Home

Lajme

Zbulohet fjalimi i fituesit të çmimit “Nobel” në varrimin e Millosheviçit

No Comments Lajme Opinion

“Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka mbi Jugosllavinë dhe Serbinë. Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviçin. E ashtuquajtura botë di gjithçka mbi të vërtetën…Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Dëgjoj. Ndjej. Më kujtohet. Prandaj jam sot këtu, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit”, pati thënë fituesi i Nobelit të sivjetshëm të letërsisë, Peter Handke në varrimin e Milloshevicit.

Filip David, një prej shkrimtarëve më të famshëm të Beogradit, ka mbetur thellësisht i zhgënjyer nga kolegu austriak. Ai thotë se është e pamundur ta ndash punën e Handke nga angazhimi i tij politik. “Handke e përkrahte politikën e Milloshevicit, në një kohë kur mjaft prej nesh këtu ishin asaj linje. Për mua, kjo ishte një politikë nacionaliste tejet e dëmshme për Serbinë.

Handke pati shkruar një pamflet, “ Drejtësi për Serbinë”, i cili ishte shembull i mënyrës së njëanshme dhe të kuptuarit shumë të keq që ai i kishte bërë politikës serbe të kohës”, ka thënë David, i cituar nga mediat serbe. Për mendimin tim, shtoi ai, kishte dhjetëra shkrimtarë të tjerë që e meritonin çmimin përpara Handkes. Disa zëra të tjerë në Serbi thonë se Handke është treguar naiv e nuk ka qenë shumë i informuar mbi atë që po ndodhte realisht.

Gazeta SHQIP

Leksioni qe mora nga Kosova

No Comments Lajme Opinion

Nga Skerdjan Dhuli

Pas zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove, rezultati doli e qeveria ra. Opozita fitoi sepse diti te fitoje, ndersa kasta politike u zhduk, duke marre me vete Hashim Thacin si shembullin perfekt te mizerjes politike.
Por ato qe mesova jane keto:
Ne Kosove zgjedhjet administrohen ndryshe. Numerimi i votave behet ne kohe rekord sepse s’ka banda jashte ambenteve te votimit.
Kur te diskutohet reforma zgjedhore ne shqiperi, ato KZAZ duhet ti fusin nga kane dale, dhe numrimi i votave te behet ne qendren e votimit. Direkt pas mbarimit te procesit. Koha e shqiptareve qe vriten per vota ka vdekur prej kohesh.
Lam kokrren e namit me numerimin. Deshtim historik.
Opozita ne Kosove (LDK) per te fituar, beri ate qe pranon cdo teori politike per te synuar fitoren kur je ne opozite: Qarkullim elitash brenda partise, dhe pranim kritikesh, mendim ndryshe. Vete kandidatja per Kryeministre Vjosa Osmani eshte prova kokeforte e ketij argumenti.
Mesim qe duhet ta marre urgjent edhe PD.
PS i ka lare shpejt duart nga keto vlera.
Partite e Luftes iken. E bene ciklin e tyre dhe padyshim asnjera prej tyre nuk do te mbijetoje pasi nuk jane mirefilli parti politike po qendra te fortesh qe uzurpuan pushtet dhe shtet per vite me radhe.
Nje mesim qe duhet ta marrin dhe PD-PS ne Shqiperi per te ndryshuar sjelljen menjehere, ndryshe do kene fatin e PDK. Me “kryetar te ri” por me fatin e shkruar qysh ne krye te heres.
Sistemi elektoral prodhoi meriten. Mbase ka ardhur koha qe edhe ne ta ndryshojme sistemin.
Kujdes !
Une ende vazhdoj te besoj se listat do i bejne kryetaret, sepse e njoh mendesine e tyre.
Per ta, servili vlen me shume se idealisti e ai qe ka para vlen me shume se njeriu me fiber politike.
Pushteti duhet te sillet si e drejte qeverisese e jo si mundesi sundimi dhe uzurpimi i te gjitha pushteteve paralele dhe aseteve publike qe gjen pepara.
Sepse populli nuk ha bar, dhe flakja ne rruge eshte e pameshirshme.
Opozita duhet doemos te mos beje kompromis me pushtetin, per asnje arsye. Cdo tentative per t’ia hedhe popullit dhe sidomos votuesve te saj, eshte nje vetevrasje qe te zhduk nga politika.
Shih LDK qe nuk ju fal kurre aleanca me Thacin para do vitesh. Aleance e cila me shume se kujtdo tjeter, i sherbeu VV.
Por ka edhe disa zhgenjime te mijat duke i ndjekur debatet e fushates zgjedhore por edhe rezultatin ne Kosove.

