Home

Lajme

Gjergj Dedaj – Shetitjet personale me para te shtetit!

No Comments Aktualitet Lajme

Ekskurzionet pa vizion dhe pa mision konkret te liderve kosovar, me para te taksapaguesve, jane alibi per deshtimin e diplomacise kosovare, per mosnjohje te reja nga asnje shtet, mos aplikim per antaresim ne asnje institucion europian dhe boterore,privatizimin, demolimin dhe diskreditimin e misioneve diplomatike te Kosoves ne bote! GjD

Burimi/Facebook/Autori

Mimoza Kusari – Emocion i veçantë sot në zbulimin e shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorën e pavarësisë së Shqipërisë

No Comments Aktualitet Lajme

“Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë, por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona”.
Hasan Prishtina
Emocion i veçantë sot në zbulimin e shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorën e pavarësisë së Shqipërisë, bashkë me Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, Kryebashkiakun e Vlorës, Kryetarin e Prishtinës dhe shumë personalitete tjera nga Kosova dhe Shqipëria.
Hasan Prishtina, patriot, demokrat, revolucionar që luftoi për lirinë e pavarësinë e atdheut, për demokratizimin vendit, për çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.
Në vitin, 1912 së bashku me Ismail Qemalin ishte ndër nismëtarët për organizmin e kryengritjes së përgjithshme të armatosur në Shqipëri si një ndër udhëheqësit kryesorë.
Sot me zbulimin e shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorë, dukej se u kthyem në histori për të takuar patriotët kombëtarë vizioni dhe angazhimi i të cilëve na udhëheq sot me ëndrren që po bëhet realitet.
Shtatorja e Prishtinës u vendos në qendër të Vlorës, para Pallatit të Kulturës Labëria e pak metra larg shtatores së Ismail Qemalit. Të dytë me vështrimin nga perendimi tregojnë rrugën dhe drejtimin e shqiptarëve me Evropën.
Patrioti që e deshti dhe besoi në kombin shqiptar deri në frymën e fundit kur u vra pabesisht me 13 Gusht, 1933, pak ditë para se t’i mbushte 60 vjeç.
Ai ishte i bindur në ngritjen dhe përparimin e kombit shqiptar. Prej mbështetjes dhe organizimit të kryengritjes shqiptare kundër Portës së Madhe e deri tek arsimi shqip.
Hasan Prishtina shkriu pasurinë e tij për atdheun dhe çlirimin e shqiptarëve duke besuar se:
“Natyra e fuqisë dhe disiplinës qëndronte në cilësitë e intelektit shqiptar. Jam i bindur sot që shqiptarët përbëjnë popullin më të zgjuar të Ballkanit”, thoshte Hasan Prishtina.
Të vegjël jemi para shtatorës dhe veprës së tij, por të madh e kemi inspirimin dhe të plotë vizionin për rrugën e kombit dhe shteteve tona.

Burimi/Facebook

Gjergj Dedaj – Kapja e shtetit nga ekstremi i majte njepartiak!

No Comments Aktualitet Lajme

Ne Kosove ka shkelje te te drejtave te njeriut, diskrimimin gjinor, pabarazi etnike dhe te grupeve te margjinalizuara, nepotizem, korrupsion, radikalizem dhe devijim nga perspektiva europiane dhe integrimi euroatlantik!
Tendencat per kontrollim te mediave te lira, nderhyrjet ne drejtesi, agjensi, borde dhe punesim, tashme jane evidenca ditore te kapjes moniste te shtetit nga ekstremi i majte njepartiak!
Deshtimi i diplomacise dhe ngulfatja e demokracise, eshte duke e izoluar Kosoven! GjD

Burimi/Facebook

Shpetim Zinxhiria – Kam frike, por kam frike…

No Comments Aktualitet Lajme

Kam frike nga kjo polici e shtetit tim, kam frike nga kjo vrasje e perseritur nga uniformat blu. Kam frike per indiferentizmin e Drejtesise, po dhe aq frike ndaj heshtjes se kesaj policie qe mbi te gjitha duhej te kishte zbardhur kete vrasje makabre. Kam frike se do te hapet rruge per vrasje te tjera nese autori nuk ndeshkohet. Kam frike nga kjo polici qe ne vend te ruaj qetesi dhe rend te vret. Kam frike nga kjo polici qe ne vend te zbatoje ligjin e ben ate. Kam frike nga kjo polici qe nuk i ka kerkuar ndejse familjes per humbjen e djalit te tyre. Kam frike nese kam te drejte se si mund te ndodh kjo ne nje polici shteti…? Mbi te gjitha nje polic budalla apo kriminel nuk mund te njollose kete polici. ZOTI te vere dore per kete polici …

