Home

Lajme

Edith Harxhi – Raporti përfundimtari OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri ishte një përsëritje e Raportit paraprak.

No Comments Lajme Opinion

Pra, zgjedhjet kanë përfunduar dhe në shtator Edi Rama dhe qeveria e tij do të qeverisin përsëri keq e më keq vendin. Ndërsa opozita do të vazhdojë të paguajë haraçin e daljes nga parlamenti dhe mosfutjes në zgjedhjet vendore të vitit 2019, duke fajësuar përsëri shumicën dhe jo veten për mosmbajtjen e premtimeve për një aksion të fortë opozitar dhe për dhënien e garancive për mbrojtjen e votës që qytetarëve shqiptarë. Raporti flet qartë mbi përdorimin e burimeve të administratës qëndrore dhe vendore nga ana e shumicës. Por Kryetari në detyrë nuk merr përgjegjësinë e vendimeve për largimin nga parlamenti dhe për dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës. Po si mund të kërkohen zgjedhje të rregullta, të lira dhe të barabarta në vend, kur këto nuk garantohen në zgjedhjet e brendëshme për Kryetar në Partinë anti-komuniste, partinë kryesore të opozitës? Partia Demokratike nuk është më demokratike dhe e lirë, dhe kryetari në detyrë, i dalë me votat e vetëm 30% të anëtarësisë, pasi përjashtoi rreth 30 mijë demokratë nga e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur nuk mban përgjegjegjësi për shtëpinë e tij.
Ajo çfarë është më shqetësuese sot është pozicioni ku ka rënë Partia Demokratike. Ajo vazhdon dhe tkurret përditë në një moment kaq kritik për vendin. Kryetari në detyrë, në konferencën e tij për shtyp anashkalon faktin që PD-ja po zien dhe po largohen demokratët e mbetur në detyrë dhe që kanë qenë në vijën e parë të sulmit në të gjitha protestat dhe aksionet opozitare, pavarësisht vaktësisë së tyre.
Dorëheqja e 14 anëtarëve të PD-së në Korçë me në krye Sekretarin e Përgjithshëm Devi Osmani dhe ish Kryetarin e PD-së në Korçë Andrea Mano, janë sinjali i fundit i alarmit për situatën në të cilën ndodhet sot PD-ja. Pakënaqësia dhe dorëheqja masive e disa prej anëtarëve të kryesisë së degës Korçë, disa prej të cilëve qëndrestarë që prej vitit 1991, tregon edhe një herë se PD-ja është kapur në çdo segment të saj dhe se anëtarët e saj nuk munden më të bëhen pjesë e lojrave të kryetarit në detyrë Basha. Të atij kryetari, i cili vetëm një vit më parë u kish premtuar demokratëve të Korçës se do të kandidonte në listat e deputetëve të Korçës vetëm të zgjedhurit e tyre dhe jo ata të përcjellë me urdhër politik nga Tirana. Ndodhi e kundërta dhe nuk është çudi, sepse Kryetari në detyrë kudo premton, por ka problem me mbajtjen e premtimit. Ҫfarë aksioni opozitar do të bëjë ky kryetar në detyrë në shtator për mbrojtjen e votes, kur nuk do ketë më mbështetjen e demokratëve më të përkushtuar?
Në Korçë PD-ja ka pasur në zgjedhjet e 25 prillit 3000 antarë aktivë. Ndërkohë në zgjedhjet për Kryetar Partie në 13 qershor, në listat e përgatitura nga Tirana ishin vetëm 2000 anëtarë, nga të cilët votuan vetëm 630 anëtarë. Pjesa tjetër nuk u la të votojë, sepse gjoja nuk kishin dokument identifikimi si anëtarë të PD-së. Rasti i degës së Korçës, një nga më të vjetrat dhe më të mëdhatë të Shqipërisë është flagrant, por jo i vetëm. Përgëzoj demokratët e Korçës për vendimin e tyre të përgjegjshëm. Ka qenë dhe mbetet bindja ime dhe e kam shprehur publikisht se ndryshimi do të vijë nga Korça. Situata paraqitet po aq dramatike me dorëheqje edhe në degë të tjera si Durrësi, Fieri, Shkodra, Saranda dhe të tjera. Tirana është rast i veçantë, sepse që prej vitit 2014 kryetari në detyrë Basha e ka shuar degën më të madhe të gjithë Shqipërisë, Tiranën. Tirana nuk ka degë të veçantë, dhe afërsisht 900 mijë banorë dhe afërsisht 200 mijë demokratë i komandon “lideri suprem” i opozitës nga selia qëndrore e kapur prej tij.
Kjo është situata aktuale në vend! Në Shqipëri, ku korrupsioni është një me shtetin dhe kur opozita është bërë një me shumicën qeverisëse, shqiptarët janë në rrugë të madhe. Opozita është shterur dhe bjerrur dhe është reduktuar vetëm në disa numra në parlamentin e ardhshëm. Prandaj vendi ka nevojë urgjente për një opozitë të fortë, për një PD të madhe dhe të bashkuar, për një forcë opozitare që thërret një aksion politik disa dimensional. Duke filluar nga fitimi i besimit të popullit opozitar, që përbën shumicën sot për karshi një qeverie të korruptuar dhe një opozite të kapur. Ngritja e vetëdijes dhe besimit të popullit opozitar është parësore në këtë rast. Nuk është e thënë të jesh në forume të Partisë për të bërë opozitën. Ajo do të ringrihet e fuqishme dhe tejet e vendosur dhe e përkushtuar jashtë kulisave të tenderave abuzivë të qeverisë dhe opozitës të kapur nga kryetari në detyrë. Pa ringritjen e opozitës nuk do të ketë çlirim nga e keqja aktuale!

