Home

Lajme

Bujar Nishani – Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit 2021, nuk do të jetë as kuvendi i Kryetarit të Partisë, as kuvendi i kryesisë së Kryetarit dhe as kuvendi i kryetarëve lokalë.

No Comments Lajme Opinion

Agjitatorët dhe patronazhistët e Edi Ramës për Lulzim Bashën, bëjnë sikur harrojnë që ky Kuvend është kuvendi i anëtarësisë së Partisë Demokratike, është kuvendi i njerëzve të lirë, delegatëve që përfaqësojnë vullnetin politik dhe mandatin përfaqësues të njerëzve të zgjedhur drejtpërdrejtë nga anëtarësia në qytetet, fshatrat, lagjet e Shqipërisë, atje ku është realisht ekzistenca e Partisë Demokratike.
Sot nuk ka më asnjë vlerë e pushtet statutor e asnjë peshë politike as vetë kryetari i partise e asnjë institucion apo aktor tjetër brenda asaj partie, përsa kohë tashmë është aktivizuar Kuvendi Kombëtar.
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike (ai me anëtarët e PD, jo tallavaja me socialistët e doganave dhe tatimeve) është me statut, me kod e zakon, maja e fuqisë dhe pushtetit vendimarrës në atë parti.
Coli me Lolin (apo Edi me Lulin) nuk kanë parë gjë akoma dhe as që arrin tua rrokë mendja se me çfarë do të përballen nga kjo furi e demokratëve, patriotëve dhe të pa kapurve, të këtij vendi.
Coli me Lolin, nuk e kuptojnë dot se tek demokratët partia nuk është tek kryetari por tek anëtarësia, tek ata që nuk i blen e nuk i shet dot Edi Rama, tek ata që nuk i marrin dot peng qarqet më të egra antishqiptare.
Sot ka një numër të pakët avoketërish të Lulzim Bashës dhe modelit të tij politik e moral.
Megjithëse ata janë një pakicë krejt e vogël, përsëri ata janë qytetarë të këtij vendi, janë në të drejtën e tyre politike e shoqërore.
Askush nuk mundet ti paragjykojë apo gjykojë ata për zgjedhjen e modelit politik e moral që kanë bërë.
Eshtë pjesë e lirisë dhe së drejtës së tyre personale të njehësohen me modelin politik e moral të Lulzim Bashës.
Por një emër e kanë e do ta kenë gjithmonë.
Atentatorë të së drejtave të barabarta, asgjesues të standarteve demokratike, tampon të mundësisë për alternimin e një pushteti të zhytur në korrupsion e skandale.
Tashmë ky shërbim i tyre po bëhet gjithmjë e më i pavlerë.
Sot, përcaktimin e modelit të Partisë Demokratike për betejën që pregatitet të nis nesër, e kanë marrë në dorë shumica dërrmuese e asaj partie.
Demokratët e dinë mirë se beteja e tyre nuk nis e mbaron në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit 2021.
Ai kuvend, do të jetë dhe do të mbetet historik, pikërisht për atë model që vendos e për atë betejë që nis.
Kjo është beteja që nis nga një pjesë e kësaj shoqërie por që shkon në shërbim të gjithë shoqërisë.
Kjo është beteja e njerëzve që prej 8 vitesh janë dhunuar në liritë dhe të drejtat e tyre më fondamentale.
Qyterarëve që janë pushuar nga puna për bindjet e tyre politike.
Në Shqipëri kjo do të thotë të lësh pa bukë e pa ngrohje, pa strehim e pa mjekim, familjet e tyre.
Demokratëve që janë arrestuar, burgosur e dhunuar birucave të policisë, pse dolën të protestojnë e të mos pranojnë hajninë e pushtetarëve.
Shqiptarëve që nuk ju hapet kurrfarë dere e nuk u jepet kurrfarë shërbimi publik, pasi konsiderohen kundërshtarë politik të Edi Ramës e rilindsve.
Lulzim Basha dhe avokatia e tij mund të mos i kenë patur këto probleme.
Madje mund të kenë patur benefite, në administratë, bisnese, punësime, premtime pushteti etj., por pikërisht këtu qëndron arsyeja e diferencës së madhe midis ekzistencës së një shumice dërrmuese që ka nisur betejën për ndryshim dhe një minorance pakice që reziston.
Demokratët e dinë mirë se nuk e kanë betejën vetëm me Lulzim Bashën por edhe me klanin mafioz të pushtetit dhe zgjatimet e tij, që ka marrë nën kontroll e nuk e lëshon vulën dhe disa institucione të partisë së tyre.
Ndaj beteja që ideohet dhe nis më 11 Dhjetor 2021, është beteja për Shqipërinë.
Ska atentat e atentator ta ndal dot !
Eshtë shumica dërrmuese, fizike, shiprtërore e morale, qyteteve, fshatrave, rrugëve, shesheve të Shqipërisë, “o budalla”

Burimi/Facebook

Organizatorët e foltores dhe të kuvëndit “foltorist” janë një grup interesi antiPD e antiSHBA

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Foltoristët berishistë nuk janë fraksion politik në Partinë Demokratike, por saktësisht janë një grup interesi në Partinë Demokratike, një grup inatxhinjsh, interesaxhinjsh e të korruptuarish madje edhe më agresiv se sa pushteti korruptiv e hajdut i grupit qeveritar të Edi Ramës. Nëpër ato foltore bëhet inkuizicioni kundër Bashës për të mbuluar antiamerikanizmin dhe hakmarrjen kundër SHBA-ve pse ato e shpallën “non grata” Sali Berishën.

Aty organizohen sulme me qëllim denigrimin edhe të mbështësve të Bashës, sic bën Kokalari me akuza e shpifje të fabrikuara nga Berisha e që i artikulon Kokalari kundër Grida Dumës.

Foltorja ëhtë kthyer në një tribunë që heretizon dhe e dëmton PD-në,dhe nuk e di se cfarë tjetër më të dëmshme duhet që të bëjnë foltoristët në mënyrë që ata të përjashtohen nga PD-ja?!

