqiptarë, të cilët do të marrin pjesë në Konkursin e Diturisë të shkollave shqipe “Zvicër 2022”, i cili do të organizohet në Fehraltorf të Kantonit të Zyrihut. Prandaj ne si shkollë shqipe jemi falënderues ndaj kësaj përkrahje dhe falënderojmë QBD-në, e cila në vazhdimësi ka ndihmuar aktivitetet e shkollave shqipe jo vetëm në Zvicër, por edhe në shumë shtete të tjera në botë, ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Falënderojmë QBD-në, stafin e saj të përkushtuar në përhapjen e librit në Diasporë, në krye me drejtoreshën Mimoza Hysa.

Burimi/Facebook/Shkolla Shqipe Zvicër

Albin Kurti – Takime të frytshme me zyrtarët më të lartë të administratës Biden

No Comments Aktualitet Lajme

Gjatë qëndrimit tonë triditor në Washington, D.C., zhvilluam një sërë takimesh të rëndësishme me zyrtarë të lartë të dy degëve politike të qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dega ekzekutive dhe ajo legjislative. Takime të frytshme kemi zhvilluar me zyrtarët më të lartë të administratës Biden në fushat e sigurisë kombëtare dhe zhvillimit ndërkombëtar: z. Jake Sullivan, këshilltar i Sigurisë Kombëtare, dhe znj. Samantha Power, administratore e Agjencisë së ShBA-së për Zhvillimin Ndërkombëtar. Ndërsa, në Kongresin amerikan, jemi pritur nga udhëheqësit kryesorë në fushën e politikës së jashtme, z. Bob Menendez, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, dhe z. Gregory Meeks, kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, si dhe jemi takuar me senatorët Joni Ernst, Chris Murphy, Jeanne Shaheen, Thom Tillis dhe Ted Cruz, dhe me kongresistët Ritchie Torres, Jim Himes, Robert Aderholt, Lisa McClain, Carolyn Maloney, Darrell Issa, Elissa Slotkin, Mondaire Jones, Jim McGovern, Brad Schneider dhe Bill Keating.
Qëllimi ynë kryesor gjatë gjithë këtyre takimeve ishte për të avokuar sa më fuqishëm për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta të Republikës së Kosovës dhe ShBA-së. Përkushtimi afatgjatë për siguri dhe paqe i Republikës së Kosovës, përshpejtimi i procedurave për anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, rritja e investimeve amerikane dhe vëmendja më e shtuar për sigurinë e Kosovës, ishin disa prej temave kyçe që diskutuam në Washington, D.C.
Në të gjitha takimet zyrtare potencuam se për sigurinë e Kosovës kemi nevojë për një demilitarizim të një brezi rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë, kthimin e kampit ushtarak “Bondsteel” në bazë të përhershme të ushtrisë amerikane, si dhe rritjen e mbështetjes për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Zyrtarët e lartë të ShBA-së i njoftuam për progresin demokratik e socioekonomik pas një viti në drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe për punën e angazhimin tonë në fuqizimin e sundimit të ligjit, sidomos përmes luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Nga të gjithë zyrtarët morëm mbështetje shprehimisht për njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe pranuam falënderime për ndihmën që u kemi dhënë refugjatëve afganë, për rreshtimin përkrah ShBA-së dhe botës demokratike me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë pas invazionit ilegale të Ukrainës dhe për gatishmërinë tonë për të strehuar deri në 5,000 refugjatë prej atij konflikti.
Po ashtu, zyrtarët amerikanë na përgëzuan për qëllimin gjatë vizitës sime në ShBA për të prezantuar mundësitë për investime dhe për të nxitur investitorë potencialë në Kosovë, një faktor ky i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Përveç takimeve zyrtare, isha mysafir i platformës “Front Page” të “Atlantic Council”, ku zhvillova një bashkëbisedim të rëndësishëm rreth situatës aktuale në botë dhe sesi ajo ndikon në sigurinë e Kosovës dhe përspektivën për paqe në rajon. Gjatë bisedës ritheksova rëndësinë e marrëdhënieve të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm sepse historia jonë është e thurur në kohë çlirimi dhe nevoje, por sepse jemi të lidhur me vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.
Rikujtova sesi nga një viktimë e luftës dhe gjenocidit, Kosova është bërë një shtet i pavarur, sovran, me institucione të plota demokratike dhe një kushtetutë të bazuar në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Historia e suksesit tonë është histori që ne tani e ndajmë me komunitetin botëror të kombeve demokratike.
Në kuadër të iniciativës Dialogut me Mërgatën, edhe në Washington, D.C. takova bashkatdhetarë tanë profesionistë, me të cilët bisedova për mundësitë e përfshirjes së mërgatës në proceset politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Kosovës.
Bashkëbiseduam për rëndësinë e posaçme që ka rrjetëzimi i profesionistëve në mërgatë, ndërtimi i mekanizmave për transferimin e njohurive, ekspertizës dhe burimeve dhe krijimi i instrumenteve për përfshirje aktive në politikat zhvillimore.
Qeveria jonë e vlerëson mërgatën si faktor për zhvillimin e vendit dhe synon të rrisë angazhimin e këtyre profesionistëve në përpilimin e politikave zhvillimore dhe strategjike, në zbatimin e politikave, si dhe për investime të përbashkëta me ndërmarrjet vendore në Kosovë.
Falënderova komunitetin shqiptar të Washington D.C. për pritjen, si dhe për dialogun e thelluar mbi mënyrën se si profesionistët e komunitetit mund të kontribuojnë në përparimin e vazhdueshëm të Kosovës.
Në përfundim të vizitës në Washington, D.C. u prita nga Këshillat Amerikanë, ku u takova me drejtuesit e tij dhe mysafirë të tjerë të ftuar.
Këshillat Amerikanë funksionon edhe në Republikën e Kosovës dhe është organizata zbatuese e disa programeve të studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbështetura nga Qeveria amerikane, ndër to programin KAEF që i dedikohet zhvillimit afatgjatë ekonomik të vendit nëpërmjet edukimit të të rinjve nga Kosova në universitetet më të përzgjedhura në ShBA.
U shpreha mirënjohjen time drejtuesve të kësaj organizate për kontributin në ngritjen e kapaciteteve intelektuale dhe profesionale si dhe përvojave kulturore të vendit nëpërmjet programeve të ndryshme nga të cilat kanë përfituar qindra studentë të Republikës së Kosovës.
Programe të tilla ku studentët tanë studiojnë e shkollohen në institucione amerikane, për t’u kthyer pastaj e për të dhënë kontributin e tyre në vend, janë tejet të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë. Në këtë mënyrë, përpos dijes dhe aftësive të përfituara me të cilat i kontribuojnë vendit, ndërtojmë edhe më shumë ura lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "HOUSE 30 OF"
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe kostum
Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe kostum
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz të ulur
Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz të ulur