Burimi/Facebook

Aurela Gaçe e revoltuar me akuzat ndaj Eli Farës: Ke duruar shumë por kësaj here ishte mbi çdo cak njerëzor, shpërndanë helm

No Comments Lajme Opinion

Këngëtarja Eli Fara hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj saj, duke reaguar zyrtarisht lidhur me pretendimet se ka qenë e punësuar si Drejtoreshë e Përgjithshme për Ngrohjen Globale.

Këngëtarës i kanë dalë në mbrojtje shumë artistë të njohur, mes të cilëve bën pjesë dhe Aurela Gaçe.

“E kam thënë shpesh edhe hapur që kush të njeh ty është me fat. Unë jam një nga ata njerëz që kam marrë nga mirësia jote, nga njerzillëku, nga fisnikëria, nga besnikëria jote. Ke duruar shumë, shumë herë në shumë raste ke heshtur përballë shkrimeve e sulmeve. Këtë herë ishte mbi çdo cak njerëzor. Duhet të dish se ata që të duan, të duan edhe këtë se ndryshon asnjë shpifje.

Mua nuk me habisin më barërat e këqija, sepse në kohën kur njeriu është i aftë të vrasë dhe të dhunojë një tjetër njeri që këtu kupton se ndjesitë kanë mbaruar. Por më çudit fakti që gazetaria thjeshtë bën copy paste një lajm. As kërkojnë fakte, as pyesin, thjeshtë shpërndajnë helmin. Pa menduar dëmin psikologjik e shpirtëror që mund t’i shkaktojnë dikujt,”- ka shkruar Aurela.

Kujtojmë se në media u përfol se këngëtarja shqiptare Eli Fara ka marrë 8 vite pagë si “drejtoreshë” në 2 ministri, duke përfituar 65 udhëtime pune me asokohe ministrin Fatmir Mediun.

Por çdo gjë u hodh poshtë nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe të Mbrojtjes, të cilët u shprehën se ajo nuk ka qenë kurrë e punësuar në administratë.

Burimi/gazetadrita.al

Skënder Kapiti:Të lumtë Distria, lartësove Kosovën dhe Krenarinë Kombëtare

No Comments Lajme Opinion

Sot xhudistja shqiptare heroinë, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e Artë në Lojrat Olimpike në Japoni. Ajo mposhti kinezen dhe japonezen, dy xhudiste të dy shteteve që janë superfuqi në sportin e xhudos.

Dhe tjetra më kryesorja është fakti se ashtu si në Lojrat e mëparshme Olimpike të vitit 2016, pra, Distria sot ashtu si Majlinda më parë i kanë bërë shërbimin më të madh Kombit dhe Atdheut, kanë lartësuar në maksimum krenarinë kombëtare, dhe e kanë ndërkombëtarizuar po në maksimum prestigjin dhe autoritetin e shtetit të Kosovës.

Dhe tashmë Kosova është bërë edhe fuqi botërore në sportin e xhudos, gjë të cilën nuk e kanë shijuar as shtete madje të fuqishme të cilat pavarësisht se janë pjesmarrëse pothuajse në të gjitha Lojrat Olimpike, ato akoma nuk kanë marrë asnjë lloj medaljeje.