  1. Asnjera nga partite politike, me perjashtime te rralla kandidatja e LDK, Vjosa Osmani, nuk ka folur per Kosoven ekonomike.
    Te gjithe jane varur ne grepin e diplomacise ballkanike, rolin e Serbise si dhe tek administrimi i aseteve publike.
    Ky eshte mentalitet neokomunist. Kosoves i duhen investitore te huaj per te hapur vende pune. I duhet force ekonomike per te mbyllur gropen e madhe te papunesise dhe varferise.
  2. Fitorja e Albin Kurtit, nje neo-komunist i pandreqshem, eshte nje dite e zeze per Kosoven. Koha do ta vertetoje. Por bindja ime absolute eshte se neo-komunistet jane nje rrezik i madh per Kosoven dhe Shqiperine.

E megjithate, Kosova tregoi edhe nje here si shume here, sa hapa perpara Shqiperise eshte ne raport me shtet-ndertimin.

Burimi/startnews.al

I ka munguar shtëpisë qe 100 vjet: Genci merr pasaportë të Shqipërisë

No Comments Lajme Opinion

Artisti Genc Prelvukaj tashmë ka marrë edhe dokumentet e shtetit shqiptar. Genc Prelvukaj ka treguar se ai është bër me pasaportë të Shqipërisë.

Ai ka treguar se tashmë ka shumë kohë që po don të bëhet shtetas i shteti shqiptar, pasi ai gjithmonë e ka ndjerë veten qytetar të saj, prej kur të parët e tij kanë pasur këtë pasaportë

Genci ka shkruar se ai nuk e ka marrë vetëm si dokument udhëtimi, por është diça më shumë, është shpirtërore.
Prelvukaj ka kohë që tashmë edhe është i fejuar me një vajzë nga Shwipëria, me këngëtaren Eni Koçi, ndërsa ky është edhe një hap tjetër që ka bërë ku tregon se Genci me të vërtetë e do Shqipërinë dhe ka qenë gjithmonë i lidhur me të.

Burimi/gazetametro.net

Vjosa Osmani zotohet përsëri: LDK-ja kurrë më me PDK-në

No Comments Lajme Opinion

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka mbajtur një takim me qytetarët në lagjen “Dardania” në Prishtinë ku dikur ka jetuar edhe vet.

“Është ndjesi e jashtëzakonshme që të vi në lagjen ku edhe ashtu e kaloj çdo vikend sepse prindërit e mi jetojnë në “Dardani”, por nuk ka ndoshta vite që lënë përshtypje më të mirë në jetën e njeriut dhe që e formësojnë atë sesa vitet studentore”.

“Pikërisht në ato 10-15 vjet kur edhe isha studente edhe punova, “Dardania” dhe njerëzit e Dardanisë janë atë që më kanë ndihmuar ta ndërtoj personalitetin tim, besimin dhe solidaritetin mes njëri-tjetrit”.

Osmani nga “Dardania” e ka ripërsëritur se rinia e Kosovës është arsyeja pse i ka hyrë kësaj gare.

“Ne e kemi si Kosovë, por në veçanti si Prishtinë, si popull i këtij shteti, por në veçanti rinia jonë e ka një sfidë tepër të madhe para vetes – sfida e zrbrasjes së Kosovës”.

