Home

Lajme

4 avionë luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore të Suedisë

No Comments Aktualitet Lajme

Katër avionë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë, sipas Forcave të Armatosura Suedeze.

“Duke marrë parasysh situatën aktuale, ne e shohim këtë ngjarje si shumë serioze”, thuhet në faqen zyrtare të ushtrisë në internet, përcjell Sky News.

Forcat e Armatosura suedeze thanë po ashtu se shkelja e hapësirës ajrore kishte qenë e shkurtër dhe se kishte ndodhur në lindje të ishullit Gotland.

Burimi/tvklan.al

“Po kthehemi në një tragjedi në histori”, Macron paralajmëron sulmet në Kiev

No Comments Aktualitet Lajme

Emmanuel Macron doli mbrëmjen e sotme në një deklaratë për pushtimin e Ukrainës. Ai paralajmëroi se trupat ruse po bombardojnë kryeqytetin ukrainas të Kievit dhe shumë refugjatë po ikin në vendet fqinje europiane.

Macron u bëri thirrje të gjithë francezëve që të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur. Presidenti tha se Franca do të vijojë të kërkojë armëpushim për konfliktin, por shtoi se vendi i tij do të vazhdojë të “mbrojë sovranitetin” e Ukrainës.

Si pjesë e përpjekjeve të Francës, Macron tha se do të vijojë të qëndrojë në kontakt me presidentin rus Vladimir Putin.

Pavarësisht se përsëriti se Franca nuk është në luftë me Rusinë, Macron paralajmëroi se shumë pjesë të ekonomisë së vendit do të vuajnë si pasojë e pushtimit të Ukrainës. Ai tha se i kishte kërkuar kryeministrit francez që të punonte për një plan rimëkëmbjeje ekonomike.

Po ashtu, Macron shtoi se në Rumani janë dërguar një numër i konsiderueshëm trupash ushtarake.

“Po kthehemi në një tragjedi në histori dhe duhet të përgjigjemi duke marrë vendime historike”, tha Macron.

Burimi/tvklan.al

Shpetim Zinxhiria – Tragjedi në Greqi : Gjendet e masakruar familja shqiptare me kater vitima, mes tyre edhe dy fëmijët e mitur

No Comments Aktualitet Lajme

Mediat vendase flasin për kete tragjedi brenda ne një familje shqiptare, ndërsa policia është në kërkim të një shqiptari tjetër. Në mes të viktimave edhe dy fëmijë të mitur të moshës 2 dhe 1-vjeç.
Masakra ka ndodhur me thikë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në lokalitetin Andravidha në afërsi të Pirgos në veri të Peloponezit, ku janë regjistruar 4 viktima.
ësht[ fëmija 11 vjeç i kësaj familje, fëmija me i madh që ka lajmëruar policinë. Hetmet po vazhdojnë ku ende nuk eshte bere i ditur idenditeti i tyre.

Burimi/Facebook

Dita VII e luftës | Parashutistët rusë sulmojnë Kharkivin, sot pritet raundi 2 i bisedimeve Ukrainë-Rusi (Zhvillimet minutë pas minute)

No Comments Aktualitet Lajme

PËRDITËSIMI I FUNDIT: ORA 10:23

◾Sot pritet raundi i dytë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë.

◾Ushtria e Ukrainës thotë se parashutistët rusë kanë zbarkuar në qytetin e dytë më të madh të këtij shteti, Kharkiv. Raportohet për 21 të vrarë nga luftimet në këtë qytet.

◾Presidenti i SHBA, Joe Biden tha në një fjalim në Kongres se Vladimir Putin nënvlerësoi përgjigjen e Perëndimit ndaj luftës. Ambasadori i Ukrainës në SHBA ishte në mesin e të ftuarve të Presidentit në Uashington

◾Pesë persona vdiqën pasi Rusia sulmoi një kullë televizive në Kiev, duke goditur objektet e transmetimit aty pranë.

◾Tregtimi i bursës në bursën e Moskës do të pezullohet për të tretën ditë.

“Ukraina pengon një atentat kundër Zelensky”

Ukraina pretendon se ka bërë të mundur pengimin e një sulmi ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se një njësi e forcave special çeçene të njohura ndryshe si Kadyrovites ishin përfshirë në këtë sekmë.