Krenar janë me Ju të gjithë shqiptarët, krenar me Ju që shkruat Historinë dhe që e stolisët Kosovën me ar. Kreanar me Ju xhudistet e Kosovës që keni mundur e keni mposhtur sportistet e shteteve të cilat nuk e kanë njohur akoma shtetin e Kosovës.

Urime dhe suksese edhe xhudisteve dhe sportistëve të tjerë të Kosovës dhe të Shqipërisë, dhe i urojmë edhe ata që të triumfojnë si Distria në këto Lojra Olimpike.

Lulzim Basha sulmohet sepse ai nuk është si Berisha, si Nano, si Meta dhe as si Rama

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Berisha, Nano, Meta e Rama janë 4 shtrigat që e mbajtën peng Shqipërinë, zhvillimin, progresin, demokracinë, drejtësinë dhe integrimin e Shqipërisë për 30 vite të tranzicionit. Kush më shumë e kush më pak, të katër këta vijnë nga regjimi kumunisto-enverist, të formësuar , të edukuar dhe të shkolluar në shkollën dhe përvojën ideologjiko-komuniste, ateiste e antinjerëzore të regjimit kriminal marksist-leninist.

Të kater këta janë pengëmarrësit, autorët e shkaktarët e stërzgjatjes së këtij tranzicioni rrënimtar e shkatërrimtar në Shqipëri; këta janë zullumqarët dhe keqbërësit publik e kombëtar që instaluan sistemin kriminal, grabitqar e hajduto-korruptiv në Shqipëri e që e rrënuan sistemin demokratik e ligjor apo më sakt, këta të katër janë ata që punuan për interesat e tyre personale kundër Shqipërisë, kundër interesit kombëtar, kundër demokracisë, kundër integrimit e pro hajnisë, krimit e korrupsionit.Oksigjeni që i mbajti në krye të Shqipërisë këta zullumqarë janë jo vetëm partitë politike PS,PD e LSI por janë edhe mediat dhe mercenarët mediatikë manipulus , të blerë e të shitur; janë edhe intelektualizmi dhe intelektualët, pseudodijetarët halabakë, servilë e sahanlëpirës që u rreshtuan në tabore mbrojtësisht e propaganduesisht të këtyre 4 shtriganëve. Shqiptarët të ndarë e të përcarë prej këtyre 4 zullumqarëve dhe të partive personale të tyre ua besuan, i votuan e i mbajtën të katër këta në politikë e në pushtet prej 30 vitesh. Dhe ky “pëlqim” apo ky gabim i shqiptarëve ka bërë të mundur që vetë shqiptarët të pësojnë e të vuajnë me meritë këtë realitet traumatik, sepse ashtu sic është komuniteti ashtu atij komuniteti i erdhën në krye edhe politika, edhe pushteti , edhe qeveria.

Prandaj SHBA-të dhe BE duke e parë këtë farë derexheje ku është degdisur vëndi, shteti, shoqëria, ligji, demokracia e drejtësia nga këta 4 ustallarët e rrënimit e të shkatërrimit, dhe duke parë që shqiptarët nuk ishin vetë në gjëndje për të dalë nga ky qorrsokak, atëhere SHBA-të dhe BE më në fund ndërhynë duke ngritur drejtësinë nga e para, pra duke miratuar VETING-un si i vetmi mjet reformator e jetik që do ta shpëtojë Shqipërinë, shtetin, shoqërinë dhe do ta vendosë sundimin e moralit e të ligjit.

Dhe Lulzim Basha duke mos qenë as si Berisha, as si Nano , as si Meta e as si Rama, pikerisht për këtë arsye atë e sulmojnë gjithandej e gjithë politika e vjetër e degraduar, e korruptuar, e kriminalizuar dhe e dështuar në aleancë me mediatikët, analistët, opinionistet e intelektualët servilë,sahanlëpirës e të padinjitet të cilët shiten për pak interes te paraja e te pushteti. Kundër Lulzim Bashës është e gjithë politika e vjetër e këtyre 30 viteve, janë të gjithë ata politikanë e pushtetarë si ishët dhe ata të tanishëm të cilët kanë pëfituar nga politika e pushteti; kundër Bashës janë ata që kanë abuzuar, vjedhur e grabitur prona, pasuritë dhe paranë publike.Por me Bashën është e ardhmja që do të triumfojë kundër dhe duke i dhënë fund këtij tranzicioni i cili është marrë peng nga të këqijat dhe korrupsion

Pse Mërgimtarët e duan aq shumë Albin Kurtin?