Organizatorët dhe shumë prej të tjereve që i mbushin sallat e foltores së Berishës janë thjesh dhe i bashkon vetëm interesi personal për të mbajtur, ruajtur, siguruar e mbrojtur veten e tyre politikisht.

Foltorja nuk ka as ide, as program, as vizion dhe as mision politik por vetëm bëjnë zhurmë e tymnaja coroditëse e mashtruese për të manipuluar opinionin publik, antarësinë e simpatizanët e Partisë Demokratike me qëllim për t’i përdorur ata si vlerë numerike apo material njerëzor për përfitime dhe në favor të këtij grupi interesaxhinjsh të cilët gjithmonë vetëm sa e kanë përdorur e shfrytëzuar Partinë Demokratike për interesa personale.
Ky grup interesi është në konflikt me ndryshimin , është në konflikt me të renë dhe është në konflikt me Vetting-un dhe me luftën kundër korrupsionit.

Ky grup është në konflikt dhe kundër demoktratizimit dhe hapjes së Partisë Demokratike.

Ky grup interesi është edhe kundër SHBA-ve sepse SHBA-të nuk mbështesin korupsionin dhe të korruptuarit.

Këtë grup interesi brënda PD-së e mbështet edhe politika jasht PD-së, ata të cilët kanë interesa që të mos ketë ndryshim në Shqipëri, ata të cilët politikisht që janë jashtë e kundershtarë të PD-së e që nuk e duan Vetting-un e Drejtësisë dhe as Vetting-un e politikës.
Foltoren e Berishës e duan edhe Ilir Meta si dhe edhe kryeministri Edi Ramna dhe grupi i interesit që qeveris, pra e duan rilindasit e Edi Ramës.

Foltorja është një grup intersi që kërkon ta rimarrë drejtimin dhe lidershipin e PD-së.

Partia Demokratike duhet ta përjashtojë këtë grup intersi i cili po e gërryen dhe po e dëmton rëndë atë, dhe në pamundësi që ky grup pucist antiPD për ta marrë Partinë Demokrastike ai do të formojë një parti tjetër.

Do të ishte e rëndë jo vetëm për PD-në, por për tërë opozitën, për tërë politikën shqiptare dhe për Demokracinë e Shqipërinë sikur PD-ja të binte në dorë të këtij grupi foltoristo-pucistësh, pasi në rast të një zhvillimi të tillë edhe SHBA do të ndërpresë cdo marrëdhënie me Partinë Demokratike.

Dhe nuk ka dhe nuk do të mund që të ndodhë që për të mbrojtur “non grata”-n e Berishës nuk do të mund dhe nuk besoj se do të jenë dakord demokratët që të sakrifikojnë Partinë Demokratike për Berishën.

Shqipëria duhet të marrë leksione demokracie nga Kosova

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqipëria ka probleme të mëdha me demokracinë.

Demokracia në Shqipëri është një sistem hibrid mes diktaturës e demokracisë.

Në Shqipëri ka pluralizëm partiak, pra ka shumë parti, por të cilat nuk kanë demokracitet të brëndshëm, pasi ato i sundon autokracia, servilizmi e korrrupsioni.

Në Shqipëri flitet dhe akuzohet nga publiku dhe nga vetë politika për tradhti të politikës, për antikombëtarizëm të politiës, pë krim e korrupsion të politikës, por gjithmonë mbetën në pushtet dhe në krye të politikës po ata individë.

Patitë politike në Shqipëri janë të kapura nga një grup i ngushtë interesi dhe nga lidershipët e tyre. Ato janë agjensi pazaresh e interesash personale e klanore. Ndërsa në partitë politike të Kosovës ka më shumë demokraci e liri të brëndshme, dhe sic e tregojnë faktet e këtyre viteve të fundit në partitë politike të Kosovës,te ato më kryesoret si p.sh. LDK-ja.

Kosova në politikë ka qarkullim elitash, ndërron kryetarë e kryesitë e partive, ndërron e zëvëndëson elitat si dhe ka më shumë liri e demokracitet të brëndshëm.

Dallim tjetër dhe më kryesori mes demokracisë në Shqipëri dhe të asaj në Kosovë është fakti i realizimit të vlerave e të standardeve demokratike që ka të bëjnë me cilësinë e zgjedhjeve që edhe është treguesi kryesor i standardit të demokracisë.

Në Kosovë zgjedhjet nuk manipulohen, vota nuk vidhet e a nuk trafikohet sic bëhet e veprohet në Shqipëri ku zgjedhjet manipulohen e vota shitet e blihet deri aty sa manipulimi e shitblerja e votës përcaktojnë dhe vendosin fituesin e zgjedhjeve

Kosova rezultatin e zgjedhjeve si ato qëndrore e vendore i shpalll brënda 24 orëve kurse në Shqipëri një gjë e tillë nuk bëhet pa kaluar ditë e javë dhe madje edhe muaj.

Humbësi dhe humbësit e zgjedhjeve në Kosovë e pranojnë rezultatitin dhe modestisht edhe ia urojnë fitoren kundërshtarit, ndërsa në Shqipëri nuk mbahet mënd se a mund që të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Edhe mediat ndryshojnë.

Ndërsa në Tiranë intelektualët dhe mediat në më të shumtën e rasteve janë shërbëtore e mercenare të politikës e sidomos të pushtetit, mediat e ashtuquajtura të pavarura janë madje shumë më të varura politikisht se sa vetë mediat partiake të partive politike.

Tipar tjetër që e dallon demoracinë në Shqipëri nga ajo në Kosovë është edhe pjekuria dhe edukata demokratike e votuesve. Votuesi në Shqipëri nuk ndëshkon dhe nuk ia bën Vetting-un politikës e kandidatit, votuesit në Shqipëri votojnë tejet dhe skajshmërisht politikisht dhe nuk marrin parasysh as cilësinë e virtytshmërinë dhe as personalitetin, meritën e profesionalizmin e kandidatit por votojnë verbërisht partinë.

