Home

Lajme

Dashamir Uruçi – DUANI PRINDERIT SA JANË GJALLË…!

No Comments Lajme Opinion

Ajo i bertiti me te madhe babait te vet e nje ditë tjetër nënës.
Nuk e di se si por ajo grua e bukur e mbajtur qe shpesh here i jepte mënd te tjereve u rrezua perpara syve tanë u zvoglua shumë e thuajse u kthye në një pikë.
Te gjithe aty prane ishim prinder por edhe bijë e bija ne te njejtën kohë.
Sejcili prej nesh kishte mardheniet e veta me prinderit e me femijet te cilat nuk jane te lehta e ngandonjëherë bëhen shumë komplekse.
Ato dy ngjarje te njëpasnjeshme aty ne plazh na bënë të gjithëve ta kthejmë kokën pas tek jeta qe kishim kaluar tek veshtirsite me te cilet na kishin rritur prinderit tane dhe tek hallet tona te cilat ne kishim perballuar e tash te tjera na prisnin ne vitet e fundit te jetes.
Babai im vdiq i ri e unë ruaj nderim e mall te pashuar per te.
Bera dhe nje liber per te te cilin e lava me lotet e shpirtit e te kujtimeve.
Degjoj shume here qe femijet flasin per prinderit e vet,degjon paknaqesite e tyre:
Babi nuk degjon apo nuk shikon mirë,mos ja vë re apo babai eshte plakur harron biseden e gjerat i persërite njeqind herë,po keshtu i njejti stil modern edhe per nenen…!
Ndjej dhimbje e gjëja e parë që më vete nder mend eshte mosmirënjohja dhe pas saj mungesa e edukates familjare e qytetare.
Keta femijë duhet te ndjejne dhimbje por edhe mirenjohje per sakrificat qe prinderit e tyre kane bere per ti rritur shkolluar e edukuar.
Nje pjese te gjendjes ne te cilen ata ndodhen apo semundjet qe kalojne jane te lidhura thjesht me streset e jetes me streset e rritjes e shkollimit te femijeve me çdo gje qe lidhej me te ardhmen e femijeve te vet.
Ndaj qendroni prane tyre sepse ata kanë nevoje per ju femijet e tyre,kane nevoje per fjalen tuaj te ngrohte,kane nevoje te ndjehen te sigurte ne moshen e trete te jetes atehere kur shumë gjera nuk jane si me pare.
Behuni shembull per femijet,nipat e mbesat tuaja.
Ashtu siç jeni sjellur ju me prinderit tuaj do te sillen ata me ju.
Ajo grua e serte qe i bertiste ashtu prinderve te vet me futi ne kujtime…!
Dashamir Uruçi
16 shtator 2021

Burimi/Facebook

Enver Bytyci – Lulzim Basha nuk ka alternativë tjetër, veç ndjesës dhe dorëheqjes!