No Comments Lajme Opinion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ashtu siç shumëkush ka parashikuar, po i bishtnon përgjegjësive në qeverisje. Ai iu turr opozitës mbrëmë, e po i turret edhe sot, me kërcënimin që pak-a-shumë mund të përkthehet i banalizuar në “Votojeni Vjosën për presidente, ose jua lëshoj diasporën!”.

Pra, Kurti ka një lidhje të çuditshme por shumë të fortë me diasporën tonë. Por, prej kah buron kjo lidhje dhe çfarë mashtrimesh ndryhen brenda? Partia e Kurtit, Vetëvendosje!, mori rreth 80 për qind të votave të mërgatës në Zgjedhjet e 14 shkurtit. Të gjitha partitë e tjera bashkë i morën vetëm 20 për qind.

Prandaj, kërcënimi jep idenë se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje do të rriste numrin e votuesve nga diaspora deri në atë masë, sa Kurti do t’i afrohej apo edhe prekte 2/3-at e deputetëve në Kuvend. Ky është gati gati pushtet absolut.

Autoritarizmi

PDK-ja në ditët më të mira të saj i kishte pasur 35 deputetë. LDK-ja në dekadën e fundit kurrë nuk i kishte bërë as 30. E për më keq, këto parti vazhdimisht kishin deputetë që iu dilnin kundër vendimeve të partive përkatëse. Kurti në anën tjetër, i ka 58 deputetë, secili më i nënshtruar se tjetri ndaj diktatit të tij. E megjithatë, as ky pushtet jashtëzakonisht i madh, nuk po i mjafton që të nis punët. Nëse kjo nuk përbën tendencë të qartë autoritare, atëherë çka duhet të ndodh? Në fakt, Kurti ka shfaqur tendenca të qarta autoritare prej vitit 2013. Në vazhdimësi, edhe pse me fare pak deputetë në Kuvend, ai ka arritur që të bllokonte jetën institucionale të vendit duke zvarritur apo ndaluar krejtësisht disa procese me rëndësi të madhe për shtet-formimin tonë. Por, të gjitha këto zvarritje e bllokime, që ndonjëherë bëheshin me metoda jodemokratike si shpërndarja e urrejtjes dhe mos-durimit në popull, e madje edhe me dhunë fizike, vetëm sa i rritën atij popullaritetin.

Dhe, ishte pikërisht pozimi i hapur si autoritar ai që u përdor si karrem për votat e diasporës. Pjesa më e madhe e diasporës jeton nëpër vende demokratike, mirëpo nuk është as e përfshirë në debatet e brendshëm publike, as e integruar në jetën sociale të atjeshme, e për rezultat nuk është as e përgatitur për demokracinë – si një sistem shumë më i komplikuar e më i vështirë se sa autoritarizmi.

Prandaj, një lider i fortë e autoritar ngushëlloi sensin e mos-përfshirjes. Në vend të integrimit në vendet ku jetojnë e punojnë, paguajnë taksa e marrin shërbime, mërgimtarët tanë u integruan dalëngadalë brenda rrjetës së propagandës së Vetëvendosjes që thjeshtoi krejtësisht programin e saj politik në moton “Ne jemi të ndershëm – Ata janë të korruptuar!”, dhe e cila justifikonte çfarëdo veprimi që mund të bënte.

Teknologjia

Vetëvendosje ishte vazhdimisht mijëra kilometra dritë larg partive tjera sa i përket çështjeve organizative në përgjithësi, e teknologjike në veçanti. Para se ta bënte “bastion” të sajin diasporën, e kishte bërë “Facebook-un” dhe rrjetet e tjera sociale. Dhe pikërisht në “Facebook” qytetari nga diaspora ri-lidhej me atdheun. Pikërisht në këtë rrjet social ai fillimisht mori mesazhet e thjeshta e mobilizuese të Albin Kurtit në lidhje me epërsinë e thellë morale të tij, dhe disavantazhin e thellë moral të kundërshtarëve të tij. Aty atij iu mundësua të angazhohej virtualisht, e më pas edhe “të luftonte” po virtualisht për të ardhmen e atdheut.

Ky rrjet social ishte toka ku ndodhi i gjithë rekrutimi i militantëve dhe mobilizimi i simpatizantëve. Por, për dallim nga diaspora, kosovarët rezidentë në Kosovë dilnin matanë Facebook-ut dhe shihnin një terren më të ndryshëm e më kompleks politik. Diaspora në tjetrën anë, krijoi perceptimet e saj pikërisht në këtë mjet teknologjik. Por, përtej rrjeteve sociale, Vetëvendosje ia doli ta përdorte diasporën edhe për donacionet gjeneroze financiare që merrte prej saj – duke shfrytëzuar mirëqenien e tyre krahasuar me qytetarët më të varfër vendës.

