Home

Lajme

Urime festen e Krishtelindjeve besimtarve kristian !

No Comments Aktualitet Lajme

Stafi i radio Projektit 21 , ju uroj gjithe besimtarve kristian festen e madhe te Krishtelindjeve ! Pacim shume gezime , lumturi, dashuri ne familjet e tyre ! Kjo feste i bashkon njerzit , me prane familjes ! Falen njerzit me te cilet je ne mosmarrveshje .

Eshte feste qe mbledh gjithe familjen rreth tryezes ! Ndaj shperdali lajmin e mire , shpendani miresi dhe dashuri tek njerzit. Keto jame mesimet qe na vine nga i madhi Zot. Nese doni te jeni ne paqe me vetem falni ! Nese doni ta beni gjumin te qete duhet ta doni njeri – tjetrin dhe jo te shpifni e te trilloni , mos u beni lakmitare , sepse lakmia nuk ju con askund . Paqja e Zotit rafte mbi ju dhe familjet tuaja !

Gezuar e per shume mot Krishtelindjet

Stafi i radio Projektit 21 – Danimarke

Festivali i 58-të kombëtare, një përrallë e neveritshme, që do të kujtohet gjatë, në historinë e muzikës së lehtë shqiptare

No Comments Lajme Opinion

Shkruar nga Ardiana Dhimiter Mitrushi

Adhuruesit e festivalit dhe e muzikës së lehtë shqiptare e presnin me shumë emocion këtë festival kombëtar, që është percjellur ndër vite nën perkujdesjen e RTSH-së, si dhe me pjesëmarrjen e këngëtarëve dhe kompozitorëve më të mire shqiptarë, ku ata konkuronin në pistën festive për këngën më të mirë, dhe që më pas do të marrë pjesë në Eurosong. Aq shumë me kurreshtje u prit ky festival, por që zhgenjeu një masë të madhe intelektuale dhe të gjerë publike. Fillimet e këtij festivali morrën përsipër asnjanësimin dhe perjashtimin e të gjithë kompozitorëve dhe këngëtareve më të mirë, dhe në vend të tyre u përzgjodhën kompozitorë të huaj dhe vendas nga Kosova, si dhe këngëtarët e përzgjedhur alla Vera Grabocka.

Kjo zonjë e nderuar kishte marrë të gjitha kopetencat, që nuk u morr vesh se cili është roli i saj i vërtetë, pasi ajo kish marrë frenat e plota në dorë si një masterpuppet e vërtetë, si atë të drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, (i cili ka hyrë në dollap të zyrës së tij dhe nuk pipëtin…), ku ajo vetë zgjidhte dhe vetë vuloste si një padrone dinjitoze…
Festivali i jashtezakonshem 58-të një Kaos i madh. Donin të vinin vetulla, por nxorren sytë… Vokale ishin zhytura mes tunxhit e baterise, të tjerat nuk merreshin vesh as cfarë thonin e as cfarë kërcenin, disa që u shfaqën me koreografi të kujtonin fillimet e BBF – TV, për të mos thënë që ishte një top show personal e prezantueses Alketa Vejziu që nuk pushonte së foluri, me fjalë të panevojshme e me gafa brenda, e shumë pak “këngë”.
Festivali ia arriti qëllimit në natën e parë (duartrokitje dhe të qeshura të montuara), ku pjesëmarrja e publikut ishte zgjedhur që të respektonte rregullat e trukeve televizive, dhe biletat ishin përfundimisht dhe qëllimisht shitur tek të përzgjedhurit “e rradhës” sigurisht…
Oh zot cfarë korrupsioni!…
Sukses i jashtëzakonshëm…?! Ku monologët e prezantueses Alketa përçonin shumë më tepër mesazh goditës, për të gjithë ata kompozitorë që qëllimisht nuk ishin zgjedhur për këtë konkurim mbarë kombëtar nga duoja grand haters (një frazë dinamike bombastike e shoqëruar me një smërk mondan, dhe e moderuar me makiazh që nxinte kur thërriste dhe akuzonte, zbardhonte kur lip sync-ed, por zverdhonte për vallen e fitores së Jokerit). Gjatë gjithë mbrëmjes na tregonte dhe nuk harronte të na përmendëte që duhet të bëhemi njerëz të mirë e të ndershëm, se ky vend ka nevojë për njerëz të tillë. Pra, ky popull është një masë e madhe e të keqes dhe kush revolton për drejtësi, barazi sociale dhe profesionalizëm është i keq është hater ( pra i urruer or anasjelltas).

Alketa Vejsiu… Hmm…!!!!
Pra, ju prezantuat mbrëmë një festival të këngës play back të “muzikës së lehtë”, ku estetika e ambienteve, e paraqitjes, e paradokseve të kombinuara me tallavanë si linje e domosdoshme ballkanase/haremi muzikor nuk janë dhe kurrë nuk do të jenë pjesë e zhanrit të muzikës së lehtë shqiptare, apo si dhe kënga e Olta Bakos me kopje dhe vjedhje të vijës melodike të këngës së huaj amerikane të të madhes Alicia Key “If I ain’t got you”, kësaj me pak fjalë i thonë hajdutllik sheshit dhe paturpësi… u përpoqa të shikoja ndonjë sforcim zanor tek këngëtarët, por fatkeqesisht nuk ju luante asnjë damar ne qafor, pra bënte “muuuuu” që këndonin me playback or lip sync battle… Elvana Gjata e përcolli tallavanë aq bukur “bravo”, por Eli adoleshte Fara na dha një kënaqësi me rrënqethje të turpshme skenike, që më la të kuptoj se mexo mosha ka marrë kthesë kritike… Ajo është vërtetë një këngëtare e formuar, por jo për këtë zhanër muzikor… pa harruar këtu edhe të tjerë këngëtare me muzikë të repertorit të Shakirës…