“Arsyeja pse i kam hyrë kësaj gare me përkushtim të madh është rinia e Kosovës. Rinia e Kosovës është arsyeja pse i kemi hyrë kësaj sfide. Rinia e Kosovës janë arsyeja pse do të fitojmë”.

“‘Dardania’ është një shembull që ka hequr shumë nga keqqeverisja, nga ata që i kishim në nivel qendror që kurrë nuk u kujdesen për prishtinasit. Pavarësisht që Prishtina e mbushë arkën e shtetit me më shumë se gjysmën e buxhetit kujdesi nuk ishte kurrë në përkushtimin që Prishtina e meriton. Tash këto vjet nga keqqeverisja e atyre që po dëshmohen se janë në shërbim të të korruptuarve”.

“Ka ardhë kohë që t’u themi të gjithëve lamtumirë – atyre që keqqeverisën në nivel qendror dhe atyre që nuk bënë dhe nuk po bëjnë asgjë për Prishtinën në nivel lokal”.

“Mënyra më e mirë për këtë është duke e bërë ndryshimin historik më 6 tetor. Vetëm duke ua dhënë secilit prej jush kujdesin që e meriton do ta shohim ndryshim pozitiv në jetën e secilit prej jush”.

Osmani ka thënë se LDK e ka dëgjuar zërin e qytetarëve, prandaj tash është koha që Kosova ta bëjë ndryshimin, njofton Klan Kosova.

“Në këtë sfidë, nuk jam vetëm. Për shmë vite me radhë, qytetarët kanë kërkuar edhe nga LDK-ja që të bëjë hapa pozitivë. LDK-ja e ka bërë ndryshimin e saj dhe e ka dëgjuar zërin tuaj – e ka dëgjuar secilin prej jush dhe tani është koha që Kosova ta bëjë ndryshimin. Është koha që ai ndryshim të mos jetë retorikë dhe fjalime në fushatë”.

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja para qytetarëve në lagjen “Dardania” është zotuar se LDK-ja nuk shkon më kurrë me PDK-në. Por, është zotuar edhe se nuk do ta keqpërdorë besimin e qytetarëve.

“Dua ta përsëris edhe njëherë sot, sepse më shumë se çdokënd ju kamë pasë dëshmitar që kurrë nuk e kam keqpërdorur besimin tuaj dhe nuk e kam dërguar aty ku nuk duhet”.

“Dua të zotohem edhe njëherë para kësaj lagje që e kam shkel për 15 vjet, LDK-ja kurrë më me PDK-në, LDK-ja kurrë më me të korruptuarit”.

“Ju e dini që këtë besim që sonte po e marrim nga ju dhe në çdo cep të Kosovës nuk do ta keqpërdori. Këtë besim e kemi ndërmend ta kthejmë në punë dhe plane konkrete për familjet kosovare”.

“Nuk ka për mua asgjë më të shenjtë sesa besimi juaj, besimi i njerëzve me të cilët jemi rritur bashkë dhe besimi i këtij ekipi me të cilët do të rrugëtojmë bashkë dhe nuk do të ndahemi asnjëherë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova”.

Ajo në fund ka pasë edhe një apel për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Apeli im është besoni. Besoni sikur atëherë kur besuat edhe pse ju rrezikohej jeta, edhe atëherë kur shumë familje as nuk guxonin të tregojnë se do të votojnë për LDK-në sepse rrezikoheshin, besoni sikur atëherë kur Besian Mustafa e humbi babanë, por kurrë nuk u mposhtën dhe nuk e humbën besimin e tyre për LDK-në”.