Shefi i sigurisë ukrainase Oleksiy Danilo tha:

“Ne jemi të vetëdijshëm për operacionin special që do të zhvillohej drejtpërdrejt nga Kadirovitët për të eliminuar presidentin tonë”.

Oleksiy Danilo u shpreh se Ukraina ishte informuar për këtë komplot nga anëtarë të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë.

Gazetari i BBC raporton nga Kievi: Qyteti është aq i qetë sa mund të dëgjosh erën që fryn

Kryeqyteti ukrainas, Kievi, vijon të jetë i paprekur nga ushtria ruse dhe kontrollin e kanë forcat ukrainase.

Këtë gjë e konfirmon edhe korrespondenti i BBC në Kiev, James Waterhouse, i cili thotë se qyteti është aq i qetë sa mund të dëgjosh erën që fryn.

Ai ndodhet pranë qendrës së qytetit dhe tregon se gjithçka është shumë e qetë.

“Prapa meje, në katedralen e Shën Sofisë mbahet një meshë e organizuar nga krerët e kishës. Presidenti Zelensky ka mbajtur një fjalim dhe foli për Ukrainën që është me bashkuar se kurrë gjatë 7 ditëve të fundit se sa ka qenë në 30 vite. Ai foli për sulmin me raketa në antenën e televizionit”, tregon gazetari i BBC duke raportuar nga Kievi.

“Por këtu është një qetësi e pakëndshme, nëse kemi parasysh atë që po shohim në Kharkiv dhe avancimin e trupave ruse drejt jugut. Qytetet kyçe të Ukrainës, me përjashtim të Khersonit, po përballen gjithnjë e më shumë e avancimin rus, por për momentin po rezistojnë”, vijon raportimi nga kryeqyteti ukrainas i korrenspondetit të BBC.

Ukraina mohon se Kherson ka rënë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka mohuar informacionet që kanë qarkulluar se qyteti jugor Kherson ka rënë.

“Sipas informacioneve që kemi marrë, betejat po vazhdojnë tani. Qyteti nuk është pushtuar plotësisht, disa pjesë janë nën kontrollin tonë”, tha një zëdhënës i ministrisë.

Më herët, mediat shtetërore ruse kishin raportuar se trupat ruse kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit.

Nisin të ndihen efektet e sanksioneve në Moskë, radhë të gjata njerëzish në bankomate

Nafta arrin 113 Dollarë për fuçi

Teksa luftimet në Ukrainë me Rusinë kanë hyrë në ditën e 7-të, konflikti i armatosur vazhdon të shkaktojë rritjen e çmimeve të naftës në të gjithë botën.

Kështu, nafta e papërpunuar ka arritur në 113 Dollarë për fuçi, duke shënuar nivelin më të lartë që nga Qershori 2014. Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në botë dhe furnizimet me naftë ose gaz mund të ndikohen nga lufta.

Qyteti i tretë më i madh i Ukrainës është gati pët betejë ndërsa forcat ruse po afrohen

Qendra e Odessa-s në Ukrainë tanimë është një qytet fantazmë dhe duket se është gati për betejë edhe pse bombardimet ende nuk kanë nisur.

Në qytetin e tretë më të madh të Ukrainës, banorët janë paralajmëruar prej ditësh për mundësinë e një zbarkimi rus. Ndërkohë banorët e dinë tanimë se është radha e tyre për të luftuar. Disa civilë kanë marrë tashmë ramët.

Teatri i Operas pranë qytetit është i fortifikuar, ashtu siç ishte më shumë se tetë dekada më parë.

Ndërkohë trenat po mbushen me njerëz, nëna të reja dhe fëmijët e tyre të dëshpëruar për të shpëtuar. Ata panë marshimin rrëqethës të rusëve në qytetin Kherson, rreth 125 milje (200 km) në perëndim të Odessa, një qytet ku vendasit nuk e imagjinonin kurrë se do të kishin trupa ruse që ecnin nëpër rrugë.

Detaje tronditëse: Studenti indian u vra në Ukrainë teksa ishte në radhë për të blerë ushqime

Naveen Shekharappa Gyanagoudar, student i vrarë nga bombardimet ruse në Kharkiv ditën e djeshme studionte në vitin e katërt të mjekësisë. Detaje tronditëse nga momenti ku ai humbi jetën janë bërë të ditura nga kushëriri i tij Kantesh Gyanagoudar për CNN. Shringla tha se Naveen ishte në radhë për të blerë sende ushqimore në një supermarket kur u godit nga granatimet.