Pra, ky festival konkurues i këngës jo live nuk quhet garë e një piste reale konkurimi, por lip sync battle ..
Akleta Vejsiu duke parë anën profesionale tek pikërisht dhe vetëm tek ju si prezantuese ishit aq e “emocionuar” sa dukshëm vërshuan batalioni i lapsusve të pafund, dhe për më shumë m’u duk vetja të përballesha me një Këshilltare që kish dalë të na bënte moral psiqik ?!… Psikoza juaj e krahasuar me Joker dhe thirrja juaj për HATERS o zot çfare paturpësie sociale… Vajzë ju nuk e njihni etiketën sociale artistike jo më atë psiqike… Ti zonjë përsëri fyen një komb të tërë dhe jo më pa përmendur një gjeneratë të tërë kompozitorësh, artistësh të kulturës shqiptare, si Joe Artid Fejzo, Kujtim Prodani, Aleksander Vezuli, Diana Ziu e shumë të tjerë. Ankesat e drejta të tyre krahasohen me Joker… Hellooooo! You are absolutely out of your mind girl… Who are you, and who gives you the wright to do so…?!

Nesë ju trasmetuat paqen dhe happiness me atë vallëzim si të Jokerit, pra definicioni për mua asht ky që ju keni nevojë për konsulta të një personi toksik, narsisit, dhe tepër vendikues…
Populli jonë nuk i duron dot çibanët e huaj zonjë, pasi kultura e një kombi nuk ka Haters, por Lovers, populli këndon dhe nuk ulëret, populli ynë njihet të luftojë për drejtësi dhe paqe, por jo të korruptuar nga paraja…
Ju zonjë e keni kthyer festivalin e këngës në një kënd përgjigjesh dhe mesazhes lunitike të mjerueshme dhe për më shumë duke mbushur kohën me thashetheme ku epiqendra dhe vatra vullkanike jeni ju me në krye masterpuppet Vera Grabocka… Këto janë komplote të indoktrinuara me mllefe dhe që ju kanë kthyer në Hygojanë të vërtetë…
Agim Krajka një ikonë e vërtetë e artit muzikor, nuk pati mundësinë të akomodohej me një kolltuk klasik në skenë në formë bashkë bisedimi, por me e mbajt si hu në këmbë… por kur thojnë ba me kenë shkodran tana i ban… ai përsëri bëri çmos me ju sjell humorin e hollë shkodran në skenë… Ai asht nji dashuri e vërtetë…

Alketa e nderuar, besoj se ju nuk jeni e diplomuar për psikologji, por mesazhe me nën tekte agresive pasive ku madje arrin të quash festivalin me emrin e Moxart, dhe të quajë popullin deshtak si mësuesi i tij Antonio Salieri… mos vallë kjo vjen nga “padia zotni hetues” një citat i goditur filmik… por qëllimisht godet “armiqt” e tu, pra popullin tënd.
Kjo deshmoi përsëri kulmin dhe paradoksin më të madh kombëtar, dhe për më shumë na tregoi që injoranca dhe padija juaj në njohjen e thellë të këtyre fakteve, (që padyshim ju mund t’i kishit gjetur edhe në google si çdo 5 vjeçar sot), qëllimisht u keqpërdorën dhe portretizuat Salierin si e keqja e njerzimit, dhe madje e kohës sot, dhe“armiqtë e tu” janë të tërë.
Përveç hulumtimeve dhe kërkimeve personale, por dhe me një kërkesë të drejtë si bashkëatdhetare, si dhe jo pa qëllim morra ide faktike të shkëlqyera nga e nderuara, kompozitorja, si dhe mësuesja e talentuar e disa gjeneratave, zonjës Diana Ziu, ku më poshtë vijon me një ide të qartë mbi figurën e të ndjerit dhe gjigandit Antonio Salierit;

“Në karrieren e tij, Antonio Salieri ka shkruar, pa fund, vepra për klavin cembolo, per violine, opera, ka qenë mjeshtër dirigjimi në oborrin e perandorisë në atë kohë. Salieri pati nx. te ardhshem te famshem si Ludwig Van Beethoven, Carl Czerny, Mats Hummels, Franz Liszt, Franz Schubert etj., por versioni përfunfimit të artë të dramës Shaffer u arrit në 1984 kur Tomáš Miloš Forman solli në sallat e kinematografisë Amerikane ” Amadeus” prodhim i këtij filmi nga Warner Bros.
Salieri ishte dhe mbetet figura më e rëndësishme për një epokë të njerëzeve të mëdhenj, një figurë e kompozitorit të kompletuar dhe e një muzikant brilant, po ashtu edhe e një pianisti dhe dirigjent i përmasave botërore.”
Por jam e bindur që këto dy masterpuppets të këtij Top Show Publication/Advertisement festivali i këngës 58-të për të marrë pjesë në EUROVISION ku dhe paratë e akorduara për këtë qëllim nuk janë pak, por një shumë e konsiderueshme që kërkon një KLAN apo MOB dhe të bëjnë të mundur të mbulojnë diellin me shoshë. Me ligj ka qenë që në pjesëmarrje të jurisë në mënyrë strikte të jenë artistë kompozitorë shqiptarë, por sot na u prezantua me shumë progresivitet dhe pompozitet pjesëmarrja në jurinë e festivalit e tre të huajve, duke harruar se shqipëria nuk është shuar dhe kurrë nuk do t’i shterojnë kompozitorët, si ata apo ato me karrjerë dhe me krijmtari të bukur, por dhe gjenerata e re në vazhdim.

Jam e bindur që nga ky shkrim i imi për Top Show Publication/Advertisement festivali i këngës 58-të se nuk mund ta quaj ndryshe Alketa dhe Vera do t’më venë në top list të “Lover or Hater”, I don’t care…
Alketa this is for you personally, because I see you have master your English throughout The Joker movie… please don’t be the one… karma is a big B…., it will come and hunt you wherever you go, and you know it.
Stop insulting yourself, your beauty with garbage games in the air, you are better than that. Ardi
Me sinqeritet dhe respekt për të gjithë ne shqiptarët kudo ku jemi, dhe me vullnet të plotë shpreha një shqetësim që nuk desha t’a ndrydhja më brenda vetes.