No Comments Lajme Opinion

Enver Bytyçi
Kur u mbyllën kutitë e votimit pas zgjedhjeve të 25 prillit u duk se kryetari i Partisë Demokratike nuk do t’i njihte zgjedhjet. Foli për masakër elektorale. Më pas i zbuti tonet. Pse? Nuk ishte aty masakra elektorale?! Por duket se mori urdhër të prerë për këtë. Ndaj filluan zërat kundër tij.
Lulzim Basha, në vend të sqaronte demokratët, shpalli zgjedhjet për kryetar të partisë. Por jo me 22 korrik, kur ishte afati. Më shumë se një muaj më përpara. Disa e interpreuan si hile të tij për të mos lënë kohë, disa si mundësi për t’u organizuar e për t’u përballur me Ramën. Këta të dytët gabuan. Të tjerë besuan se po përgatiste bashkëqeverisjen me Ramën!
I pata besuar deklaratës së zotit Basha në parlament drejtuar Edi Ramës, se “Po më mashtrove njëhërë është faji yt, po më mashtrove të dytën herë është faji im”! Ndjehem i zhgënjyer me veten time! Duket se zoti Basha nuk është mashtruar njëherë, por shumë herë dhe me vetëdijen e tij! Të gjithë mashtrohemi, së paku njëherë. Ka shumë nga ata që edhe mashtrojnë. Sepse po të mos kishte mashtrues nuk do të kishte të mashtruar dhe anasjelltas. Por tashmë duket shumë qartë se Lulzim Basha nuk është viktimë, është peng në duart e mashtruesve kriminelë. Mund të gabosh, mund të mashtrohesh, mund ta kesh edhe ndonjë ves të parrezikshëm për të tjerët. Por kur je peng, atëherë bëhesh rrezik për të tjerët!
Le të shpjegohem, pse zoti Basha është peng. Çdo kush që merr një vendim nën presionin e dikujt, e bën këtë për shkak të pengmarrjes që i kanë bërë. Nëse nuk je peng, nuk merr vendime jashtë bindjes tënde. Të qenit peng ka të bëjë me paligjshmërinë, jo me punën e veprimtarinë legale. Të qenit peng është atribut i punëve të pista të fshehta! Të qenit peng është pamundësia për të marrë vendime, ose për të marrë vendime në pajtim me parimin, të drejtën, dhe me standardet e përcaktuara në kushtetutë, në ligj, ose në statutin e partisë. Në rastin e vendimit për Sali Berishën kreu i PD-së i shkeli të gjitha këto me koshiencë të plotë. Madje me alibinë idiote se “Kishte marrë vendim në të mirë të PD-së dhe vetë Berishës”! Se mori një vendim personal “për të mos e përçarë partinë”!
Imagjinoni një familje të madhe dhe kur kryefamiljari i saj merr një vendim në kundërshtim me interesin e familjes, duke u justifikuar se “Nuk desha t’ju përçaj”! Ajo familje shkërmoqet në këtë mënyrë, jo përçahet. Lulzim Basha e shkërmoqi Partinë Demokratike. E bëri copë-copë. Jo se mori një vendim kundër Sali Berishës. Por se nuk pyeti asnjë prej demokratëve. I injoroi ata! I përbuzi! Ai i sheh si demokratë disa bashkëpunëtorë të tij të ngushtë, ndonjë prej të cilëve luan dy herë në javë basketboll me Olsi Ramën. Me këtë çetë sillet sa te zyra e tij, sa në parlament. Me këta ishte dje te monumenti për Azem Hajdarin! Vetëm me këta, su kurrë ndonjëherë! Te demokratët nuk ka për të shkuar asnjjëherë. Nuk ka për të guxuar kurrë! Madje as te kryetari demokrat i Shkodrës, as te demokratët që drejton Ferdinand Xhaferri! Se demokratët do ta bëjnë copë-copë!
E gjitha për shkak se demokratët e urrejnë peng-marrjen. E Lulzim Basha është peng! Eshtë peng, sepse u bë ushtar i Sorosit me gjeneral Edi Ramën! Tani ne duhet të mendojmë të zgjidhim dilemën, se mos Geroge Soros e futi Lulzim Bashën në PD për ta shkatërruar Partinë Demokratike?! Mos ndoshta Sorosi i dha urdhër Edi Ramës të largohej nga kryetar i Bashkisë së Tiranës për t’ia forcuar pozitat Lulzim Bashës në partinë e Sali Berishës?! Mos ndoshta Lulzim Basha i përdor presionet e Kim-it dhe Riker si alibi për të mbuluar presionin e George Sorosit. Çfarë nuk vjen në mendje në këto momente të vështira për Partinë Demokratike, të cilat ia solli vetë kryetari i saj! Duhet hulumtuar, pse kreu i Partisë Demokratike nuk u shpreh për Open Balkan.Pse ai nuk reagoi kundër deklaratës përçarëse të Aleksandër Vuçiç, ku atakonte Sali Berishën në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Përkundrazi mori një vendim në pajtim me atë deklaratë!
Për të gjitha këto Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen. Duke dhënë dorëheqjen i bën një shërbim të mirë Partisë Demokratike, se i jep asaj më shumë kohë të rimëkëmbet dhe të përgatitetet për betejat politike me organizatën kriminale të Rilindjes! I jep fund edhe konfliktit brenda partisë. Duhet që ai t’ua kursejë domkratëve turneun e Berishës në bazë për t’u konsultuar me ta! Duhet në fund t’ua bëjë atyre një të mirë të vetme: T’i lejë të lirë që të vendosin vetë për lidershipin e tyre! Ndryshe Lulzim Basha thjesht do ta shtyjë disa javë konfliktin dhe do të detyrohet të dorëzohet!. Me demokratët ai nuk do të guxoj të takohet, nuk do të guxojë t’i shohë në sy! Jo se kundërshtoi Berishën, gjë që mund ta kishte bërë që në vitin 2013. Sepse Berisha nuk është i pakundërshtueshëm, madje e pranon kundërshtinë! Por se mori një vendim nga pozitat e pengut ndaj dikujt tjetër! Ky dikushi, në emër të të cilit Basha mori vendim është Sorosi, i mbështetur nga Edi Rama, Juri Kim, apo kushdo të jetë tjetër!
Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen edhe se i ka mashtruar demokratët disa herë. Në rastin konkret ai mbronte Berishën në publik, ndërkohë që ishte pajtuar në krye të herës me urdhërat që kishte marrë. Ndryshe nuk kishte pse i priste dhe përcillte misionarët e Sorosit deri te porta e jashtme e partisë! Nëse kreu u PD-së nuk do të ishte peng te Sorosi, do të bënte referendum në parti për vendimmarrjen. Ose do të ofronte dorëheqjen. Kur ambasadori amerikan Zimmermann i kërkoi Ibrahim Rugovës në vitin 1991 që t’u bënte thirrje shqiptarëve të merrnin pjesë në zgjedhjet e Serbisë, ai u përgjigj me një fjali: “Jap dorëheqjen dhe shqiptarët nuk i ftoj të votojnë presidentin e një vendi, të cilin ne nuk e njohim sovran në Kosovë”! Lulzim Basha njohu si sovran të Partisë Demokratike George Sorosin! E dorëzoi sovranitetin e kësaj partie te Aleks Sorosi! Prandaj duhet të dorëhiqet! Duhet të dorëhiqet duke kërkuar njëkohësisht ndjesë! Nuk ka alternativë tjetër!

Burimi/Facebook

Për Publikun dhe Partinë Demokratike: lexoni realitetin politik dhe mesazhet amerikane që mbështesin Lulzim Bashën!

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Lulzim Basha mori një vendim shumë të rëndësishëm për demokracinë dhe për Partinë Demokratike por edhe për Shqipërinë në akordancë të plotë me SHBA-të: largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Por cudia është se deri më sot vetëm 2-3 deputetë janë treguar “guximtarë” të së vërtetës që e mbështetën publikisht Z. Basha. Prandaj pas shkrimit tim me Titull “Mbështetja dhe fuqizimi i Bashës sjellin ndryshimin në Shqipëri” dhe të atij me titull “Partia Demokratike ose me Berishën, ose me demokracinë dhe SHBA-të” po u drejtoj publikut dhe PD-së këtë letër.

Menjëherë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 Sali Berishën DASH e shpalli person “non grata”sipas kësaj deklarate:
“Sot, unë shpall të papërshtatshëm Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndë. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky emërim është bërë nën Seksionin 7031 (c) të Departamentit të Shtetit, Operacionet e Jashtme, dhe Programeve të Ndarjeve të Programeve, 2021. Përveç Berishës, unë po caktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha, dhe vajza Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht”.

Pra sipas kësaj deklarate, Berishës i atribuohen një sërë akuzash shumë të rënda , që jo për cudi nuk u bëjnë përshtypje jo vetëm Berishës por edhe disave prej mbështetësve të tij, pikërisht të atyre që përmenden në deklaratën amerikane kundër Berishës: “Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij

Dhe pikërisht këta janë edhe “aleatët”ata të cilët bëjnë zhurmë e sikur protestojnë kundër vendimit të duhur që bëri Kryetari i PD-së z. Basha që e përjashtoi me të drejtë nga grupi parlamentar i PD-së deputetin e stërkonsumuar e të lodhur Berisha. Po kështu në të njëjtën linjë me DASH është shprehur edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri:

“Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura,” deklaroi ambasadorja pasi u takua me udhëheqësin e demokratëve Lulzim Basha

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu,” vijoi Yuri Kim, si një referencë jo shumë e fshehtë për ish-drejtuesin e demokratëve Sali Berisha.

Pra SHBA-të ka konsideratën dhe ia atribuon meritën historike Partisë Demokratike për shëmbjen e komunizmit, por që aktualisht PD nuk duhet që të sakrifikojë e as të “hajë bar” pse do Sali Berisha dhe interesat e tija të ngushta personale, duke kujtuar kështu që edhe diktatori Hoxha thoshte se bar do hamë dhe marksizëm-leninizmin se tradhtojmë.