“Ai ishte shpërngulur për të marrë disa ushqime dhe para kur u vra,” tha kushëriri i tij Kantesh Gyanagoudar për CNN, duke shtuar se Naveen kishte planifikuar të largohej për në Poloni më vonë atë ditë (dje).

Naveen kishte folur me babain e tij disa momente para se të dilte për ushqime dhe me nënën e tij të martën në mëngjes, tha Sekretari i Jashtëm i Indisë, Harsh Shringla.

Shringla shtoi se ai kishte folur me ambasadorët e Rusisë dhe Ukrainës për të përsëritur fuqishëm kërkesën për kalim të sigurt urgjent për të gjithë shtetasit indianë që janë ende në Kharkiv dhe qytete të tjera në zonën e konfliktit.

Të paktën 450,000 refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni

Më shumë se 450.000 refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni që kur trupat ruse filluan luftën në Ukrainë. Ky numër është konfirmuar nga zëvendësministri i brendshëm i Polonisë, Pawel Szefernaker.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 666.000 ukrainas deri më tani kanë lënë shtëpitë e tyre, ndërsa trupat ruse kanë nisur sulmet në qytete të shumta.

Mendohet se ky numër mund të rritet deri në katër milionë deri në fund të këtij konflikti, duke shtuar kështu frikën e një krize të madhe humanitare.

Biden: Putini nuk e di se çfarë e pret

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore të Shteteve të Bashkuara për avionët rusë.

Vendimin e bëri publik në një dalje para Kongresit, ku tha se kjo ishte pjesë e sanksioneve kundër Putinit, për sulmin ndaj Ukrainës.

Biden paralajmëroi se hapi i radhës është “gjuetia” siç e quajti ai ndaj oligarkëve të lidhur me Putinin.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se shumë shpejt do të ketë ngrirje masive të aseteve të rusëve të lidhur me luftën.

Biden po ashtu tha se Putin nuk e di akoma se çfarë e pret. Ai tha se Presidenti rus po përpiqet që me sulmin në Ukrainë të nisë një sulm botëror, por llogaritë, sipas Biden, i ka bërë gabim.

Komentet i bëri gjatë fjalimit të përvitshëm mbi situatën e federatës, siç njihet mediatikisht “State of the Union”.

Zelensky: 6 mijë ushtarë rusë janë vrarë

Luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë hyrë në ditën e 7-të, ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se 6 mijë ushtarë rusë janë vrarë.

Nga Rusia nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Presidenti ukrainas këmbëngul se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë me bomba dhe raketa, të cilat kanë goditur qytetet e Ukrainës.

Zelensky tha gjithashtu se Moska synon që të fshijë historinë e Ukrainës.

Biden: Putin duhet të paguajë një çmim, i kishte bërë llogaritë gabim

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Vladimir Putin duhet të paguajë një çmim të lartë për sulmin ushtarak ndaj Ukrainës. Në fjalimin e tij të parë mbi gjendjen e vendit mbrëmjen e së martës, gati një javë pas nisjes së luftës, Biden vlerësoi edhe trimërinë e ukrainasve.

“Gjatë historisë sonë kemi mësuar se kur diktatorët nuk paguajnë asnjë çmim për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos. Kostot dhe kërcënimet Amerikën dhe botën rriten”.

Presidenti i SHBA vlerësoi edhe unitetin e aleatëve të tjerë Perëndimor në vendosjen e unifikuar të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Gjashtë ditë më parë, Vladimir Putin i Rusisë u përpoq të tundte themelet e botës së lirë duke menduar se ta përkulte. Por i kishte bërë llogaritë gabim”, theksoi Joe Biden.

Rusia pretendon të marrë kontrollin e Kherson

Ministria Ruse e Mbrojtjes thotë se tanimë trupat e saj kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson.

Gjatë natës, prestigjiozia BBC ka raportuar se trupat ruse ishin parë në rrugët e qytetit dhe se kryetari i bashkisë tha se stacioni i trenit dhe porti i Khersonit ishin “kapur”.

Sulm i fuqishëm në godinën e policisë në Kharkiv

Një sulm me raketë në Kharkiv ka goditur ndërtesën e departamentit rajonal të policisë në qytet. Këtë lajm e ka bërë me dije Agjencia e Lajmeve UNIAN.