Ardiana Dhimitër Mitrushi 12/21/2019

Me bilbilin i kengeve te Gjakoves , Ismet Peja , ne radio Projektin 21 !

No Comments Intervista Lajme

Degjuesi i radio Projektit 21 , pati rastin te degjoje zerin e kollosit te kenges gjakovare , Ismet Peja drejt per drejt ne valet e radios . Baca Ismet e pranoi ftesen e bere nga Stafi i radios per te qene pjese e nje bisede te shkurte me gazetarin Luigj Shkodrani .

 Baca Ismet i moshuar , ku ai me 12 prill 2020 , mbush plot 83 vite jete dhe 68 vite ne karrieren muzikore . Shume vite, por qe nuk eshte lodhur duke i kenduar kengen gjakovare , kudo ku ka marre pjese ne koncerte te ndryshme , si ne trevat shqiptare, por dhe ne diaspore . Ai i ka qendruar besnik kenges popullore dhe kryesisht asaj gjakovare dhe shkodrane .

Qe ne moshen 14 vjecare Ai eshte angazhuar ne shoqerine kulturore “Hajdar Dushi”, ku ka qene pjese e kesaj shoqerie deri ne vitin 1992 . Ka punuar per 32 vite ne biblioteken e Gjakoves, ku ruan kujtimet me te bukura. Ka ndikuar aso kohe , qe biblioteka te pajiset me sa me shume literature shqipe te kohes. Falenderimin me te madh Ai ja ben popullit te tij te Gjakoves dhe mbare trevave shqiptare qe e kane duartrokitur dhe e kane vleresuar kengen e kenduar nga Ai !

 Baca Ismet me kenaqesi , solli ne valet e radio Projektit 21 edhe nje kenge qe nje djale i ri ja ka kushtuar atij dhe ishte shume i emocionuar kur e kendoi ate kenge qe pritet te dale se shpejti per adhuruesit e kenges se Ismet Pejes . Kur e pyet si ka mundesi qe ne kete moshe ku dhe pak muaj i ben te 83 vitet dhe zeri juaj eshte i pa demtuar , ai te pergjigjet , se une nuk kam abuzuar kurre me alkolin , nuk e kam perdore as ate dhe as duhanin , ndaj kjo me ka ndihmuar dhe me zerin tim !

 Ismet Peja sot jeton me djalin e madh dhe me familjen e tij , ne Prishtine dhe ndjehet i lumtur dhe i gezuar , qe po kalon nje pleqeri te mire i rrethuar nga nipa e mbesa, por dhe nga nje mase e madhe adhurusish te shumte qe e nderojne dhe e respektojne ngado ku shkon dhe qendron. Baca Ismet ka nje kenge ku thote , qe robi plaket kur don vete, duket se kjo kenge i pershtatet edhe Baces Ismet tamam .

Ismet Pejes i urojme shendet e jete te gjate dhe nje falenderim qe ne prag te festave te fund vitit ishte pjese e radio Projektit 21 ne Danimarke , me zerin e tij brilant ! 


Shkruar nga Luigj Shkodrani DK 

Bisede me studiusin Pjeter Logoreci !

No Comments Intervista Lajme

Me studiusin Pjeter Logoreci , shkodranin . me banim ne Austri , bisedoi gaztari Luigj Shkodrani . Z.Pjeter ne fillim u prezantua me jeten e tij , nje femijeri shume e veshtire, por dhe nje rini po ashtu e veshtire, sepse Pjetri kishte njerz te familjes te denuar ne burgjet komuniste dhe trajtimi i antarve te tjere te familjes ishte skandaloz, nuk kishin te drejte te shkonin ne shkolla te larta, pegjoheshin nga sigurimi i shtetit , sepse keto ishin kontigjente per tu futur ne burg. Xhaxhi i Pjetri vdes ne burg ne moshen 23 vjecare ne situate tejet skandaloze , qe e kishin denuar vetem se i vllai ne radio Londra fliste per situaten e rende te popullit ne kohen e komunizmit .

Familja Logoreci eshte nje familje e nderuar ne qytetin e Shkodres !

Pjetri asnjeher nuk u edukua nga prinderit me armiqesine nda kombit te tij, por ato i flisnin me shume dashuri, cka ndikoi edhe ne jeten e Pjetrit dhe sot Pjetri ne Austri merret me shume studime , si te Ndre Mjedes , ku ka bere shume kerkime dhe shume shkrime ne shtyp dhe ka bere plot intervista ne mediat vizive. Por ai nuk ndalet asnjehere . Ka organizuar dergimin e eshtrave te At Nikoll Kacorrit per ne vendelindje , por dhe ka studiuar gjithe dokumentacionin e Aleksander Moisiut, duke i dhe shqiptarve , shume materiale autentike te shkruara nga dora e ketij gjigandi te artit kombetar, qe desh ja nderruan identitetin e tij kombetar . Ka bere me dhjetra shkrime dhe intervista ku ka fole per studimet e tij per Moisiun e madh, por ka dhuruar nje material shume te pasur ne arkiven e shtetit per Moisiun.

Z. Pjeter vazhdon stidimet e tij pa ndale se sic shprehet ai , Austria vendi qe ai ka zgjedhe te jetoje , ka shume materiale per Shqiperine dhe shume e me shume per Shkodren , ndaj duhet shume pune akoma per te bere !