“Është koha që bashkë më ju ta ndërtojmë një të ardhme me të cilën do të krenoheni të gjithë. Plaka, pleq, gra, burra dhe të rinj bashkohuni në rrugëtimin tonë sepse ky është referendum për shtetin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”

Burimi/portalb.mk

Agim Nesho: Diaspora është një urë lidhëse për fuqizimin dhe rritjen e autoritetit të Shqipërisë

No Comments Lajme Opinion

Në episodin e radhës të “Diaspora”, sonte në orën 20:00, në kanalin e YouTube, i ftuar është diplomati Agim Nesho, ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë për diasporën shqiptare në Amerikë.

Në intervistën e tij, ai thekson fuqizimin e Diasporës në ndihmë të ekonomisë së vendit, si dhe të drejtën e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë.

Si është ndalur në një periudhë shumë delikate, në vitin 1999, në misionin e tij gjatë krizës në Kosovë dhe negociatat me Këshillin e Sigurimit, për t’i dhënë legjitimitet forcave të NATO-s, për të ndaluar dhunën dhe gjenocidin e ushtruar nga regjimi i Millosheviçit.

Përballja në Këshillin e Sigurimit me Sergey Lavrov, dhe deklarata e tij që tejkaloi dhimbjen në Këshillin e Sigurimit.

“Shqiptarët e dinë që ka një çmim, dhe ky është çmimi i lirisë. Shqiptarët do të luftojnë deri në fund. Ky është një mision që çliron dhe jep prespektivë në të ardhmen,” deklaron Nesho.

Top Channel

Nuk shfaqet prej vitesh pas sëmundjes, Parashqevi Simaku ka sot ditëlindjen (FOTO)

No Comments Lajme Opinion

Një nga këngëtaret më të dashura të publikut feston sot ditëlindjen e 53-të.

Parashqevi Simaku ka qenë padyshim një nga ikonat e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare.

Ajo mbetet e dashur për gjithçka dha në skenë, para ’90.

E bukur, por mbi të gjitha me zërin e saj, Parashqevia fitoi shumë shpejt zemrat e popullit shqiptar.

Por pas largimit në SHBA, flitet se pas divorcit, jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit.

Është raportuar pak vite më parë se ajo vuan nga paraliza faciale, që i ka prekur gojën. Ndaj ajo nuk përformon më në skena dhe këngë të sajat.

Shpresojmë që Parashqevia të shërohet dhe të këndojë sërish. Një këngëtare si kjo, i mungon skenës shqiptare.

Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966. Dhe më pas u shpërngul në Durrës.

Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.

Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”.

Më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako.

Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh. Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që ajo u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar.

Diskografia e Parashqevi Simakut

Gëzimi i shtëpisë së re (1983)

Në moshën e rinisë (1985)

Një mëngjes (1986)

Kur lulëzon bliri (1986)

Me sytë e tu (1987)

Çdo mëngjes

Çdo gjë bashkë ne e ndajmë

Buzë detit jemi rritur

Bashkëmoshatarët (1987)

Koha nuk na pret (1987)

E duam lumturinë (1988)

Gusht e prush (1988)

Jetoj (1989)

Nuk jam vetëm (1989)

Sonetë për vete (1990)

Lejla (1990)

Dëgjoma këngën (1991)

Se dashuria

Kur të prisja ty

Tik Tik Tak

Mes nesh është dashuria

Më the të dua

Në sytë e tu

Qyteti im

Shoqet

Bashkë ne të dy

Sytë e një vogëlushi

Dashuria e vërtetë

Pyes veten etj.

ekskluzive.al



Emina Cunmulaj përgjigjet nga SHBA: Do isha duke mjelë lopët po të isha martuar në Tuz

No Comments Lajme Opinion

Modelja Emina Cunmulaj nuk heziton të kthejë përgjigje për fansat në Instagram. Këtë herë, ajo ka postuar një foto nga fshati i saj, Tuzi duke shkruajtur: “S’ka si shtëpia. Pavarësisht se ku shkoj, sa shoh dhe sa mësoj, shtëpia ime është gjithmonë aty ku është zemra ime”.

Një ndjekëse i bëri një koment duke i thënë se po të donte aq shumë vendin, do të ndërtonte aty karrierën e do të martohej në Tuz.