Në një video të postuar në Telegram, një këshilltar i qeverisë ukrainase duket teksa tregon ndërtesën e përfshirë nga flakët.

Gjithashtu këshilltari tregon se një ndërtesë që i përket universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës është gjithashtu e dëmtuar pas sulmit.

Të paktën 21 të vdekur nga bombardimet në Kharkiv

Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 të tjerë u plagosën nga bombardimet e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Këto të dhëna i bëri me dije kryebashkiaku i këtij qyteti.

Ndërsa guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonave të Kharkiv tha se sulmet u zmbrapsën pavarësisht bombardimeve të rënda në Kharkiv.

Guvernatori Oleh Synegubov tha se “armiku rus pësoi humbje të konsiderueshme”.

Parashutistët rusë sulmojnë Kharkivin

Ushtria e Ukrainës thotë se trupat ajrore ruse kanë zbarkuar në qytetin lindor të Kharkiv.

“Ka një luftë të vazhdueshme midis pushtuesve dhe ukrainasve,” tha ushtria në një deklaratë në aplikacionin Telegram.

Beteja mbi Kharkiv u intensifikua me granatimet ruse që goditën zonat e banuara dhe sheshin qëndror të qytetit.

Sot raundi i dytë i negociatave Rusi-Ukrainë

Rusia dhe Ukraina pritet të ulen sërish sot në tryezën e bisedimeve në përpjekje për t’i dhënë një zgjidhje konfliktit të armatosur.

Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga burime pranë Kremlinit për agjencinë e lajmeve ruse Tass.

Ndërsa Reuters raportoi se takimi pritet të mbahet në kufirin me Polonisë dhe Bjellorusisë.

Por për të pasur bisedime reale mbi një armëpushim, sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Rusia duhet të ndalojë bombardimet.

Dita VI e luftës: Shpërthim vdekjeprurës në kullën televizive të Kievit pas paralajmërimit të Rusisë (Zhvillimet minutë pas minute)

Burimi/REDAKSIA TVKLAN.AL

Mefail Bajqinovci – Të trishtuar me lajmin për vrasjen e nxënësit në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

No Comments Aktualitet Lajme

Nga therrja me thikë, sot një nxënës i shkollës fillore “Hilmi Rakovica” nuk ka mund t’i mbijetoj plagëve.
Komuna e Prishtinës dhe policia duhet t’a rrisin sigurinë në shkolla duke shtuar praninë dhe kontrollin.
Shpesh zbulohen nxënës me armë të ftofta dhe të zjarrit nëpër shkolla, por edhe rrahjet dhe therrjet janë të shpeshta.
Këto dukuri nuk duhet të fshehen nga menaxhmenti i shkollave fillore dhe të mesme.
Dhuna në shkollat tona duhet të lajmërohet dhe të parandalohet.
Ngushëllime familjes Hyseni, Zoti e shpërbleftë me parajsë nxënësin Rijad, djalin e shokut dhe fqiut tim Besim Hyseni.

Burimi/Facebook

Gjergj Dedaj – Bota po zihet e diplomcia e Kosovës ne kolaps!

No Comments Aktualitet Lajme

Në profilin e ish ambasadorit të Kosovës në Shkup, do të gjesh mesazh cdo ditë. Ai e ndjek jo vetëm situatën dhe zhvillimet në ballkan e në bote, por ajo që e prekupon më shumë, si dipllomat me nje karrierë te gjatë ne dipllomaci , është situata e politikës së jashtme të Kosovës, që nga ajo cfarë lexon në profilin e ish ambasadorit , ka ngecur dhe cfarë kuptoj nga mesazhet e tij , ka mungesë të theksuar profesionalizmit dhe nivel i dobët i trajtimit të problemeve që dalin neë politikën e jashtme të Kosovës, duke ndikuar politika në drejtimin e punës.

Ja cfarë shkruan në profilin e tij: –

Ngulfatja e politikes se jashtme te Kosoves, e cila ka zbritur ne nivel partiak, klanor e familjar, sikur te ishte nje OJQ, apo dege e ndonje subjekt politik te sa po regjistruar, eshte alarmante per Republiken e Kosoves!