Publiku shqiptar dhe Partia Demokratike duhet ta lexojnë mirë edhe mesazhin dhe qëndrimin mbështetës që i dhanë SHBA kreut demokrat Lulzim Basha për largimin që ai i bëri Sali Berishës nga grupi parlamentar:

“Vendim i vështirë i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, shkruan Ambasada e ShBA-së.

Pra po ta shohim me vëmendja këtë deklaratë, konstatohet ajo se Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës SHBA-të i ofrojnë mbështetje, si dhe SHBA shpreh edhe besimin se Partia Demokratike : “ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara”, pra e theksoj që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Kjo deklaratë kuptohet dhe do të thotë se me Bashën dhe pa Berishën, Partia Demokratike me mbështetjen e SHBA -ve do të vijë shumë shpejt në pushtet, dhe madje pse jo edhe me zgjedhje të parakohshme për ta qeverisur dhe udhëhequr Shqipërinë.

Prandaj jo vetëm antarësia dhe simpatizanët e Partisë Demokratike por i gjithë populli opozitar duhet ta mbështesë Lulzim Bashën për ta rrëzuar e dëbuar nga pushteti qeverisjen e keqe dhe të dëmshme të Edi Ramës. Me largimin e Berishës dhe të mbështetësve përfitues e fanatik të tij shumë shpejt edhe është si alternativë e mundësi edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme pasi nuk e meriton dhe nuk e ka legjitimitetin për të qeverisur Edi Rama, mundësi e “shans” ky që i erdhi atij nga Berisha por edhe nga Ilir Meta, pasi po të ishte larguar Berisha para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 sot në pushtet do të ishte PD dhe kryeministër Lulzim Basha. Prandaj do të ketë zgjedhje të parakohshme sepse nuk mund të vazhdojë që të qeverisë Edi Rama pasi qeveria e tij ka mbi supe “meritën” e blerjes së votave, të kanabizimit të Shqipërisë; mos-hapjen e negociatave me BE-në; papunësinë , varfërinë dhe shpopullimin e eksodin e shqiptarëve; ka korrupsionin dhe hajdutërinë e jashtëzakonshme institicionale; ka kriminalizimin dhe mbushjen e kuvendit, administratës qeveritare dhe vendore me individë me rekorde krimi e korrupsioni; ka mbi supe dhe shumë kusure të tjera.

Kimete Berisha – Jo pandemia, por Dashuria i shtyn zgjedhjet!

No Comments Lajme Opinion

Dashuria i pushton të gjitha, e ka pushtuar edhe qeverinë!
Armiku më i madh i kësaj qeverie është që shumica e ministrave janë të dashuruar në vetveten, e ka raste kur janë dashuruar dëshprimisht edhe në persona të dytë dhe të tretë!
Sherri që një ministër u dashurua marrëzisht, duhet tash t’i shtyjmë zgjedhjet lokale, derisa t’i pashitet pak dashuria!
Kjo është arsyeja më e bukur në historinë e njerëzimit, kur qeveria i jep
përparësi dashurisë mes dy pëllumbave, dhe ndërhyn edhe Presidente Otomani për t’i ndihmuar zemrat e thyera….
S’ka më sevap se t’i gjendesh pranë njeriut të magjepsur nga dashuria…
por ama problemi është se shqiptarët janë primitivë, nuk kuptojnë, e konsiderojnë dashurinë ‘të pamoralshme’, kur nuk ndodh në skenën e oborrit të shtëpisë!
Krejt janë tradhtarë, ama s’ka gjë që urrejnë më shumë se tradhtinë.
Mua më intereson, pse popullata shqiptare ‘aferat e dashurisë’ i quan ‘skandale seksuale’!
Afera nuk është skandal, as dashuria nuk është seks!
Çfarë edukate është kjo…A s’duhet të legjitimohet ‘tradhtia bashkëshortore’!
Çdo gjë që nuk dënohet me Ligj, duhet të legjitimohet.

  • Ku po shkon, burrë!
    Qe valla, te e dashura.
  • Ok. Kalofsh mirë.
    Faleminderit shumë.
    Pse duhet të dukesh patjetër ‘i ndershëm’ kur nuk je!
    Pse dyfytyrësia lejohet (të dashurosh tinëz), ndërsa e vërteta që je tradhtar (dhe dashuron fshehtas) nuk lejohet!
    Tash, në çarshi po flitet se Premier Ilija ka hyrë midis ‘dashnorëve të Venedikut’, dhe ka kërkuar nga ata që ta pezullojnë dashurinë e tyre deri pas zgjedhjeve!
    Unë kisha pranuar të bie nga froni për hir të dashurisë.
    S’ka fat më të bukur se ky, ministro!
    Edhe më romantike do të ishte nëse do të flijoheshe për dashuri!
    Edhe do të shpëtonte dashuria jote prej sekretit, edhe do të shpëtonim ne prej teje!
    Nuk ka pra faj sëmundja, Nauricio Ramondino, që rekomandon të shtyhen zgjedhjet!
    Faj ka dashuria, që sipas rastit, edhe mund të konsiderohet ‘sëmundje e varësisë’!
    Çka di vëlla unë kush është Helena?
    P.S.
    Bells will ring, ting-a-ling-a-ling
    Ting-a-ling-a-ling and you’ll sing, ‘Vita bella’
    Hearts will play tippy-tippy-tay
    Tippy-tippy-tay like a gay tarantella
    (That’s Amore – Dean Martin)

Burimi/Facebook

Kimete Berisha – Albinizëm, he bir!