Shkruar nga Luigj Shkodrani

Projekt 21 – Danimarke me 18 dhjetor 2019

“Preva gishtat që mos të këndoja për Enverin”

No Comments Intervista Lajme

Çfarë s’mund të jepte një i burgosur që e kishte pasion kitarën, të luante një herë me të! Këtë e dinte edhe komanda e burgut, që nuk i mjaftonin mundimet fizike të të burgosurve, por donin edhe t’i poshtëronin dhe torturonin psikologjikisht, ndaj ia lanë në dorë kitarën Tomi Kondakciut duke i kërkuar të këndonte për Enver Hoxhën. Atëherë, Tomi preu mollëzat e gishtërinjve vetëm që të mos e plotësonte atë kërkesë. Dhe nuk ishte ky i vetmi rast kur sakrifikoi për të mbrojtur dinjitetin. Tomi Kondakci tregon për kujto.al vuajtjet e viteve të tij të burgut që zgjodhi t’i përballonte pa bërë kompromise

Intervistoi: Najada Pendavinji

Tomi Kondakci është një nga të persekutuarit e regjimit komunist për të cilin portat e burgjeve komuniste do të hapeshin që në moshën 19-vjeçare duke iu ndërprerë në mes ëndrra për të ndërtuar të ardhmen larg Shqipërisë së diktaturës komuniste e cila nuk i jepte mundësinë për të zhvilluar artin e tij: muzikën. Ai ka lindur në vitin 1959 në qytetin e Korçës. Kalvari i vuajtjeve dhe persekutimit të tij fillon pikërisht ditën e arrestimit, 21 prill 1980 duke u dënuar me akuzën e tentativës për arratisje dhe agjitacion/propagandë. Tomi Kondakci dënimin e tij e vuajti fillimisht në burgun e Spaçit dhe më pas në kamp burgun e Qafë-Barit, duke u bërë edhe një nga dëshmitarët okularë të revoltës së Qafë-Barit për të cilën përpos të tjerave thotë që mendohet se ishte e programuar nga vetë Ministria e Brendshme për të bërë eliminimet e radhës të cilat do të ishin të pamëshirshme. Tabloja e dhunës dhe sfidës për të mbijetuar nga burgjet komuniste e dëshmuar nga ai është aq tragjike saqë kalon çdo përfytyrim. Sot ai është 60 vjeç dhe vazhdon aktivitetin e tij muzikor në qytetin e Korçës duke jetuar atë që regjimi komunist pavarësisht dënimit, nuk e zbehu dot: pasionin për kitarën dhe këngën.

Tomi Kondakci dhe grupi muzikor i atyre viteve
Z. Kondakci, cila është arsyeja e arrestimit tuaj?

Arsyeja… regjimi komunist ishte një regjim politik i cili dhunën dhe terrorin e kishte si qëllim në vetvete që nuk e ushtronte vetëm mbi personat që ishin pontencialisht të rrezikshëm për sistemin, por edhe kundrejt atyre individëve që thjesht mendonin ndryshe. E njëjta gjë më ndodhi dhe mua. Isha 19 vjeç kur u përfshiva në vorbullën e hakmarrjes komuniste e cila shërbente për të mbajtur gjallë vrullin e terrorit. Kështu jam dënuar për herë të parë në 1980, për tradhtinë ndaj atdheut, në formën e arratisjes jashtë vendit, mbetur në fazën e tentativës dhe agjitacion/propagandë. Ishin vitet ’79-’80 dhe shoqëria shqiptare ishte e survejuar, jo e lirë në mendime dhe veprime. E vetmja mënyrë për të qenë i lirë ishte arratisja nëpërmjet kufirit. E dija që nuk do kisha të ardhme në Shqipërinë komuniste për vetë pasionin që unë kisha: këngën dhe kitarën. Kisha kohë që e mendoja një gjë të tillë, të cilën nuk e kisha biseduar as me prindërit. Destinacioni do të ishte sigurisht Amerika. Nuk u nisa i vetëm, erdhën edhe dy nga shokët e mi, njëri prej të cilëve ishte Vat Kola djali i Marash Kolës, kryetar Dege, të cilët e shprehën që kishin të njëjtën dëshirë. Kështu që nuk na mbetej gjë tjetër veçse të realizonim atë që kishim në mendje. Itinerari do të ishte Korçë–Pogradec–Tushemisht–Ohër–Jugosllavi. Kemi ecur në këmbë deri në momentin kur kam kuptuar se shokët nuk i kisha më mbrapa meje, më kanë lënë te Bunkeri i Pogradecit. Ata më kishin spiunuar te Sigurimi i Shtetit. E vetmja gjë që mendova në ato çaste ishte të vazhdoja rrugën që nuk e dija as vetë ku do më çonte. Vazhdova me not dhe pas 3 km që kisha bërë u kapa në flagrancë për të kaluar kufirin.

Tomi Kondakci ne moshen 19 vjecare

Çfarë ndodhi në hetuesi?

Hetuesia e kohës ishte vendi ku njeriu mund të pësonte një transformim të personalitetit të tij si pasojë e torturave, rrahjeve, poshtërimit moral, përbuzjes, presionit psikologjik që ushtrohej mbi të, për të pranuar krime të cilat nuk i ka bërë kurrë. Menjëherë pas arrestimit më çuan në Degën e Brendshme këtu në Korçë. Birucat e Korçës ishin të tmerrshme. Për mua nuk ishin të panjohura për arsye se ato ndodheshin përballë shtëpisë sime. Na ndante vetëm një mur ku dëgjoheshin fare mirë britmat dhe ulërimat e secilit prej të dënuarve që ndodheshin brenda birucave. Hetuesit e çështjes sime ishin Petrit Lila nga Vlora dhe Arqile Dine. Hetuesia ka vazhduar gati 8 muaj. Pyetjet ishin nga më të ndryshmet të cilat kishin një synim të vetëm: të pranoja se kisha bërë krime kundër shtetit. Në fakt unë e pranova se qëllimi im ishte të arratisesha nga vendi për një jetë më të mirë në vendin e largët, Amerikë. Sigurisht që këtu u acarua situata pasi ata nuk mund ta pranonin se ne ishim të pakënaqur nga sistemi komunist dhe nuk pajtoheshim me të. Pyetjet shoqëroheshin me rrahje dhe goditje derisa ata thoshin: “mjaft!”.

Si u zhvillua gjyqi? Cili ishte prokurori dhe gjykatësi që vendosi dënimin tuaj?