Burimi/Facebook

Ish-ambasadori Dedaj zhvillon bisedë me Byron e ALDE-së: BE-ja ta kthejë vëmendjen në Kosovë

No Comments Aktualitet Lajme

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka zhvilluar një bisedë me Byron e Aleancës Liberal Demokratike të Europës në Keyshillin e Europës në Strasburg.

Dedaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë ne dije se Byron e ALDE-së e ka njoftuar me zhvillimet në Kosovë, tensionet pas invazionit rus në Ukrainë.

“Kërkova që Bashkimi Europian ta kthejë vëmendjen në Kosovë dhe në Ballkanin Perendimor, duke rishqyrtuar heqjen e vizave për Kosovën, fillimin e procedurave urgjente për anëtarësimin e Kosovës dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europian dhe NATO!”, ka shkruar Dedaj.

Burimi/epokaere.com/

Mette Frederiksen – Zelenskyy er en imponerende mand. Rolig, velovervejet og meget determineret.

No Comments Aktualitet Lajme

Han har tænkt sig at slås og blive ved med det. For hans befolkning og den nation, han tror på. Men også for os andre. Når Putin angriber et land, så angriber han reelt den verdensorden, vi alle er afhængige af. Jeg har lyttet til Præsident Zelenskyys ord. Til hans vurderinger. Givet ham og det ukrainske folk Danmarks utvetydige opbakning. Som du ved, hjælper vi allerede meget. Militært, humanitært og politisk. Og nu er der yderligere to områder, hvor Danmark kan bidrage. I afdækningen af krigsforbrydelser så overgrebene på civilbefolkningen bliver dokumenteret og gerningsmændene forhåbentlig bliver retsforfulgt. Og i at hjælpe med genopbygningen af de ødelagte områder i Ukraine. Her tænker jeg, at vi har flere dygtige danske virksomheder, lønmodtagere, arkitekter og andre, som kan hjælpe.