“Meqë s’ka vend si vendi jot pse nuk jetove aty? Pse s’u martove në Tuz? Pse nuk e zhvillove karrierën në vendlindje po ike qysh 18 ???”, shkruajti ndjekësja.

Për këtë, Emina nuk u mendua dy herë dhe ia ktheu: “Auuuuu tash a deshte edhe me i ra fylit për melodi, t’kisha tej atëherë isha ken tyj miel lopë hala”.

Modelja Emina Cunmulaj bën një jetë të mirë në Amerikë, ku gëzon një familje të shëndetshme. Prej vitesh është e martuar me biznesmenin Sam Nazarien, me të cilin gëzojnë dy vajza.

ekskluzive.a

Vjosa Osmani, femra e parë si kandidate për kryeministre, e diplomuar në SHBA

No Comments Opinion

Kosova mund të jap shembullin e parë në historinë shqiptare ku një femër të jetë kryeministre. Kandidatja Vjosa Osmani mbetet kandidatura më e fortë ndër radhët e LDK në Kosovë.

Ajo është deputetja më e votuar në Kosovë si dhe është diplomuar në Universitetin e Pitsburgut në SHBA. Është nga Mitrovica dhe militante e fortë për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Flet shkëlqyer gjuhë të huaja si anglisht, turqisht, spanjisht dhe serbisht

Kosova po shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të gjitha partitë janë fokusuar të fushata, te koalicionet parazgjedhore dhe natyrisht te emri për kandidat për kryeministër që do të nxjerrin para votuesve kosovarë. Deri tani, sipas sondazheve, duket se LDK do jetë favorite e fitores së pushtetit, por edhe për një fakt tjetër. LDK do të propozojë për kandidate për kryeministre një femër. Ajo quhet Vjosa Osmani.

Ja CV e kandidates për kryeministre në Kosovë. Nëse ndodh kjo atëhere Kosova do të jetë në hapësirën shqiptare e para që do të jap shembullin se si një femër mund të jetë kryeministre.

Dhe zakonisht femrat kryeministre janë më të drejta dhe bashkëpunuese se burrat. Krahasimi përherë çalon, porse mjafton të shikojmë Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë.

Po kusht është pra kandidatja për kryeministre e Kosovës?

Është deputete e Kuvendit të Kosovës tash e tri mandate. Dy palë zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë e nxorën Vjosën si gruan deputete më të votuar në historinë e Kuvendit të Kosovës. Ajo është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, në R.I.T Kosovo dhe në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA.

Vjosa Osmani – Sadriu u lind më 17 maj të vitit 1982, në qytetin e Mitrovicës, Kosovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në qytetin e saj të lindjes. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti, në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

Aktualisht është kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Më herët ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë.

Në foto: Vjosa Osmani

Veprimtaria

Karriera politike e Vjosës filloi qysh në adoleshencë, kur edhe ishte aktiviste e LDK-së, për t’u ngritur më pas ndër vite. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëherëshëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Tash e tri mandate, Osmani është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, me ç’rast në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë.

Ndonëse në moshë të re, ajo njihet për kontributin e saj të dhënë për pavarësimin e Kosovës, saktësisht njihet kontributi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë. Në këtë proces jetik për pavarësimin e vendit, Vjosa ka shërbyer si përfaqësuese e Kosovës.