No Comments Lajme Opinion

  1. Kryetari i Kuvendit e kërcënon Ramush Haradinajn në emër të Prokurorisë!
    (Pra e ka kapur Prokurorinë, i ka njerëzit e vet atje, se përndryshe nuk kish pasur dijeni çka po ndodh në Prokurori).
  2. Albinizmi i sotëm si stalinizmi dikur, po i shantazhon kundërshtarët, duke u gjetur vegza ose duke ua thurur ato.
    I madh e i vogën në këmbë, në gjah për të gjetur sekrete të ‘armiqve’ që t’i kushtëzojnë me to.
    Kurrë s’ka qenë populli më i spiunuar se sot. Janë paranojakë dhe besojnë se njerëzit i urton frika. Vet p..dh..n – vet tuten!
    Ëë.
    Sa më shumë që po i hulumtojnë armiqtë, aq më shumë po zbulojnë ‘dashnore’ të vetat dhe jetën sekrete të disave në mesin e tyre.
    Ka Zot, pra, siç po shihet!
  3. Vetëvendosjes i ka dalë boja. Prandaj, Kryetari i Kuvendit kërkon që të shtyhen zgjedhjet lokale!
    Mos e bëni atë gabim, se një filozof ka thënë ‘Luftën e shtyn veç në dëmin tënd’!
  4. Kryetari i Kuvendit ka pas kërkuar edhe një takim me mua, por s’ka pasur fat.
    S’di a ma ka falur (E kam
    përshtypjen se refuzimi im që të bëhem
    deputete e Vetëvendosjes është arsyeja kryesore që po më hakmerren).
    Kryetari ma kish falur nëse e kish pasur informatën se Askush s’e ka atë fat të takohet me mua.
    Nejse, njëri e ka!
  5. Arben Vitia (i vetëm) e ka shkatërruar Vetëvendosen më shumë se krejt opozita së
    bashku.
    Me apo pa qëllim, nuk e di!
    Veç e di se një njeri që paraqitet si mjek, pa qenë mjek me profesion, veç me diplomë, nuk lë t’zezë pa bë.
    Ma çon mallin e atij mjekut që e urren mjekësinë, por me zor bëhet mjek për hatër të babës (Klinika Schwarzwald), dhe i vdesin në dorë pacientët!
    Kasap, po!
  6. Kryeministri dhe Presidentja shikojnë lojë futbolli në kohën kur vdesin fëmijët në barkun e nanës, në vend se të shkojnë në t’pame!
    Këta shkojnë veç në varrezat e të vrarëve të armikut!
    Jo në t’pamet e atyre që i vrau ‘liria’ e tyre, që ua falën dhuratë vdekjen në pandemi, veç për t’u dukur ‘çlirimtarë të pandemisë’!
    Kjo nuk është veç joetike por është morbide. Besomëni se s’do të bëhen rehat.
    Kush luan me njerëz për ambiciie të vetat, nuk do të kënaqet kurrë.
  7. Pushteti i Albin Kurtit i arrestoi përgjakshëm disa djem e vajza që protestojnë kundër Gjykatës Speciale.
    Dje, Albin Kurti nuk e ka votuar këtë Gjykatë, e sot është nxeh aq shumë pas saj, sa nuk lejon as të protestohet kundër saj.
    Ty taliban i Vetëvendosjes: a po ta rrok bile këtë paradox?
  8. Përndryshe, dje më ka ra maska, më rrëshqiti prej vathëve, besoni ose jo, m’u ka dukur se m’u ka çu fustani!
  9. Dje ka qenë ditë shumë e bukur për mua.
    Paradite, më thirri njëra në telefon.
    Tha:
    ‘A e ke naj ide të re për gatim, naj recetë diçka më të lehtë’
    (se ajo e di që unë nuk jam gurmane, nuk jetoj për të ngrënë, por ha për të mbetur gjallë dhe prandaj i urrej të gjithë ata që e adhurojnë ushqimin, që hanë shpejt, lëpihen, i ndajnë kafshatat e mëdha, hanë në kēmbë…. dhe kam frikë nga trashësia. Pra vuaj nga obezofobia, por jo aq shumë sa të dridhem si thupra n’ujë).
    I thashë, po moj.
    Ta tregoj unë ty recetën më të re.
  • E merr një Litër e gjysmë ujë.
    E merr një gotë qelqi.
    Uji duhet të jetë i temperaturës së dhomës.
    E merr edhe një shishe tjetër, të mbushur me një të tretën e litrës së ujit.
    Ujin e vendos në bokall qelqi!
    Ajo: Edhe?
    Unë: Edhe ulesh e pi. Uji duhet të pihet në pozitë ulur.
    Qeshi shumë.
    Qesha edhe unë.
    Kaq di të të them ty që ke rezerva të dhjamit e të mishit edhe për një jetë tjetër.
    (S’ka gjë për mua më qesharake sesa obsesionimi
    me receta gatimi).
    Ha thjesht, bukë e patligjan, pak djath, një spec, dhe ec. Mos u bë tul, se është gjynah!
    P.S. Ju kisha treguar edhe shumë çka, por ju kaq doni të dini!
    Ende nuk jeni pjekur për ta pranuar të vërtetën!
    Ndërkohë, ju kisha propozuar ta lexoni librin: ‘How to sharpen pencils’ (shqip: Si t’i mprehni lapsat), të autorit David Rees.

Burimi/Facebook

Mallrat serbe “ripushtojnë” Kosovën, Ardit Gjebrea sulmon Albin Kurtin: Turp! U quajtëm dele, xhepat e atyre që vranë me para, xhepat e shqiptarëve me atdhetarizëm

No Comments Lajme Opinion

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se Serbia kishte pjesëmarrjen më të madhe të importeve në tregun e Kosovës, pasi renditet e para nga shtetet me importin më të lartë me 6.4%, për 6- mujorin e parë, kurse Shqipëria, e dyta me 5.6%. Këtë gjë ekspertët e kanë cilësuar si një “ripushtim” nga ana e Serbisë përmes mallrave të importuar në Kosovë.

Reagimet kanë qenë të shumta, por më i fundit është producenti Adit Gjebrea, i cili ka deklaruar se kjo gjë është ditur prej kohësh.

Sipas Gjebreas, është turp për pushtetarët që mbushin xhepat e njerëzve me atdhetarizëm, ndërsa xhepat e tyre dhe të serbëve me para.

“Kjo gjë dihet me kohë, por turp për ata që mbushin xhepat e shqiptarëve me atdhetarizëm, ndërsa xhepat e tyre dhe të atyre që vranë me para. Si na quajti ambasadori amerikan? Dele. E deri sa delet nuk dinë ku të gjuajnë, shshsh”, ka shkruar ai me ironi.