Në ushtrinë e madhe virtuale online, ‘regjimenti’ kryesor mund të jetë ‘pa e ditur as vetë’ pikërisht ai i diasporës. Kjo bëri që lidhja mes Kurtit dhe diasporës – duke qenë krejtësisht virtuale – të forcohej e të forcohej. Në një anë, veprimet desktruktive të Kurtit nuk do të lëndonin vetë mërgimtarët, dhe në tjetrën do të prodhohej një dramë politike mjaft argëtuese për ta që do t’i “integronte” edhe më shumë me atdheun. Në kushte të mira financiare, por duke qenë të dezintegruar në vendet ku jetonin, një pjesë e madhe mërgimtarësh e ndjenin domosdoshmërinë e kuptimësimit të jetës së tyre. Një gjë të tillë jua ofroi Kurti duke i bërë pjesë të shfaqjes së tij teatrore me njerëz të ndershëm e të pandershëm, me heronj e tradhtarë, me engjëj e djaj.

Burimi/zeripress.com/

Milazim Krasniqi befason për Albin Kurtin, tregon se çfarë do të ndodhë nëse vazhdon me qëndrimin e fortë përballë Vuçiqit

No Comments Lajme Opinion

Përmes një postimi në facebook, profesori universitar, Milazim Krasniqi ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Krasniqi ka thënë se qëndrimi i fortë i Kurtit përballë Vuçiqit do të krijojë dy rrethana të reja.

“Qëndrimi i fortë i Kurtit në Bruksel përballë Vuçiqit, nëse vazhdon me këtë stil, ose do të prodhojë fitore spektakulare të Kosovës përballë Serbisë, ose do të krijojë rrethanat për ndërhyrjen e re të Serbisë në Kosovë, me anën e një agresioni, që do ta amputonte veriun dhe do ta copëtonte vendin. E para mund të ndodhë, nëse Kurti e fiton përkrahjen e SHBA dhe BE-së për qëndrimet e tij të forta. E dyta do të ndodhë nëse SHBA dhe BE nuk pajtohen me këtë kurs të fortë të Kurtit. Na mbetet të presim kah po rëndon kandari”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

“Tash për tash populli po kënaqet me liderin e vet të fortë me fjalë. Nëse fiton kursi i tij, populli ka të drejtë të mburret me zgjedhjen që ka bërë më 14 shkurt 2021. Nëse dështon Kosova, populli nuk do të ketë rast ta korrigjojë gabimin, sepse Kosova do të copëtohet. E në atë rast populli do të jetë fajtor, jo Kurti. Pse? Sepse populli i ka ditur qëndrimet e tij: Kurti ka qenë për bashkimin kombëtar, duke e zhbërë Kosovën si shtet. P.S. Mbani mend këtë postim, helbete u hyn në punë pas do kohe, megjithëse edhe mundet që nuk u hyn në punë fare pas do kohe. Tymyrmeqi!”, ka shkruan në postimin e tij profesor, Milazim Krasniqi.

Burimi/Botasot.info

Markelian Kapidani – rreth e rreth …

No Comments Lajme Opinion

Ne, mundohemi të edukojmë brezat përmes studimit. Kemi libra që po t’i lexosh me vëmendje, mëson se si të bëhesh Inxhinier, Mjek, Muzikant, Bankier, Shofer, Kuzhinier, etj. Shkollat janë plot me mësues të cilët dit-përditë japin dhe marrin, duke na spjeguar se si bëhet kjo apo si bëhet ajo! Shkollat tona janë të mbushura plot me teste dhe provime të cilat periodikisht vlerësojnë studentët, që vazhdimisht e më shumë ngjajnë me papagallët e stërvitur e që thonë fjalë, fraza, faqe dhe kapituj të tërë plot me mësime të ngatërruara! Ndërkohë, askush nuk shqetësohet të shpenzojë pak fjalë për logjikën, fantazinë, sensin e lirisë!