Ndërsa në Kosovë votuesi kosovar merr në konsideratë personin dhe figurën e personalitetin e tij. Rrallë në Kosovë populli voton individët me rekorde krimi e hajdutërie sic veprohet në Shqipëri ku parlamenti dhe Bashkitë e kuvendet komunale kanë plot njerëz me rekorde krimi e korrupsioni e vjedhje. P.sh. në Kosovë kurrë nuk do ta kishte pasur shansin që të zgjidhej tre herë rradhazi kryetar Bashkie kategori të tilla si p.sh. Vangjush Dako e as si Lefter Koka në Durrës, si dhe kurrë nuk do të mund që të ishte votuar tre herë për të qeverisur një kryeministër si kryeministri Edi Rama.

Në Kosovë po të shpallet “non grata”nga SHBA ndonjë kryeministër apo ishkryeministër, ai nuk do mund të organizonte foltore antiamerikane sic bën Sali Berisha në Shqipëri.

Pra, Kosova është shumë më mirë dhe më përpara se sa Shqipëria në realizimin e vlerave dhe të standardeve demokratike.

Floriana Garo – Nje sqarim shterues per “Fiks Fare” !

No Comments Aktualitet Lajme

Procesi I firmosjes se formularit per mbledhjen e Kuvendit Kombetar ka gjetur nje perkrahje te gjere jo vetem tek delegatet e Kuvendit por ne te gjithe bazen dhe anetaresine e Partise Demokratike. Ndonese prane zyres se z. Paloka jane depozituar ne menyre strikte vetem firmat e delegateve te Kuvendit te cilet jane gjithashtu dhe drejtues strukturash te Partise Demokratike, gjejme rastin te falenderojme te gjithe ata demokrate qe kane shprehur mbeshtetjen e tyre per kete proces, edhe pse formularet e firmosur prej tyre nuk jane perfshire ne grupin e firmave te depozituara per mbledhjen e ketij kuvendi pasi emrat e tyre nuk figurojne ne listen e delegateve te tij te cilen ne e disponojme te plote.
Firmosja eshte vetem hapi I pare, por deri ne finalizmin e verifikimit dhe klasifikimin e saj si firme delegati ka shume hapa dhe filtra te tjere qe bejne te pamundur transformimin e nje anetari, qytetari apo gazetari ne delegat te Kuvendit Kombetar te PD!
Per sa me lart ftojme gazetaren emisionit “Fiks Fare” apo kedo tjeter qe ka pretendime te ngjashme te kontrolloje formularet e depozituar tek zyra e z. Paloka per t’u bindur se formulari i saj apo i kujtdo tjeter qe nuk I perket delegateve te kuvendit pavaresisht se ku e si eshte plotesuar nuk eshte bere pjese e firmave te dorezuara per mbledhjen e Kuvendit!

Burimi/Facebook

Aurela Gace – DËNIM MAKSIMAL PËR TY DJALL

No Comments Lajme Opinion

Mbrëmë perqafova fëmijët para gjumit, si cdo natë tjetër, e për një çast mendova nënën që nuk do të mundet ta pêrqafojë dot më djalin e saj , jo pse u sëmur, jo pse thjeshtë ashtu ishte e shkruar, por sepse bashkë me njerëzit normalë, marrin fryme monstra, djaj si.puna e kētij që s’di as ç’emër ti vëmë.
Ky akt nuk quhet as faj, as gabim që të dënohet normal siç mund të dënohet çdokush që i kryen ato.
Ky akt i kryer mbi nje èngjëll që të vetmin faj që kishte,ishte vetëm pse ishte komshi i këtij.djalli ,duhet dënuar në atë mënyrë qē të frikēsohet monstra e rradhēs.
KĒTO qënie e dinë se asgjë nuk i gjen, se thjeshtë burgosen e do hanë e do flenë falas.
SKIZOFRENË KA KUDO, POR DIKUSH NDONJËHERË E KURDOHERË DUHET TU JAPË DËNIMIN E MERITUAR.
NGUSHËLLIMET NË KËTË RAST TINGËLLOJNË KAQ PA PESHË.
MOS E PROVOFTË ASKUSH DHIMBJEN E MAMIT E BABIT E FAMILJARËVE TË MATEOS ËNGJËLL.
INSTITUCIONET PËRKATËSE, E KANË DETYRË TI TREGOJNĒ POPULLIT SE KU JETOJNË MONSTRAT SI KY, TË PARALAJMËROJNË LAGJEN,QYTETIN SE MONSTRAT DALIN NGA BURGJET, NGA CMENDINAT E JETOJNE AFËR SECILIT PREJ NESH.
JU, INSTITUCIONE E DINIT SE KY DJALL KISHTE DHUNUAR DIKË TJETËR MË PARË.
U DËNUA ME BURG PËR PAK , EDHE JETOI I LIRË DERISA KTHEU NË VIKTIMË NJË FËMIJË.
KËTA DUHEN MBAJTUR GJITHMONË NËN MBIKQYRJE. TE IZOLOHEN NGA NJEREZIT NORMALË ,PA ARTITUR TA KRYEJNĒ GJËMËN E RRADHËS.
PA FJALË !
DËNIM MAKSIMAL PËR TY DJALL

Burimi/Facebook

Armand Duka – I dashur Taulant!

No Comments Lajme Sport

E lexova letrën tënde dhe më beso që më emocionoi shumë. Gjatë leximit më kalonte në mendje historia jonë në Kombëtare. Një histori lufte, përpjekjesh, triumfi dhe vuatjesh. Një histori njerëzore në të gjitha dimensionet e saj.
Ti ke qenë një motorr për ekipin, një luftëtar i vërtetë, një djalë i përkryer (në fakt, do vazhdosh të jesh por jo më si lojtar). Për fat të keq, për këtë rol, nuk e kemi një zëvendësues. Por shpresoj shumë që performanca jote gjatë këtyre viteve të shërbejë si model dhe si shembull për të gjithë futbollistët e të gjitha niveleve të ekipeve kombëtare.
Edukata familjare, ajo profesionale dhe ato që përmenda më lart, u bënë bashkë, u “kapën përdore” dhe prodhuan këtë personalitet dhe njeri, këtë luftëtar dhe profesionist, që do të më mungojë.
Në këtë botë miku im, ajo që mbetet është kontributi për të arritur suksesin dhe emri i mirë. Ti këto i ke arritur. Prandaj, kontributi yt, mund të quhet “mision i përmbushur”.
Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm, se çdo rrugëtim, sado i gjatë të jetë, e ka një fund. Për këtë kontribut të gjatë dhe tepër të vlerësuar, ti miku im, ke hyrë në librin e historisë dhe hollin e famës së futbollit shqiptar. Si dashamirës futbolli, si bashkëudhëtar i suksesit tënd dhe si President i FSHF, jam shumë i lumtur ta konfirmoj këtë.
I dashur Taulant! Mua personalisht do të më kesh gjithmonë një mik të përjetshëm. Besnik dhe krenar për miqësinë tonë.
Të perqafoj.
Armand Duka
President i FSHF