Në foto: Vjosa Osmani me familjen

Çmimet dhe shpërblimet

Vjosa i përfundoi studimet e nivelit bachelor në Kosovë me bursë, e cila iu nda nga Ministria e Arsimit, duke u vlerësuar nga e njëjta si studentja më e mirë e Fakultetit Juridik në Kosovë. Njëherësh, ajo u zgjodh edhe një ndër pesë studentët më të mirë të vendit nga të gjitha fakultetet. Në vitin 2004, ajo ishte përfituese e bursës për përfundim të studimeve të nivelit master në Universitetin e Pitsburg-ut në SHBA. Në vitin 2005 është shpërblyer dy herë me Çmimin “Excellence For The Future Aëard”, nga Universiteti i Pitsburgut. Në vitin 2009, falë suksesit të treguar, kishte fituar përsëri bursë të plotë studimi, për përfundim të studimeve të doktoraturës në të njëjtin universitet, ku u fokusua përsëri në fushën e Juridikut, konkretisht në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare. Po ashtu, për kontributin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, ajo u vlerësua me Çmimin “Sheth International Achievement Award”, nga Universiteti i Pitsburgut.

Fokusi politik i Vjosës është në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për sigurimin e një juridiksioni të pavarur. Po ashtu, ajo është e fokusuar edhe në politikën e jashtme, veçanërisht në procesin e integrimit Euro-Atlantik të Kosovës dhe në ruajtjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Përveç gjuhës amtare, flet edhe anglishten, turqishten, spanjishten dhe serbishten.

Pra kjo është kandidatja për kryeministre e Kosovës. Theksojmë më e votuara në Kosovë, por të mos harrojmë diplomuar në SHBA.

Eshte e martuar dhe ka dy vajza binjake.

S.P.

Burimi/Kohajone.com

Dasma si dhelpra me rrushtë!

No Comments Opinion

Edhe unë nuk i kam dashur dasmat, por… Kishte një periudhë të jetës sime kur thoja që nuk do martohesha kurrë sepse ato para do t’i harxhoja në një udhëtim. Ishte e njëjta periudhë kur thoja se nuk doja të kisha shumë fëmijë. Një do ishte mjaft.

Gjërat ndryshuan. Unë u rrita. Nisa të punoja në një produksion fantastik, ku dasmat konkurronin me njëra – tjetrën. Unë isha skenari, historia e bukur e dashurisë së dy personave. Sido të ishin ata, të shëmtuar, të shkurtër, me tule, me zë aspak televiziv, kishte edhe nga ata që u ngecte fjala sa kamera regjistronte fill pas fjalës aksion. Por, atë kohë jam mbushur me emocione, më shumë se kurrë më parë. Dëgjoja rëfim pas rrëfimi, të njëjtën dashuri të treguar në dy versione. Unë duhet të ndërtoja një. Isha vetëm ajo që shkruante, por u futa brenda çdo rrëfimi.

Me ”Luftën e nuseve”, unë ”luftova” Unin brenda meje, atë egoisten që kishte menduar vetëm për vete, vetëm të udhëtonte, që nuk donte fustan të bardhë dhe as nusërim, asnjë vallëzim adhe as shumë fëmijë pas kësaj. Atë periudhë mësova se nata e parë e martesës në shumicën e herëve është nata e numërimit të parave, por mësova se familjet shqiptare e bëjnë dasmën edhe me borxhe, në emër të disa emocioneve që nuk do t’i harrojnë kurrë. Sepse një dashuri duhet festuar.

Sepse një vallëzim me babain nuk blihet as me miliona, kur ai të mos jetë më. Një puthje e nënës në ballë, me lotët në sy, është emocioni që nuk e blen dot. Sepse vëllezërit që të dorëzojnë tek ai që ke zgjedhur nuk do të përsëritet kurrë, e sidomos kur vëllezërit i ke larg. Unë që dikur nuk i urreja dasmat, por e thoja këtë në pamundësi për të pasur para edhe për udhëtime, edhe për dasmën, sot kujtoj sa pa fjalë mbeta kur shkruaja këto histori.

Kam parë babain që kish humbur një djalë, që në një dasmë të fitonte një motiv më shumë për ta vazhduar jetën më i qetë sepse biri tjetër kish hapur dyert e një gëzimi. Kam ndier gëzimin e fëmijëve teksa shihnin prindërit të rimartoheshin pas 20 viteve. Më së fundi një dasmë më ka ngrirë fjalën, kur një vajzë pa prindër, që do të donte të kishte babain ta shoqëronte drejt altarit, mendonte se s’kish askënd në krah, por me një dasmë kuptonte se i përkiste një familjeje dhe se kishte më shumë njerëz se sa mendonte.