Burimi/Facebook

Albin Kurti – Themeluam Fondin e Sigurisë

No Comments Aktualitet Lajme

Në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”.
Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij.
Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Burimi/Facebook

Zelensky u rrit rrogën ushtarëve ukrainas në 3 mijë euro, ndërsa vetë paguhet 832 euro

No Comments Aktualitet Lajme

Presidenti i Ukrianës, Volodymir Zelensky, ka njoftuar se do ua rrisë rrogat ushtarëve ukrainas në 3 mijë euro në muaj, duke thënë se po e bën këtë për t’ua bërë me dije se sa populli ukrainas u janë mirënjohës atyre.

“Duhet ta kuptojmë se për momentin gjëja më e rëndësishme është të jesh një ushtar, që të mbrojmë shtetin, dhe për këtë dua që ata të paguhen siç duhet për këtë punë”, tha presidenti ukrainas në adresimin e tij.

“Ne do të paguajmë ushtarët tanë të armatosur deri në 3 mijë euro në muaj. Nuk po e bëj këtë që të dëgjoj falënderime nga ata, por që t’ua bëj me dije se kombi u është mirënjohës atyre”, u shpreh tutje ai.

“Dhe kështu do të jetë deri në fund të luftës. Rroftë Ukraina!”.

Presidenti i Ukrainë: Volodymyr Zelens’kyj

Lindur: 1978 Ukrainë

Vjetore: 11,264,00 dollarë
Mujore: 938,67 dollarë
Javore: 216,62 dollarë
Ditore: 43,32 dollarë

Burimi/epokaere.com/

Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar: Duhet të përgatitemi për atë që mund të vijë më pas

No Comments Aktualitet Lajme

Sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Ëallace ka thënë se forcat ruse janë nën presion në Ukrainë dhe do të bëhen më të dhunshme.

“Ukrainasit po bëjnë një luftë shumë të fortë”, tha Ëallace.

Ai thotë se presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një “llogaritje të gabuar” duke u bindur se populli ukrainas po priste të çlirohej, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kjo do të thotë se rusët duhet të rivendosin planin e tyre, të ngadalësojnë ose edhe të luajnë me kohë.

“Një nga frika që të gjithë duhet të kenë është a e di ai se çfarë po ndodh në Ukrainë? A po i thonë njerëzit të vërtetën?”, u shpreh ai.

Burimi/klankosova.tv/

Hoxha nga Shkupi e quan presidentin ukrainas ‘’dreq’’: Zullumqarët aspak s’duhet me na u dhimbsë

No Comments Aktualitet Lajme

Një imam nga Shkupi, hoxhë Muharrem Ismaili, ka komentuar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, në një paraqitje të tij.

Ai gjatë fjalimit e ka quajtur ”dreq’’ dhe ”zullumqar”, presidentin ukrainas, madje sulmin rus ndaj tyre e quajti të parastësishëm, përcjell Klankosova.tv.

”Sot dje pardje, muhabetin kryesor jemi duke e bo për luftën Ukrainë-Rusi, tema kryesore a unë ju thomë se rastësisht ju ka plasur sherri Ukrainës në oborr? Nuk është rastësisht, se para pak kohe kur Izraeli e luftojke Palestinën, kryetari i Ukrainës, qaj dreqi që del sot dhe rrin për gjynah aty, ai dilke dhe qajke për mediume për jahuditë”. ka thënë hoxha Muharem.

”Ky i qajke jahudit, zullimqaret nuk duhet me na u dhimt, se atij zullumqarit ia qon alluhu një zullumqar ma të madh, ne kemi thonë në hutbe, o Allah zullumqarit të vogel qoja një zullumqar të madh, e qitash i ka ardh një zullumqar me emrin Rusi, e tash din qysh me e trajtu zullumqarin se ka lotë krokodili”, tha ai.

Madje ai thotë se në këtë përballje ku përfshin edhe NATO-n, Rusia do dalë fitimtare.

”Asgjë nuk kanë me mujt me i bo Rusisë, se ata janë zullumqarë, se zullumqaret le te kapen ne s’kemi pse mërzitemi për ta. Europa nuk e ndali zullumin në Siri, e shkatërrun atë vend të bekum, e tash zullumi i ka ardh në derë”.

Siç vërehet në këtë video, kjo paraqitje e imamit nga Shkupi, ndodhi të enjten që e lëmë pas.

Burimi/klankosova.tv/