  • Ne dimë të ndërtojmë mure!!! –
    … Mure të padukshme ndër shkolla dhe konservatore, mure ndër faltore, të tjerë mure në familie, mure mes brezave! Mure, mure… gjithandej… dhe paaak, shumë pak ura!!! …
    … dhe pastaj dëgjohen fraza të tipit kërcënues si:
    Ai s’di … ky tjetri s’bën:
    << … Po shkove të marrësh mësim me atë pedagogun e jashtëm X, mos më hajde më në mësim! << … Je i pa talentuar, kot merresh me muzikë!!! >>
    << … Po u shoqërove me atë “Y-in”, keq i ke punët!!!>>
    ose ndryshe:
    << … Diplomen për mjeksi ta blen baba, ti veç ban si t’tham unë!!! >>
    << … Ke me ba atë çka ka vendosë prindi >>
    << s’guxon me ba tjeter … jena familie me tradita t’forta: Ne >> (!!!)
    << çka t’ket shkrue i madhi Zot >>
    apo:
    << …. je gomar e nuk ban për shkollë, je për punë krahut >>
    … privimi i iniciativës si dhe mungesa e lirisë janë të rrënjosura thellë tek familia tipike shqiptare.
    Në këtë këndvështrim, ballafaqimi mes brezave tek ne është sa për sy e faqe, ndërsa preferohen bisedat indirekte dhe dashakeqe, komente me llafe pa fund e mbas krahëve që i zënë vendin bisedave konstruktive.
    Liria dhe sensi i të kenunit i lirë asht diçka natyrale, nji gjendje të cilën “Ne si shqipo”
    (pavarësisht opinionit fals), shpejt mësojmë me e dhunue përmes nji serie të giate privimesh, disa prej tyre kan një sens praktik,… por shumica janë forma të vjetra për të nënshtruar individin….

Ne, e injorojmë termin Liri, ose e keqperdorim atë simbas interesave… por s’duhet harrue që: pa Liri, askush nuk mund të vendosë për veten, të mendojë për të ardhmen, të shprehet dhe të veprojë pa kufizime.

A thue do të jetë ndonjëherë e mundur me ja heqë lirinë një shpirti të lirë? Nuk besoj se kjo gjë mund të bëhet. Gjithashtu, mendoj se, edhe me dashtë me ja dhanë lirinë dikujt që nuk e din se çfarë është liria, nuk ka shans….
Kush edukohet me pranga në kokë, e rrefuzon lirinë “a priori”.

Po kthehem tek idea e liris, asaj brenda families, ku pjesëtarët e saj komunikojnë përmes dialogut e jo mes sharjeve dhe shpullave, gjithashtu, tek një shkollë e mire, e cila krahas mësimeve të librave, merret dhe me edukimin e të rinjve, jo për ti fabrikue thjeshtë si tullat, por me edukim drejt një procesi çlirimi.
Është pikërisht veprimi për t’i bërë fëmijët apo studentët të cilët na besojnë veten, të zbulojnë tërësinë e qenies së tyre, në mënyrë që më tej, ata të bëhen vetë edukues, domethënë çlirimtarë. Ato jo vetëm që po presin të çlirohen, por dëshirojnë të bëhen vetë çlirues, për ti dhënë një kuptim jetës së tyre. Ky kuptim kalon dhe formohet përmes të gjitha aftësive që një shpirt i lirë mund të shprehë:
ART
SPORT
KULTURE
SHKENCË

<< >>
MK

Burimi/Facebook

Dardan Islami befason me fjalët për Albin Kurtin: Deri sot kemi pasur udhëheqës katundarë

No Comments Lajme Opinion

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Islami, parmes një postimi në Facebook, ka shkruar për kryeministrit Albin Kurtin, i cili ishte pjesëmarrës në festivalin e filmit në Kanë të Francës.

Islami thotë se me Kurtin njihet nga fëmijëria, ndërsa habitet me ata që po i pengon qytetërimi i tij.

Sipas tij, shumica janë katundarë dhe deri sot kemi pas edhe udhëheqës katundarë.

Postimi i plotë:

Me Albinin njihemi nga femëria, dhe siç e dini ka shumë gjëra që nuk pajtohem me të, por ka edhe shumë gjëra për të cilat e çmoj!

Po me habit shumë që po ju pengon qytetërimi i tij, sepse shumica jem katunar dhe deri sot kemi pas udhëheqës vetëm katunar!

Nisja mësonu se nuk shkon tanë jeta me katunarizma!

Burimi/botasot.info/

Jovanoviç: Kurti bombash politik i vendosur që Serbinë të nxjerr nga takti

No Comments Lajme Opinion

Diplomati i dikurshëm Vladislav Jovanoviç deklaroi se “kryeministri i Kosovës Kurti sikur edhe paraardhësit e tij është vendosur nga fuqitë e mëdha perëndimore para së gjithave ShBA dhe Gjermania që ndaj Serbisë të bëjë presion shtesë për heqjen dorë nga qëndrimi parimor dhe njohja e pavarësisë së Kosovës”, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota sot”.