Burimi/Facebook

Sokol Paja – SALIKIMI I FUNDIT…

No Comments Aktualitet Lajme

Në vend të një lamtumire për Zef Balaj

New York më 20 Prill 2022 – Shqiptarët e Amerikës, miq, familjarë, patriotë, vatranë, autoritete e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit Zef Balajt i cili u shua shumë shpejt duke lënë pas shumë kujtime, vepra të mira, dhimbje e trishtim tek të gjithë ata që e njohën e bashkëpunuan me të. Një bekim i fundit kur trupi i viganit Zef Balaj u fut për herë të fundit në kishën Zoja e Shkodrës, mbi trupin e vdekshëm e shpirtin e pavdekshëm të tij, Dom Pjetër Popaj bekoi trupin e Zef Balës para rrugës pa kthim për jetën në amshim. Në libri liturgjik të “Dijes” u shkëput një lexim për pleqërinë dhe mençurinë, përsosmërinë, shpirtin e bardhë e të pastër, ashtu siç Zef Balaj jetoi jetën e tij tokësore. Në Psalmin fetar: Zoti është Bariu im asgjë nuk më mungon, Dom Pjetri famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës, kujtoi se çdokush që beson në Zot është i shpëtuar dhe do ta gëzojë jetën e përtejme teksa citoi edhe Ungjillin e Shenjtë të Gjonit: “Unë jam ringjallja dhe jeta, kush beson në mua nuk do të vdesë kurrë”. Zef Balaj vendosi të ikë prej nesh në javën e shenjtë të Pashkëve, iku në javën e ringjalljes së Krishtit si për ta treguar se pas vdekjes triumfon një tjetër jetë, dhe se vdekja është veçse një rrugëkalim qiellor. Ungjilli sipas Gjonit citoi Dom Pjetri “Unë Jam Udha e vërteta dhe jeta” i përngjasojnë jetës së shenjtë e të mirë që ka pasur Zef Balaj si familjar e besimtar i devotshëm. Në fjalën ngushëlluese Dom Pjetri u shpreh se familja e nderuar Balaj pati 3 vdekje të rënda në një vit dhe u lut qe Zoti ta forcoje kete familje. Zoti na ka krijuar me jetu jo me vdekë, jeta tokësore nuk është e përgjithmonshme, jeta tokësore një shteg për kalimin në jetën e pasosur. Zef Balaj beri vepra të mira dhe kishte veç mirësi njerëzore. Zefi ishte fisnik e nuk ankohej kurrë. Zefi ishte bujar e shpirtmirë, kontribuoi për Kishat në USA e Shqipëri e Kosovë. Zefi ishte i dashtun i qeshur e fjalë mirë. Zefi ishte i fortë dhe i sigurtë për jetën tjetër, përfundoi fjalën e tij Famullitari Dom Pjetër Popaj. Drane Balaj mbesa e Zefit falenderoi në emër të familjes të gjithë ata që i mbështetën në këtë moment të vështirë dhe përshkroi jetën e Zef Balajt dhe të familjes që nga arratisja nga diktatura komuniste dhe ndërtimi i jetës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo shprehu e tregoi mbështetjen që Zefi u kishte dhënë familjes nipërve e mbesave e mbi të gjitha mësimet e jetës e fjalët e shtrenjta. Presidenti i Nderit të Vatrës Agim Rexhaj në fjalën e lamtumirës tha se familja Balaj është ndër më të nderuarat në bashkësinë shqiptaro-amerikane, emri dhe veprimtaria e tij do jetë frymëzim dhe krenari për të gjithë si familjar, veprimtar, patriot, vatran e njeri i përkushtuar i çështjes kombëtare. Fotoreporteri Dritan Haxhia lexoi telegramin e ngushëllimit dërguar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në të cilën shkruhet se Zef Balaj ishte veprimtarit të devotshëm, patriotit të përkushtuar, me kontribut të vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm për demokratizimin e Shqipërisë, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve kudo që jetojnë në trojet e tyre. Miku i Zef Balës në Ligën Shqiptaro-Amerikane Joseph DioGuardi në fjalën e lamtumirës u shpreh së Zef Balaj ndërtoi identitetin e shqiptarëve në Amerikë dhe frymëzoi lirinë e shqiptarëve me arratisjen nga diktatura. Dalip Greca mes lotësh, në rrëfimin e jetës së tij të përditshme me Zef Balën u shpreh: “Zefi u bë pjesë e përditshme e jetës sonë. Do jetë në shpirtrat tanë përjetë. Zefi ishte një shenjt i padukshëm. Ringjalli gazetën Dielli dhe kontribuoi përherë për Vatrën” kujtoi z.Greca. Kryetari i Vatrës Elmi Berisha me dhimbje e pikëllim u shpreh në fjalën e lamtumirës: “Sot u shprehi mirënjohje familjes e të afërmve, dashuri e krenari për Zef Balën, për vëllanë tonë, për kontributin e tij, veprat e mira, shpirtin e zemrën e tij të bardhë”. Kryetari Berisha në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA e vlerësoi Zef Balën me titullin SENATOR I PËRJETSHËM I VATRËS me motivacion: “Shembull i atdhetarit të vërtetë, anëtarit të denjë të Federatës Vatra, kontribues dhe veprimtar i palodhur, bamirësit të madh dhe mbi të gjitha, njeriut të mirë”. Pas salikimeve të fundit të arkëmortit, trupi i shkatërrueshëm i jetës së pashkatërrueshme të Zef Balës u nis me respekt e dhimbje drejtë banesës së përjetshme. Pas fjalës përmbyllëse të procesit të lamtumirës Dom Pjetër Popaj kujtoi ngjalljen me shpresën e jetës së pasosur dhe lutjen e pranimit në mbretërinë e Zotit të Zef Balës. Në varrezat familjare “Gate of Heaven” ku u përcoll në paqen e amshuar, miku i ngushtë e Zef Balës Dritan Mishto në emër të familjes Balaj i pikëlluar u shpreh: “Mirënjohje e falenderim mijëra shqiptarëve që janë bashkuar dhimbjes së familjes. Ikja jote o Zef Balaj na lë shkretëtirë në shpirtrat tanë. Flm Zef se ti na ke mësuar si duhet të jetë një bashkëshort, baba, mik, shok, ti na mësove si të jesh njeri. Ti ike me kokën lart e me faqen e bardhë në një kohë që nuk është e lehtë. Nuk do ketë lamtumirë por mirupafshim në botën e përtejme, me po kaq mall sa po ndahemi sot me ty o Zef” u shpreh Mishto. Mëhill Velaj lexoi me trishtim dy telegrame ngushëllimi për familjen e Zef Balës nga Imzot Dodë Gjergji dhe Imzot Rrok Gjonlleshaj. Djali i Zef Balajt Davidi falenderoi të pranishmit e pjesëmarrësit në dhimbjen e familjes, mbi arkëmortin e atit të tij e mbylli me fjalët: “Do të dua përjetë Babë. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për ne. S’do të harroj kurrë, pusho në paqe Bab”. Në drekën e shtruar në “Tesoro d’Italia” për shpirtin e Zef Balaj, teksa një foto fisnike e Zefit në sallë që zbuste dhimbjen e të gjithë të pranishmëve, pas uratëve e qiririt të ndezur për shpirtin e pashuar, miku i ngushtë i Zefit Asllan Bushati recitoi një elegji përkujtimi “Lot për Zef Balën”, elegji që shënoi fundin e drekës dhe lamtumirën tokësore të Zef Balës me familjen e miqtë e tij. I përjetshëm kujtimi, veprat e mira, dhe gjithçka që Zef Balaj i dha Vatrës, Ligës e Komunitetit shqiptar në Amerikë.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, lule dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Burimi/Facebook/Vatranet Michiganit