Burimi/gazetadrita.al/

Ndue Lazri – KULTI I NJËSHIT – MINA KRYESORE NDAJ SOVRANITETIT TË PARTIVE

No Comments Lajme Opinion

Ish lideri demokrat largohet në mënyrë jo demokratike
KULTI I NJËSHIT – MINA KRYESORE NDAJ SOVRANITETIT TË PARTIVE
Mbrëmë asistuam në një show tjetër të turpshëm, nga ata që është mësuar të na servirë politika shqiptare. Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare, Lulzim Basha, doli në ekran dhe, duke folur në vetën e parë, deklaroi pak a shumë kështu: Unë kam vendosur që, derisa të sqarohen situatat, Sali Berisha të mos jetë anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratrike. Pra tha “unë” e nuk tha “ne”, siç duhet të jetë praktikë shprehjeje në demokraci. Më erdhi ndërmend mbledhja e ish-Komitetit Qendror të PPSH, në të cilën Enver Hoxha linçoi Kadri Hazbiun. Ish-diktatori i tmerrshëm ishte më demokrat se Lulzim Basha, se ai të paktën, për fasadë (se dihet që vendimet i merrte vetë),mblidhte Komitetin Qendror ose Byronë Politike dhe vendimin e tij e bënte kolegjial.
Lulzim Basha duhej të mblidhte kuvendin kombëtar apo këshillin kombëtar të PD, ku të diskutohej prania ose mosprania e Sali Berishës në radhët e grupit parlamentar dhe vendimi të merrej me shumicë votash. Të paktën kështu respektonte statutin e partisë së tij dhe demokracinë e brendshme të Partisë. Por me siguri ai kishte frikën se nuk do ta kishte shumicën e votave në favor të tij, ndaj vendosi me titullin e Njëshit, me unin e tij, duke ia diktuar partisë, anëtarëve e simpatizantëve të PD vendimin e marrë nga ana e tij në mënyrë flagrante, të njëanshme dhe antidemokratike. Kjo është një shkelje e rëndë e statutit, ndaj të cilit duhet të mbajë qëndrim kuvendi kombëtar i PD.
U fol se këtë vendim Basha e ka marrë duke qenë nën presion apo nën kërcënim. Nuk u tha nga kush, por nënkuptohet që nga ambasada e SHBA në Tiranë dhe nga Departamenti i Shtetit të SHBA, pas deklarimit të Sali Berishës e familjes së tij non grata për të hyrë në Amerikë. Së pari, mendoj se ndërhyrjet e shpeshta të ambasadores amerikane në punët e brendshme të partive apo të parlamentit shqiptar janë një shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe mbi këtë bazë duhet të jetë ajo që të shpallet person non grata dhe të dërgohet pako postale nga ka ardhur. Së dyti, amerikanët shprehen se kanë dosjet dhe dokumentet e nevojshme ku argumentohen me fakte fajet për të cilat akuzohet Sali Berisha. Drejtësia e vërtetë dhe e pavarur nuk shpall askënd fajtor përpara se të bëhet procesi. Vetëm pasi gjatë procesit të vertetohen me fakte e prova të pakundërshtueshme fajet e të pandehurit, trupi gjykues shpall vendimin dhe masën e vendimit. Atëherë le të bëhet procesi, ndaj gjithë atyre politikanëve, parlamentarëve, ministrave, gjykatësve ndaj të cilëve thuhet se ka prova për korrupsion e krime në jetën politike shqiptare. Nëse Amerika, me të drejtë nuk ka besim tek drejtësia shqiptare,sepse ajo është e korruptuar, atëherë le të zgjidhen specialistë nga Gjykata e Hagës dhe të zhvillohet Nurenbergu shqiptar. Kam bindjen se gjithë shqiptarët do ta mirëprisnin dhe do ta duartrokisnin një proces të tillë, sepse në 30 vite pseudodemokracia ka sjellë kaq dëme, krime, korrupsion e varfëri të madhe në shtetin shqiptar. Atëherë do të dënoheshin e të paguanin ashtu siç duhet Berishët, Ramët, Metat që përfliten, prokurorët e gjykatësit e korruptuar, deputetët injorantë e kriminelë, (që mund të jenë çdo gjë por jo përfaqësues të popullit), bashkiakët e doganierët e gjithë ata që kanë vënë prona të paligjshme e jashtë kapaciteteve të rrogave të tyre të ligjshme. Sa kohë nuk bëhet kjo gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve, akuzave të hedhura lart e poshtë kafeneve, mediave etj. Drejtësia vihet në vend vetëm me akte ligjore dhe as me presione nga jashtë e as me opinione të opinionistëve bajatë e të gazetarëve që nuk dinë të bëjnë as pyetje kur kanë përpara personazhe të lartë të politikës e të shtetit, që t’i mbërthejnë ata siç duhet.
Berisha, duke mbrojtur veten në opinion tek Fevziu, artikuloi rreth njëqind herë fjalën sovranitet, duke theksuar që me vendimin e Bashës PD ka humbur sovranitetin e saj dhe se ai do përdorë të gjitha metodat statutore për risjelljen e sovranitetit të kësaj partie.
Personalisht mendoi që jo vetëm PD, por anjë forcë politike në Shqipëri nuk ka patur ndonjëherë sovranitet e as demokraci të brendshme. Sepse në të gjitha forcat politike, sidomos në dy më të mëdhatë që janë alternuar në pushtet në këta 30 vjet, është instaluar kulti i Njëshit. Është ai mentalitet politik që i ka rrënjët larg, jo vetëm tek ish diktatori Enver Hoxha, por tek baba Stalini e më tutje akoma tek diktatorët e tmerrshëm e gjakatarë që ka parë rruzulli tokësor. Kulti i njëshit është mina kryesore që minon demokracinë e brendshme të partive dhe nuk lejon ardhjen e një demokracie të vërtetë në Shqipëri. Berisha ankohet sot ndaj një fenomeni që e ka instaluar vetë, autoritarizmin, mënjanimin dhe eliminimin e kundërshtarëve brenda partisë, vendimmarrjen personale, shkeljen e statutit të partisë etj. E Basha, me këtë vendim, përveç mungesës së personalitetit (në fakt nuk ka patur kurrë personalitet), bëri po atë që ka bërë në vite Sali Berisha kur ishte në krye të PD, në krye të qeverisë apo si president i vendit. Për fat të keq politikanët tanë nuk kanë tjetër mentalitet, përveçse atij të Njëshit, kur janë në komandë, dhe atij të servilit kur janë nën hijen apo sqetullën e Njëshit. Le pastaj popullin, që i merr nëpër gojë tërë kohën politikanët kafeneve, në shtëpira e kudo duke i akuzuar e anatemuar për të gjitha ato të këqia që heq vetë mbi kurriz e pastaj vete në mitingje e i duartroket apo shkon tek kutia e votimit dhe i voton.
E kam votur dy herë Berishën në fillimet e demokracisë. E kam votuar sepse besoja tek demokracia, ndonëse e dija si shumë e shumë të tjerë që ai ishte emisar i Ramiz Alisë. Pas zhgënjimeve të mëdha nga viti ‘97 e këtej e kam konsideruar dhe e konsideroj si njeriun që i solli më shumë dëme demokracisë shqiptare. Largimi i tij nga politika dhe nga parlamenti është i domosdoshëm, siç është largimi edhe i shumë e shumë të tjerëve që kanë uzurpuar me metodat e tyre pushtetin në këta 30 vjet, duke iu afruar jetëgjatësisë së Enver Hoxhës në krye të vendit e duke u bërë po aq të urryer sa ai. Por largimi i tij duhet bërë në mënyrë dinjitoze, bindëse me akte ligjore, duke bindur në radhë të parë opinionin, zgjedhësit dhe vetë mbështetësit e Berishës, numuri i të cilëve me siguri do të shtohet pas veprimit arbitrar të Lulzim Bashës.
Ndue Lazri