Ai theksoi se Kurti nuk ka shkaqe të hezitojë si disa nga paraardhësit sepse ai nuk ka të shkuar terroriste dhe është vendosur si bombash politik që të bëjë çdo gjë që Serbinë ta nxjerr nga takti edhe kur janë në pyetje sfidat e sigurisë.

“Kurti është vendosur aty për të bërë presion shtesë për largimin nga qëndrimi parimor dhe të niset ka realiteti i ri – pranimi i pavarësisë së Kosovës. Ky nuk është lloji i vetëm i presionit që bëhet ndaj Serbisë, në të njëjtën kohë bëhen presione diplomatike, psikologjike, sociale për të pranuar realitetin e ri të pavarësisë së Kosovës. Shtrohet çështja sa është i realizueshëm ai qëllim, por që shfrytëzohet vazhdimisht nga shqiptarët si provokim dhe shqetësim për nxjerrje nga takti”, tha ai.

Sipas tij edhe presionet nga ana e perëndimit janë shtuar, sikurse nga Kosova edhe nga sfera e brendshme, sepse nuk ka më kohë për pritje – perëndimi dëshiron rritjen e ndikimit në Ballkan dhe zvogëlimin e ndikimit rus edhe kinez.

“Perëndimi ka nevojë urgjente të ri-afirmojë ndikimin në Ballkan në raport me Rusinë dhe Kinën, para së gjithave flitet për luftë tregtare edhe ekonomike të fuqive të mëdha. Andaj duan të përfundojnë me rezistencën serbe, synimi i të cilës është të jetë e pavarur. Për këtë është e nevojshme që Serbia të shpallet fajtore për luftërat në Ballkan dhe agresor. Perëndimi ka menduar s lehtë mund të blihet Serbia me ofertën për anëtarësim në BE, po kjo po zhargitet dhe mbetet të shihet nëse Kina, Rusia edhe vendet arabe do të heqin dorë nga ndikimi në regjion”, tha Jovanoviç.

Sipas tij ka mbështetës të vendosjes së fuqisë imperialiste të SHBA-ve, ndërsa Serbia në dekadën e fundit në mënyrë ekonomike, shoqërore , psikologjike edhe ushtarake po qëndron në këmbë, që i japin gjasa të mbijetojë presionet.

Burimi/Botasot.info

Nëse Sali Berisha nuk ikën vetë, atëhere duhet ta largojë Partia Demokratike

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në Shqipëri nuk pati ndryshim dhe as rotacion politik me 25 Prill 2021, gjë që ishte mëse e domosdoshme pas atij dështimi dhe të asaj keqqeverisjeje të Edi Ramës. Por menjëhere pas zgjedhjeve erdhi për Sali Berishën “non grata” amerikane dhe nga Parlameni shqiptar shkarkimi i Ilir Metës. Dhe keto ndodhën edhe pse Qeveria bleu votat e qytetarëve. Kjo do të thotë se më problem në Shqipëri paska qenë Berisha-Meta se sa qeveria Rama.Dhe duke qenë kështu , atëhere Berisha pas “non grata”amerikane do të ishte mirë që të largohej vetë nga politika se sa atë ta largojë PD-ja , në mënyrë që PD dhe Basha të marrin pushtetin

Nuk ka pse akoma Partia Demokratike të vazhdojë të mbetet peng i Sali Berishës, dhe nuk ka pse të sakrifikohet PD-ja me kotësira dhe as si avokaturë politike as e Berishës dhe as e të tjerëve besnikë rreth tij të cilët kanë mbetur akoma në të kaluarën dhe që kujtojnë me nostaslgji përfitimet e privilegjet që ua dhuroi atyre Berisha e pushteti i tij si Nishanat, Patozat, Ristanat e të tjerët si ata.

Nuk e di a është ndërgjegjsuar tashmë Partia Demokratike se Sali Berishës i ka ikur koha dhe duhet të perendojë në kohën e ishëve. Tashmë e kaluara e tij nuk i vlen Partisë Demokratike, aq më keq kur koha e sundimit të tij rezultoi si një dëshotim i madh për demokracinë, për drejtësinë, për Shqipërinë dhe sidomos për vetë Partinë Demokratike.

Përderisë me “non grata” edhe SHBA-të e kanë dëbuar duke mos e kejuar atë që të hyjë në SHBA, aëhere nuk e di se cfarë pret PD-ja akoma më që e përkëdhel, i beson dhe rrezikon politikisht kot së koti kaq shumë për të.