Gjergj Dedaj – Skandal pas skandali…!

No Comments Aktualitet Lajme

Shkarkimi skandaloz i 12 ambasadorve te Kosoves, me 19 maj te vitit te kaluar, nga Osmani dhe Gervalla Schwarz ,ishte fillim i hakmarrjes politike, me metoda te perçarjeve tipike diktatoriale, shkelje e te drejtave te njeriut dhe njollosje e diplomacise kosovare, si dhe tendence per diskreditim te 12 ambasadorve te shkelqyer te Republikes se Kosoves!
Kryeministri Kurti, si duket eshte i shantazhuar dhe nuk ka fuqj,guxim dhe as kurajo per te shkarkuar ata/o, te cilet po e demtojne ligjin, kushtetuten dhe imazhin e Kosoves europiane! GjD

Burimi/Facebook

Zeka: Ja porositë që i kishte marrë botuesi i gazetës bota sot nga UDB për Thaçin e Adem Jasharin

No Comments Aktualitet Lajme

Shkruan: Milaim Zeka

Çfare porosie kishte marre Gjevdet Mazreku nga UDB-ja kunder Ibrahim Rugoves?!Ne publikim e dosjes te UDB/es per Gjevdet Mazrekun, e keni pa qe ai, mixha, baba dhe Vafsija, kane punuar ne strukturat e UDB-es. deri nje kohe nen komanden e Sherif Bales dhe Mehmet Kurhaskut.Pasiqe UDB-ja e kishte derguar ne Zvicer Gjevdet Mazrekun, duke qene punetor i rregullt i SPB, ai gradohet, dhe kalon nen urdherat e shefit te UDB-es me emrin Gaiq, si dhe te udbashit te njohur, Lorenc Gjocaj.

Gjevdet Mazreku kishte dhene disa prova te njeriut te besuar te UDB-es, duke qene ne grupin e vezhgimit te atyre udbasheve qe percillnin çdo levizje te Kadri Zekes, i cili u vra sebashku me vellezerit Gervalla.