Pas përfundimit të hetuesisë, u zhvillua gjyqi. Gjyqi u bë shembullor dhe u quajt gjyq me dyer të hapura. Ai u realizua në ambjentet e Gjykatës së Korçës ku merrnin pjesë e gjithë shoqëria ime dhe shumë njerëz të tjerë të cilët nuk i njihja por ata më njihnin pasi unë e kam ushtruar aktivitetin tim muzikor deri në një periudhë. Sigurisht që pati edhe paragjykime dhe ofendime nga ana e tyre, por për këtë arsye shërben gjyqi me dyer të hapura: në poshtërimin përpara njerëzve dhe më kryesorja në frikësimin e pjestarëve të tjerë të shoqërisë duke i treguar se çfarë i priste nëse vepronin si unë. Gjykatësi dhe prokurori i çështjes ishin Vera Halili dhe Vaskë Pano. Vendimi që mori Gjykata e Korçës ishte dënimi për“tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes së mbetur në tentativë”dhe për “agjitacion/propagandë” me 12 vjet burg.

Ku e vuajtët dënimin, në çfarë burgu apo kampi?

Dënimin e kam vuajtur në dy prej burgjeve dhe kampeve më të egër të asaj kohe, Spaçi dhe burgu i Qafë-Barit. Fillimisht më çuan në burgun e Spaçit. Ne ishim të rinj dhe të aftë për punë, kështu që m’u desh të provoja punën e vështirë në galeri ku të rrezikohej jeta nga çasti në çast. Ishin të tmerrshme kushtet e punës dhe mbijetesës në minierën e Spaçit. Përsa i përket ushqimit ishte i “bollshëm” pasi duhej energji për të përballuar punën me turne, e cila nuk paguhej aq sa ne meritonim sepse grabitej shpërblimi. Nuk kam qëndruar shumë, gati 2 vite e gjysmë, por nëse do të donit t’jua përshkruaja situatën që mbizotëronte në Spaç, mund t’ju them me plot bindje se në këtë kamp pasqyrohej më së miri politika kriminale e komunistëve të cilët ishin “hiena” që nuk ngopeshin kurrë me jetë njerëzish. Në këtë kamp ashtu siç mund të këtë ndodhur edhe në kampet e tjera komuniste, ishin të shumta aksidentet gjatë punës në galeri për të cilat jo vetëm që nuk merrej asnjë masë sigurie, por shërbenin edhe si një hakmarrje ndaj të dënuarve. Por përpos të tjerave ishte edhe jeta kolektive e cila të ndihmonte ta ndaje sado pak dhimbjen dhe rrjedhën e jetës që vazhdonte pavarësisht gjithçkaje. Prandaj unë dua të përmend bashkëvuajtësit e mi si: Muhamet Pojani, Petrit Bazelli, Sherif Merdani, Vasil Jano, Fevzi Alizoti, Visar Zhiti etj… me të cilët kam ndarë jo vetëm burgun por e kemi ruajtur atë miqësi edhe pas tij.

Si e kujtoni burgun e Qafë-Barit?

Menjëherë mbasi u mbyll burgu i Ballshit, edhe një pjesë e të burgosurve të Spaçit shpërngulen për në një tjetër kamp që ishte kampi i Qafë-Barit. Nga një ferr në një ferr tjetër. Pjesë e këtyre të burgosurve do isha edhe unë. Ditën që e mora vesh se do shkonim në Qafë–Bari kisha takim me familjarët e mi, ishte rrugë e largët dhe për këtë arsye kishte erdhur vetëm babai. Ata e përjetuan shumë keq dënimin tim, por lavdi Zotit nuk u prekën nga sistemi si pasojë e persekutimit tim pasi dihet se përndjekja e regjimit komunist nuk mbaronte me burgosjen e atij që kishte bërë “fajin”, por vazhdonte edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes. Sigurisht që unë babait nuk ia përmenda pjesën e transferimit sepse do ndiheshin shumë keq dhe nuk doja që të mundoheshin të vinin deri në Qafë-Bari pasi ishte jo vetëm mundim nga ana e tyre por edhe shpenzim i tepërt. Qafë-Bari ishte një vend i vendosur mes maleve nga të cilat vinte një acar i tmerrshëm. Në këtë kamp mund të them se ishim rreth 900 të burgosur ku shfrytëzoheshim për të nxjerrë mineralet nga shkëmbinjtë, por me mjete primitive. Pra të burgosurit mbanin peshën më të madhe në nxjerrjen e mineraleve, duke realizuar planin vjetor që kishte vetë Dega e Brendshme. Në Qafë-Bari ndodheshin katër biruca njëra prej të cilave quhej “biruca e akullit”, të cilën e kam provuar edhe unë për 30 ditë. Motivi ishte tepër banal: “mosrregullimi i krevatit”. Në këtë birucë futeshe vetëm me rrobat e trupit dhe gjatë natës bëje ecejake pasi i ftohti ishte i tmerrshëm. Përsa i përket revoltës unë isha pjesëmarrës në të si gjithë të tjerët dhe mund të them me plot bindje se vërtet të burgosurit kishin një mijë arsye për të shpërthyer në revoltë, por iniciatorët e saj të vërtetë ishin vetë personat e Ministrisë së Brendshme dhe të Sigurimit të Shtetit, të cilët mendonin se kishte erdhur momenti për të asgjësuar mizorisht “disidentët” që sipas tyre rrezikonin pushtetin komunist…

Ka pasur tentativa për të të bërë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit?