Burimi/Facebook

Peci – Isa Mustafës: “Guxo” të pensionoi, ti ishe patericë e PDK-së

No Comments Aktualitet Lajme

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i është kundërpërgjigjur ish kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili komentoi rezultatin e zgjedhjeve. Ai ka thënë se Lista Guxo e pensionoi Isa Mustafën ndërsa e quajti edhe patericë të PDK-së e shkatërrues të LDK-së.

Postimi i Pecit:

I nderuar pensionist Mustafa, në moshën tënde, njerëzit reflektojnë për rrugën në të cilën kanë ecur. Me moshën që ke nuk të falet të japësh mendime axhamijsh. Me performancën tënde, partinë që i ke pri e ke sjellë pothuajse në skaj të ekzistencës, duke e vu gjithnjë në dispozicion të PDK-së, kurdo që ajo ka pas nevojë.

Madje nuk je skuqë, as kur ky subjekt, LDK-në ku ti je i vonshëm ta ka trajtu si varëse çelësash. Pra, me fjalë të tjera ti je aksionar i shkatërrimit të partisë më të vjetër në vend. Rrjedhimisht, çfarë leksione po mbanë dhe kujt?! Të lutem, rri në qetësinë e moshës, sepse nëse ti s’ke pas guxim, ne kemi. Prandaj është pikërisht Lista “Guxo”, që ju siguroi pensonimin politik.

Guxo ia dha Kosovës presidenten me legjitimitetin më të madh në historinë e pas pavarësisë. Zonja Osmani ka 300 mijë vota, i nderuar Mustafa, synim që ju s’e arritët as me më shumë se 30 vjet në skenën politike. Guximin tënd e shprehe duke qenë patericë e PDK-së, porse asnjëherë vetvetja.

I nderuar, mashtrimet, obstruksionet, pazaret e natës, janë tipare të kohës suaj. Ajo kohë i takon të kaluarës suaj të palavdishme. Sot, është kohë tjetër. Ne guxojmë, s’jemi patericë, porse partner, ndaj përveç kreut të shtetit kemi hise edhe në ekzekutiv.

Pra, nëse ti nuk ke guxu nga PDK-ja, ne guxojmë, nuk jemi të varur, e nuk jemi as patericë e askujt. Por, jemi guximtarët! Ne e bëjmë guximin dhe të ardhmen, juve pleqëri të qetë e pendim për stagnimin e vendit si pasojë e paguximit tuaj për t’u përballë me të keqen!

Burimi/diasporashqiptaree.com/

KËNGËTARJA BESA KOKËDHIMA PËRFUNDON NË SPITAL!

No Comments Aktualitet Lajme

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima ka publikuar sot një foto të saj në Instastory në të cilën shfaqet e shtrirë në një shtrat në spital duke shqetësuar të gjithë ndjekësit e saj.

Besa shfaqet me një serum, sepse siç ajo vetë ka zbuluar, shkak i kësaj gjendje të rënduar shëndetësore është helmimi nga ushqimi.

Krahas imazhit, ajo ka shkruar: “Kujdes nga helmimi i ushqimit, uji i çezmës, ushqimi i prishur, gripi. Do iki të jetoj si pirate në det”.

Kështu, artistja zbuloi se jo vetëm helmimi, por edhe viruset kanë ndikuar në gjendjen e saj shëndetësore.

Edhe pse është shkëputur prej një kohe relativisht të gjatë nga tregu muzikor, Besa ka njoftuar të gjithë fansat e saj se së shpejti do të vijë me një projekt të ri.

Këngëtarja ndau në llogarinë e saj në Instagram disa foto, të cilat i ka realizuar posaçërisht për albumin e saj të ri.

Burimi/newsonline51.com/

Endrit Yzeiraj – Kosova është dashni! Por për shkak të sistemit, dhe jo vetëm të njerëzve.

No Comments Lajme Opinion

Në më pak se një vit Kosova ka spastruar gjithë klasën politike, dhe i ka dhënë një humbje dhe Kryeministrit që e zgjodhi me votë plebishitare pak muaj më parë. Po pse ndodh e gjitha kjo atje, dhe jo në anën tjetër të kufirit? Pse njerëz që kanë të njëjtën gjuhë dhe zakone, sillen kaq ndryshe politikisht?
Trashëgimia e komunizmit jugosllav krahasuar me atë shqiptar është patjetër një faktor. Por vetëm kaq nuk mjafton. Mali i Zi apo Serbia kanë përfunduar në sisteme thuajse diktatoriale, megjithëse ishin pjesë e së njëjtës federatë. Çfarë tjetër ndodh në Kosovë që krijon hapësira të tilla demokracie?
Me shumë gjasa, është sistemi politik i ndërtuar nga Kushtetuta e Kosovës. E imponuar nga ndërkombëtarët, me qëllim kryesor ruajtjen e minoriteteve, kushtetuta krijon qeveri të dobëta. Por pikërisht për këtë arsye, demokracia fillon e lulëzon, dhe zhvillimi ekonomik ndjek nga pas.
Me pak fjalë, procesi është si më poshtë:

  • Pushteti lokal i fortë dhe sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura krijon Kryeministra të dobët. Edhe në kulmin e pushtetit të tij Thaçi përherë kërkonte aleanca për të mbajtur qeverinë në këmbë;
  • Paaftësia për të kontrolluar të gjithë administratën dhe financat publike ulin mundësinë që një njeri të korruptojë apo të imponohet ndaj gjithë shoqërisë. Nuk ka as fondet as pushtetin politik që të lidhë të gjitha interesat pas vetes;
  • Si rrjedhojë, shoqëria ka më shumë liri e kjo krijon hapësira për forca dhe fytyra të reja. VV pati suksesin më të madh, por plot parti të tjera të vogla ekzistojnë dhe luajnë rolin e tyre. Edhe duke përjashtuar minoritetet, 5 forca të ndryshme kanë fituar komuna deri më tani;
  • Kur lideri humbet zgjedhjet, nuk ka aq interesa pas vetes sa të mbajë partinë të mbyllur. Deputetët kanë mandatin e tyre, Kryetarët e Bashkive kanë fondet e tyre. Po nuk i bindi lideri, nuk i shkojnë qorrazi nga pas, dhe kanë pushtetin të zgjedhin me kokën e tyre;
  • Lideri largohet, i hap rrugë zgjedhjeve të reja, dhe nuk i imponohet dot partisë pafundësisht.
  • Liderët e rinj sjellin menjëherë fytyra të reja, dhe pak muaj më pas fitojnë dhe zgjedhjet.
    Rezultati final: shoqëria ripërtërin klasën politike, askush nuk ka kohën dhe pushtetin të çimentohet në karrige, mundësia për të korruptuar dhe trafikuar interesa ulet, rregullat e lojës bëhen të barabarta për të tërë, njerëzit investojnë më të sigurtë dhe ekonomia zhvillohet.
    Morali i fabulës: nuk na duhen qeveri të forta! Na duhet një sistem politik që pushtetin e shpërndan në sa më shumë duar. Pastaj nuk do kemi pse të shohim me zili anën tjetër të kombit.

Burimi/Facebook

Hyrje për fjalorin frazeologjik anglisht-shqip

No Comments Lajme Opinion

Prof.dr. Eshref Ymeri

Hyrje për fjalorin frazeologjik

anglisht-shqip*

Shprehjet frazeologjike janë thesare të gjuhës. Në to gjejnë pasqyrimin e vet historia e popullit, veçoritë e kulturës dhe mënyra e jetesës. Ato i japin lexuesit larminë e botës së mbartësve të gjuhës, sepse në kuptimin e tyre përcillen drejtpërsëdrejti rezultatet e përvojës kulturore të popullit. Si pasuri e gjuhës, ato krijohen me qëllimin që jo vetëm ta pasqyrojnë mjedisin ku populli jeton, por edhe për ta interpretuar, për ta vlerësuar dhe për të shprehur një qëndrim të caktuar ndaj tij.

Në punën e vet, përkthyesi, duke studiuar shprehjet frazeologjike të dy gjuhëve, ka mundësi të ndjekë zhvillimin e shoqërisë në mjedisin e dy popujve, duke filluar nga lindja e traditave dhe e dokeve të tyre, deri në arritjet më të fundit në lëmin e shkencës dhe të teknologjisë bashkëkohore, si edhe të ballafaqojë natyrën origjinale të evolucionit të dy shoqërive të ndryshme.

Shprehjet frazeologjike, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, mbartin në vetvete informacion kulturor për botën, për jetën ekonomike dhe për problemet shoqërore të njerëzve. Në nivelin frazeologjik të gjuhës, vjen e ravijëzohet veçanërisht qartë lidhja e ndërsjellë e bagazhit kulturor të njeriut dhe e zgjedhjes së njërës ose tjetrës shprehjeje frazeologjike në një situatë të caktuar komunikimi.

Me ndihmën e shprehjeve frazeologjike, të cilat nuk përkthehen fjalë për fjalë, por perceptohen përmes rikuptimësimit, del në pah aspekti estetik i gjuhës.

Shprehjet frazeologjike të gjuhës angleze kanë zënë vend në gjuhën e folur dhe kanë përftuar një ngjyrim karakteristik anglez. Ato lidhen me traditat, me zakonet dhe me botëkuptimin e popullit anglez, si edhe me legjendat dhe me faktet historike nga jeta e tij.

Gjuha angleze është njëra nga më të pasurat nga pikëpamja e strukturës frazeologjike. Siç rezulton nga pasuria frazeologjike e këtij fjalori, shprehjet e saj frazeologjike janë shumë të larmishme për nga semantika dhe forca e tyre shprehëse. Gjuha nuk është diçka statike, ajo është në zhvillim të përhershëm, duke u pasuruar ose duke i “konservuar” disa fjalë ose shprehje që kanë dalë nga sfera e përdorimit të përditshëm. Shprehjet frazeologjike të anglishtes, si të çdo gjuhe

tjetër, janë jo vetëm pasqyrë e kulturës së popullit anglez dhe e reflektimit të realitetit, por edhe e shpërfaqjes së këndvështrimeve për botën mbarë, e mendësisë së tij, e karakterit të tij kombëtar, e traditave, e sistemit të vlerave që ai ka krijuar në rrjedhën e shekujve dhe e veçorive etnike që e karakterizojnë. Për nga natyra dhe krijimi, ato shërbejnë si një burim i drejtpërdrejtë të dhënash për mënyrën e jetesës dhe për veçoritë karakteristike të popullit anglez.

Çdo popull ka diçka të vetën, diçka origjinale. Në shekullin tonë, kur mundësia e udhëtimeve nëpër botë është lehtësuar, vihet re se njerëzit e një vendi tjetër janë si gjithë të tjerët, se ata kanë po ato probleme fatkeqësish dhe gëzimesh, urrejtjesh dhe dashurish. Megjithatë, në një grumbull njerëzish të përzier, nuk ka ndonjë zor të madh për ta dalluar anglezin nga francezi, amerikanin nga gjermani, italianin nga shqiptari e kështu me radhë.

Gjithsesi, shprehjet frazeologjike të çdo gjuhe janë pasqyrë e mbartësve të saj. Prandaj edhe pasuria frazelogjike e këtij fjalori është pasqyrë e popullit anglez. Në ballafaqim me pasurinë frazeologjike të gjuhës shqipe, lexuesi zbulon specifikën kombëtare të gjuhës angleze.