Aresyeja qe UDB-ja ne krye me Gashiqin dhe Lorenc Gjocin kishte vendosur ta dergonin Gjevdetin ne Zvicer, ne vitin 1987, ishte sepse ai atje e kishte motren, Shkendijen, te martuar me milionerin Hajdin Sejdijaj, nga Grabanica e Klines.Ne dosjen e UDB-es, thuhet se Gjevdet Mazreku urdherohet te hap nje agjenci udhetimi, ku bashkepunon me “Adrian” e Sllovenise, pjese e ish-Jugosllavise, po bashkepunon ngushte edhe me Begjet Sallahun, i cili kishte poashtu agjenci udhetimi.Gjevdet Mazreku e kishte vetem si kamuflazhe kete pune, sepse puna e tije paresore, gjithmone sipas dosjes te UDB-es, ishte te percillte aktivistet e LPK-se, si Xhafer Shatrin, Hasan Malen, Xhavit Halitin, vellezerit Mustafe e Emrush Xhemajlin, Hasan Malen, por me vone edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Fatmir Limen, Ramush Haradinajn, si dhe aktivistet e LDK .Gjevdet Mazreku, perpos vezhgimit te ketyre aktivisteve, ai do te dergonte te Gaiqi dhe Lorenci nje kopje te udhetareve, dhe aty do te nenvizonte me vize te kuqe çdo njeri te dyshimt per UDB-en qe udhetonte Zvicer-Kosove.

Duke u rritur aktiviteti i veprimtareve te çeshtjes kombetare brenda dhe jashte Kosoves, ne baze te informacioneve qe kishte grumbulluar UDB-ja, Gjevdet Mazreku urdherohet te kaloi ne Tirane, pasiqe ky qytet ishte shenderruar ne qender te veprimtarise armiqesore kunder Jugosllavise!UDB-ja kishte arritur ta kamuflonte edhe nje vrasje brenda familjes te Gjevdet Mazrekut, e cila ne opinion te ngushte doli si vetvrasje.Gjevdet Mazreku kishte marre urdher nga Gashiqi dhe udbashi Lorenc Gjoci qe ne Tirane te vezhgonte çdo vizite te Presidentit Rugova, te vezhgonte grupin e Sali Çekut dhe te Adem Jasharit, si dhe zyren e Kosoves ne Tirane.

Pasiqe zbulohet nga sherbimet shqipetare, Gjevdet Mazreku, me nje passporte te leshuar ne Tirane, largohet per ne vendet e Lindjes se Mesme, ku me vone kthehet prap ne Zvicer.Gazeten “Bota Sot” e ka hapur Agim Mala, me parate e Hajdin Sejdise dhe Begjet Sallahut…!!!Gjevdet Mazreku kurr as nuk ka marre kend ne pune, as nuk ka larguar kend nga puna.

Ato kane qene pune ekskluzive te Agim Males, te cilit ja ka pru deken para kohe.Pasiqe Gjevdet Mazreku po thote qe me kane “larguar” nga puna ne vitin 1995, “pasiqe kemi kuptuar se ai po punonte per Jugollavi”, pse nuk po e publikon kontraten e pranimit dhe largimit nga puna.Une kam qene korespodent i “Zerit” javor, po kurr nuk kam punuar, dhe kurr nuk kam qene i punesuar ne “Bota Sot”! Kryeredaktor dhe shef i imi si korespodent ka qene vetem Blerim Shala. Blerimi eshte i gjalle, dhe momentalisht keshilltar i Presidentit Thaçi.Ka akoma…

Burimi/epilogu.com/

Ish-ambasadori Dedaj: Haga të reflektojë dhe ta rishqyrtojë Gjykatën Speciale

No Comments Aktualitet Lajme

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se Haga duhet të reflektojë dhe ta rishqyrtojë Gjykatën Speciale.

“Dick Marty së pari ra në kurthin e shërbimeve sekrete serbe, duke u furnizuar me dosje serbe të sajuara dhe të fabrikuara në Beograd. Pasi kryen punë me të për ta njollosur UÇK-në, po del se po i njëjti shërbim serb paska bërë plane për ta vrarë, që edhe për së vdekuri Marty t’i shërbejë Serbisë dhe planeve të tyre kriminale për ta njollosur UÇK-në dhe Kosovën…!”.

“Zvicra mike, Dick Marty dhe Haga, duhet të reflektojnë dhe ta rishqyrtojnë kredibilitetin dhe besueshmërinë ndaj Gjykatës Speciale!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Burimi/epokaere.com/