Burimi/Facebook

E dhimbshme: Ish-studentja e dalluar dhe profesoresha universitate vendos ta lë Kosovën – u kërkon falje të gjithëve që i ndihmuan në ngritjen e saj

No Comments Lajme Opinion

Egzona Muharremi nga Prekazi i Skenderajt ka vendosur ta lë Kosovën.

Ajo ishte e dalluar si nxënëse e studente shembullore, dhe ishte e angazhuar edhe si profesoreshë universitare.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremi u ka kërkuar falje mësuesve e të gjithëve që ndihmuan në ngritjen e saj.

Postimi i plotë:

Lamtumirë vendlindje!

Më janë dashur ditë, javë e muaj për ta shkruar këtë letër, se sa here kam fillu më shkruajt, nga lotë nuk kam mujtë më vazhdu më shkru.

Kjo nuk është gjendja ime më e mirë emocionale, për të mos thënë, ndoshta gjendja më e keqe.

Si duket, po më ndjek fati i prindërve të mi, fati i vitëve të 90’ta, por më një ndryshim, ata u kthyen në kohë lufte, e unë po iki ne liri.Po ju shkruaj nga një tokë e huaj e quajtur mërgim.

Unë në këtë rrjet social, që tashme e sa vite e kem si vendtakim, kam njerez të të gjitha moshave, disa të prindërve të mi, që mund ta kuptojnë këtë dhimbjen time, e disa edhe të rinjë që do e merrnin si pozitive këtë “arratisjen time”, e që në mundësinë e parë që u jepët do e bëjnë.

Po u kërkoj falje fillimisht mësuesve të mi të shkollës fillore, të cilët gjithmonë edhe pas kaq vitesh më kanë marrë si shëmbull, model i një nxënësje të shëmbullore dhe më sjellje shëmbullore.

Më vjen keq që “shëmbulli juaj”, u bë shëmbull për të ikur.Ju kërkoj falje edhe profesorave të shkollës së mesme, në veçanti atyre që më ndihmuan të shkoj në fakultet një vite para klasës time. E di që keni prit shumë nga unë, por unë zgjodha më ik më parë se të ju zhgënjej. Vërtetë nuk ishte koha e njerëzve si unë. Dhe, besoj dhe ju e dini.

Është rrugë e gjatë dhe e vështirë për të ecur ndershëm, dhe akoma më e vështirë për një femer.U kërkoj falje edhe profesorave të universitetit, që shpesh kam refuzuar 9, jo për numra por për tu bërë shëmbull se njeriu duhet të studioj më shumë, të punoj më shumë, të kërkoj maksimumin, sepse mund të arrihet çdo gjë më punë dhe vullnet. Por, tash po iki të kontriboj diku tjetër, andaj më falni!I kërkoj falje dhe studentëve të mi, që përkundër asaj që kam ba thirrje mos me lanë Kosovën, erdh dita që u deshtë dhe vet më lanë.I kërkoj falje në fund vetës, që kam pranu të jem pjesë e politikës edhe pse e kam ditë që ka shumë njerëz të pandershëm. Por, duke u bazuar në atë se njerëzit i ndershëm më shumë se kurrë i duhen Kosovës në politikë, e kam nis atë rrugëtim. Dhe, pjesa më e vështirë për mua ka qenë, kur më është dashur të ulëm në të njëjtën tavolinë më njerëz të pandershem.Por, për të gjitha prapë jam krenare, sepse rruga ime ka qenë më parime që nuk i kam shkel për askënd, ndershmëria dhe njerëzillaku kanë udhëtuar paralel më mua.I kërkoj falje vetës time, që jam munduar shumë përmes institucioneve shtetrore, si pjesë e tyre të ndikoj në ndryshim, por sado që jam munduar nuk ia kam dal, sepse kam mbetur e vetme. Nuk kam dashur të arrij asgjë më pamjen apo trupin tim. Shfrytzimi i trurit njerëzor për të mirën e vendit nuk ishte temë tabu, dhe unë isha e papërshtatshme.Një nder gjërat më të vështira për mua ka qenë kur më email zyrtar edhe njerëzve më të pandershem më është dashur t’i drejtohem me “i/e nderuar”. Jam ndjerë e lirë atë ditë kur kam ikë, më terë dhimbjen për familje, jam ndjerë mirë. Unë them se njerëzit njihen kur kanë mundësitë për të bërë çdo gjë dhe bëjnë vetëm gjërat e duhura.Kjo ishte më e duhura për mua dhe kohen në të cilen jetojmë!

Burimi/TV Malisheva

Një editorial mbresëlënës i Prof.dr. Fatmir Terziut

No Comments Lajme Opinion

Eshref Ymeri

Një editorial mbresëlënës

i Prof.dr. Fatmir Terziut

I dashur Profesor Fatmiri,

E lexova me shumë kërshëri editorialin tuaj të shkëlqyer, me titull “U mbyll një kapitull i historisë së PD-së”. Sigurisht, me shumë kërshëri, por edhe me shumë trishtim për të vërtetat dëshpëruese që ju shpalosni aty me nuhatjen e një vizionari mendjehollë. Ju, me shumë të drejtë, citoni “Freedom House”, që, tre vjet më parë, ka theksuar se “Demokracia është në krizë”. Pse, si shpjegohet kjo krizë? Në këndvështrimin tim, kriza e demokracisë e ka burimin në vetë natyrën njerëzore, në vetë karakterin e njerëzve, të cilët mbartin në vetvete më shumë mëkate sesa virtyte.