Berisha duhej të ishte vetëlarguar nga Partia Demokratike qysh kur Partia Demokratike humbi thellë Referendumiun për Kushtetutën në vitin 1994,e cila ishte një ndëshkim i ashpër popullor kundër tij si President autokrat i Shqipërisë.

Mosdëbimi në atë kohë i Sali Berishës nga PD-ja bëri të mundur që Sali Berisaha i frikësuar për humbjen katastrofike që do e priste në zgjedhjet e Majit të vitit 1996 , ai bëri masakrën më të rendë elektorale ,vjedhjen , manipulimin dhe grabitjen e votave, gjë e cila më pastaj i parapriu ngjarjeve katastrofike të vitit 1997.

Për keqqeverisjen autokratike dhe korruptive të dytë të tij të viteve 2005-2013 Berisha u ndëshkua shumë ashpër në zgjedhjet e vitit 2013.

Dhe tashmë po prej pranisë dhe de fakto dhe të drejtimit të PD-së prej tij edhe pas vitit 2013, ku ai maskohet pasi formaliosht duket sikur nuk e ka drejtuar PD-në, ky është edhe shkaku kryesor pse Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk është sot Kryeministër i Shqipërisë.

. Ajo e cila është detyrim që Berisha të largohet pëfundimisht edhe politikisdht është shpallja e tij person “non grata” nga SHBA

Sekretari amerikan i shtetit Antony J. Blinken

deklaroi : Sot unë po shpall publikisht “non grata” Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-kryeministër dhe ish-anëtar i Parlamentit për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion madhor.”

Sipas Departamentit të Shtetit, në kapacitetet e tij si kryeministër në veçanti, Berisha “u përfshi në akte korruptive, të tilla si keqpërvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij në përfitim personal dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar te institucionet qeveritare dhe zyrtarët publikë.”

Retorika e tij demonstron gatishmërinë e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë nga hetimet e pavarura dhe përpjekjet antikorrupsion, shton deklarata.

Bashkë me Berishën u dizenjuan si të tillë edhe bashkëshortja, Liri Berisha, i biri, Shkëlzen berisha dhe vajza e tij, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.

Pra nëse Partia Demokratike dhe Lulzim Basha përderisa besojnë dhe deklarohen si Partia shqiptare më pro SHBA-ve, PD-ja duhet ta marrë në konsideratë këtë deklaratë dhe nëse Berisha nuk largohet vetë nga ajo, dhe nuk dorëzon mandatin e deputetit atëhere Berisha duhet debuar nga grupi Parlamentar i PD-së, dhe jo salla e kuvëndit të saj të thërrasë Berisha , Berisha, por do kishte qenë mirë që t’i thoshte Berishës , ik tani. Në sinkron me realitetin e dohur e të domosdoshëm për largimin e Berishës dhe deklaratën “non grata” të SHBA-ve pas dy ditësh së mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike erdhi reagimi dhe paralajmërimi tjetër i fortë nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. me anë të një postimi në rrjetin e saj Tëitter, e cila dha një mesazhin që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të distancohet nga e kaluara dhe kjo nënkupton distancim nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas saj duhet zgjedhur e ardhmja mbi të shkuarën. “Shumë diskutim këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të nxirren mësime- jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën”.

Pra, ky është një parajmërim vizionar dhe filozofik madje për të gjithë politikën shqiptare, për t’u ndarë nga historicizmat e mitet e rrejshme, dhe se, po ta lexojmë dhe kuptojmë mirë të kaluarën duhet nxjerrë mësime prej saj, dhe në rastin konkret mësimi është: distancimi dhe ndarja e Partisë Demokratike me të shkuarën Berishiste, me pushtetin e me politikën e tij e cila i përket së shkuarës por që fatkeqësisht po përkeqëson , bllokon dhe pengon të ardhmen e PD-së, dhe me këtë gjëndje dhe pa distancimin nga Berisha dhe kompania rreth tij, PD edhe nuk vjen në pushtet ajo. Pra sot, PD nuk është në pushtet, dhe Basha nuk është kryeministër prej Berishës dhe berishistëve, pavarësisht manipulimit e shitblerjes së votës . Basha tashmë me rizgjedhjen e tij si kryetar duhet të bëjë ngritjen dhe ripërtëritjen moderne të Partisë Demokratike. gjë e cila edhe do të bënte të mundur mbajtjen e zgjedhjeve te reja të parakohshme parlamentare dhe arritjen e fitores së saj.