Vlera kombëtare e shprehjeve frazeologjike qëndron në vërtetësinë e padiskutueshme të përmbajtjes së tyre. Si kurrfarë mjetesh të tjera të gjuhës, ato përthithin historinë e mbarë kombit, veçoritë e kulturës dhe të mënyrës së jetesës, ngjarje të shënuara në jetën e vendit, traditat e popullit, disa prej të cilave edhe mund të mos ekzistojnë më, por që janë ruajtur në thesaret e gjuhës.

Ekzistojnë disa burime të pasurimit të shprehjeve frazeologjike të anglishtes. Por burimi që bie më shumë në sy është letërsia artistike. Në saje të veprave artistike të shkrimtarëve dhe të poetëve, si të Britanisë së Madhe, ashtu edhe të vendeve të tjera anglishtfolëse, gjuha angleze numëron në ditët tona një sasi të madhe shprehjesh frazeologjike.

Veprat e Shekspirit, të këtij klasiku të madh të kulturës angleze, siç vihet re edhe në këtë fjalor, janë njëri nga burimet më të rëndësishme për nga numri i shprehjeve frazeologjike që kanë pasuruar gjuhën angleze.

Kontributi i Shekspirit, si një dramaturg i madh, në lëmin e pasurisë frazeologjike së gjuhës angleze, është i konsiderueshëm dhe i paçmuar. Kjo për arsye se shumë shprehje të goditura frazeologjike, nga gjuha e veprave të shkrimtarit, kanë kaluar në gjuhën kombëtare, çka dëshmon për gjenialitetin linguistik dhe për popullaritetin e tij kolosal.

Shprehjet frazeologjike që Shekspiri ka krijuar në të gjitha veprat e veta, kanë hyrë përfundimisht në indin e gjuhës letrare dhe të folur dhe tani ato mund të konsiderohen si idioma tradicionale të saj. Veprat e Shekspirit janë burimi më i pasur, pas Biblës, i idiomatikës angleze.

Kontribut të shquar në pasurimin e shprehjeve frazeologjike të anglishtes kanë dhënë edhe mjaft shkrimtarë të tjerë anglezë, si Çarlz Dikensi, Gollsuorthi, Valter Skoti, Xhon Mltoni, Xhonatan Suifti dhe shumë të tjerë.

Në pasurinë frazeologjike të gjuhës angleze vihen re edhe huazime brendagjuhësore. Është fjala për huazime nga anglishtja amerikane, australiane, irlandeze, kanadeze dhe neozelandeze. Domosdo që më të shumta janë huazimet nga anglishtja amerikane (paçka se shprehjet frazeologjike, të krijuara nga shkrimtarë amerikanë, në krahasim me ato të shkrimtarëve anglezë, janë të pakta) dhe pas tyre vinë ato nga anglishtja australiane. Tek-tuk bien në sy huazime nga anglishtja irlandeze, kanadeze dhe neozelandeze.

Huazimet ndërgjuhësore, domethënë shprehjet frazeologjike, të huazuara nga gjuhë të huaja përmes njërës ose tjetrës mënyrë përkthimi, janë një dukuri që haset shpesh në gjuhën angleze.

Huazime të tillë vihen re sidomos nga frëngjishtja. Kjo për arsye se kjo gjuhë, si gjuha më me autoritet e Evropës Perëndimore në shek. XVII-XVIII, fill pas latinishtes, e pati shtuar ndikimin roman mbi zhvillimin e frazeologjisë ndërkombëtare, duke luajtur një rol të konsiderueshëm mbi formimin jo vetëm të gjuhëve evropianoperndimore, por edhe të gjuhëve të tjera të Evropës.

Si në gjuhën angleze, ashtu edhe në gjuhë të tjera, një pjesë e caktuar e shprehjeve frazeologjike të huazuara përcillet përmes kalkimit. Galicizmat e përkthyera patën një përdorim të gjerë edhe në anglishten e folur, edhe në anglishten e shkruar, si, fjala vjen:

affaire de cœur – affair of the heart (çështje zemre, punë dashurie, intrigë dashurore),

brûler la chandelle par les deux bouts – burn the candle at both ends (“e ndez qiriun nga të dyja anët”, bën jetë të shfrenuar, e kalon jetën yrrja-byrrja, e ngrys jetën nëpër darka e dreka, jepet pas qejfeve, zdërhallet nëpër gostira, e shkatërron jetën me duart e veta).

Një pjesë e mirë e kalkeve frazeologjike nga frëngjishtja, erdhën e u asimiluan në mjedisin e anglishtes, duke e humbur lidhjen me gjuhën burimore dhe duke përftuar statusin e proverbave dhe të fjalëve të urta. Këtu mund të përmendim disa prej tyre :

c’est le premier pas qui coûte – it is the first step that costs (is difficult) (çdo fillim është i vështirë, vetëm hapi i parë është i vështirë, fillimi i mbarë është gjysma e punës).

chercher une aiguille dans une botte de foin – look for a needle in a bottle of hay [kërkon gjilpërën në kashtë (në bar, në mullar), prashit (mih, lëron) në ujë, prashit në të thatë, numëron qimet (fijet) e postiqes].

l’appétit vient en mangeant – appetite comes with eating (oreksi vjen duke ngrënë).

les mariages se font dans les cieux – marriages are made in heaven [burrin (gruan) ta ka taksur Zoti; martesa është e shkruar].

si jeunesse savait, si viellesse pouvait – if youth but knew, if age but could [“sikur rinia të kishte dijeni (aftësi), kurse pleqëria – mundësi].

Kur bëhet fjalë për proverba dhe për fjalë të urta, nuk mund të anashkalohet fakti që shumë kalke të anglishtes nga frëngjishtja lidhen me gjuhën burimore, me zanafillë latinishten. Ja disa shembuj:

finis coronat opus (lat.) – la fin couronne l’œuvre (fr.) – end crowns the work (fundi i vë kapak punës).

nil novi sub luna (lat.) – rien de nouveau sous le soleil (fr.) – nothing new under the sun (s’ka asgjë të re në këtë botë).

procul ex oculis, procul ex mente (lat.) – loin des yeux, loin du cœur (fr.) – out of sight, out of mind (larg syve, larg zemrës).

quot capita, tot sententiae (lat.) – autant de tête, autant d’avis (fr.) – many men, many minds (mendja mendjes nuk i ngjan; sa kokë, aq mendje; secili ka mendjen e vet).