Demokracia është në krizë se ka në themel një të vërtetë tragjike, e cla, çdo qytetar mendjekthjellët, e bën të shtrojë pyetjen:

Fakti që 1% e njerëzimit zotëron pjesën dërrmuese, deri në një përqindje shumë të lartë, të pasurive botërore, është vepër e Zotit apo e Djallit? Në këndvështrimin tim, është vepër e Djallit. Se sikur të mos ishte kështu, a do të ekzistonin vallë miliona e miliona të varfër, deri edhe të

uritur, sidomos fëmijë, në mbarë rruzullin tokësor? Nuk e besoj. Rezultati: Zoti është i pafuqishëm para Djallit.

Kjo e vërtetë tragjike zbulon pangopësinë e një pjese shumë të vogë të njerëzimit dhe natyrën e nënshtruar të shumicës së tij. Prandaj editoriali juaj më solli në kujtesë fjalët e shkrimtarit dhe të reformatorit skocez Samuel Smails (Samuel Smiles – 1812-1904), autor librash të karakterit filozofiko-moral, të pasur me fakte nga biografitë e njerëzve të mëdhenj. Ai shkruan:

“Aftësitë intelektuale herë-herë janë të shkrira me natyrën më të neveritshme të moralit – me nënshtrimin prej skllavi ndaj njerëzve që mbajnë poste të larta dhe me fodullëkun ndaj atyre të shtresave të ulëta. Njeriu mund të ngrihet deri në shkallën më të lartë të përsosmërisë në artë, në letërsi dhe në shkencë, e megjithatë, për nga ndershmëria, virtyti. vërtetësia dhe ndjenja e detyrës, ai mund të qëndrojë shumë më ulët se çdo fshatar i varfër analfabet”.

Natyra mëkatare e njeriut është përjetësuar kaherazi në shprehjen aforistike me vlera të jashtëzakonshme njohëse “njeriu për njeriun është ujk”, një aforizëm ky që e ka burimin në lashtësi dhe që do të thotë njeriu ha njeriun, njeriu në shoqëri është egoist në skajshmëri. Shprehja citohet shpesh në latinisht homo homini lupus est ose lupus est homo homini. Me këtë shprehje që shërben si fjalë e urtë, del në pah karakteristika sarkastike e një njeriu tejet egoist. Ajo haset për herë të parë në veprën “Asinaria” (Gomarët) të komediografit të lashtë romak Plauti (Plautus – 254-184 p.e.r.) dhe përdoret për

të karakterizuar të tilla marrëdhënie dhe zakone njerëzore, në të cilat mbizotëron egoizmi, armiqësia dhe antagonizmi i skajshëm. Përdoret zakonisht gjatë diskutimit të veprimeve të ulëta, të cilat një njeri kryen ndaj një njeriu tjetër. Në kundërshtim me Plautin, filozofi romak Seneka (Lucius Annaeus Sĕnĕca minor – 4 p.e.r.-65) shkruante se “njeriu është diçka e shenjtë për njeriun”. Të dyja këto fjalë të urta me vlera aforistike i pati përdorur filozofi anglez Tomas Hobs (Thomas Hobbes – 1588-1679) në kushtimin që shkruante për punimin e vet me titull “De Cive” (Për qytetarin), të botuar në vitin 1651:

“Po të flasim pa pasion, atëherë të dyja thëniet janë të sakta. Njeriu për njeriun është në një farë kuptimi Perëndi dhe e saktë është edhe ajo që njeriu për njeriun është ujk, nëse do t’i krahasojmë njerëzit me njëri-tjetrin…”.

Vëzhgimet e Hobsit, nga ana e vet, kanë afri me Plautin që pohonte se njerëzit, për nga natyra, janë egoistë. Erazmi i Roterdamit (Desiderius Erasmus Roterodamus – 1466-1536) këtë fjalë të urtë e pati përfshirë në përmbledhjen e vet me proverba, duke perifrazuar Plautin:

“Këtu ne na paralajmërojnë të mos ia besojmë veten një njeriu të panjohur, por të ruhemi prej tij si prej ujkut”.

Filozofi, teologu dhe juristi spanjoll Francisko de Vitoria (Francisco de Vitoria – 1486-1546), në njërën nga veprat e veta me titull “Relectiones Theologicae” (Pasqyrime teologjike), shkruante se poeti romak Ovidi (Publius Ovidius Nasō – 43 p.e.r.-18) nuk e pranon

këtë fjalë të urtë. “Njeriu, – thoshte Ovidi, – nuk është ujk për shokun e tij njeri, por njeri”.

Psikiatri dhe neurologu austriak Frojdi (Sigmund Freud – 1856-1939) e pranonte këtë fjalë të urtë dhe në veprën e vet me titull “as Das Unbehagen in der Kultur” (Pakënaqësia nga kultura) shkruante:

“… Ekziston gjithmonë tundimi për ta përdorur të afërmin tend si mjet të përmbushjes së natyrës agresive, për të shfrytëzuar forcën e krahut të tij të punës pa shpërblim, për ta përdorur si objekt seksual, pa marrë pëlqimin e tij, për t’i marrë pasurinë, për ta poshtëruar, për t’i shkaktuar dhimbje, për ta torturuar dhe për ta vrarë. Homo homini lupus. Kush paska guximin ta vërë në diskutim këtë gjykim, duke pasur gjithë përvojën e jetës dhe të historisë?”.

Lidhur me krizën e Partisë Demokratike, duhet theksuar se në radhët e saj doli në pah thelbi i aforizmit të sipërcituar në qëndrimin ndaj Profesor Berishës. Ai qëndrim e theksoi edhe më shumë natyrën servile të shqiptarit, i cili respekton më shumë të huajin sesa vetveten. Me vendimin që mori kundër Profesor Berishës, Partia Demokratike, me dashje ose pa dashje, iu bashkua korit sorosian, me kryedirigjent Ramën, i cili, duke qenë i bindur thellë në vetëdijen e tij për gjendjen katastrofike ku e ka katandisur Shqipërinë gjatè tetë vjetëve, kërkon të bëjë një dash kurbani për të larë duart para popullit shqiptar, një popull që, çuditërisht, pabesueshmërisht, po luan thjesht rolin e një delemileti para tij.