Burimi/Facebook

Ekuran Sehu – New York:Sot patëm rastin qe te takohemi me Kryeministrin e Kosoves ,Albin Kurtin

No Comments Aktualitet Lajme

Kryeministri na informoj per Shum gjera ne lidhje me politiken e jashtme dhe ate te mbrendeshme të Kosoves,
Albin Kurti tha: Nuk mund te luftohet korupcioni nese ata qe udheheqin Shtetin jane vete te korruptuar…
Ne fund te takimi Kryeministri tha nese kene ndo nje pyetje mundendeni tem pyetni per cdo gje , Por ju lutem beni pytje e jo leksione a po fjalime,
Natyrisht se disa Shqiptare e bejne te kunderten dhe ta çajne Koken me fjalime te çajtoreve sikurse Albini e ka shkopin Magjik me i kry punt per 1 vit qe nuk janë kryer per më shumë 150 Vite .
Ekuran Shehu,
Antari I Bordit ekzekutif të LQSHA,
New York

Burimi/Facebook/Autori

‘Presidenti’, Murrizi: Opozita ka ngrënë karremin e Ramës, procesi është farsë

No Comments Aktualitet Lajme

Ish-deputeti Myslim Murrizi e cilëson si një karrem procesin e ndjekur nga kryeministri Edi Rama për zgjedhjen e presidentit të ri, të cilën opozita e ka ngrënë.

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Murrizi u shpreh se mazhoranca po tallet me këtë proces, sidomos kur fton opozitën në tryezë për negociata.

“Opozita ka ngrënë atë karrem të cilin qëllimisht e ka hedhur si lajm të madh se do të bëjë konsultim të madh. Një tallje e gjitha. Aq më shumë kur shoh që këtë tallje kërkojnë ta instituciolizojnë si tavolinë pune, bisedime apo mbledhje të një grupi të deputetëve opozitarë dhe nxjerrin ca emra anonimë që mund të jenë të mirë për shefa komisiariati”, tha Murrizi.

Sipas tij, i gjithë procesi është një farsë teksa shtoi se presidenti i ri duhet të jetë një person i cili ka stof politik.

Murrizi deklaroi se kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demorkatike, Enkelejd nuk mund të propozojë 2 kandidatë, pasi nuk ka 40 deputetë të cilët e mbështesin.

Ai saqroi se një deputet ka të drejtë të firmosë vetëm për 1 kandidat për president dhe që një kandidat të zyrtarizohet, të shkojë në protokoll dhe të vijë në seancë, duhen të paktën 20 firma deputetësh.

Burimi/euronews.al/

Vdesin Nip e Daj ne nje aksident me makin sot ne oret e para te mengjesit

No Comments Aktualitet Lajme

Andi Rrusta 25 vjeç dhe Xheku Logu 20 vjeç
Zoti i past afer vetes
Ngushellime familjeve dhe gjith te afermeve😞🙏🏻
Një aksident i rëndë ndodhi, mëngjesin e sotëm, në Rrugën e Kombit me pasojë një humbje jete dhe një i plagosur.
Një automjet tip Benz me dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës. Policia mbërriti në vendngjarje për hetime të mëtejshme

Burimi/Faktor.al