Po, ka pasur. “Portat” e Sigurimit të Shtetit ishin të hapura për këdo që do të godiste kundërshtarët e regjimit. Sigurisht që në këmbim të kësaj kishe përfitime të ndryshme. Mua më ka ndodhur që gjatë kohës që vuaja dënimin në burgun e Spaçit më thërrasin në organet e Sigurimit të Shtetit për t’u bërë spiuni i tyre, por jo vetëm kaq: ata kërkonin nga unë të dilja dëshmitar në gjyq kundër shokut tim, Kiço Mihallarit. Sigurisht që unë nuk pranova pavarësisht presioneve që ata bënë ndaj meje. Mund t’ju duket e pabesueshme pasi në gjendjen që ishim ne, një vijë e hollë na ndante për të pranuar në këmbim, ndoshta edhe të lirisë… por ndërgjegjja dhe humaniteti nuk mund të zbehej për asnjë lloj përfitimi që mund të vinte nga ai regjim i cili tentonte të ngurtësonte edhe gjënë më të shenjtë, ndjenjën njerëzore. Si pasojë e mospranimit tim për t’u futur në vorbullën e spiunimit, jam ridënuar me dy vite burg, ku, nga 12 vjet që ishte vendimi i gjykatës, u bënë 14 vjet burg. Unë isha i lumtur pavarësisht ridënimit pasi nuk humba miqësinë me shokun tim dhe më kryesorja dinjitetin tim.

Keni ndonjë ngjarje të veçantë që ju ka mbetur në mendje?

Ngjarje ka plot pasi nuk ishin ditë që kaluam në burgjet komuniste, por ishin vite. Por unë do të të përmend një situatë e cila jo vetëm që më ka ngelur në mendje, por është edhe pjesë e trupit tim. Kur isha në burgun e Spaçit duke qëndruar nëpër kapanone me bashkëvuajtësit e mi, na vijnë personat e komandës të cilët kishin me vete vegla muzikore: e para ishte kitarë dhe tjetra firzamonikë. Afrohen duke ma dhënë mua kitarën dhe firzamonikën një tjetri. Ata e dinin shumë mirë që unë dija t’i bija kitarës dhe na kërkojnë që të këndojmë një këngë për Enver Hoxhën. Ky ishte poshtërim. Pavarësisht sa më kishte munguar kënga dhe kitara unë jo vetëm që nuk do t’i bija, por edhe sikur të më jepnin dënimin më të madh nuk do këndoja për atë njeri. Dhe ashtu bëra: i kërkova shokut tim Feim Salianjit që ndodhej atje, të m’i priste mollëzat e gishtërinjve me sqepar. Ai e kishte shumë të vështirë ta bënte një gjë të tillë, por e detyrova pasi nuk kishte mundësi tjetër si të veproja. Edhe sot më kanë ngelur shenjë e së kaluarës që sa herë i shikoj ndihem krenar që e bëra atë gjë. Kështu që kënga për atë njeri nuk u realizua dhe nuk do realizohej kurrë nga ana ime. Kishte edhe të tilla ndodhi nëpër burgjet komuniste, por që duhet të dije të mbijetoje me nder.

Si vazhdoi jeta juaj pasi u liruat?

Jam liruar në vitin 1987 me dekret të Kuvendit duke bërë vetëm 7 vjet e 8 muaj burg nga 14 vjet që u dënova pasi përfitova nga puna që unë bëja, por edhe nga amnistitë që po realizoheshin në atë kohë. Ky lajm më ka rënë si “rrufe nga qielli”, pasi nuk e prisja një gjë të tillë. Kthimi në shtëpi është një ndjesi e veçantë, atje ku të presin nëna, babai, familjarët, por edhe miqtë e vjetër. Përballja me jetën e pasburgut ishte edhe më e vështirë sesa e mendoja pasi njolla e biografisë do të ngelej një kallo e madhe që duhej kohë për ta pastruar. I tillë ishte ngritur regjimi komunist që edhe pas rënies së tij të linte gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive të vetë shoqërisë shqiptare ku shtresa e të persekutuarve do të shihej gjithnjë si “armiqtë e popullit”…

Burimi/Mapo.al

Cfare po ndodh me festivalin e 58 – te te RTSH?!…

No Comments Lajme Opinion

Nga Ardiana Mitrushi

Habia ma e madhe ndodh vetem ne Shqiperi… O Zot apo Allah cfare do me qene, por qe të arrije korrupsioni ne keto permasa gjigande kjo asht nji paturpesi per artin dhe kulturen Shqiptare… Qe kur kjo kengetare Eli Fara na qenkerka bere edhe kompozitore, hajde po ja hamë “autoresine” e tekstit të kenges, por kompozitore kjo asht nje paturpesi legale… Pra, Eli Fara na qenkerka bere “kantautore”… nese kompozicioni do na ngelet ne dore të kengetareve duhet të pranojme teorine denegruese të gjithe gjenerates se shquar të kompozitoreve shqiptare kudo qe jane të japin doreheqje nga profesioni juaj I nderuar. Eli Fara e vetequajtur “muzikante/kompozitore” dhe pa dyshim ky kompozicion asht shkruar nga Adrian Hila, por qe të mos krijohet sensacion per multi pjesemarrje, dhe keshtu manipulimi merr forma të tjera autoresie … O Zot mos ne thoni qe shoqja Vera po na nxjerr edhe pastruesit e televisionit kompozitore … I lutem të gjithe miqeve dashamiresve te artit dhe kultures të shperndajne kete post pasi asht teper indinjuese kjo lloj pjesemarrje duhet të nxisim njeri tjetrin qe të ndalojme kete korrupsion masiv… Diana Ziu, Aleksander Vezuli, Aleksander Peci edhe shumë e shume kompizitore të shquar të artit dhe muzikes shqiptare të bashkohemi ne nje per të mbrojtur kauzen kombetare per mbrojtjen e gjenerates se shquar të kompozitoreve tane… ju lutem të ngrini zanin tuaj per kete manipulim televiziv qe po ndodh dhe asht perhapur paturpesisht edhe ne mediat kudo… me indinjate të thelle bashkohem me ju gjigandet e muzikes shqiptare dhe me zemer jam prane jush… Ky festival i 58 do shenoje nje marke turpi per të gjithe ne 🎼🎶🎵🎶🎵🙏🏻🙏🏻🙏🏻 mbroni kompozitoret tane të shquar 🙏🏻🙏🏻🙏🏻

Sot fillon Java kundër korrupsionit

No Comments Lajme Opinion

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, për vitin e katërt me radhë, janë bërë bashkë në Javën kundër Korrupsionit, e cila do të nisë sot.