Veç kësaj, në jetën e përditshme të anglezëve dhe të francezëve ekzistojnë një sërë shprehjesh-kalke fluturake, me zanafillë latinishten, kuptimi i vërtetë i të cilave del në pah vetëm kur njihesh me mitin përkatës, me gojëdhënën ose me faktin historik. Le të ndalemi në shembujt e mëposhtëm:

corne d’abondance (fr.) – horn of plenty [“briri i begatisë”, burim bollëku (mirëqenieje, pasurie)].

fil d’Ariadne (fr.) – Ariadne’s clew (thread) (“filli i Arianës”, rrugë shpëtimi).

pomme de discordе (fr.) – an apple of discord [“mollë sherri”, shkak grindjeje (mosmarrëveshjesh, përçarjeje, sherri)].

talon d’Achille (fr.) – the heel of Achilles [thembra e Akilit (e dikujt)”, pika e dobët e dikujt].

victoire à la Pyrrhus (fr.) – a Pyrrhic victory (“fitore si e Pirros”, fitore me humbje të jashtëzakonshme, fitore e barasvlershme me disfatën).

Më të pakta janë huazimet nga gjermanishtja dhe, shumë rrallë, në ndonjë rast të vetëm, mund të vihet re edhe ndonjë huazim nga arabishtja dhe nga kinezishtja.

Si tjetër burim i rëndësishëm për pasurimin e shprehjeve frazeologjike të anglishtes shërben Bibla. Ajo ka pasuruar me shprehje frazeologjike jo vetëm anglishten, por edhe shumë gjuhë të tjera të botës. Dhe këtu s’ka asgjë për t’u habitur, sepse besimi dhe përgjithësisht doktrina fetare kanë pasë luajtur një rol të konsiderueshëm gjatë gjithë historisë së Britanisë së Madhe. Bibla, gjatë shekujve, ka pasë qenë libri më i lexuar dhe më i cituar në Angli. Jo vetëm fjalë të veçanta,

por edhe shprehje të tëra idiomatike, patën hyrë në gjuhën angleze nga faqet e Biblës.

Anglia, siç dihet, është një “rezervat” gjigant i traditave dhe i dokeve të vjetra, të cilat ruhen dhe nderohen me kujdes për shekuj me radhë. Ato pasqyrojnë plotësisht tablonë botëkuptimore të popullit të saj me bindje konsevatore, i cili e shfaq hapur atdhetarinë dhe frymën kombëtare. Anglezët janë populli më enigmatik. Ata janë të përmbajtur në emocione, si në publik, ashtu edhe në rrethin e ngushtë familjar. Kërshëria karakteristike e tyre ka bërë që ata të njihen me gjërat më të mira nga ato që zotërojnë popujt e tjerë. E megjithatë, ata u kanë mbetur besnikë traditave të tyre. Ata e vlerësojnë lart hapësirën personale, e cila në gjuhë përcillet me termin e posaçëm “privacy” (gjë personale). Anglezët parapëlqejnë të mbajnë distancë kur komunikojnë me dikë. Shtëpia dhe familja për anglezin janë vlera fundamentale, çka shprehet fare qartë në proverbin “my house is my castle” (në shtëpinë time jam vetë zot, në shtëpinë time bëj si dua).

Të gjitha dukuritë e lartpërmendura të jetës angleze kanë gjetur pasqyrimin e vet në pasurinë e shprehjeve frazeologjike. Prandaj është e pamundur ta zotërosh anglishten, pa prekur pasurinë e shprehjeve frazeologjike, sepse pa zotërimin e tyre është shumë e vështirë të hysh në bisedë me një përfaqësues të kulturës britanike, sidomos kur nuk ke si rezervë disa nga shprehjet më të përdorshme të fondit frazeologjik.

Përkthimi i shprehjeve frazeologjike është një punë fort e vështirë. Kjo për arsye se ato i përkasin një stili të caktuar ligjërimor dhe mbartin në vetvete një karakter të theksuar kombëtar, aq më tepër që anglishtja është një gjuhë idiomatike.

Në këndvështrimin e përkthyesit, shprehjet frazeologjike ndahen në dy grupe. Në grupin e parë përfshihen ato shprehje që i kanë barasvlerësit në gjuhën përkthimore, kurse në grupin e dytë hyjnë shprehjet që nuk i kanë barasvlerës të tillë. Dihet që barasvlerësit mund të jetë të plotë dhe të pjesshëm. Me barasvlerës të plotë nënkuptohen ato shprehje frazeologjike, të cilat përputhen me shprehjet frazeologjike të anglishtes për nga kuptimi, për nga përbërja leksikore, për nga ana figurative, për nga ana stilistikore dhe për nga struktura gramatikore. Por duhet theksuar se shprehje të tilla të anglishtes nuk janë të shumta në ballafaqim me shqipen. Le të sjellim disa shembuj nga fjalori:

armed to the teeth – i armatosur deri në dhëmbë.

be between two fires – është (gjendet, ndodhet) midis dy zjarreve

better late than never – më mirë vonë se kurrë

find a common language with smb – gjen gjuhën e përbashkët me dikë

fish in troubled waters – peshkon në ujë të turbullt.

have (got) one foot in the grave – është me një këmb në varr

in other words – me fjalë të tjera

kill time – vret kohën

lies have short legs – gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra

set the wolf to keep the sheep – vë ujkun bari

thread breaks where it is the weakest – peri këputet ku është më i hollë

walls have ears – muret kanë veshë

with a stone kill two birds – me një gur vret dy zogj (bën një udhë e dy punë)

Siç shihet nga shembujt e mësipërm, në strukturën e çdo shprehjeje frazeologjike të anglishtes dhe të barasvlerësit të saj në gjuhën shqipe, është e njëjta vatër kuptimore.