Dasma shqiptare mund të ketë ‘’trupin në Janinë e kokën në Stamboll’’, ka pafund para të shpenzuara edhe më kot, por ka emocionet që nuk blihen dot. unë nuk e humba egoizmin, apo dashurinë për veten, duke ndryshuar mendje, thjesht kuptova se dashuria është gjë e madhe. Egozëm është të mendosh të bësh pushime me ato para, por e do më shumë veten kur mendon se fustani i bardhë në lëkurën tëndë sado e shëmtuar të jesh është velloja që i fal lumturi babit teksa të sheh, nënës që e mbush zemrën vetëm me urata, vëllezërve që janë gati të gjejnë edhe qindrakat që do të hedhin mbi kokë kur të të marrin.

Dasma është celebrimi i një dashurie përtej dy njerëzve, është ndarja e lumturisë me ato që do më shumë. Tani unë jam dhelpra që nuk kap dot rrushtë, por që them atë që besoj, rrushi ka qenë, është dhe do të mbetet I mirë. Jam prapë unë, ajo që mendoja se të bësh fëmijë është egoizëm sepse ne njerëzit bëjmë fëmijë se duam të përmbushemi. Por ky është rrugëtimi ynë. Të gjithë duam më shumë, të gjithë duam edhe diçka më shumë.

Dhe unë i dua dasmat sepse ato janë dashuri. Le të bërtasin, le të zgjasë një javë, le të jehojë lodra e malësorit, le të tundet gjoksi, le të sillet vallja nga saranda në delvinë, le të vishen teminat, ato janë jehona e një gëzimi. Mjaft të kemi ca më shumë, se vdekjet i kemi të prenotuara. Kuja është më e keqe, por respekti më i madh. Ndërsa lëçitemi të respektojmë kujën në vaje, le ta durojmë edhe gëzimin e të tjerëve.

Dasmat le të jehojnë, ato janë dashuri.

©Luela Myftari

elbasaninews.al/

Trump premton një Groenlandë pa kulla

No Comments Lajme Opinion

Investim strategjik për Shtetet e Bashkuara

Një kullë Trump prej ari në Groenlandë. Është ky fotomontazhi që ka pushtuar rrjetet sociale ditët e fundit, pas publikimit të lajmit se shefi i Shtëpisë së Bardhë synon të blejë Groenlandën. Foton e ka publikuar edhe vetë Donald Trump në rrjetin social Twitter me komentin se nuk ka ndërmend t’ia bëjë një gjë të tillë vendit ishullor.

Trump megjithatë nuk e mohon atë që mediat e hodhën si dyshim, por nuk e ka ndër prioritetet e presidencës së tij.

Donald Trump, president i SHBA: Danimarka po dëmtohet shumë keq, sepse humb 700 milionë Dollarë në vit prej shpenzimeve për Groenlandën. Ndërsa për Shtetet e Bashkuara, ky ishull do të ishte diçka e mirë nga aspekti strategjik.

Qeveria daneze refuzon shitjen, ndërsa Tramp nuk ka ofruar një shumë të caktuar për blerjen e ishullit me një sipërfaqe mbi 2 milionë kilometër katrorë.

Washingtoni ka pasur në plan blerjen e Groenlandës që në 1946-ën kur ish-presidenti Truman ofroi 100 milionë Dollarë, 1.3 miliardë me vlerën e sotme. Pjesa më e madhe e ishullit është e mbuluar nga akulli, por ngrohja globale i bën resurset nëntokësore më të aksesueshme si ari, diamantët e nafta. E mbi të gjitha legjitimon Shtetet e Bashkuara në garën me Rusinë për dominimin e polit të veriut.

Tv Klan