Gjatë kësaj jave do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në qeverisje, prokurim publik, shëndetësi e arsim, teksa fokusi kryesor do të jenë sinjalizuesit, mbrojtja e tyre dhe ligji për sinjalizuesit, i cili është miratuar këtë vit.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID, prezantojnë të gjeturat e studimit rreth Perceptimit të Korrupsionit sipas Bizneseve.

Edhe Organizatat e Koalicionit do të publikojnë Kalendarin e Aktiviteteve të Javës kundër korrupsionit. Ndërsa, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizon ekspozitën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit 2019.

Lëvizja FOL mban tryezë diskutimi me temë “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve – Sfidat e zbatimit në praktikë”, teksa UNDP dhe Agjencia zvicerane për zhvillim dhe kooperim SDC organizojnë ceremoni të ndarjes së çmimeve për gazetari me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, shkruan KP.

Po me rastin e kësaj dite, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe “Betimi për Drejtësi” me rastin e shfaqjes së premierës së dokumentarit “Sinjalizuesit e korrupsionit”, kanë organizuar një program, ku do të flasë edhe zëvendës shefi i Ambasadës amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe.

Ndryshe, Java Kundër Korrupsionit, e cila mbështetet nga Ambasada amerikane në Prishtinë, do të zgjasë deri më datën 13 dhjetor.

Burimi / klankosova.tv

Një shoqëri që çuditet nga të mençurit

No Comments Lajme Opinion

Autor: Mero Baze
Nëse do të kuptosh ku ka mbërritur niveli i njerëzve publik në Shqipëri, mund të shikoni adhurimin me të cilin është mbështjellë portreti i pedagoges Luljeta Bozo, për shkak të daljeve të saj në ekran me rastin e tërmetit. Befas njerëzit duket sikur kanë zbuluar “arushën Mira” që i zbavit dhe qetëson këto ditë të stresuara, dhe janë gati ta shpallin brenda ditës, ministre, kryeministre, presidente, e gjithçka tjetër.

Kjo vjen pikë së pari nga fakti se për vite të tëra shoqëria jonë promovoi njerëz mediokër, dhe quan shkrimtarë njerëz që botojnë pallavra mediokre publicistike apo libra kuzhine, quan shkencëtarë njerëz që kopjojnë studime shkencore dhe i paraqesin si punë shkencore, quan inxhinierë, njerëz që urdhërohen nga investitorë kriminelë, dhe quan menaxherë njerëz që dinë të bëjnë tendera.

Befas tërmeti zbuloi që ata që merren me tërmete janë shkencëtarë, ata që duhet të ndërtojnë godina duhet të jenë inxhinierë, ata që studiojnë fortësinë e dherave quhen gjeologë, dhe mbi të gjitha, ata dinë të flasin e të shpjegojnë qartë.

Nuk kanë nevojë as të thonë fjali të tipit “sonilameço”, dhe as të kenë orë të shtrenjtë si Fevziu.

Profesore Luljeta në fakt është vërtet një pedagoge e mrekullueshme, që meriton të respektohet. Por brezi i profesorëve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shqipëri, është brezi i shkencëtarëve të vërtetë të Shqipërisë.

Jo i këtyre që mbrojnë mastera me llafollogji që nuk aplikohen askund, por brezi i atyre që puna shkencore kthehej në godinë, galeri, puse shpimi, apo diga hidrocentrali.

Deri në vitin ‘90 ata mbajtën jo vetëm peshën e mësimëdhines, por dhe peshën e kërkimit shkencor në vend, si dhe drejtimin e shumë veprave të mëdha inxhinierike.

Sot shumica e tyre janë në fund të jetës së tyre biologjike, me pensione modeste dhe të shpërfillur nga shoqëria.

Prej vitit 2007, qeveria e Sali Berishës i mbylli gjithë Institutet kërkimore shkencore të vendit, duke i kaluar në ndërmarrje pasive në varësi të Universitetit të Tiranës, i cili praktikisht i ka asgjesuar. Mes tyre dhe Institutin e Sizmiologjisë.

U shkatërruan dhe u “ristrukturuan” duke humbur bazën e të dhënave shkencore, Shërbimi Gjeologjik i Shqipërisë, Shërbimi Minerar dhe dhjetëra institute shkencore në vend.

Universiteti i Tiranës harxhon 400 milionë lekë për roje dhe 4 milionë lekë për kërkime shkencore. Shumica e tyre u nxorën në pension. Vetë profesore Luljeta u pushua nga puna nga Sali Berisha në vitin 2010.

Në vend të profesorëve u shpikën ata që quhen “ekspertë” të pavarur, të cilët shesin produktet shkencore të komunizmit si punë të tyre, dhe firmosin nën lehtësinë e honorarit, çdo oponencë teknike që kërkojnë investitorët.

Goditja që qeveria shqiptare u ka dhënë më 2007 gjithë Instituteve Kërkimore në Shqipëri, ishte në fakt hapi i parë për goditjen ndaj arsimit në Shqipëri.

Duke goditur Institutet Kërkimore, u godit elita shkencore e vendit dhe u doli turpi gjithë mediokrëve dhe njerëzve të paaftë, të shpalleshin pedagogë, fillimisht në Universitetet private, e pastaj në publik, duke dalë nëpër ekrane.

Pa goditur këtë elitë shkencore, vështirë se do të krijohej brezi i Universiteteve private si kërpudha, që relativizuan shkencën, relativizuan elitën shkencore, relativizuan thellësinë e dijes dhe shkollimit në Shqipëri, dhe në vend të profesorëve, promovuan në ekrane propagandistë autodidaktë, që ua shkruajnë poshtë me titra titullin “pedagogë”.