Gjendja në Partinë Demokratike dëshmoi më së miri vërtetësinë e parashikimit ogurzi të Ramiz Alisë, i cili, në mbledhjen e Byrosë Politike të muajit nëntor 1989, deklaroi:

“Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona…

Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë” (Citohet sipas: “Pas në kohë, fjalimi i pazakontë i Ramiz Alisë në vitin 1989”. Faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 22 korrik 2018).

S’mund të ndodhte ndryshe. Sepse populli shqiptar, në shumicën e vet majtist, të kujton shprehjen frazeologjike të stilit shakatar “është çuar me këmbën e majtë”, që do të thotë nuk është në humor, rri sikur i janë mbytur gjemitë. Në shumë popuj ekziston besëtytnia se po të çohesh nga shtrati me këmbë të majtë, kjo do të thotë se do të kalosh një ditë të keqe. Kjo shprehje haset në anglisht get out of bed with left leg, në frëngjisht se lever du pied gauche, në rusisht vstat s levoj nogi. Nocionet për të djathtën dhe për të majtën, në thellësi të shekujve, janë bashkuar me nocionin e së mirës dhe së keqes. Që asokohe ka pasë qarkulluar mendimi se çdo njeri, në anën e djathtë ka një shpirt mbrojtës, kurse në anën e majtë ka një shpirt të keq që e josh drejt mëkatit. Në Egjiptin e lashtë besonin se nëpër veshin e majtë vjen “frymëmarrja e vdekjes”, kurse në Greqinë e lashtë mendonin se ana e djathtë të premton sukses, kurse ana e majtë të sjell dështim.

Ramiz Alia e ka pasë njohur mirë natyrën e thekur majtiste të shumicës së popullit shqiptar, prandaj edhe

deklaronte asisoj, duke qenë i bindur plotësisht se ajo shumicë, në mëngjes, nuk do të çohet kurrë nga shtrati me këmbën e djathtë.

Santa Barbara, Kaliforni

10 shtator 2021

Duhet ta mbështesim Lulzim Bashën sepse fuqizmi i tij e sjell në pushtet Partinë Demokratike

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Largimi i Sali Berishës sjell sovranitetin dhe fitoren e e PD-së me zgjedhje të parakohshme

Politikanët, pushtetarët, liderët e partive politike dhe pushtetarët janë të përkohshëm dhe shkojnë e vijnë. Ata kanë interesat e tyre, dhe për interesat e tyre nuk ka pse të sakrifikojnë e as të pësojnë mundime e padrejtësi shqiptarët.

Shqiptarëve u intereson interesi kombëtar, demokracia, zhvillimi, progresi, mirëqënia, ligji, drejtësia, integrimi dhe është jetike për shqiptarët korrektësia e besnikëria ndaj SHBA-ve ndaj këtij aleati jetik e të madh të shqiptarëve.

Mbështetje , përshendetje dhe falenderim për z. Lulzim Basha që më në fund me largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, PD-së do i kthehet sovraniteti demokratik, demokracia e brëndshme kundër monopolit të ishkryetarit Berisha dhe të një klani të vjetër politik si Topalli, Patozi, Nishani, Shehu, Ristani, Imami, Paloka me të tjerë e me kompani të cilët e kishin kapur dhe privatizuar Partinë Demokratike dhe që e kanë përdorur atë si mjet e material njerëzor për përfitime personale politike, per privilegje pushteti, korrupsioni e materialiste.

Lulzim Basha duhet mbështetur dhe falenderuar për faktin se ai po e ripërtërinë PD-në, po i sjell asaj sovranitetin politik dhe demokratik, po i sjell asaj vizionin dhe misionin e duhur për ndërtimin e një demokracie të vërtetë për një shtet funksional, demokratik e ligjor duke cmontuar tipin e shtetit tribal, klanor e korruptiv.

Tashmë është bërë publikisht por edhe ndërkombëtarisht e qartë se Partia Demokratike nuk është në pushtet prej ishliderit të saj Sali Berisaha dhe të mbështetësve të tij të cilët kishin kapur e shfrytëzuar Partinë Demokratike për interesa personale. PD nuk është në pushtet prej atyre të cilët e kanë penguar dhe bllokuar demokracinë, ligjin,drejtësinë dhe sidomos VETING-un. PD nuk është në pushtet prej atyre që kanë bërë korrupsioniin e hajdutërinë si dhe avokatinë e tyre.Dhe ku përgjegjësi kryesor për këto është ishkryeministri Sli Berisaha , dhe që po për këto arsye edhe SHBA e shpalli person “non grata”. Prandaj faleminderit z. Lulzim Basha qe i hape rrugën demokratizimit dhe emancipimit jo vetëm të PD-së por të të gjithë Shqipërisë. Faleminderit z. Basha që politika dhe vizioni i Juaj është konform politikës, diplomacisë dhe demokracisë amerikane, të aleatit të madh e strategjik të shqiptarëve. Faleminderit z. Basha që po na e kthen shpresën dhe besimin te Partia Demokratike, Ne, të gjithë demokratëve , të gjithë të djathtëve të vërtetë të cilët jemi të zhgënjyer dhe që jemi tradhtuar nga ishlideri dhe nga të gjithë ishshërbëtorët, ish sigurimsat dhe nga servilët të cilët janë rreshtuar sot në dëshpërim kundër jush dhe vendimmarrjes historike tuajën për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Z. Basha keni mbështetjen e madhe sepse interesi i Partisë Demokratike, interesi i demokracisë shqiptare dhe i shtetit shqiptar si dhe interesi strategjik dhe marrëdhënit jetike të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të pasfidueshme dhe pakrahasimisht më mëdha se cdo interes personal të cilido individi , qoftë edhe nëse ai ka edhe ndonjë kontribut. Faleminderit z. Basha që Partinë Demokratike po e ringritni dhe nuk po e lejoni që të devijojë dhe as që të largohet nga demokracia dhe nga proamerikanizmi. Ju z. Basha politikisht dhe kombëtarisht jeni sot në anën e duhur të demokracisë, ligjit dhe me aleatin e madh të shqiptarëve , me SHBA-të. Ky vizion dhe qëndrim korrekt dhe parimor i juaj patjetër që do të sjellë shumë shpejt edhe ndryshimin e madh në Shqipëri, zgjedhjet e reja demokratike të parakohshme për të larguar nga pushteti keqqeverisjen dhe Edi Ramën.