Problem serioz për përkthyesin përbëjnë ato shprehje frazeologjike që përcjellin tradita gojëdhënore, që lidhen me doket e vjetra dhe me fakte nga mënyra e jetesës së popullit anglez. Për përkthimin e saktë të shprehjeve të tilla, sidomos të atyre të stilit të zhargonit gjatë përkthimit të letërsisë artistike, përkthyesit i duhet të konsultohet paraprakisht me fjalorë frazeologjikë dhe sidomos me fjalorë idiomatikë të anglishtes, duke arritur shkallë-shkallë deri në zotërimin e fondit të saj frazeologjik.

Le të ndalemi në përkthimin e disa shprehjeve të tilla të vështira:

let the world wag (as it will) – “lëri njerëzit të dërdëllitin (si të kenë qejf)”, gojës së botës s’i vë dot peshqir, fjalët e hallkut e vrimat e gardhit s’mbyllen kurrë.

live on borrowed time – jeton me kohë (me ditë) “borxh”, i ka ditët të numëruara.

saw wood zharg – “sharron pyllin”, bën gjumin e ariut, e bën gjumin top, gërhet për shtatë palë qejfe.

the old woman is picking her geese – “plakushja u shkul pendët patokëve të vet”, po bie borë.

Dihet që struktura e shprehjeve frazeologjike përbëhet, të paktën, prej dy fjalësh. Por në këtë fjalor, në tre raste, hasen fjalë të vetme në rolin e shprehjeve frazeologjike. Ato janë renditur në fjalor për arsye se kuptimi i tyre në gjuhën shqipe përcillet me shprehje frazeologjike. Këto tri fjalë janë :

astonishing! – çudi e madhe! mbetesh pa mend! të lësh mendjen!

nicely! – të lumtë!

true! – ashtu është! është e vërtetë! s’e luan topi!

Duke pasur parasysh shkallën e vështirësisë së përkthimit të shprehjeve frazeologjike të anglishtes, mund të mendohet se është e pranueshme edhe njëfarë përshtatjeje në gjuhën shqipe. Por autori nuk e ka parapëlqyer përshtatjen. Ai është munduar të qëmtojë barasvlerësit frazeologjikë të gjuhës shqipe që i përgjigjen mundësisht sa më shumë kuptimit të shprehjeve frazeologjike të gjuhës angleze.

Shprehjet frazeologjike këtu janë të renditura alfabetikisht. Në fillim jepen shprehjet frazeologjike që fillojnë me vatrën kuptimore. Le të marrim si shembull disa shprehje me vatrën kuptimore time (kohë):

TIME ■ time after time – 1. herë më herë, herë pas here, kohë pas kohe, në mënyrë të përsëritur. 2. sa herë.

time and tide wait for no man – koha nuk pret, nuk ka kohё, koha s’premton, duhet vepruar sa mё shpejt (me urgjencё), punën e sotme mos e lër për nesër. Fjala tide këtu përdoret në kuptimin e saj të vjetruar kohë.

time and (time) again – një e dy, një më dy, në mënyrë të përsëritur, orë e çast, orë e minutë, pa pushim, përsëri e përsëri, sot e gjithë ditën, sot e mot, shumë herë.

times are bad for them – për ta kanë ardhur kohë të vështira.

Mandej vazhdon renditja me përbërësit e tjerë, po alfabetikisht, që i paraprijnë vatrës kuptimore time.

a dozen times – dhjetë herë, në mënyrë të përsëritur.

a short time after – pak kohë pas.

about time – më në fund. Përdoret si shprehje kënaqësie me rastin e realizimit të diçkaje të shumëpritur.

abreast of (ose with) the times – me hapin e kohës, në një hap me kohën, pa mbetur prapa jetës.

after a short time – pas pak kohe.

against time – 1. shumë shpejt, me revan të madh. 2. brenda një afati të shkurtër (një afati minimal).

Një renditje e tillë është bërë me qëllim që përkthyesi ta gjejë me lehtësi shprehjen që i intereson.

Kur qëllon që në strukturën e shprehjeve frazeologjike shërbejnë si vatra kuptimore emra që kanë tema të ndryshme në numrin njëjës dhe në numrin shumës, atëherë ata janë marrë si vatra kuptimore më vete. Si shembull mund të shërbejnë emrat foot (këmbë) dhe feet (këmbët), tooth (dhëmb) dhe teeth (dhëmbët).

Disa shprehje frazeologjike të anglishtes kanë si barasvlerës një vargan të tërë shprehjesh frazeologjike të shqipes, të cilat formojnë vargje sinonimike me ngjyrime të ndryshme stilistikore. Gjatë përkthimit të letërsisë artistike, në varësi të kontekstit, përkthyesi mund të përzgjedhë shprehjen më të përshtatshme.

Për një sërë shprehjesh frazeologjike, në përkthim jepet motivimi i krijimit të tyre, që përcillet me një shpjegim etimologjiko-enciklopedik, çka, në këndvështrimin e autorit, përbën një informacion me vlera kulturore.

Nga krahasimi i pasurisë frazeologjike të të dyja gjuhëve në këtë fjalor, rezulton se shqipja ka një thesar jashtëzakonisht të pasur me shprehje frazeologjike. Prandaj ajo mund të ballallafaqohet denjësisht me pasurinë frazeologjike të çdo gjuhe tjetër, siç ka dalë në pah në Fjalorin frazeologjik italisht-shqip (me autorë Naim Balla, Irena Lama, Eshref Ymeri, botim i Shtëpisë Botuese

“EDFA”, Tiranë 2007), dhe në Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip (botim i Shtëpisë Botuese “Bota Shqiptare”, Tiranë 2015).


*Fjalori, me parathënie të Prof.dr. Hajri Shehut dhe pasthënie të Prof.dr. Rami Memushajt, zë një vëllim prej 1254 faqesh dhe përmban 25 440 shprehje frazeologjike. Është botim luksoz i Studios Intergrafika, me drejtor Eduard Shima, dhe e ka vënë në qarkullim Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”, me drejtor Genti Gjonaj. Tiranë 2019.