Për shumë vite, gati më shumë se një dekadë e gjysëm, shqiptarët mendojnë se pedagogë janë ata mediokrit që shfaqen në ekrane.

Dikush ka ndeshur rastësisht tek Luljeta Bozo dhe befas njerëzit panë që shkencëtarët qenkan ndryshe, jo si ata që lulëzuan pasi u shkatërruan Institutet shkencore dhe elita shkencore e vendit.

Dhe të gjithë befas adhurojnë profesore Luljetën, e cila meriton në të vërtetë gjithçka.

Sot dëgjova dhe Presidentin që është pjesë e këtij krimi politik, i cili kërkon të bëhet një hartë e risqeve sizmike në vend, nga struktura të specializuara.

Në fakt, katër profesorët më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, Shyqyri Aliaj, Siasi Koçiu, Betim Muço (vdekur) dhe Eduard Sulstarova, që janë dhe baballarët e sizmikës dhe sizmiotektonikës, e kanë bërë që në vitet tetëdhjetë një hartë të tillë, e cila përcakton me detaje në çdo rajon të Shqipërisë, se sa dhe si duhet ndërtuar.

E ka dhe Durrësin e Tiranën shumë qartë.

Por pas viteve ‘90, ata jo vetëm që u injoruan si personalitete, por u injorua dhe puna e tyre shkencore, duke u vjedhur, nëpërkëmbur dhe shitur privatisht nga “ekspertët”.

Shqipëria është vendi që ka më shumë statistika të gjeologjisë inxhinierike në botë për metër katror, pasi është vendi që ka bërë më shumë shpime gjeologjike për nevoja të ekonomisë në kohën e komunizmit.

Të dhënat e atyre shpimeve janë në dosje të mykura, nëse janë gjallë në arkivat e ndërmarrjeve gjeologjike, dhe Insititutet që janë mbyllur, shkrirë e rishkrirë, mund t’i përpunonin ato të dhëna, të ndërtonin hartat dhe diagrama rreziku për çdo kilometër katror të Shqipërisë, që nga Tropoja deri në Konispol.

Por kjo është një histori që tani kujtohet vetëm se na ra tërmeti.

Pasi ky rrezik të kalojë, pasi të mësohemi me të keqen, përsëri në ekran do kemi gjithologë mediokër, politikanë që do thonë se tërmetin e solli “Syri i Kuçedrës”, apo paranojakë që do thonë se e sollën shpimet në Mesdhe.

Në ekrane pas kësaj do të ketë injorantë që shfaqen si pedagogë dhe që për të mbuluar boshllëkun intelektual, bëhen njerëz politik dhe zënë llogoren e tyre.

Kjo na ka katandisur aq keq, sa tani Luljeta Bozo është bërë një yll ekranesh, pasi njerëzit kanë harruar të dëgjojnë njerëz të mençur duke folur.

Yll je profesore, qoftë dhe që u kujtove të gjithëve, se nuk shkohet gjithë jeta me budallenj.

Burimi / klankosova.tv

Puthje, përqafime dhe shtrëngime duarsh; ja çfarë ndodhi dje në takimin mes Ramës dhe Erdogan

No Comments Lajme Opinion

Kryeministri Edi Rama ishte dje në Stamboll, ku zhvilloi një takim me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Dy liderët u dukën të dy të qetë dhe shumë miqësorë me njëri tjetrin, ndërsa ndanë në një konferencë për shtyp, ato se çfarë diskutuan në gati tre orë takim.

“Takimi me Erdogan zgjati rreth 3 orë. Folëm për shumë gjëra në të gjitha aspektet. Kemi të gjitha çadrat e nevojshme kanë filluar të instalohen, të tjerat nisen sot. Për banesat ka filluar puna, po përcaktojmë vendet. Ndihma ka qenë e gjithë anshme, nuk flasim vetëm për çadra kanë ardhur dhe njerëz, jo vetëm gjëra materiale”, tha Rama.

Ndërsa Erdogan u shpreh: “Do jemi në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri që të diskutojmë për pjesën e rindërtimit. Do të diskutojmë sërish edhe me kryeministrin Rama për këtë pjesën e ndërtimeve.

Do tu tregojmë shokëve tanë që janë atje edhe për ndërtimet, disa prej tyre do jenë më bazë çeliku. Mendoj që brenda 6 muajve maksimumi deri në një vit ndërtesat do jenë kryer. Për shkak të dimrit do dërgojmë çadra specifikisht për dimër për të gjithë ata që janë pa shtëpi”, deklaroi Erdogan për Top Channel.

Burimi/ Gazeta SHQIP

Shkuan me hanxhar të grabisnin shtëpinë me kanabis në Londër, kapen mat 3 anëtarë të ‘Hellbanianz’ (FOTO)

No Comments Aktualitet Lajme

Tre shqiptarë janë arrestuar në Britani, teksa kanë sulmuar një shtëpi në veri të Londrës që ishte shndërruar në një depo të sofistikuar të drogave nga kriminelët rumunë.

Azen Dajci, 26 vjeç, i cili drejton një Mercedes të artë me targa HEII BOZ, mori pjesë në bastisje së bashku me të tjerët përfshirë Fabion Kuci, 27 vjeç, dhe Ardi Sheta, 18 vjeç. Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe Tasered Dajci, u përpoq të ikte, por nuk ja doli.

Në nëntor të vitit të kaluar, “Sunday Express” publikoi imazhe të bandës Hellbanianz që pozonin me para, makina, armë dhe kanabis. Banda, e cila ka origjinë nga Barking, ka marrë përsipër tregtinë fitimprurëse të kanabisit dhe ka lidhje me kartelet e kokainës.

“Grupi kishte marrë informacion që kjo ishte një fabrikë që vlente qindra mijëra dollarë. Ata hynë nga dera e pasme dhe filluan që të prisnin kanabisin dhe ta fusnin në qese të zeza. Por u detyruan që të largoheshin duke lënë pas dy qesë dhe një hanxhar”, tha Christopher Hewertson.

Burimi/ Gazeta SHQIP